Vdekje Klinike
2 posters
Faqja 1 e 1
Vdekje Klinike
Vdekje Klinike
Gjorgj Rodonaia
Bëhu i durueshëm
me të tërën që të mundon
në zemër.
Dhe mundohu ti duash
pyetjet vetë.
Mos kërko për përgjigje
që nuk mund të të ipen tani.
Sepse nuk do të mund
ti përballoje
dhe të jetoje me to...
Rilke
Gjorgj Rodonaia kishte përjetuar një nga rastet më të gjata të vdekjes klinike që ndonjëherë është dokumentuar.Ishte shpall I vdekur menjëherë pas një aksidenti me makinë në vitin 1976, ai ishte lënë për tre ditë në morg. Ai nuk u “kthye në jetë” derisa mjeku filloi ti bëjë një prerje në barkë si pjesë e një procedure të autopsisë. Para përjetimit të vdekjes klinike ai punonte si neuropatologjist. Ai gjithashtu kishte qenë një ateist I përbetuar. Megjithatë pas këtij përjetimi, ai u dha ekskluzivisht pas studimit të spiritualitetit, duke marrë një doktorraturë të dytë në psikologjinë e fesë. Ai mandej u bë një priftë në Kishën Ortodokse të Lindjes. Ai shërbeu si priftë tek Kisha Unitare Metodiste e Shën Palit, në Baytown, Teksas.
Rev. George Rodonaia kishte M.D. dhe PH.D. (Fakultet dhe doktorraturë) në neuropatologji, dhe PH.D. (doktorraturë) në psikologjinë e fesë. Ai dha një fjalim të rëndësishëm tek Kombet e Bashkuara në temën e “Zgjimi Global Shpirtërorë.” se të emigronte në Amerikë nga Bashkimi Sovjetik në 1989, ai punoi si psikiatristë në Universitetin e Moskës. Në vijim është përjetimi I Dr. Rodonaias me fjalët e tij nga libra e shkëlqyer e Phillip Berman e titulluar, Udhëtimi në Shtëpi.
Sendi I parë që më kujtohet për Vdekjen Time Klinike është se e gjeta veten në një fushë totale të errësirës. Nuk kisha dhimbje fizike, disi ende isha I vetëdijshëm për ekzistencën time si Gjorgj, dhe e tëra përrreth meje ishte errësirë, një errësirë komplete e jashtëzakonshme – errësira më e madhe, më e errët se ç’fardo terri, më e zezë se ç’fardo e zeze tjetër.Kjo ishte çka më kishte rrethuar dhe çka më bënte presion në mua. Isha I tmerruar. Nuk isha përgaditur për këtë aspak. Isha I shokuar të kuptoja se ende po ekzistoja, por nuk e dija se ku isha. Një mendim që më sillej vërdallë ishte, “Si mund të jem kur nuk jam?” Ajo ishte çka më mundonte.
Ngadalë fillova të vija në vete dhe fillova të mendojë se ç’farë kishte ndodhur, se çka po ndodhte. Por asgjë e freskët apo relaksuese nuk më erdhi mua. Pse jam në këtë errësirë? Çka duhet të bëjë? Mandej mu kujtua fjalia e famshe e Dekartit: “Unë mendoj, prandaj jam.” Dhe ai mendim ma hoqi një barrë të madhë mua, sepse ishte atëherë kur e dita të sigurtë se ende isha gjallë, edhe pse ashiqare në një dimenzion krejt tjetër. Mandej mendova, në qoftë se jam, pse mos të jem pozitivë? Kjo ishte çka më erdhi mua. Unë jamë Gjorgj dhe gjendem në errësirë, por e di se jam. Unë jamë çka jamë. Nuk mund të jem negativë. Mandej mendova, Si mund ta gjej çka është pozitivë në errësirë? Pozitivë është drita. Kur, papritur, isha në dritë; e bardhë e qeltë, e shkëlqyeshme dhe e fortë; një dritë shumë e shkëlqyeshme. Isha sikur një dritë e blicit, por nuk shuhesha – aq e shëndritshme. Shkëlqim konstant. Në fillim kjo dritë shkëlqyese më solli dhimbje, nuk mund të shikoja direktë në të. Por dalngadalë fillova të relaksohesha. Fillova të ndjeja një ngrohtësi, një mbështetje, dhe papritur çdo gjë dukej në rregull.
Gjëja e ardhshme që ndodhi ishte se fillova ti shohë të gjitha molekulat duke fluturuar përreth, atomet, protonet, neutronet, vetëm fluturonin çdokund. Në njërën anë e tëra ishte kaotike, megjithatë çka më solli aq kënaqësi të madhe se edhe ky kaos e kishte simetrinë e tij. Kjo simetri ishte e bukur e unifikuar dhe e plotë, dhe më vërshoi me një kënaqësi të papërshkruar. E pashë formën universale të jetës dhe të natyrës që shtrihej para syve të mi.Ishte në këtë moment që pushoi çdo brengosje për trupin tim, sepse më ishte bërë e çartë mua se nuk më duhej më, se në faktë ishtevetëm një kufizim.
Çdo gjë në këtë përjetim u bashkua së bashku, prandaj e kam vështirë të vë një sekuencë ekzakte tek ndodhitë. Koha ashtu si e kam njohur ishte ndalur; e kaluara, e tashmja, dhe e ardhmja disi ishin shkrirë së bashku në këtë unitet pakohorë të jetës.
Në një periudhë e përjetova atë që quhet proces i rishikimit të jetës, se e pashë jetën time përnjëherë që nga fillimi gjer në fund. Morra pjesë në skenat reale të jetës sime, gati si një imazh holografikë i jetës sime shfaqej para meje - asnjë ndjenë e të kaluarës, të tanishmës, apo të ardhmes, vetëm tani dhe realiteti i jetës sime. Nuk ishte sikur filloi me lindje dhe kaloi gjatë jetës sime deri tek Universiteti i Moskës. E tëra u shfaqë përnjëherë. Ja ku isha. Kjo ishte jeta ime.Nuk përjetova ndonjë ndjenjë fajësimi apo pendimi për gjërat që i kisha bërë.Nuk ndihesha në ndonjë farë mënyre për disfatat e mija, të metat, apo të arriturat. E tëra që ndjeva ishte jeta ime ashtu si ishte. Dhe isha i kënaqur me atë.E pranova jetën time për çka ishte.
Gjatë kësaj kohe drita rrezatonte një ndjenjë të paqës dhe kënaqësisë në mua. Ishte shumë pozitive. Isha shumë i gëzuar që isha në dritë. Dhe e kuptova çka do të thoshte drita. Kuptova se të gjitha rregullat fizike për jetën e njeriut ishin një asgjë në krahasim me këtë realitet të unitetit. Gjithashtu arrita ti shohë se vrimat e zeza janë vetëm një pjesë tjetër e atij infiniti që është drita.
Mu bë e mundur të kuptoj se realiteti është çdokund. Se nuk është thjesht jeta tokësore por jeta infinite. Jo vetëm se e tëra është e lidhur së bashku, e tëra gjithashtu është Një. Kështu që ndjeva plotshmëri me dritën, një ndjenjë se çdo gjë është në rregull me mua dhe universin.
Në mënyrë instante mund të shkoja çdo kund, të isha me të vërtetë atje. U mundova të komunikoja me njerëzit që i pashë. Disa e ndjenë prezencën time, por askush nuk reagoi. E ndjeva si të nevojshme që të mësoja për Biblen dhe filozofinë. Po dëshirove, do të marrësh. Mendo dhe do të vie. Kështu që u bëra pjesëmarrës, shkova prapa dhe jetova në mendjen e Jezusit dhe dishepujve të tij. I dëgjova bisedat e tyre, përjetova ngrënjen, duke pasuar venë, erërat, shijet - megjithëse nuk kisha trupë. Isha konshiencë e dëlirë. Në qoftë se nuk kuptoja se çfarë po ndodhte një shpjegim më vinte. Por asnjë mësues nuk foli. E gjurmova Perandorinë Romake, Babilonin, kohën e Nohës dhe Abrahamit. Çdo periudhë që të vie ndër mend, unë isha atje.
Dhe ja ku isha, i vërshuar nga ky përjetim i mbrekullueshëm dhe nga të gjitha ato sende të mira, kur dikush filloi të më priste në barkë. A mund të imagjinosh? Çk kishte ndodhur ishte se isha dërguar në morg, isha shpallur i vdekur dhe më kishin lënë aty për tre ditë. Një hulumtim në rastin e vdekjes sime kishte filluar, ashtu që e kishin dërguar njërin që të bëjë autopsi në trupin tim. erisa filluan të më prenin në barkë, ndjeva sikur një fuqi e madhe më kapi për qafe dhe më shtyu poshtë. Dhe ishte aq e fuqishme saqë i hapa sytë dhe e ndjeva një ndjenjë të një dhimbje të madhe. Trupi im ishte i ftohtë dhe fillova të dridhem. Ata menjëherë e ndaluan autopsin dhe më dërguan në spital, ku qëndrova edhe për nëntë muaj të tjerë, ku të shumtën e kohës e kalova nën respirator.
Dalngadalë mu kthye shëndeti. or kurr më nuk do të isha i njëjti person, sepse e tëra që desha tani të bëja për tërë jetën time ishte ta studioja urtësinë. Ky interes i ri më drejtoi të marrë pjesë në Universitetin e Gjorgjisë, ku e morra doktorraturën time të dytë në psikologjinë e feve. Mandej u bëra priftë në Kishën Orthodokse të Lindjes. Në fund, në vitin 1989, erdhëm në Amerikë, dhe tani punojë si një shoqërues i pastorit në Kishën e Parë Unitare Metodiste në Nederland,Teksas.
Shumë njerëz më kanë pyetur se në ç"ka besoj, se si vdekja klinike më kishte ndryshuar jetën time. E tëra që mund të them është se tani besoj në Zotin e universit. Ndryshe nga shumë njerëz të tjerë, megjithatë, kurr nuk e kam quajtur Zotin dritë, sepse Zoti është përtej mundësisë sonë për ta kuptuar. Zoti që unë e besoj, është më shumë se dritë, sepse Zoti gjithashtu është errësirë. Zot është çdo gjë që ekziston, çdo jë - dhe kjo është përtej aftësive tona për të kuptuar sadopak. Kështu që unë nuk besoj në Zotin e Judenjëve, apo të Krishterëve, apo të Hindusëve apo të asnjë ideje të feve të tjera për atë se çka është Zoti dhe çka nuk është. Eshtë i njëjti Zot, dhe ky Zot më tregoi se universi në të cilin jetojmë është i bukur dhe një misterie e mbrekullueshme që është i lidhur së bashku përgjithmonë dhe përjetësishtë. Çdokush që ka pasur një përjetim të tillë të Zotit, që ka ndjerë një ndjenjë kaq të fortë të lidhjes me realitetin, e dinë se është vetëm një punë që me të vërtetë është e rëndësishme në jetë, dhe ajo është dashuria; ta duash natyrën, ti duash njerëzit, ti duash kafshët, ta duash vetë krijimin, vetëm pse është. Ti shërbesh krijimit të Zotit me një dorë ngrohtësie dhe dashurie të bujarisë dhe dhembshurisë - ajo është e vetmja ekzistencë që ka kuptim.
Shumë njerëz u drejtohen atyre që kanë përjetuar vdekje klinike sepse ata ndjejnë se ne i kemi përgjigjet. Por unë e di se ajo nuk është e vërtetë, së paku jo tërësishtë. Asnjëri nga ne nuk do ti kuptojë plotësishtë të vërtetat e mëdha të jetës derisa të bashkohemi me përjetësinë në vdekje. Por nganjëherë ne marrim vetëm disa shkëndija të përgjigjeve këtu në Tokë, dhe ajo është e mjaftueshme për mua. Dëshiroj të bëj pyetje dhe ti kërkoj përgjigjet, por e di se në fund më duhet ti jetoj edhe pyetjet edhe përgjigjet. Por kjo është në rregull apo jo? Derisa ne dashurojmë, dashurojmë me gjithë zemër dhe pasion, nuk ka rëndësi, apo jo? Ndoshta mënyra më e mirë për mua që të përcjellë çka dua të them është të ndajë me ju diçka që poeti Rilke njëherë kishte shkruar në një letër një mikut të tij. E pashë këtë letër, origjinalin e shkruar me dorë, në librarinë e Universitetit të Dresdenit në Gjermani. (Ai citon nga memorja ashtu si i kujtohet:)
"Bëhu i durueshëm me të tërën që të mundon në zemër. Dhe mundohu ti duash pyetjet vetë. Mos kërko për përgjigje që nuk mund të të ipen. Sepse nuk do të mund ti përballoje dhe të jetoje me to. Dhe qëllimi është të jetosh të tërën, jeto pyetjet tani, dhe ndoshta pa pritur e pa kujtuar fare, një ditë do ti jetosh përgjigjet. "
Unë e vë besimin tim në këtë. Jeto pyetjet, dhe universi do ti hapë syte e tij ty.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Vdekje Klinike
Engji Fenimor
Arsyeja thotë,
Bota është e kufizuar
në gjashtë drejtime,
Nuk ka rrugëdalje.
Dashuria thotë:
Ka një rrugë, dhe
Unë e kam udhëtuar
disa herë.
Rumi
Një grua e martuar dhe nënë e ndjekur nga mendimet e abuzimit që i kishte përjetuar në fëmijëri dhe e mbushur në depresion, Engji e gjen veten në një gjendje dëshpëruese të mendjes. Në vitin 1991 ajo bën vetëvrasje me shpresë që ti ikë ndjenjës së zbrazësirës dhe vështirësive. Por rezultati I vdekjes klinike e dërgon atë në vend të dritës në një fushë të errësirës. Libra e saj, “Beyond the Darkness” (Përtej Errësirës) e përshkruan ferrin që ajo e përjeton që është shumë më I tmerrshëm dhe personal sesa metaforat me gurë dhe zjarrë. Eshtë një botë e vizioneve të tmerrshme dhe shkëputjeve psiqike.
Engji bën vetëvrasje dhe kalon nëpër një tunell të ngrohtë dhe e ri-përjeton lindjen e saj. Ajo vë re një ekran të madhë para saj dhe tërhiqet në një shfaqje tre dimenzionale të të gjithë jetës së saj. Në mënyrë spontane ajo e përjeton tërë jetën e saj nga këndvështrimi I të tjerëve, duke përfshirë edhe atë të vetes. Ajo e sheh fëmijërinë e saj nga këndvështrimi I një të rrituri.
Pas rishikimit të jetës së saj, ajo e gjen veten në një errësirë të gjërë. Kur shikoi në të djathtë, ajo e sheh së është krah për krahu me disa të rinjë që gjithashtu kishin bërë vetëvrasje. Ajo zhytet më tutje në errësirë tek një fushë që I thuhet se është purgator. Kishte me mijëra njerëzi atje. Cdonjëri aty ishte futur thellë në mendimet e tyre për mizerien që I kishte kapluar saqë nuk komunikonin njëri me tjetrin. Ajo I dëgjon mendimet e tyre dhe tmerrohet nga izolimi aty. Ajo e kuptoi se ky ishte një vend I pa shpresë.
Papritur një zë rezonon nga një pikë e dritës që ajo e identifikon si Zoti, Ati. I mbushur me fuqi, zemërim, dhe dashuri, Zoti e pyet atë,
“A është kjo c’farë dëshiron?”
“A nuk e din se ky është veprimi më I keq që ke mundur të bësh?”
Ajo ia kthen,
“Por jeta ime është shumë e vështirë.”
Zoti ia kthen asaj,
“Ti mendon se ajo jetë është e vështirë? Nuk është asgjë në krahasim me c’farë të pret në qoftë se e vret e vetë-veten. Jeta është dashur të jetë e vështirë. Nuk mund ti ikësh disa pjesëve. Ne të gjithë e kemi bërë. Ti duhet ta fitosh atë që e merr.”
Jezusi I shfaqet dhe I thotë. “A nuk po kupton? Unë e kam bërë këtë për ty?” Engji bëhet një me Krishtin dhe e kupton në mënyrë perfekte sakrificën e Krishtit. Jezusi ndërmjetëson për rastin e saj te Zoti. Zoti I thotë asaj,
“Unë të kam treguar si duhet ti kalosh vështirësitë.” Duke ju referuar librave të shenjtë.
Asaj I tregohet e ardhmja, ashtu si do të ishte në qoftë se vetëvrasja e saj do të kishte sukses.Ajo e kupton se askush në purgator nuk e shihte Zotin duke folur me të. Kjo ishte për shkak se atyre u mungonte vullneti ta kërkonin Zotin ashtu si ajo e kërkonte. Ajo e kupton se qenie të dritës ka qenë përreth saj gjatë gjithë kohës. Derisa fiton më shumë dritë, ajo ngritet nga fusha e errësirës dhe e gjen veten në trupin e saj fizikë.
Angie Fenimore

Mej Julit
Shkrimi në vijim është njëra nga ato Vdekje Klinike (NDEs) që përjetohet përnjëherësh nga disa njerëz. Një pjesë e këtij përjetimi është përshkruar me fjalët e Mej Julit tek Stefen Hojer, PH.D. nga libra e tyre e titulluar “Fireweaver.”
Gjatë vjeshtës në vitin 1970, kur I kisha 21 vjet, përjetuam përnjëherë vdekje klinike unë me kusheririn tim Gjejms dhe shokun e tij më të ngushtë Reshadin, që ishte nga India. Të dy djemt e rinjë ishin në pushim nga shkolla dhe po qëndronin me familjen time tek ferma jonë. Në një mbasdite ne të tre shkuam tek fusha e kallamoqëve të presim sanë. Për të shkuar tek kjo fushë duhej të kalonim përmes një porte të metalit, dhe njëri nga ne saherë që shkonim me rradhë ngjiteshim tek porta për ta hapur dhe për ta mbyllur. Nga fundi I mbasditës moti filloi të keqësohet në perëndim, dhe vendosëm që të mbarojmë për atë ditë. E kishte radhën Gjejmsi për ta hapur portën, dhe deri sa e bëri atë, ai u mbajt për krahun tim që të ngjitet lart në qerre.
Unë po qëndroja në një pozitë të pavolitshme, dhe pesha e tij më tërheqi drejt tij. Reshadi më kapi krahun tjetër që të më mbanë, dhe kur ishim mu në këtë pozitë vetëtima na qëlloi. E pashë kur vetëtima xixëlloi në maje të portës. Mandej veq kur e pamë veten, se ne ishim në një dhomë të madhe apo korridor I bërë nga gurë të errët. Tavani ishte shumë I lartë dhe mjegullina ishte aq e trashë saqë nuk mund ta shihnim majën. Nuk kishte mobile apo sende të varura në murë, vetëm ftohtë, gurë I zi kudo përrethë. E dija se duhet të kisha frikë, por ndihesha e qetë, duke fluturuar aty në mjegullinë me dy shokët e mi në atë korridor të madhë e të zi. Këta murë të mëdhenj të këtij vendi qëndronin mbi ne dhe dukej sikurse rrezatonin edhe fuqi të madhe edhe një fuqi të madhe mashkullore.
Më kujtohet kur mendoja se do ti ishte përshtatur Mbretit Artur. Ishte në atë moment kur e kuptova se ne të tre ishim të bashkuar në mendime dhe në trup. Imazhet e Arturit erdhen tek unë nga Gjejmsi dhe Reshadi. Gjejmsi e pa vetëm versionin komik të mbretit të dikurshëm dhe të ardhshëm. Reshadi dukej se e paramendonte veten në kohën e Arturit. Derisa u bëmë të vetëdijshëm për mendimet e njëri tjetrit, papritur e kuptova se tani e njihja Gjejmsin dhe Reshadin më mirë se cdokënd tjetër që e njihja.
Filluam të vërejmë një dritë që po vinte brenda këtu nga një udhë harkore; nga fundi I njërës anë. Ishte më shumë sesa vetëm dritë. Ishte një përqafim I artë ngrohtësie. Lëshoi një ndjenjë të paqës dhe kënaqësisë më të intensifikuar sesa cdo gjë që kemi ndjerë më parë. Ne u tërhoqëm drejt sajë. Nuk po flisnim, por po komunikonim me njëri tjetrin në një nivel tjetër, shihnim përmes syve të njëri tjetrit. Sapo erdhëm tek udha harkore dhe kaluam përmes saj, ne hymë në një luginë të bukur.
Kishte livadhe dhe kodra të renditura me drunjë që të qonin tek një bjeshkë e lartë në distancë. Cdo gjë xixëllonte me grimca të dritës së artë.
Ne I pamë se dritat xixëlluese ishin shumë të vogla, flluska transparente që lëviznin në ajër dhe shkëlqenin në livadhë. Ne e kuptuam që secila xixë e vogës ishte shpirtë. Mua lugina mu dukë të jetë parajsa, por njëkohësisht e dija se Gjejmsi dhe Reshadi po e shihnin ndryshe. Gjejmsi e shihte sikur një Gji e Shpirtave. Reshadi po e shihte si Nirvana, dhe disi e dinim të gjithë këtë pa folur. Drita filloi të grumbullohet nga fundi I luginës, dhe dalngadale, nga mjegulla një dritë e dëlirë filloi të materializohet. E pash një engjull me një fytyrë të fortë dhe të ndritshme, por jo sikur njëri zakonisht e imagjinon.
Ajo I përngjante më shumë një Vikingu Valkyrie. E dita se ajo ishte një engjull speciale që po I ruante femrat në familjen time, dhe e perceptova ta kishte emrin Helena. Gjejmsi e pa të njëjtën qenie sikur babai I tij një oficer me karrierë në Marinë, në një uniformë të bardhë. Reshadi e perceptoi qenien të jetë I Zgjuari apo Buda.
Qenia së pari I foli Reshadit dhe e mirëpriti atë. Ai tha se koha e Reshadit në tokë ka mbaruar. Ai ishte I vlefshëm tani për Nirvana. Reshadi e pyeti, pse Gjejmsi dhe unë ishim aty dhe I ishte thënë se ne ishim një pjesë e arsyes që ai kishte arritur vlerën për Nirvana. Të dy, shoku dhe shoqja e tij e donin aq shumë sa që me dëshirë e kishin shoqëruar atë në udhëtimin e tij të fundit. Megjithatë, njëkohësisht, Gjejmsi morri një tjetër mesazh. Ai brengosej se c’farë babai I tij do të mendonte për aktivitetet me protesta të tij kundër luftës, dhe babai I tij I tha se ai ishte krenar ndaj tij për qëndresën e tij në atë që besonte. Babai e dinte se ai nuk është qyqarë sepse një qyqarë nuk do ta kishte marrë këtë udhëtim me Reshadin. Unë e morra edhe një mesazh tjetër në të cilin Helena më tha se ajo ishte e kënaqur se mua më ishte kujtuar shembulli I qëndresës, drejtësis, urtësis, dhe lojalitetit që më ishte mësuar nga familja ime.
Ne kaluam cka dukej sikur një përjetësi në këtë vend derisa po flisnim tek entitetet tona të ndara megjithatë të bashkuara. Ata na thanë se na u shfaqën në këtë mënyrë sepse prapa në botë ne kishim qenë të prekur me njëri tjetrin kur vetëtima kishte qëlluar. Ata gjithashtu thanë se symbolizon unitetin e të gjitha feve dhe doktrinave. Ata më thanë so do të jetojë të shohë një gjeneratë të re të tolerancës, kur shpirtat dhe zemrat e humanizmit do të bashkohen sikur ne të tre.
Këshilluesit na mësuan se doktrinat, besimet, dhe racat nuk vlenin. Pa marrë parasysh cka ne besojmë, ne të gjithë ishim fëmijë të bashkuar nën një Zot, dhe I vetmi rregull ishte ligji I vërtetë I Zotit – bë për të tjerët cka kishe pasur dëshirë të tjerët të bëjnë për ty. Ne duhet të sillemi me të gjithë njerëzit sikur të ishin pjesë e shpirtit tonë sepse në të vërtetë janë. Të gjitha gjallesat në universë ishin të lidhura njëra me tjetrën. Ata thanë se shpejt humanizmi do të arrij maturitet të mjaftueshëm që të merr një vend më të lartësuar në skemën universale të sendeve, por derisa të arrij kjo kohë ne duhet të mësojmë pranim tolerancë dhe dashuri për njëri tjetrin. Ata thanë se do të vijë një kohë e re kur njerëzit nuk do të jenë në gjendje ti shohin të tjerët pa shtëpi dhe të uritur. Ne do të kuptojmë se vetëm duke I ndihmuar të tjerëve I ndihmojmë vetë-vetes.
Eventualisht na thanë se është koha të shkojmë. Nuk do të na lejohej të qëndrojmë më tutje se tani nuk është koha për mua dhe Gjejmsin por vetëm për Reshadin. I ndricuari I tha Reshadit se ai do të ketë pak kohë në tokë që ti mbarojë ca punë të botës para se të kthehet. Babai I Gjejmsit I tha atij se edhe ai do të kthehet tek vendi I tij shpejt pas Reshadit, por ata të dy sa për tani duhet të kthehen ashtu që të kthehem edhe unë. Unë ju thash se edhe unë dëshiroj të rri në këtë luginë me ta, por Helena më tha se fati im nuk ka mbaruar akoma, unë kisha fëmijë që ende nuk kishin lindur.
Ne lëvizëm ngadalë drejt rrugës harkore. Tërheqja u bë më e fortë dhe literalishtë u dëbuam prapa në botë. Fluturuam një cikë mbi trupat tonë. Disa nga kusherirët e mij kishin qenë në një fushë më tutje dhe kishin parë se c’farë kishte ndodhur. I pamë ata duke vrapuar aty ku kishim mbetur të shtrirë. Duart e Gjejmsit dhe Reshadit ende kishin mbetur mbi krahët e mi. Ne I pamë kusherinjët e mi që I hapen me forcë gishtërinjtë e tyre në mënyrë që ti lironin dhe ti ndihmonin Reshadit.
Kur duart e tona u liruan, Gjejmsi dhe unë hymë në trupat tonë. Ndjenim sikurse të ishim në zjarrë, por e kuptuam se kishim vetëm lëndime të lehta. Si dukej, Reshadi, pasiqë kishte qenë në fund, ishte elektrikuar më së shumti. Mjekët I thanë se vetëtima I kishte shkaktuar dëm në zemër, mushkëri, dhe veshkë. Ai qëndroi në spital për disa javë. Gjatë asaj kohe, rezultatet e testeve mjekësore të Gjejmsit treguan se ai kishte tumor në kokë që eventualisht do tia marrë jetën.
Sapo që Reshadi pati mundësi të udhëtojë, Gjejmsi e dërgoi në shtëpinë e tij në Indi. Gjejmsi deshi të rrinte me Reshadin ti bëjë shoqëri, por Reshadi I tha se dëshironte që kohën e fundit të tij ta kalon në tërheqje/ I vetmuar. Reshadi e morri jetën e një asketi, në traditën Vedike. Ai e luti gruan e tij që të rrijë me familjen e saj sepse ai dëshironte që ditët e tij të fundit ti kalojë në një zgjim shpirtërorë. Pas një viti e gjysmë, në një ditë të ftohtë të Janarit, Reshadi u kthye në Nirvana. Gjejmsi dhe unë e ditëm menjëherë kur shpirti I tij e lëshoi këtë botë pa na treguar askush.
Gjejmsi jetoi përafërsishtë tre vite pasi që e morri vesh se kishte tumor në tru. Ai e dhuroi shumicën e trashëgimisë së tij tek një organizatë bëmirëse që I edukonin të rinjtë në Indi. Unë në anën tjetër, isha në gjendje të jetojë edhe për tridhjetë vite të tjera (gjer tani) me njohurinë e kësaj eksperience që e ndava me shokët e mi më të ngushtë e që ka qenë një forcë këshilluese në jetën time. Mundohem me gjithë fuqinë që kam cdo ditë ta përballoj fatin tim, ckado që të jetë, me të njëjtin dignitet të qetë dhe vendosmërinë që ata treguan kur u përballuan me fatin e tyre. Ata me të vërtetë kanë qenë udhërrëfyesit e mij, dhe e di se lidhjen që e kam ndarë me ta shumë kohë më parë është e njëjta lidhje që ne të gjithë e ndajmë. Vetëm se nganjëherë dështojmë që ta kuptojmë.
“Planifiko për këtë botë sikur pret të jetosh përgjithmonë, por planifiko për botën e përtejme sikur pret që të vdesësh nesër.”
Ibn Gabirol

Beti J. Idi
Me 18 Nëntore, 1973, Beti Idi vdiq nga komplikimet e një operacioni të pjesërishëm të histerektomisë. Pasi që ishte ripërtërirë në jetë, Beti vuajti nga depresioni – aq e dhimbshme ishte ndarja e saj nga drita e dashurisë që ajo e kishte përjetuar gjatë momenteve të vdekjes klinike. Njëzet vite më vonë, pasi që e kishte ndarë tregimin e saj me familjen dhe shoqërinë, dhe me pacientët në gjendjet kritike të sëmurë nga kanceri, Beti ishte ftuar që ta shkruaj përjetimin e saj në mënyrë që një audiencë më e madhe ta shijojë bukurinë e këtij tregimi. Me 1992, “Embraced by the Light” “E Përqafuar nga Drita” ishte publikuar në Qytetin Carson, Nevada. E Përqafuar u bë një fixim permanentë në Nju Jork Tajms Best Seller, duke kaluar më shumë se një vit, si numër nje. Ky Përjetim Afër Vdekjes i Betit është njëra nga përjetimet më të detalshme dhe të carta që ndonjëherë është dokumentuar.
Dalja nga Trupi
Beti e lëshon trupin e sajë përmes gjoksit dhe fluturon mbi shtratin e saj. Tri qenie që dukeshin si murgji të mbuluar shfaqen dhe ajo I identifikon ata të jenë engjujt e saj të rojes. Ata I thonë asajë që kanë qenë me të “përjetësishtë” dhe se ajo ka vdekur para kohe. E brengosur për familjen e sajë që e kishte lënë prapa, ajo udhëton në formën e shpirtit ti shohë ata; por ajo e kupton se ajo nuk mund të shihet nga ata. Beti mandej kthehet tek trupi I sajë ku engjujt e saj të rojes po e pritnin.
Hyrja në Dritë
E pashë një pikë të dritës në distancë. Masa e zezë përreth meje filloi të marrë një trajtë të tunellit, dhe e ndjeva veten në udhëtim përmes ti me një shpejtësi edhe më të madhe, në nxitim drejtë dritës. Instinktivishtë isha tërhequr tek ajo, edhe pse, ndjeja se të tjerët mund të mos tërhiqeshin. Derisa u afrova, vëra re figurën e një burri që po qëndronte aty, me një dritë që po rrezatonte çdokund përreth tij. Sa u afroja drita bëhej më e ndriçuar – e ndriçuar përtej përshkrimit, shumë më e ndriçuar se dielli – dhe e dita se asnjë sy I tokës në gjendjen e tyre natyrale nuk do të mund të shikonte në këtë dritë pa u shkatërruar. Vetëm sytë shpirtërorë mund ta përballonin – dhe ta vlerësonin. Derisa afrohesha më afër fillova të qëndroja drejtë.
E pashë që drita fillestare përreth tij ishte ngjyrë ari, sikur I gjithë trupi I tij të kishte një aura ari përreth tij, dhe mund të shihja se kjo aura e arit shpërthente përreth tij dhe shpërndahej në dritë të bardhë madhështore që shtrihej në një distancë. E ndjeva dritën e tij të përzihet me dritën time, literalisht, dhe ndjeja sikur drita ime tërhiqej tek drita e tij. Ishte sikur të ishin dy llampa në dhomë, të dyja duke shëndritur, dhe rrezet e tyre përzihen së bashku. Eshtë shumë vështirë ta dish ku një dritë mbaron dhe ku tjetra fillon; dhe vetëm ashtu ato bëhen një dritë. Edhe pse drita e tij ishte shumë më e ndricuar se e imja, isha e vetëdijshme se drita ime, gjithashtu, na ndriconte. Dhe derisa dritat tona u bashkuan, ndjeva sikur hyra në qenien e tij, dhe ndjeva jasht mase një eksplodim të dashurisë.
Ishte dashuria më e pakushtëzuar që ndonjëherë kam përjetuar, dhe derisa I pashë krahët e tij duke u hapur për të më pranuar mua, shkova tek ai dhe morra komplet përqafimin e tij dhe thoja pandërprerë, “Jamë në shtëpi. Jamë në shtëpi, Më në fund jamë në shtëpi.” E ndjeva shpirtin e tij madhështorë dhe e dita se gjithmonë kamë qenë pjesë e tij, se në realitet unë kurr nuk kam qenë largë nga ai.
Dhe e dija se ia vleja të isha me të, ta përqafoja atë. E dija se ai ishte I vetëdijshëm për të gjitha mëkatet dhe gabimet e mia, por që tani nuk kishin rëndësi. Ai vetëm dëshironte të më përqafonte dhe ta ndante dashurinë e tij me mua, dhe unë desha ta ndaja dashurinë time me të. …
Gjithë jetën time ia kam pasur frikën, dhe tani e pashë – e dija – se ai ishte shoku im I zgjedhur. Ngadalë, ai I hapë krahët e tij dhe më lejon të qëndrojë prapa aq sa ti shohë sytë e tij, dhe ai tha, “Vdekja jote është para kohe, ende nuk është koha jote.” Asnjë fjalë që ndonjëherë më janë folur nuk kanë penetruar në mua më mirë se këto. Deri atëherë, nuk kam ndjerë ndonjë qëllim në jetën time; Thjeshtë kam kaluar me kohën duke kërkuar për dashuri dhe mirësi por kurr në fakt nuk e kam ditur në qoftë se veprimet e mia kanë qenë të mira. Tani, brenda në fjalët e tij, ndjeva një detyrë, qëllim; Nuk e dija se çka ishte, por e dija se jeta ime në tokë nuk ka qenë pakuptim. Ende nuk më kishte ardhur koha mua.
Koha ime do të vie kur misioni im, qëllimi im, kuptimi im në këtë jetë, të jetë kryer. E kisha një arsye për të ekzistuar në tokë. Por edhe pse e kuptoja këtë, shpirti im rrebeloi. A do të thotë kjo se duhet të kthehem prapa? I thashë atij, “Jo, tani unë kurr nuk mund të të lë.”
Ai e kuptoi çka do të thoja, dhe dashuria e tij dhe pranimi për mua kurr nuk u zbehen. Mendimet e mia më vërshuan: “A është ky Jezusi, Zoti, qenia që iu kam frikësuar gjatë gjithë jetës sime? Ai nuk është fare ashtu si kisha menduar. Ai është I mbushur me dashuri.”
Mandej pyetjet filluan të vinë në mendjen time. Desha të dija pse kam vdekur në atë mënyrë – jo si parakohe, por si u bë që shpirti im kishte ardhur këtu para ringjalljes. Ende po funksionoja nën mësimet dhe besimin e fëmijërisë time. Drita e tij tani filloi të ma mbushte mendjen, dhe pyetjeve të mie i ipej përgjigje edhe më shpejt se sa që unë mbaroja së pyeturi. Drita e tij ishte njohuri. Kishte fuqi të më mbushte me tërë të vërtetën. Pasi fitova kurajo dhe e lejova dritën të hyjë në mua, pyetjet më vinin më shpejtë se që kam menduar se është e mundur, dhe përgjigja u ipej po me aq shpejtësi. Dhe përgjigjet ishin absolute dhe të kompletuara. Nga frika, e kisha keqinterpretuar vdekjen, kam pritur dicka që nuk është ashtu. Varri kurr nuk kishte qenë i caktuar për shpirtin – por vetëm për trupin. Nuk ndjeja ndonjë gjykim që kam qenë gabim. Ishte vetëm një ndjenjë se një e vërtetë e thjeshtë më ka zëvendësuar gabimin tim….
Por desha ta dija të tërën, që nga fillimi gjer në fund. Kurreshtja ime gjithmonë I kishte torturuar prindërit e mi dhe bashkëshortin tim – dhe nganjëherë mua – por tani ishte një bekim, dhe isha mahnitur me lirinë për të mësuar. Po mësohesha nga mësuesi master! Kuptimshmëria ime ishte asi soji që mund të kuptoja vollume për një cast. Ishte sikur që të shikoja në një libër dhe ta kuptoja vetëm me një të shikuar – sikur të ulesha derisa libra e shfaqte veten tek unë në çdo detalë, përpara dhe prapa, brenda dhe jashtë, çdo nuancë dhe sygjerim të mundshëm.
E tëra në një castë. Derisa e kuptoja një send, më shumë pyetje dhe përgjigje më vinin mua, të gjitha duke u ndërtuar njëra mbi tjetrën, dhe të bashkpunonin sikur e tërë e vërteta të ishte e lidhur qenësishtë…Njohuria më kaploi mua. Në një kuptim u bë unë, dhe u mahnita me aftësinë time që të kuptojë misteriet e universit thjeshtë vetëm duke reflektuar në to.
Desha të dija pse kishte kaq shumë kisha në botë. Pse Zoti nuk na dhuroi vetëm një kishë, një fe të dëlirë? Përgjigja më erdhi mua me kuptimin më të cartë. Secili nga ne, më është thënë, jemi në nivele apo shkallë të ndryshme të pjekurisë shpirtërore dhe kuptimit. Prandaj çdo person është përgaditur për një nivelë tjetër të njohurisë shpirtërore. Secila fe në botë është e nevojshme sepse ka njerëz që kanë nevojë për atë që mësojnë. Njerëzit në një fe ndoshta nuk e kanë kuptuar plotësishtë inxhillin e Zotit dhe kurr nuk do ta kuptojnë derisa janë në atë fe. Por se feja përdoret si një shkallë e gurit për ta bartur njohurinë.
Çdo kishë përmbush nevojat shpirtërore që ndoshta të tjerat nuk do të mund të mbushnin. Asnjë kishë nuk do të mund ti mbushte nevojat e çdonjërit në çdo nivelë. Derisa individi e ngritë nivelin e kuptimit të tij për Zotin dhe progresin e tij të përjetshëm, ai mund të ndihet I ndarë me mësimet e kishës së tij dhe ndoshta do të kërkon një filozofi tjetër apo ndonjë tjetër fe që ta mbushë atë zbrazëtirë. Kur kjo të ndodhë ai ka arritur një tjetër nivelë të kuptimit dhe do të vuan për më shumë njohuri dhe për të vërtetën e mëtejme, dhe për një mundësi tjetër për pjekuri. Dhe në çdo shkallë të rrugës, këto mundësi për të mësuar do të dhurohen.
Pasi e morra këtë njohuri, e kuptova se ne nuk kemi të drejtë, në asnjë mënyrë të kritikojmë ndonjë kishë apo fe. Të gjitha janë të çmuara nga këndvështrimi I Tij. Njerëz shumë special me misione shumë të rëndësishme janë vendosur në të gjitha vendet, në të gjitha fetë, në çdo stacion të jetës, në mënyrë që ata ti prekin të tjerët. E tëra e inxhillit ekziston, por shumica e njerëzve nuk do ta kuptojnë këtu. Në mënyrë që të kuptohet kjo e vërtetë, ne duhet ta dëgjojmë Shpirtin dhe të lirohemi nga egoja.
Desha të mësojë qëllimin e jetës në tokë. Pse ne jemi këtu? Derisa isha zhytur në dashurinë e Jezu Krishtit a.s. nuk mund të imagjinoja pse ndonjë shpirtë vullnetarishtë do ta lente këtë parajsë të mbrekullueshme dhe të gjitha që kishte për ti ofruar – sa botëra për të hulumtuar dhe ide për të krijuar dhe njohuri për të fituar. Pse dikush do të dëshironte të vinte këtu? [tokë]. Në përgjigje, më kujtohet krijimi I tokës. Në faktë unë e përjetova atë sikur që po ribëhej para syve të mi. Kjo ishte me rëndësi. Jezusi a.s. dëshironte që unë të interiorizojë këtë njohuri. Ai dëshironte që unë të kuptojë se si isha ndier kur krijimi ndodhi. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë atë ishte për mua që ta shikojë prapë dhe të ndjejë çka kam ndier më parë.
Të gjithë njerëzit si shpirtëra në botën para-mortale morrën pjesë në krijimin e tokës. Ne ishim shumë të entuiziazmuar që ishim pjesë e kësaj. Ne ishim me Zotin, dhe e dinim se Ai na kishte krijuar, se ne ishim vetë fëmijët e Tij. Ai ishte I kënaqur me evoluimin tonë dhe ishte mbushur me dashuri absolute për secilin nga ne. Gjithashtu, Jezu Krishti a.s. ishte atje. U befasova kur e kuptova, se Jezusi a.s. ishte një qenie tjetër nga Zoti, me qëllimin e tij të veçantë hyjnorë, dhe e kuptova se Zoti ishte Ati ynë I përbashkët. Rritja ime në një atmosferë Protestante më kishte mësuar se Zoti si Ati dhe Jezu Krishti a.s. ishin një qenie.
Derisa të gjithë u mbodhëm, Ati shpjegoi se me ardhjen tonë në tokë për një kohë do të arrinim më shumë pjekuri shpirtërore. Secili shpirtë që do të vinte në tokë kishte ndihmuar në planifikimin e kushteve në tokë, duke përfshirë ligjet e mortailitetit që do të na sundonin ne. Këtu përfshiheshin ligjet e fizikës ashtu si I njohim ne, kufizimin e trupave tonë, dhe fuqitë shpirtërore që do të ishim në gjendje ti shfrytëzonim. Ne I ndihmuam Zotit në zhvillimin e pemëve dhe jetës së shtazëve që do të jenë këtu.
Çdo gjë ishte krijuar më parë nga materia e shpirtit mandej ishte krijuar fizikishtë – sistemet solare, yjet, hënat, planetet, jeta në planete, malet, lumenjtë, detërat, etj. E pashë këtë procesë, dhe mandej, që më tutje ta kuptoja, isha treguar nga shpëtuesi se krijimi shpirtërorë mund të krahasohej me fotografitë tona; krijimi shpirtërorë do të ishte si një fotografi shumë e bukur, dhe toka do të ishte sikur negativi I errët I po të njëjtës fotografi. Kjo botë është vetëm një hije e bukurisë dhe madhërisë të krijimit shpirtërorë, por është çka na duhet për pjekurinë tonë. Ishte më rëndësi që të kuptoja se ne të gjithë ndihmuam për të krijuar kushtet e jetesës këtu.
Shumë herë mendjen kreative që e kemi këtu në këtë jetë është rezultat I inspirimeve të padukura. Shumë nga zbulimet e tona të rëndësishme madje edhe zhvillimi I teknologjisë së pari ishin krijuar në shpirtë nga qenie shpirtërore. Mandej individëd në tokë e morrën inspirimin për ti krijuar këto zbulime këtu. E kuptova se gjendet një lidhje vitale, dinamike në mes të botës shpirtërore dhe mortalitetit, dhe se ne kemi nevojë për shpirtërat në anën tjetër për përparimin tonë. Gjithashtu pashë se ata me gjithë qejf na ndihmojnë në c’fardo mënyre që të kenë mundësi.
Pashë se botën para-mortale ne e dinim madje edhe I zgjodhëm misionet e tona në jetë. Kuptova se stacionet tona në jetë bazohen në objektivat e këtyre misioneve. Përmes njohurisë hyjnore ne e dinim se ç’farë teste dhe përjetime do të kishim, dhe ne u përgaditëm në përputhje me këtë. Ne bashkpunuam me të tjerët – anëtarët familjarë dhe shoqërinë – që të na ndihmojnë ti mbarojmë misionet tona. Ne kishim nevojë për ndihmën e tyre. Ne erdhëm si vullnetarë, secili kuriozë që të mësojë dhe përjetojë të tërën që Zoti e kishte krijuar për ne. E dita që secili nga ne që vendosi të vijë këtu ka qenë një shpirtë guximtarë. Edhe më I pazhvilluari në mesin tonë këtu ishte I fortë dhe guximtarë atje. Na është dhënë një agjenci që të veprojmë për veten këtu.
Vetë veprimet e tona e caktojnë drejtimin e jetërave tona, dhe ne mund ti ndryshojmë apo ti ridrejtojmë ato në c’fardo kohe. E kuptova se kjo ishte shumë me rëndësi; Zoti na premtoi se ai nuk do të intervenon në jetërat tona pa kërkuar ne vetë intervenimin nga Ai. Dhe mandej përmes njohurisë së Tij të pashterrshme Ai do të na ndihmon të arrijmë dëshirat tona të drejta. Ne ishim shumë falënderues për këtë aftësi që ta shprehim vullnetin tonë të lirë dhe ta ushtrojmë fuqinë e tij. Kjo do të na lejon secilin nga ne të arrijmë kënaqësi të madhe ose të zgjedhim atë që do të na sjell pikëllim. Zgjedhja do të jetë e jona përmes vendimeve tona.
Në fakt më erdhi një lirim kur mësova se toka nuk është shtëpia jonë natyrale, se ne nuk e kishim origjinën këtu. U gëzova kur pashë se toka është vetëm një vendë I përkohshëm për tu shkolluar dhe se mëkati nuk është natyra jonë e vërtetë. Shpirtërishtë, ne jemi në nivele të ndryshme të dritës – që është njohuri – dhe për shkakë të natyrës tonë hyjnore; shpirtërore ne jemi të mbushur me dëshirën për të bërë mirë.
Megjithatë, Vetja jonë e tokës, është pandërprerë në kundërshtim me shpirtin tonë. E pashë sa I ligë është mishi. Por është këmbëngulës. Edhe pse shpirtërat tonë janë plotë me dritë, vërtetësi, dhe dashuri, duhet të luftojnë pandërprerë që të triumfojnë ndaj mishit, dhe kjo I forcon ata. Ata që me të vërtetë janë të pjekur do të gjejnë një harmoni perfekte në mes të mishit të tyre dhe shpirtit, një harmoni që do ti bekojë ata me paqe dhe do tu dhurojë aftësinë për ti ndihmuar të tjerët.
Derisa mësohemi për tu përshtatur ligjeve të krijimit, ne mësojmë si ti përdorim këto ligje për të mirën tonë. Ne mësojmë si të jetojmë në harmoni me fuqitë krijuese përreth nesh. Zoti na ka dhuruar talente individuale, disa më shumë disa më pak, sipas nevojës. Derisa I përdorim këto talente, ne mësojmë si të punojmë dhe eventualishtë ti kuptojmë ligjet dhe ti mbijetojmë kufizimet e kësaj jete. Duke I kuptuar këto ligje ne jemi më të aftë ti shërbejmë atyre përreth nesh. Ckado që të bëhemi këtu në mortalitet është e pakuptimtë në qoftë se nuk bëhet për dobinë e të tjerëve. Dhuratat tona dhe talentet na janë dhënë që të na ndihmojnë të shërbejmë. Dhe duke I shërbyer të tjerëve ne zhvillohemi shpirtërishtë.
Mbi të gjitha, më është treguar se dashuria është supreme. E pashë se me të vërtetë pa dashuri ne nuk jemi gjë. Ne jemi këtu që ti ndihmojmë njëri tjetrit, të kujdesemi për njëri tjetrin, të kuptojmë, të falim, dhe ti shërbejmë njëri tjetrit. Ne jemi këtu që të kemi dashuri për çdo person të lindur në tokë. Trajta e tyre e tokës mund të jetë e zezë, e verdhë, e kaftë, e bukur, e shëmtuar, e hollë, e trashë, e pasur, e varfër, intelegjente, apo injorante, por ne nuk duhet të gjykojmë nga shfaqja e jashtme.
Cdo shpirtë ka kapacitet të mbushet me dashuri dhe energji të përjetshme. Në fillim, secili ka në dispozicion disa shkallë të dritës dhe vërtetësi që mund të zhvillohet më tutje. Ne nuk mund ti masim këto sende. Vetëm Zoti e din zemrën e njerëzve, dhe vetëm Zoti mund të gjykojë në mënyrë perfekte. Ai I njeh shpirtërat tonë; ne shohim vetëm fuqi dhe dobësi të përkohshme. Sepse për shkak të kufizimeve tona, shumë rrallë mund të shohim në zemrën e njeriut.
E dita se ia vlenë çdo gjë që bëjmë për të treguar dashuri: një buzëqeshje,një fjalë kurajuese, një veprim I vogël I sakrificës. Ne piqemi me këto veprime. Jo të gjithë njerëzit janë të dashur, por kur e gjejmë dikënd që e kemi shumë vështirë për ta dashur, kjo shpesh ndodhë sepse ata na kujtojnë dicka brenda në veten tonë që ne nuk na pëlqen. Mësova se duhet ti duam armiqtë tanë – ta lëshojmë zemërimin, urrejtjen, lakminë, hidhërimin dhe refuzimin për të falur. Këto gjëra e shkatërrojnë shpirtin. Ne do të japim llogari se si sillemi me të tjerët.
Me të marrë planin e krijimit, ne kënduam me gëzim dhe ishim mbushur me dashurinë e Zotit. Ne ishim mbushur me kënaqësi derisa e shihnim pjekurinë që do të arrinim këtu në tokë lidhjet e këndshme që do ti krijonim me njëri tjetrin.
Mandej e pamë si u krijua toka. Ne e pamë se si shpirtat tonë vëllëzërit dhe motrat hynë në trupat fizikë që të mbaronin radhën e tyre në tokë, secili përjetonte dhimbjet dhe gëzimet që do ti ndihmonin ata të përparojnë. Më kujtohet vecanërishtë duke I parë pionerët Amerikan duke e kapërcyer kontinentin dhe kur kremtonin derisa I përballonin dhe I mbaronin detyrat e tyre të vështira. E dita se vetëm ata që kishin nevojë për atë përjetim ishin vendosur aty. I pashë engjujt duke kremtuar për ata që përballonin testet e tyre dhe që kishin suksesë dhe kur mërzitëshin për ata që dështonin.
E pashë se disa dështonin për shkak të dobësive të tyre, dhe disa dështonin për shkak të dobësive të tjerëve. Ndjeja se shumë nga ne që nuk ishim atje nuk do të mund ti përballonim ato detyra, se ne do të kishim qenë pioner të dobët, dhe se ne do të bëheshim shkaku I më shumë vuajtjeve për të tjerët. Në të njëjtën mënyrë disa pionerë dhe njerëz nga kohërat e tjera nuk do të mund ti përballonin testimet e sodit. Ne jemi aty ku duhet të jemi.
Përderisa e gjithë kjo më erdhi mua, e kuptova perfekcionin e planit. E pashë se ne të gjithë u bëmë vullnetarë për pozitat dhe stacionet tona në botë, dhe që secili nga ne është duke marrë më shumë ndihmë se sa që ne e dimë. E pashë dashurinë e pakushtëzuar të Zotit, përtej ndonjë dashurie të tokës, që rrezatonte nga Ai tek të gjithë fëmijët e Tij. I pashë engjujt duke qëndruar afër nesh, duke pritur për të na ndihmuar, duke kremtuar në të arriturat dhe gëzimet tona.
Por mbi të gjitha e pashë Krishtin, krijuesin, shpëtimtarin e tokës, shokun tim, dhe shokun më të afërt që ndonjëri nga ne mund ta ketë. Dukej sikur isha shkrirë me kënaqësinë derisa isha në krahët e tij dhe ngushëllohesha – më në fund në shtëpi. Do të ipja të tërën në fuqinë time, të tërën çka kam qenë, që prapë të më kaplonte ajo dashuri – të përqafohesha në krahët e dritës së tij të përjetshme.
Udhëtimi Në Parajsë
Dy shokë të ngushtë të Betit të cilët ajo I kishte njohur para se të lindte, I shfaqën asaj. Përqafohen dhe shkojnë në një udhëtim në botën e shpirtërore. Ata hynë në një dhomë të madhe dhe shohin njerëz duke krijuar rroba të parajsës…Në një dhomë tjetër, ajo sheh njerëz duke punuar me një makinë të madhe në pamje dukej si një kompjuter. Ata mandej hynë në një dhomë e ngjajshme me një librari. Eshtë libraria e mendjes. Ata dalin jashtë tek një kopshtë ku male dhe lumenjë të bukur mund të shihen në distancë. Eshtë një fushë më e bukur sesa fjalët mund të përshkruajnë.
Para një ujëvare, Beti vështron një trëndafilë madhështorë dhe bëhet një me të përkohësishtë. Një grup njerëzish mblidhen përreth për të festuar gradimin e saj. Engjujt që I bëjn roje janë atje dhe I thonë asajë se ka vdekur para kohe dhe duhet të kthehet prapa. Duke dëshiruar ta hulumtojë universin, Beti shoqërohet nga dy qenie të dritës në gjerësinë e hapësirës. Ajo udhëton tek botërat e tjera të ngjashme me tokën dhe me qenie intelegjente në to. Ajo kthehet tek kopshti dhe dërgohet tek një vend ku shumë shpirta janë duke u përgaditur për jetën në tokë.
Shoqëruesit e Betit I tregojnë asaj një njeri pijanec I shtrirë në trotuar dhe e pyesin atë se ç’farë sheh. Beti e sheh vetëm një të dehur që rrinte si gjynah në ndytësirën e tij. Shoqëruesit e saj I tregojnë asaj kush është me të vërtetë ai njeri. Ai njeri ishte I mbushur me dritë dhe dashuri dhe ishte shumë I dashur në botën shpirtërore. Ishte bërë në atë mënyrë për tu kujtuar njerëzve nevojën për ti ndihmuar të tjerët.
Betit I tregohet toka ashtu si duket nga hapësira. Asaj I tregohet se si lutjet fluturojnë si rreze të dritës nga toka. Ajo I sheh engjujt duke nxituar përreth për tu përgjigjur lutjeve. Beti e vështron gjithë këtë derisa është në kopshtë.
Mandej dërgohet nga kopshti tek një ndërtesë e madhe para “Këshillit të të Vjetërve” I përbërë nga 12 njerëz dhe Jezusi a.s. Këtu prapë I thuhet se vdekja e saj ka ndodhë para kohe dhe se ajo duhet të kthehet në tokë. Jezusi ia tregon jetën e saj në një rishikim në formë të hologrameve shumë mirë të definuara. Jezusi a.s. e ngushëllon atë kur ajo sheh aspektet negative të jetës së saj dhe kur fillon ta gjykoj rëndë veten e vetë.
Pas rishikimit të jetës së saj, asaj I thuhet se misioni I saj në jetë nuk ka mbaruar dhe se duhet të kthehet. Beti me këmbëngulje refuzon. Jezusi a.s. vendos ti tregon asaj misionin që ka për ta mbaruar me kusht që në qoftë se vendosë të kthehet në tokë , memorja e misionit të saj do të hiqet. Ajo pajtohet me këtë kusht dhe I tregohet misioni. Menjëherë, ajo pajtohet të kthehet prapa. Papritur, me mijëra engjuj shfaqen ti këndojnë lamtumirë. Beti e gjen veten e saj në spital, aty ku e tëra kishte filluar. Misioni I saj në jetë komplet ishte hequr nga memorja e saj.
"Zoti e dinte se ne do të bëjmë gabime. Jeta e tëra ka të bëjë me gabimet. Eshtë një pjekuri dhe ndryshim konstant. Një ditë do të kuptojmë se vështirësitë më të mëdha në jetë kanë qenë mësusesit tanë më madhështorë."
The Awakening Heart, p. 118

Dr. Karl Jung
"Ndërdija psiqike beson në jetën pas vdekjes"
Karl Jung
Në një spital në Zvicerr në vitin 1944, psikiatri i mirënjohur boteror Karl G. Jung, përjetoi një sulm në zemer (infarkt) dhe mandej një përjetim afër-vdekjes. Përballimi i tij i cartë me dritën, plus domethënia intense e pamjes së brendshme e bën që Jung të arrij në përfundim se përjetimi i tij erdhi nga dicka reale dhe e përjetshme.
Përjetimi i Jungut është një përjetim unik në atë se ai e pa Token nga një lartësi prej 1600 km përmbi të. Pamja e tij e Tokës nga hapësira ishte përshkruar nga Jung, me një precizitet të hatashëm përafersisht dy dekada para se astronautet e parë në hapësirë së pari e përshkruan atë.
Përderisa reflektonte në jetën pas vdekjes, Jungut iu kujtua Hindusi qe meditonte nga përjetimi afer-vdekjes dhe e lexoi si një simbol arkitipi të vet-vetes së lartë, Imazhi i Zotit përbrenda. Karl Jung, qe e themeloi “psikologjinë analitike”, u përqendrua në arkitipet e Ndër-dijes kolektive. Shkrimi në vijim është një shkëputje nga autobiografia e tij e quajtur “Memories, Dreams, Reflections” ku e përshkruan përjetimin e tij afër-vdekjes.
Mu duk se isha lart në hapësirë. Larg atje poshtë e pash globin e Tokës, të shpërlarë në lavdin e dritës së kaltërt. E pash detin e thellë të kaltërt dhe kontinentet. Larg nën këmbët e mia shtrihet Sejlon, dhe në distancë më tutje nga unë India. Fusha e vizionit tim nuk përfshinte të gjithë tokën, por trajta globale dallohej cartësisht dhe vijat anësore shkëlqenin me një ndriqim argjendi përmes bukurisë së kaltërt të dritës. Në shumë pjesë globi dukej i ngjyrosur, apo me shenja të ngjyrës së gjelbërt të mbyllur sikurse argjendi i oksiduar.
Larg më tej në të majtë shtrihej gjerësisht - e kuqe - në të verdhë shkretëtira e Arabisë; të conte mallin sikur argjendi i Tokës kishte marr një hije të kuqe në të art. Mandej e pash Detin e Kuq, dhe prapa shumë më larg – sikur lart në të majtë të hartës – mezi mund të dalloja Mediteranin. Shikimi im ishte drejtuar kryesisht atje. Cdo gjë tjetër dukej e paqartë. Mund ti shihja Himalajat të mbuluara me borë, por në ate drejtim ishte mjegull dhe me re. Nuk shikova në të djathtë fare. E dija se isha tek pika e largimit nga Toka.
Më vonë e kuptova se sa lart në hapësirë njëri duhet të jetë të ketë një pamje aq të gjërë – përaferisht 1600 km! Pamja e Tokës nga kjo lartësi ishte gjëja më madhështore qe kam parë ndonjëherë.
Pasi meditova për një kohë për të tërën c’farë po ndodhte, u ktheva rrotull. Kisha qen duke qëndruar me shpindë nga Oqeani Indian, dhe fytyra ime në veri. Mandej mu duk se u ktheva në jug. Dicka e re hyri në fushën e shikimit tim. Në distancë të shkurtë më tej e pash në hapësirë një bllok të hatashëm guri të errët, si një meteor. Ishte përafërsisht i madh sa shtëpia ime, apo edhe më i madh. Po levizte në hapesirë, dhe une po levizja në hapësirë.
Kam parë gurë të ngjashëm në bregun e Golfit të Bengalit. Ato ishin blloqe graniti, dhe disa prej tyre i kishin hapur në tempuj. Guri im ishte një bllok i tillë i errët dhe gjigand. Një hyrje të shpiente tek një paradhomë e vogël. Në anën e djathtë të hyrjes, një Hindus i zi rrinte ulur në gjendjen lotus mbi një ulëse të gurit. Ai kishte veshur një mbulesë të bardhë, dhe e kuptova se ai po më priste mua. Dy shkallë të qonin tek kjo paradhomë, dhe brenda, në të majtë, ishte dera e hyrjes për në tempull. Bira të vogla dhe të panumërta, secila me një formë si konkave të mbushura me vaj kokosi dhe qirinjë të vegjël qe digjeshin, e rrethonin derën me një perde që flakëronte me ndriqim. Në fakt e kisha parë njëherë këtë lloj tempulli tek Dhembi i Shenjtë në Kendy në Seilon; Dera ishte ndërtuar me disa rreshta me llampa të tilla që digjeshin me vaj.
Derisa u afrova afër shkallëve që të dërgonin tek hyrja në guri, një gjë e papritur ndodhi: Ndjeja sikur cdo gjë po zhvishej nga unë; cdo gjë që synoja apo dëshiroja apo ndonjë mendim, e tërë fantazia e ekzistencës së tokës, ra nga unë – ishte një proces jashtzakonisht i vështirë. Megjithatë dicka mbeti; ishte sikur tani unë mbaja me vete cdo gjë që kisha përjetuar apo bërë, cdo gjë që kishte ndodhur përreth meje. Gjithashtu të them: ishte me mua, dhe une isha përjetimi im. Përbëhesha nga e tërë ajo, ashtu të them. Përbëhesha nga historia ime dhe ndihesha shumë i sigurt; kjo është cka unë jam. Unë jam i tëri ky c’farë kam qenë dhe c’farë kam arritur.
Ky përjetim më solli një ndjenjë të madhe zbrazëtie, por njëkohësisht të një mbushje të madhe. Nuk kishte më asgjë që dëshiroja. Ekzistoja në një formë objekive; Isha c’farë kam qenë dhe jetuar. Së pari një ndjenjë e zhdukjes predominonte në mua, pasi qe isha zhveshur; por papritur u bë pa pasojë.
Cdo gjë dukej të ishte e kaluar; cka mbeti ishte “fait accompli”, pa ndonjë referencë mbrapa c’farë kishte ndodhur. Nuk kishte më ndonjë pendim se dicka më është hequr mua. Përkundrazi: Une kisha cdo gjë që isha, dhe ajo ishte e tëra.
Dicka tjetër më kapi vëmendjen: përderisa iu afrova tempullit kisha një ndjenjë sigurie se do të hyja në një dhomë të ndricuar dhe do të takoja atje të gjithë ata njerëz tek të cilët unë takoj, në realitet. Atje në fund do të kuptoja – kjo gjithashtu ishte e sigurtë – cilit neksus të jetës unë apo jeta ime i takonte. Do ta dija c’fare ka ndodhur para meje, përse une kam ardhur në ekzistencë, dhe ku po më dërgonte jeta. Jeta ime ashtu si e kisha jetuar shpesh herë më dukej sikur një tregim qe nuk ka as fillim e as mbarim. E kisha një ndjenjë se isha një fragment i historisë, një shkrim në të cilin fillimi dhe fundi i tekstit mungonin.
Mu duk sikur jeta ime u hoq nga një zingjir i gjatë i ndodhive, dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Pse kisha marrur këtë drejtim? Pse i kam sjellur mu këto supozime me mua? Cka nxorra nga ato? Cka do të vijon më tutje? Ndihesha i sigurt se do të merrja një përgjigje për të gjitha ato pyetje që kisha, posa të hyja në tempullin e gurit. Atje do ti takoja njerëzit që e dinin përgjigjen e pyetjes për atë c’farë ishte më pare dhe cka do të pasonte më tutje.
Përderisa po mendoja për këto cështje, dicka ndodhi që ma tërhoqi vëmendjen. Nga poshtë, nga drejtimi i Evropes, një imazh u ngrit lart. Ishte mjeku im, apo më mirë të them, ajo që i përgjante atij-i rrethuar me një zingjirë ari… e dita menjëherë: ‘Aha, ky është mjeku im…, ai qe po më shëronte. Por tani po vie në formën e tij primare. Në jetë ai ishte një avatar i një trupi të përkohshëm që i shërbente formës së tij primare, që ka ekzistuar që nga fillimi. Tani ai po paraqitet në formën e tij primare.’
Me siguri se edhe unë isha në formen time primare, edhe pse kjo ishte një gje qe nuk e kisha vështruar por thjesht e dija në mënyrë instinkte. Përderisa po qëndronte para meje, një shkëmbim i mendimeve (pa folur) ndodhi në mes nesh. Mjeku ishte deleguar nga Toka të sjell një mesazh për mua, të më tregoj se ishte bërë protest kundër largimit tim nga Toka. Unë nuk kisha drejt ta lëshoja Tokën dhe duhej të kthehesha. Në momentin që i dëgjova këto fjalë, vizioni u zhduk.
Isha jashtzakonisht i dëshpëruar, se tani e tëra dukej se u bë për asgjë. Procesi i vështirë i zhveshjes ishte bërë për asgjë, dhe nuk do të më lejohej të hyja në tempull, qe të iu bashakngjitesha njerëzve tek të cilës shoqëri une i takoja.
Në realitet, tre javë të mira kaluan para se të vendosja që të jetoja prapë. Nuk mund të haja sepse të gjitha ushqimet më refuzonin mua. Pamja e qytetit dhe bjeshkëve nga shtrati më dukeshin sikur një perde e vizatuar me bira të zeza në të, apo si një faqe e gazetës së ndrydhur me plot fotografi që nuk përmbanin asnjë kuptim për mua. i dëshpëruar, mendova, “Tani prap duhet të kthehem tek ‘sistemi i kutis”.
Sepse me dukej mua sikur prapa horizontit të kozmosit një botë tre-dimenzionale ishte ndërtuar artificialisht, në të cilën cdo person rrinte vet i ulur në një kuti të vogël. E tani duhet ta bind veten prap nga fillimi se kjo është me rëndësi! Tani jeten dhe të gjithë botën po e shikoja si një burg, dhe më mundonte pa masë se prap me duhet ta pranoj të tërën si krejt në rregull. U pata gëzuar shumë qe u zhvesha nga e tëra, dhe tani prap unë me cdonjërin do të virremi në kuti nga një fije.
Ndjeva një rezistencë të dhunshme për mjekun tim qe më kishte sjellur prapa në jetë. Njëkohësisht isha brengosur për të. “Jeta e tij ishte në rrezik,…! Ai më është paraqitur mua në formën e tij primare! Kushdo që e merr këtë formë do të thotë se do të vdesë, sepse ai veq i takon “shoqërisë më madhështore”. Papritur ky mendim i tmerrshëm më erdhi mua se në vend timin mjeku do të vdes. U mundova sa munda të bisedoj me të, por ai nuk më kuptonte. Mandej u zemërova me të.
Në fakt aktual unë kisha pas qen pacienti i tij i fundit. Me 4 prill, 1944 – ende më kujtohet data e saktë, mu lejua që të ulem në anën e shtratit për të parën herë prej fillimit të sëmundjes time, dhe po në atë ditë mjeku im u shtri në shtrat dhe nuk u ngrit më. Dëgjova se kishte pasur sulme të njëpasnjëshme të temperaturës. Shpejt pas asaj ai vdiq nga septicernia. Ai ishte një mjek i mirë; kishte dicka gjeniale për të. Përndryshe nuk do të më ishte shfaqur mua si një avatar i trupit të përkohshem të formës së tij primare.
“Ndërdija psiqike beson në jetën pas vdekjes”

Vdekja klinike shpjegohen ne menyre shkencore
Pervoja jashtetrupore eshte fenomen i shpeshte dhe ate pak para zgjimit nga gjumi, ndersa lidhet me endrrat piktoreske dhe halucinacionet qe mund te cojne deri te ndjenja e ngritjes ne ajer.
Ndjenja qe jemi te vdekur, parafytyrimi qe “shpirti” ka leshuar trupin, rrugetimi drejt drites se forte ne fund te tunelit, shkuarja ne realitet tjeter ku dashuria dhe lumturia jane gjitheperfshirese, te gjitha keto pervoja te vdekjes se afert jane regjistruar neper kultura te ndryshme, ndersa te dhenat e para te shkruara datojne qe nga Greqia antike.
Shume fenomene te lidhura me pervojat e vdekjes se afert apo vdekjes klinike mund te shpjegohen biologjikisht, konsideron neurologu, Dean Mobbs, nga Universiteti i Cambridge, i punesuar ne Keshillin per hulumtime mjekesore dhe shkencore te trurit.
Per shembull, ndjenja qe njeriu eshte i vdekur nuk eshte e kufizuar vetem ne pervojen e vdekjes klinike – ne te semurit me te ashtuquajturen sindrome te Cotardit, respektivisht te “kufomes qe ecen”, pacienti gabimisht beson qe eshte i ndjere apo i vdekur. Ky crregullim shfaqet pas traumes, gjate fazave te avancuara te tifos dhe sklerozes se shumefishte dhe eshte i lidhur me nje zone te trurit. Pjesa e mesme e trurit zakonisht eshte e perfshire ne proceset e kujdesit, ndersa ajo frontale ne pervojen e ndryshuar te realitetit tek crregullimet, sic eshte skizofrenia.
Pervoja jashtetrupore ose e braktisjes se trupit eshte fenomen i shpeshte dhe ate pak para zgjimit ose gjate gjumit. Paraliza e gjumit, respektivisht pervoja e paralizimit derisa jeni akoma te vetedijshem per boten e jashtme, eshte regjistruar ne 40 per qind te te gjithe njerezve, ndersa lidhet me endrrat piktoreske dhe halucinacionet te cilat mund te cojne deri te ndjenja e qendrimit pezull ne ajer jashte trupit personal.
Per shkak te dopamines takohen te vdekurit
Funksionimi anormal i dopamines, neurotransmetues i cili mund te shkaktoje halucinacione. Pikerisht per shkak te kesaj te semuret nga semundja e Parkinsonit shpesh kane deshmuar per vizionet e shpirtrave, madje edhe te perbindeshave.
Drita ne fund te tunelit eshte loje e neuroneve
Numri i madh i ilaceve dhe drogave, sic eshte anestetiku ketamina, mund te shkaktojne pervoja dhe halucinacione jashtetrupore. Vizioni i tunelit mund te ndodhe kur ndalet qarkullimi i gjakut dhe oksigjenit deri te syte. Atehere fillojne te vdesin neuronet ne qendren per shikim te cilet perndryshe perpunojne pjesen periferike te fushes se shikimit.
“Per nje sekonde para syve me ka kaluar krejt jeta”
Per pervojen shume te perhapur te “kalimit te jetes para syve” fajtor eshte vendi ne regjionin e trurit te mesem, i cili liron noradrenalinen – hormonin e stresit. Ai vend eshte shume i lidhur me regjionet e trurit, te cilat ndikojne ne emocionet dhe memorien, sic jane amigdala dhe hipotalamusi.

Odin- 513
Similar topics
» Vdekje misterioze e shpendëve
» Histori me entitete
» Ufologjia, plot me vdekje dhe zhdukje të mistershme
» Histori me entitete
» Ufologjia, plot me vdekje dhe zhdukje të mistershme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi