EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

2 posters

Shko poshtë

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Empty Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 17:04

Flitet shume qe ne vitin 2012 nje planet me permesa 4 her me te medha se toka, do kaloje ne rruzullin tone, edhe do i jape fund egzistences tone. Sa te verteta jan kto teori? Nuk dihet! Por lexoni sepse jan me te vertete teori shum te bukura edhe terheqese per tu lexuar. Un do sjell disa shkrime te bera nga Darius qe flet per rrugen qe ndjek Planeti X (Nibiru) edhe misterin e tij.


Prej kohesh ne ambjentet e shkences eshte folur per ekzistencen e nje planeti te 12 ne sistemin tone diellor (duke perfshire diellin dhe henen, perndryshe do ishte planeti i 10). Shume te dhena, eksperimente dhe studime te bera konfirmojne mundesine e nje planeti deri me sot te pastudiuar qe eshte pjese e sistemit tone por me nje orbite shume te gjate, rreth 3600 vjet rreth diellit dhe kjo mund te jete arsyeja kryesore pse dihet kaq pak per kete planet. Ne janar te vitit 1981 disa revista shkencore ngulmonin ne kete fakt duke u nisur nga orbita e crregullt e Plutonit. Zyrtarisht ne vitin 1982, NASA pranoi mundesine e ekzistences se nje planeti te tille qe u quajt planeti X.

Per disa studiues kjo nuk ishte aspak dicka e re apo e papritur. Njeri prej tyre, Zecharia Sitchin, profersori i njohur cifut prej kohesh kishte deklaruar pranine e ketij planeti dhe ne hartimin e kesaj teorie ai i referohej teksteve te sumereve te lashte. Nje vit me pas, ne 1983 sateliti i ri qe studionte hapesiren me rreze infra, konfirmoi perfundimisht ekzistencen e planetit X dhe shkenctaret dolen me deklaraten qe planeti ekziston, eshte aty ndonese shume me larg se planeti me i larget i sistemit tone. Drejtuesit e IRAS (Infrared Astronomical Satellite) dolenk perpara shtypit me keto fjale:
Nje trup planetar i permasave te madha, sa Jupiteri (permasa perputhet teresisht me ate ne tekstet e lashta) pjese e ketij sistemi diellor, eshte zbuluar ne drejtimit te Orionit. Teleskopi orbital e zbuloi planetin ne drejtimin qe ju dha, sepse kishte kohe qe mendohej qe prania e trupit qiellor mund te ishte ne ate pjese te qiellit.

Planeti X ka nje mase 4 here me te madhe se ajo e tokes dhe me nje dendesi pothuajse 20 here me te madhe. Ne momentin qe Planeti X do te kaloje midis tokes dhe diellit, forca e tiji terheqese do te zevendesoje perkohesisht ate te diellit. Pra per nje kohe te shkurter Planeti X do jete forca kryesore magnetike terheqese ndaj tokes qe do sjelli si rezultat ndalimin e rrotullimit te tokes ne aksin e saj per 2-3 dite. SHkenctaret e NASA-s jane te shqetesuar nga ky fakt sepse nuk mund te dihen pasojat qe kjo gje mund te sjelli ne toke.

Historia na jep shume emra per planetin X. Sumeret e quanin ate planeti i 12 ose Nibiru, qe do te thote "planeti qe kalon". Ne Babilonine dhe Mesapotamine e Lashte ate e quanin Marduk qe do te thote Mbreti i Qiejve dhe Trupi i Madh Qiellor. Cifutet e quanin Globi me Krahe per shkak te orbites se tij te gjate ndersa greket e quanin Nemesis. Ndersa emri me me kuptim i eshte dhene nga profetet duke u quajtur Ylli Blu, Ylli i Kuq, Mesazheri Pervelues, Kometa e Gjykimit etj. Por sidoqofte ska rendesi emri me te cilin eshte quajtur. Behet fjale per te njejtin objekt dhe te njejtin efekt qe shkakton perpara dhe gjate kalimit afer tokes. Sumeret kishin edhe nje emer per orbiten e tij 3600 vjecare qe e quanin A Shar ndersa astronomet e lashte Hindu e quajten orbiten e tij Treta Yuga ndersa efektet shkaterruese Kali Yuga

Hera e fundit qe Nibiru i eshte afruar tokes ka qene ne vitin 1628 para eres sone dhe llogarite tregojne qe shume shpejt ai do jete perseri i pranishem. Ne fakt filmimiet e teleskopit Hubble tregojne per afrimin e tij. Ne vitin 1995 planeti X ka filluar ti afrohet tokes madje ka filluar te ndihet efekti i tij magnetik i cili rritet dite pas dite. Graviteti i diellit e shtyn ate drejt tokes me shpejtesi me te madhe por sidoqofte ai nuk do perplaset me token. Por shtyrja dhe terheqja qe i ben dielli krijon nje prishje te balances se vete gravitetin te tij qe ndikon ne toke dhe kjo ka qene nje nder arsyet e fenomeneve natyrore te koheve te fundit.

Madje eshte ndryshimi i akseve te tokes eshte rezultati direkt i afrimit dhe ndikimit te planetit X.

Ne nje shkrim me poshte do flas per studiuesin rus Zechariah Sitchin me origjine cifute, pershkrimin qe ka bere per Nibirun dhe peshtjellimin qe ka krijuar ne ambientet shkencore me zbulimet e tij si dhe referimet qe i ka bere ezksitences se planetit me ate to teksteve te lashta te sumereve.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Empty Re: Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 17:05

Zechariah Sitchin nje studiues i gjuheve te lashta, doktor i shkencave historike te antikitetit dhe gjuheve te lashta te lindjes, ekspert i gjuhes sumere dhe as hebraishte te vjeter, mbas studimit te bere ka qene nder te paret qe ka hedhur torine e ekzsitences se planetit te 10 qe e quan Nibiru madje duke u bazuar ne tekstet e lashta qe ka studiuar ka pergatitur nje kronike te tokes qe ne kohet e lashta, shume me te lashta se ato qe jane te rregjistruara sot.

Habia e Stitchin gjate studimit te teksteve sumere erdhi per faktin qe keto tekste nuk ishin aq te reja sac mendohej me perpara dhe ne shkrimet e tyre permbahej nje histori e tere e tokes qe daton rreth gjysem milioni vjet me pare. Kundershtues i flakte i teorise se Darvinit, ai thekson me force qe jeta ne toke eshte krijuar ne format e saj privitive por krijimi i njeriut qe ne njohim apo homo sapienis eshte nje faktor i nje nderhyrje gjenetike nga civilizime jashtetokesore.

Materiali eshte shume interesant dhe ka zgjuar nje kurejshtje shume te madhe ne ambjentet e historianeve, antropologeve, astronomeve dhe gjithe shkencave qe jane te lidhura me njera tjetren ne menyre te pandashme. Ajo qe do paraqes me poshte eshte raporti i mbajtur nga Stitchin ne Asamblene e 3 Boterore te Gjuheve te Lashta, Historise dhe Lidhjes se saj me te ardhmen e njerezimit ne Las Vegas, ne tetor te vitit 2004.

Ka dhe nje planet tjeter ne sistemin tone diellor, jo me vite drite larg, qe afrohet midis Marsit dhe Jupiterit cdo 3600 vjet. Sipas teksteve sumere, njerezit nga ai planet erdhen ne toke pothuajse gjysem milioni vjet me pare dhe bene shume nga gjerat per te cilat ne lexojme sot ne Bibel, ne librin e Gjenezes ose te Zanafilles.

Sic thuhet ne liber ne menyre profetike, rikthimi i planetit eshte parashikuar te ndodhi ne ditet sotme. (kujto orbiten 3600 vjecare). Planeti eshte i banuar nga qenie njerezore inteligjente*(disa burime te tjera shkencore e kundershtojne kete fakt dhe shprehen qe planeti permban nje forme qeniesh reptiliane)si ne te cilet do te vijne dhe do te shkojne nga planeti i tyre ne ate tonin. Ata krijuan homo sapiens. Ne kemi te njejten paraqitje me ta. Dhe une i quaj Annunaki.

Momenti i fillimit te studimeve te mija lidhet me femijerine time dhe vitet e para te shkolles. Me terhiqte ideja e Nefilim te cilet permenden ne Gjeneze, kapitulli 6, si bijte e perendise te cilet u martuan me bijen e njeriut perpara se te ndodhte Permbytja e Madhe Biblike. Fjala Nefilim perkthehet GJIGANDE dhe ne kohet e lashta kane populluar token.

Fillova te beja pyetje per kete gje dhe mesuesi me denoi me pretendimin qe "ti nuk mund te vesh ne dyshim fjalet e bibles apo te pyesesh per to". Por une nuk interpretova Biblen, as vura ne dyshim ate por menyren sesi mesuesi shpejgonte dhe kuptimi jo i sakte qe ai paraqiste. Nefilim, emri me te cilin njiheshin keto qenie te jashtezakonshme, bijte e perendise, ne menyre letrare shpjegohet si ata qe erdhen ne toke nga qiejte. Te gjitha shkrimet e lashta, Bibla, mitologjia greke, mitologjia egjiptiane dhe tekstet e saj, shkrimet ne piramida, cdo gje te shpie tek sumeret e lashte, civilizimi i te cileve eshte i pari qe njihet ne toke qe 6 mije vjet me pare.

U perqendrova shume tek sumeret, burimet e ketyre legjendave dhe miteve, teksteve dhe informacioneve. Mesova te lexoj shkrimin sumer qe eshte i tipit kuneiform dhe arrita ne perfundimin e pakundershtueshem qe cdo gje qe thuhet per keto qenie te lashta te cilet sumerianet i quanin Annunaki, kane ardhur ne toke nga planeti Nibiru.

Planeti si shenje te tijen kishte kryqin dhe ne fakt Nibiru kishte kuptimin Planeti Qe Kryqezon. Nderkohe ne studimet e mija vemendja u perqendrua apo me sakte kaloi ne faktin se Nefilim apo Annunaki erdhen nga Planeti Nibiru, pra Nibiru ne vetvete paraqiste gjithe celsin e enigmes. Kjo me shtuy te thelloja njohurite e mija ne astronomi. Gjate kohes qe fillova te bej kete, zbulova se studiues te ndryshem ishin te ndare ne disa grupe me mendime te kunderta. Disa thoshin se Nibiru ishte Marsi i cili natyrisht ishte pershkruar dhe i njohur nga njerezit e antikitetit. Te tjeret thoshin jo, ishte Jupiteri. Te dyja palet paraqesnin argumentat e tyre per kete problem.

Po kur arrita te lexoja tekstet e lashta dhe te deshifroja kuptimin e tyre, zbulova ate qe asnjera nga palet e siperpermendura nuk kishte te drejte sepse pershkrimi i Nibirut dhe i pozicionit te tij kur i afrohej diellit tregonte qe smund te ishte as Marsi dhe as Jupiteri. Dhe nje nate u zgjova nga gjumi me kete ide ne koke: natyrisht eshte nje planet tjeter qe ne menyre perdiodike kalon midis Marsit dhe Jupiterit por nuk eshte asnjeri prej te dyve.
Sapo arrita ne kete perfundim, pra ate te ekzistences se nje planeti tjeter, pergjigjet e tjera erdhen vete...

Kuptimi i Epikes te Mesapotamise mbi Krijimin mbi te cilen jane bazuar kapitujt e pare te librit te Gjenezes dhe detajet mbi Anunaki, kush ishin ata dhe lideret e tyre, si udhetuan nga planeti i tyre per ne Toke dhe si u gjenden ne Gjirin Persik ku krijuan kolonite e para, cdo gje u be e qrte. Sumerianet kishiin njohuri te pamasa. Ata kishin dijeni per Uranin, Neptunin madje i kane pershkruar ato ne menyre perfekte. Po ashti kishin dijeni per Putonin i cili u zbulua nga shkenctaret tane kaq vone. Sumeret ishin shume te forte ne matematike dhe me respektin me te madh deklaroj se njohuria e tyre e tejkalon shume here ate te sotmen.

Ata thoshin: "Cdo gje qe ne dime, e kemi mesuar nga Annunaki." Ajo qe te magjeps ne literaturen e qyteterimeve antike eshte qe te gjithe duke filluar me sumeret, kishin dijeni dhe flasin per nje planet tjeter te sistemit tone diellor ashtu sic  kishin dijeni per Plutonin qe 6 mije vjet me pare ne nje kohe qe shkenctaret tane e zbuluan ate vetem ne vitin 1930. Zbulimi i Plutonit nuk eshte se paraqet ndonje rendesi te madhe sidomos per njerezit e zakonshem po kur vjen puna tek Nibiru, gjerat jane shume me ndryshe.

Nese Nibiru ekziston, (dhe ky eshte planeti qe sot shkenctaret e quajne Planeti X), atehere dhe Annunaki ekziston.

Pra ekzistenca e Nibirut nuk eshte thjesht nje ceshtje e nje globi me shume ne sistemin tone diellor. Eshte shume me ndryshe sepse nese Nibiru ekziston atehere dhe Annunaki ekziston dhe sipas deshmive te sumereve ata vijne ne afersi te tokes cdo 3600 vjet, kohe gjate se ciles ata na kane dhene ne civilizimin dhe qe ne nuk jemi te vetem dhe qe ne sistemin tone diellor ka civilizime me te perparuara.

Libri i pare, Planeti i 12-te bazohet dhe pershkruan njohurite e sumereve dhe konkludon ne faktin e ekzistences se ketij planeti, te kuptuaren se cfare eshte ai, cfare jane perrallat e Genesis, perrallat mbi Krijimin, cfare eshte e kaluara jone dhe ne nje fare menyre si do jete e ardhmja jone.
Shkallet per ne Qiej i referohet historive te koheve antike ne dy aspekte te reja. Njeri ishte qe te nxirreshin ne drite tekstet dhe mitologjine e Egjyptit te Lashte dhe ti shikoje ato sesi perfshihen ne tekstet e sumereve dhe se cfare kuptimi te mirefillte kane.

Aspekti i dyte eshte ai i te parit te perpjekjeve njerezore ne kerkim te pavdeksise ose perjetesise. Dhe keto gjera lidhen shume ngushte me Malin Sinai (vendi biblik), me kozmodromin ne gadishullin Sinai dhe rrolin e Jerusalemit ne te gjithe kombinim.

Vazhdon.. >
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Empty Re: Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 17:08

Ne librin e trete Luftra e Zotrave dhe e Njeriut kam trajtuar rrefenjat se cfare ndodhi mbas mbas mbreterimit, nje faze e re e civilizimit per njeriun. Duke trajtuar konfliktin dhe rivalitetin qe lindin midis dy gjysem vellezerve Enlil dhe Enki, percoj tekstin sumer per konfliktin qe vazhdoi midis djemve dhe niperve te tyre gje qe coi ne luftra qe i kam quajtur Luftrat e Piramidave (kane qene 2) gjate te cilave u perfshine edhe njerezit e Tokes. Ja sesi njeriu i tokes mesoi se ca ishin luftrat. Dhe kjo gje shqyrton dhe subjektin e nje morali teologjik: A eshte natyra njerezore luftarake, apo u mesa te behej e tille?

Me pas sumeret flasin per Ameriken. Jo ajo qe ata quajne koha prekolumbiane, po 4-5 mije vjet para saj, qe i bie shume me pare se Inkasit dhe Maja apo Azteket. Kush ka qene me te vertete ne Amerike? Sa te vjetra jane disa nga antikitetet e saj dhe nga kush u ndertuan objekte kaq te mahnitshme si strukturat megalitike? Per cfare arsye, ne c'menyre dhe nga kush? Po keto rrefenja na tregojne qe kane qene Annunaki ata qe cuan qeniet njerezore ne Amerike. Gjate 15 vjeteve qe botova materiale nga shkrimet e sumereve studiues te shumte filluan te perdornin tekstet e mija si referenca dhe objekte te metejshme te studimeve te tyre dhe si rrjedhoje e them me krenari qe pati nje revolucion te vertete ne avancim shkencor sidomos ne astronomi, ne zbulimet e anijes Voyager, ne gjeologji, biologji, zbulimi i ADN, aftesine per te krijuar bebe ne epruvete, gjuhesi, dhe (shpalosja e sekreteve) origjines se gjuheve. Seicili zbulim perputhej me ate qe sumeret dinin dhe kishin shkruar ne tekstet e tyre dhe sidomos konfirmuan teresisht ate qe kisha thene.

Cdo here qe degjoja per nje zbulim te caktuar do hidhesha perpjete nga karrigia dhe do thosha: O Zot, eshte ekzaktesisht sic kane thene sumeret 6 mije vjet me pare.

Ne njerin nga tekstet kam gjetur saktesisht menyren sesi u krijua Adami, i pari homo-sapiens. Eshte i njejti proces qe ne sot e quajme in-vitro. Lexoja nje tekst qe pershkruan Uranin dhe Neptunin ne te njejten menyre si i pa sonda Voyager2 ne vitin 1986 dhe 1989. Eshte nje tekst qe e kam krahasuar me zbulimin dhe qe ka perkuar ne cdo detaj me diturine antike.

Dhe me lindi pyetja nese: Shkenca e sotme po arrin Diturine Antike? Ate dituri qe po perputhet me cfare sumeret dinin 6 mije vjet me pare? Si eshte e mundur qe ata perdornin te njejtin simbol qe perdorim edhe ne sot (gjarpri i perdredhur) per te simbolizuar mjeksine apo biologjine qe 6 mije vjet me pare? Simboli i Enkit i cili ndermori inxhinjerine gjenetike per te krijuar Adamin? Ai ishte simboli i ADN, zinxhiri i dyfishte i ADN.

Si eshte e mundur qe sumeret kishin dijeni per faktin qe Neptuni eshte nje planet i qullet, pa patur teleskope apo anije komzike? Pergjigja e tyre eshte: Cdo gje qe ne dime, na e kane mesuar Annunaki. Pra ju tani thoni, dakort. Kane qene Annunaki.

Tani kush ishin Annunaki dhe nga erdhen ata? Sumeret thone qe ata erdhen nga Nibiru. Ju mund te pyesni, cfare eshte Nibiru? Dhe ata pergjigjen, eshte nje tjeter planet ne sistemin tone diellor. Ju mund te thoni, jam shume i impresionuar nga dituria e sumereve dhe mbase ata e dinin se cfare flisnin kur vjen puna per Annunakin. Po sma ha mendja qe te kete nje planet kaq afer tokes me qenie inteligjente.

Nese eshte keshtu, atehere kush eshte shpjegimi juaj per Annunakin?

Ka qene me te vertete nje rrace gjigandesh qe ka populluar token gjysem milioni vjet te shkuara? Besoni ju se ka ekzistuar nje civilizim ne Toke 500 mije vjet me pare i cili tejkalonte civilizimin tone dhe me pas u zhduk? Kur vemendja juaj perqendrohet te shpjegoje kete fakt, ju nuk gjeni dot shpjegim. Atehere nese ju nuk keni shpjegim pse nuk pranoni theniet e Sumereve?

Aspekti i dyte i pergjigjes eshte ky: Cdo tekst, fjale apo histori e shkruar ka qene perpara syve tuaj, ne asnje moment nuk kam thene, oh shikoni cfare kam gjetur, asnjehere. Kam thene vetem: " Ka nje tabele ne Muzeun Britanik, e kataloguar me kete numer etj etj, eshte zbuluar ne kete vend etj etj, publikuar nga ky autor dhe studiuar nga ky shkencetar. Pra cdo informacion dhe burim qe po ju paraqes eshte ne menyre akademike, shkencore dhe mendimtare e njohur dhe e pranuar. "Ne dukemi si Annunaki". Ata na kane krijuar gjenetikisht nepermjet inxhinjerise gjenetike. Ata kryen nje mrekulli dhe na krijuan ne qe te kemi paraqitjen e tyre fizikisht dhe gjendjen e tyre emocionalisht.

Ja cfare thote Bibla: Le te krijojme Adamin sipas perfytyrimit tone. Fizikisht, nga jashte dhe brenda. Pra per sa jane ata, aq jemi dhe ne. Ka vetem nje ndryshim shume te madh persa i perket jetgjatesise gje qe eshte shkaku i nocionit te perjetesise. Duke qene se orbita e planetit te tyre eshte 3600 vjet, viti qe per ne eshte 365 dite, per ta eshte 3600 vjet i gjate. Pra nje vit i tille i tyre, eshte i barabarte me nje vit tonin prej 365 ditesh. Ky eshte ndryshimi kyc midis nesh dhe tyre.

Pastaj eshte diferenca ne teknologjine e avancuar e cila i ben ata te afte jo vetem te udhetojne ne hapesire, madje ta kene bere kete gje prej miliona vjetesh por edhe te ringjallin te vdekurin gje e cila ne kohet biblike quhej si nje mrekulli. E ndjej qe ashtu sic ata erdhen ne toke dhe na krijuan ne nepermjet ingjinjerise gjenetike duke bashkuar genet e tyre me ate te nje majmuni femer, ashtu do vije dita dhe per ne te eksplorojme bote te reja dhe do bejme te njejten gje. Nen kete kendveshtrim mendoj se gjerat kane nje karakter ngjashmerie. Por a eshte e mundur qe nje ngjashmeri e tille te percaktohet nga individi?

Besoj se po !Merrni pershembull historine e Permbytjes se Madhe dhe shkaterrimin e njerezimit dhe shpetimin e rraces njerezore nepermjet Arkes se Noas. Enlil vendosi te shfrytezonte dallgen madheshtore te ujit per te shkaterruar njerezimin ndersa Enki i thote Noas (qe sumeret e quajne Ziusudra) per ate qe po ndodhte. Ai i meson Noas sesi te ndertonte nje arke dhe ta puthiste ate ne menyre te tille qe mos permbytej. Me kete arke Noah beri te mundur shpetimin e tij, te familjes se tij dhe te tjeterve. Sipas sumereve ne arke ai mundi te ruaje faren njerezore. Ketu pra kemi dhe nje konflikt te dy lidereve te Annunaki. Njeri e ndjente ne nje menyre, tjetri ne menyre tjeter.

Pra pyetje per zgjedhje te lire cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar, cfare duhet te behet dhe cfare nuk duhet shfaqet gjithe kohes ne tekstet sumere.

E quaj misionin tim shpalosjen perpara njerezimit te diturise sumere, ate qe njerezit antik dinin dhe qe une e besoj. Dhe kete e arrita duke vajtur direkt tek burimi i informacionit, tek shkrimet e tyre dhe figurat dhe e trajtova materialin jo si nje mit po si nje histori te vertete.

Jeni te hapur te me kundershtoni. Shkrimet jane aty, ka plot qe studiojne gjuhen sumere dhe simbolizmat e Mesapotamise, Babionise dhe Egjyptit te Lashte. Ju sfidoj zoterinj te nderuar. Jam i hapur per cdo lloj diskutimi dhe argumenti qe deshironi. E verteta eshte shpesh shume me e pabesueshme se fantastikja... >
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Empty Re: Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 17:10

Kronika e Tokes

Sipas teksteve te sumereve Zechariah Sitchin ka pergatitur nje renditje kronologjike te historise se hershme te tokes qe e ka quajtur Kronika e Tokes. Shume nga gjerat qe ai ka pershkruar ketu (natyrisht ne referim te sumeret, nodhen dhe ne Bibel)


NGJARJET PERPARA PERMBYTJES
Vite perpara:

450,000 P.E.S. ne Nibiru nje planet i larget i sistemit tone diellor, jeta gradualisht po shkonte drejt zhdukjes si rezultat i rrallimit te atmosfers se planetit.
I perzene nga Anu (udheheqesi i madh i Nibirut) Alalu iken me nje anije kozmike dhe gjen strehim ne toke. Aty ai zbulon qe toka ka ar me shumice i cili mund te perdoret per te mbrojtur atmosferen e Nibirut.

445.000 P.E.S. Te udhehequr nga Enki, njeri nga djemte e Anu, Anunnaki zbresin ne Toke duke themeluar Eridu - Stacionin e Pare ne Toke, per te nxjerre flori nga ujrat e Gjirit Persik.

430.000 P.E.S. Klima e Tokes zbutet. Me shume Anunnaki mberrijne ne toke sebashku me Enlil. (Vellai i Enkit dhe djali tjeter i Anu). Midis tyre vjen dhe motra e Enkit, Ninhursag me cilesine e shefes si oficere mjeke.

416.000 P.E.S. Meqe prodhimi i arit bie, Anu vjen ne toke sebashku me Enlil. Vendoset qe minerali jetesor te nxirret duke krijuar miniera ne jugun e Afrikes. Enlil merr komanden e Misionit Te Tokes ndersa Enki dergohet ne Afrike. Gjate kohes qe Anu largohet nga Toka, sfidohet nga nipi i Alalus.
400.000 P.E.S. Shtate koloni ne Mesapotamine e Jugut qe perfshine dhe nje kozmodrom (Sippar), nje qender Kontrolli Misioni (Nippur), nje qender Metalurgjike (Shuruppak). Mineralin e merrnin nga Afrika me anije dhe me pas perpunohet dhe niset ne qendrat qe orbitonin token dhe qe menaxhoheshin nga Igigi dhe me pas transferohej ne anijet komzike qe vinin ne toke nga Nibiru ne menyre periodike.

380.000 P.E.S Duke fituar mbeshtetjen e Igigit, nipi i Alalut tenton te marri komanden ne Toke. Enlilites fitojne luften e ashtuquajtur Lufta e Zotave te Vjeter.

300.000 P.E.S. Anunnaki kane nevoje per krahe pune. Enki dhe e motra Ninhursag krijojne punetore primiti nepermjet manipulimit gjenetik te nje mamjmuni femer. Krijesat primitive behen forca kryesore e punes per Anunnaki. Enlil sulmon minierat dhe bie punetoret primitive ne Edin, Mesapotami. Mbasi ju kishin dhene mundesine per te krijuar, Homo Sapien fillon te shumezohet.

200.000 P.E.S. Jeta ne Toke peson nje regres si rezultat i nje periudhe akullnajash.

100.000 P.E.S. Klima ngrohet perseri. Anunnaki (Nefilim) per inat te Enlil martohen me Bijen e Njeriut.

75.000 P.E.S. Nje tjeter periudhe akullnajash fillon ne Toke. Nje specie regresive njerezore popullon toke. I vetmi qe mbijeton eshte Njeriu i Kromanjonit.

49.000 P.E.S. Enksi dhe Ninhursag mbeshtesin humanet e krijuar nga bashkimi me Anunnaki qe te drejtojne ne Shupparak. Enlil terbohet dhe fillon planet per shkaterrimin e njerezimit.

13.000 P.E.S. Duke konstatuar qe kalimi i Nibirut afer Tokes do te shkaktoje nje Vale Gjigande, Enlil detyron Anunnaki qe te betohen te mbajne te fshehte kete fakt nga gjthe njerezimi.

NGJARJET MBAS PERMBYTJES


11.000 P.E.S. Enki shkel betimin dhe instrukton Ziusudra/Noah qe te ndertoje nje anije te nenujshme. Permbytja pushton token dhe Anunnaki qe nga anija e tyre qe orbitonte tokenjane deshmitare te shkaterrimit total.
Enlil bie dakort qe ti japi pjeses se mbetur te njerezimit mjete dhe farera. Agrikultura fillon ne zonat pjellore. Enki nderkohe merrej me zbutjen e kafsheve.

10.500 P.E.S. Pasardhesit e Noahs vendosen ne 3 rajone. Ninurta, djali i preferuar i Enkit krijon kanalizime dhe diga neper lumenj qe te shnderroje Mesapotamine ne nje zone te banuar. Enki deklaron krijimin e Lugines se Nilit. Gadishulli Sinai mbahet nga Anunnaki si nje kozmodrom mbas Permbytjes se Madhe. Nje Qender Kontrolli ndertohet ne Malin Moriah (Jeruzalemi i ardhshem).

9780 P.E.S. Ra/Marduk, djali i pare i Enkit ndan dominimin mbi Egjypt midis Osiris dhe Seth

9330 P.E.S. Seth nerr pushtetin e plote mbi Luginen e Nilit duke menjanuar Osirisin.

8970 P.E.S. Horus merr hak per babain e tij osiris duke nisur luften qe njihet Lufta e Pare e Piramidave. Seth iken ne Azi duke marre nen kontroll gadishullin Sinai dhe Canaan.

8670 P.E.S. Duke kundershtuar kontrollin mbi mjetet fluturuese kozmike nga pasardhesit e Enkit, Enlilites fillojne Luften e Dyte te Piramidave. Fituesi Ninurta, boshatis Piramiden e Madhe nga aparaturat qe kishte. Ninhursag, gjysem motra e Enkit dhe Enlil kerkon mbajtjen e nje konference paqeje. Ndarja e Tokes riafirmohet. Mbreterimi i Egjyptit transferohet nga dinastia Ra/Marduk tek Toth. Ndertohet Heliopolis8500 P.E.S. Anunnaki ndertojne pika ndalimi ne daljet per ne kozmos, Jericho eshte njeri prej tyre.

7400 P.E.S. Duke qene se fryma e paqes vazhdonte, Anunnaki shperblejne njerezimin me njohuri te reja. Fillon periudha e Neolitit. Gjysem perendite mbreterojne ne Egjypt.

3800 P.E.S. Civilizimi qytetar fillon ne Sumeri mbasi Anunnaki themelojne aty Qytetet e Vjetra duke filluar me Eridu dhe Nippur. Anu vjen perseri ne Toke per nje vizite kortezie. Per nder te tij ndertohet nje qytet i ri qe quhet Uruk (Erech). Aty ai tempullin e ndertuar per nder te tij ja kalon te mbeses Inanna (Ishtar) >


avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Empty Re: Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 17:13

MBRETERIMI NE TOKE


3760 P.E.S. Njerezimit i dhurohet mbreterimi. Kish eshte kryeqyteti i pare nen mbreterimin e Ninurtas. Kalendari fillon ne Nippur. Nderkohe qyteterimi shperthen vrullshem ne Sumeri
Rajoni i Pare).

3450 P.E.S Drejtimi i Sumerise i kalohet Nannar/Sin. Marduk shpall Babilonine si Porten e Perendive. Ndodh incidenti i Kulles se Babelit (Babilonise). Anunnaki perzjejne gjuhen e njerezimit. Marduk/Ra kthehet ne Egjypt per tu hakmarre, eleminono Toth dhe ngre ne pergjegjesi vellain e tij te vogel Dumuzi i cili kishte tradhetuar Inannan. Dumuzi vritet aksidentalisht. Marduk kapet rob dhe burgoset i gjalle ne Piramiden e Madhe nga ku arratiset nepermjet nje dalje te fshehte dhe largohet ne mergim.

3100 P.E.S. 350 vjet kaos perfundojne me instalimin e Faraonit te Pare Egjyptian ne Memfis. Civilizimi arrin ne Rajonin e Dyte.

2900 P.E.S. Mbreterimi ne Sumeri i kalon Erech. Inannas i jepet dominimi i Rajonit te Trete. Fillon civilizimi i Lugines Hindu
2650 P.E.S. Kryeqyteti i Sumerise degradon dhe mbreteria perfshihet nga degjenerimi. Enlil humbet durimin dhe kufizon mundesite dhe aftesite njerezore.

2371 P.E.S. Inanna bie ne dashuri me Sharru-Kin (Sargon). Ai themelon nje kryeqytet te ri, Agade (Akkad). Mbreteria Akadiane njeh fillimin e saj.

2316 P.E.S. Duke synuar mbreterimin ne te katerta rajonet, Saragon zhvendos Token e Shenjte nga Babilonia. Konflikti Marduk-Inanna fillon perseri. Konflikti perfundon kur ne Babiloni vjen nga Afrika vellai i Marduk, Nergal. Ai i mbush mendjen Marduk qe te largohet nga Mesapotamia.

2291 P.E.S. Naram-Sin ngjitet ne fronin e Akkadit. Drejtuar nga luftenxitesja Inanna, ai penetron ne Gadishullin Sinai dhe pushton Egjyptin.

2255 P.E.S. Inanna uzurpon pushtetin ne Mesapotami. Naram-Sin streohet ne Nippur. Paria e Anunnaki shkaterron Agade. Inanna arratiset. Sumeria dhe Akkadia pushtohet nga ushtri te huaja, besnike te Enlil dhe Ninurtas.

2220 P.E.S. Civilizimi sumer zhvillohet ne maksimum nen drejtimin e Lagash. Toth ndihmon mbretin e tij Gudea te ndertoje nje tempull faltore per nder te Ninurtas.

2193 P.E.S. Lind ne nje familje prifterinjsh mbreteror, Tera, babai i Abrahamit
2180 P.E.S. Egjypti ndahet. Ndjekesit e Ra/Marduk marrin jugun ndersa Faraonet qe jane kunder tij marrin fronin ne Egjyptin e Poshtem.

2130 P.E.S. Ndersa Enlil dhe Ninurta jane vazhdimisht te larguar, autoriteti qendror ne Mesapotami bie. Inanna ben perpjekje te marri mbreterine e Erech po kjo gje nuk zgjat shume.

SHEKULLI PROFETIK


2123 P.E.S. Abrahami lind ne Nippur.

2113 P.E.S. Enlil i beson Token e Shenjte Nannarit. Ur behet kryeqyteti i mbreterise se re. Ur-Nammu i cili ngjitet ne fron, quhet mbrojtesi i Nippurit. Nje prift i Nippurit, Terah, babi i Abrahamit vjen ne UR per tu bashkuar me oborrin mbreteror.

2096 P.E.S. Ur-Nammur vdes ne beteje. Populli e quan vdekjen e tij te parakoheshme si tradheti nga Anu dhe Enlil. Terah le qytetin dhe bashke me familjen e tij shkon ne Harran.

2095 P.E.S. Shulgi ngjitet ne Fronin e UR duke forcuar lidhjet mbreterore. Ndersa mbreteria lulezon, Shulgi vie pre e hireve te Inannas dhe behet i dashuri i saj. Me pas ai shperblehet Elamites duke i dhene Larsan ne shkembim te ndihmes qe i kishin dhene ata me legjionet e tyre.

2080 P.E.S. Princesha e Tebes, besnike ndaj Ra/Marduk ushtron presion ndaj veriut ku drejton Mentuhotep I. Nabu, djali i Marduk pushton toka ne Azine Perendimore.

2055 P.E.S. Me urdher te Nannarit, Shulgi dergon ushtrine e Elamites qe te shtypi revoltat ne qytetet e Canannites. Elamites arrijne Porten e Gadishullit Sinai dhe kozmodromit te tij.

2048 P.E.S. Shulgi vdes. Marduk leviz ne Token e Hittites. Abraham urdherohet te shkoje ne jug te Canaanites me nje elite ushtaresh dhe kaloresish.

2047 P.E.S. Amar-Sin (biblikali Amrafel) behet mbreti i UR. Abrahami shkon ne Egjypt, rri atje 5 vjet dhe kthehet perseri, kete rradhe me me shume ushtare.2041 P.E.S. I drejtuar nga Inanna, Amar-Sin formnon nje koalicion me Mbreterit e Lindjes dhe fillojne nje ekspedite ushtarake kunder Canaan dhe Sinait. Lideri i ekspedites eshte Elamite Khedor-la'omer. Por Abrahami ndalon avancimin e trupave tek dyert e Portit Kozmik.

2038 P.E.S. Shu-Sin zevendeson Amar-Sin ne fronin e UR ndersa mbreteria dale ngadale po shkaterrohet.

2029 P.E.S. Ibbi-Sin zevendeson Shu-Sin. Provincat perendimore rrisin mbeshtetjen e tyre ndaj Marduk.

2024 P.E.S. Duke drejtuar ndjekesit e tij, Marduk marshon drejt Sumerise, vetvendoset ne fronin e Babilonise. Perleshtjet shperndahen edhe ne Mesapotamine Qendrore. Shenjteria e Nippur eshte prishur. Enlil kerkon ndeshkimin e Marduk dhe Nabu, Enki kundershton por djali i tij Nergal mban krahun e Enlil. Ndersa Nabu drejton ndjekesite e tij Canaanite per te pushtuar Porten Kozmike, Keshilli i Madh i Anunnaki aprovon pedorimin e armeve berthamore. Nergal dhe Ninurta shkaterrojne Portin Kozmik dhe qytetet e hallakatura te Canaanites.

2023 P.E.S. Ererat percjeellin rete radioaktive neper Sumeri. Njerezit vdesin nga vdekje te temerrshme, kafshet zhduken dhe ujrat helmohen. Sumeria dhe civilizimi i saj madheshtor eshte ne grahmat e fundit. Trashigimia e tij kalon tek pasardhesit e Abrahamit i cili ne moshen 100 vjecare vendos te percoje rracen e tij me nje krijese: Isakun
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Empty Re: Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

Mesazh  Vizitor 26.12.13 23:44

Sa per temen e pare, besoj se pyetja ishte retorike.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Empty Re: Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

Mesazh  Siroco 06.04.15 0:55

NASA po fsheh: Afrohet planeti Nibiru, asgjë më nuk do të jetë e njëjtë!

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Nas

Planeti Nibiru është duke ardhur drejt Tokës dhe mund të shkaktojë efekte fatale në të, paralajmëron raporti një raport sekret i NASA-së.

Nga raporti thuhet se Toka është duke u bërë më i prekshëm për shkak të ndikimit të këtij planeti dhe disa planetëve të tjerë të cilat e rethojnë në orbitën eliptike.

Ky efekt shkakton probleme të tilla si hapja e vrimave në tokë (disa vrima gjigande u zbuluan vitin e kaluar në Siberi), tërmete dhe madje edhe çrregullime të pllakat tektonike dhe shpërthimet vullkanike.

Nibiru me lëvizjen e saj hyn në sistemin diellor dhe shkakton çrregullime në planetet tjera, e cila rezulton në kaos.
Nibiru nuk ndalet në një vend, pas disa javëve apo muajsh po afrohet, dhe pastaj shkon larg nga Toka.

Pritet që ajo së shpejti do të jetë i dukshëm, kështu që të gjithë do të jetë në gjendje për ta konfirmuar për ekzistencën e saj.

“Dokumenti ushtarak i NASA” është një nga dokumentet që shkaktojnë ankth dhe ndoshta kjo ishte me siguri kjo arsyeja e ardhjes së Nibiru-t.
NASA njoftoi se ekspertët e saj janë duke punuar mbi mburojën diellore, dhe që ata filluan me projektin në afërsi të Diellit u vunë re objekte të shumta të paidentifikuara.

Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet) Empty Re: Nibiru, planeti i 10 (misteri qe fsheh ky planet)

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi