EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emrat sekretë të Presidentëve amerikanë

Shko poshtë

Emrat sekretë të Presidentëve amerikanë Empty Emrat sekretë të Presidentëve amerikanë

Mesazh  Agamemndon 14.02.14 13:47


Emrat sekretë të Presidentëve amerikanë

Emrat sekretë të Presidentëve amerikanë Five-presidents-of-the-united-states-300x215

Emrat në kod të agjencisë federale të Shërbimit Sekret amerikan, që kanë traditën tu japin nga një emër sekret në kod Presidentëve amerikanë dhe familjarëve të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Mes personazheve që Shërbimi Sekret vë në jetë një program të veçantë mbrojtjeje janë edhe fëmijët e tyre, derisa mbushin moshën 16-vjeçare. Ata marrin në mbrojtje edhe drejtuesin e Senatit, liderin e opozitës dhe të mazhorancës në Senat, përveç personave që ndikohen nga vetë Presidenti i SHBA-ve.

Obama, Presidenti më i ruajtur

Barack Obama është Presidenti më i ruajtur ndonjëherë nga shërbimet sekrete. Katër presidentë amerikanë janë vrarë, Lincoln, Garfield, McKinley dhe Kennedy, vëllai i të cilit Bobby ishte në prag të fitores së emërimit për kandidat presidencial, kur u vra dhe ai. Tetë liderë të tjerë amerikanë u kanë shpëtuar atentateve.

Si mbrohet Obama gjatë fushatës

Gjatë fushatës presidenciale gjashtë agjentë sekretë qëndrojnë pranë Obama-s në çdo moment, të gatshëm për t’u hedhur menjëherë në veprim nëse atij i kërcënohej ndonjë rrezik. Një agjent e shoqëron gjithë kohës Obama-n (me emrin e koduar “Renegati”), në makinë, ndërkohë që agjentët e tjerë qëndrojnë pas. Sfida më e madhe e shërbimeve sekrete gjithnjë është momenti, kur kandidatit i duhet të shkëmbejë përshëndetje me turmën pas fjalimit. Në ato momente, agjentët sekretë vëzhgojnë me kujdesin më të madh, jo njeriun që po mbrojnë, por duart e atyre që ai po përshëndet. Turmat gjatë fushatës së Obama-s kalojnë kontrolle të rrepta dhe nuk lejohen të mbajnë çanta. Mbrojtja zgjerohet në gjithë familjen.

Ndryshimi i ligjit, Obama do ruhet

përjetë nga shërbimet sekrete

Kur shërbimet sekrete amerikane fillimisht morën në mbrojtje Barack Obama-n më 3 maj 2007, u konsiderua përjashtim. Sipas një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 1997, mbrojtja e shërbimeve sekrete për ish-presidentët do të limitohej në dhjetë vjet. Por, Obama do të jetë përjashtim. Ai do të mbrohet përjetë, sipas një vendimi të shërbimeve sekrete, pas një rekomandimi nga lideri i maxhorancës së Senatit. Kjo për arsye se ka gjasa që Obama të jetë gjithnjë i kërcënuar nga komplote me motive raciste. Sulmet raciste nuk kanë munguar asnjëherë duke nisur që prej fillimit të fushatës. Duke pasur parasysh rrethanat jo të zakonshme të Obama-s siguria e tij në SHBA do të jetë e një niveli tjetër, nga ç’ka ndodhur më parë.

30 kërcënime me vdekje në ditë për Barack Obama-n

Që kur Barack Obama është zgjedhur në detyrë, shkalla e kërcënimeve me vdekje ndaj presidentit është rritur me 400 për qind nga 3 mijë në vit, gjatë kohës së presidentit George W. Bush. Konstatimi është kryer nga autori Ronald Kessler, në librin e tij të fundit “In the President’s Secret Service”.
Barack Obama

Emri sekret që përdoret nga Shërbimet sekrete për presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara është “Renegade”, si titulli i një seriali televiziv dhënë në në SHBA gjatë viteve ’90. Ky emër është zgjedhur nga vetë Obama sipas një liste të propozuar, ku të gjithë emrat fillonin me shkronjën “R”. Bashkëshortja e tij e ka emrin è “Renaissance” (rilindje) vajzat quhen “Radiance” (ndriçim) dhe “Rosebud” (gonxhe trëndafili).

Mitt Romney

Emri sekret i Mitt Romney, kandidati për Shtëpinë e Bardhë i republikanëve është “javelin”, në shqip “shtiza”, ky emër ka ardhur për dy motive: sepse Javelin ishte i një automjeti kur babai i tij drejton “American Motors”, dhe sepse hedhja e shtizës është edhe një disiplinë sportive olimpike, dhe ngaqë Romney ka qenë Presidenti olimpik në lojërat dimërore të Salt Lake City në vitin 2002.

Bill Clinton

Emri sekret i ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, ishte “eagle”, pra, shqiponjë, ndërsa ai i gruas së tij, Hillarit, aktualisht zëvendëspresidente ishte “evergreen”, pra ‘përjetësisht e gjelbër”

Ronald Reagan

Në foto Ronald Reagan, me emrin sekret “Rawhide”, emër që vinte një seri filmi vestern mjaft popullore në SHBA. Ronald Reagan ka luajtur në fakt edhe vetë disa filma vestern gjatë karrierës së tij të shkurtër kinematografike.

Jacqueline Kennedy

Në listën e personave me emra sekretë ishte edhe Jacqueline Kennedy, e quajtur “Lace”, shqip “lidhëse”.

John Kennedy

Emri sekret i John Fitzgerald Kennedy ishte era “Lancer”, pra heshtar, një aluzion për Kamelotin, pra nga emri mitik i kështjellës të Kamelotit që ka hyrë në histori si kavalierët e Tavolinës së Rrumbullakët. Ky emër erdhi, sepse në politikën amerikane, administrata e Kennedyt e quante presidentin Kennedy si një legjendë potenciale mitike dhe ëndërrimtare

Jimmy Carter

Në foto Jimmy Carter, ai kishte emrin sekret “deacon”, pra dhjak, me shumë mundësi këtë emër e ka marrë pasi ai ishte një baptist i zjarrtë.

Richard Nixon

Emri në kod i Richard Nixon ishte “searchlight”, pra, far ndriçimi. Por ironia e fatit është e madhe, pasi në historinë amerikane ai ka qenë një nga Presidentët më pak të ndriçuar dhe më të errët për veprimet e ndërmarra.

Lista e plotë

1. Harry S. Truman – General

2. Dwight Eisenhower – Scorecard ose Providence
Mamie Eisenhower – Springtime

3. John F. Kennedy – Lancer
Jacqueline Kennedy – Lace

4. Lyndon Johnson – Volunteer
Lady Bird Johnson – Victoria

5. Richard Nixon – Searchlight
Pat Nixon – Starlight

6. Gerald Ford – Pass Key
Betty Ford – Pinafore

7. Jimmy Carter – Deacon
Rosalynn Carter – Dancer

8. Ronald Reagan – Rawhide
Nancy Reagan – Rainbow

9. George H. W. Bush – Timberwolf
Barbara Bush – Snowbank

10. Bill Clinton – Eagle
Hillary Rodham Clinton – Evergreen
Chelsea Clinton – Energy

11. George W. Bush – Tumbler ose Trailblazer
Laura Bush – Tempo
Barbara Bush – Turquoise
Jenna Bush – Twinkle

12. Barack Obama – Renegade
Michelle Obama – Renaissance
Malia Obama – Radiance
Sasha Obama – Rosebud
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi