EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pamja e jashtme e shenjave të Horoskopit

Shko poshtë

Pamja e jashtme e shenjave të Horoskopit  Empty Pamja e jashtme e shenjave të Horoskopit

Mesazh  Luli 25.12.13 15:44

Pamja e jashtme në bazë të shenjës së horoskopit

Pamja e jashtme e shenjave të Horoskopit  46xx4669


Dashi

Pjesëtarët e kësaj shenje u takojnë shenjave pranverore, të cilat karakterizohen me vija të bukura të fytyrës. Kanë eshtra të ngushta të fytyrës, faqet e kuqe, trup proporcional me peshë mesatare apo nën mesataren. Kanë flokë të errët.



Demi

Sikur edhe te Dashi, po ashtu edhe personat e kësaj shenje kanë fytyra të bukura. Karakterizohen nga sytë e mëdhenj, të cilët duken të pafajshëm. Buzët zakonisht janë të plota, dhëmbët më të vegjël dhe flokët e dendur. Qafën e kanë të gjerë, e trupin të përshtatshëm me barkun, si pjesë kritike të trupit.



Binjakët

Edhe kjo shenjë pranverore karakterizohet me vijat e këndshme të fytyrës, por njihen edhe për buzëqeshjen atraktive. Kanë lartësi mesatare, apo mbi mesataren, mjekër të theksuar dhe mollëza të vendosura lart. Kanë pamje rinore dhe gishtërinj të gjatë.



Gaforrja

Pjesëtarët e kësaj shenje verore kanë ten dhe flokë të mrekullueshëm. Vijat e fytyrës i kanë të buta. Janë më shpesh të hollë, sesa me mbipeshë, me trup më të gjatë, e këmbë më të shkurtra. Kanë fytyrë rrumbullake dhe sy të vegjël.


Luani

Ngjashëm me Gaforren, pjesëtarët e kësaj shenje kanë ten dhe flokë të bukur. Flokët më së shpeshti i kanë të dendur dhe të errëta, sytë e kafenjtë apo të gjelbër dhe të mëdhenj, derisa shprehja e fytyrës është me krenari. Kanë gjatësi mbi mesataren.



Virgjëresha

Teni dhe flokët e bukur vlejnë edhe për këtë shenjë, por fytyra e tyre zakonisht është e rrumbullakët. Buzët i kanë të theksuara dhe sytë e madhësisë së mesme të theksuar. Kanë fytyrë simetrike, kurse në trup janë të prirë që të trashen.



Peshorja

Kjo shenjë vjeshtore shpesh ka lëvizje elegante të trupit dhe gjeste po aq elegante. Kanë më shpesh vrimën në faqe dhe fytyrë ovale. Buzët i kanë mirë të theksuara, kurse kokën dhe fytyrën më të vogla se mesatarja. Hundën e kanë të hollë, kurse flokët mesatarisht të dendur, apo të rrallë.



Akrepi

Edhe pjesëtarët e kësaj shenje kanë lëvizje elegante, e njihen për nga vijat e theksuara të fytyrës dhe nofullat e forta. Sytë i kanë të mëdhenj e shpesh hipnotizues. Lëkurën e kanë paksa të yndyrshme, kurse trupin elegant, por pa muskuj të theksuar.



Shigjetari

Pjesëtarët e kësaj shenje po ashtu kanë lëvizje seksi. Shprehjen e fytyrës e kanë të pafajshme, kurse kokën paksa më të madhe se mesatarja. Kanë figurë më të imtë, me këmbë të forta. Flokët nuk i kanë të dendur.



Bricjapi

Kjo shenjë vjeshtore dallohet për figurën shumë “të nxehtë”. Fytyrën e kanë të theksuar, me sy të mëdhenj, shpesh të hirtë, të gjelbër, apo të kaltër. Sytë i kanë të mëdhenj dhe ëndërrues. Dallohen edhe duart e bukura, si dhe mollëzat e larta të faqeve.



Ujori

Ujori dallohet për nga trupi i bukur plot muskuj, sidomos në rini. Vijat e fytyrës i ka të buta, sytë afër njëri-tjetrit dhe të butë. Kanë buzë që janë të plota në mes, kurse hundën dinë ta kenë mbi mesataren.



Peshqit

Edhe peshqit kanë trup atraktiv. Fytyra u duket delikate dhe me disa vija femërore edhe te meshkujt. Gjymtyrët zakonisht i kanë të shkurtra e në moshë të shtyrë janë të prirë që të shtojnë në peshë. Flokët i kanë të dendur, kurse pjesën e epërme të trupit më të ngushtë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi