Me frymëmarrje deri në shërim
3 posters
Faqja 1 e 1
Me frymëmarrje deri në shërim
Me frymëmarrje deri në shërim
Të gjithë e dimë se sa gjatë mund të qëndrohet pa ujë, sa pa ushqim, dhe sa pa oksigjen. Andaj, në rangun e artikujve më të domosdoshëm ekzistencial, pa dyshim se vendin e parë do ta zërë furnizimi i rregullt dhe i pandërprerë i trupit me oksigjen, aktivitet ky vital, që funksionon instinktivisht - pa vullnetin tonë të kontrolluar dhe ne e quajmë si frymëmarrje.
▪ Energjia "PRANA" është një energji speciale jetësore dhe ndryshe quhet si energji e shpirtit. Njeriu, sipas "PRANAJAMA-URTëSIE", një sasi të konsiderueshme të saj, e merr gjatë ushqimit të përditshëm, por përmbushja e 96 për qind të nevojave tona me "Prana energji", bëhet përmes frymëmarrjes nga ajri.
Derisa merrni frymë, a keni menduar ndonjëherë se sa është adekuate frymëmarrja juaj dhe sa ju me këtë mënyrë, futni në organizëm energji të mjaftueshme (vitale) jetësore?
Jam tejet i bindur se përgjigja duhet të jetë negative, sepse, shumica prej nesh, ka shprehi të gabuara në mënyrën e marrjes frymë, andaj, në këto raste, nuk janë të rralla paraqitjet e shumë sëmundjeve të ndryshme fizike, e mos t'i përmendim ato të natyrës psikike.
Duke e njohur rëndësinë e madhe që ka mënyra adekuate e frymëmarrjes, dhe me qëllim të futjes sa më të madhe të sasisë së energjisë vitale në organizëm, shumë shkolla tradicionale, praktikojnë teknike të ndryshme të ushtrimeve për përsosjen e frymëmarrjes.
Këto ushtrime zakonisht në Lindje quhen si "JOGA USHTRIME".
Përmes këtij artikulli, në pika të shkurta, edhene do të njihemi me disa prej tyre:
Frymëmarrja e drejtë diafragmatike
Ndaluni për një moment dhe koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj. Ju do të vëreni se merrni frymë kryesisht me kapacitetin e mushkërive, përkatësisht merrni frymë me gjoks, e që është një mënyrë plotësisht e gabuar. Frymëmarrja e shëndoshë është frymëmarrje me diafragmë.
Për ta ushtruar këtë mënyrë të frymëmarrjes, duhet të uleni në një vend të qetë, ta relaksoni tërë trupin dhe të filloni të merrni frymë thellë. Ajrin që e futni në organizëm nga kjo pozitë, nuk do ta ndaloni vetëm në pjesën e mushkërive, por, ashtu të koncentruar, përcilleni deri në thellësinë e lukthit ku është organi i diafragmës.
Lëshojeni menjëherë frymën, jo përmes mushkërive, por përmes diafragmës. Bëjeni këtë ushtrim disa herë në ditë dhe tentoni që frymëmarrja e juaj e deritashme me gjoks, të zëvendësohet me frymëmarrje përmes diafragmës.
Frymëmarrja ritmike
Uluni në një vend të qetë dhe me pozitë të përshtatshme vertikale të kurrizit. Relaksoni tërë trupin dhe filloni të koncentroheni në frymëmarrjen tuaj.
Merrni frymë lehtë duke numëruar deri në pesë, mbani frymën në vete, sërish duke numëruar deri në pesë, pastaj lëshon frymën, por këtë herë, duke numëruar deri në shtatë. Dhe, së fundi, mbajini mushkëritë të zbrazëta pa frymë duke numëruar përsëri deri në pesë. E vëreni ritmin 5 x 5 x 7 x 5.
Frymëmarrjen si në këtë ushtrim zbatojeni disa herë në ditë, duke rritur permanent ritmin nga 5 x 5 x 7 x 5, në 7 x 7 x 9 x 7.. e kështu me radhë. Vlerësoni ju vetë sa do të jetë durimi dhe kapaciteti i juaj i qëndrueshmërisë.
Ky ushtrim ju mundëson që ta ushtroni koncentrimin, në rend të parë; dhe së dyti, që në organizëm të futet sa më shumë energji vitale përmes marrjes së oksigjenit.
Menjëherë pas ushtrimit, posa të bëni disa kure të kësaj frymëmarrjeje, analizoni se si do ta ndjeni veten fizikisht dhe psikikisht?!
Frymëmarrja e eshtrave
Edhe ky ushtrim i frymëmarrjes ju mundëson që ta përmirësoni dhe automatizoni thellësinë e marrjes frymë dhe ta aplikoni sa më drejt gjithmonë përmes diafragmës.
Uluni sërish në një vend të qetë duke e relaksuar trupin tërësisht. Pastaj merrni frymë ngadalë dhe thellë, së pari duke e mbushur me ajër pjesën e mushkërive të anës së majtë të gjoksit, dhe më pas bëjeni të njëjtën edhe me anën e djathtë.
Mbushni me ajër të mjaftueshme të dyja anët e mushkërive, duke filluar së pari nga pjesa e sipërme, dhe ngadalë, gjithnjë duke vazhduar kah pjesa e poshtme.
Kur vëreni se gjoksi i juaj është tërësisht i ngopur me frymë, atëherë shpejtë barteni tërë frymën nga mushkëritë në diafragmë, në drejtim kah pjesa e lukthit. Pa e ndalur në diafragmë, sërish tërë frymën, me të shpejtë, barteni në mushkëri, dhe këtë veprim, bëjeni me ritëm të shpejtë disa herë.
Në fillim, kjo metodë do t'ju duket paksa e vështirë dhe do t'jua shkaktojë marramendje, por me ushtrime të rregullta dhe të disiplinuara, marramendja do të largohet shpejtë. Me aplikimin e shpeshtë të këtij ushtrimi, ju, jo vetëm se do të furnizoheni me oksigjen të mjaftueshëm si një substancë-materie e domosdoshme për organizmin, por, së bashku me ajrin, në organizëm do të futni edhe PRANA energji të mjaftueshme vitale.
Pranajama mbretërore
Gjithmonë, kur keni bërë ndonjë aktivitet me një ngarkesë më të madhe fizike, menjëherë do të regjistroni se ritmi i juaj i frymëmarrjes ka ndryshuar. Saktësisht, ajo ka filluar të funksionojë si më e shpejtuar. Ndodh kështu, sepse organizmi ynë, në mënyrë automatike, ka sinjalizuar qendrën e caktuar nervore, për një nevojë më të madhe për oksigjen.
Nëse, më tej e ngarkoni këtë aktivitet fizik deri në shkallën më ekstreme, atëherë, edhe frymëmarrja është edhe më e thellë dhe ju do të ndjeni se më nuk mund të ngopeni ajër. I tërë ky proces i cekur është i natyrshëm dhe besoj se nuk parashtron asgjë të re për ju.
Por, a keni menduar ndonjëherë se çdo individ ka ritmin e vet të caktuar të frymëmarrjes dhe se ky ritëm është tërësisht personal në kuadrin e individualitetit të tij si mëvetësi?
Sigurisht se jo!
Aspak nuk duhet të ketë dyshim se çdonjëri prej nesh ka ritmin e tij personal të frymëmarrjes, por, si mund ta zbulojmë dhe ndjejmë atë ritëm?
Ne në vazhdim do t'ju shpalosim një testim se si ta bëni këtë identifikim. Uluni në një vend të qetë me pozitë vertikale të kurrizit dhe paraprakisht bëni një aktivitet të rëndë fizik. Ta zëmë vraponi 5 minuta rreth oborrit, ose, nëse keni shkallë në shtëpi, hipni dhe zbritni me vrap nëpër to disa herë.
Pasi vëreni se jeni të lodhur mjaft, uluni në pozitën e zakonshme dhe koncentrohuni me vëmendje të pëqendruar në frymëmarrjen e juaj. Le të rrjedhë ajo në mënyrë natyrale pa ndikim e vullnetit tonë. Në fillim do të vëreni se kjo frymëmarrje është e shpejtuar.
Më tej, pas disa frymëmarrjeve të shpejtuara të ngropjes me ajër, do të ndjeni një marrje-dhënie frymë të thellë, por diç sa më të ngadalsuar. Koncentrohuni në këtë ritëm dhe tentoni ta mbani mirë në mend atë. Që ta keni më lehtë të rrënjosur në kujtesën tuaj, si ndihmesë, mund ta aplikoni një teknikë të parafytyrimit të lavjerrësit që lëviz djathtas-majtas.
Ja pra! Jemi në cak!
Ky është ritmi i juaj personal magjik dhe mu për këtë edhe quhet "frymëmarrje mbretërore".
Dijeni mirë se ai ritëm është personal i juaji dhe atë nuk e ka askush tjetër në botë.
Kur tanimë, këtë ritëm spontan, e keni mbajtur në mend dhe regjistruar mirë, së paku një herë në ditë, uluni në pozitën relaksuese dhe aplikojeni atë përmes frymëmarrjes.
Merrni me mend, tani trupi i juaj nuk ka ngarkesë fizike dhe furnizohet me të madhe me oksigjen, përkatësisht me energji vitale-jetësore?
Ky është, pra, edhe qëllimi i "frymëmarrjes mbretërore".
Kur çdo ditë ta praktikoni, së paku një herë, këtë ushtrim dhe ta mbushni trupin tuaj me këtë energji, pas një jave do të vëreni në vete disa ndryshime fizike dhe psikike, si p.sh.: teni i lëkurës bëhet më i njomë, jeni shpirtërisht më të qetë, prezenca e jauj tek të tjerët rrezaton vetëbesim dhe ka forcë magnetike të tërheqjes, erërat e pakëndshme të trupit largohen tërësisht... etj.
Thjesht, trupi dhe organizmi i juaj pastrohet nga toksine të ndryshme të tajimit të panevojshëm të hormoneve në trup, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, shpirti si vrojtues dhe qenie jona e vërtetë, komunikon shumë më lirshëm me pjesët tjera të ndërtimit tonë struktural.
Kjo është më se e kuptueshme, sepse, nëse ju jeni të mbushur me energji jetësore nga Universi, atëherë ju atë energji edhe e përcillni te të tjerët përmes bisedës ose, thjesht, vetëm përmes prezencës suaj në afërsi.
Ata që janë të sëmurë, ose kanë çfarëdo forme të ndonjë çrregullimi psikik, ju kisha preferuar patjetër ta aplikojnë "frymëmarrjen mbretërore" së bashku me ushtrimet tjera të cekura.
Për fund, do ta zbulojmë edhe një sekret të vogël të frymëmarrjes?!
Gjendja emocionale e çdo njeriu, gjithnjë përcillet me një ritëm specifik të frymëmarrjes. Nëse një emocion shkakton një ritëm të caktuar të frymëmarrjes, atëherë, në mënyrë të kundërt, edhe aplikimi i vetëdijshëm i këtij ritmi shkakton emocionin e caktuar.
Pse e them këtë?
Kur të jeni të padisponuar, të dëshpëruar, të nevrikosur, ose keni tremë, apo ndonjë emocion tjetër negativ, menjëherë ndryshojeni ritmin tuaj të frymëmarrjes dhe do të vëreni se emocioni i caktuar si ndjenjë negative është mënjanuar në tërësi.
Adnan Abrashi

Xhemajl- 187
re
FLM per informacionin qe na keni dhen sepse kam disa dite qe e praktikoj kete lloj frymemarje perpara se te fle dhe jam ndjere vertet mire sepse kam pare dhe nje emision ku flisnin per jogen,por per dicka nuk jam e qarte frymemarja si behet merret me hunde ajri dhe nxirret me goje apo ne te njejten menyre merret ajeri me hunde dhe nxirret prape me hunde,apo jane procese te ndryshme ku mund ti perdoresh te dyja menyrat respekte.
sergio13- 5
Re: Me frymëmarrje deri në shërim
sergio13 shkruajti:FLM per informacionin qe na keni dhen sepse kam disa dite qe e praktikoj kete lloj frymemarje perpara se te fle dhe jam ndjere vertet mire sepse kam pare dhe nje emision ku flisnin per jogen,por per dicka nuk jam e qarte frymemarja si behet merret me hunde ajri dhe nxirret me goje apo ne te njejten menyre merret ajeri me hunde dhe nxirret prape me hunde,apo jane procese te ndryshme ku mund ti perdoresh te dyja menyrat respekte.
Mund te merrni si te doni, vetem ka rendesi te ushtrosh frymarjen me diafragme, dhe të marresh gjithmon frymarje me diafragme.
Kurse frymarja ritmike mund te permirsoj koncetrimin e njeriut dhe organizmin e tij.
Kurse me se miri ështe te bejme frymarjen Pranajama mbretërore
e cila sjell shum dobi.
Mund te merresh frym me hunde dhe ta lirosh me hunde, por edhe te merresh frym me hunde dhe ta lirosh me goje.
Te pershendes.
Xhemajl- 187
Re: Me frymëmarrje deri në shërim
Kam qene gjithmone e mendimt qe mjeku me i mire per ne, ne rradhe te pare eshte vetja jone,vullneti,kembengulja dhe deshira jone qe te ndihemi gjithmone mire dhe te shendetshem....mendja e njeriut eshte aq brilante dhe vullneti i tij kaq i mrekullueshem sa ty dyja se bashku ndihmojne ne zbulimin e kapaciteteve tona ende te panjohura.....
yasmin- 159
Shërimi sipas dëgjimit të muzikës
Me plotë gojë mund të konstatojmë se pak kush nga lexuesit ka dëgjuar për këtë terapi medicinale, pasi që, ajo tek ne në Kosovë, por nga informatat e sigurta që kam, edhe në Shqipëri, nuk është e njohur fare si metodë shëruese. Zyrtarisht, muzikoterapia në këto vise ballkanike, për herë të parë në mënyrë institucionale, ka filluar të zbatohet më vitin 1993, në Qendrën Klinike Psikiatrike në Beograd, si një sektor i veçantë eksperimental në kuadrin e saj. Ndërsa, në medicinën e zhvilluar bashkëkohore të shumë shteteve të perëndimit, kjo metodë shëruese jo vetëm se është tejet e aplikueshme, por ajo dita ditës përsoset me eksperiencë të re të fituar dhe pajiset me mjete teknike më të sofistikuara si fjala e fundit e teknikës digjitale bashkëkohore.
Muzikoterapia është një metodë psikiatrike shëruese dhe ajo dallon mjaft nga dëgjimi i zakonshëm i muzikës. Krahasuar me dëgjimin e muzikës që ne e preferojmë zakonisht në shtëpi apo gjetiu, kjo metodë specifike shëruese, kërkon plotësimin edhe të disa parakushteve standarde, sikurse janë: paraprakisht diagnoza e parashtruar qartë e sëmundjes nga mjeku, prezenca e përhershme e psiko-terapeutit të kualifikuar gjatë tërë kohës sa zgjat seanca, ambienti i caktuar relaksuaes, mjetet e përsosura të teknikës audio digjitale, shtrati adekuat në formë të vaske, përzgjedhja e toneve dhe ritmit të caktuar sipas frekuencës dedikuese të veprimit, etj.
Muzika në psikiatri praktikohet si një terapi e suksesshme shëruese për këto sëmundje: neurozat, fobitë (frikët), psikozat, format e ndryshme të çrregullimet të personalitetit, disa sëmundje organike me prejardhje psiko-somatike (që kanë bazën psikike) etj.
Të arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga muzikoterapia, dëshmojnë se kjo metodë tregohet tejet efikase, edhe me fëmijët që kanë paralizë cerebrale duke zhvilluar rritjen e aftësive psikomotorike të tyre, përmirësimin e koncentrimit, senzitivitetin e të dëgjuarit, si dhe ngritjen e shkathtësive të ndryshme të adaptimeve sociale.
Tek disa eksperienca më të përparuare, ka informata inkurajuese se me këtë metodë terapeutike shërohet me sukses edhe kanceri.
Si vepron kjo terapi?
Çdo individ, pa marrë parasysh gjininë dhe moshën, nga natyra dhe në mënyrë të lindur, disponon me identitetin e vetë specifik zanor, ndërsa, suksesi i vet terapisë, nënkupton harmonizimin e ritmit mental të pacientit me ritmin e muzikës që duhet aplikuar.
Për të pasur sukses muzikoterapia në shërim, duet që ritmet e muzikës së përzgjedhur në tërësi të përputhen me ritmin tonë të lindur individual.
Ky ritëm individual, formohet qysh sa jemi në mitrën e nënës, dhe mbështetet në tonet e zemrës, zërat e thella që krijon qarkullimi i gjakut, tinguj e zorrëve, ritmit të frymëmarrjes etj. Këto tone të ndërtuara në mënyrë natyrale, zakonisht me gjuhën e muzikës cilësohen si "skalla penta-tonike", gjegjësisht, ritme që përbëhen prej pesë toneve.
Në këtë kontest, do të jetë interesante të theksojmë se, të gjitha ninullat kudo në botë (këngë gjumi) ndërtohen nga ky ritëm muzikor - "penta-tonik" Ky fakt dëshmon se, këto këngë, jo rastësisht, kanë ritme qetësuese dhe relaksuese, ashtu që, me këndimin apo intonimin e tyre, stimulohet atmosfera e përshtatshme për gjumë.
Njëra ndër metodat tjera gjatë aplikimit të muzikoterapisë është metoda paralele e "nxitjes së fantazisë". Duke e dëgjuar muzikën, nga pacienti kërkohet të tregoj se cilës periodë të moshës së tij i përket ajo muzikë. Me këtë metodë të nxitjes së fantazisë, nga bota mentale e pacientit, me kohë bëhet shkarkimi i ngarkesave të ndryshme emocionale dhe agresiviteti. Kjo teknikë ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme në vënien e kontaktit me ata persona, tek të cilët komunikimi verbal është i vështirësuar, ose fare i pamundshëm.
Por, muzika nuk ka ndikim vetëm tek shërimi i të sëmurëve, ajo vepron pozitivisht edhe në stimimulimin e funksioneve mbrojtëse imuno-biologjike tek të shëndoshit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve në gjak shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund të balancohet përmes dëgjimit të muzikës.
Përveç efekteve pozitive, muzika e çrregulluar mund të ndikoj edhe negativisht në gjendjen emocionale dhe në përgjithësi psiken e njeriut. Merrni si shembull zhurmën e madhe dhe sa ajo krijon efekte negative në gjendjen tonë të disponimit.
Muzikoterapia është metodë e lashtë shëruese?!
Edhe pse këtë prezantim tonë për muzikoterapinë e filluam nga aplikimi i saj bashkëkohor, realisht ndikimi i zërave dhe toneve të ndryshme në psiken e njeriut si dhe mënyrat e aplikimit të tyre praktik, për stërgjyshërit tanë, kanë qenë të njohura me mira vite më parë. Civilizimet e lashta të shumë popujve, me të madhe e kanë praktikuar metoda të ndryshme zanore të shërimit, sikurse është muzika dhe ritmet nga instrumentet e caktuara tradicionale, artikulimet individuale përmes përsëritjes (autosugjestionit), meditimin përmes vibracionit të formulave të ndryshme (përsëritja e fjalës së caktuar-MANTRA), lutjet dhe këngët fetare, etj.
Sipas psikologjisë bashkëkohore, sensacionet e të dëgjuarit ndahen në dy grupe të mëdha: në TOINE dhe në SHUSHURIMA. Tonet i përjetojmë në të dëgjuarit e muzikës, ndërsa shushurimat, siç janë krismat, fërshëllima etj. ose i përjetojmë krahas me tone ose pavarësisht prej tyre. Të gjitha tonet dhe shushurimat që njeriu mund ti ndjej në realitetin objektiv klasifikohen sipas pragut minimal/maksima të dëgjimit prej 16-20.000 valësh në sec. Mbi këtë maksimum, janë vdekjeprurëse, ndërsa nën këtë minimum, nuk regjistrohen fare nga shqisa e jon e të dëgjuarit.
Sipas mësimeve të këtyre urtësive të lashta, terapia e shërimit me zëre dhe tinguj, nuk konsiderohet vetëm si efekt fizik që ndjehet si sensacion përmes shqisës së të dëgjuarit, por disa tinguj që kanë intensitete dhe frekuenca më të ulëta të valëzimit, regjistrohen edhe përmes shqisave tona të brendshëm (nën 16 valë në sec) .
Sikur pjesa e jonë e vetëdijshme, ashtu edhe ndërvetëdija, disponon me shqisat e veta të caktuara, të cilat, në krahasim me shqisat fizike, edhe këto regjistrojnë ngacmime nga rrethi i jashtëm që kanë kualitete të frekuencave më të ulëta.
Çdo gjë në natyrë është harmoni. Simfoni e përsosur, që vepron sipas ritmit të caktuar. Ky ritëm quhet - ritmi hyjnor apo universal. Përveç ritmit universal, çdo individ dhe gjallesë tjetër në natyrë, e ka edhe ritmin e vetë specifik individual, që do ta quajmë ndryshe si, "ritëm mikrokozmik".
Vënia e kësaj baraspeshe hyjnore duhet të jetë qëllimi i përhershëm i ekzistimit tonë si tërësi e pa ndarë e raportit individ-natyrë.
Çdo çrregullim i kësaj baraspeshe shkakton sëmundjen.
Andaj, prej shumë terapive të mundshme, si atyre bashkëkohore, ashtu edhe tradicionale, që në esencë, e kanë si synim rivënien e kësaj baraspeshe të humbur, është edhe MUZIKOTERAPIA..
Nga: Adnan Abrashi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi