John Lennon dhe alienet
Faqja 1 e 1
Re: John Lennon dhe alienet
Nata kur jashtëtokësorët thirrën John Lennon-in
Ne po darkonim në një restaurant në qendër të Nju Jork-ut, Yoko ishte me ne, pra kjo ishte pas ndarjes së tyre të madhe dhe ripajtimit të tyre. Yoko ishte shtatzënë me fëmijën e tyre, Sean, dhe John ishte i eksituar – ai do ta donte këtë foshnje ditë e natë: ta ushqente, t’i ndërronte pelenat, t’i mësonte të fliste, t’i mësonte dashurinë për muzikë.
Do t’i bënte të gjitha këto. Dhe donte të shihte se si rritej adoleshent, nga rëniet nga biçikleta dhe ankthet e ditëve shkollore, nga leximi deri te dashuria e parë dhe te gjimnazi. Ato nuk do t’i bënte kurrë. John nisi së foluri për disqe fluturuese.
Tha se besonte që jeta ekzistonte në planetë të tjerë, që na kishin vizituar, që ndoshta na vëzhgonin mu tani. Ai më çoi në një tavolinë më të qetë, më të errët, ndezi një cigare dhe drejtoi majën e saj të skuqur nga fytyra ime.
“Ti beson në këto gjëra, apo jo? - më pyeti. - Por këtë nuk do ta besosh.
“Para gjashtë muajve flija gjumë në shtratin tim, me Yokon, në shtëpi, në ndërtesën Dakota. Dhe befas nuk isha më në gjumë. Sepse kishte përreth derës këtë dritë që flakëronte. Ndriçonte nëpër plasat dhe vrimën e çelësit, sikur të kishte diku atje jashtë me prozhektorë, ose sikur të kishte marrë flakë banesa.
“Këtë e mendova – grabitës të futur ose zjarr. Kërceva nga shtrati, dhe Yoko nuk ishte zgjuar fare, ishte e shtrirë si gur, dhe unë e tërhoqa derën për ta hapur. Atje jashtë ishin ata katër veta.
- Tifozë? - e pyeta.
- Paj, ata nuk donin autografin tim. Ishin, si ta them, të vegjël. Si tartabiqe. Sy të mëdhenj insekti dhe gojë të vogla insekti, dhe ata m'u afruan si buburreca.
- Ai u ndal dhe më nguli sytë.
“Këtë ia tregova dy njerëzve të tjerë, a më kupton? Njëra ishte Yoko, dhe ajo më beson. Thotë se nuk kupton, por di që unë nuk i gënjej. Ia tregova një tjetre, dhe ajo nuk më besoi.
“Shpërtheu në të qeshur dhe pastaj tha se me siguri isha i dehur. Paj, kam qenë i dehur, domëthënë tapë fare, shumë shpesh, dhe kurrë s’kam parë me drogë diçka që ishte aq e çuditshme sa ky m__ i tartabiqeve, more.
“Në atë natë isha esëll. Nuk ëndërroja dhe nuk kisha pirë droga. Kishte këto krijesa, si njerëz edhe jo si njerëz, në banesën time”.
- Ç’të kanë bërë? Lennon shau përsëri. - Ku di ti se më kanë bërë diçka, more? - Sepse duhet të kenë ardhur për ndonjë arsye.
- Ke të drejtë. Ata kanë bërë diçka. Por nuk di ç’ishte. U përpoqa t’i nxirrja nga banesa, por kur bëri një hap drejt tyre, ata sikur më shtynin prapa. Domethënë, nuk më prekën. Ishte sikur të më urdhëronin vetëm me vullnetin e tyre. Më shtynë me forcën e vullnetit dhe telepati.
- E pastaj?
- Nuk e di. Diçka ndodhi. Mos më pyet ç’ishte. Ose harrova, e bllokova nga mendja, ose ata nuk më lënë të kujtohem. Por pas njëfarë kohe nuk ishin më, dhe unë isha i shtrirë mbi shtratin, pranë Yokos, vetëm që unë gjendesha mbi batanijet.
“Dhe ajo u zgjua dhe më shikoi dhe pyeti ç’kisha. Në fillim nuk ia tregova dot. Por kisha atë send në duart e mia. Ata ma dhanë.
- Ç’ishte? - Lennon rrëmoi në xhepin e xhinseve të tij. - Prej asaj e kam mbajtur gjithmonë me vetë dhe doja t’ia bëja dikujt këtë pyetje. Ja ku e ke. Ndoshta ti e di. -
E mora sendin metalik si veze dhe e ktheva në dritën e zbehtë. Dukej i fortë dhe i lëmuar, dhe nuk dallova dot asnjë shenjë. - Kurrë s’kam parë një gjë të tillë.
- Mbaje, - më tha John. - Kjo është tepër e çuditshme për mua. Po qe se kjo është bileta ime për një planet tjetër, nuk dua të shkoj.
Tani, kur mbaj vezen e ftohtë metalike në grushtin tim, kam përshtypje të fortë se John dinte më shumë për këtë send nga ç’më tregoi. Ndoshta nuk shoqërohej me udhëzimet e përdorimit, por besoj se John dinte për se shërbente.
Dhe pa marrë parasysh qëllimin – komunikim? shërim? një biletë intergalaktike e klasës së parë? - e llahtariste. Do të doja ta kisha paralajmëruar… se sado të frikshëm të duken jashtëtokësorët, janë njerëzit nga të cilët duhet të trembesh.
Uri Geller

Zattoo- 600
Similar topics
» Vrasja e John Lennon-it
» E vërteta mbi Sirinë
» J.F Kennedy - vrasja e tij
» Fakte të çuditshme për Abraham Lincoln & John F.Kennedy
» Roswell 1947

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi