EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i Vrimave të Krimbit

Shko poshtë

Misteri i Vrimave të Krimbit Empty Misteri i Vrimave të Krimbit

Mesazh  Berti69 28.11.13 23:41

Misteri i Vrimave të Krimbit

Misteri i Vrimave të Krimbit Vrimat_thumb_medium400_250

Në fizikë një Vrimë e Krimbit, e njohur edhe si Ura e Ajnshtajnit (ose Ura Podolsky e Ajnshtajnit), është një karakteristikë hipotetike topologjike e kohës në hapësirë dhe konsiderohet si një rrugë e shkurtër mes kohës dhe hapësirës.

Një Vrimë e Krimbit ka të paktën dy gojë, të cilat lidhen me një fyt të vetëm. Materiali mund të udhëtojë nga një gojë në tjetrën duke kaluar përmes fytit. Emërtimi Vrimë e Krimbit vjen nga analogjia përkatëse e përdorur për të shpjeguar fenomenin: imagjinoni sikur universi të ishte lëkura e një molle dhe një krimb po udhëton drejt sipërfaqes së saj. Distanca nga njëra anë e mollës në tjetrën është e njëjtë me gjysmën e perimetrit të saj nëse krimbi qëndron në sipërfaqe, por nëse ai vendos të përdorë një vrimë krimbi, e cila të çon në mënyrë direkte në brendësinë e mollës, atëherë distanca që do t’i duhej të përshkonte është shumë më e vogël.

Vrimat e Krimbit intrauniversale, lidhin një vendndodhje të universit me një vendndodhje tjetër të të njëjtit univers. Një Vrimë Krimbi duhet të jetë e aftë të lidhë distanca shumë të mëdha në univers, duke krijuar një lakim të kohës në hapësirë, duke lejuar udhëtimin midis tyre në një kohë shumë më të shkurtër seç do t’i duhej dritës të kryente një udhëtim në hapësirë normale.

Vrimat e Krimbit intrauniversale lidhin një univers me një tjetër. Kjo lejon ngritjen e shumë spekulimeve se një Vrimë Krimbi mund të përdorej për të udhëtuar nga një univers në një tjetër paralel. Këto vrima, që zakonisht lidhin universet e mbyllura me njëri-tjetrin, njihen edhe si Vrimat e Krimbit Schwarzschild.

Një përdorim tjetër i një Vrime Krimbi do të ishte udhëtimi në kohë. Në këtë rast do të ishte një rrugë e shkurtër midis një pike në hapësirë, në kohë dhe një tjetre. Në teorinë e fillit, një “Vrimë Krimbi” është përfytyruar sikur lidh dy D-membrana, pra gojët janë të ngjitura me dy membrana, të cilat më pas lidhen me njëra-tjetrën me anë të një tubi rrjedhës.

Ka dy lloje kryesore Vrimash Krimbi: Lorentzian dhe Euclidean. Vrimat e Krimbit Lorentzian studiohen kryesisht nga graviteti klasik, ndërsa Vrimat e Krimbit Euclidean studiohen në fizikën e grimcës elementare. Vrimat e Krimbit të përshkueshme janë një lloj i veçantë të Vrimave Lorentzian, të cilat mund të jenë të afta të lejojnë një person të udhëtojë nga njëri cep i tyre në tjetrin.

Serguei V. Krasnikov hodhi termin e rrugës së shkurtër midis kohës dhe hapësirës si një term më të përgjithshëm për Vrimat e Krimbit (të përshkueshme) dhe të sistemit të propulsionit si udhëtimi Alcubierre dhe tubi Krasnikov për të përcaktuar udhëtimin hiper të shpejtë ndëryjor.

Është gjithashtu e panjohur nëse Vrimat e Krimbit (Lorentzian) janë apo jo të mundshme në planin e relativitetit të përgjithshëm. Zgjidhjet më të njohura të relativitetit të përgjithshëm që lejojnë Vrimat e Krimbit, kërkojnë ekzistencën e materies ekzotike, një substancë teorike, e cila ka dendësi me energji negative.

Megjithatë, nuk është provuar ende matematikisht nëse kjo është një domosdoshmëri absolute për Vrimat e Krimbit dhe gjithashtu nuk është përcakuar ende nëse materia ekzotike nuk mund të ekzistojë. Kohët e fundit, Amos Ori, përfytyroi një Vrimë Krimbi, e cila mund të lejonte udhëtimin në kohë dhe nuk kërkonte materien ekzotike dhe plotësonte kështu kushtet energjetike të dobëta, dominante dhe të fuqishme. Përderisa nuk ka asnjë teori të vërtetuar të gravitetit kuantum, është e pamundur të thuash me siguri nëse Vrimat e Krimit janë të mundura apo jo në planin teorik të fizikës.

Vrimat e Krimbit të përshkueshme Lorentzian mund të lejojnë udhëtimin nga një anë në tjetrën të të njëjtit univers ose udhëtimin nga njëri univers në tjetrin me një shpejtësi shumë të madhe. Për faktin se Vrimat e Krimbit nuk lidhin vetëm vendndodhje hapësinore, mund të lejojnë edhe udhëtimin në kohë.

Shpesh ndodhin ngatërresa rreth idesë se Vrimat e Krimbit lejojnë udhëtimin superluminal (më të shpejtë se drita) në hapësirë. Faktikisht, në këtë çështje nuk përfshihet asnjë udhëtim superluminal. Le të mendojmë për një çast se Vrimat e Krimbit lidhin dy vendndodhje shumë të humbura. Në udhëtimin përmes një Vrime Krimbi mund të përdoret shpejtësi subluminale (më e ngadaltë se drita). Koha në të cilën do të përshkohej distanca do të dukej shumë e shkurtër seç do t’i duhej dritës për të bërë një udhëtim të tillë në hapësirë normale dhe kjo sepse distanca është më e shkurtër dhe jo shpejtësia më e lartë.

Një Vrimë Krimbi mund të lejojë potencialisht udhëtimin në kohë. Kjo do të mund të arrihej duke përshpejtuar njërën anë të Vrimës së Krimbit në mënyrë relative me tjetrën dhe më pas duke e rikthyer në gjendjen e mëparshme; ngadalësimi i kohës relative do të mundësonte që të kalonte më pak kohë për anën e përshpejtuar të Vrimës së Krimbit në krahasim me atë në gjendje të qëndrueshme, që do të thotë se çdo gjë që do të hynte nga ana e qëndrueshme e Vrimës së Krimbit, do të dilte nga ana e përshpejtuar e saj në një pikë më të largët të kohës në krahasim me hyrjen.

Rruga përmes kësaj Vrime të Krimbit quhet kthesë kohore e mbyllur dhe vrima që ka këtë cilësi shpeshherë emërtohet si Vrimë Kohore. Thuhet se nuk do të ishte kurrë e mundur ta konvertosh një Vrimë Krimbi në një makinë kohe në këtë mënyrë, megjithatë, disa metoda matematike përcaktojnë se një lak prapaveprues me grimca virtuale mund të qarkullojë nëpër Vrimën e Krimbit me rritje shumë të madhe intensiteti, duke e shkatërruar atë para se çfarëdolloj informacioni të përçohej nëpërmjet saj.

Sugjerimi se radiacioni do të shpërhapej dhe zhdukej pas udhëtimit përmes Vrimës së Krimbit, duke parandaluar përqendrim infinit, ka shkaktuar shumë dilema dhe pikëpyetje. Ekziston gjithashtu edhe unaza romake, e cila është një konfigurim shumë i qëndrueshëm për më shumë se një Vrimë Krimbi.

Kjo unazë përcakton një lak kohor të mbyllur me Vrima Krimbi të qëndrueshme. Debati mbi këtë çështje është përshkruar nga Kip S. Thorne në librin “Black Holes and Time Warps”, që specifikon domosdoshmërinë e gravitetit kuantum për t’u gjetur një zgjidhje. Shumë fizikantë, përfshirë edhe Stephen Hawking, besojnë se Vrimat e Krimbit do të krijonin teorikisht disa probleme, përfshirë edhe udhëtimin në kohë, që ligjet themelore të fizikës do ta kundërshtonin dhe ndalonin. Megjithatë, kjo dhe shumë çështje të tjera vazhdojnë të mbeten spekulime dhe nocioni se natyra do të censuronte këto objekte të papërshtatshme ka dështuar me kohë në rastin e principit të censurimit kozmik.

Vrimat e Krimbit, të njohura si Vrimat Schwarzschild, janë ura teorike midis zonave në hapësirë, të cilat mendohen të gjenden në qendër të një vrime të zezë ose të një vrime të bardhë, që lidhin dy universe. Ato ekzistojnë në zgjidhjet e ekuacioneve të Ajnshtajnit dhe mendohet se janë tejmase të paqëndrueshme dhe se mund të shkatërroheshin në të qindën e sekondit, që në momentin e krijimit. Ekzistojnë disa spekulime se kazarët janë pikërisht vrima të bardha dhe jo vrima të zeza supermasive.

Është e mundur për një udhëtar që të kalojë përtej këtyre Vrimave të Krimbit, sepse ato kanë vetëm një horizont që shkon në një drejtim të vetëm. Nëse udhëtari është i krijuar nga një materie joekzotike, në momentin që arrin në qendër të Vrimës Schwarzschild, nuk mund të kalojë në anën tjetër dhe nuk mund të kthehet mbrapsht, përderisa ana nga e cila u fut është një vrimë e zezë, gjë që do të thotë se në momentin që futet në Vrimën Schwarzschild asgjë nuk mund të dalë përsëri jashtë rrezes së saj. Vrimat e Krimbit janë gjithashtu një karakteristikë e librave shkencorë. Ato janë elementi kryesor i novelës së Carl Sagan, “Contact”, për të cilën Sagan u këshillua rreth përdorimit të “Vrimave të Krimbit” në novelën e tij me Kip Thorne.

Vrimat e Krimbit janë gjithashtu mjeti kryesor i udhëtimit në kohë në filmin “Stargate” dhe të telefilmave “Stargate SG-1” dhe “Stargate Atlantis”. Projekti kryesor i programimit të objektit është një rrjet transportimi i përbërë nga objekte në formë rrethore të njohura si “Stargate”, të cilat gjenerojnë “Vrima Krimbi” që lejojnë transmetimin në një drejtim midis portave kur formohen koordinatat e sakta hapësinore.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi