EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frike nga djalli? - Pergjigjet Shen Tereza e Jezusit

Shko poshtë

Frike nga djalli? - Pergjigjet Shen Tereza e Jezusit Empty Frike nga djalli? - Pergjigjet Shen Tereza e Jezusit

Mesazh  Clownfobia 24.11.13 22:48

Kunder frikesimeve te panevojshme te djallit,po sjell nje faqe te Shen Terezes se Aviles, te marre nga jeta e saj (kap. 25, 19-22).Ky eshte nje shkrim inkurajues , pervec rasteve kur jemi vete ne ata qe ia hapim deren djallit...

<>
Dhe u duk vertet se ma kishin friken,sepse mbeta krejtesisht e qete.Qe nga ajo here e me pas, nuk me kaplonin me tmerret.Nuk pata me as frike nga djajte , aq sa kur ata paraqiteshin , sic do te tregoj me pas,jo vetem qe nuk kisha me frike, por me dukej se ata ma kishin friken mua .Zoteruesi sovran mbi cdo gje me dhuroi nje pushtet aq te madh mbi ta saqe sot nuk ua kam friken me shume se mizave.Ata jane aq burracake,saqe kur e shohin veten te nencmuar,e humbasin kurajen.Nuk ngrihen kunder askujt , me perjashtim te atyre qe i shohin se dorezohen lehtesisht, ose kur Zoteria i lejon qe luftrat dhe perndjekjet e tyre tu japin ndonje te mire me te madhe shpirterore sherbetoreve te vet.

I pelqefte Madherise se Tij qe te druajme vetem ate cfare eshte per tu druajtur , duke u bindur qe mund te pesojme dem me te madh nga vetem nje mekat i rende sesa nga krejt ferri;gje qe eshte shume e vertete.

A dini se kur na friksojne djajte?

Kur i kerkojme me krejt fuqine tone nderimet, qejfet dhe pasurine e kesaj bote.Atehere duke dashur dhe duke kerkuar keto gjera qe duhet ti urrejme , u leshojme atyre ne dore armet me te cilat do te duhet te mbroheshim dhe u mundesojme qe te na luftojne me paragjykimin tone te pafund.

Eshte me te vertete per te ardhur keq.Por mjafton vetem nje perqafim i kryqit me gjithe zemer ,duke perbuzur cdo gje per dashuri te Hyjit, qe djalli te ike nga kto veprime sa  me shpejt se qe ikim ne nga murtaja.Dashamir i genjeshtres , e per me tepervete genjeshtra,djalli nuk pajtohet kurre me njeriun qe ecen ne rrugen e te vertetes.

Mirepo, kur e sheh se arsyeja turbullohet, ai ben me te miren e vet qe ta erresoje plotesisht ate.Dhe kur e sheh se dikush eshte aq i verber saqe te vendose kenaqesine e vet ne gjera te kota(aq te kota saqe keto gjera te botes behen si lojra femijesh),bindet se ka te beje me nje femije , e trajton si te tille dhe kenaqet duke e zoteruar nje here e me shume.

Hyjit i pelqefte qe une te mos jem nje prej tyre, por qe , dhe e ruajtur nga hiri, te konsideroj pushim cfare eshte pushim,nder cfare eshte nder, kenaqesi cfare eshte kenaqesi, e jo te kunderten.Ateherenuk mendoj me per djajte,pasi ata do te ma kene friken.

Nuk e kuptoj friken e njeriut qe bertet<>, dhe perderisa mund te therrase edhe <> dhe ta mbushe ferrin me tmerr.A thua se nuk e dime se djajte nuk munden as te levizin pa lejen e Hyjit?

Cfare jane pra keto frikesime te kota?Personalisht, kam me shume frike nga ata qe i frikesohen djallit , sesa nga vete djalli;sepse ky nuk mund te me beje asgje , ndersa ata, ne menyre te vecante nese jane meshtaret qe rrefejne, e zhysin shpirtin ne ankth.Per shkak te tyre i kam zbuluar disa vite ne mundime aq te renda, saqe edhe sot e kesaj dite mrekullohem sesi ia dola ti duroj.Qofte bekuar Zoti qe me dha ndihmen e vet te cmueshme>>!
Clownfobia
Clownfobia

The devil was once an angel!

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi