Rastet që sjellin fatkeqësi, koçidencat e rralla!
Faqja 1 e 1

Rastet që sjellin fatkeqësi, koçidencat e rralla
Njohuritë e deritanishme për fatin e njerëzve që kanë shfrytëzuar shtëpitë e “prapta (terse)”, që kanë udhëtuar me anije të “prapta” e aeroplanë ose edhe që i kanë përdorur vetëm disa pjesë të tyre etj., pa dyshim, na tregojnë se vërtetë ka sende që sjellin fatkeqësi.
Rasti i çiftit Lambert
Është i njohur rasti i çiftit bashkëshortor Lambert, të cilit fatkeqësi të mëdha i shkaktoi një figurë e vogël (statujë e Perëndisë japoneze), të cilën e blenë gjatë kohës së qëndrimit në Japoni. Me fjalë të tjera, posa e blenë atë figurëz nga fildishi, filluan të ndjenjë vështirësi shëndetësore. Kur figurëza ishte në mesin e sendeve të zonjës Lambert, ajo kishte dhimbje të tmerrshme të dhëmbit, e kur u gjet në valixhen e zotëriut Lambert – dhimbja e dhëmbit u “zhvendos” tek ai. Me ardhjen në Amerikë, figurzën ia falin nënës së zotëriut Lambert, e atëherë ajo, vetëm disa orë më vonë, filloi të ndjejë dhimbje të padurueshme të dhëmbit. Qartë, dhimbja e dhëmbit nxitej nga figura.
Për atë Lambertët e strehuan në një vend të vogël të shenjtë. është e mundur që një statujë e vogël nga fildishi të shkaktoj dhimbje të tmerrshme te secili që është në kontakt me të?Është i mundur supozimi që në atë statujë, dikur moti, ka zënë vend ndonjë “shpirt i keq”. Megjithatë, po ashtu është e mundur që ajo figurëz në vete të mbarttë gjurmët e agonisë së vdekjes së elefantit nga dhëmbi i të cilit është ndërtuar ajo, derisa elefanti ende ishte gjallë kur ia kanë hequr dhëmbin. Dhimbjet e tij të tmerrshme që i ka ndjerë janë “bartur” dhe absorbuar në dhëmb (bri) gjegjësisht në figurzën, e pastaj nga ajo janë transmetuar në pronarët e saj. Shembuj të panumërta të shtëpive “të mallkuara”, po ashtu flasin për mundësin që mjedisi i caktuar ose gjërat nga ky mjedis “mbajnë mend”, ose mbajnë në vete të kaluarën dhe e shfaqin atë në ardhmëri tek ata që janë në kontakt me to.
Automobili fatkeq i F. Ferdinandit dhe aktorit Xh. Dini
Automobili në të cilin janë vrarë arqiduka F. Ferdinand dhe bashkëshortja e tij (të vrarë në atentat në Sarajevë, i cili shërbeu edhe si shkas për fillimin e Luftës së Parë botërore) vazhdoi t’u sillte fatkeqësi ose vdekje pronarëve të mëvonshëm, derisa nuk u vendos në muze. Po ashtu, edhe “porsheu”, në të cilin humbi jetën aktori i filmit, Xhems Dini edhe më tutje u sillte fatkeqësi shfrytëzuesve të tjerë, edhe kur ishte i zbërthyer në pjesë (i demoluar). Mekanikut, të pronarit të garazhit që e bleu, ia theu te dy këmbët kur gjatë shkarkimit iu këput mbajtësja. Pasi që automobili u nda në pjesë, motori iu shit një mjeku. Mjeku së shpejti humbi jetën në një garë me veturën në të cilën ishte vendosur motori i “porshesë”.
Në garime të njëjta automobilistike u përmbys edhe vetura ku ishte montuar ndërruesi i shpejtësive nga “porsheu” i Dinit dhe shoferi i saj ishte lënduar seriozisht! Një As automobilistik për pak nuk e humbi jetën kur përnjëherë eksploduan te dy gomat e automobilit të tij që ishin marr nga “porsheu” i Dinit. Edhe karroceria e veturës së tij, shkaktoi fatkeqësi me rastin e rënies nga piedestali – ia theu ashtin e kofshës një djaloshi që ishte duke e shikuar atë. Pse? Është e mundur që automobili i trashëgimtarit të fronit austriak (Fredinandit) e ka “thithur” (absorbuar) në vete energjinë nga tragjedia e parë.
Efektet e asaj energjia, nga ajo tragjedi e tmerrshme, e kanë “mbush” (mbështjell) materialin e automobilit, i cili, duke vazhduar “jetëgjatësinë”, edhe më tutje ka prodhuar eko-efekte, gjegjësisht u ka sjell kob shfrytëzuesve të tij të ardhshëm. Automobili i Xhems Dinit ishte aq shumë “i akumuluar” me ngarkesë të energjisë negative nga ngjarja tragjike, sa që reflektoi pastaj pandërprerë energji të tillë, gjatë një periudhë bukur të gjatë. Kështu, kjo energji, ndikoi tek shfrytëzuesit e ardhshëm të pjesëve të atij automobili, duke shkaktuar impulse negative, të cilët, në fund, i çoi edhe në vdekje.[/font][/color][/b]
Vazoja e mallkuar nga Basano
Në rrethinë e qytetit Basano është gjetur një vazo (saksi) e argjend dhe e vjetër rreth pesë shekuj – e rënd rreth dy kilogram. Në vazon e zbuluar në murin e një shtëpie të madhe e të braktisur, u gjet edhe kjo porosi: “Kjo vazo në vete mban vdekjen”. Në ankand vazon e argjend e bleu farmacisti i Basanos. Por nuk shkuan as tre muaj nga ky investim i tij, e njeriu, edhe pse deri atëherë i shëndosh – vdiq! Vazon pastaj e bleu kirurgu i spitalit të qytetit, por edhe atë së shpejti, vetëm pas dy muajsh, e gjet i njëjti fat i zi.
Kishte vetëm 37 vjet! Pastaj vazon e bleu një arkeolog… dhe pas tre muajsh, edhe ai, vdiq mistershëm! Pronari i ardhshëm i saksisë vdekjeprurëse, një muaj pas sjelljes së saj në shtëpi e tij – vdes edhe ai! E tmerruar nga kjo tragjedi, familja e tij e hedh vazon nga dritarja e shtëpisë në rrugë, për çka edhe dënohet nga policia lokale. Vazon, sipas shkrimeve në shtypin italian, pas këtyre ndodhive të tmerrshme, askush nuk dëshironte ta blinte, bile nuk dëshironte ta merrte as muzeu, kështu që policia e fut nën dhe… Athua, a do t’u sjell “fat” edhe atyre që, ndoshta, pas ndonjë dekade ose shekulli do ta gjejnë përsëri?
Shtëpitë e mallkuara
Ka shumë rrëfime për shtëpi të mallkuara për shembull, sipas “El Ahramit” egjiptas, u publikua se në Kajro ekzistojnë 18 shtëpi të mallkuara! Njerëzit u ikin duke u sjell rrotull në hark të madh duke mos menduar që të hedhin një vështrim brenda, edhe pse në Kajro ka numër të madh të pastrehëve, prej të cilëve disa jetojnë edhe në varreza të braktisura. Të gjitha këto janë ndërtesa të mëdha edhe me nga tridhjetë dhoma, ndërsa shtëpia e mallkuar më e njohur është pronë e banorit belg, Empenit. Në shtëpi deri tash, vërtet kanë ndodhur një seri vdekjesh të cilat as policia egjiptase nuk ka mundur t’i sqarojë (i pari e pësoi vetë banori dhe pronari Empen, e pastaj biri i tij Eduardi, pas kësaj edhe të gjithë pronarët pasardhës), kështu që sot në të jetojnë vetëm lakuriqët dhe qentë e braktisur.
Në Kajro qarkullojnë rrëfime se shtëpitë e mallkuara sigurisht janë ngritur në vende që i duan xhindet (qenie jo materiale), të cilat sipas besimit të muhamedanëve kanë fuqi mbinjerëzore, e mund të vendosen dhe plotësisht të marrin tërë banesat dhe shtëpitë (njëjtë kështu edhe njerëzit).
Gazeta “Post” e Hujstonit, po ashtu ka paraqitur rrëfimin nga Krozbi në Teksas, ku banorëve të disa ndërtesave iu ndodhin gjëra ta pazakonshme: televizorët shkëlqejnë (ndriçojnë) edhe kur janë të shkyçur, rubinetet për ujë vetvetiu lëshohen, filxhanët në rafte vetvetiu thyhen, disa sende zhduken në mënyrë enigmatike. Pas publikimit të tekstit në gazet, konstatohet se këto ndërtesa banimi janë të ngritura në lokacionin e një varreze nga shekulli i kaluar…
Fundosja e Titanikut
Në fund edhe një rast në lidhje me këtë. Një anije e quajtur “E pafundosshme”, lundron më 1912 në Atlantikun e veriut me një barrë të çmueshme – mumien e profeteshës e cila ka jetuar gjatë kohës së sundimit të vjehrrit të Tutankamonit. Për shkak të ekskluzivitetit të saj, mumia egjiptase ruhej në një pjesë të posaçme prapa urës komanduese të rezervuarit për kapitenin. Ishte ky Ernest Smit, komandant i anijes së kompanisë “Vajt Star” i cili ishte në ushtrimin e parë të tij.

Fikrro- 484
Re: Rastet që sjellin fatkeqësi, koçidencat e rralla!
Mallkimet më të famshme
Ngjarjet më të çuditshme që kanë ndodhur në lidhje me njëra-tjetrën
Historia është e mbushur me mallkime që kanë shkaktuar tragjedi e fatkeqësi të shumta. Këto mallkime normalisht i atribuohen fatit të keq, por shumë prej tyre janë mjaft të çuditshme dhe tërheqin vëmendjen në një mënyrë të pashmangshme. I tillë është mallkimi që ka prekur familjen Kennedy, atë Hemingway, mallkimi i Supermenit etj.
Mallkimi i Tutankhamenit
Disa muaj pas zbulimit të varrit të Tutankhamenit nisi tragjedia. Lord Carnavon (investitori i kërkimeve) 57 vjeç, u sëmur dhe u dërgua në Kajro, ku vdiq disa ditë më vonë. Djali i tij tha se në Angli, qeni i tij i preferuar hungëriu në oborr e pastaj ngordhi. Në vitin 1929, njëmbëdhjetë persona që kishin lidhje me zbulimin e varrit vdiqën para kohe dhe nga shkaqe jo natyrore. Këto vdekje përfshinin dy të afërm të Carnarvon, sekretarin personal të Carter, Richard Bethell dhe babain e tij Lord Westbury, i cili u vetëvra duke u hedhur nga një ndërtesë.
Klubi 27
Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” është një emër popullor për një grup muzikantësh rrok dhe xhaz me influencë, të cilët u ndanë nga jeta të gjithë në moshën 27-vjeçare, nganjëherë në rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e përfshirjes së personave në Klubin 27. Impulsi për krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantëve të shquar 27-vjeçarë në një periudhë dy-vjeçare. Lista përgjithësisht përfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Më vonë është përfshirë dhe Cobain.
Mallkimi Kennedy
Familja Kennedy mishëron çdo skaj të mallkimit të supozuar, nga koincidenca deri tek fati i keq dhe mundësia "imagjinare" se një forcë jo e kësaj bote po punon kundër tyre. Duke filluar që prej vrasjes së John F. Kennedy, ngjarje të tjera fatkeqe i janë atribuar "mallkimit" duke përfshirë këtu dështime, goditje, mbidozë, kancer, vdekje nga aksidentet ajrore, vetëvrasje dhe tragjedi të tjera të evitueshme, në të cilat anëtarë të klanit Kennedy kanë vdekur aksidentalisht, vrarë apo nga neglizhenca
Diamanti Hope
Diamanti Hope daton në vitin 1642 dhe është i famshëm për ngjyrën e thellë, masën, qartësinë, bukurinë dhe historinë që mban. Ai thuhet se sjell fat të keq tek kushdo që e mban atë. Sipas një legjende, një person me emrin Tavernier bëri një udhëtim në Indi dhe atje e vodhi diamantin nga statuja e perëndeshës Hindu, Sita. Pas kësaj, Tavernier u shqye nga qentë e egër gjatë një udhëtimi në Rusi. Mbreti Luixhi XVI, i cili e kishte diamantin u dënua me prerje koke bashke me gruan e tij. Askush nuk guxon ta mbajë më diamantin, por ai iu dhurua institutit “Smithsonian”
Mallkimi i Supermenit
Mallkimi i Supermenit i referohet fatkeqësive që u kanë ndodhur njerëzve të përfshirë në historinë e Supermenit në vite. Dy njerëzit më të famshëm të prekur nga ky mallkim janë George Reeves, i cili interpretoi personazhin në seritë televizive dhe Christopher Reeve, i cili ishte në rolin e Supermenit në filmat e fillimit. George Reeves kreu vetëvrasje ndërsa Cristopher Reeve u paralizua pasi ra nga kali. Për shkak të këtij mallkimi shumë aktorë kanë refuzuar të interpretojnë rolin e Supermenit.
Mallkimi Bambino
Mallkimi i Bambinos i referohet fatit të keq që ndoqi skuadrën e bejsbollit “Boston Red Sox” pasi i shiti lojtarin Babe Ruth skuadrës “New York Yankees” në vitin 1920. Deri në atë kohë “New York Yankees” nuk kishin fituar asnjëherë në “World Series” dhe shpresonin se Ruth do i ndihmonte në këtë, dhe ai i ndihmoi në fakt. Pas shkëmbimit “Boston Red Sox” nuk fituan më asnjë kupë deri në vitin 2004. Gjatë lojës së tyre fituese ndodhi një eklips i plotë hënor. Ajo çfarë ishte akoma më e çuditshme është se jo ndeshje ishte kundër skuadrës “New York Yankees”.
Porshi i James Dean
Më 30 shtator 1995 aktori i famshëm James Dean humbi jetën në një aksident automobilistik me makinën e tij “Porsh Spyder”. Pas tragjedisë George Barris e bleu atë dhe kur makina mbërriti në garazhin e tij, teksa shkarkohej ajo ra mbi një prej mekanikëve duke i thyer dy këmbët. Gjatë një gare me makina më 24 tetor 1956 dy persona, Troy McHenry dhe William Eschrid po ngisnin makina që kishin pjesë nga makina famëkeqe. McHenry vdiq në makinën e tij, e cila u përplas me një pemë ndërsa Eschrid u plagos rëndë por mbijetoi.
Mallkimi Gandi
Me pavarësinë e Indisë në vitin 1947 lindi dhe mallkimi Gandi. Patriarku Jauaharlal Nehur shërbeu si kryeministri i parë i Indisë. Vajza e tij Indira ishte kryeministres nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh në atë post sërish në vitin 1980. Ajo kishte përgatitur djalin e saj më të ri Sanjay që të ndiqte hapat e saj, por ai vdiq në një aksident ajror. Dhe kohë më vonë ajo u vra me 35 plumba. Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugën e së ëmës duke u bërë kryeministër i Indisë deri sa vdiq nw 1991 nga njw shpërthim i njw gruaje bombw.
Mallkimi i gurit Bjorketorp
Bëhet fjalë për një grup gurësh që gjenden në Suedi dhe datojnë në shekullin e 6-të. Gurët janë deri në 4.2 metra të lart. Disa janë në formë rrathësh e të tjerë vetëm. Guri Bjorketorp përmban këtë mbishkrim: “Dënoj me fatkeqësi deri në vdekje atë që e thyen këtë monument. Unë profetizoj shkatërrim, profecinë e shkatërrimit”. Sipas një legjende lokale ky mallkim është provuar para shumë kohësh kur një burrë e largoi gurin nga vendi për të marrë tokën. Koha ishte shumë e qetë dhe sapo burri ndezi një zjarr nisi një erë e fortë dhe burri u dogj nga shkëndijat e zjarrit.
Mallkimi “Tippecanoe”
William Henry Harrison fitoi presidencën e SHBA në vitin 1840 me sloganin “Tippecanoe dhe Tyler Too”. Kjo i referohej pjesëmarrjes së tij në betejën Tippecanoe në vitin 1811. Një vit më vonë ai vdiq. Që atëherë, deri ku u zgjodh Ronald Reagan në vitin 1980, çdo president që zgjidhej në një vit që mbaronte me zero vdiste në detyrë. Presidentet e prekur nga mallkimi janë: 1840 (W. Harrison), 1860 (Lincoln), 1920 (Harding), 1940 (F. Roosevelt), 1960 (Kennedy).

Similar topics
» Sendet që shkaktojnë fatkeqësi
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartit
» Stalini planifikoi plaçkitjen e bankës.Fakte te rralla

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi