Vdekje misterioze e shpendëve
Vdekje misterioze e shpendëve
Ekspertët për mbrojtjen e kafshëve në Angli janë intriguar nga vdekja e 75 shpendëve që me sa duket ranë nga qielli dhe u përplasën për tokë.
Zogjët u gjetën në një rrugë të një shtëpie në Coxley, Somerset, me sqepë, këmbë dhe krahë të thyer dhe me lëndime në bark.
RSPCA (Shoqata Mbretërore për mbrojtjen e kafshëve) filloi të hetojë se si shpendët kanë mbetur të vdekur, por ata nuk besojnë se ata ishin të sëmurë ose të helmuar para se të bien nga qielli në grup.
Sipas deklaratës së Alison Sparkes dhënë BBC, kalimtarët kanë dëgjuar një shushurimë dhe pastaj zogjtë kanë goditur papritmas tokën. Ata ranë në tokë në një zonë mjaft të ngushtë, rreth 3,6 m diametër.
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Vdekje misterioze e shpendëve
Shkencëtarët amerikanë dyshojnë se fishekzjarrët mund të kenë qenë shkaku përse mijëra zogj ranë nga qielli mbi qytetin e Arkansasit në prag të Vitit të Ri.
Sipas shkencëtarëve, zogjtë e zinj me krahë të kuq kanë fluturuar ulët për të shmangur shpërthimet e fishekzjarrëve dhe për pasojë janë përplasur me objekte të ndryshme.
Gjithsesi, siç njofton TCH, është herët të thuhet se misteri është zgjidhur, pasi teste të tjera mbi zogjtë e ngordhur do të kryhen.
Autoritetet deklarojnë se mbi 3 mijë zogj ranë në rrugët e qytetit të Bibit dhe se ata pak që mbijetuan vinin vërdallë sikur ishin të dehur.
Qytetarët kanë pasur vështirësi në qarkullim dhe u është dashur që me veturat e tyre të kalonin mbi trupat e zogjve të ngordhur.
Ndërkohë, rreth 200 kilometra larg këtij vendi, në lumin e Arkansasit u gjendën 100 mijë peshq të ngordhur. Ekspertët përjashtojnë helmimin, por ende nuk dinë për shkaqet.
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Vdekje misterioze e shpendëve
Vetëm disa ditë pasi mbi 3 000 zogj të ngordhur kanë rënë në territorin e Arkansasit dhe Louisianës në SHBA, ngjarje e njëjtë ndodhi edhe në Suedi, më saktësisht në qytetin Falkoeping, ku kanë rënë dhjetëra shpendë të ngordhur.
Disa syresh pas rënies janë shkelur nga automjetet, derisa të tjerët nuk kanë kurrfarë shenjash të dukshme plagësh. Shkaqet e ngordhjes së zogjve në dy skaje të botës ende po hulumtohen, edhe pese ekspertët amerikanë supozojnë se zogjtë kanë mundur ta pësojnë nga stresi pas fishekzjarrëve.
Mirëpo, pasi në qytetin suedez Falkoeping në disa ditë të fundit nuk ka pasur fishekzjarrë, aty nuk hidhet poshtë supozimi për ndonjë sëmundje apo helmim masiv të shpendëve. Për këtë arsye pesë zogj të ngordhur janë dërguar për analizë.
Bllogerët kanë shkuar një hap më tutje, duke e lidhur ngordhjen e shpendëve me “kiametin” e paralajmëruar për vitin 2012, ca të tjerë me eksperimente të fshehta të qeverisë amerikane, kurse disa edhe me teori se kjo është vepër e alienëve (jashtëtokësorëve).
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Vdekje misterioze e shpendëve
3lisa- 5
Re: Vdekje misterioze e shpendëve
Valët kanë qenë të shpërndara në shkallë të gjërë duke shkaktuar çorientim ose vdekjen e këtyre zogjëve dhe peshqëve.
Dy lloje të cilat me siguri jetojnë me njëjtën gjatësi vale në tru.
Arsenic- 55
Re: Vdekje misterioze e shpendëve
Shpende te vdekur edhe ne Itali
Misteri vazhdon nje numer i madh i shpendeve bien tashme nga qielli Italian.
Vazhdon vdekja e mistershme e kafsheve qe po trondit boten,por kete here ne Itali ku karakteristike ishte qe shpendet e ngordhura ne sqep kishin njolla te kalterta.Shkaku i sakte i vdekjes misterioze te shpendeve dhe te breshkave siq ka ndodhur ne Itali dhe vende te tjera nuk dihet,sipas disa teorive keto vdekje misterioze ndodhin per shkak te levizjes magnetik te polit te veriut ne Rusi.
Disa te tjere besojne se kjo eshte nje paralajmerim se fundi i botes eshte afer.Mijera perllumba dhe breshka kane vdekur,sidomos shpendet te cilet binin sikurse shiu ne kulmet e Italianeve,dhe po shkaktohet nje vdekje masive me permasa te medha te kafsheve ne gjithe globin.
Banoret e Faenza te Italis pershkruanin vdekjen e shpendeve sikur topat e krishtlindjeve qe binin nga qielli me njolla te kalterta ne sqepa.
Fikrro- 484
Re: Vdekje misterioze e shpendëve
Zogjtë në Rumani ngordhin nga “dehja”
Zogjtë, për të cilët në fillim u menduar se kishin ngordhur nga gripi i shpezëve në Rumani, duket se kishin pirë deri në vdekje.
Banorët e Constantas në lindje të Rumanisë, siç njofton BBC, gjetën dhjetëra zogj të ngordhur në periferi të qytetit të shtunën.
Ata alarmuan autoritetet, nga frika se zogjtë kishin vdekur nga gripi i shpezëve.
Por, zyrtarët lokalë të veterinarisë vendosën se zogjtë kishin ngordhur pasi kishin ngrënë rrushin “mark” – mbetje të lëna nga procesi i bërjes së verës.
Fikrro- 484
Re: Vdekje misterioze e shpendëve
1.Ndrrimi i Poleve ne 10'
2.Eksperimentet e shkencetareve te çmendur siç jane ( H.A.A.R.P ,CERN etj ) dhe
3. Arritja apo aferimi i Planetit te kuq ose Planetit X ose Planetit Nibiru pa marr parasysh se si eshte i emeruar.
Muratori- 2
Re: Vdekje misterioze e shpendëve
Qe nga data 31 dhjetor 2010 kur u botua per here te pare lajmi i pazakonte i nje numri te madh zogjsh qe rane ne toke te vdekur ne qytetin e vogel Beebe ne Arkansas, USA, ne gjithe boten eshte shfaqur i njejti fenomen por qe eshte shtrire me shume ne mbreterine e kafsheve duke perfshire peshq e gaforre.
Brenda nje jave te vetme kane vdekur me mijera zogj dhe me miliona peshq. Disa thone se keto vdekje masive kane lidhje me njera tjetren. Disa te tjere (i referohem shkenctareve) shprehen se eshte nje fenomen natyral ndersa skeptiket mendojne krejt ndryshe.
Ne fakt vdekje masive te kafsheve nuk jane dicka e re. Ato ndodhin cdo vit dhe gjate gjithe vitit por qe kane nje periudhe te caktuar, psh gjate ndryshimeve sezonale ose ndryshime te medha ne temperature e klime.
Shume nga shkenctaret mendojne se kjo eshte arsyeja. Kush ka te drejte e kush eshte gabim, ajo ende eshte per tu pare. Kategoria tjeter e mendimtareve qe kundershtojne shkenctaret shprehen se kjo vdekje masive eshte dicka e pazakonte sidomos gjeografia e saj bertet me te madhe per nje fenomen aspak normal.
Gishti i vihet eksperimenteve sekrete me armet e modifikimit te klimes, llojeve te reja te rrezeve, pulseve elektromagnetike.... kategoria tjeter mendon nje nderhyrje nga jashte tokes ndersa fetaret e shohin si shenja e qarte e apokalipsit te parashikuar ne bibel.
Kushdo qofte arsyeja, zogjte e peshqit po vazhdojne te vdesin ne menyre masive dhe cdo dite lexon jame nga vende te tjera te botes per perseritje te ketij fenomeni. Kjo eshte harta e vendeve ku ka patur vdekje masive dhe sot, 8 janar 2011 pati dy raportime te reja per te njejtin fenomen.
Po te shohim grafikun e lajmit, ngjarja ne fakt ka filluar ne Scarlino, Itali ne daten 28 dhjetor 2010:
Scarlino, Itali - Ne brigjet e Scarlinos, Itali ne nje rrip prej dy kilometrash jane gjetur me mijera pesh, gaforre, midhje, dhe molusqe te vdekura. Shkaqet jane ende te panjohura.
Ngjarja kryesore
01/01/2011
Beebe, Arkansas -
Beebe, Arkansas -
Pak minuta perpara Vitit te Ri me mijera zogj rane ne toke te vdekur ose te plagosur. Banoret kur u cuan te nesermen pane trupat e 5000-6000 zogjve (blackbird ose sic i njohim ne ne shqip, mellenja) qe kishin mbushur rruget, catite dhe oborret e qytetit te tyre. Zyrtaret thone se zogjte kishin pesuar nje lloj traume dhe kishin emoragji masive te brendeshme. Shpjegimi fillestar ishte qe fishekzjarret mund te ishin shkaktare te ketij fenomeni.
02/01/2011
Franklin County, Arkansas -
Nje dite me pas, rreth 200 km ne perendim te Beebe, Arkansas u raportua nje vdekje masive e peshqeve. Mbi 100 mije pesh u pane te vdekur ne lumin Arkansas ne nje siperfaqe prej 32 km. Vdekje ose ngordhje masive te peshqeve nuk jane dicka e pazakonte por ne kete rast shume specialiste paten dyshime per dicka me shume se normalja.
Po ne daten 2 janar 2011 nje raport vjen nga Uellsi Jugor ku u gjet nje numer i madh peshqish te ngordhur.
Abergavenny, South Wales -
Nje agjensi e ambjentit konfirmoi ngordhjen masive te qindra peshqeve. Shkaku ju vu ujit te ftohte, mungeses se oksigjenit dhe akullit.
Date 3/1/11
Pointe Coupee Parish, Louisiana -
Ne 3 janar 2011, tre dite mbas incidentit ne Beebe, Arkansas, mbi 500 zogj te te njejtit lloj si dhe garguj rane nga qielli ne Pointe Coupee Parish, Liuisiana, USA. Serisht zyrtaret u shprehen se vdekje te tilla masive nuk jane te pazakonta dhe analiza te metejshme laboratorike do kryhen per te percaktuar shkakun e vdekjes.
Ne te njejten dite, ne banore e Gilbertsville, Kentucky - raportoi me dhjetra zogj te ngordhur rreth kutise se saj postare por zyrtaret nuk treguan ndonje interes per kete incident.
Serisht data 3 janar Kent Island, Maryland -
Me dhjetra mijera peshq u gjeten te ngordhur ne Gjirin Chesapeake. Shkaku i ngordhjes mendohet te jete stresi i shkaktuar nga uji i ftohte.
Vazhdojme me daten 3 por kete rradhe lajmi i perkjet Japonise
Tokyo, Japan -
23 zogj te ngordhur ne prefecturen Tottori perhapen friken e gripit Avian por testet ende duhet te konfirmojne shkakun e kesaj ngordhje masive.
Fikrro- 484