EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vërteta e rrezikshme për Orgone

Shko poshtë

E vërteta e rrezikshme për Orgone Empty E vërteta e rrezikshme për Orgone

Mesazh  gjilanasi 10.09.14 10:17

E vërteta e rrezikshme për Orgone Orgone

Nuk është një gjë e pazakonshme për shkencëtarët ekstrem të persekutohen nga autoritetet, sidomos nëse ata ndodh të punojnë për forma të panjohur të energjisë. Por, persekutime zakonisht bëhet në një mënyrë delikate, kështu që vetëm viktima është e informuar për këtë.

Sigurisht ky nuk është rasti i vetëm me Wilhelm Reich, burri i cili paraqiti para botës energjinë orgone. Ai ishte persekutuar në mënyrë brutale, sistematike dhe atë në mënyrë publike. Librat e tij ishin djegur, aparati i tij ishte shkatërruar, idetë e tij ishin sharë dhe ai ishte burgosur. Çka nëse e vërteta që kishte Reich ka ngecur në zbulim, si justifikim për një trajtim më të madh të saj.

Wilhelm Reich e filloi karrierën e tij si psiko-analist në traditën e Frojdit, por Reich shkoi edhe më larg se Freud duke ndërlidhur psikologjinë me seksin. Ai besonte që orgazma ishte çelësi kryesor i shëndetit fizik dhe mental, dhe gjendjet e tjera si skizofrenia - kishte origjinën nga paaftësia për të arritur orgazëm. Sipas Reich, efekti i një orgazme është për të gjeneruar sasi të mëdha të një forme speciale që quhet orgone. Edhe pse ideja ishte e re për shkencën perëndimore kur ai e propozojë atë më 1930, orgone ka gjurmë nga rrënjët e energjisë Kundalini të Indisë antike apo të mjekësisë tradicionale kineze Qi.

Reich erdhi të besimi se orgone mund të mblidhet dhe ruhet në mënyrën e njëjtë sikurse energjia elektrike që mund të ruhet në një bateri. Ai shpiku një mjet për këtë qëllim të cilin e quajti akumulatori orgone – një kuti e drurit e kufizuar me folje metalike e cila mblidhte orgone për të gjithë ata që uleshin brenda saj. Me besimin që ai ka zbuluar një formë të panjohur të energjisë, Reich arrin t’ja mbush mendjen edhe Ajnshtajnit – fizikanit me të njohur të atyre ditëve – që zgjoi interesin e tij akumulatori orgone. Ajnshtajni bëri disa teste të ndryshme të tij, por pas dy jave konkludoi se nuk kishte bazë fizike për teorinë orgone të Reich.

E vërteta e rrezikshme për Orgone Orgone-1

Derisa orgone u hodh poshtë nga qarqet shkencore, ajo u bë një mode për subkulturën avangarde të Amerikës. Një figurë radikale letrare e ditës për, Norman Mailer, J.D. Salinger, Allen Ginsberg, Jack Kerouac, William S. Burroughs – të cilët u bënë njerëzit më të interesuar për akumulatorin e orgone. Për konservativët, në anën tjetër, orgone erdhi për të prezantuar “anarkinë dhe kultin e ri për seksin”, një titull që revista “Harper’s” e kishte vënë në prill të vitit 1947.

Shpejt, Reich u bë Armiku numër një i popullit. Më 1954, autoritetet federale lansuan një deklaratë që ndalonin të gjithë akumulatorët orgonë madje nuk duhet të përdoreshin as si fjalë në letërsi. Reich u dënua me 10 000 dollarë – shumë para në atë kohë – dhe u dënua me dy vite burg. Gjyqi urdhëroi që të gjithë akumulatorët orgone të shkatërrohet dhe të gjitha kopjet e librave të Reich të digjen. Kjo rezultojë me një shkatërrim të tërë që përshkruhet edhe në Encyclopaedia Britannica si një “prej censurës më të madhe dhe më të zhurmshme në historinë e SHBA-ve”.

Shumë fjalë të rënda u shkruan për Wilhelm Reich, shumë nga ato u fokusuan se a ishte orgone “i vërtetë” apo jo – me fjalë të tjera, a kishim të bënim me shkencë apo pseudoshkencë. Këtu deformohet e vërteta. Në fusha sikurse është psikiatria dhe mjekësia alternative, gjëja më e rëndësishme nuk është se a është teoria e “vërtetë” apo “false” por a mundet pacienti të përfitojë nga ajo. Orgone nuk është as më shumë dhe as me pak shkencore sa psikanaliza e Freudit, dhe asnjë pseudoshkencëtarë nuk mund të llogarit në terapi plotësuese që janë praktikuar edhe pa vuajtjet dhe persekutimin e Reich. Ka mundur të këtë diçka në akumulatorin orgone, sepse njerëzit sikurse janë Norman Mailer dhe Allen Ginsberg nuk ishin budallenj.

Në çdo rast, autoritetet nuk do të shkonin në gjëra të këtilla ekstreme për ta shtypur atë si një gjë që “nuk funksionon”. Do të ishte një humbje e burimit të tyre. Nëse ata kanë pasur synim akumulatorët orgone sepse kanë besuar se nuk janë funksional, pse nuk i kanë injoruar ata dhe të lënë publikun dhe njerëz të zgjedhin mënyrën e tyre për t’u shëruar?

Andaj kjo gjë mbetet një sekret – çfarë bëri Wilhelm Reich aq të jashtëligjshme që të trajtohet me këtë dënim kaq të rëndë? Disa njerëz automatikisht do të llogarisin që ai kishte gjetur çelësin e reales, fizikës, burimin e energjisë që Qeveria deshi ta mbante sekret. Kjo gjithmonë është një teori, natyrisht.

Pastaj, e përsërisim, mund të ishte një mes i shekullit të 20 ku Amerika u tmerrua nga reagimi i një “kulti të ri të seksi dhe anarkisë”. Cinikët mund të besojnë këtë më vonë – por të tjerët mund të mos pajtohen.

E vërteta e rrezikshme për Orgone Orgone-2


/gazetaexpress/
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi