EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dieta dhe sporte sipas shenjave te horoskopit

Shko poshtë

Dieta dhe sporte sipas shenjave te horoskopit Empty Dieta dhe sporte sipas shenjave te horoskopit

Mesazh  Luli 15.06.13 12:20

Dieta dhe sporte sipas shenjave te horoskopit

Dieta dhe sporte sipas shenjave te horoskopit Foto_578875

Keni provuar shumë dieta padyshim, por jo këtë të radhës që po ju paraqesim ne! Tashmë është e mundur që ju të dobësoheni edhe në bazë të këshillave të shenjave te horoskopit. Ja çfarë thonë ato përkatësisht… ë dobësoheni në bazë të shenjës suaj të horoskopit


Mund të ndodhë, për motive nga më të ndryshmet, që dëshira për të humbur peshë të bëhet një makth i vërtetë. Për të respektuar dietën që ka këshilluar dietologu, Peshorja “nuk do që të jetë e sjellshme”, ndërsa Shigjetari nuk i humbet me shpejtësinë e shpresuar. Përpara pasqyrës shihni gjithmonë ato, të pranishmet, gjëndrat e yndyrës dhe nuk dini më se çfarë të bëni! Analizat klinike ju kanë thënë se këto nuk përbëjnë problem, por për të rënë në peshë as nuk bëhet fjalë. Çfarë duhet të bëni? Ju ka rastisur t’ju thotë ndokush se edhe yjet mund të kenë një ndikim te kilet tuaja?! Atëherë të provojmë t’i dëgjojmë, ku i dihet, mbase mund të na ndihmojnë vërtetë.

Dashi

Yjet ju këshillojnë një dietë të varfër me karbohidrate dhe të pasur me proteina, duke qenë se të lindurit në këtë shenjë kanë shumë nevojë për energji. Dedikojuni pak kohë sportit individual, si aerobisë ose vrapit.

Demi

Mbështetuni shumë tek ushqimet integrale, si orizi e buka, dhe kënaqeni veten me fruta të thata. Jeni kokëfortë, nuk ju ndalon asgjë. Provoni të vraponi duke i vënë vetes objektiva të arritshme, si për shembull të bëni 5 km për gjysmë ore. Do të humbni kilet e tepërta.

Binjakët

Shmangni ushqimet snack apo të ngjashme me to. Hani shpesh dhe në doza të vogla, por gjithmonë në mënyrë të shëndetshme. Bëni shumë aktivitete, jeni të lirë të zgjidhni. Merrni gjithmonë parasysh se është thelbësore që të mos mërziteni.

Gaforrja


Për ju ekziston një dietë “Amen”, e shpikur nga psikiatria Daniel Amen, që i ndan qeniet njerëzore në 5 lloje inteligjente dhe shpjegon sesi secila nga këto pesë lloje është në gjendje të humbasë peshë në mënyrë të ndryshme. Provojeni! Ju jeni tipa mjaftueshëm “agresivë”, bëni sport, ai do t’ju stimulojë.

Luani

Për ju këshillohet dieta “Dukan”, ose e thënë ndryshe shumë minivakte të pasura me proteina dhe me pak karbohidrate. Jeni tipa me aftësi shumë të madhe përqendrimi. Do t’ia dilni. Ah, dhe mos harroni, “hidhuni” te zumba, do të argëtoheni dhe do të humbisni mjaft kalori.

Virgjëresha

Jeni persona pinjollë, atëherë për ju, dieta më e mirë është “Weight Watchers”, me pjata të pasura me fibra, si me salmon dhe fruta të freskëta. Aplikoni lëvizjet fizike përmes pilates dhe yoga-s, që për ju janë perfekte.

Dieta dhe sporte sipas shenjave te horoskopit Foto22_10392

Peshorja


Yjet ju rekomandojnë fare pak karbohidrate dhe shumë ushqime të pasura me kalcium. Lërini mënjanë sportet me ndikim, ju shërben për qetësi dhe përqendrim. Yoga është ajo që ju ndihmon në rastin tuaj.

Akrepi


Një dietë ekstreme! Ju mund ta bëni atë. Asnjë karbohidrat, qumësht dhe fruta. Mos u dekurajoni, çojini energjitë tuaja tek artet marciale dhe te kick boxing (lloj boksi). Shkarkojini të gjitha tensionet, trajtojeni trupin dhe mendjen tuaj për qëllimin e madh.

Shigjetari


Lindja do të jetë frymëzimi juaj. Në dietën tuaj të të ngrënit përfshini shumë peshk, oriz, perime, si dhe arra. Ato do t’ju furnizojnë me energjinë e nevojshme. Si shenjë, keni nevojë të qëndroni jashtë, në ajër. Filloni të aplikoni disiplina të tilla si çiklizmin, vrapin ose edhe ekskursionet. Natyra do t’ju ndihmojë.

Bricjapi


Duhet rigorozitet edhe në dietë. Dini ta gjeni, sepse jeni persona shumë të disiplinuar. Por kujdes, mos e ekzagjeroni me rigorozitetin. Sporti ideal? Vraponi, por këtë bëjeni vetëm. Do të jeni më mirë vetëm me veten tuaj.
Dieta dhe sporte sipas shenjave te horoskopit Foto2_647990

Ujori


Ju duhen vitamina, mbi të gjitha ato B dhe shumë fibra: perime, peshk dhe vezë. Gjithashtu keni nevojë që të rigjeni një lloj lehtësimi. A ka më të mirë, në këtë rast, sesa “hoola hop” apo loja me rreth?

Peshqit

Limitoni yndyrat, ndiqni një dietë me frymëzim nga Lindja, me shumë hudhër dhe xhenxhefil. Keni nevojë të lëvizni shumë dhe ju pëlqen të qëndroni në mes të pistës së kërcimit. Por mbështetuni edhe te noti, një nga sportet absolutisht më të kompletuar. Ndërkaq tendosuni, shtrijuni më shumë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi