EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Roswell 1947

+2
Estilen
Admin
6 posters

Shko poshtë

Roswell 1947 Empty Roswell 1947

Mesazh  Admin 20.05.08 16:41

Roswell

Roswell 1947 Alienr10

Vetem disa dite mbas deklarates se Kenneth Arnold, Amerika dhe mbare bota do te perfshihej ne nje bum mediatik lajmesh, informacioni, disinformacioni, genjeshtrash, mbulime dhe fshjehje faktesh qe edhe sot e kesaj dite perbejne piken kyce ne historine e ufologjise.

E kam fjalen per ngjarjen me te famshme te shekullit te 20, ate te Roswell. Ky shkrim do jete nga me te gjatet per temen e Ufologjise sepse ndonese kane kaluar mbi 50 vjet, vazhdon te jete ne qender te vemendjes.

Do paraqes cdo gje te mundur, duke filluar nga ngjarja vete, deshmite e personave, te femijeve te tyre, kundershtimet e ushtarakeve dhe te qeverise amerikane, konkluzione te shkenctareve dhe studiuesve, pika kundershtimi te skeptikeve, analiza dixhitale te filmimeve, analiza shkencore te fotografive dhe te vete fenomenit. Pra teresine e misterit Roswell...

Mbremja e dates 2 Korrik te vitit 1947 ne qytetin e vogel te Roswell ne New Mexico nuk do te ishte e zakonte. Nje stuhi e forte e shoqeruar me erera dhe shi te rrembyeshem do ti mbyllte te gjithe neper shtepi por disa fatlume do ndodheshin ne rruge ne momentin qe pane nje objekt ne forme diskoidale te pershkonte qytetin ne anen veri-perendimore te tij dhe te humbiste mbas kodrave te vogla.

Nje tjeter objekt i ngjashe me te parin u pa te kalonte disa milje me larg duke u drejtuar nga Lugina e San Agustin prape Magdalena, New Mexico. Ket e deshmojne nder te tjere dy persona zoti dhe zonja Dan
Wilmot (deshmite dhe analizmi i fakteve do te behet pergjate gjithe shkrimit dhe me sesione te vecanta).

Te nesermen ne daten 3 Korrik 1947, fermeri Mac Brazel duke shetitur bashke me djalin e fqinjit te tij Dee Proctor ne ferme has disa mbeturina te shperndara ne nje rreze te madhe. Zona ishte pikerisht ajo ku fermeri kulloste bagetite e tij por keto te fundit cuditerisht nuk afroheshin fare ne pjesen ku ndodhin mbeturinat. Mbeturinat ishin si te nje lloji metali por shume elastik, te holle dhe pothuajse pa peshe fare.

Ato i perkulje, i palosje dhe ktheheshin perseri ne vend. Kur Brazel shoqeroi djalin e fqinjit te tij ne shtepi, e ema e tij, Loretta Proctor mbasi pa copat e metalit e keshilloi qe te shkonte tek sherifi i zones dhe te raportonte per ate qe kishte gjetur.

Duke qene se ferma e Brazelit skishte as energji elektrike dhe as telefon do te kalonin disa dite deri sa sherifi i zones te vihej ne dijeni per ngjarjen. Pra vetem ne daten 6 Korrik 1947 Mac Brazel do te vizitonte zyren e sherifit George Wilcox dhe do i tregonte atij per ate qe kishte pare si dhe nje cope nga mbeturinat e gjetura ne fermen e tij.

Sherifi nga ana e tij duke e gjetur materialin shume itneresant njofton bazen ushtarake ajrore te Roswell dhe i kerkon atyre qe te ekzaminonin mbeturinat. Ne te njejten kohe qe radiostacion lokal realizon nje interviste me Mac Brazel i cili shprehet per mbeturinat qe mund ti perkasin ndonje disku fluturues. Ne bazen ushtarake ata qe rane ne kontakt me materialin ishin Major Jesse Marcel dhe agent Sheridan Cavitt te cilet mbeten komplet te hutuar nga ajo qe pane.

Materiali nuk permbante asnje element te njohur me pare prej tyre. Ngjyra, forma, pesha perkulshmeria etj ishte tejet e vecante. Te dy vendosen qe te inspektonin fermen e Brazel dhe kur arriten aty ishte pothuajse mbremje keshtuqe vendosen te kontrollonin diten e neserme.

Diten e neserme mbasi inspektuan me imtesi zonen qe ishte rreth 230 metra katrore mblodhen materialet e gjetura (te njejtet me ate qe Brazel dorezoi ne zyren e sherifit) dhe u larguan, Cavitt per ne baze ndersa Marcel me kaminonin e mbushur plot me mbeturinat per ne shtepine e tij. Aty ai i tregon copat e cuditshme te materialit gruas dhe djalit te tij Jesse Marcel Jr.

Mbas kthimit te Marcel ne baze, koloneli William Blanchard vendosi te jepte nje deklarate per shtypin. Deklara qe u pergatit nga Walter Haut , toger ne baze qe merrej me anen informative, me pak fjale thoshte qe: Baza ushtarake e Roswell kishte nen kontrollin e saj pjese nga nje disk fluturues me origjine jashtetokesore...

Nderkohe media lokale pershi edhe disa stacione te fuqishme KGFL po tregonin interesim te madh. Frank Joyce i KGFL i thote pronarit te stacionit, Walt Whitmore Sr. per ngjarjen e ndodhur ne fermen e Brazelit dhe te dy shkuan ne fermen e tij duke i ofruar nje qendrim ne qytet dhe nje interviste qe do te ishte interesante per degjuesit.

Por me te arritur ne stacionin e radios, lajmerohet baza ushtarake dhe ne 8 Korrik 1947 Mac Brazel shoqerohet per ne bazen e Roswellit ku mbahet nen mbikqyrjen e rojeve te armatosura. Kur ai doli nga baza mbas disa ditesh, refuzoi te fliste per ate qe kishte ndodhur dhe u shpreh se gjetja e tij ishte thjesht mbeturina e nje ballone atmosferike...

Sidoqofte mbas deklarimit te kolonelit William Blanchard per gjetjen e diskut, zona rrethohet menjehere nga ushtarak te shumte, ndersa lajmi per gjetjen e diskut nuk po merrte me komente. Supriza vjen mbas kerkimit te imet te zones nga ana e ushtarakeve. Ne pjesen perendimore te vendit ku u gjeten mbeturinat nga Mac Brazel, fragmentet ishin me te plota dhe derisa u gjet edhe vete disku... dhe jo vetem aq por edhe disa trupa qe nuk i perkisnin rraces njerezore....

KGFL u pergatit te jepte lajmin dhe nje reportazh te shkurter per ndodhine kur nje telefonate nga dikush qe e identifikoi veten e tiji si nje agjent e FBI (Federal Byro Of Investigation) e kercenoi qe nese emisioni do transmetohej, perfshi edhe intervisten me Brazel, stacioni KGFL do te humbiste licencen dhe sdo te transmetonte me kurre.

Pak ore mbas deklarates se bazes ushtarake per gjetjen e UFO-s, majori Marcell kerkohet te niset urgjent per ne bazen ushtarake ne Fort Worth me gjithe mbeturinat e gjetura dhe nje tjeter deklarate del kete rradhe nga zyra e gjeneralit Roger Ramey komandanti i bazes ushtarake te forcave ajrore ne Fort Worth Texas. Deklarata e dyte, pergenjeshtron te paren duke thene se gjetja ne fermen e Brazel eshte thjesht mbeturina e nje balone klimatike (nga ato qe perdoreshin rendom nga metereologet per parashikimet e kohes).

Kjo deklarate e dyte do te shenonte fillimin e nje "betje" informative dhe perjekje per te zbuluar te verteten ashtu sic ishte nga njera ane dhe perpjekja per te fshehur faktet dhe paraqitur si sajese nga ana tjeter.

Personat kyc ne kete histori jane
Mac Brazel dhe familja e tij (personi qe kishte fermen nen pronesi ku u gjet disku)
Familja Proctor (fqinjet e Mac Brazel)
Majori Jesse Marcel dhe familja e tij
Sheridan Cavitt (personi qe shoqeroi Marcel ne vendin e rrezimit)
Walter Haut (togeri i bazes qe merrej me problemin e shtypit dhe qe pergatiti deklaraten)
Sherifi George Wilcox etj.

Te gjithe keta persona do te analizohen me detaje, deshmite e tyre, te familjareve te tyre dhe cdo hollesi tjeter qe do i japi mundesi lexuesit te nxjerri konkluzionin e tij persa ka ndodhur ne Roswell.
Per te mbyllur pjesen e pare te ketij shkrimi dua ti referohem nje fjalie te thene nga Gesse Marcel gruas dhe djalit te tij kur u kthye nga Fort Worth ku coi pjeset e diskut.

" Kur arrita atje ata i moren pjeset ne dorezim menjehere dhe me izoluan ne nje dhome. Me pas vete gjeneral Ramey me thirri dhe me tregoi disa mbeturina qe nuk ishin ato qe kisha cuar une dhe duke me pare ne sy me ngulmim me tha, keto jane mbeturinat qe ti ke sjelle. Kete mos e harro dhe keto mbaturina sjane gje tjeter vecse ato te nje balone klimaterike.... Po nuk ishin ato qe kisha cuar une. Fare, nuk ishin te njejtat dhe as qe i afroheshin sado pak...Me pas keto mbeturina ju lejuan medias ti fotografonte...

Nga Darius


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 14.11.08 0:55, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roswell 1947 Empty Re: Roswell 1947

Mesazh  Admin 20.05.08 16:45

Por disku i rene ne Fermen e Brazel nuk ishte i vetmi. Nje deshmi shume e fuqishme qe rrezoi cdo mundesi per fshehje te metejshme te rastit te Roswell nga ana e organizmave te vecanta te qeverise amerikane vjen nga ish koloneli i sherbimeve sekrete ushtarake amerikane Philip J. Corso i cili eshte marre ne menyre specifike me rastin e Roswell, ka pare me syte e tij trupat e vdekur te alieneve dhe pjese nga disku i tyre fluturues dhe ka ruajtur sekretin e Roswell per dekada te tera derisa erdhi momenti qe e beri publik.

Me rastin e Philip Corso dhe me deshmite apo argumentat qe ai jep do merrem me vone. Ajo qe ka rendesi per momentin dhe me ceshtjen ne fjale eshte menyra sesi jane nderthurur ngjarjet ne Roswell dhe pse ka disa variante per rrezimin e diskut.

Sa per paranteze (i referohem Philip Corso ne librin e tij The Day After Roswell) rrezimi i diskut apo i disqeve ne Roswell eshte paraprire nga nje pamje masive ufosh ne javet e fundit te qershorit te vitit 1947. Ka nje gje qe te terheq vemendjen.

Shume afer Roswell ishte White Sands nje baze tjeter ushtarake qe merrej me raketat e telekomanduara dhe qe kohet e fundit kishin instaluar nje radar te nje tipi komplet te ri dhe me nje rreze shume me madhe. Radari operonte me nje lloj mikriovale dhe impulsi elektromagnetik i cili (sipas deshmise se Robert Lazar qe ka punuar ne Area 51) shkaktoi nderhyrje ne sistemin e komandimit te UFO-ve dhe qe solli si shkak rrezimin e tyre.

Po ashtu prania e ufo-ve ne bazen ku testoheshin armet nukleare dhe pikerisht ne bazen nga ku u nis e famshja Enola Gay, avioni qe mbajti ne bordin e tij predhat berthamore qe u leshuan ne Hiroshima dhe Nagasaki, ishte shume shqetesuese per sigurine kombetare amerikane. Prania e ufo-ve ne nje menyre aq masive kishte kohe qe ndiqej nga radaret dhe dokumentohej nga stafi operativ dhe Pentagoni ishte ne dijeni te plote.

Pra kjo ishte situata ne ditet qe ndodhi rrezimi i diskut. Po mjaftohem me njejesin e kesaj fjale sepse po shqyrtoj rastin e paraqitur nga Corso ne menyre specifike.

Naten e 4 korrikut te vitit 1947 ne pjesen veriore te qytetit te Roswell ne drejtim te nje qyteze tjeter qe quhet Corona ndodhi renia e diskut qe u ndoq nga ushtaraket ne ekranet e radareve. Menjehere u nis nje trup speciale me aparatura kerkim shpetimi, gjeneratore per te furnizuar projektoret e ndricimit dhe stafi mjeksor i bazez se Roswellit.

Kur u arrit ne vendngjarje dallohej qarte menyra sesi disku kishte rene. Ai ishte pothuajse i pademtuar me nje pjese te ngulur ne rere dhe disa mbeturina te perhapura rreth e rrotull. Ne momentin qe ushtaraket u afruan pjesa e siperme e diskut u hap dhe nje ndricim i papare mbuloi komplet zonen duke e bere te panevojshme driten e projektoreve apo edhe te vete diellit. Megjithate ushtaraket instaluan aparaturat e tyre dhe nje kordon sigurie bllokoi komplet zonen.

Mbas hapjes se kapakut dhe ndricimit qe vendit nga drita ushtaraket pane qarte disa trupa te vegjel te shtrire pertoke dhe dy prej tyre qe leviznin me mundim duke u zvarritur.

Njeri nga trupat qe nuk ishin me te gjate se rreth 120-130 cm dhe qe ngjanin me ato te nje femije te vogel u perpoq te levizte ne drejtim te nje kodrine dhe mbasi ju be disa here thirrje te ndalonte, pa asnje komande superiore u qellua nga nje ushtar fillimisht dhe me pas nga shume te tjere. Stiv Arnold, pergjegjes per sigurine dhe inteligjencen ne baze u perpoq te ndalonte zjarrin e ushtareve por ishte vone. Trupi i vogel nuk jepte me shenja jete.

Nderkohe figura tjeter nuk levizi me dhe u mbeshtet ne trungun e rrezuar te nje peme dhe shikonte ne drejtim te ushtarakeve. Ndonese trupi i tij ishte i vogel ne dimension, koka ishte tejet e madhe me dy sy ne forme elipsoide qe shkonin ne drejtim te kokes dhe me majat qe tregonin hunden.

Goja pothuajse nuk ekzistonte, hunda shume e vogel, vetem nje zgjatim ne fytyre dhe veshet po ashtu inekzistent e benin figuren e alienit shume te cuditshme. Pervec pranise se tij te pazakonte, ajo qe shtangu ushtaraket ishte pamja e vete diskut. Mjeti fluturues dukej si nje organizem i gjalle. Me drita te shumta qe buronin nga pjese te ndryshem, ne nje lloj fluksi te lenget qe pershkonte komplet panelet e brendeshme, nje lloj ravijezimi ngjyrash qe kalonin sa here prekje pjese te ndryshme te diskut dhe vete materiali qe skishte asgje te perbashket me ato qe njiheshin ne toke. A

jo qe i cuditi me shume ushtaraket ishte drita e forte qe emetohej nga brenda diskut por qe nuk kishte asnje burim te caktuar dhe nuk kuptohej sesi krijohej.

Nuk dua te zgjatem me kete pike ne kete teme sepse do i perkasi nje momenti tjeter te ngjarjes se Roswell. Ne perfundim te te gjitha procedurave cdo gje u paketua nga ushtaraket dhe trupat e alieneve u futen ne disa thase dhe u nisin me nxitim per ne baze.

Brenda disa oreve (nderkohe kishte gdhire) cdo gje u sistemua dhe u nis per ne nje baze sekrete ne Kanzas (aty ku vete Philip Corso ishte ne detyre si shef i inteligjences) Me pas trupat, vete disku dhe mbeturinat e tij u zhvendosen per ne Fort Worth, Texas dhe me pas ne Wrighte Patterson, Ohio. Ne Fort Worth, ishte vete gjenerali Ramey ai qe u kujdes per sistemimin e pjeseve te diskut dhe ato qe permbante ai. ( I njejti ushtarak qe dha deklaraten per shtyp per renien e nje balone metereologjike dhe jo te nje disku).

Pra renia e diskut te dyte ndodhi vetem dy dite mbas atij te parit dhe mbeturinave qe u gjeten nga Mac Brazel.
Per disa kohe shtypi u mor me ngarjen deri sa ajo u la ne harrese, pervec nga ata persona qe e perjetuan, u kercenuan qe te mbyllnin gojen dhe qe priten me shume se 45 vjet qe te deshmonin ate qe ruanin te fshehte ne mendjet e tyre.

Nuk u zgjata me ato qe shkruhen ne librin e Corsos per te vetmen arsye qe nuk dua te perqendrohem vetem ne nje deshmi. Dua te jap nje pasqyre te plote te gjithe aktoreve te kesaj ngjarje dhe me pas konkluzionet bejini vete.

Gjate ketyre viteve te fundit, sidmos me shkelmin derrmues qe doktor Steven Geer me te famshmin Disclosure Project i dha skepticizmit persa i perket ufologjise dhe sidomos fshehjes djallezore te se vertetes nga organizma te caktuara te qeverise amerikane per arsye qe do i shpjegoj me vone, shume deshmitare kane thyer heshtjen prej dekadash dhe kane sjelle ne drite jo vetem te verteten mbi Roswell por edhe shume me teper se kaq.

E vertete qe na perket te gjitheve dhe qe duhet ta pranojme si pjese te jetes sone sepse heret a vone do na perfshije te gjitheve ne permasa qe pa imagjinueshme.

Nga Darius
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roswell 1947 Empty Alienët e Rosuellit

Mesazh  Admin 20.05.08 17:16

Alienët e Rosuellit

Misteri që vazhdon që prej 8 korrikut të vitit 1947


Më 8 korrik të vitit 1947, gazeta lokale "Roswell Daily Record" shiti shumë më tepër kopje nga zakonisht.

Titulli i madh i faqes së parë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, edhe atyre që kurrë nuk kishin blerë gazeta në jetën e tyre: "RAAF kap një disk fluturues në një fermë të krahinës Rosuell".

RAAF janë inicialet e "Roswell Army Air Field", në atë kohë një prej bazave më të mëdha ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi nuk ishte sajuar aspak në redaksinë e gazetës, por mbështetej në një komunikatë zyrtare të forcave ajrore amerikane.

E publikoi edhe gazeta "Sacramento Bee", nën titullin "Ushtria bën të ditur se zotëron një disk fluturues, të gjetur në një fermë të Nju-Meksikos".

U deshën pak orë, ose vetëm pak minuta, të nisnin të binin telefonat nga Uashingtoni, sidomos në skrivaninë e autorit të pakujdesshëm të komunikatës.

U dha menjëherë një konferencë shtypi, në të cilën zëdhënësit e forcave ajrore pranonin se diçka kishte rënë nga qielli, por që bëhej fjalë për një ballonë sondë eksperimentale të mbajtur sekret, kurrsesi ufo.

Cili nga versionet ishte i saktë, i pari apo i dyti? 60 vjet më pas vazhdohet të diskutohet mbi këtë ngjarje, pa mbërritur në përfundime.

Quhej Uilliam "Mak" Brazel njeriu që vuri re i pari copat e çuditshme metalike në fermën e familjes Foster, rreth 100 kilometra nga Rosuelli, ku ishte i punësuar.

Natën e mëparshme kishte dëgjuar një shpërthim shumë të fortë, por në fermë nuk kishte telefon dhe u deshën ditë përpara se Brazel të vinte në dijeni sherifin Xhorxh Uilkoks.

Prej javësh njerëzit thoshin se shihnin disqe të çuditshme fluturues në qiell dhe ndoshta kauboji Mak kishte gjetur një prej tyre.

Uilkoks shkoi në vend, mori disa nga mbetjet e objektit të çuditshëm dhe i shpuri atje ku mund të dihej diçka për to, te zyrat e RAAF.

Forcat e ushtrisë ndërhynë menjëherë dhe rrethuan zonën. Versioni i dytë i ofruar nga ushtarakët dhe i publikuar gjerësisht në shtypin e kohës, bëri të heshtnin spekulimet dhe për incidentin e Rosuellit nuk u fol më, të paktën për ca kohë.

Në vitin 1978 fizikani nuklear, Stanton Friedman, intervistoi ish-majorin Xhesi Marsel, i cili në atë epokë ishte në krye të Departamentit të Inteligjencës së RAAF.

Rrëfimi i tij i hoqi pluhurin ngjarjes së Rosuellit dhe e ngriti në rangun e incidentit urologjik më të famshëm të historisë, të paktën për ata që i besojnë.

Majori Marsel, tashmë në pension, tregoi se historia e balonës sondë nuk ishte tjetër veçse manovër mbulimi. Ai vetë i kishte parë dhe prekur mbetjet, madje i kishte transportuar në një bazë në Teksas.

"Ishin gjëra që nuk i përkisnin kësaj bote", i tregoi Fridmanit. Ishin fletë metalike të lehta e fleksibël, si të qenë letër. Ishin shumë të forta, nuk digjeshin dhe kishin të shkruara simbole të ngjashme me hieroglifët.

Por në rast se mbetjet i përkisnin diçkaje të një bote tjetër, ku përfunduan ata që e kishin pilotuar deri në fermën e familjes Foster?

Përgjigjen e gjeti i pari Çarls Berlitz, autor shumë i dhënë pas ufove, civilizimeve të humbura e trekëndëshave të Bermudës në librin e botuar në vitin 1980, "Incidenti i Rosuellit".

Berlitz dhe bashkëpunëtorët e tij folën gjerë e gjatë me shumë dëshmitarë të gjallë dhe me të afërmit e atyre që kishin vdekur me kalimin e viteve.

Një prej tyre, Barni Barnet, një arkeolog që ndodhej ato ditë për punë bashkë me disa kolegë në afërsi të zonës ku ndodhi incidenti, rrëfen se përpara se të largoheshin me nxitim nga ushtarakët, kishin parë trupa alienësh që transportoheshin për diku.

Ekzistenca e këtyre trupave vërtetohet nga deklaratat e dhjetëra dëshmitarëve të tjerë, mes të cilëve edhe disa ushtarakë që treguan edhe destinacionin final të trupave: Baza Ushtarake e Eduards. Siç mund të merret me mend, provat për këtë mungojnë.

Por në rast se alienët vërtet kishin ardhur në Tokë, sigurisht që diku ruheshin edhe fotot, apo filmimet e kryera nga ushtarakët. Rei Santili, një producent britanik videosh muzikore, në vitin 1990, në rrugë postare i ra në dorë një prej tyre: bëhej fjalë për autopsinë e një alieni.

Filmimi bardhë e zi u projektua në Londër dhe në 30 vende të tjera të botës. Pamjet tregonin edhe disa mbetje të mjetit fluturues. Mos bëhej fjalë për provat që mungonin?

Autoritetet e forcave ajrore padyshim që e morën seriozisht zhurmën e shkaktuar nga filmimet e Santinit. E quajtën sajesë, por nga ana tjetër pohuan se në vitin 1947 diçka që ngjante me një trup ishte transportuar nga ferma në Rosuell. Sipas tyre bëhej fjalë për manekinë të përdorur për eksperimente në balonën sondë.

Të gjitha të rejat që janë publikuar lidhur me këtë incident janë pasuar nga përgënjeshtrime të menjëhershme dhe filmimi i autopsisë nuk mund të bënte përjashtim. Më 4 prill të vitit 2006, gjatë një interviste televizive dhënë për "Sky", Santili pranoi që e kishte falsifikuar filmimin, por këtë e bëri në mënyrë shumë të çuditshme.

Tregoi se e kishte marrë filmin, se e kishte parë, por që e kishte dëmtuar rëndë për shkak të pakujdesisë. Prandaj vendosi ta xhironte përsëri me disa shokë, duke përdorur një manekin, e duke ruajtur vetëm pak nga sekuencat e filmit origjinal që kishin arritur të shpëtonin.

Një gjysmë përgënjeshtrimi, i cili nuk arrin t‘i bindë ufologët, të sigurt se fazat e autopsisë që vërehen në film nuk mund të kryhen nga kushdo, por vetëm nga mjekë ekspertë.

Do të mund të mësohet me saktësi ç‘ndodhi vërtet atë ditë në Rosuell? Xhon Podesta, ish-asistent i Bill Klintonit dhe tashmë i bashkëshortes së tij, i pyetur për ufot këshilloi që Shtëpia e Bardhë të vendoste hapjen e dosjeve më të vjetra se 25 vjet, "duke u dhënë kështu mundësinë shkencëtarëve të kenë në dorë të dhënat e nevojshme për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtyre fenomeneve". Billi nuk ia vuri veshin? Mos ndoshta Hilari do të veprojë ndryshe?

GSh
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roswell 1947 Empty ''Mbeturinat'' Roswell nuk jane me origjine tokesore

Mesazh  Estilen 13.07.11 18:17


Testi konfirmon se ''mbeturinat'' e Roswellit nuk jane nga Toka



Roswell 1947 AH-1A-ftr

Një profesor në Institutin Ushtarak New Mexico në Roswell mund të ketë zbuluar proven e parë shkencore të mbeturinave të prodhuara në një tjetër planet. Për më tepër,nje pjesë e mbeturinave u gjeten pranë vendit ku dyshohet se eshte rrezuar një disk fluturues në Roswell në vitin 1947.Ky eshte Frank Kimbler

Roswell 1947 Kimbler
Frank Kimbler

Frank Kimbler jep mesim në kolegjin e lartë te shkollës së Shkencave dhe Gjeologjisë në New Mexico Institut Ushtarak në Roswell. Ai thotë se gjithmonë ka pasur një interes për UFO, dhe në fakt ishte 20 vjecar kur ka pare vet objektin e pazakontë .

Kështu që kur u transferua në Roswell, ai vendosi të bejë ekspertizën e tij duke marrë një pjese për hetim nga incidenti më i famshme të të gjitha kohërave UFO, në Roswell.

Ai thotë se qëllimi i tij kryesor ishte për të gjetur disa dëshmi fizike. Ai filloi duke shikuar në disa imazhe satelitore ne "vendin e mbeturinave." I ndihmuar nga Mac Brazel, i kishte thënë Forcave Ajrore se kishte gjetur pjesë të objektit te rrëzuar.

Kimbler kish përdorur këto imazhe me infra të kuqe për të përmirësuar pamjet dhe për të nxjerrë në pah fushat ku toka ishte jo normale. Ai ishte befasuar kur kish gjetur një zonë që ishte e ngjashme me atë që dëshmitarët e kishin përshkruar si vendin e incidentit.

Ajo ishte rreth ¾ e një milje e gjatë dhe disa qindra metra e gjerë, njelloi si percaktimet e dëshmitarëve. Ai gjithashtu kish vënë re se ne këtë zonë kishte tehe shumë të drejtë, diçka e pazakontë për një dukuri natyrore.

Hapi i tij tjetër ishte kontrolli me një detektor metalik për të parë atë që ai mund të gjente. Ai filloi duke bërë udhëtime në vend në maj 2010. Duke përdorur këte detektor metalik ai gjeti nje cope me madhësinë tre inç nën sipërfaqe, ne kodren Ant e cila ishte pjesa e vendit te incidentit.

Atë që ai e kish gjetur ishte një metal i argjendtë që dukej prej alumini. Kjo ishte e çuditshme për shkak se nuk kishte asnjë të dhënë për kete lloj objekti të aluminit në këtë zonë.

Roswell 1947 DF-Sat-b

Ai herë pas here gjeti kallaj, që do të vijnë nga pjesë të kulmeve te kallaj nga defektet rreth e rrotull. Ai përfundimisht gjeti më shumë nga këto pjesë argjendtë, dhe thotë se ata dukeshin te copëtuara. Disa nga skajet e matalit dukej i shkrirë.

Ai gjithashtu gjeti disa butona alumini që duhet të jenë të llojit që përdoren në uniformat ushtarake në vitet 40 e më vonë. Nëse kjo është e vertete,ky rast tregon se ushtria ka qene në këtë zonë.

Roswell 1947 3but1

Kimbler e ndjen se keto copa të vogla te argjendta janë mjaft interesante për analiza të mëtejshme. Për të marrë ndihmë ai shkoi në Muzeun Ndërkombëtare dhe ne qendren e kerkimeve të Roswell UFO . E vendosur në qendër të Roswelltit, muzeu është nyja kryesore në kërkimet per Ufot e rrezuar.

Ai ja tregoi materialet e gjetura drejtorit të muzeut, Julie Shuster, dheme cdo kusht kerkonte për t'u takuar me studiuesin Don Schmitt.

Ata vendosën të financojnë testin e parë që ishte bërë nga New Mexico Teknike në Socorro. Duke përdorur një hetim mikro-, ata ishin në gjendje për të përcaktuar përbërjen e materiale te gjetura .

Nga analizat doli se metali i argjendit i gjetur ne Roswellt ishte një lidhje silic alumini, mangan, bakër. Nuk është e panjohur, por ajo është përdorur në ndërtim dhe asnjehere nuk gjendet në një formë flete metalike.

Roswell 1947 Met-collection-B

Ky zbulim e frymezoi Kimbler per te vazhduar hetimin nepermjet izotopeve. Kimbler thotë se puna e zbulimit me izotopet është e rëndësishme, sepse raportet janë "shumë të ngjashme si shenjat e gishtave tanë.

Me thjesht." Elementët në tokë janë unike kudo. Pra, nëse ne i dime treguesit isotopik për magnezin, ai do të jetë i njëjtë ne te gjithe planetin për çdo material i perbere me magnez, por nëse ai nuk është me prejardhje nga Toka,atehere do të ketë një raport të ndryshme izotopesh.

Për shembull mineralet e meteoriteve kanë raportet te ndryshme izotopesh, sepse ata nuk janë nga Toka. Analiza isotopice është e nevojshme për të përcaktuar nëse një material është nga Toka ose nga një tjetër botë.

Kimbler shkoi në Universitetin e New Mexico ne degen e Meteoriteve, dhe bisedoi me ekspertet e tyre të izotopeve për të berë një analizë.

Kimbler nuk u kishte thënë ekspertëve në lidhje me mostrat e tij te gjhetura ne Roswellt.Por dukej "sheshit ",se Kimbler po genjente duke argumentuar se e vetmja arsye qe ai dëshironte të bente keto analiza izotopike ishte se ai dyshonte tek ai material i argjend ne se ishte nga hapësira.

Eksperti donte të dinte se ku ishte gjendur ai ate material, dhe kur Kimbler tregoi ai nuk pranoi të bëjë testin, duke deklaruar se ideja e një anije kozmike e rrezuar ne Roswell ishte "një trillim pa baza."

Një nga shkencëtarët e tjerë të Universitet thote që nëse ky është nje material i pazakontë, rëndësia dhe mundësia që e bën atë me vlere na detyron ti hedhim një sy.

Shkencëtari i dytë ishte një specialist mikro-hetues në Universitet edhe pse ai nuk mund të bënte ndonjë prove izotopike, ai ishte në gjendje për të marrë informacion më specifik në lidhje me përbërjen e materialit.

Bigelow,nje specialist i hapësirës ​​ajrore tregoi një interes për të ndihmuar Kimbler ne analizën e tij, por duke e vonuar disa muaj me rezultate të pakta,atehere Kimbler gjeti një tjetër laborator me çertifikata te shumta e të gatshëm për të bërë punë.

Rezultatet ju kthyen brenda pesë ditësh dhe Kimbler thotë se ai shtangu kur pa informacionin. Raportet tregonin se materiali kishte nje origjine jo tokesore dhe si ai e vete ka qenë i dyzuar ne përgjigjet për të shpjeguar rezultatet,duke thene "ose laboratori ka bërë një gabim analitik ose material nuk është me te vertete me prejardhje nga planeti Toke."

Roswell 1947 Fractionation

Megjithatë, puna e Kimbler nuk ka mbaruar." Me qëllim për të vërtetuar se laboratori nuk ka bërë ndonjë gabim ai ka nevojë për të bere edhe nje tjeter analize.

Ai thotë se ka dy laboratorë të certifikuar dhe më të sakte për të bërë testimin isotopic te materialit për të konfirmuar punën e bërë deri tani, brenda javëve të ardhshme, është e nevojshme që të ketë dy ose tre analiza duke treguar rezultate të njëjta.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i materialit, eshte se duhet të jetë prodhuar prej alumini. Ndryshe nga disa elemente natyrore, të tilla si ari ose argjendi që mund të gjenden si perzjerje në natyre alumini nuk është gjetur në natyrë i tille.

Nëse kjo dëshmon se materiali nuk eshte i kësaj toke, kjo do të thotë që ishte prodhuar në vende të tjera. Deri tani njerëzit nuk kanë prodhime nga hapësira,keshtu që diçka ka rene nga hapësira tek vendi në Roswell,në një vend ku një anije eshtë dyshuar te jete rrezuar në vitin 1947.

Kimbler thotë se është duke berë kujdes para se të bëjnë ndonjë pretendim përfundimtare. Ai thotë se laboratorët e certifikuar zakonisht nuk bëjnë gabime, dhe se këta njerëz të caktuar me punë janë disa nga më të mira në shkence.

Në qoftë se materiali Kimbler rezulton të jetë me origjinë jashtëtokësore,atehere kemi rezultate befasuese. Ai mund të ketë armët për të provuar se ne jemi duke u vizituar nga një qytetërimi inteligjente nga një tjetër planet, dhe se ata u rrëzuan jashtë Roswellit në vitin 1947?

Kimbler thotë se me shume keqardhje të madhe ka dhene fotot e materialit dhe analizat,kjo per hir te nje publiku kaq shume te interesuar per kete mister.

http://www.openminds.tv/test-confirms-roswell-debris-733/
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roswell 1947 Empty Incidenti Roswell

Mesazh  Odin 04.06.12 7:57

Incidenti Roswell

A fshehu ushtria e Shteteve te Bashkuara trupat e alieneve?

Roswell 1947 Roswell_aliens_army_confess_ufo

Roswell eshte nje vend i njohur jo vetem ne Amerike, por me ate cfare supozohet se ka ndodhur atje, eshte tashme prej shume vitesh i njohur ne te gjithe boten.

Nje seri ndodhish shume te diskutuara akoma edhe ne ditet e sotme, te disa ngjarjeve qe kane ndodhur ne Roswell, ne New Mexico ne vitin 1947, e kane bere kete vend, te famshem sidomos ne qarqet e personave te interesuar per ufologji.

Sipas te dhenave ne vitin 1947 ne Roswell ushtria e Shteteve te Bashkuara kane mbledhur mbetjet e nje anije kozmike jo tokesore se bashku me "personat" e gjendur ne ate anije dhe me pas ata mbuluan gjithcka.

Edhe sot e kesaj dite kjo ngjarje mbetet nje prej teorive te konspiracionit me te njohura ne te gjithe boten, referencat e te cilave gjenden edhe neper libra te shumte, media dhe filma.

Gjithcka nisi kur njerez te ndryshem raportuan qe kishin degjuar nje shperthim nje nate. Me pas ata kishin gjetur copera te ndryshme te shperndara gjithandej neper disa fusha atje afer. Ne fakt, disa prej materialeve qe u mblodhen, dhe nga pershkrimi qe iu be rezultuan te ishin "si uje" dhe qe kur hidheshin ne nje siperfaqe te forte, materiali metalik shperndahej si te ishte i lengshem.

Ushtria nxorri versionin e saj ku thoshte qe ajo qe ishte perplasur ishte nje balone me ajer e kohes, por tashme ishte shume vone, pasi lajmi qe dicka tjeter me e cuditshme ishte perplasur, ishte bere i njohur.

Banoret e vendit, qe kishin qene deshmitare te materialit te cuditshem u kercenuan nga ushtria qe te mos tregonin se cfare kishin pare. Infermieret qe punonin ne spitalin e zones raportuan edhe gjera me te cuditshme.

Shume prej tyre deklaruan qe kishin pare ushtrine qe te zaptonte nje pjese te nderteses. Nje infermiere qe ishte lejuar te hynte ne ate zone te spitalit, kishte pare ato cfare ajo i pershkroi si "njerez te vegjel" - trupa te vegjel humanoide qe ishin duke u ekzaminuar nga personeli mjekesor.

Ka patur raportime te ndryshme madje qe njeri prej krijesave humanoide ishte akoma gjalle dhe qe vinte verdalle.

Infermieret qe punonin prane asaj zone me vone deklaruan qe kishin qene te semura per nje kohe te gjate me pas per shkak te eres toksike qe ishte atje.

Nuk kaloi shume kohe dhe trupat e cditshem u levizen nga spitali dhe u derguan ne nje vend tjeter te panjohur. Incidenti Roswell po behej nje prej mbulimeve me te medha ne histori.

Nje ushtar i dale ne pension ka deklaruar qe ai u dergua ne vendin ku ndodhi perpasja ne kohen e incidentit. Ai deklaroi se kishte pare nje anije kozmike metalike ne nje faqe kodre dhe disa trupa te cuditshem te shperndare prane vendit te perplasjes.

Ai raportoi qe brenda anijes kishte komanda te cuditshme dhe simbole te cuditshme te gdhendura ne metal si edhe trupa te tere qe ishin jashte anijes si rezultat i perplasjes.

Kohet e fundit eshte nxjerre nje video qe pretendon se tregon autopsite e bera ne vitin 1947 mbi njerin prej trupave te alieneve, por megjithate besohet se kjo video eshte nje mashtrim.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roswell 1947 Empty Roswell

Mesazh  Fikrro 10.07.12 15:44

UFO vërtet aterroi në Tokë?

Roswell 1947 F.0709232320388_m

Një agjent i CIA-s me rastin e 65-vjetorit të incidentit në Roswell ka treguar rreth dokumenteve të fshehta të agjencisë, sipas të cilit, vërtet ka ndodhur aterrimi i një objekti të paidentifikuar fluturues.
Ithtarët e teorive të komplotit besojnë se asokohe trupat e jashtëtokësoreve i janë nënshtruar obduksionit, ndërsa fluturakja e teknologjisë moderne është fshehur për shkak të zbulimeve brenda saj.

Agjenti Chase Brandon, i cili ka punuar 25 vite për CIA-n, pohon se informatat janë të ruajtura në një kasafortë të fshehur brenda selisë së CIA-s në Langley.

“Ka qenë një hapësirë e fshehur. Brenda gjendej një kuti, e cila më ka rënë në sy. Në të shkruante 'Roswell'. Kam shikuar brenda dhe kam mbetur i tmerruar kur kuptova se vërtet kishte ndodhur. Nuk ishte balonë meteorologjike. Ajo fluturake nuk ishte nga ky planet”, ka thënë Brandon.

Pas incidentit në Roswell, ushtria kishte lëshuar një deklaratë ku tregonte se kanë parë një “disk fluturues”, mirëpo pas 24 orësh ushtria e ndërroi deklaratën duke thënë se bëhej fjalë për një balonë meteorologjike.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roswell 1947 Empty Re: Roswell 1947

Mesazh  Zattoo 07.09.12 23:15

Mbeturina jashtëtokësore në Roswell


Frank Kimbler mund të ketë zbuluar provën e parë shkencore të mbeturinave të prodhuara në një tjetër planet. Një pjesë e mbeturinave u gjetën në vendin ku dyshohet se është rrëzuar një disk fluturues në vitin 1947

Frank Kimbler jep mësim në Universitetin e Shkencave dhe Gjeologjisë në New Mexico, institut ushtarak në Roswell. Ai thotë se gjithmonë ka pasur një interes për UFO-t dhe në fakt ishte 20 vjeç kur ka parë vetë objektin e pazakontë.

Kështu që kur u transferua në Roswell, ai vendosi të bëjë ekspertizën e tij, duke marrë një pjesë për hetim nga incidenti më i famshëm i të gjitha kohërave UFO, në Roswell.

Ai thotë se qëllimi i tij kryesor ishte që të gjente disa dëshmi fizike. Ai filloi duke shqyrtuar disa imazhe satelitore në "vendin e mbeturinave". I ndihmuar nga Mac Brazel, i kishte thënë Forcave Ajrore se kishte gjetur pjesë të objektit të rrëzuar.

Kimbler kish përdorur këto imazhe me infra të kuqe për të përmirësuar pamjet dhe për të nxjerrë në pah fushat ku Toka ishte jo normale. Ai ishte befasuar kur kish gjetur një zonë që ishte e ngjashme me atë që dëshmitarët e kishin përshkruar si vendin e incidentit.

Ajo ishte rreth ¾ e një milje e gjatë dhe disa qindra metra e gjerë, njëlloj si përcaktimet e dëshmitarëve. Ai gjithashtu kish vënë re se në këtë zonë kishte tehe shumë të drejtë, diçka e pazakontë për një dukuri natyrore.

Hapi tjetër i tij ishte kontrolli me një detektor metalik për të parë atë që ai mund të gjente. Ai filloi duke bërë udhëtime në vend në maj të vitit 2010. Duke përdorur këtë detektor metalik, ai gjeti një copë me madhësinë tre inç nën sipërfaqe, në kodrën Ant, e cila ishte pjesa e vendit të incidentit.

Ajo çfarë kishte gjetur ishte një metal i argjendtë që dukej prej alumini. Kjo ishte e çuditshme për shkak se nuk kishte asnjë të dhënë për këtë lloj objekti të aluminit në këtë zonë.

Ai herë pas here gjeti kallaj, që mund të vinin nga pjesë të kulmeve prej kallai nga defektet rreth e rrotull. Ai përfundimisht gjeti më shumë nga këto pjesë të argjendta dhe thotë se dukeshin të copëtuara. Disa nga skajet e metalit ishin të shkrira.

Ai gjithashtu gjeti disa butona alumini që duhet të ishin të llojit që përdoren në uniformat ushtarake në vitet '40 e më vonë. Nëse kjo është e vërtetë, ky rast tregon se ushtria ka qenë në këtë zonë...
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roswell 1947 Empty Re: Roswell 1947

Mesazh  gjilanasi 05.02.15 21:49

Roswell, dëshmi të reja për praninë e alienëve

Roswell 1947 TEASER-Roswell

Një revistë në Zelandën e re ka publikuar një material filmik në të cilin pretendohet se ka prova që tregojnë kryerjen e autopsisë së një alieni.

Sipas revistës ka prova të qarta që dëshmojnë se trupat e alienëve u gjetën në zonën 51 në vitin 1947, nga ajo që njihet si rasti Roswell.

Megjithatë edhe pse publikimi deklaron se ka prova për alienët në Zonën 51, pamjet nga video duket se janë marrë nga një klip i realizuar në vitin 2006, me titullin “Autopsia e Alienëve”.

Sipas Isak Teri, i cili është specialist në studimin e pamjet filmike UFO, pamjet duket se janë vepër e artistit John Hamfris, i cili ka konfirmuar se ai e “krijoi” trupin alien.

Gjithsesi shfaqja e “‘dëshmive” të fundit ka rindezur teoritë se përplasja e objektit të paidentifikuar në Roswell në vitet 1940, kishte të bënte me alienët.

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roswell 1947 Empty Re: Roswell 1947

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi