Josif Visorionoviç Zhugazhvilli - Stalin, ka lindur më 21 dhjetor 1879 në Gori- në Tifliska Gubernija. I ati, Visarion Ivanoviç Zhugazhvilli, ishte këpucar. Stalini kishte planifikuar dhe organizuar që nga vit 1906-1907 plaçkitjen e bankës në Zakavkazieto. Tetë herë e arrestuan, e çonin për riedukim, por katër herë ka bërë tentative për t’u arratisur. Ishte fare i ri kur filloi në mënyrë të vazhdueshme të aktivizohej me lëvizjen komuniste. Veprimtaria që ai bënte gradualisht e bëri të njohur në qarqet partiake.
Gjatë vitit 1912, Stalini punonte me devotshmëri në redaksinë ilegale të gazetës “Pravda”në Peterburg. Gjatë kësaj periudhe u arratis disa herë dhe kaloi kufirin, për t’u takuar me Lenin dhe me shumë Bolshevik të tjerë.
Pas fitores së bolshevikëve u bë anëtar i Qeverisë Sovjetike. Në 1922, Lenini tashmë ishte shumë i sëmurë dhe shteti faktikisht drejtohej nga Stalini. Në fillim të viteve ‘30 të shekullit të XX i gjithë drejtim i shtetit ishte në duart e tij.
Stalini nuk i duronte skenat me seks në kinema, nervozohej shumë ndërsa i shihte. I pëlqente të lexonte. Lexonte kudo në shtëpi, në zyrë, Stalini pëlqente letërsinë artistike, meqë kishte mbaruar seminarin. Në shtëpinë e tij ai kishte bibliotekë shumë të madhe, me mijëra vëllime, në përgjithësi në bibliotekën e tij kishte liobra filozofik, me temë marksiste –leniniste dhe kibra ekonomik. Thonë që në ditë lexonte 300 faqe. Stalini dinte disa gjuhë të huaja- greqishten e lashtë, sllavishten kishtare, gruzisht. , që i kishte mësuar në seminarin për t’u bërë prift. Njihte anglishten dhe gjermanishten. Mbante shënime kur lexonte nëpër libra, hungarisht dhe frengjisht.
I pëlqente vera dhe jo vodka, nganjëherë pinte edhe konjak. Për Stalinin, pushimi ishte shumë i rëndësishëm. Me iniciativën e tij u ndërtuan shumë parqe të bukura në ish-Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Stalini i detyronte njerwzit të bënin sporte të ndryshme. I detyronte punonjësit të ngrinin grupe sportive që stërviteshin gjatë kohës së lirë.
Fakte të rralla për Stalinin flasin se filloi ta përdorte emrin Stalin, që përkthehet njeriu prej çeliku. Më përpara përdorte emrin Koba, që ishte emri i një heroi në romanin e Aleksandër Kazbegi.
Fytyra e Stalinit ishte e mbuluar me shenja të thella, të krijuara nga lija e dhenve, që e kishte zënë në fëmijëri. Të gjitha fotografitë e tij janë të lyera e të përpunuara për arsye të lëkurës së tmershme te fytyrës që ai kishte.
Për arsye të një traume të rëndë që pësoi nga rënia e rrezikshme prej një karroce, që ai pësoi në fëmijërinë e tij të hershme. Ishte 12 vjeç, dora e tij e majtë mbeti më e shkurtër se e djathta. Për këtë arsye ai u përjashtua nga kryerja e shërbimit ushtarak të ushtrisë së Carit.
E ëma e Stalinit donte që ai të bëhej prift, ndërsa i ati donte që ai të bëhej këpucar, shpesh herë ky ishte shkaku që ai e rihte pa mëshirë si të birin ashtu edhe të shoqen, mamanë e Stalinit. Kështu ai detyrohej që shpesh herë të shkonte në punë me të atin. Ai ja plotësoi dëshirën të ëmës por vetëm përkohësisht sepse ai u përjashtu nga seminari sepse filloj të ishte illegal dhe të merrej me veprimtari revolucionare.
Kur i vdiq e ëma ai nuk mori pjesë në varimin e saj , por dërgoi një kurorë në emrin e vet, që të dërguarit e tij e vendosën mbi var.
Është e vërtetë që Stalini ka grabitur disa herë banka të ndryshme, duke nxjerrë si shkak se ai i ka orgnizuar dhe i ka bërë këto grabitje për të ndihmuar lëvizjen bolshevike. Në kohën e Carit disa bolshevikë kishin dalë dëshmitarë se Stalini për disa kohë kishte kryer shërbimin e agjentit secret në policinë secrete të Carit. Ky fakt ishte zbuluar në kohën kur atë e kishin arrestuar me disa shokë të tjerë bolshevikë, dhe Stalinin e kishin lënë të lirë, ndërkohë shokët e tjerë I kishin rahur dhe torturuar.
Ndjeshmëria e tij absolute kundrejt jetës së qenieve njerëzore është vërtetuar kur – i detyroi ushtarët e tij të kalonin mbi një fushë të minuar. Për egërsinë dhe diktaturën e tmershme që ushtronte Stalini ndaj njerzve janë treguar dhe ende tregohen shumë histori dhe një e tillë është edhe kjo që unë do e tregoj. Histori që vërteton akoma egërsinë dhe mizorinë e tij. Ndaloj rreptësisht rojet e tij të hynin në ambjentet e tij, nëse shihte ndonjë që kalonte e dënonte menjëherë me vdekje. Njëherë vendosi ti provojë, papritur filloj të bërtiste aq shumë sa rojet e tij të tmerruar hynë në dhomën ku ai ndodhej aq shumë kishte uluritur e bërtitur saqë dukej se kishte rënën në agoni. Të tmerruar ata e rrethuan dhe thirrën mjekun. Sapo i kaloj kriza dhe erdhi në vete të gjithë sa ishin në dhomë i pushkatoj me dorën e vet. Kur Stalini pësoj me të vërtetë një goditje të fortë në tru, ndodhej në dhomën e gjumit, asnjë nga rojet e tij personale nuk patën guximin të hynin në dhomë dhe ta kontrollinin, u gjend gjysëm i vdekur nga Peter Llozgacev, i cili brenda javës vdiq nga një vdekje e papritur.
Nga Rajna Kovaçi