Skanimi i piramidave befason shkencëtarët
Faqja 1 e 1
Skanimi i piramidave befason shkencëtarët
Një ekip ndërkombëtar me arkitektë dhe shkencëtarë kanë pikasur “anomali termale” në piramidat e Gizës, raporton BBC.
Kamerat termale kanë pikasur temperatura më të larta në tre gurë pranë e pranë, në fund të Piramidës së Madhe. Zyrtarët thonë se shkaqet e mundshme përfshijnë ekzistencën e zonave boshe brenda piramidës, rrymat e brendshme të ajrit ose përdorimi i materialeve të ndryshme të ndërtimit. Ky zbulim vjen në një kohë që ekspertët po kërkojnë për dhoma të fshehta brenda piramidave.
Skuadra e arkitektëve dhe shkencëtarëve nga Egjipti, Franca, Kanadaja dhe Japonia po përdor termografi infra të kuqe për të vëzhguar piramidat gjatë lindjes së diellit, kur struktura ngrohet nga jashtë, si dhe në perëndim të diellit, kur ajo ftohet. Ministri egjiptian i Antikiteteve tha se ka disa hipoteza për këto anomali.
Ai u tregoi reporterëve tre gurët që kanë temperatura më të larta.
Por edhe në pjesën e sipërme të Piramidës së Madhe janë pikasur anomali termike. Struktura do jetë subjekt i hetimeve të mëtejshme gjatë Operacionit për Skanimin e Piramidave, që ka nisur më 25 tetor dhe do zgjasë deri në fund të vitit tjetër.
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi