EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stalini urdhëroi kryqëzimin e njeriut me majmunin

Shko poshtë

Stalini urdhëroi kryqëzimin e njeriut me majmunin Empty Stalini urdhëroi kryqëzimin e njeriut me majmunin

Mesazh  Admin 31.05.08 19:45

Stalini urdhëroi kryqëzimin e njeriut me majmunin

Diktatori synonte krijimin e një ushtrie super luftëtarësh

Nëse Adolf Hitleri besonte në mutacionin e gjeneve njerëzore për përftimin e pasardhësve të pastër arianë, homologu i tij, lideri sovjetik, Josef Stalin, ka urdhëruar kryqëzimin e majmunëve me njerëzit.

Me këtë ai shpresonte të përftonte luftëtarë mostra, që do t’i shërbenin më së miri Ushtrisë së Kuqe.

Sipas disa dokumenteve sekretë, të zbuluar në arkivat e Moskës në vitin 1920, Stalini i ka kërkuar shkencëtarit Ilya Ivanov që t’i përdorte aftësitë e tij për të krijuar super luftëtarët.

Sipas një të përditshmeje ruse, mësohet se Stalini i ka thënë shkencëtarit: “Dua një qenie të re, të pamposhtur njerëzore, të pandjeshme ndaj dhimbjes, rezistente dhe indiferente ndaj cilësisë së ushqimit që konsumon”.

Projekti

Në vitin 1926, Byroja Politike në Moskë ia kaloi kërkesën Akademisë së Shkencave, së bashku me urdhrin për të ndërtuar “një makinë të gjallë lufte”.

Urdhri erdhi në një kohë kur autoritetet sovjetike po përpiqeshin për të riformuar sërish Ushtrinë e Kuqe, pas dëmeve që kishte pësuar në luftëra.

Shkencëtari Ilya Ivanov në vitin 1926 u dërgua në perëndim të Afrikës për të kryer eksperimentin e tij të parë të kryqëzimit të njeriut me majmunin, për të cilin do të shpenzoheshin rreth 200 mijë dollarë.

Ndërkohë u ngrit dhe një qendër tjetër në vendlindjen e Stalinit, Gjeorgji, e cila do të shërbente për rritjen e majmunëve.

Pikërisht në këtë vend, në Detin e Zi janë gjetur më vonë skelete shimpanzesh. Më parë, shkencëtari Ilia Ivanov ishte përpjekur që të krijonte një superkalë, duke kryqëzuar kafshët me zebrën.

Dështimi

Eksperimentet e Ivanov rezultuan në dështim të plotë. Kështu dhe ëndrra e diktatorit rus, i cili shpresonte për krijimin e qenieve me fuqi të jashtëzakonshme, por me tru shumë të pazhvilluar, të cilat, përveç se në luftë, synonte t’i përdorte dhe për ndërtimin e hekurudhave.

Për shkak të dështimit, Ivanoiv u dënua me pesë vjet burg, të cilat më pas iu kthyen në pesë vjet internim në Kazakistan, ku dhe vdiq për shkak të punës së rëndë në ndërtimin e hekurudhave.

Zbulimi

Pas dështimeve të njëpasnjëshme për kryqëzimin e njeriut me majmunin, Ivanov bëri një përpjekje të fundit për të bindur një trashëgimtare kubaneze për t’i huazuar disa nga majmunët e saj për eksperimente të mëtejshme.

Mirëpo kjo ra në vesh të amerikanëve dhe me botimin e lajmit nga e përditshmja “New York Times” plani ra poshtë

TO
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi