EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gënjeshtra historike

Shko poshtë

Gënjeshtra historike Empty Gënjeshtra historike

Mesazh  gjilanasi 16.01.15 20:07

Gënjeshtra historike Batail10

Piramidat u ndërtuan nga skllevërit

Është një prej klisheve më të qëndrueshme mbi Egjiptin e lashtë: turma skllevërish që nën goditjet e kamxhikëve shtyjnë blloqet e rëndë të piramidave. Por, në fakt, varret e faraonëve janë ndërtuar prej punëtorëve me pagesë. Konfirmimi vjen prej gërmimeve arkeologjikë në banesat e Gizës, që kanë sjellë në dritë varret e punëtorëve që 4500 vite më parë merrnin pjesë në ndërtimin e piramidave të Keopsit dhe Shefrenit: ishin egjiptianë dhe jo skllevër (që në Egjipt ishin vetëm të burgosur të huaj lufte).
Projektet e mëdha, me interes kombëtar, piramida, por edhe diga, i besoheshin popullsisë lokale, që angazhohej në një punë të detyruar gjatë kohës së plotave të Nilit, kur fushat nuk ishin të kultivueshme. Puna për ndërtimin e banesës së fundit të faraonit ofronte një pagë shumë të mirë. Familjet më të pasura dërgonin përditë 21 viça dhe 23 desh në kantiere, në këmbim të lehtësive fiskale.
Megjithatë, mund të ndodhte që shpërblimet apo pagat të vinin me vonesë. Në këtë rast, punëtorët egjiptianë “shtriheshin” sipas shprehjes egjiptiane apo, më mirë, futeshin në grevë. Sipas dëshmive që kanë mbërritur deri në ditët tona kjo gjë ndodhte disa herë: një prej përshkrimeve më të rëndësishëm gjendet në një papirus që ruhet në Muzeun Egjiptian të Torinos, që flet për protesta të ndodhura në vitin 29 të mbretërimit të Ramsesit III. Bëhet fjalë për një epokë pas ndërtimit të piramidave, gjatë të cilës, megjithatë punëtorët që merreshin me varret monumentalë (për shembull në Luginën e Mbretit) kishin në dispozicion fshatra ku të jetonin rehatisht, me shumë shkolla.
Atëherë, si lindi besimi që janë ndërtuar nga skllevër? Faji ishte i historianëve grekë, që nuk arrinin të imagjinonin ndërtimin e konstruksioneve aq të mëdha pa praninë e masave të mëdha të skllevërve, por edhe i Biblës, ku thuhet që skllavëria ishte shumë e përhapur në Egjipt.


Katakombet ishin vende kulti

Është një besim fals, ashtu si dhe ai sipas të cilit ishin vendstrehime për të krishterët e parë gjatë persekutimeve, duke u bërë kështu kishat e para. Në të vërtetë ishin varreza, nekropole normale, si ato që përdoreshin edhe nga paganët. Ata të të krishterëve të Romës ishin për më tepër përgjatë Via Appia-s dhe me zhvillimin e komunitetit u bënë më të mëdhenj dhe kompleksë, duke arritur thellësi deri 30 metra në shtuf. Por të vetmet rite që kryheshin ishin ata të varrimit të të vdekurve.


Qentë shënbernard mbanin faqore me konjak

Që qentë shënbernard shpëtonin viktimat e ortekëve me një gllënjkë alkool kjo është një shpikje e tetëqindtës: imazhi i qenit me një faqore konjak të varur në qafë ka lindur në fakt nga fantazia e piktorit natyralist anglez Edvin Landseer. Në vitin 1831 Landseer krijoi veprën e tij “Qentë roje të alpeve që rigjallërojnë një udhëtar në vështirësi”. Në pikturë, njëri prej dy qenve shënbernardë (emrin e marrin nga vendi ku kryhet stërvitja e tyre në Zvicër) mban të varur në qafë një faqore konjak. Ajo ikonografi bëri xhiron e botës. Në të vërtetë, këta qenë roje që në fillesë janë njohur si qentë e Alpeve apo qentë e Barryt dhe që përdoreshin për transport, nuk kanë mbajtur asnjëherë me vete alkool (që megjithatë nuk thuhet asnjëherë në këta raste).


Në Mesjetë digjeshin shtrigat

Të dhënat e mbledhura nga historianët flasin qartë: gjuetia e shtrigave, apo më saktë persekutimi i grave që dyshoheshin se kryenin hedhje falli dhe që përpiqeshin të hynin në kontakt me djallin, filloi vetëm në fundin e Mesjetës, rreth vitit 1430 dhe e arriti kulmin në vitet 500-600 në kulmin e Rilindjes, gjatë konflikteve fetarë mes katolikëve dhe protestantëve. Pikërisht në atë kohë u gjykuan për shtrigani 3 milionë persona (80% gra), nga të cilat 40 mijë u dënuan me vdekje.
Gjatë “shekujve të errësirës”, inkuizicioni ishte i pandalshëm mbi të gjitha ndaj heretikëve, që shpesh herë përfundonin në turrën e druve nëse nuk hiqnin dorë me betim, pa shfaqur ndonjë interes të veçantë për akuzat për shtrigani. Dhe disa papë në mesjetë u përpoqën madje të mbronin gratë e akuzuara se provokonin furtuna dhe sëmundje.
Nga fundi i katërqindtës të ashtuquajturat “shtriga” apo më mirë gra të cilave u visheshin fuqi mbinatyrore, përfunduan në shënjestër. Nga momenti kur këto fuqi i përkisnin vetëm Zotit, kush dinte t’i vinte në veprim – thoshte Kisha – nuk mund t’i kish përftuar nga askush tjetër përveç djallit. Akuza e aleancës me satanain bëri që në atë pikë shtrigat të krahasoheshin me heretikët (mes të cilëve ata që aderonin në reformën e Luterit). Malleus maleficarum, teksti i shkruar në vitin 1486 nga dy domenikanë gjermanë e që u bë më vonë manual referimi për inkuizitorët hapej me frazën: “Të thuash që shtrigat ekzistojnë është katolike, ta mohosh është herezi”. Por nuk ishte vetëm Inkuizicioni që u hodh kundër grave. Përkundrazi, gjykatat protestante dhanë një kontribut shumë të madh në këtë kërdi që u bë. Në turrën e druve përfundonin gra që akuzoheshin për keqbërje me bazë praktikat e magjisë si dhe për adhurimin e demonit për ditë të shtune. Një thashethem ky lindur ndoshta nga rite paganë të keqinterpretuar prej të dërguarve të Papës. Gjuetia vazhdoi edhe pas Rilindjes, mes gjashtëqindtës dhe shtatëqindtës, dhe djegia e fundit e një shtrige ndodhi në Bavari, në Gjermani në vitin 1756, në kulmin e Iluminizmit.


Në vitin një mijë pritej fundi i botës

Që njerëzit në prag të vitit një mijë ishin të terrorizuar për shkak të fundit të afërt të botës shpallur nga Apokalipsi është një legjendë e lindur mes pesëqindtës dhe tetëqindtës. Dhe profecia e famshme “Një mijë dhe jo më” atribuuar Jezu Krishtit, është një interpretim i mëvonshëm i fjalëve enigmatike të Apokalipsit: “Pas një mijë vitesh Satanai do të tretet”. Burimet e kohës nuk përmendin asnjë lloj psikoze mes popullit (që duhet thënë gjithashtu se ndiqte kalendarë të ndryshëm).


Luftëtarët vikingë mbanin brirë në helmeta

Vikingët mbanin helmeta të pajisura me brirë, por jo në beteja: i mbanin nëpër ceremoni dhe nëpër festa, dhe në brirët e kafshëve ata pinin hidromel. Në fakt brirë mbi helmeta mbanin luftëtarët keltë. Ekuivoku lindi në të vërtetë në gjashtëqindtën, kur disa piktorë nisën të pikturojnë gjermanë me veshje beteje me helmetat të dekoruara me brirë kafshësh. Ikonografia u mor më pas nga artistët e romanticizmit deri kur, në vitet njëzetë të shekullit tetëqind, piktori suedez Gustav Malstrom dekoroi edhe helmetat e vikingëve me brirë. Suksesi i helmetave me brirë u dekretua më pas nga cikli operistik i Richard Vagnerit “Unaza e Nibelungut” ku Valkiriet, hyjni luftëtare të mitologjisë nordike mbanin brirë kau të ngjitura në helmeta. Prej këtu lindën librat për fëmijë, kartonët dhe filmat.


Kryqi i thyer u shpik nga nazistët

Simbologjia e kryqit të thyer (në sanskritishte svastika) e ka origjinën që në prehistori. Si simbol i ciklit të jetës dhe stinëve gjendet në objekte të Greqisë së lashtë, të qytetërimit indoiranian ashtu si edhe të atij gjermanik. Në Kinën e lashtë simbolizonte pikat kardinale. Në budizëm, që nga viti shtatëqind e këtej u shndërrua në një talisman, ndërkohë që në jainizëm (një fe indiane) katër anët e kryqit i korrespondojnë jetës së njeriut, asaj të perëndive, asaj të kafshëve dhe të të vdekurve. Përpara nazizmit, këtë simbol e përdorën në Gjermani lëvizjet që përqafonin ideologjinë nacionaliste gjermanike. Hitleri e mori në vitin 1920 si simbol të partisë nacional-socialiste dhe më pas, duke i shtuar edhe shqiponjën e perandorisë, e shndërroi në simbolin e Rajhut të Tretë.


Kryqëzimi u shpik nga romakët

Lajmet e para për dënimin në kryq u takojnë sumerëve. Grekët, në shekullin V para Krishtit, kishin apotinpanismos (një dënim në shtyllë me thyerje të kockave) dhe në Romë ky lloj dënimi nisi të zbatohet vetëm në vitin 200 para Krishtit.


Xhokonda u vodh nga Napoleoni

Napoleoni grabiti shumë kryevepra italiane, por jo pikturën e Leonardos, e cila u dërgua në Francë nga vetë Leonardo, kur në vitin 1516 u transferua në oborrin e Francesco I.


Në Perëndimin e largët sfidoheshin në duele

Imazhi i dy pistolierëve që përballeshin përpara një saloon-i është një legjendë kinematografike. Të shtënat në kufirin amerikan ishin të shumta, por ekziston vetëm një rast i dokumentuar dueli: në 21 korrik 1865 në Springfilld, Misuri pistolieri Bill Hickok vrau rivalin e tij në dashuri, Davis Tutt.


Kampet e përqendrimit ishin një ide e nazistëve

Kampet ku mund të mbylleshin civilë mbi bazë etnike u ideuan nga anglezët gjatë Luftës së Dytë Anglo-Boere (1899-1902) në Afrikën e Jugut dhe jo nga nazistët. Britanikët u vunë zjarrin të korrave dhe fshatrave të boerëve (kolonë me origjinë holandeze), dëbonin të moshuarit, gratë dhe fëmijët në kampe ku do të gjenin vdekjen më shumë se 40 mijë vetë. Britanikët, nga ana e tyre, sipas disa historianëve ishin frymëzuar prej spanjollëve, të cilët kishin mbyllur në kampe indigjenët e Kubës. Gjatë Luftës së Parë Botërore në Francë u ndërtuan kampe ku u mbyllën mijëra persona “fajtorë” se ishin gjermanë apo austriakë dhe në vitet tridhjetë Stalini nisi në BRSS internimet në masë. Por do të ishin nacionalistët turq, në vitet 1915-1916 që organizuan fushatën e parë sistematike: më shumë se 800 mijë armenë gjetën vdekjen në ata kampe përqendrimi (shumë prej tyre në Siri). Një politikë gjenocidi, e cila ishte burim frymëzimi edhe për Hitlerin. Nazistëve u mbetet parësia e kampeve të shfarosjes, qëllimi i të cilëve, përveç punës së detyruar, ishte vrasja e programuar në dhomat e gazit të hebrenjve, romëve, homoseksualëve dhe personave me të meta mendore.


Feudalët gëzonin të drejtën e Ius Primae Noctis

“E drejta e natës së parë” ka hyrë në histori si e drejta e feudalit për të kaluar me bashkëshortet e shërbyesve të tij natën e parë të martesës. Në të vërtetë bëhej fjalë për një taksë (në para, jo në natyrë) që kërkohej nga zotëria në këmbim të miratimit të tij për martesën. Legjenda moderne në lidhje me epokën mesjetare u shfaq, duke filluar nga Iluminizmi, i cili kishte një prirje për të denigruar Mesjetën si periudhë.


Filipidi lajmëroi fitoren e betejës së Maratonës

Sipërmarrjen e lajmëtarit Filipid, i cili pas fitores së grekëve kundër persëve në maratonë rendi për të dhënë lajmin, duke vdekur menjëherë pas kësaj, e rrëfeu shkrimtari grek Luciano i Samosatës, pesë shekuj pas betejës. Historiani Herodoti, bashkëkohës i ngjarjeve duke rrëfyer për betejën fliste vetëm për një Filipid që rendte për t’u kërkuar ndihmë spartanëve.


Virgjëresha e Nurembergut ishte një instrument torture

Një sirtar metalik me formë gruaje që, kur mbyllej shponte viktimën me thika shumë të mprehta. Mbetjet e trupit të copëtuar hidheshin, në Nuremberg të Gjermanisë, në lumin që rridhte poshtë ndërtesës së gjykatës. Ndodhte në kulmin e Mesjetës, sipas filozofit gjerman Johann Siebenkees. Po të dëgjosh atë, instrumenti i vdekjes është përdorur për herë të parë në 14 gusht 1515 për të ndëshkuar një falsifikator. Por Virgjëresha e Nurembergut ishte vetëm një frut i fantazisë së tij dhe të gjithë ekzemplarët që e paraqesin në muzetë e “torturës” janë ndërtuar nga tetëqinda e këtej.


Spanja ishte neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore

Pasi kishte peshuar nëse duhej të renditej në krah të Hitlerit, Spanja e Gjeneralit Franko në 1940 vendosi të mbante zyrtarisht një pozicion jashtë luftimeve dhe që nga viti 1943, neutraliteti. Megjithatë, Franko, për t’i shlyer borxhin Hitlerit për mbështetjen që ky i kishte dhënë gjatë luftës civile spanjolle (1936-39) i ofroi atij disa vullnetarë, të cilët u përfshinë në Division Azul (“Divizioni blu”, nga ngjyra e këmishës). Divizionit, që komandohej nga Gjenerali Augustin Munoz Grandes, iu shtua më vonë Escuadrilla Azul, pilotë spanjollë që do të luftonin në drejtim të avionëve luftarakë gjermanë. Pasi luftoi në frontin rus, në vitin 1944 divizioni pjesërisht u asimilua në trupat gjermane, ndërsa një pjesë u riatdhesua e më vonë u shpërbë krejt.


Territori i Amerikës Veriore nuk është bombarduar asnjëherë

Nuk është kështu: gjatë Luftës së Dytë Botërore, në 9 shtator 1942, në orën 6 të mëngjesit nga një nëndetëse japoneze në prani të brigjeve të Oregonit u ngjit një balonë e vogël e armatosur me dy bomba nga 30 kilogramë të cilat njëzetë minuta më vonë, u lëshuan pa shkaktuar shumë dëme, në qytezën e Brookings. Në vitet që pasuan japonezët do të provonin sërish të kapërcenin mbrojtjen amerikane me 9 mijë topa të zjarrtë. Një prej tyre goditi në shenjë pranë Bly, gjithmonë në Oregon, në 5 maj të vitit 1945 dhe një bombë 15-kilogramëshe shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e Elsie Mitchell dhe pesë fëmijëve të saj.


Piratët e fshihnin nën tokë thesarin e tyre

Historitë me piratë janë të mbushura me harta thesari, me ishuj të humbur dhe me arka të mbushura me sende të çmuar e të fshehur nën tokë. Por në të vërtetë arkat e gjahtarëve të deteve që i kontrollonin këta të fundit në vitet 600 dhe 700 (epoka e artë e piraterisë) shpenzoheshin nga një bastisje në tjetrën dhe shumë pak thesare shiheshin. Megjithatë, ka një përjashtim që në fakt konfirmon rregullin. Në vitin 1699 kapiteni William Kid, një pirat i famshëm skocez, fshehu nën tokë frutin e grabitjeve të tij në Gardiners Island, pranë Nju Jorkut, atëherë një koloni angleze. I kushtoi karrierën: sendet e çmuar që u gjetën u shndërruan në një provë të pakundërshtueshme në procesin gjyqësor për akte piraterie që ishte ngritur kundër tij. Kid u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në vitin 1701.


Lëkurëkuqtë i hiqnin skalpin të bardhëve
Përkundrazi: ishin kolonët evropianë, në fundin e viteve gjashtëqind, që përhapën në Amerikën Veriore këtë praktikë, gjurmët arkeologjike të së cilës janë të limituara në prehistori. Autoritetet koloniale ofronin deri në 100 stërlina për skalpin e një të riu indian (gjysmën për atë të një gruaje).


Hunda e Sfinksit u thye nga napoleonianët

Sigurisht nuk ishte faji i tyre: Napoleoni e pushtoi Egjiptin në vitin 1798 dhe ka pamje të Sfinksit pa hundë që i përkasin vitit 1737.


Spartanët i flaknin të sapolindurit me deformime

Arkeologjia ka treguar se eshtrat e gjetura në rrëzë të malit Taigeto, pranë Spartës, ishin eshtra të rriturish. Bëhej fjalë ndoshta për të dënuar me hedhje nga lartësia, një dënim për krime politike i parashikuar edhe në Athinë në shekullin IV para Krishtit. Nga ana tjetër, e vërtetë është që spartanët e vegjël, ashtu si edhe fëmijët e tjerë grekë, dërgoheshin në male për t’u forcuar.


Gijotina.

Në Place de la Concorde, sheshi me obelisk, që ndodhet në qendër të Parisit, midis Champs-Elysées dhe kopshteve Tuileries, ndodhet sheshi i famshëm i gijotinës (guillotine) sipas emrit të shpikësit Guilletin. Që në fillim të Revolucionit Francez, Robespieri preu kokat e 2000 personave ne gijotinë. Këtu u ekzekutuan mbreti Luigji XVI dhe mbretëresha Marie-Antoinette, më 1793. Këtu iu pre koka edhe krerëve e ideologëve të Revolucionit: Danton, Robespieri, Saint-Just etj.
Një vit më vonë vendoset ai që francezët e kanë quajtur “Reigne de la Terreur” (Mbretëria e Terrorit). Place de la Concorde bëhet sheshi i terrorit. Më 1794, vetëm brenda një muaji, gijotina preu kokat e 1 300 vetave. Gijotina nuk lidhet vetëm me Revolucionin. Është përdorur si mjet ekzekutimi për shumë kohë. Është hequr nga Presidenti francez F. Mitterand, më 1981, kur u hoq dënimi me vdekje. Është përdorur edhe në vende të tjera, p.sh. deri vonë në Japoni. Thuhej se ishte një mjet ekzekutimi që nuk e mundonte viktimën, një kokë e prerë nuk ndjen asgjë.


“Pilula magjike” që u jepte nazistëve fuqi mbinjerëzore

Invadimi i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi drojë dhe frikësim të madh të Evropës para ushtarëve të Rajhut të Tretë. Mirëpo, hulumtimet më të reja tregojnë se ushtarët gjermanë nuk janë inspiruar vetëm nga retorika e zjarrtë e Hitlerit, por përkushtimi i tyre në luftë ishte pjesërisht pasojë edhe e pilulave të quajtura “Pervitin”. Në etiketë të këtij ilaçi shkruante se mjeti shërben për rritjen e “gatishmërisë” dhe se duhet marrë në mënyrë që të “ruhet syçeltësia” sot kjo substancë njihet si metamfetamin apo met i kristaltë. Në periudhën e viteve 1939-1945 janë shpërndarë rreth 200 milionë pilula të tilla, të cilat ushtarët i quanin “çokollata tanke”. Shtypi anglez në atë kohë raportonte se ushtarët gjermanë marrin “pilula magjike”. Është e njohur që edhe vetë Hitleri merrte dozë të kësaj droge, por në mënyrë intravenoze. Gjendja reale ishte shumë më e keqe – ushtarët vuanin nga varësia e madhe. Ndonëse pilulat u lejonin të ishin të qëndrueshëm për intervale bukur të gjata të aktiviteteve fizike intensive, dukuritë anësore ishin të tmerrshme, alivanosje, djersitje, depresion dhe halucinacione. Si transmeton “Koha.net”, një shkrim të gazetës “D. Avaz”, disa nga ushtarët kishin probleme fatale me zemër, ndërsa disa të tjerë bënin vetëvrasje gjatë episodeve psikotike. Për seriozitetin e pasojave që “Pervitin” linte në ushtarët dëshmojnë edhe përpjekjet e Leonardo Contit, njërin nga ekspertët liderë shëndetësorë të Rajhut të Tretë, për të kufizuar përdorimin e këtij narkotiku, por ato ishin të kota.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi