EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare e shpetoi Kelly Sanders-in?

Shko poshtë

 Cfare e shpetoi Kelly Sanders-in? Empty Cfare e shpetoi Kelly Sanders-in?

Mesazh  Albaniaa 16.07.13 8:45

Cfare e shpetoi Kelly Sanders-in?

Nje nate dimri te ftohte, 16-vjecarja Kelly Sanders ishte vetem ne shtepi pasi prinderit e saj kishin dale per te takuar disa miq ne qytet. Kishte rene bore gjithe pasditen, por nga darka, gjendja ishte qetesuar disi.

Pasi lexoi pak per te nesermen ne shkolle, ajo vendosi te pushonte, duke qene se kishte gjithe shtepine ne dispozicionin e saj per t’u argetuar. Ajo pergatiti kokoshka, u mbeshtoll me nje batanije te ngohte dhe u ul te shikonte nje nga filamt e saj te preferuar. Televizioni ishte pozicionuar vetem pak hapa larg deres prej xhami te sallonit, qe te nxirrte ne oborrin pas shtepise.

Nga mesnata, prinderit nuk ishin kthyer akoma, dhe ajo filloi te ndihej pak e shqetesuar. Ajo nuk i mori ne telefon duke qene se e dinte paraprakisht qe darka me miqte do te zgjaste edhe pak. Papritur, nje shkreptime drite duket nga pas televizorit. Menjehere vuri re se nje figure po afrohej, derisa pa nje hije me sy te cuditshem dhe shpate te holle e te mprehte ne dore.

E tmerruar, vajza fut koken ne batanije dhe perpiqet te marre receptorin e telefonit. Ajo i telefonoi autoriteteve policore, dhe nje makine patrulle ishte nje vetem nje bllok lagjesh larg saj. Ata thane se do te niseshin menjehere. Per pune minutash, dy oficere erdhen ne shtepi dhe Kelly iu tregoi per te gjithe skenen qe kishte pare. Nje nga oficeret hap deren prej xhami me shina dhe i hedh nje sy ambientit.
Pas disa momentesh, oficerja tjeter i shpjegon Kellit se nese do te kishte patur vertet nje njeri aty rrotull, do te kishte lene gjurme ne debore. Oficeret i hodhen nje sy televizorit dhe filluan ta qetesonin vajzen duke i thene se filmat horrore qe ajo po shihte, nuk e ndihmonin nje situate te tille, aq me teper kur ajo ishte vetem ne shtepi. E keshilluan vajzen te pushonte, pasi mund te ishte e lodhur dhe ne ate ore te vone te nates, imagjinata mund te beje lojra te cuditshme.

Perpara se oficeret te largoheshin, njeri prej tyre i hodhi edhe nje tjeter veshtrim ambientit pas kolltukut ku ishte ulur vajza. Ai hap syte i shokuar nderkohe qe fytyra i kishte mare nje pamje habie. Oficerja dhe vajza, veshtruan me kujdes ne drejtim te tij. Kishte shenja hapash te lagura ne dysheme, dhe nje thike e hedhur ne tapet pas kolltukut. Kelly nuk kishte pare nje burre jashte deres prej xhami. Ajo kishte pare reflektimin e tij teksa qendronte pas kolltukut te saj me thike ne dore.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi