Fuqia e mistershme e Piramidave
3 posters
Faqja 1 e 1
Fuqia e mistershme e Piramidave
Piramidat egjiptiane janë një nga çudirat më të mëdha botërore dhe ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë. Enigma e ndërtimit të tyre, si dhe efektet e tjera rrezatuese që shkaktojnë ato, edhe sot e kësaj dite, mbeten një sfidë që seriozisht e vënë në sprovë njohurinë tonë të pakontestueshme materialiste të quajtur shkencë.
Vërtet, shkencëtarët tanë mbeten të mahnitur jo vetëm nga mënyra e vetë projektimit dhe aftësisë së ndërtimit të këtyre piramidave gjigante, por edhe nga efektet e ndryshme misterioze që krijohen nga hapësirat labirinte të korridoreve të tyre, duke shkaktuar ndryshime kualitative në përbërjen materiale të disa substancave.
Nga tri piramidat më të njohura të faraonëve të Egjiptit të lashtë, që gjenden në rrafshinën shkretinore të Gizit, afër Kajros (Keopsit, Kefrenit dhe Mikerinit), si më e madhe dhe më tërheqëse konsiderohet ajo e Keopsit. Ka një sipërfaqe prej 1300 m3, ndërsa perimetri i themeleve është 910 metra. Lartësia nga bazamenti e deri në majë të saj është 138 metra dhe hyn në grupin e shtatë çudive më të mëdha botërore.
Dihet nga të gjithë se tërë konstruksioni i saj piramidal është i ndërtuar prej blloqeve të mëdha prej guri dhe secila prej tyre peshon 55 tonë.
Të gjitha këto blloqe janë të vendosura me një renditje tejet precize, gjë që edhe i çudit shkencëtarët tanë, duke iu krijuar shumë dyshime të bazuara: nga kanë ardhur këto blloqe kolosale guri, kur dihet se i tërë regjioni aty afër është një hapësirë shkretinore prej qindra kilometrash? Nëse janë marrë diku tjetër, atëherë, si janë transportuar deri aty? Si kanë mundur këto masa 55 tonësh të ngrihen në lartësirat më të larta murale të konstruksionit të piramidës, pa pasur një teknologji të përsosur ndërtimore sikurse e kemi ne sot?
Forma piramidale dhe dimensionet e caktuara precize gjeometrike tek piramidat e Egjiptit, tek studiuesit tanë bashkëkohor, nuk shkaktojnë vetëm mëdyshje në mënyrën e konstruktimit dhe ndërtimit të tyre, por edhe tek efektet e caktuara mrekulluese, që shkaktohen në hapësirën e brendësisë së saj. Kjo dukuri i ka sfiduar shumë shkencëtarët.
Pranimi zyrtar i efektit çudibërës të piramidave, së pari, është regjistruar me rastin e njohur si “rasti Dërbal”.Në Entin çekosllovak të zbulimeve te reja dhe Patentimit të tyre, nën numrin 91 304, gjendet i regjistruar një zbulim i inxhinierit nga Praga, Karel Dërbal. Ai një kohë të gjatë interesohej për parapsikologjinë dhe fenomenet jashtëshqisore dhe nga shumë hulumtime të veta të bëra nga kjo fushë, më në fund zbuloi se piramida ka një forcë mahnitëse, e cila transformon një lloj të energjisë kozmike, për ne ende të panjohur.
Po ashtu, ai vërtetoi se dhoma ku ishte vendosur kufoma e balsamuar e faraonit, gjendej në 1/3 e lartësisë, nga pika e mesit të konstruksionit të piramidës, gjë që, jo rastësish, m’u aty ishte qendra e veprimit më të koncentruar të kësaj energjie specifike.
Kështu, më tej, ai zbuloi se modeli me dimensionet e njëjta gjeometrike të Piramidës së Keopsit, i mpreh brisqet e rrojës që janë konsumuar.
Ideja për këtë zbulim i rrodhi kur kishte vërejtur në brendinë e hapësirës së piramidave një trup të maces së ngordhur, i cili nuk qe shndërruar në skelet, por ishte i mumjefikuar në mënyrë fantastike, pa asnjë gjurmë kërme. Me t’u kthyer në shtëpi, punoi një model të kopjuar të piramidës dhe eksperimentoi.
Fenomeni i njëjtë u përsërit edhe në piramidën e improvizuar.Dëbali mendonte se energjia e grumbulluar në piramidë mund të jetë bazë veprimi ndaj proceseve fizike, kimike dhe biologjike.
Tehu i brisqeve ka përbërje “gjalpi” (yndyrore). Pas përdorimit kjo mprehtësi ulet, mirëpo jo gjithmonë. Disa sende mund t’i kthejmë në gjendje të mëparshme pas një kohe të caktuar, madje edhe përmbajtjen e tyre kristalore. Dëbali logjikonte teorikisht: po qe se tehu i briskut të xhiletës është punuar nga çeliku kualitativ, përderisa nuk dëmtohet mekanikisht, atij mund t’i kthehet mprehtësia e mëparshme. Ai, me disa brisqe xhiletë të deponuar nën piramidën prej kartoni, mund të kryente një numër të pacaktuar rojesh.
Mjafton që njeriu në një piramidë të improvizuar sipas formës dhe dimensioneve të asaj që e prezantuam (premisa të njëjta, por madhësi më të madhe), të qëndrojë vetëm 15 minuta në ditë, dhe, pas disa ditësh, do të vërejë përmirësimet e dukshme të procesit të të mbajturit në mend dhe rritjen e shkallës së inteligjencës. Qëndrimi nën piramidë në rrethanat e njëjta shkakton, po ashtu, edhe humbjen e kilogramëve të tepërt nga trupi; tek tullacët, rritjen e flokëve, si dhe ka pasur raste të shërimit të sëmundjeve të ndryshme.
Por, çfarë efekti duhet të ketë piramida nëse ajo kthehet mbrapsht (me majë poshtë e bazë sipër)? Pas shumë eksperimenteve të bëra, në këtë pyetje përgjigjen na jep shkencëtari bullgar V. Litvinov. Rezultatet e tij të arritura tejkalonin çdo parashikim. Piramida e kthyer mbrapsht, jo vetëm se nuk i humb efektet e veta të theksuara, por ato, përkundrazi, rriten edhe shumëfishohen.Ta zëmë: virusi i gripit dhe antibiotikë të ndryshëm arrijnë imunitet të shumëfishuar. Penicilina, e mbajtur disa ditë në piramidën e kthyer mbrapshtë, e rrit efektin e vet deri në dhjetë herë më tepër
Equinox- 207
Re: Fuqia e mistershme e Piramidave
A mund te ndertoje nje piramide vete per perdorim personal...duke e mbajtur ne tavoline...ne se, do te doja te di permasat e zvogeluara dhe materialin per ta ndertuar...ose a mund te blej diku nje piramide..p.sh ne Salem...usa. kam pare ne dyqanet antike dhe te kinezeve...a ka te njejtin efekt???po
Elsavrana- 33
Re: Fuqia e mistershme e Piramidave
Nexus te falenderoj per dergesen.(sqarimin)..thank you!
Elsavrana- 33
Re: Fuqia e mistershme e Piramidave
A eshte e vertete????
magicAlscience- Cfare eshte magjia? Shih perreth dhe brenda vetes qe ta kuptosh!
2
Similar topics
» Skanimi i piramidave befason shkencëtarët
» Një nga teoritë e krijimit të piramidave egjiptiane
» Histori me entitete
» Zhdukjet e mistershme
» Vende te mistershme
» Një nga teoritë e krijimit të piramidave egjiptiane
» Histori me entitete
» Zhdukjet e mistershme
» Vende te mistershme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi