Ëndrra është gjuha e njeriut universal
Faqja 1 e 1
Ëndrra është gjuha e njeriut universal
Ëndrra është gjuha e njeriut universal
Të gjithë ne mendojmë se njohim përnjëmend me themel një gjuhë të vetme, atë që e quajmë “gjuhë të nënës“, paçka se kemi mësuar edhe disa gjuhë të huaja: frëngjisht, anglisht, italisht… Por harrojmë se të gjithë ne “flasim“ një tjetër gjuhë, saktësisht gjuhën e ëndrrave, e cila është aq e veçantë sa s’na e merr mendja. Në të vërtetë bëhet fjalë për një gjuhë universale, të pranishme në të gjitha periudhat e historisë njerëzore dhe në të gjitha kulturat.
Gjuhët onirike të një primitivi, të faraonit në Bibël, të një banori në Shtutgart apo Nju Jork, janë pothuajse identike. Dhe këtë gjuhë ne “e flasim“ çdo natë. E sadoqë pjesën më të madhe të ëndrrave e harrojmë dhe na duket se nuk e kemi parë fare, nuk ka natë pa ëndrra.
Cilat janë pra karakteristikat e gjuhës onirike?
Para së gjithash, bëhet fjalë pikërisht për një gjuhë natore, për një gjuhë të gjumit. Është njëlloj si të ishim në gjendje të flisnim frëngjisht veç natën, pa arritur të kuptojmë as edhe një fjalë të vetme gjatë ditës. Veç kësaj, është një gjuhë simbolike e cila – kjo mund të pohohet pa diskutim – shpreh në formë konkrete gjëra pothuajse të prekshme, qartësisht të dukshme, përvoja të brendshme.
Me fjalë të tjera, në ëndërr e jashtmja paraqet diçka të brendshme, objektin për një përvojë. Ndodh si me poezinë: kur një shkrimtar pohon se “trëndafili i kuq më ngroh zemrën“, sigurisht që askush nuk mendon se temperatura e tij trupore është rritur, sepse autori e ka fjalën vetëm për një ndjenjë, një përvojë që ai e shpreh në formën e një ndodhie fizike konkrete.
Për ta bërë më të qartë këtë që dua të them, ia vlen mbase të paraqesim si shembull një ëndërr tejmase interesante, atë që vetë e ka parë dhe vetë e ka rrëfyer Zigmund Frojdi. Është e famshme “ëndrra e bimëtores“, dhe është shumë e shkurtër. Themeluesi i psikoanalizës pa në ëndërr se kishte një bimëtore brënda së cilës ndodhej një lule e tharë. Kaq.
Por ekzistojnë disa koinçidenca ndriçuese: lulja ishte ajo që preferonte bashkëshortja e Frojdit, e cila shpeshherë ankohej se i shoqi nuk i dhuronte kurrë lule. Së dyti, lulja lidhej në njëfarë mënyre me kokainën, të cilën gjatë asaj periudhe Frojdi po e studionte për zbatime mjekësore. Simbol i lules në bimëtore është i thjeshtë; por një simbol që ka domethënie të madhe. Na flet për një nga tiparet themelore të personalitetit të Frojdit. Lulja është një simbol i dashurisë, i seksualitetit, i erotizmit, i gjallërisë. Por këtu bëhet fjalë për një lule të tharë, që tashmë mund të shërbejë vetëm për hulumtim shkencor.
Në të vërtetë, ëndërrparësi e sheh vetëm si një objekt kërkimi pa e jetuar më si diçka të freskët, të gjallë. E, nëse kemi parasysh qëndrimin e Frojdit ndaj dashurisë dhe seksualitetit, kuptojmë se themeluesi i psikoanalizës e ka bërë objekt të hulumtimit shkencor, por që në jetë ai ishte njeri mjaft i ndrojtur dhe ngurrues.
Në kohën kur tashmë i kishte kaluar të dyzetat, ai i shkruan një miku se kishte mbetur i habitur prej faktit se qe ndjerë i tërhequr prej një gruaje të takuar rastësisht; dhe ky është vetëm një shembull i qëndrimit të Frojdit në një moshë kur pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve të tij nuk habiteshin aspak nga një përvojë e tillë.
Pra, lulja e tharë përbën një simbol të vogël kuptimplotë, i cili kërkon mjaft pak fjalë për t’u përshkruar, por që në të vërtetë paraqet një karakterizim kaq të saktë të Frojdit, saqë as edhe faqe të tëra libri nuk mund të na ofronin atë që arrin të na përcjellë kjo ëndërr e shkurtër nëpërmjet gjuhës së saj simbolike. Një karakteristikë tjetër e gjuhës onirike është se në ëndërr ne dimë për veten dhe të tjerët shumë më tepër nga ç’dimë kur jemi zgjuar.
Në ëndërr – e do të rikthehem menjëherë në temë – në njëfarë kuptimi jemi irracionalë por edhe më të ditur, shumë më zhbirues se në gjendje zgjimi. E këtë e provon edhe njëherë shembulli i Frojdit, i cili kishte njohje shumë të mangët mbi këtë tipar të personalitetit të vet, ashtu sikundër është e lehtë të vërehet nga analiza e tij personale, por në ëndërr e ka mësuar qartë qëndrimin e tij të përçarë, të ndarë dysh, përkundrejt asaj çka lulja simbolizon.
Këtu do nënvizuar një tjetër tipar i gjuhës onirike, të cilit zakonisht nuk i kushtohet vëmendja e duhur kur flitet për ëndrrat: Pjesa më e madhe e individëve (e po them “pjesa më e madhe“; gjithsesi nuk zotërojmë statistika në lidhje me këtë, arsye kjo që më bën të tregohem më i kujdesshëm e të them “shumë individë“ ose maksimumi pjesa më e madhe e atyre me të cilët kam patur të bëj në praktikën analitike) kanë në ëndërr një kreativitet të madh, sadoqë në gjëndje zgjimi e kanë përnjëmend të varfër.
Në ëndërr individët bëhen përpunues të rrëfimeve, poezive, miteve, e janë po ata individë që në gjëndje zgjimi nuk ia dalin mbanë të prodhojnë gjëra të këtilla, sado fort që të përpiqen. Kam dëgjuar shumë e shumë ëndrra që mund të botohen fjalë për fjalë ashtu siç janë, të cilat nuk bien më poshtë se disa prej tregimeve të shkurtëra të Kafkës! E megjithatë, nëse këtij individi do t‘i thonim në gjëndje zgjimi: “Mirë, ulu këtu pra dhe shkruaj një tregim të shkurtër tip Kafka“, ai do ta shihte bashkëbiseduesin a thua se ky ka luajtur mendsh; dhe padyshim do të qe diçka e pamundur. Në ëndërr ai është poet, artist, ndërsa në gjendje zgjimi i humbet të gjitha këto aftësi. Madje, mbase edhe duke e tepruar paksa, artist krijues mund të përkufizohet një individ i cili është në gjëndje të krijojë pa fjetur, me fjalë të tjera ai që është i aftë të krijojë gjith‘ duke qenë zgjuar.
Ditën njeriu ka një kulturë të caktuar. Kultura e ditës, po themi, varet në një masë të gjerë nga vendi ku kemi lindur. Një afrikan që i përket një fisi gjuetarësh, është e qartë se flet për gjëra të ndryshme dhe simbas ca kategorive që janë të ndryshme nga tonat: ajo që themi ka karakter shoqëror. Ndërsa në ëndërr flasim një gjuhë universale. Gjuha jonë e ditës, është fjala për gjuhën e nënës apo për një gjuhë të huaj, është gjithmonë e kushtëzuar nga ana shoqërore, kurse gjuha onirike është gjuhë universale, gjuha e njerëzimit.
Si shpjegohet? Pra së gjithash duhet të përsëris diçka që mund të duket e ndërlikuar, por që në të vërtetë është shumë e thjeshtë, që është ndryshimi mes gjëndjes zgjuar dhe gjumit. Ne jetojmë në dy gjëndje jetësore, të cilat na duken aq të natyrshme, sa shpeshherë nuk jemi të vetëdijshëm: një pjesë të jetës sonë e kalojmë zgjuar, një pjesë tjetër duke fjetur.
Por ç’do të thotë të jesh zgjuar?
Kur jemi zgjuar, ndodhemi në një gjendje në të cilën duhet të përkujdesemi për jetesën: duhet të punojmë, të sigurojmë gjithë ç’na nevojitet për rrojtjen, të mbrohemi nga sulmet, me një fjalë të luftojmë, të rropatemi. Një gjendje që ka rrjedhoja të qarta për veprimtarinë dhe mendimin tonë. Për veprimtarinë tonë, në kuptimin që duhet të mbahemi në rresht, të sillemi ashtu siç pret nga ne shoqëria në të cilën jetojmë, nëse duam të punojmë e të prodhojmë. Por shumë më të rëndësishme janë rrjedhojat për kategoritë e mendimit tonë dhe ndjenjave tona.
Ditën nuk mund t’i shohim gjërat siç duhet t’i shohim që të mund t’i përpunojmë, që të mund të ndërhyjmë në to, që t’i përdorim, që të nxjerrim ndonjë përfitim. Duhet të sillemi në mënyrë racionale, gjë që do të thotë: si të tjerët, në mënyrë që të tjerët të na kuptojnë, por dhe në mënyrë që të tjerët të na pranojnë e të mos mendojnë se kanë të bëjnë me ndonjë të ç‘ekulibruar apo të çmendur. Arsye për të cilën, mendojmë dhe ndjejmë atë që na diktohet nga “mendja e shëndoshë njerëzore“ dhe nga e ashtuquajtura “ndjenja e shëndoshë“.
Mendojmë dhe ndjejmë se i duam prindërit tanë, mendojmë se këta dhe autoritete të tjerë jo vetëm duan, por dhe dinë e bëjnë atë që është e drejtë, e kështu me radhë. Ndjehemi të lumtur apo të ngazëllyer kur është çasti për të qenë, dhe të trishtuar kur situata është e ndryshme, sadoqë në të vërtetë ngandonjëherë nuk ndjejmë absolutisht asgjë por vetëm mendojmë të ndjejmë diçka, me qëllim që ta bëjmë tonën një shprehje ngazëllimi apo trishtimi. Dhe nuk mendojmë për gjëra që mund të duken absurde “sepse nuk mund e nuk duhet të jetë kështu“.
Shembullin më të mirë na e ofron përralla e Anderseni Rrobat e reja të perandorit. Perandori është lakuriq, por të gjithë njerëzit thonë se ai ka veshur rroba të mrekullueshme, në çastin kur kjo është pikërisht ajo çka presin; dhe vetëm një fëmijë e vë re se perandori është përnjëmend lakuriq, falë faktit se mendja e saj nuk është mbruajtur në të njejtën mënyrë si mendimi i pjesës më të madhe të qenieve njerëzore, se është në përgjim. Ne veprojmë, mendojmë dhe ndjejmë atë që është e pritshme prej nesh kur jemi zgjuar.
Ja tashti një shembull tjetër i ëndrrës që ilustron këto koncepte. Një drejtues gëzon pozitë të lartë në një ndërmarrje; përmbi të është një administrator. Në mënyrë të vetëdijshme drejtuesi thotë: shkoj shumë mirë me shefin, më duket simpatik, nuk has ndonjë vështirësi në marrëdhënie me të.
Por, më pas, drejtuesi ynë shikon një ëndërr: e sheh veten të robëruar, duart i ka të lidhura me telin e telefonit që luhatet. Sheh administratorin të shtrirë ndanë tij, në pamje të parë duke fjetur, dhe ndjen një zemërim të tmerrshëm. I zë syri një çekiç, e mbërthen me duart e lidhura dhe orvatet t‘i thyejë kokën administratorit. E godet, por nuk ndodh asgjë. Administratori hap sytë dhe i hedh një vështrim ironik. Pra, teksa drejtuesi ynë mendon se ka një marrëdhënie të mirë me eprorin, ëndrra e tij na tregon se në të vërtetë e urren, që ndjehet i robëruar, i shtypur, i lidhur dhe krejtësisht i pafuqishëm përballë tij. Ky është realiteti që ai jeton në ëndërr, realitet i cili në gjendje zgjimi është i eklipsuar, së paku në dukje.
Pra, çfarë ndodh gjatë ëndrrës? Ndodh që jemi të lirë. Mund të duket e habitshme, me gjasë edhe e pabesueshme. Por në një farë kuptimi është e lejueshme të pohojmë se vetëm kur flemë jemi të lirë, me fjalë të tjera nuk kemi asnjë përgjegjësi rreth luftës për ekzistencë, që nuk jemi të detyruar të pushtojmë asgjë, që nuk jemi të detyruar të mbrohemi, që nuk jemi të detyruar të përshtatemi, por mendojmë dhe ndjejmë atë që ne mendojmë dhe ndjejmë.
Në gjumë, mendimi ynë dhe aftësia jonë e të ndjerit prekin maksimumin e subjektivitetit; në ëndërr nuk duhet të bëjmë asgjë, thjesht mund të jemi; në ëndërr nuk kemi qëllime. Mund ta eksperimentojmë jetën ashtu siç na duket, ashtu siç e shohim përnjëmend, dhe jo ashtu siç duhet të na duket që të mund të mbërrijmë këtë apo atë qëllim.
Me fjalë të tjera, në gjumë pavetëdija na shfaqet në paraskenë. Por e pavetëdijshmja nuk është fare misterioze; thjesht do të thotë se ajo që s‘e dimë në gjëndje zgjimi, na shfaqet në gjumë sikur e dimë dhe anasjelltas: në gjëndje zgjimi nuk e dimë atë që nga ana tjetër e dimë kur jemi në gjumë. Me fjalë të tjera: në gjëndje zgjimi pavetëdije është ajo çka në gjumë është vetëdije, ndërsa në gjumë është pavetëdije ajo çka në gjëndje zgjimi është vetëdije. Kësisoj kemi të bëjmë me dy nivele të ndryshëm: njëri vetëdije apo pavetëdije në gjumë, tjetri vetëdije apo pavetëdije në gjëndje zgjimi.
Mos vallë kjo do të thotë se në gjumë ne jemi të paarsyeshëm, aq sa u bindemi shtysave? Nganjëherë po, por sigurisht që jo gjithnjë, e as në shumicën e rasteve, sadoqë Frojdi mbështet idenë se ëndrra shpreh gjithmonë të paarsyeshmen që i kundërvihet së arsyeshmes. Por siç u tha, shumë shpesh në gjumë fitojmë më tepër inuitë, kemi një dije më të thellë, e kjo sepse jemi të pavarur, sepse mund të shikojmë e të ndjejmë pa veshore.
Gjer dhe në gjumë ne ushtrojmë censurë mbi ëndrrat tona, nuk guxojmë ta pranojmë lirinë, por e tjetërsojmë dhe maskojmë përmbajtjen e vërtetë të ëndrrave, ashtu sikundër do të bënim në rastet kur nuk do të dëshironim që të tjerët të merrnin vesh kuptimin e njëmendtë të tyre. Shkurt, ndodh që të mos duam të kuptojmë plotësisht as dhe nëse ishim në gjumë. E nëse harrohen shenjat, kjo ndodh sepse pjesa më e madhe e atyre që bëjmë nuk i përshtaten jetës së të qënit zgjuar, por janë burim turbullimesh dhe acarimesh.
Pra, në ëndërr jemi krijues, zotërojmë aftësi artistike që në gjendje zgjimi nuk e njohim, e as dhe nuk e dyshojmë. Ja përshembull ëndrra e një njeriu i cili ishte dhe ai një drejtues i suksesshëm (Kjo dhe ëndrra e mëparshme nuk janë të pacientëve të mi, por janë marrë nga studimet mbi personalitetin e drejtuesve të kompanive). Personazhi në fjalë ndjehej në qiellin e shtatë sepse kishte sukses; dhe përnjëmend kishte arsye për t’u ndjerë i lumtur, falë të ardhurave dhe ndikimit që kishte: si rregull ndjehemi ashtu siç duhet të ndjehemi. Pra, njeriu ynë gjëndet në kulmin e lumturisë, por ja tek shikon një ëndërr.
Fillimisht gjëndet në buzë një pellgu: ujë i pistë, i errët, një atmosferë e zymtë, e pakëndshme. Kur zgjohet, kujtohet se në të vërtetë pellgu në fjalë është mjaft i ngjashëm me atë që ndodhet pranë vendit ku banojnë prindërit e tij: një kujtim i pakëndshëm, jo vetëm për shkak të pellgut, por edhe për atmosferën, për trishtimin dhe varfërinë e fëmijërisë së tij. Ëndrra vazhdon, njeriu e sheh veten hipur në një makinë shumë të shtrenjtë, duke përshkuar një rrugë shumë moderne që ngjitet përpjetë një mali; i grah makinës me shpejtësi të madhe, përjeton një ndjenjë pushteti dhe suksesi, është plotësisht i kënaqur.
Skena e tretë. Njeriu arrin majën, dhe papritmas gjëndet në një dyqan artikujsh pornografikë. Është krejtësisht vetëm, teksa në makinë ishte bashkë me të shoqen; Gjithçka përreth tij është e mbuluar me pisllëk e pluhur, dhe ai ndjehet i veçuar, i braktisur. Ëndrra rrëfen atë që në njeriu ndjen njëmend për jetën dhe fatin e tij. Për ta thënë me fjalë më të thjeshta: kur ishte fëmijë, gjithçka kishte qenë pisllëk e trishtim, ndërsa tashti është njeri i realizuar që mësyn me shpejtësinë më të madhe drejt majës së suksesit; por si përfundim, me të kaluar dehja nga suksesi, ja tek bie sërish në të njejtën pisllëk, në të njejtën varfëri, në të njejtin trishtim, në të njejtën braktisje si në fëmijëri. Gjithçka resht së qëni, njeriu ka mbërritur në pikën prej nga është nisur. Parandjenja e tij është parandjenjë e zbrazëtisë së ekzistencës së vet, e shprehur nëpërmjet një gjuhe artistike, krijuese.
Na lejohet të pohojmë se ka shumë njerëz që janë të aftë për të krijuar nëse gjatë ditës nuk do të ishin të ndrydhur nga shoqëria – nga ajo që Hajdegeri e quan man, “po“-ja pavetore. – aq shumë sa të mos kenë guxim të jenë vetvetja e të krijojnë diçka. Në terësi, një konstatim i pikëllues rreth shoqërisë sonë që nuk e lejon individin të vërë në veprim cilësitë krijuese që gjënden brënda tij.
Në ëndërr, ne i dërgojmë një kumt vetes sonë – e tek Talmudi, Berakot 55a, lexojmë: “Një ëndërr e painterpretuar i ngjan një letre të palexuar“. Në të vërtetë, termi “interpretim“ nuk është krejtësisht i saktë. Nuk është e nevojshme ta interpretojmë një ëndërr – nuk ka asgjë për të interpretuar- në të njejtën mënyrë siç interpretohet kinezshja apo frëngjishtja kur mësohen. Ajo që mësohet është një gjuhë që ka gramatikën dhe trajtat e veta: një gjuhë, ajo e ëndrrës, shpreh të jetuarën dhe nuk merret me përshkrimin e “fakteve“.
Nuk është i vështirë të nxënit e: për këtë gjë nuk ka nevojë të jemi psikoanalistë, mund të mësohet qysh në shkollë, kur mësohen gjuhët e huaja. E nëse do të fillonim ta bënim, simbas mendimit tim do mund të kishim dobi të konsiderueshme, sepse, kur kuptojmë ëndrrat tona, ne dimë më shumë rreth vetes e të tjerëve, gjë që, sikundër e thashë, mund të sjellë dobi. Por mund të sjellë edhe dëme, sepse zakonisht nuk duam të dimë tepër rreth vetes e të tjerëve: me gjasë është diçka shqetësuese.
nga ana tjetër, sa më tepër që të dimë rreth vetes dhe sa më pak iluzionet të kemi rreth të tjerëve, aq më të pasur, më të plotë e më të këndshme e bëjmë jetën. Pa llogaritur faktin se, nëse kuptojmë gjuhën e ëndrrës, arrijmë të shkëputemi, së paku deridiku, nga ajo njëanshmëri intelektuale që në ditët e sotme është karakteristikë e pjesës më të madhe të individëve; e atëherë nuk mendojmë më vetëm në terma konceptuale, por fitojmë aftësinë për të dalluar emocionet.
Bashkojmë intelektin dhe ndjenjën, hedhim pas shpine mundësitë e rreme. Larg prej meje ideja për t’i thurrur lavde një antiintelektualizmi të rrezikshëm ose, më keq akoma, një sentimentalizmi të ri; thjesht dua të them se gjuha e ëndrrave mund të na mësojë diçka për të cilën sot kemi nevojë më shumë se kurrë që të jetojmë: në ëndërr mund të bëhemi poetë.
Erich Fromm
Marrë nga “Dashuria për jetën”, përktheu Shpëtim Kelmendi

Jon- 1159
Similar topics
» Ja cila është shqisa e gjashtë e njeriut
» Pse evolucioni i njeriut është jashtë harmonisë së kozmosit ?
» Gjuha shqipe mendohet te jete gjuha e trete me e vjeter
» Medea ose një tragjizëm universal!
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi