EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitet më të famshme për Diellin

Shko poshtë

 Mitet më të famshme për Diellin Empty Mitet më të famshme për Diellin

Mesazh  Agamemndon 07.02.14 15:44


Mitet më të famshme për Diellin


 Mitet më të famshme për Diellin William_Blake_003

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) na jep imazhin e diellit në 360 gradë. Ky yll i galaktikës mahnitës është burimi që mban gjallë tërë jetën në Tokë. Për shekuj të tërë kemi pasur besime të ndryshme mbi të dhe si vallë është ky rruzull prushërues. Lindja e Diellit paraqet burimin e jetës, nga kjo edhe fjala Lindje ia jep kuptimin jetës, edhe gjatë procesit të ardhjes në këtë botë edhe të një foshnje të porsalindur. Kulturat, fetë, civilizimet, perandoritë burojnë ose e kanë zanafillën nga Lindja. Është i njohur për opinionin civilizimi bizantin, babilonas, grek, kinez, afrikan, arab ose osman etj. Dielli është personifikimi i hyjit në mitologjinë e shumë popujve të lashtë. Më poshtë ju njohim me një listë të miteve më të shquar të diellit, këtij burimi jete.


1. Dielli Ra në Egjipt

 Mitet më të famshme për Diellin Images?q=tbn:ANd9GcQXwbTtqqPcQSFOgWFBm9tL6teyXYFfRaNLUG3_rWPqfq8p-Kw-

Adhurimi i Diellit të lashtë Ra, nuk ishte i kufizuar vetëm në Heliopolis, por në gjithë Egjiptin e Lashtë: e mori emrin i tij nga mbretërit egjiptianë, ku mori dhe emrin Djali i Ra. Ra, Zoti i Diellit, kishte kokë fajkoi. Duke pasur parasysh dhe rolin e diellit si burim jete, gjithashtu ishte dhe Zoti Krijues i njeriut të parë. Ra ka qenë sunduesi i qiellit, tokës dhe botës së përtejme. Çdo natë lundronte me një anije mbretërore, duke përshkuar tërë lumin Nil. Ai besohet të jetë rilindur çdo ditë.


2. Dielli i Orbitës

Shumë nga ne mund të besojmë se neve mund të jemi të palëvizshëm në qendër të Universit edhe pse e dimë që është shumë e vështirë kjo gjë. Megjithatë, modeli gjeocentrik i Ptolemeut (astronom në Greqinë e shekullit të dytë), 150 vjet para Krishtit (1400 vjet më parë se Koperniku zhvilloj një model të tillë), kjo teori u pranua për shekuj me radhë. Sipas astronautëve të vjetër dhe matematikanëve të Aleksandrisë, Dielli ishte në sferën e katërt nga planeti tokësor, midis planetit Mars dhe Venerës.


3. Hyjni Apoloni

Në Greqinë e lashtë, Apoloni, djali i Zeusit, ishte zoti i dritës, frymëzimit, artit, parathënies, profetizimit, muzikës dhe harmonisë. Në përgjithësi simbolizonte mirësinë dhe lindi në ishullin e shenjtë të Ilos. Në “The Birth of Tragedy” – “Lindja e Tragjedisë” së Friedrich Nietzsche, filozof gjerman të shekullit nëntëmbëdhjetë, përshkruan Apolonin si tendencë e tërësisë, shpirtit dhe botës së pafund. Gjithashtu ishte roje e jetës, një shigjetar dhe një kalërues i pagabuar.


4. Zoti i Diellit dhe i Luftës

Huitzilopochtli, ishte kombinimi i dy emrave Nahuatl ose Aztecan, një rajon mitologjik në veri të Meksikës. Nahuatl do të thotë kolibër në anën e majtë, ose i përkthyer Shpirti që vjen nga Parajsa dhe ishte Zoti i Luftës. Banorët e Aztectuk besonin që luftëtarët e vdekur u mishëronin si zogjtë kolibër dhe ata quanin Jugun si pjesën e majtë të Botës. Huitzilopochtli – do të thotë “Luftëtarë të mishëruar të Jugut”. Gjithashtu ishte dhe Zoti i Diellit dhe ishte gjithmonë në luftë me errësirën, që pinte gjithmonë gjak nga zemrat e njerëzve për të mbijetuar. Për të qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, ata flijonin.


5. 10 Diejt

Sipas mitologjisë kineze, thuhej se ekzistonin 10 Diej në galaktikë.

Ata udhëtonin me nënën e tyre, perëndesha Xihe, derisa një ditë ata vendosën të ishin në qiell në të njëjtin kohë. Ngrohja e tepërt e të gjithëve diejve ishte kaq prushëruese saqë i ati Dijun, urdhëroi që të dilnin me radhë. Por asnjë s’e dëgjoj, dhe kështu urdhëroj shigjetarin Yi t’i vriste 9 nga diejt dhe të rrinte vetëm një.


6. Hëna Inuit dhe Zoti i Diellit

Inuit ishin një grup njerëzish vendas që jetonin në Alaska, Groelandë dhe në Arktik. Ata tregojnë ekzistencën e Hënës dhe të Diellit me legjendën e Hënës Anninngan dhe motrës së tij, perëndesha e Diellit Malina. Legjenda thotë se motër e vëlla jetonin bashkë, dhe gjatë një grindje midis tyre Malina nuk i foli më. Annigan refuzoi të hante dhe dita-ditës u dobësonte më shumë, siç ndodh me fazën lunare.


7. Lugus

Si shumë hyjni të tjerë para krishterimit, Lugus, djali i Diellit, në Irlandë, është përmendur në shumë legjenda si figurë historike. Ai ishte një mbret i shkëlqyer, një luftëtar i cili mbrojti një tribu të lashte irlandeze kundrejt një grupi gjigantësh. Këta gjigantë i udhëhiqte Balor i njohur si Zot i Djallit që thuhej mund të kishte qenë gjyshi i Lugus. Meqë këta gjigantë kishin nga një sy si ciklopi, Lugus arriti të gjuante me shënjestër një shigjetë drejt në sy dhe kështu ai u rrëzua në një humnerë. Është ndikuar si Zot që ndihmonte udhëtarët dhe luftëtarët. Historia e fitores së tij mbi Balor është e ngjashme me shumë tregime të tjera mitologjike në traditën indo-europiane.


8. Hy i Diellit skandinav

Në mitologjinë skandinave, Fryer ishte sundimtari i paqes, pjellorisë, shiut dhe kohës së mirë. Thuhej se ai ishte një burrë i fuqishëm. Legjenda thotë se ai kalëronte nëpër qiell dhe oqean.


9. Surya, Hyjnesha Hindu

Sipas legjendës së lashtë, Surya, Perëndesha e Diellit. Përshkruhet si një njeri i kuq me tre sy dhe katër krahë, hyjnesha zakonisht kalëronte me shtatë kuaj ose me një qerre të tërhequr nga një kalë me shtatë koka. Surya besohet se shëronte të sëmurët dhe për këtë ishte e nderuar me tempuj dhe festivale në të gjithë Indinë. Gjithashtu, hyjnesha sillte fat dhe shumë dyqanxhinj vendosnin simbolin e Diellit në dyert e dyqaneve të tyre.


10. Lisa dhe Mawu

Banorët e Benin në Afrikë, besonin në fuqitë e mbinatyrshme të binjakëve Mawu-Lisa. Lisa, ishte djalë dhe ishte i konsideruar si Hy i Diellit dhe kontrollonte ditën. Gjithashtu simbolizonte forcën, diellin, luftën dhe punën e vështirë. Në ca kultura të tjera, Hyjnitë e Qiellit ishin konsideruar si të afërmit e shtatë binjakëve të hyjnive të tjerë: Toka, Stuhia, Hekuri, Era, Zogjtë dhe Egërsirat. Kurse Mawu, motra binjake, përfaqësonte pjellorinë dhe mëmësinë. Të dy binjakët ishin konsideruar si krijues të Universit.


Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi