Miti i Astrologjise
4 posters
Faqja 1 e 1
Miti i Astrologjise
Miti i Astrologjise
Të gjithë ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çka u kanë përgatitur yjet për ditën e sotme apo javën e ardhshme me siguri i ka befasuar keq informacioni i cili këto ditë është përhapur me të madhe nëpër internet si cunami – që shenjat e horoskopit në fakt nuk janë të saktë.
Astronomi amerikan Parke Kunkle nga shoqëria “Minnesota Planetarium” javën e kaluar ka përsëritur në qarqet shkencore faktin e njohur mirë që pozicionet e yjeve në qiell për shkak të procesionit, përkatësisht të lëkundjes së boshtit rreth të cilit sillet Toka, në 3000 vitet e fundit kanë luajtur nga vendi për pothuajse një konstelacion të tërë.
Toka sillet rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Por maja e boshtit të Tokës nuk rri e qetë, por lëviz dhe rrotullohet edhe ajo. Dhe për 25.686 vjet bën një rreth të plotë.
Për shkak të këtij fakti, pozita e yjeve në qiell, përkatësisht e planetëve në të, ndryshon vazhdimisht. Kjo do të thotë që ata që deri tash kanë besuar që janë për shembull ujorë, në fakt duhej të ishin peshq.
Lajmi ka bërë aq bujë që telefoni i astronomit amerikan nuk ka ndalur së rëni.
“Jam i befasuar që lajmi ka nxitur kaq shumë entuziazëm. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur menjëherë. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time dhe nuk ndihem ndryshe. Unë e di cila është “shenja ime e vërtetë”. Kur kam lindur Dielli ishte në konstelacionin e ujorit. Nuk është me rëndësi për mua se a pajtohen me këtë astrologët apo jo, unë i përmbahem astronomisë. Por më vjen mirë që ky rrëfim i ka bërë njerëzit të interesohen për ndodhitë në qiell”, ka thënë Kunkle.
Por duket që shumicën e “besimtarëve të astrologjisë” ky lajm i ka brengosur seriozisht dhe nëpër gjithë botën te miliona njerëz ka shkaktuar krizë të vërtetë të identitetit.
Sigurisht, ka edhe prej atyre të cilët “kanë ndierë gjithmonë” që shenja fqinje do t’i përgjigjej më shumë personalitetit të tyre, por edhe ata janë konfuzë, sepse nuk e dinë a munden tani të zgjedhin atë që u pëlqen më shumë. Për ngushëllim mendoni vetëm sesi e kanë ata njerëz, të cilët shenjën e vet e kanë bërë të pavdekshme me tatuazhe – në SHBA çdo i pesti vizatim i bërë në lëkurë është shenjë e horoskopit.
Megjithatë, me siguri më së vështiri e kanë astrologët të cilët kohët e fundit mundohen sesi t’i bindin klientët e tyre që nuk ka arsye për panik. Çdo gjë mbetet si më parë! Asgjë nuk ndryshon! Nuk ka nevojë për shtimin e shenjës së re/të vjetër të “gjarpërorit”, e as për ndryshimet e datave të shenjave, rekomandojnë njohësit e yjeve. Me fjalë të tjera: deri tani keni besuar që kjo shenjë u përshtatet, prandaj nuk ka arsye të mos mbetet kështu edhe më tutje”.
Dhe kanë të drejtë. Lidhja mes horoskopit perëndimor që bazohet në atë grek është ndërprerë qysh nga viti 222 i erës së re. Përveç kësaj, nëse ju intereson një mendim shkencor, astrologjia ka qenë dhe ka mbetur pseudoshkencë, ndërsa shumë hulumtime kanë treguar që nuk ka korrelacione statistike në mes shenjave të zodiakut dhe karakteristikave të cilat i definon astrologjia, përkatësisht ndikimi i planetëve në mendjen, humorin dhe jetën tonë.
Por pavarësisht kësaj, miliona njerëz nëpër gjithë botën besojnë në horoskop – në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 25 për qind e popullsisë.
A ndikojnë planetët në ne?
Pse shkenca nuk e merr seriozisht astrologjinë? Para së gjithash, është e pamundshme madje edhe të mendohet se cilat janë ato forca të planetëve me të cilat manipulon astrologjia në llogaritjet e veta.
Nëse flasim për ndikimin e forcave në njerëz, ia vlen të përmendim që shkenca njeh vetëm katër forca themelore: gravitetin, elektromagnetizmin, dhe të ashtuquajturat forca të forta dhe të dobëta. Këto dy të fundit veprojnë vetëm në nivel atomik. Kështu që planetët tek ne në tokë mund të ndikojnë vetëm nëpërmjet elektromagnetizmit dhe gravitacionit apo eventualisht ndonjë force të tretë “mistike”.
Nëse graviteti është faktori më i rëndësishëm, atëherë Hëna dhe Dielli do të duhej të kishin ndikimin më të madh te njerëzit. Të gjithë planetët e tjerë janë thjesht shumë larg për t’u matur me ta. Megjithatë, astrologjia të gjithë planetëve u jep rëndësi të barabartë pavarësish nga masa apo distanca.
Nëse elektromagnetizmi është vendimtar, duhet të merret parasysh fakti që shumica e planetëve nuk ka ngarkesë, e as fushë magnetike. Në këtë rast Dielli do të ishte trupi i vetëm me ndonjë rëndësi astrologjike për ne. Dhe prapë forcat e fushës elektrike dhe magnetike bien me rritjen e distancës.
Pra, nëse kemi të bëjmë me forca të njohura, duhet të llogaritet që ato humbin fuqinë me rritjen e distancës.
E nëse, megjithatë, veprojnë disa forca astrologjike të panjohura për shkencën, të cilat janë ta pavarura nga masa dhe distanca, atëherë astrologët duhen të marrin parasysh edhe ndikimet e trupave të madhësisë së ngjashme me Plutonin si Eris, Sedna, të hënave të mëdha si Titani i Saturnit (i cili është shumë më i madh se Toka), miliarda asteroideve në sistemin diellor apo planetëve në sistemet e tjera ku disa prej tyre janë edhe më të mëdhenj se Jupiteri.
Por astrologjia llogarit vetëm me planetët që ishin të njohur mijëra vjet më parë!
Me fjalë tjera, duket që astrologjia nuk i përdor të dhënat e njohura apo të panjohura të pranuara nga shkenca, të cilat ndjekin ndonjë lloj logjike.
Kush dëshiron të besojë, do të jetë i bindur
Shumë njerëz do të thonë që astrologjia vërtetohet në vepër – në parashikimet e saj. Por hulumtime të shumta kanë treguar që njerëzit janë të gatshëm t’i njohin ato fakte të cilat mbështesin besimet e tyre dhe t’i harrojnë ato që i kundërshtojnë ato.
Një studim i ri ka zbuluar që njerëzit madje zgjedhin edhe cilat shpjegime shkencore do t’i pranojnë, e cilat do t’i mohojnë. Kjo edhe nuk është e vështirë të kuptohet. Paramendoni që një revistë e njohur shkencore të publikojë lajmin se është vërtetuar ekzistimi i shpirtit.
A mendoni që ata të cilët deri tani kanë përkrahur teorinë e evolucionit do të përkrahnin edhe këtë lajm?
Skeptiku i njohur kanadez James Randi, themelues i fondacionit Educational Foundation, i cili ka çmitizuar shumë mite (ndër të tjerët edhe ato të disa mashtruesve si Uri Geller) ka bërë një eksperiment interesant për të testuar këtë besim në fuqinë e horoskopit.
Nxënësve të një shkolle u është prezantuar si astrolog dhe secilit prej tyre i ka dhënë horoskopin personal, duke kërkuar të vlerësojnë saktësinë. Të gjithë i kanë dhënë notë të lartë! Në fund të eksperimentit u ka thënë të këmbenin horoskopët mes vete për të parë që të gjithë kishin marrë kopje të tekstit të njëjtë. Por, përmbajtja ishte aq e përgjithshme sa që u ka konvenuar të gjithëve.
Njerëzit e lindur në ditën dhe vendin e njëjtë nuk janë të njëjtë
Përfundimisht nëse astrologjia është e vërtetë, ndikimi i planetëve mbi njerëzit dhe personalitetin e tyre do të duhej mundur të konfirmohej në mënyrë statistikore. Por, Geoffrey Dean dhe Ivan Kelly nga Universiteti Saskatchewan në hulumtimin e tyre, i cili përfshinte shumë testime të mëhershme të astrologjisë nga viti 1950 e këtej, kanë treguar që thjesht ajo nuk funksionon.
Kështu, për shembull, një studim i madh ka vërtetuar që nuk ekzistojnë ngjashmëri të parashikuara në mënyrë astrologjike në mes njerëzve të cilët kanë lindur në distancë kohore prej pesë minutash nga njëri-tjetri në lokacionet e njëjta.
Po ashtu, meta-analizat e 40 hulumtimeve kanë treguar që astrologët nuk janë as për së afërmi më të suksesshëm se njerëzit e zakonshëm madje edhe në detyrat themelore të astrologjisë siç është për shembull parashikimi a është një person me natyrë ekstroverte.
Përveç kësaj, astrologët, të cilët pohojnë të kenë aftësi të veçanta, nuk janë treguar më të suksesshëm nga ata të cilët nuk thonë që i kanë.
Përfundimi është që nëse keni besuar derti tani, nuk ka ndonjë arsye të veçantë që të mos besoni edhe tani e tutje. Por, keni parasysh që në astrologji harxhohen qindra miliona dollarë dhe se promovon të menduar përcaktues jokritik.

Odin- 513
pergjigje
I nderuar, dua t'ju kundershtoj per disa te dhena te pasakta qe keni dhene. Me ate qe shkruani ju, une kuptoj se ju nuk jeni njohes i astrologjise. Une e kam shkruar njehere se shenjat nuk ndryshojne por ndryshojne pozicionin yjesite (shiko te Ndryshimi midis shenjave dhe yllesive).
Po te jap nje shembull: Ekuinoksi pranveror i bie gjithmone me 21 mars, ai vjeshtor
me 23 shtator; solstici i dimrit ndodh me 22 dhjetor dhe solstici veror me 22 qershor. A mund te ndyshoje data e ketyre ekuinokseve dhe solsticeve? mund te ndryshoje duke shkuar nje dite perpara ose nje dite prapa, por jo me shume.
Pra e njejta gje ndodh edhe me shenjat e zodiakut. Per sa kohe qe ekuinokset do te jene ne te njejtat data edhe horoskopi do te mbetet gjithmone ne ato data. Pra Dashi fillon gjithmone me ekuinoksin pranveror me 21 mars.
Peshorja me ekuinoksin vjeshtor kur dita dhe nata jane barazim (jane si me qene ne peshore, te barabarta)... e keshtu me radhe. Planetet kur futen ne keto shenja (apo ekuinokse) kane secili ndikimin e tyre.... Astrologjia nuk mesohet me nje shpjegim te thjeshte, ajo eshte si nje gjuhe e huaj me vete.
Prandaj ju lutem, jo vetem ty, por edhe atyre qe nuk ia dine mire kuptimin kesaj fushe, mos te merren me astrologjine pa e studiuar mire ate. Mos e deformoni ate, sepse duke e deformuar ate ne forma te tilla, ajo do te konsiderohet fall pastaj, nderkohe qe ajo nuk ka asgje te perbashket me fallin, sepse ajo mer per baze daten e lindjes dhe studion levizjet planetare qe jane krijuar nga natyra.
Ata te ashtuquajtur astrologe qe e thone se shenjat kane ndyshuar nuk jane astrologe profesioniste, jane me shume te fushes se astronomise dhe bazojne horoskopin me shume tek yllesite. Por yllesite nuk ndikojne tek ne sepse me mijera vite larg drite.
Dielli dhe Hena jane dy trupat qe ndikojne me shume ne Toke duke u vijuar pastaj nga familja joneplanetare... Pastaj ju thoni qe astrologjia u jep planeteve vlere te barabarte. Kjo nuk eshte e vertete sepse une jam marre shume me astrologji.
Ne nje horoskop (harte lindje) Dielli (me 15%) ka vlere me shume pastaj vijne sipas radhes: Hena (13%), Merkuri (6%) Venusi dhe Jupiteri me nga 9% Marsi dhe Saturni me nga 8% e keshtu me radhe. Nuk varet vetem largesia por edhe madhesia.
Pastaj ti the qe profesori u beri nje horoskop te pergjithshem dhe te njejte dhe femijeve iu pershtat. Femijet jane femije dhe nuk dine te bejne analiza te thella. Une jam vet profesor dhe i di mire keto pune se kam bere dhe analiza vet duke studiuar tipat e nxenesve dhe kjo me ka ndihmuar shume edhe ne astrologji.
Pastaj ti thua jane zbuluar edhe planete te reja. Dakort qe jane zbukuar por ato ndikojne shume pak sepse jane larg ose te vegjel. Por jemi dakort qe ka ende per t'u zbuluar ne astrologji, pra ne nuk i parashikojme gjerat 100% te sakta por rreth 80% dhe kjo ndodh ndoshta sepse nuk jane studiuar mire keto planete te reja. Astrologjia fillimisht eshte nje GJUHE, ku si alfabet ka glifet (simbolet).
Se dyti eshte SHKENCE sepse merret me llogaritje matematikore dhe perdor gradet dhe ka per baze astronomine ( e cila eshte nje shkence ekzakte), edhe Ajnshtajni e quan shkence ate; se treti eshte ART sepse merret me interpretimet e hartave qiellore; se katerti eshte BESIM sepse ve ne qender Diellin si zotin qe na ka dhene jeten (pra me nje fare menyre besimin pagan). Pastaj ti thua qe disa persona te lindur ne nje date dhe ne nje vend te njejte nuk jane te njejte dhe nuk kane te njejtin fat.
Po te them se kjo nuk eshte e vertete, mund te ndodhe vetem ndonje rast i rralle i varur nga rrethanat. Po te flasim per shumicen personat e lindur ne nje dite dhe ne nje ore dhe ne nje vend jane te njejte, te ngjashem ne sjellje.
Ata qe nuk jane te njejte kane nje shpjegim tjeter: Per shembull e zeme se ne momentin e lindjes Jupiteri ndodhej ne shtepine e 6-te. Atehere Jupiteri ne shtepine e gjashte tregon disa gjera. 1) prirje per tu shendoshur, 2) teprime me ushqimet, 3)arritje dhe suksese ne pune, 4) probleme ligjore me punen 5) puna do te jete jashte shtetit etj.
Pra Njerit nga personat ka njeren nga keto parashikime dhe tjetri tjetren (edhe pse kane te njejten datelindje). Pra e shikon qe parashikimi del dhe astrologjia funksionon. Por nuk duhet te flasesh me gjuhen e te tjereve pa e studiuar dhe llogjikuar vete dicka me hollesi.
Nje studiues i madh ka thene: ''Astrologjia eshte e sakte por varet se sa i afte eshte astrologu per ta interpretuar ate" po ashtu edhe Hipokrati (babai i mjekesise) ka thene; : Nje mjek nuk eshte profesionist nese nuk njeh te pakten bazen e astrologjise".
Une per vete di te parashikoj se kur duhet nisur femija qe dikush te linde djale apo vajze sipas astrologjise dhe kete e kam praktikuar.

Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 10.12.11 17:34, edituar 2 herë gjithsej
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Nikolao!
Me beri pershtypje cka kishe shkruajtur ne fund.
Na informo pak mbi astrologjine qe ndikon mbi ngjizjen e nje bebeje djale dhe vajze.
Faleminderit!

Perla- NA BASHKON BESIMI DHE SHPRESA VETEM NE NJE ZOT TE VETEM!
4
Nikolao!
Besoj qe bebe djale ndodh kur hena eshte duke u rrite...
Isha e interresuar ta dija sepse deshiroj femijen e pare djale dhe te dytin e te tretin vajze.
Po qe e mundur te me udhezosh pak do te te falenderoja shume...
Isha e interresuar ta dija sepse deshiroj femijen e pare djale dhe te dytin e te tretin vajze.
Po qe e mundur te me udhezosh pak do te te falenderoja shume...
Perla- NA BASHKON BESIMI DHE SHPRESA VETEM NE NJE ZOT TE VETEM!
4
Perla!
Perla nuk ka te beje fare nese Hena eshte duke u rritur apo eshte hena e re. Kjo varet nga data e lindjes se gruas qe do te linde femijen duke e lidhur ate me pozicionin e Henes si dhe me aspektin qe formon ajo me Diellin. Por keto gjera nuk shpjegohen ketu. Duhet te mesosh sadopak astrologjine mjekesore. Kur te jesh gati per te nisur femije me pyet mua dhe une te jap datat se kur duhet nisur femija qe te linde djale. Ja ku e ke dhe linkun qe flet per kete metode:
http://www.usmev.com.au/cji.htm
http://www.usmev.com.au/cji.htm
Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 10.12.11 17:29, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Miti i Astrologjise
ju pershendes te gjitheve
Desha shkurtimisht te paraqisja mendimin tim.Jam rritur si cdo shqiptar i moshes time pothuajse si ateiste.Me pas meqenese nga familja isha myslimane (e konvertuar si te gjithe te tjeret) po besoja kete fe.Pasi u martova,meqe im shoq eshte ortodoks,fillova te pelqej kete fe sidomos per atmosferen e festave.
Deri ketu mendoja se fakti qe dikush beson diku eshte mire.Me vone pasi vitet e fundit kemi bum informacionesh,fillova te kuptoj se kujt feje do te ishte e drejte ti besosh?
Fete jane te shumta ne numer,
Mund te me thote ndonje se kujt feje i perket Zoti?
Pasi lexova "sekretin" kuptova fare mire se kush ne te vertete i bente deshirat realitet,dhe ju them se funksionon nese zbatohet si duhet.
Per sa i perket besimeve fetare do tju rekomandoja nje liber "Libri qe kisha jote nuk do donte ta lexoje"qe ka dale se fundmi.
Dhe besimi te vetja kam pershtypjen qe eshte kryesori.

Fjori- 23
Similar topics
» Vlerat e astrologjisë
» Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)
» Miti i Unit
» Miti i Hijes
» Historia e Astrologjisë
» Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)
» Miti i Unit
» Miti i Hijes
» Historia e Astrologjisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi