Mashtrimi i madh i astrologjisë
Faqja 1 e 1
Mashtrimi i madh i astrologjisë
Të gjithë ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë tregojnë yjet, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili është përhapur nëpër internet si cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk janë të sakta
Mashtrimi i madh i astrologjisë
Të gjithë ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë tregojnë yjet për ditën e sotme apo javën e ardhshme, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili kohët e fundit është përhapur nëpër internet si cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk janë të sakta.
Astronomi amerikan Parke Kunkle, nga shoqëria "Minnesota Planetarium" javën e kaluar ka përsëritur në qarqet shkencore faktin e njohur mirë që pozicionet e yjeve në qiell për shkak të procesionit, përkatësisht të lëkundjes së boshtit rreth të cilit sillet Toka, në 3000 vitet e fundit kanë luajtur nga vendi për pothuajse një konstelacion të tërë.
Toka sillet rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Por, maja e boshtit të Tokës nuk rri e qetë, por lëviz dhe rrotullohet dhe për 25.686 vjet bën një rreth të plotë.
Për shkak të këtij fakti, pozita e yjeve në qiell, përkatësisht e planetëve në të, ndryshon vazhdimisht. Kjo do të thotë që ata që deri tani kanë besuar që janë për shembull peshore, në fakt duhej të ishin peshq. Lajmi ka bërë aq bujë saqë telefoni i astronomit amerikan nuk ka ndalur së rëni.
"Jam i befasuar që lajmi ka nxitur kaq shumë entuziazëm. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur menjëherë. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time dhe nuk ndihem ndryshe. Unë e di cila është 'shenja ime e vërtetë'. Kur kam lindur, Dielli ishte në konstelacionin e ujorit. Nuk është me rëndësi për mua se a pajtohen me këtë astrologët apo jo, unë i përmbahem astronomisë. Por, më vjen mirë që ky rrëfim i ka bërë njerëzit të interesohen për ndodhitë në qiell", ka thënë Kunkle.
Por, duket që shumicën e "besimtarëve të astrologjisë" ky lajm i ka brengosur seriozisht dhe nëpër gjithë botën tek miliona njerëz ka shkaktuar krizë të vërtetë të identitetit.
Sigurisht, ka edhe prej atyre të cilët "kanë ndjerë gjithmonë", që shenja fqinje do t'i përgjigjej më shumë personalitetit të tyre, por edhe ata janë konfuzë, sepse nuk e dinë a munden tani të zgjedhin atë që u pëlqen më shumë. Për ngushëllim mendoni vetëm se sa të vështirë e kanë ata njerëz, të cilët shenjën e vet e kanë bërë të pavdekshme me tatuazhe, në SHBA çdo i pesti vizatim i bërë në lëkurë është shenjë e horoskopit...
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Albaniaa- 409
Re: Mashtrimi i madh i astrologjisë
Lëvizjet e yjeve ndikojnë realisht fatin dhe personalitetin tonë? Pro dhe kundër horoskopit
Astrologjia është një disiplinë shumë e lashtë kozmologjike, që bazuar në konceptin se lëvizjet e trupave qiellorë dhe pozicionet e tyre karshi Tokës ndikojnë në mënyrën tonë të të vepruarit, studion fatin e qenieve njerëzore duke vëzhguar yjet.
Pa dyshim që është diçka mahnitëse; të mendosh p.sh, se Saturni mund të ndikojë ditën tonë apo se kemi lindur në një orë të ditës në të cilën yjet kanë ‘dekretuar’ se personaliteti ynë është më shumë ose më pak i qëndrueshëm, më shumë ose më pak autoritar, është një mendim romantik.
Por ia vlen të besosh realisht në këtë fakt? Ka nga ata që janë vërtetë të fiksuar për ta parë horoskopin e ditës në TV ose për ta lexuar në gazetë. Por edhe në këtë rast duhet pasur kujdes me atë që dëgjoni ose lexoni; duhet të informoheni më parë se kush e thotë apo kush e shkruan horoskopin tuja, nëse është vërtetë një profesionist i astrologjisë apo një amator.
Një gabim tjetër lidhur me horoskopin ka të bëjë me faktin se disa mendojnë që horoskopi parashikon të ardhmen. Në realitet qëllimi i tij është të parashikojë se si do të jetë humori juaj gjatë ditës, dhe si rezultat vendimet që do të merrni.
Ka nga ata që duke lexuar horoskopin influencohen, edhe negativisht gjatë gjithë ditës. Kjo është diçka e gabuar. Më mirë do të ishte që në fund të ditës të bënit një lloj bilanci nëse ajo që parashikonte horoskopi për ju në mëngjes është e vërtetë.

Similar topics
» Mashtrimi i Bankave
» Ben Laden është i vdekur!
» Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)
» Miti i Astrologjise
» Historia e Astrologjisë
» Ben Laden është i vdekur!
» Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)
» Miti i Astrologjise
» Historia e Astrologjisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi