Nëse nuk mund të flini gjatë gjithë natës
2 posters
Faqja 1 e 1
Nëse nuk mund të flini gjatë gjithë natës
Faktorët që ju mbajnë zgjuar gjatë gjithë natës
Nëse tërë natën vërtiteni nëpër krevat për shkak se nuk mund të flini, atëherë shikoni mirë këtë listë që ne po ju propozojmë. Me siguri do ta gjeni fajtorin e pagjumësisë tuaj për ta shmangur në të ardhmen…
Gjumi i mirë i natës është faktori kryesor për një ditë me energji, shëndet të mirë dhe pamje të freskët. Koha optimale për gjumin e natës është nga gjashtë deri në tetë orë, të pandërprera. Por, ekzistojnë shumë faktorë që e ndalojnë relaksimin e trupit tonë apo procesin e gjumit. Ndikimi i kafeinës është i njohur për të gjithë ne, por ka disa faktorë për të cilët nuk keni qenë të vetëdijshëm dhe të cilët janë armiq të vërtetë të gjumit. Ja se cilët janë ata:
Uria
Planifikoni ngrëniet dhe mos qëndroni të uritur, sepse papritur do ta gjeni veten në kuzhinë në mes të natës. Uria e rrit vetëdijen mendore dhe ajo mund të marrë orë të çmueshme nga gjumi. Kështu që mos flini pa ngrënë, por theksojmë se nuk duhet ta teproni, sepse edhe ngrënia e shumtë mund të kthehet në faktor kundër gjumit.
Nevojat personale
Është e vërtetë që një filxhan qumësht i nxehtë apo një kakao propozohet të pihet para se të flini, por një tjetër e vërtetë është se kjo mund t’ju shkaktojë probleme me cilësinë e gjumit.
“Fshikëza e mbushur e urinës” është arsyeja pse ju mund të zgjoheni gjatë natës, prandaj zvogëloni konsumimin e lëngjeve në orët e vona.
Ndriçimi
Ndriçimi nga dritat e rrugës, televizorit apo kompjuterit mundet plotësisht t’ju zgjojnë nga gjumi. Prandaj, para se të shkoni në krevat, sigurohuni që dhoma të jetë sa më e errët të jetë e mundur.
Stresi
Vrasësi i vërtetë i gjumit është stresi. Ai nuk i lejon trurit të “fiket” dhe t’i dërgojë “porosi” organizmit për të fjetur. Piltates, joga, teknikat e lehta për frymëmarrjen apo ndonjë aktivitet tjetër duhet të bëhen “strehimi” juaj për t’jua hequr mendimet nga dita e lodhshme dhe nga problemet.
Celulari
Telefonat në dhomën e gjumit nuk duhet të mbahen për shkak të sms-ve të papritura apo thirrjeve në mes të natës, të cilat padyshim do t’jua prishin gjumin. Por nëse doni që celularin ta mbani me patjetër pranë, atëherë të paktën (gjatë natës)lëreni atë në opsionin e padëgjueshëm.
Dysheku
Nëse me gjumin keni pasur probleme për një kohë të gjatë dhe nëse nuk e keni gjetur ende arsyen e këtij problemi, atëherë ne ju themi se shkaku gjendet në dyshekun tuaj. Ndaj kushtojini më shumë vëmendje blerjes së tij.
Ushtrime
Ushtrimet sugjerohen për një jetë të shëndetshme, në cilëndo kohë. Por lodhja, rrahja e shpejtë e zemrës dhe funksioni aktiv muskulor janë disa nga arsyet për të cilat nuk do të mund të flini nëse praktikoni ushtrime përpara gjumit.
Alkooli
Pirja e alkoolit para gjumit e dëmton atë. Në fakt, alkooli aq sa shpejt ju fut në gjumë të thellë aq shpejt edhe ju zgjon. Për këtë arsye shmangni alkoolin gjatë javës së punës, nëse nuk dëshironi ta kaloni ditën në zyrë të pirë!
Televizori
Nuk është vetëm ndriçimi nga televizori ai që ju pengon të flini. Edhe “zëri i tij” ndikon që t’i mbani sytë e zgurdulluar gjatë gjithë natës. Është e thjeshtë, shtypni butonin e vogël të kuq të telekomandës së televizorit…dhe në gjumë!
Kafeina
Të gjithë e dinë efektin e kafeinës dhe pirjes së kafes në orët e vona të mbrëmjes. Edhe po të flini pas kafes së nxehtë, nuk do të arrini të hyni në fazën e gjumit të thellë. Më mirë është ta shmangni atë dhe të gjitha pijet e tjera me bazë kafeine të paktën tre deri në katër orë para se të shtriheni për gjumë.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Nëse nuk mund të flini gjatë gjithë natës
Çfarë duhet të bëni kur nuk mund të flini
Tashmë ka kohë që jeni të shtrirë në shtrat. Po bëni çmos që të flini sado pak, por kjo nuk ju shkon dot për dore.
Ngrihuni nga shtrati. Kur qëndroni të zgjuar në shtrat, ju ia dërgoni vetes një mesazh të gabuar. "Në këtë mënyrë ju e trajnoni organizmin dhe trupin tuaj që në shtrat nuk duhet të flini, por thjesht të qëndroni të shtrirë", thekson dr. Harneet Walia. "Sa më gjatë që qëndrojmë të shtrirë në krevat, jemi gjithnjë e më të frustruar me ambientin. Pas kësaj, truri ynë fillon ta lidhë dhomën e gjumit me pagjumësinë", tha dr. Erik Olson.
Pra, nëse nuk mund të flini dhe rrini të zgjuar në shtrat, përpiquni të dilni nga dhoma. Bëni diçka që do t’ju relaksojë - dëgjoni muzikë, lexoni ndonjë libër... Dushi gjithashtu ndonjëherë mund të ndihmojë, sepse është e mundur që do të jeni të përgjumur kur temperatura e trupit bie pas dushit. Çfarëdo që bëni, bëjeni atë larg nga shtrati, dhe kur të ktheheni, do të duhej të jeni të përgjumur.
Provoni me teknikat e relaksimit. Provoni që me meditim, jogë, frymëmarrje të thellë dhe të përqendruar... ta “dëboni” pagjumësinë.
Dr. Walia gjithashtu rekomandon që çdo grup të muskujve, nga ata në këmbë, dhe me radhë deri në kokë, t’i shtrëngoni për disa sekonda, dhe pastaj t’i relaksoni. Vizualizimi është një tjetër teknikë e cila përdoret shpesh, dhe funksionon duke e imagjinuar veten në ndonjë vend të këndshëm dhe të qetë.
Sa i përket “ilaçit” me të njohur për pagjumësi, numërimit të deleve, dr. Olson thotë se ajo është "teknika e tërheqjes së vëmendjes", e ngjashme me vizualizimin. "Problemi me gjumin është se, sa më shumë që mendoni për atë që duhet të flini, aq më vështirë do të flini. Prandaj çdo gjë që ua largon vëmendjen nga ky mendim, do t’ju ndihmojë", shpjegon Olson.
Largojeni ankthin. Ndonjëherë arsyet për pagjumësi janë mendimet për brengat, stresi në punë, në shtëpi... Si pasojë e gjithë këtyre, truri lodhet, ndërsa dr. Olson u rekomandon atyre që kanë probleme të tilla që ta mësojnë trurin të mendojë për këto probleme në një kohë më të përshtatshme të ditës. E dimë se është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por një mënyrë që t’ju lehtësojë mundimet është që çdo ditë të shkruani në lidhje me atë që ju mundon. Duke shkruar për problemet e ditës, do të mendoni më pak rreth tyre gjatë natës.
Kur jeni të zgjuar deri në tre ose katër të mëngjesit, nuk do t’ju ndihmojë dot të menduarit se tashmë do të duhej të ishit në gjumë. Mjekët Olson dhe Walia pajtohen se nuk do të duhej ta harronim orën, dhe madje këshillojnë që ta largoni atë që të mos ju "paralajmërojë" se është bërë mëngjes dhe që duhet të flini.
Sido që të jetë, mjekët rekomandojnë që të përpiqeni ta largoni pagjumësinë me ndihmën e disa prej këtyre truqeve, në mënyrë të natyrshme. Nëse asgjë nga këto nuk ndihmon, këshillohuni me mjekun.

Gjith ajo qe duhet te besh per te fjetur esht,mos insistimi, te mos mendosh per te fjetur,relakosohesh i teri dhe nuk shpreson asgje...
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Similar topics
» Si te largohet frika gjate natës?
» Gjate nates me ndodhin gjera interesante !
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Makthet e natës
» Pyetje: drite ne mes te nates !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi