EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Universi është një Hologram

4 posters

Shko poshtë

Universi është një Hologram Empty Universi është një Hologram

Mesazh  Jon 17.01.14 11:51

Universi është një Hologram

Universi është një Hologram Hologram

Universi është një hologram dhe gjithcka që ju shihni në të, përfshirë edhe këtë artikull që lexoni, është pjesë e një projeksioni të thjeshtë.

Në vitin 1997, fizikanti Juan Maldacena publikoi teorinë e tij, sipas të cilës ajo që ne shohim, që nga objektet që kemi pranë e deri tek trupat qiellorë miliona kilometra larg, janë një hologram 3D i një universi tjetër 2D.

Deri më tani, kjo teori nuk ishte testuar kurrë matematikisht. Por së fundmi, modelet studiuese të saj sugjerojnë se hipoteza kurajoze e Maldacena-s mund të jetë e vërtetë.

Sipas kësaj teorie, graviteti në univers ekziston falë valëve lëkundëse në hapësirë, që nga ana e tyre janë holograme të ndodhive dhe ngjarjeve që ndodhin në një tjetër kozmos të sheshtë. Modeli i profesorit Maldacena sugjeron se universi ekziston në 9 dimensione në hapësirë dhe një në kohë.

Kur ka kaluar më shumë se 1 dekadë e gjysmë nga hedhja e kësaj teorie, studiuesit japonezë u përpoqën ta zbatojnë atë në kushte laboratorike, duke siguruar të dhëna matematikore që sugjerojnë se parimi holografik i ndërtimit të universit tonë, mund të jetë i vërtetë.

Ky parim thotë se ekziston një sipërfaqe 2 dimensionale që nevojitet për të përshkruar një objekt 3 dimensional. Sipërfaqja 2 dimensionale, gjithnjë sipas kësaj teorie, është një tjetër univers, ndërsa ajo 3 dimensionale është universi ynë, gjithë ajo cka ne shohim.

Maldacena përforcon teorinë e tij duke pretenduar se të dhënat që përmbajnë përshkrimin e masës në hapësirë, si njeriu apo kometa, mund të ‘strehohen’ në zona të caktuara të universit të sheshtë.

Këto zona, thotë fizikanti, janë “Vrimat e zeza”. Në këto pjesë të universit, shkencëtari thotë se të gjitha objektet që bien në to, ‘ruhen’ si një kujtim të dhënash, jo si objekte fizike që vërtet ekzistojnë.

Me pak fjalë, i gjithë universi ynë mund të shihet si një “strukturë 2 dimensionale e projektuar në hapësirë”, ose më thjeshtë akoma, “universi në të cilin ne besojmë se jetojmë, është një projeksion 3D i një universi tjetër 2D”
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Universi është një Hologram Empty Re: Universi është një Hologram

Mesazh  gjilanasi 22.01.14 13:04

Hipoteza bashkon teoritë që nuk pajtoheshin deri tani.

Universi mund të jetë një hologram , ose më mirë të themi projektim i një bote me dhjetë madhësi, ku mund të shohim vetëm katër , tre në lidhje me hapsirën plus kohën .


Është hipoteza paraqitur nga dy studime teorike të botuar në arXiv , faqja e internetit që boton paraprakisht artikuj shkencorë. Studimet firmosen të dyja nga grupi i Yoshifumi Hyakutake i universitetit japonez të Ibarakit. Artikujt furnizojnë për herë të parë dëshmi në mbështetje të 

ashtuquajturës supozim Maldacena , i cili siguron mundësinë për të pajtuar teorinë e relativitetit dhe mekaniken kuantike, të cilat konsideroheshin të vërteta deri më tani , por të papajtueshme .

Nuk është një provë përfundimtare , por megjithatë është një hap përpara në drejtim të hipotezës magjepsëse e njohur si supozimi Maldacena – thotë Antonio Masiero , nënkryetar i Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore ( INFN ) .

Supozimi merr emrin nga fizikanti teoricien argjentinas Juan Maldacena Mart i cili e formuloi atë në vitin 1997 për të shpjeguar disa paradokse në lidhje me “vrimat e zeza”. E gjitha lindë nga fakti se ne kemi një problem të madh, pikërisht për të pajtuar në të gjitha nivelet e teorisë së relativitetit me mekanikën kuantike , ” ka vëzhgu Masiero .



Një nga nyjet ka të bëj me mundësinë për të përshkruar forcën e gravitetit në shkallë shumë të vogla, dhe për ta bërë këtë mekanika kuantike duhet të hipotetizoj një univers me dhjetë madhësi .

” Ideja – thotë eksperti – është se ekziston një korrespondencë midis realitetit që ne njohim me tre madhësi  plus madhësinë kohore , dhe ajo ë bërë nga një numër të ndryshëm të madhësive. ”

Kjo ” bashkëjetesë ” sipas hipotezës së grupit japonez , mund të imagjinohet si një hologram në të cilën realiteti ynë është thjesht një projeksion i shumë madhësive të tjera që ne nuk mund të vëzhgojmë.

Si pikë nisje e grupit Hyakutake janë disa prona të vrimave të zeza bazuar në teorinë e fijes/varg , sipas të cilit materia, energjia , dhe në disa raste hapësira dhe koha janë manifestim i subjekteve themelore fizike të quajtur fije – vargje . Bazuar në këtë hipotezë , studiuesit tregojnë se graviteti mund të përshkruhet si një projektim i madhësive “të padukshme”.

Ansa.It
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Universi është një Hologram Empty Re: Universi është një Hologram

Mesazh  Berti69 24.01.14 13:38


Unë besoj se e "GJITHA", i gjithe universi, gjendet ne nivelin atomik, e gjitha e vendosur ne Mandelbrot, fraktal.   

Ouroboros pafundesisht i madh dhe pafundesisht i  vogel.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Universi është një Hologram Empty Re: Universi është një Hologram

Mesazh  Equinox 01.05.15 0:41

Universi ynë, një hologram 2D

Universi është një Hologram Unviers

Një grup shkencëtarësh austriakë pretendojnë se kanë bërë mirë ‘detyrat’ matematikore dhe mbërrijnë në përfundimin se me gjasë universi ynë është më shumë një hologram dydimensional se një hapësirë tredimensionale.

Shkencëtarët e Universitetit të Teknologjisë në Vjenë kanë tri vite që vëzhgojnë lidhjen mes teorisë së gravitetit dhe teorisë kuantike dhe tani besojnë që kanë të dhënat e nevojshme për të hedhur në qarkullim hipotezën e tyre..

“Përllogaritjet tona konfirmojnë se parimet holografike mund të zbatohen edhe në hapësira të sheshta dhe ka prova për zbatimin e këtyre parimeve më së miri në universin tonë”, thotë Max Riegler, udhëheqës i studimit.

Se çfarë do të thotë kjo tezë e studiuesve austriakë për jetën në Tokë, është paksa e vështirë të shpjegohet, por e thënë me terma më të thjeshtë; gjithçka që shohim, prekim dhe njohim mund të jetë pasqyrim i një universi paralel.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Universi është një Hologram Empty Re: Universi është një Hologram

Mesazh  gjilanasi 10.04.16 13:01

Universi është një Hologram Auto_pue1460226502

A është universi një simulim i sofistikuar?


Neil de Grasse Tyson dhe shkencëtarë të tjerë e diskutojnë këtë mundësi

Edhe pse ne e perceptojmë universin si diçka të madh dhe real, gjatë viteve të fundit, një numër gjithnjë e më i madh i shkencëtarëve e kanë konsideruar mundësinë që, çdo gjë që ne e perceptojmë si realitet, në fakt mund të dalë të jetë një simulim i sofistikuar.


Mendimi i disa shkencëtarëve


Një grup shkencëtarësh të dalluar, duke përfshirë edhe emrat, si: Neil deGrasse Tyson, Lisa Randall, nga Universiteti i Harvardit; Max Tegmark, kosmolog nga Instituti i Masaçusetsit për teknologji (MIT); David Chalmers, profesor i filozofisë në Universitetin e Nju Jorkut; Zohreh Davoudi, një fizikan teoricien nga MIT dhe James Gates, fizikan teoricien nga Universiteti i Merilendit, ishin mbledhur në Muzeun e Historisë natyrore në Nju-Jork, për ta diskutuar mundësinë që universi, në fakt, një simulim i sofistikuar. Duket se kërkuesit shkencorë janë duke u bërë tepër mendjehapur gjatë viteve të fundit.

Mundësia që universi të jetë simulim, nuk është e re, meqë shumë shkencëtarë e kanë diskutuar këtë mundësi në të kaluarën. Bile, disa kanë shprehur mendimin se universi mund të jetë një hologram, derisa të tjerët sugjerojnë se, çdo gjë që ne e konsiderojmë si univers, në të vërtetë mund të jetë pjesë e një “kodi” tepër të avancuar.

Sipas teorisë holografike, graviteti në univers vjen nga telat e hollë, që vibrojnë. Kërkuesit thonë se këta tela janë holograme apo ngjarje që ndodhin në një kozmos shumë më të thjeshtë dhe më të rrafshët.

Max Tegmark beson se deri në 17% të universit tonë mund të jetë simulim i sofistikuar.

Filozofi Chalmers thoshte: “Ne nuk mund të kemi dëshmi se nuk gjendemi në një simulim, meqë çdo dëshmi do të simulohej”.

Ngjarja, e cila ishte pjesë e serisë së Debateve memoriale “Isaac Asimov”, mbahet çdo vit në shenjë të jetës së njërit prej shpikësve dhe kërkuesve më të dalluar shkencorë.


Çka thotë Max Tegmark


“Nëse shikoni sesi lëvizin këto kuarke, atëherë shihni se rregullat janë në tërësi matematikore”, thotë Max Tegmark, kozmolog në Institutin e Masaçusetsit për teknologji.

“Kjo më bën që të mendoj sikur unë të isha karakter i një loje kompjuterike, e cila fillonte duke bërë pyetjet e njëjta, të mëdha rreth botës sime të lojës, unë po ashtu, do ta zbuloja herët a vonë se rregullat duken tepër rigide dhe matematikore“.

Në të kaluarën, kërkuesit shkencorë po ashtu thoshin se universi, në fakt, mund të jetë simulim i përkryer kompjuterik.

Robert Lawrence Kuhn, autor dhe moderator i programit “Closer to Truth” (Më afër të së vërtetës), tash vonë eksploroi teorinë e tij në një episod, ku intervistoi disa shkencëtarë, duke përfshirë edhe Nick Bostromin, filozof nga Universiteti i Oksfordit, i cili thotë se skenari i prezantuar në filmin e filozofit që punon në Universitetin e Oksfordit, i cili thotë se skenari i prezantuar në filmin “Matrix” mund të jetë i vërtetë, “po në vend të truve të lidhur me një stimulator të madh, trutë tanë po ashtu do të ishin pjesë e simulimit multivers”

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Universi është një Hologram Empty Re: Universi është një Hologram

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi