EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Makthet e natës

+4
Jon
Fikrro
Elizza
Admin
8 posters

Shko poshtë

Makthet e natës Empty Makthet e natës

Mesazh  Admin 03.08.08 23:55

Nga vijnë makthet e natës ?


Makthet e natës Images16

Ëndrrat janë zakonisht një bekim i madh që i kemi jo vetëm nga fëmijëria e hershme por bile edhe nga barku i nënës.

Por fatkeqësisht njeriu i sotëm ëndrrat dhe porosit e saja i lënë pas dore, dhe këtë dhuratë aq e çmueshme nuk di ta shfrytëzojë për të mirën dhe për harmoninë e vetvetes si dhe të rrethit ku jeton.

Truri i njeriut është mjaft i komplikuar edhe gjatë gjumit ai punon pa ndërpre shpeshherë pa ndonjë logjikë. Por truri na i dërgon shumë porosi duke na përkujtuar se çfarë po ndodh me neve!

Pavetëdija e jonë është mjaft këmbëngulëse posaçërisht kur vuajmë nga ndonjë problem, konflikt, shqetësime e mëdha emocionale, brenga dhe të gjitha ato që na pengojnë rrugën tonë të zhvillimit mendor dhe shpirtëror.

Në rastet e tilla aktivizohet pavetëdija dhe na i dërgon sinjalet dhe porosit nëpërmes ëndrrave të cilat zakonisht përsëriten disa herë gjatë natës apo zgjatë një jave por pak a shumë me të njëjtën përmbajte dhe janë të ngjashme njëra me tjetrën.

Po qe se këto porosi nuk i kuptojmë ose nuk ja vëmë veshin ose prapë fare nuk i njohim, atëherë pas disa kohëve rishtas aktivizohet pavetëdija e jonë dhe këtë radhë ëndrrat do të jenë të frikshme, të rënda me një fjalë na kaplon makthet siç e përshkruat ju shumë bukur me tekniken bardh e zi.

Ashtu na ndodh se zgjohemi nga gjumi duke bërtitur (piskat) në zë, jemi krejtësisht të djersitur, frymëmarrja e përshpejtuar, po ashtu rrahurit e zemrës është i përshpejtuar.

Ëndrra që e kemi parë na duket si të ishte një realitet, ashtu nuk e dallojmë kufirin mes gjumit dhe fjetjes, jemi të vetëdijshëm siç e shkruat se ku gjendemi, në cilin shtrat, dhomë, nuk mund të lëvizim pjesët e trupit, na paraqitën pamjet e tmerrshme etj.

Zakonisht njerëzit ëndërrta e tilla dëshirojnë sa më shpejt t’i harrojnë, kjo është mjaft gabim.

Makthi i natës është si ajo nëna e mirë e cila na përkëdhelë flokët dhe na dëshiron një ditë të këndshme dhe të mirë, kurse baba dëshiron dhe na këshillon si dhe na ndihmon për t’i zgjedhur konfliktet, problemet, çrregullimet tjera emocionale, brengat e shtypura.

Po sa shpejt i kemi zgjedhë problemet e shtypura, brengat, konfliktet etj, makthi i natës zbehet dhe zhduket vetvetiu.

Po e përsëris se ëndrrat e frikshme dhe shqetësuese përçojnë mesazhe të ndryshme te njerëz të ndryshëm. Për disa prej nesh ato sinjalizojnë një mosveprim lidhur me ngjarjet e jetës së përditshme, për të tjerë ato sinjalizojnë një mbi veprim të tejmbushur me emocione.

Nëse injorojmë eksperiencat e dhimbshme apo të vështira gjatë ditës, atëherë jam të destinuar t'i përjetojmë ato gjatë natës. Ëndrra të tilla na paraqesin sërish ndjesi të cilat nuk kemi dashur t'i marrin parasysh, në mënyrë që të bëjmë ndryshime në jetën e përditshme.

Duke e parë situatën nga një këndvështrim krejt tjetër, shumë njerëz i kthejnë problemet e jetës së përditshme në një "ferr personal" duke u shqetësuar, duke u ankuar, duke u bërë me fiksime dhe duke imagjinuar situata më të këqija deri sa flejë.

Makthet e tyre janë reflektim i problemeve të egzagjeruara dhe një jete të vështirë e të lodhshme. Ne duhet të kuptojmë se ç'po ndodh në jetën tonë të përditshme për të ditur nëse makthet po na japin sinjal mosveprimi apo teprimi.

Por, edhe ëndrra më e keqe është shpesh një ëndërr e mirë që na bën të kuptojmë më mirë veten dhe të nxisim ndryshime pozitive në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Kjo vjen sepse ëndrrat tona janë personale dhe pavarësisht nga fakti nëse e duam apo jo ajo vetëm na mëson si të ndryshojmë.

Në disa raste ëndrrat e këqija bëhen ëndrrat që na mësojnë shumë gjëra; ne arrijmë të shpëtojmë nga një vështrim në jorealen e rrezikut; ne çlirohemi nga frika e rrëfimit. Në disa raste ne mund të kapërcejmë rrezikun në ëndërr dhe të zgjohemi me një ndjesi më të fuqishme dhe autosufiçente.

Ëndrrat e frikshme janë mundësi për të tejkaluar frikën dhe dobësinë. Ne mund të mendojmë se ç’ndodhi në ëndërr dhe si vepruam dhe më pas të pyesim veten "si mund ta ndryshoj këtë ëndërr"?. Më pas mund të vëmë në zbatim mësimet e nxjerra nga ëndrra.

Ne e quajmë një ëndërr "të keqe" pasi nuk na pëlqen ajo që ndodh në ëndërr. Por, në vend që ta bëjmë këtë duhet ta konsiderojmë atë si një ëndërr të vlefshme.

Nëse mësojmë prej saj, nëse bëhemi më të fortë dhe më të zgjuar për shkak të saj, ne duhet të bindemi se ëndrra e keqe ishte një ëndërr e mirë. Në fakt, ajo ishte ëndrra e duhur dhe perfektë në atë moment të veçantë të jetës sonë.

Ja disa dukuri të çrregullimit të gjumit:

Parasomia

Parasomia nuk është asgjë tjetër përveç çrregullimi i fjetjes që ndërlidhet me daljen e gjumit gjatë natës herë pas heret.

Kjo dukuri tek fëmija moshës fëmijërore është e natyrshme përkatësisht normale, kurse tek mosha e rriturëve është një çrregullim ose sëmundje që e ngarkon njeriun si të tilë që ankohet gjatë ditës në pagjumësi.

Ecja në gjumë (somnambulizëm)

Disa njerëz me çrregullimin e somnambulizmit gjatë gjumit ata bëjnë disa lëvizje motorike në mënyrë automatik. Disa të tjerët e lëshojeë shtratin e tyre dhe ecin nëpër dhomë.

Disa të tjerët e lëshojeë shtëpinë. Kurse komunikimi me të është i pamundshëm. Zakonisht nga ky çrregullim vuajnë fëmijët dhe adoleshentët. Shkaku i këtij çrregullimit ende nuk dihet mirë.

Endrrimet gjatë gjumit (pavor nocturnus)

Ky lloj çrregullimit zakonisht lajëmrohet te fëmija e vegjël – pas disa orë fjetjes fëmija papritur fillon të bërtasë, djerësitet, frymarrja është e përshpejtuar po ashtu edhe rrahja e zemërs.

Shumë vështirë zgjohet fëmija, por në mëngjes fare nuk di se çfarë ka ndodhur me të, çfarë ëndrrash ka pa, ose çfarë paraqitjeve ka përetuar, ashtu nuk I kujtohen asgjë.

Agresiviteti gjatë gjumit

Ky çrregullim zakonisht lajmërohet tek meshkujt e moshës së mesme dhe tek pleqët dhe shumë radhë tek femrat apo grupmoshat e tjera. Zakonisht lajmërohet tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet neurologjike.

Dallimi në mes çrregullimit ecjes gjatë gjumin dhe agresivetiteti është se këta të fundit kur zgjohen nga gjumi ju kujtohen ngjarjet e natës, zakonisht flasim për ëndrrat e tmerrshme, frikshme.

Mendohet shkatari i këtij çrregullimit është sëmundja neurologjike që e çrregullon një pjesë të trurit, pikërisht atë pjesë nuk pengon për ta çliruar muskujt e trupit gjatë gjumit.

Ky lloj çrregullimit zakonisht shërohet me medikamente ashtu të quajtura KLONAZEPAM.

Përtypja e dhëmbëve gjatë gjumit (Bruksizëm)


Bruksizizmi përkatësisht përtypja e dhëmbëve gjatë gjumit është mjaft i fortë saq që ndihen fërkimi i dhëmbëve në dhomen e fjetjes.

Ky çrregullim është i pavetëdijshëm që lajmërohet nga mosha 17 ose 20 vjeçare dhe zgjatë deri pas moshës 40 vjeçare që zhduket në mënyrë spontane.

Mendohet se shkaku është në renditjen e dhëmbëve dhe pozita e tyre jo natyrshme.

Së fundit kemi edhe biseda me zë gjatë gjumit etj.

Nga Don Nosh Gjolaj
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Elizza 12.03.10 14:08

Pse vuajmë nga makthet e natës

Sipas ekspertëve, njerëzit përjetojnë makthe për njërën nga arsyet e më poshtme:
- një aspekt i dobët emocional,
- një kujtim i vetëdijshëm apo i ndërdijshëm i një ngjarje traumatike,
- një faktor i jashtëm (p.sh. zhurmë a tingull) për të ciliin personi nuk është në dijeni por truri e zbulon, duke shkaktuar një ndryshim të papritur në gjumin tuaj.
- një personalitet i karakterizuar nga ankthi, pasiguria apo nervozizmi.

Kur kemi më shpesh makthe?

Normalisht, gjatë natës kalojmë nëpër dy sfera të ndryshme. Faza e parë është njohur si SWS (slow wave sleep) dhe pas rreth 90 minutash, normalisht kemi hyrë në fazën e dytë e quajtur REM (gjumi me lëvizjet e shpejta të syve). Pjesën tjetër të natës jemi në mes këtyre dy sferave. Shumica e maktheve ndodhë gjatë fazës REM. Vetëm 4% e maktheve ndodhin gjatë fazës SWS dhe njihen si "tmerre të natës".
Njerëzit zakonisht nuk mbajnë mend përmbajtjen e këtyre maktheve. Mund të zgjohen të djersitur e duke bërtitur e ende të mos jenë në gjendje të dinë se qfarë kanë ëndërruar.

Si mund t'i kontrollojmë dhe t'i kurojmë makthet?

Janë disa hapa që ju mund t'i bëni për të shmangur makthet që keni. Disa ekspertë këshillojnë që:

- Shmangni alkoolin para gjumit. Megjithëse disa njerëz besojnë se alkooli ndihmon për gjumë më të mirë, por nuk është ashtu. Vetëm shkoni në gjumë më herët, por disa orë kur trupi të arrijë të eleminojë alkoolin nga gjaku juaj, efekti qetësues i alkoolit zhduket, i cila mund të çojë në zgjim ose në vuajtje nga një gjumë i shqetësuar dhe një makth.

- Shmangni përdorimin e stimuluesve para gjumit: si kafe, çaj, pije energjike ... sepse mund të veprojnë në metabolizmin tuaj dhe të rrisin nervozizmin dhe ankthin tuaj, ju bën më të prekshëm për mundësinë e të pasurit një makth.

- Në qoftë se flini në një shtëpi ku dëgjohen zhurma, ose nga sistemi i energjisë elektrike në shtëpi ose nga zhurmat jashtë, vendosni disa tapone në vesh për të parë nëse këto zhurma shkaktojnë një ndryshim të menjëhershëm në ëndrrat që shpiejnë në makthe.

- Mundohuni të shkruani gjithë ankthin në letër, pastaj ia lexoni me zë të lartë dikujt tjetër dhe në fund griseni letrën dhe hidheni. Kjo mund të ketë një efekt terapeutik që arrin ndërdijen tuaj.

- Provoni teknikën Lucid Dream (ëndrra e qartë) e nxitur kryesisht nga eksperti i ëndrrave Dr. Keath Hearne. Ky ekspert thotë se ju duhet të mësoni se si t'i ktheni ankthet në një ëndërr të qartë, dmth personi e kupton që ajo është vetëm një ëndërr joreale dhe për këtë arsye nuk duhet të frikësohet. Hapi tjetër është të mundohet t'i kontrollojë ngjarjet në ëndrrat e veta, sikur të ishte një regjisor filmi.


Edituar për herë të fundit nga Elizza në 08.07.10 19:30, edituar 1 herë gjithsej
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Fikrro 23.06.10 15:19

Nese shihni endrra te frikshme dhe qe ju stresojn,dhe nese ato endrra te frikshme ju perseriten per ti larguar ato duhet qe:

1.Ta shkruani ne leter endrren qe keni pare dhe qe nuk doni qe ta shihni me,pastaj letren e digjini duke thene "siq po digjet letra u dogjte edhe endrra".

2.Nese nuk doni ta shihni endrra me te frikshme leshojeni ujin ne shtepin tuaj dhe thuani "siq ecen uji le te ecin edhe makthet e keqija".

3.Nese ju po fleni dhe keni parë nje enderr te frikshme jeni zgjuar dhe perseri endrra e frikshme ka vazhduar pasi ju ka zene gjumi atehere per te mos e pare per te treten here zgjohuni dhe shikojeni dritaren (xhamin) e dhomes ku flini dhe vazhdoni gjumi se ajo enderr ju largohet.
Ju pershendes.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Jon 31.07.10 0:27

Makthet e nates na bejne mire

Makthet e natës Makthi10

A e keni pyetur ndonjehere veten se cfare kuptimi kane endrrat ne te cilat na duket sikur po rrezohemi nga lartesi te medha, po na ndjekin, po na bien dhembet, na duket sikur jemi perseri ne shkole apo edhe endrra me te sikletshme ne te cilat shfaqemi lakuriq para te tjereve?

Shkencetaret mendojne se endrrat tona lidhen me ato te paraardhesve tane qe jetonin ne shpella dhe qe ndiqeshin nga kafshet e egra.

Shkencetari Finlandez Antti Revonsuo thote se ne i kemi trasheguar endrrat - bazuar tek nevoja primitive per te mbijetuar - sepse ato e pergatisin trurin tone te perballet me situata te veshtira cdo dite.

Ai thote se eshte me se e sigurt qe paraardhesit tane shihnin endrra, pasi procesi i te enderruarit duket se eshte programuar biologjikisht ne trurin tone, dhe truri qe kishin paraardhesit tane ishte pothuaj identik me tonin. "Ne e dime se paraardhesit tane jetonin ne nje mjedis i cili i permbante te gjitha llojet e rreziqeve.

Natyra e endrrave te keqija apo maktheve te nates eshte se ato permbajne ngjarje kercenuese dhe na detyrojne te shkojme drejt ketyre ngjarjeve te stimuluara. Keshtu qe ne boten reale, pra kur jemi zgjuar, kur ndeshemi me situata te ngjashme apo te ndryshme nga keto, atehere ne jemi te pergatitur per te mbijetuar pasi i kemi hasur me pare ne endrrat tona.

Pavaresisht se kemi frike nga makthet e keqija, ato na ndihmojne te perballemi me diten qe kemi para. Pra, si specie ne duhet te jemi mirenjohes per keto vizione te frikshme. Pa endrrat e keqija apo makthet e nates, ka mundesi qe njerezimi te mos kishte arritur aty ku eshte sot. Kerkimet tregojne se 3/4 e endrrave jane negative".

Endrrat nuk e fshehin kuptimin e tyre, ato jane relativisht transparente. Endrrat reflektojne shqetesimet emocionale te njerezve qe lidhen me problemet e tyre ne jeten e perditshme. Por ato mund te jene gjithashtu edhe frymezuese.

Mjaft arritje qe kemi ne sot, kane ardhur nepermjet endrrave. Tabela e elementeve, qe u formulua ne 1869, thuhet se iu shfaq kimistit Mendlejev ne enderr. Po keshtu edhe makina qepese,e cila u shpik nga amerikani Elias Howe.

Mary Shelley shkroi romanin "Frankenstein", pas nje endrre, dhe rasti me i fundit eshte ai i shkrimtares J.K.Rowling e cila filloi te shkruante "Harry Poter", mbasi iu shfaq ne enderr magjistari i famshem.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Odin 29.01.13 20:46

Ndikimet në përmbajtjen e ëndrrave dhe Makthet

Ekspertët thonë që gjatë viteve të hulumtimit është kuptuar pak për atë se çka ndikon në gjumë dhe prodhon makthe.

Psikiatrja Deirdre Barrett nga Harvard Medical School dhe autorja e librit “The Committee for Sleep” për Yahoo Shine ka ndarë dhjetë gjëra të cilat në masë të madhe mund të ndikojnë në përmbajtjen e ëndrrave që t’i mbani mend dhe t’i kujtoni të nesërmen në mëngjes.

1. Aromat. A çojnë aromat e ëmbla deri tek ëndrrat e ëmbla?

Një studim ka treguar që marrja erë luleve në një fazë të caktuar të gjumit çon drejt ëndrrave pozitive, derisa aromat e sulfurit janë të lidhura me ato negative. Por shkencëtarët thonë që inhalimi i aromave të luleve para gjumit nuk ka ndikim në ëndrra. Nëse ndjeni aromën e proshutës e cila vjen nga kuzhina, me siguri nuk do të zgjoheni, por do ta “gjuani” në ëndrrën tuaj, përcjellin mediet.

2. Tingujt. Jeni zgjuar pasi që keni kuptuar që ndërtesa është në flakë dhe është lëshuar alarmi i zjarrit?

Jo, ju ka zgjuar alarmi juaj. Derisa flemë, tingujt po ashtu i dëgjojmë, prandaj Barrett thotë që ata duhen të jenë mjaft të ulët derisa flini që të mos ju zgjojnë, por mjaft të zëshëm për t’i “përjetuar”. Nëse jetoni pranë rrugës ku ka trafik, ndoshta zgjidhja është që të lëshoni tinguj relaksues të valëve nga CD-ja, për t’ju përkujtuar në pushimin vjetor ose diçka të bukur.

3. Ushqimi me mëlmesa.

Çdo gjë që mund të shkaktojë çrregullime të tretjes, si produktet e qumështit dhe mëlmesat, por edhe shujta e bollshme nënkupton që me siguri do të keni makthe të natës, ndërsa nga ato më lehtë mund të zgjoheni dhe t’i kujtoni. Për t’i kujtuar, shpjegojnë ekspertët, duheni të zgjoheni pesë minuta pas ëndrrës. Për gjumë më të rehatshëm duheni të hani më herët, më së voni dy orë para gjumit, por edhe të keni kujdes në përzgjedhjen e delikatesave të mbrëmjes. Njëlloj kështu edhe konsumi i kafes në orët e vonshme të pasdites ka efekt “shkatërrues” në disa njerëz, prandaj më së miri është që me kafen e fundit të përfundoni rreth orës 14.

4. Fjetja në bark.

A jeni të prirë ndaj ëndrrave të gjalla? Nëse jeni, me siguri flini në stomak. Hulumtimi më i ri ka treguar që në këtë pozitë më së shpeshti ëndërrohet seksi ose përkëdhelja, ndërsa supozohet që kjo është e lidhur me frymëmarrjen jo të plotë, sepse ekziston shtypja në bark dhe diafragmë.

5. Vitamina B6.

Edhe pse nuk ekziston hulumtimi i cili vërteton lidhjen e ëndrrave lucide dhe marrjes së shtesës së vitaminës B6, Barrett thotë që B6 është substanca e cila e përdorë trupin tonë që disa aminoacide t’i shndërrojë në neurotransmiterë që ndikojnë në gjumë. Nëse dëshironi gjumë më të qetë, duheni të reduktoni konsumimin e vitaminës B.

6. Antidepresivët.

Po, edhe këto mund të nxisin makthe të natës. Në një hulumtim është treguar që ata e bëjnë shumë më intensive fazën REM të gjumit (në të cilën ëndërrojmë). Nëse i merrni për një kohë më të gjatë, makthet mund të shumëzohen, prandaj më së miri është të këshilloheni me mjekun tuaj rreth ndryshimit të terapisë.

7. Ndalja e duhanit.

Ëndrrat e gjalla mund të jenë rezultat i ndërprerjes së dëmshme si pirja e duhanit. Një studim ka treguar që madje 63 për qind e duhanpirësve ëndërrojnë për duhanin edhe një vit pas ndërprerjes. Në fazën e ndërprerjes, problemi i juaj psikologjik është se si t’i largoni mendimet nga cigaret, megjithatë edhe vet mungesa e nikotinës po ashtu rrit aktivitetin trunor, kështu që ëndërroni më shumë. Patrick McNamara nga Shkolla e mjekësisë ne Boston thotë që pavarësisht problemeve me gjumë qëndroni të fortë sepse neuronet do të qetësohen përsëri dhe do tu sigurojnë gjumë të qetë, ndërsa mushkëritë do t’i keni më të shëndetshme.


8. Uria.

Jeni në dietë dhe nuk hiqni dorë edhe pse u është krijuar vrimë në stomak? Shkalla e ulët e sheqerit në gjak për shkak të mungesës së ushqimit mund ta zgjojë njeriun nga gjumi, çka do të thotë që më siguri në atë gjendje mund të kujtoheni se çka keni ëndërruar (me siguri ndonjë copë të shijshme të picës, çka është dëshmuar te pacientët anoreksik). Fatmirësisht, një gotë jogurt ose banane mund tu ndihmojnë të lehtësoni urinë, dhe njëkohësisht përmbajnë edhe triptofan (aminoacidin) i cili ka edhe efekt për të rënë në gjumë dhe mund tu ndihmojë të flini më mirë.

9. Filmat horrorë.

Barrett thotë që muzika të cilën e dëgjoni, libri që lexoni ose biseda me partnerin ose personin e afërm para gjumit ndikon në ëndrra tuaja. Kështu, nëse vuani nga makthet e natës ose keni shikuar ndonjë film të tmerrshëm, tentoni që disa minuta të reprogramoheni “duke përjetuar” mendime të bukura dhe pozitive para se të flini.

10. Shtatzënia.

Fëmijën nuk e keni në djep, ndërsa ju të shqetësuar e zgjoni bashkëshortin nga gjumi? Kjo sipas hulumtimit, është sulm klasik i ankthit, tipi për femrat shtatzënë ose nënat e reja. Është dëshmuar që ëndrrat e femrave shtatzënë janë më të gjalla me siguri për shkak të përzierjes së emocioneve, pagjumësisë ose luhatjeve hormonale. Ëndrrat nga pak shqetësuese janë shenjë që truri ju ndihmon të mësoheni në ndryshimet e mëdha që do tu ndodhin në jetë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Flavius 17.06.13 16:16

Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni?

Makthet e natës Hag

Ka patur shume raste vdekjesh kur personi ishte ne gjume dhe nuk u zgjua me. Mjeket gjejne shpjegimet e tyre ndersa legjendat dhe folkloret kane shpjegimet e tyre per kete fenomen.

Besoj se te gjithe ne nje moment te jetes e kane provuar ate ndjesine e tmerrshme kur zgjohesh nga gjumi ne mes te nates dhe nuk merr dot fryme.
Nje "hag", ose "shtrige e keqe" ose cfaredolloj emri tjeter qe t'i vihet, pasi ne cdo vend i kane vene nga nje emer te ndryshem, ishte nje shpirt makthesh ne folklorin Britanik dhe folklorin e Amerikes Veriore Anglofone. Me gjithe varietetin ne emra, kjo qenie eshte e njejte me "mbare" Anglo-Saksone; nje qenie me rrenjet ne supersticionin antik Gjermanik dhe shume i lidhur me "mara" Skandinave.

Edhe ne vende te tjera, edhe pse pershkrimi ndryshon thelbi mbetet po i njejte.

Sipas folklorit, kjo qenie ulej ne kraharorin e personit i cili ishte ne gjume dhe i dergonte atij/asaj makthe. Kur subjekti ngrihej, ai ose ajo ishte i paafte qe te merrte fryme apo edhe te levizte per nje periudhe te shkurter kohe. Ne kohet e tanishme kjo gjendje eshte quajtur paralize ne gjume, por ne besimet e vjetra besohet se ka qene faji i "hag".

Ne disa variante te tjera te folklorit, ndodhte edhe qe qenia te ulej ne kraharor duke i marre frymen personit qe qe ne gjume deri sa ai/ajo te vdiste.
Ne mitologjine Irlandeze dhe Skoceze, Cailleach eshte nje perendeshe "hag" e lidhur me krijimin, korrjen, motin dhe sovranitetin. Ne partneritet me perendeshen Bride, ajo eshte nje perendeshe sezonale; Cailleach drejton muajt e dimrit, ndersa Bride muajt e veres. Ne Skoci nje grup "hags"-esh te njohur si Cailleachan (Hag-et e rrufese) jane pare si personifikimi i fuqive elementare te natyres, vecanerisht ne nje aspekt shkaterrues.

Ne mitologjine Irlandeze hag-et jane figura sovraniteti. Me e zakonshmja eshte qe nje hag eshte figura e keqe e perralles, ndersa heroi i perralles duhet t'i afrohet pa frike, dhe te filloje ta doje ate me githe te keqen qe ka. Kur heroi tregon kurajo, dashuri dhe pranin te anes se saj te keqe, hag-u me pas kthehet ne nje perendeshe te re dhe te bukur.

Ne folklorin Persian, Bakhtak ka te njejtin rol ashtu si edhe hag-u ne folklorin Britanik. Bakhtak-u ulet ne kraharorin e nje personi qe eshte ne gjume dhe duke i shkaktuar atyre pengese ne frymarje apo ne levizje qe mund te coje deri ne vdekje. Ne gjuhen moderne Persiane fjala Bakhtak perdoret edhe ne menyre metaforike per t'ju referuar maktheve.

Shume histori te frikshme ne lidhje me kete krijese jane treguar dhe perdorur per te frikesuar femijet ne menyre qe ata te silleshin mire.
Megjithate, te dhenat qe jane arritur te mblidhen, nuk jane te mjaftueshme per ta bere te qarte nese kjo krijese eshte nje grua e vjeter e shemtuar qe ka mesuar magji apo eshte nje qenie mbinatyrore.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Albaniaa 12.07.13 11:19

Shkencetari Finlandez Antti Revonsuo thote se ne i kemi trasheguar endrrat - bazuar tek nevoja primitive per te mbijetuar - sepse ato e pergatisin trurin tone te perballet me situata te veshtira cdo dite. Ai thote se eshte me se e sigurt qe paraardhesit tane shihnin endrra, pasi procesi i te enderruarit duket se eshte programuar biologjikisht ne trurin tone, dhe truri qe kishin paraardhesit tane ishte pothuaj identik me tonin. "Ne e dime se paraardhesit tane jetonin ne nje mjedis i cili i permbante te gjitha llojet e rreziqeve.

Natyra e endrrave te keqija apo maktheve te nates eshte se ato permbajne ngjarje kercenuese dhe na detyrojne te shkojme drejt ketyre ngjarjeve te stimuluara. Keshtu qe ne boten reale, pra kur jemi zgjuar, kur ndeshemi me situata te ngjashme apo te ndryshme nga keto, atehere ne jemi te pergatitur per te mbijetuar pasi i kemi hasur me pare ne endrrat tona. Pavaresisht se kemi frike nga makthet e keqija, ato na ndihmojne te perballemi me diten qe kemi para. Pra, si specie ne duhet te jemi mirenjohes per keto vizione te frikshme. Pa endrrat e keqija apo makthet e nates, ka mundesi qe njerezimi te mos kishte arritur aty ku eshte sot. Kerkimet tregojne se 3/4  e endrrave jane negative".

Endrrat nuk e fshehin kuptimin e tyre, ato jane relativisht transparente. Endrrat reflektojne shqetesimet emocionale te njerezve qe lidhen me problemet e tyre ne jeten e perditshme. Por ato mund te jene gjithashtu edhe frymezuese. Mjaft arritje qe kemi ne sot, kane ardhur nepermjet endrrave. Tabela e elementeve, qe u formulua ne 1869, thuhet se iu shfaq kimistit Mendlejev ne enderr. Po keshtu edhe makina qepese,e cila u shpik nga amerikani Elias Howe. Mary Shelley shkroi romanin "Frankenstein", pas nje endrre, dhe rasti me i fundit eshte ai i shkrimtares J.K.Rowling e cila filloi te shkruante "Harry Poter", mbasi iu shfaq ne enderr magjistari i famshem.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Zattoo 09.02.14 22:36

Makthet

Makthet e natës Makthe10

Sipas folklorit gjerman, makthet krijoheshin prej një përbindëshi të keq që ulej në gjoksin e njerëzve teksa ata flinin. Fiset e lashta aziatike mendonin se nëse i shkruaje ëndrrat në pllaka argjile dhe i hidhje në lum, ato do të zhdukeshin përgjithmonë.

Dy psikanalistët Frojdi dhe Jungu mendonin se nuk ishte kaq e thjeshtë dhe ishin të bindur se ëndërruesi po përjetonte disa përvoja të dhimbshme të së shkuarës.

Ndoshta dëshira jonë për të harruar makthet dhe ëndrrat e këqija sa më shpejt që zgjohemi, ka bërë që atyre të mos u kushtohet vëmendje nga kërkuesit shkencorë.

Psikologët e Universitetit të Montrealit kanë zbuluar se ekziston një e fshehtë gjinore në cepat e errët të mendjeve tona të pandërgjegjshme.

Studimi ku morën pjesë 572 të anketuar rezultoi në mbajtjen e një ditari ëndrrash nga pjesëmarrësit. Ata shkruan së bashku për 10.000 ëndrrat që kishin parë. Përfundimi ishte se meshkujt dhe femrat shqetësoheshin në gjumë nga makthe të ndryshme.

makthet-1Makthet dhe ëndrrat e këqija të meshkujve kishin brenda tyre elementë të katastrofave si për shembull përmbytjet, tërmetet dhe luftëra. Në të kundërt, konfliktet e ndërpersonale siç janë ato me bashkëshortin, të afërmit dhe kolegët, ishin më të pranishme tek ëndrrat e këqija të femrave dhe shumë të rralla tek meshkujt.
Njerëzit që shfaqen në ëndrrat e këqija variojnë gjithashtu nga meshkujt tek femrat. Këto të fundit ëndërrojnë zakonisht për njerëz që i njohin, ndërsa meshkujt kanë makthe për personazhe totalisht të trilluar.

“Ka disa shpjegime të mundshme për të gjithë këtë”, shprehet profesor Antonio Zadra, bashkautor i studimit dhe një nga kërkuesit më të mirë për ëndrrat në botë.

Mund të ketë të bëjë me evolucionin dhe me rolin e mashkullit si mbrojtës që gjithnjë kujdeset që të mos i kanosen kërcënime fizike familjes së tij. Shumë ekspertë besojnë se arsyeja kryesore përse ëndërrojmë është që të stërvitim mendjen si të mbijetojmë në situata të rrezikshme.

“Në rastin e meshkujve, makthet mund të jenë një rikthim në kohën kur mbijetesa e tyre bazohej në kundërpërgjigjen luftarake”, thotë studiuesi Zadra.

Një tjetër teori bazohet në supozimin se të gjitha ëndrrat tona janë të nxitura nga interesat dhe frika e jetës së vërtetë. Kështu, meshkujve u pëlqen të shohin filma horror dhe thriller, ndërsa femrave drama emocionale. Në këtë mënyrë shfaqen gjërat edhe në ëndrra.

Një tjetër ndryshim që ndodhte midis femrave dhe meshkujve të studimit ishin makthet rreth insekteve, gjarpërinjve dhe minjve. Elementët e mësipërm janë shumë të përhapur te meshkujt, ndërsa femrat rrallë mund të kenë ëndrra të tilla.

Sipas studimit, makthet te gjinia mashkullore janë më agresive dhe me ndjesi më negative. Po ashtu meshkujt janë të vetmuar në ëndrrat e tyre, kurse femrat gjithnjë krijojnë personazhe që i ndihmojnë. Jo vetëm që femrat kanë ëndrra të ndryshme nga meshkujt, por ato ëndërrojnë edhe më shumë, e arrijnë t’i kujtojnë më qartë.

Njerëzit që vuajnë nga makthet kanë më shumë ankth dhe depresion, gjendje që janë më të pranishme te femrat sesa te meshkujt. Ndryshe nga sa mendojmë, makthet më të zakonshme nuk janë ndjesia e rënies, që zë vetëm 1 për qind të ëndrrave. Kaq pak zënë edhe ëndrrat me mbytje dhe ndjesinë e të paralizuarit. Më i përhapur është makthi i të qenët i ndjekur, vrasjet, përdhunimi dhe rrëmbimi. Pas maktheve agresive të mësipërme vijnë ato të konflikteve siç ishin ofendimet, grindjet, tradhtia dhe refuzimi, që përbënin 20 për qind të ëndrrave.

Të tretat vijnë makthet për dështimin dhe mjerimin, siç ishin vonesat, humbja, pamundësia për të folur, harrimi i diçkaje ose gabimet.

Studimet tregojnë se koha kur përjetojmë veçanërisht stres dhe probleme emocionale është koha kur përjetojmë më shumë makthe. Grupi i studiuesve gjeti se ekzistonte një ndarje e ngjashme midis sekseve kur analizoi ëndrrat erotike. “Numri i madh i personazheve në ëndrrat erotike të femrave janë njerëz që ato i njohin, një partner, ish-partner ose një koleg zyre”, tha studiuesi i Montrealit.

Në ëndrrat e meshkujve personazhet janë plotësisht të sajuara. Atyre nuk u pëlqen të ëndërrojnë sikur bëjnë seks me gratë, të dashurat apo edhe yjet e filmave. Femrat që burrat ëndërrojnë erotikisht janë ose imagjinatë ose një përzierje e njerëzve që njohin.

Në 22 për qind të maktheve dhe në 38 për qind të ëndrrave të këqija, pavarësisht sesa alarmante mund të jenë, fundi është i lumtur.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Vizitor 10.02.14 9:37

Mua vete dhe shume njerezve qe njoh me thone se gjithmone u ndodhin keto gjera ne ore 3 te nates. Dua ta di pse? Dhe cfare jane keto rrembibe qe ndodhin naten?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Makthet e natës Empty Re: Makthet e natës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi