Harta me e vjeter rrugore e botës e cila ka arritur deri tek ne
Faqja 1 e 1
Harta me e vjeter rrugore e botës e cila ka arritur deri tek ne
Harta me e vjeter me botes e cila perfshin edhe Shqiperine antike...
Riprodhimi i hartës rrugore më të vjetër të botës e cila ka arritur deri tek ne: ajo është projektuar rreth shekullit të katërt mbas Krishtit nga romakët, të cilët shenojne kufijtë mëdha të Perandorisë, madje edhe për të ndjekur zgjerimin e saj ushtarak. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë u riprodhua në një rrotull pergamene-lekureje, të ruajtura aktualisht në Bibliotekën Kombëtare të Vjenës e cila eshte dhe burimi i këtij edicioni të ri.
Peutingeriana është një rrip i gjatë pergamene (rreth 700 x 34 cm ) dhe mbi nje imazh hartografik fatalisht te deformuar, (te vullnetshem) të botës së lashtë, përfaqëson jo vetëm rrjetin e rrugëve e Perandorisë Romake, por edhe rrugët që kalojnë nëpër rajonet e jashtme të perandorise deri në kufijtë lindore e tokës së banuar.
Ketu është paraqitur riprodhimi, i zgjeruar dhe në ngjyra, kopja e botuar në vitin 1916 nga K. Miller, paraprirë nga të dhena që ilustrojnë karakteristikat e përgjithshme të dokumentit ( M.Magini ), vendi i Tabulës në historinë e kartografisë ( F.Prontera ), sjell traditën e saj mesjetare dhe të Rilindjes ( P. Gautier Dalché ), dhe më në fund vlera e tij dokumentar për rrugët e topografisë së Italisë së lashtë ( M.Calzolari ).
Dikush mund te pyese me te drejte se: “si orjentoheshin njerezit ne atikitet me nje harte te deformuar (te shtypur ne dy skajet veri-jug)?” Pergjigjja eshte, midis çdo lumi, mali, fushe, vendi apo rajoni, kishte te dhenat egzakte ne milje.Harta antike prej 7m ishte e perpiluar ne detajet me te vogla, ku tregon jo vetem aspektet e orografise, por dhe ndertesa, te cilat paraqisnin rendesi te ndryshme si qytete, magazina, qendra te kultit, deri ne terme, (banjo publike, qe romaket kishin shperndare gjithandej).
Nga te gjitha keto informacione, shihen edhe pjese te vendit tone. Per te dhene me teper nje lloj orjentimi, (pasi me thene te drejten, duke patur harten ne dore, te gjate 7m, dhe duke pare deformimin qe romaket i kishin dhene ne menyre te vullneteshme, per ta bere ate sa me praktike ne trasport, nuk eshte e thjeshte te orjentohesh)jane ndertuar tre disqe ovale te numeruar: me numrin (1) do te shikoni pjesen e dalmacise edhe pse mungon akoma pjesa e siperme, me numrin (2) do shikoni nje pjese te Shqiperise se sotme dhe Epirin, ndersa me numrin (3) eshte dashur te tregohenin More-ne.
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Similar topics
» Si ta përdorni filozofinë për të arritur lumturinë
» Harta misterioze
» Origjina e Njeriut
» Me frymëmarrje deri në shërim
» Rruga deri te drita
» Harta misterioze
» Origjina e Njeriut
» Me frymëmarrje deri në shërim
» Rruga deri te drita
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi