Doktrina Sekrete – Hermafroditi hyjnor
Faqja 1 e 1
Doktrina Sekrete – Hermafroditi hyjnor
Doktrina Sekrete – Hermafroditi hyjnor
Nga H.P. Blavatsky – Doktrina Sekrete
Një vello e papërshkrueshme sekrete u hodh mbi misteret okulte e religjioze të mësuara, pas përmbytjes së të fundmëve të racës Atlantidase rreth 12000 vjet më parë, në mënyrë që ato të mos lexohen nga i padenji, e kështu të mos përdhosen.
Nga këto shkenca, disa janë kther tani në ekzoterike: Astronomia, që është këto kohë në aspektin e pastër matematik e fizik. Prandaj, dogmat e parimet e tyre, duke i’u lënë në dorë simbolikës dhe parabolës, alegorisë, janë harruar dhe kuptimi i tyre është zvetënuar. Prapëseprapë, hermafroditi gjendet në shreimet e traditat e pothuajse çdo kombi; e përse gjithë kjo njëjësi nëse do të ishte vetëm përrallë?
Është kjo fshehtësi që çoi racën e pestë drejt themelimit, ose më mirë rithemelimit të mistereve fetare, në të cilat të vërtetat e lashta mund tu mësohen brezave të ardhshëm nën vellon e alegorisë e simbolit.
Vinin re provën e pavdekshme të evolucionit të racave njerëzore prej hyjnores, e sidomos prej racës androgjene – Sfinksit Egjiptian, kësaj gjëagjëze të Epokave. Urtia hyjnore mishëruar në Tokë, u detyrua të shijojë frutin e hidhur të përvojës vetjake të dhimbjes e vuajtjes, pasojë e pemës së dijes së të Mirës e së Keqes – sekret i njohur më parë vetëm nga Elohim, të vetënistuarit, zotat më të lartë – veçse në tokë.
Pika, për të cilën këmbëngulet më shumë tani, është se, çfarëdo origjine të pretendohet për njeriun, evolucioni i tij u zhvillua në këtë rend:
Pa seks, si gjithë format e tjera të hershme
Pastaj, pas një transformimi natyral, u bë “hermafroditi vetmitar”, qenie dyseksuale
Në fund u nda e është ai që njihet tashmë
Shkenca na thotë se të gjitha format primitive, megjithëse joseksuale, “prapë ruajtën fuqinë e shumimit nëpërmjet proceseve a-seksuale;” pse, atëherë, njeriu duhet përjashtuar nga ligjet e Natyrës. Riprodhimi biseksual është nje evolucion, formë e specializuar e perfekte në shkallën e materies si akt i veçuar.
Mësimet okulte janë paranjerëzore, e historia e njerëzimit është fshehur vetëm “prej mortarëve të zakonshëm e shkencës profane”, e as historia e racave primitive, varrosur në kohë prej Nistarëve, nuk kanë humbur. Prandaj, mbështetur nga njëra anë nga shkënca, që tregon zhvillim progresiv e një shkak të brendshëm për çdo modifikim të jashtëm si një ligj natyror; dhe nga ana tjetër nga besimi i patundur në urtësinë e traditave universale mbledhur e ruajtur nga Nistarët, të cilët i kanë perfeksionuar në një sistem të pacenë, ne ndërmarrim të shpallim doktrinën qartësisht.
Çfarë thonë të mençurit e vjetër, mësuesit e antikitetit? Aristofani flet për subjektin në “Banketin” e Platonit: “Natyra jonë e vjetër nuk ishte si tani. Ishte androgjene, forma e emri bashkë, si femër e mashkull…trupat ishin të rrumbullaktë, e mënyra e lëvizjes ishte rrethore. Ata ishin të tmerrshëm e të fortë dhe kshin ambicie të pamatë. Prandaj Zeusi i ndau të gjithë më dysh, t’i bënte më të dobët; Apoloni, nën drejtimin e tij, u zuri lëkurën”. Zeusi është mashkull, Zeusi është virgjëreshë e pavdekshme. Egjiptiani Amon ishte perëndesha Neith në gjysmën tjetër të tij. Jupiteri kishte gjinj femërorë, Venusi ka mjekër në disa prej statujave dhe perëndesha Ila është gjithashtu Su-Dyumna, zoti pinjoll i Vaivasvata.
Emri Adam, ose njeri, përmbledh këtë formë të dyzuar ekzistence. Është identik me Athamas, ose tomas (Tamil Tam), Didumos (binjak). Pra, nëse femra është krijuar pas burrit, sipas logjikës, është “marrë prej tij”…dhe pjesa që Elohimët morën prej tij, “e bënë femër”.
Prandaj njësia bi-seksuale e njeriut të Rrënjëracës së Tretë është aksiomë origjinale e Doktrinës Sekrete. Individët u ngjizën me Zota, sepse ajo racë përfaqësoi dinastinë e tyre hyjnore. Modernët sot kënaqen duke admiruar herojtë meshkuj të Racës së Katërt, të cilët krijuan zotat sipas imazhit të tyre seksual, prandaj zotat e qëmotshëm ishin “burra dhe gra”.
Njerëzimet u zhvilluan të bashkërenduar dhe në linja paralele me katër Elementët: çdo racë përshtatur fizikisht sipas elementëve shtesë. Raca jonë e Pestë po i afrohet shpejt Elementit të Pestë – quajeni eter ndëryjor nëse doni – që ka të bëjë më shumë me psikologjiken sesa fiziken. Ne mësuan të jetojmë në çdo klimë, por dy racat e para nuk dinin për klimën apo të ndikoheshin prej ndryshimit të temperaturave.
E kështu, kemi mësuar, njeriu jetoi deri në fund të Racës së Tretë, kur pranvera e përhershme mbretëronte globin, siç po jetojnë tani banorët e Jupiterit, një botë që nuk është subjekt stinësh apo ndryshimesh të ndjeshme temperature. Është traditë universale që njeriu ka evoluar gradualisht në formën e tanishme nga struktura pothuajse transparente, e jo prej mrekullisë apo aktit seksual. Për më tepër, kjo është në pajtim të plotë me filozofitë antike; nga Egjipti e India deri te Platoni.
Dhe gjithë këto besime universale janë kategorizuar me prezantime e koncepte këmbëngulëse, disa të paçrënjosshëm, në besimet popullore. Besime të tilla, siç nënvizohet nga Louis Figuier, janë “zakonisht rezultat i dijes e vëzhgimit të brezave të pafundmë njerëzorë”
Raca e Tretë dhe e Katërt e njerëzimit ishin individë me seks të kundërt, jo më gjysmëshpirtra pas seks e androgjenë, si Raca e Dytë që u parapriu. Ky fakt aludohet në çdo Antropogoni. Gjendet në fabula e alegori, në mit e shkrime të shenjta, legjenda e tradita. Sepse është nga misteret më të mëdha të trashëguara nga Nistarët e lashtë. Gjendet në çdo perëndi krijuese: në Brahma-Viraj-Vach, si Adam-Jehovah-Eva dhe në Kain-Jehovah-Abel.
“Libri i brezave të Adamit” as nuk përmend Kain e Abel, por: “Mashkull e femër i krijoi…e i quajti Adam”. “Dhe Adami lindi një djalë si vetja dhe e quajti Set, pas të cilit lindi të tjerë djem e vajza”, duke provuar se Kaini e Abeli janë permutacione alegorike të vetat. Adami përfaqëson racën primitive njerëzore, veçanërisht anën yjore.
Kuptimi i parë dhe origjinal i Enosit, djalit të Setit, ishte raca e parë lindur në mënyrën e tanishme nga burri dhe gruaja, pasi Set nuk është individ por racë: para tij njerëzimi ishte hermafrodit. Ndërsa Seti është pasojë e parë fiziologjike pas Rënies, është gjithashtu njeriu i parë, prandaj Enosit i drejtohen si “Bir i njeriut”. Set përfaqëson Racën e Tretë të vonë.
Përktheu Arben Orhani
mnvr.org

Admin- 1132
Similar topics
» Doktrina Sekrete - Përmbytja
» Doktrina Sekrete - Blavatsky
» Doktrina Sekrete - Blavatsky
» Doktrina Sekrete - Natyra uniforme
» Doktrina Sekrete – Disa nga simbolet e Krijimit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi