EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karma

+9
Albaniaa
Arsenic
Ekonomisti
Fakiri
Berti69
cosmiclove
Idlir
Neo
Admin
13 posters

Shko poshtë

Karma Empty Karma

Mesazh  Admin 27.06.08 11:57

KARMA

Karma Karma-10

Da pyesni cfare vlere kane deshirat e tua ne kete pafundesi rrjetash force qe ju rrethojne dhe se cfare impulse mund te ndikoje vullneti juaj ne burgun e atij pushteti supreme qe controllon ferret e kozmosit.

Sigurisht nje force e madhe, misterioze, peshon me te gjithe te papriturat mbi te gjitha qeniet jetesore dhe jo jetesore, dhe njeriu, qe duhet te perballojne keto efekte, quhet KARMA.

Por cfare eshte ne realitet kjo force, force gjithmone ne veprim, prezente kudo me te gjitha ligjet e saj te cilave askush nuk mund t ju beje bisht?

Kush e rregullon kete levizje Karmike, qe shkon nga fati i njerezve ne ate te university?

Karma perfaqeson ate qe do ndodhe ne kohe, ne hapesiren e ngjarjeve, te cikleve qe shkojne drejt infinitit, nga atomi tek ujet, nga njeriu tek universi.

Pafundesia e zinxhirit te fateve duke i bere bisht te krijuares me ligjet e saj te hekurta dhe harmonike, gershetohet ne rrjeten e aresyeve dhe efekteve Karma e njeriut, e famigles, e kolektivit planetar dhe universal.

Cdo njeri gjate ekzistences se tij krijon me veprimet e tij motive karmike, keshtu ai kthehet baza kryesore te fatit te ardhshem qe do jete rezultati, efekti dhe kompleksiteti I te gjitha veprimeve dhe i mendimeve te tij., sepse nuk eksistojne denimet, ose cmime, por vetem pasoja te veprimeve dhe kjo e vertete eshte rregulli qe duhet te shpjegoje konceptin e Karmes

Ne fakt, ne cfare ndodh ne jete Hyjnori (shpirti) kerkon here pas here prova per ti kaluar, eksperienca pastrami qe do e largojne nga deshirat, nga pasionet, nga te gjitha ato sulme qe e lidhin me mishin (ndikimi njerezor).

N.q.s mendjemadhesia, zilia, krenaria, vetdashuria, egoizmi, zemerimi, cinizmi, egoizmi, kane qene motivet kryesore e qendrimit te saj akoma ne material, eshte e qarte qe ai duhet ti fitoje me nje praktike te thjeshte dhe eficente tolerance, modestie, thjeshtesie, painters, pasteritie, dashurie, largpameri.

Por Hyjnori nuk mund ti kaloje kaq thjesht keto, por do te duhet ta deshiroje, kjo do ishte nje fitore e ndergjegjshme dhe ne te gjitha fushat dhe mbi te gjitha do te jete ne kontroll te plote te ndjenjave.

Ambicia per shembull, nuk mund te quhet kurre e kaluar nga nje njeri, vetem sepse ka lindur ne kushte shume te thjeshta, duke provuar nje sens rebelimi ndaj kushteve te tij te mjerueshme, duke mos deshirua gjate egzistences se tij te arrije nje nivel me te larte te jetes, por kjo do te fitohej ne kushtet e nje prince ose te nje gjykatesi, te nje njeriu te zakonshem ose te nje studiuesi, te nje artisti ose te nje ushtari, te nje te pasuri ose te nje te vasferi, te nje aktori ose te nje prifti, domehtene per te gjithe aspektet e personalitetit te njeriut te cilat e mbajne te lidhur me kerkesat e tyre materiale.

Folem per ambicien, cilat jane deget e saj?
Te pafundme!
Po efektet e saj?
Edhe ato te pafundme.

Per te fituar kunder ambicies nuk mjafton nje jete, cfare duhet te bje njeriu per te kaluar me nje jete te vetme te gjithe pjesen tjeter te veseve dhe mangesite qe jane ne te?

Lind domethene nevojshmeria e RIMESHERIMIT (rilindjen), e vetmja menyre qe mund ten a jape mundesine ti ngjitemi shkalles, qe per Token, si per te gjithe universin, ka qene e nevojshme kalimi I provave.

Te nxehta te frikshme dhe te ftohte te tmerrshem, shperthime vullkanike dhe termete, shfaqje te figurave mostruoze jetesore dhe kataklizma , kane ndikuar per ti bere me pak xhentile format dhe aspektet.

Duhet te kerkohet aresyeja e ketyre trasformimeve te vazhdueshme, qe fillon nga jojetesoret deri ne format e para jetesore e verteta e kesaj dogme do te jete si nje tunnel drite ne ndergjegjen tende dhe do te ndjesh sigurisht ne brendesine tende te verteten e thelle te pavdekshmerise se shpirtit.

Do te kuptosh qe nuk ke lindur vetem nje here dhe qe vdekja perfaqeson nje stad fizik te evolucionit, nga nje numer I pafund vitesh drejt qellimit kryesor, Hyjnore, e cila te pret ne fund te provave te tua.

Karma domethene eshte praktika e pastrimit dhe e rilindjes e nderlidhur me vendosmerine e Unit Hyjnor, per aksionet e kryera ne vitet e kaluara.

Per shkak te fenomenit te vdekjes, pas nje periudhe ne pertej varrit, Uni Hyjnor kthehet perseri ne ciklin e egzistences.

Ai, i ndergjegjshem si shpirt, ka pasqyrim te qarte te te kaluares se tij, rishikon gabimet, veset e tij, dhe ne baze te te gjithe ketyre do qe e ardhmja e tij te kaloje net e gjitha provat qe ka akoma per te kaluar, duke kaluar te njejtat vuajtje qe u ka krijuar te tjereve.

Ja shprehja e Ligjit Hyjnor, qe gjithçka jep dhe asgje nuk kerkon, qe nuk nderhyn per ta bere me te rende, por ofron menyren per ta larguar, sepse Ajo do shpetimin tend dhe jo humbjen tende… je ti vete ne baze te tradhetise te kryer ne jeten e meparshme, kerkon te jesh i tradhetuar, sepse ke plagosur do te jesh i plagosur, sepse ke beret e vuajne dhe do kerkon te vuash.

Ti vete shenon te ardhmen tende, pershkruan te ardhmen tende, percakton semundjet e tua, fatkeqesit e tua, vuajtjet e tua, ate vdekje qe me vone kur te jesh ne Toke te bejne qe ne menyre te padrejte te thuash: “O Zot pse me denon keshtu? Çfare kam bere? O Zot dije qe kurre nuk kam denuar dike…..”.

Ekuilibri Hyjnor nuk rendon kurre mbi shpatullat e tua pesha superiore mbi deshiren tende te perhapjes: mba mend gjithashtu qe je ti ai qe ke bere, sic do te jesh edhe ai qe do te besh, sepse jane veprimet e tua qe percaktojne rrugen e te ardhmes tende…. Kjo eshte Karma, edhe pse ajo te imponon nja fat human, nje drite shkelqen ne cdo gje te hidhur, duhet vetem te dish ta ndjekesh:

1) Pertej paqes ndodhet qetesia.
2) Per te gjetur qetesine meditoni,
3) Buzeqeshni ne dashurine e Zotit,
4) Mos I bene pyetje Zotit, por duheni,
5) Zoti eshte I dashuri pas dashurise.
Ajo qe nuk eshte reale nuk egziston, ajo cka eshte reale nuk mund te jete jo egzistuese.

Aspektet teorike

Ka nje ligj natyror qe shpjegon ndryshimet e pafundme midis karakterit dhe fatit te njeriut: ligji I karmes, e cila rregullon dhe lidh aresyet me efektet e tyre.

“Karma” eshte nje fjale e shkruar qe rrjedh nga folja rrenje “kri”: te besh. Fjala “karma” tregon aksionet dhe afektet e tyre ne kete jete dhe ne jeten e pertejshme.

Ligji i karmes ekuilibron aksionin dhe reaksionin, shkaqet dhe pasojat, principin e rastesise, qe lidh aksionin me rezultatin e tyre: reaksioni eshte gjithmone ekuivalent i aksionit.

Ligji i karmes, ligj fizik dhe mendor, ajo rregullon rregullin e organizimit dinamik qe mban krijimin: e quajtur nga Indù Dharma dhe e njohur nga Egjiptianet si Maat. Ne gjuhen e tribus Lakota ligji i karmes mbiquhet okawige.

Nje ose me shume ngjarje japin nje ose me shume reaksione (efekte), qe me pas behen shkaqe. Cdo aksion krijon rezultate, te brendshem ose te jashtem, dhe cdo njera behet shkak, e cila vihet re ne menyre komplekse ne boten e jashtme per tu kthyer me vone ne agjentin e aksionit. Rastesia eshte e mire per nje ligj jo te njohur: ekzistojne shume plane te rastesise dhe asgje nuk i shpeton ligjit te karmes.

Sipas vazhdimesise se ketij ligji, cdo njeri me mendimet e tij (aksionet mendore), ndjenjat (aksionet afektive), fjalet (aksionet shprehese) dhe sjelljen (aksionet fizike), behet percaktues i fatit te tij.

Energjite, ne menyre te menduar apo te pamenduar te vena ne veprim, kthehen ne piken e nisjes, si nje rreth qe ndjek linjen e saj rrethuese.

Efektet e aksioneve ndjekin shpirtin nga nje misherim ne tjetren, derisa nuk do jene te kenaqur.

Bashkesia e aksioneve te njerezve ne familje, ne grup, ne komunitet, ne race dhe ne bote ne pergjithesi, perben karmen familjare, te grupit, te komunitetit, te races, te mases, nje system vertet te madh dhe perserites, e cila prodhon efekte ne baze te karakteristikave te tyre ne cilesi dhe sasi.

Secili nga nivelet e permendura (individi, familja, komuniteti, etj) eshte i lidhur ngushte me te tjeret ne menyre dhe forme organizimi.

Mendimet, ndjenjat, fjalet dhe sjellja e cdo njeriu ndihmojne ne dhenien e rezultateve qe familja, shteti dhe njerezimi duhet te mbledhin.

Kjo tregon se cdo zgjedhje ose veprim i yne do jete arsyeja e nje pasoje te mevonshme ne jeten e perditshme.

Aspektet praktike

Ngjarjet qe jeta na ve perpara jane gjithmone opurtunitete, ne te cilat therritemi per te pasur nje trensformim personale.

Ligji i karmes, ne fakt, eshte nje ligj i te kuptuarit dhe jo te kuptohet si denim ose spiunim.

Kuptimi i ketij ligji sherben per te liruar shpirtin tone nga pakenaqesite ndaj zotit, njerezve te tjere dhe vetes.

Te lirohesh nga pakenaqesia do te thote te hapesh zemren dashurise dhe faljes: ky eshte transformimi i vertete per te cilen therritemi.

Ne kuptojme nepermjet aksioneve tona, duke eksperimentuar mbi pasojat formojme dhe transformojme karakterin tone.

Mendimet tona, fjalet dhe sjellja “mbjellin” ne shpirt gadishmerite qe “mbijne” zakonet, karakteri dhe fati yne.

Ky eshte motive i perseve qe te gjitha besimet te mesojne sjelljen morale. Ligji i karmes na shtyn qe te marrim persiper pergjegjesine e aksioneve tona dhe per ti treguar vetes dhe te tjereve mirekuptim dhe dashuri.

Hillel ka thene: "Ne qofte se nuk jam per vete, kush do jete? Dhe ne qofte se jam vetem per vete, cfare jam?".

Pavaresisht nga kush ose nga çfare jemi, edhe pse jemi pjeserisht te kushtezuar nga kushtet e krijuara nga efektet e aksioneve qe kemi kryer ne te shkuaren, menderisht mund te bejme cdo gje qe duam.

Te gjitha aksionet kane origjine nga mendja jone, ku jane te mbyllura me drynat e skllaverise si dhe me ato te lirise (domethene eshte e drejta e zgjedhjes).

Duke shfrytezuar mundesite qe na jipen ne kete jete dhe ne ate te mevonshme, kemi gjithmone nje mundesi per te permiresuar fatin tone dhe te botes ku jetojme.

Jeta na çon, ne menyre periodike, te takojme veshtiresi te brendeshem, te cilat nuk i kemi kaluar ne jetet e meparshme.

Per shembull, ne qofte se kemi vjedhur ne jeten e meparshme, ne kete jete do te kalojme nje vjedhje te tille, pastaj me tutje do ndodhemi perseri ne pozicionin per te vjedhur.

Nje shembull tjeter eshte: nje autoritet na kane vrare ne jeten e meparshme, ne te ardhmen do te ndodhemi ne pozicionin e autoritetit duke pasur mundesine per te zgjedhur ne qofte se do reagojme ne te njejten menyre.

Si njerez, pjesemarres te natyres njerezore, jemi bashkefajtore te verpimeve te te tjereve, sepse edhe trasportojme ne te qenit tone kapacitetin dhe transformimet e te keqes.

Aresyeja e kesaj psikodrame kozmike eshte ajo e te mesuarit te vendosemi ne pozicionet e te tjereve, te hapim zemren tone per te degjuar, faljes dhe meshires, e gjithe kjo per te pasur kontakt te drejt per drejte me Uni-n qe ka secili nga ne.

Menyra se si jetojme, ne baze te bindjeve tona, ndjenjave, deshirave, motivimit, qellimeve, vendimeve dhe aksioneve, mbjell vazhdimisht “farat” e menyres se te vepruarit, ne shpirtin tone.

Kur keto “fara” gjejne ambientin e duhur, do te kene mundesine te mbijne dhe te rriten.

Duke vazhduar te ushqyerit e ndjenjave, mendimeve dhe aksioneve, formon dhe transformon karakterin tone.

Karakteri yne domethene eshte shprehja e histories se shpirtit tone, e fatit qe kemi krijuar. Duke analizuar tendencat ton ate fort ate momentit, mund te analizojme me nje saktesi te perafert, cfare lloj jete kemi bere me pare.

Fati qe kemi ndertuar, mund te krahasohet me nje spirale, ose me mire me nje kombinim te gershetuar te shume lloj spiraleve. Spirale evolutive dhe involutive, ndertuese dhe shkaterruese, ndertohen dhe mbahen, duke percaktuar kohen e disa jeteve, ose te mijera viteve.

Nga nje jete ne tjetren, ne ne kemi kontribuar per te zhvilluar kushtet, e brendeshme dhe te jashtme, derisa ngjarje te percaktuara mund te ndodhin.

Le te shohim tani tre shembuj te spiraleve qe mund te zhvillohen gjate rruges se rilindjeve:

1. Nje aksin kostruktiv, e cila sjell rinire dhe krijon mireqenie (spirale karmike evolutiva).

2. Nje aksion shkaterrues, qe demton dhe krijon dhimbje e vuajtje (spirale karmike involutive).

3. Nje spirale karmike involutiva e transformuar ne menyre evolutive: ndryshimet alkimike te shpirtit.

Keto tre shembuj nuk jane realitet, por perfaqesojne nje thjeshtesim e permbledhje te ngjarjeve, per te kuptuar evolimet dhe inovulimet karmike.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Neo 21.05.09 13:28

ÇFARË ËSHTË KARMA?

Karma është ligji që përmbledh në një fjalë të vetme gjithë shkaqet dhe pasojat e veprimeve dhe situatave bashkë. Çdo mendim, dëshirë dhe veprim, ndikon në një farë mënyre ekulibrin universal. Kur ky ekuilibër prishet, universi kundërvepron që të gjejë ballancën e humbur. Fjala karma përshkruan pikërisht këtë proçes a ligjësi që nuk harron kurrë “ti japë Çezarit atë që i takon Çezarit, dhe Perëndisë atë që i takon Perëndisë”.

Me fjalë të tjera, secili e krijon vetë të ardhmen, në varësi të sjelljes dhe përzgjedhejve të bëra minutë pas minute. Ndaj kur e kupton këtë ligjësi, absurditeti i veprimeve negative, bëhet mëse i qartë. Atë që kujton se po ja bën tjetrit, ja ke bërë vetes në rradhë të parë, se ç’të mbjellësh do korrësh, si në këtë botë, ashtu dhe në tjetrën.

Mënyra e të menduarit se vdekja do ti vëjë kapak të gjithave, është një injorancë naive, që nuk ka për të ndihmuar aspak në llogari të fundit. ‘Të gjithë vdesin, po askush s’është i vdekur’ thotë ajo shprehja e moçme.

Çdokush i merr me vete tendencat dhe prirjet e zakoneve të ngulitura nga një jetë e tërë, kudo ku i takon të shkojë më pas. Janë pikërisht frytet e këtyre veprimeve që përcaktojnë vendin ku të takon të shkosh, për mirë a për keq, në rilindjen e radhës. Çdo veprim ka një pasojë. Vdekja është vërtet fundi i jetës, por çdo fund e ka një fillim!

Secili prej nesh lind me veti e prirje të caktuara, në atë familje e ato kushte që të ndihmojnë a të prishin punë, sipas rastit të dhënë. Në një farë mënyre, të gjitha llojet e rrethanave ja hapin dyert mundësive për progres, sepse ato janë as më shumë e as më pak, fryt i pasojave më të hershme.

Ndaj fati, është një fjalë pa kuptim. Jemi ne ata që i bëjmë vetë të gjitha kohët e foljes. Karma në këtë mes, na krijon pikërisht ato mundësi që kanë potencialin për të na ndihmuar nëse jemi në gjendje ti shfrytëzojmë siç duhet. Ne jemi tani fryti i të shkuarës. Në të njëjtën masë, a ardhmja do të jetë fryt i të tashmes.

Për shkak se funksionimi i këtij ligji përfshin shumë faktorë, ngjarje dhe periudha kohore, nuk është e lehtë për të kuptuar gjithmonë pse situatat zhvillohen në një mënyrë të caktuar. Nganjëherë ne thjesht sa shikojmë rezultatet, pa qenë në gjendje të kuptojmë shkaqet që i mundësuan ato. Herë të tjera janë veprimet që duket se s’po japin kurrfarë rezultati.

Përgjithsisht, kur dëgjon për herë të parë rreth karmës dhe rijetëve, mund të të duket si e padrejtë që të bie për të paguar gabimet e ‘një tjetri’. Mirëpo, kur e kupton edhe me ndihmën e eksperiencës së përftuar gjatë meditimit se si kryhet ky transformim nga jeta në jetë, bëhet e qartë njëherë e mirë “fati”, që secili prej nesh e shkruan për vete.

Në këtë moment, ajo që vërtet merr vlerë, është mundësia për ti përmirësuar gjërat, dhe vendosmëria për të mos i përsëritur më gabimet e të shkuarës.

Nga ky këndvështrim, karma nuk është as rastësi, e as fatalitet. Këto faktorë kanë pushtet vetëm mbi ata njerëz që besojnë verbërisht te forca e faktorëve të jashtëm mbi vullnetin e tyre.

Sigurisht, një gjë e tillë mund të përkufizohet si rezultat karmik po ashtu, por ka rëndësi të kuptohet në radhë të parë se fenomene të tilla ndodhin si rrrjedhojë e veprimeve të gabuara, dhe kjo është më se e korrigjueshme nëse e mobilizon veten për të ndërruar rrugë dhe vepruar pozitivisht.

Vend për pesimizëm të përjetshëm s’ka. Ne mund të ndodhemi në situata pa krye për momentin, por për këtë e kemi fajin vetë. Kur e kuptojmë këtë, mësojmë gjithashtu se po vetë e kemi në dorë edhe ta ndryshojnë të nesërmen.

Ndonëse funksionimi i ligjit karmit është mjaft kompleks në vetvete, çdokush mund të bazohet në prinicipet bazë dhe të ndërtojë një strategji efikase për të vepruar si duhet.

Më konkretisht, ne jetojmë në tre botë njëherazi: atë fizike, emocionale dhe mendore. Në secilën nga këto, aktivizojmë forca që japin efekt në sferën përkatëse. Veprimet fizike ndërtojnë botën që na rrethon; dëshirat përcaktojnë familjen dhe lidhjet sociale; mendimet rezultojnë në prirjet dhe talentin. Shuma e të trejave bashkë quhet karakter.

S’do shumë mend, që ekuilibri dhe harmonia nuk mund të realizohen brenda një jete të vetme. Kjo është arsyeja pse kthehemi e rikthehemi sërisht, jo për ta shpërdoruar kohën sipas qejfit, por për të realizuar ato qëllime që mundësojnë evulucionin dhe harmoninë tonë si qenie. Vetë cikli përsëritës i jetë-vdekejve krijon atë hapësirë të nevojshme kohore që ligjësitë karmike të manifestohen plotësisht.

Ndaj, si motivet ashtu edhe detyrat që i vëmë vetes kanë rëndësinë e tyre. Veprimet vetë, i japin rezultatet në botën që na rrethon, ndërsa motivet, në karakter. Kur ndeshemi përballë një situate të vëshirë a delikate, është me rëndësi që të mbahet parasysh se një provë e tillë është e nevojshme për kalitjen tonë shpirtërore në rradhë të parë, ndaj nuk duhet konsideruar si një lloj fatkeqësie, por thjesht si mundësi për të ecur më tutje.

Kurajoja dhe qashtërsia shpirtërore, janë ilaçi e antidoda kundër çdo vështirësie dhe problemi. Ato do të eleminojnë negativitetin impulsiv si ndaj situatës vetë, ashtu dhe personave që janë implikuar në të. Nëse arrin ti shikosh gjërat nga ky këndvështrim dhe mos ta humbasësh torruan para sfidave që të afron jeta, nuk ka pikë dyshimi se e sotmja dhe e nesërmja do të përmirësohen patjetër.

Po ashtu, kur rrethanat na afrojnë një mundësi që duket si shumë e mirë për të qenë e vërtetë, s’duhet harruar se asgjë s’është e rastit – por pasojë e veprimeve dhe dëshirave të aktivizuara në të shkuarën. Ndaj në rrethana të tilla duhet mobilizuar në maksimum, për ti çuar gjërat deri në fund.

Nganjëherë rezultat karmike, nuk duken aty për aty. Ato ngjajnë me atë farën e harruar nën tokë. Por kur rrethanat e përshtatshme krijohen, ajo çel, rritet e i jep frytin përkatës atij veprimi, që tashmë është mbuluar, nga pluhuri i kohës.

Kini parasysh pra, se karakteri është pasqyra më e saktë e veprimeve tona në të shkuarën, e kësisoj, edhe e premtimeve të së ardhmes. Ndaj edhe fitorja mbi vetveten, është më e çmuara e të gjithave.

Gazmend Çeno
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Neo 30.10.10 18:47

LIGJI I KARMES

(Shkëputur nga kapitulli VIII i librit Esenca e Vetë-realizimit, nga Jogananda).


Një vizitor: Në Bibël thuhet se ata që bëjnë keq dot të ndëshkohen ndërsa ata që bëjnë mirë do të shpërblehen. A bashkoheni ju me një qëndrim të tillë?

P.Jogananda: Sigurisht. Nëse e pranojmë principin e shkakut dhe pasojës në natyrë, dhe të veprimit dhe kundërveprimit në fizikë, si mund të mos besojmë se kjo ligjësi e natyrshme përfshin gjithashtu edhe njerëzit?

Vizitori: Sa konkret është ky ligj? Në fizikë, ligji i lëvizjes deklaron se për çdo veprim, ka një kundërveprim të barabartë. Në natyrë, efektet janë shpesh më se të qartë, dhe jo të hanendshëm, në lidhje me shkaqet. E prapseprapë ne na është sugjeruar që ta konceptojmë shpërblimin apo dënimin në rastin e veprimeve njerëzore, në një kuadër më të përgjithshëm.
Në se bëjmë mirë, thuhet se do të shkojmë në parajsë, në se bëjmë keq, në ferr. Por njerëzit nuk mendojnë vertet se marrin një përgjigje të drejtpërdrejtë për veprimit e tyre.


P.Jogananda: Ligji i Karmës është i saktë një më një. Sidoqoftë, të vuajturit në ferr pafundësisht është jashtë diskutimit. (E si është e mundur që gabimet e pak viteve në tokë të mundësojnë një dënim të përjetshëm? A mundet që një shkak i kufizuar të pasohet nga një efekt i pakufizuar?)

Që ta kuptosh ligjin Karmik duhet të realizosh faktin se mendimet janë gjëra (sende) në vetvete.Vetë universi, në analizë të fundit, është krijuar jo nga materja, por vetëdija. Aspekti fizik, i nënshtrohet fuqisë se mendimit, shumë më tepër se ç'kujton shumica e njerëzve. Vullneti drejton energjinë, dhe energjia në kthim, vepron mbi materjen. Materja në të vertetë, është energji.

Sa më i fortë vullneti, aq më e madhe forca e energjisë, dhe për pasojë veprimi i saj në botën fizike. Një vullnet i fortë, sidomos kur kombinohet me vetëdijen e energjisë kozmike, bën të mundur mbrekullira. Ai mund të shërojë sëmundjet, e ta ngrejë njeriun në këmbë. Ai mundëson sukses të padiskutueshëm në çdo aktivitet. S'ka asgjë që të mos i nënshtrohet njeriut me vullnet të fortë dhe besim të palëkundur.

Madje edhe njerëzit më të zakonshëm e krijojnë fatin e tyre, shumë me tepër nga sa janë të vetëdijshëm për këtë, në bazë të faktit se sa dhe si e përdorin vullnetin e tyre. Sepse asnjë veprim nuk qëndron si diçka e shkëputur dhe pa lidhje me pjesën tjetër të ngjarjeve. Në çdo rast ai provokon vetvetiu një kundërveprim nga universi përreth,që korrespondon egzaktësisht me llojin dhe forcën që qëndron në prapaskenë të mendimit. 'Veprimi e ka zanafillën te vullneti, që drejton energjinë drejt rezultatit të dëshiruar'. Ky është pra, përkufizimi i vullnetit: dëshirë+energji, drejtuar përgjatë realizimit.

Energjia, ashtu si elektriciteti, gjeneron një fushë manjetike. Është pikërisht kjo fushë manjetike që tërheq drejt vetes, pasojat e veprimit.

Katalizatori mes veprimit të njeriut dhe kundërveprimit kozmik, është 'uni' i njeriut. Vetëdija e Unit të personit, e vulos faktin se veprimi i tij do të ketë pasoja për atë vetë si person. Këto konseguenca mund të anullohen nese vullneti prapa qëllimit nuk është i fuqishëm sa duhet për të arritur rezultate të menjëhershme, apo në rastin kur sulmi i tij bllokohet nga energji të kundërta me të parën.

Sidoqoftë,shpejt a vonë çdo veprim,qoftë i trupit,mendimit apo dëshirës ballafaqohet me rezultatin e tij. Ky proçes i ngjan një qarku të mbyllur, ku s'ke se nga t'ja mbathësh. Dhe kështu njeriu, 'që u krijua si shëmbëlltyrë e Perëndisë', bëhet në kthim krijuesi vetë.

Rezultatet e veprimeve pozitive apo negative, nuk përjetohen vetëm pas vdekjes. Parajsa dhe ferri janë realitete madje edhe këtu në Tokë, ku njerëzit bëhen subjekt i ndëshkmit për veprimet e tyre të gabuara, apo shpërblehen për rezultatet pozitive dhe meritat e tyre.

Njerëzit në fakt, shumë rrallë i mendojnë veprimet e veta si të qëllimshme për keq. Çfarëdo të bëjnë, të paktën sipas mendjes së tyre, është e drejtë. Por nëse ata krijojnë disarmoni për të tjerët, duke u bërë instiktivisht vatër e tyre (si kusht paraprak për ti projektuar dikush tjetër) një vibrim i tillë do të kthehet një ditë andej nga u nis (po te ata vetë). Prandaj çdo veprim dhe çdo mendim shpërblehet në raport të drejtë me qëllimin e tij.

Vuajtjet e njeriut nuk janë pasojë e zemërimit të Perëndisë me njerëzimin. Më saktë, është një shenjë e injorancës së njeriut rreth këtij ligji të artë.

Një ligj i tillë, nuk i njeh dështimet, dhe është gjithmonë i pagabueshëm në vendimet e tij.

Përgatitur nga J. Donald Uolltërs
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Idlir 28.12.10 16:36

Teme e bukur, motivuese dhe plot kuptim. Kush te mundet, le te na sjelle ketu fragmente te shkrimeve te Joganandes dhe Mjeshtrave te tjere! Ata qe mund te perkthejne, kane nje lutje: a mund te na postoni ne forum, pjese nga vepra e madam Blavatskit? Do t;ju ishim mirenjohes, sic jemi per Jogananden...
Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty KARMA

Mesazh  cosmiclove 30.05.11 21:15

Cfare eshte karma ne te vertete?
Karma eshte nje ligj universal i marredhenieve shkak pasoje. ajo perfshin cdo gje te gjalle ose jo.
Gjithcka ne univers evolon dhe qellimi i gjithckaje eshte perparimi gradual duke eksperimentuar forma te ndryshe qe e cojne ne rrugen drejt burimit apo kreatorit.kam lexuar diku se cdo qenie e fillon ekzistencen e saj si mineral nga materjalizimi i energjise dritore kozmike.
Me pas kthehet ne bime ne kafshe dhe ne fund ne njeri. por edhe njeriu evolon duke kaluar permes dimensioneve te ndryshme derisa arrin te behet zot. me pas ne nivel dimensional ai inkarnizohet si planet dhe filllon nje faze te re.
Planetet kthehen ne yje, yjet ne konstelacione e me pas ne galaktika.
Po te krahasosh universin me nje qenie te gjalle galaktikat do te ishin qelizat e tij ndersa planetet elektrone !!!
cosmiclove
cosmiclove

35


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Berti69 31.07.11 11:58

Darma & Karma

Ne lashtesi ekzistonte nje Institucion shume i rendesishem te cilin e takojme ne te gjitha qyteterimet e njohura te Njerezimit dhe ky Institucion eshte Institucioni i Mistereve.

Misteret jane nje lloj "universiteti perjetues", qe ndryshon rrenjesisht cdonjeri qe "studjon" brenda tij. Nxenesi fitonte dituri ne niele te ndryshme. Ushtrimi teorik shoqerohej me ate praktik dhe testet ishin ne nje fare menyre provimet e tyre. Qellimi ishte qe dikush te njihte vetveten dhe ligjet e Natyres, ne menyre qe te pushtonte nje shkalle me teper ne ecurine e tij zhvilluese.

Ne filozofine e Indise Njerezimi shikohet si nje qenie e gjalle qe ndodhet ne zhvillim e siper dhe konsiderohet se Historia ndjek nje qellim te caktuar. Ekziston nje ecuri qe do te udheheqe te gjithe njerezimin ne nje moment ne menyre qe te arrije te lartesohet, pasi te kete thyer te gjitha vargonjte qe e mbajne te burgosur ne materie. Kjo eshte teoria e zhvillimit shpirteror nepermes rimisherimeve (kujtojme se ideja e rimisherimit eshte percaktuese ne mesimdheniet e esoterizmit te Indise).

Cdo njeri perben nje njesi te vecante dhe per kete nuk ekzistonin Initacione kolektive apo masive, por kjo njesi bashkevepron me grupe te ndryshme, formon dhe formohet nga ato.

Mund te ekzistoje e parashkruara (e shkruar per te ndodhur) por ekziston dhe Vullneti. Per filozofet e Indise, rastesia nuk ekziston. Rastesia eshte nje ligj qe akoma nuk njohim dhe per kete arsye nuk mund ta quajme me emrin e tij. Besojne se gjithcka ka nje arsye dhe se cdo veprim krijon nje rezultat. Ky eshte ligji Karma qe lidhet me te gjitha qeniet. Eshte menyra me te cilen cdo qenie pershkon udhen e jetes, por nuk eshte udha, eshte ecuria.

Udha eshte Darma. Darma eshte udha qe kemi per te pershkruar, dhe Karma eshte muret elastike – anesore te Darmes. Asnjeri nuk mund te tejkaloje muret elastike te kesaj rruge. Per shembull nje zog ka nje Darme te ndryshme nga nje njeri dhe nje bime ka nje Darme krejt ndryshe nga nje kafshe dhe kjo nuk mund te ndryshoje.

Cdo qenie pra ka Darmen e tij dhe menyra me te cilen do ta pershkoje percakton Karmen e tij. Pasi cdo veprim krijon nje kunderveprim, kete thote ligji i Karmes. Edhe nese dikush kryen nje veprim pozitiv, perseri krijon Karma. Kjo do te thote se vazhdon te jete i izoluar brenda ligjit te arsyes dhe te rezultatit. Por me cfare menyre mund te clirohet nga ky ligj?

Vetem me Veprimin e Drejte. Veprim i drejte do te thote te veprosh pa pasur si qellim frytet e veporimeve te tua. Eshte ajo qe thote populli
"Beje te miren dhe harro se cfare ke bere".

Tek Misteret nuk flitej per nje zot personal qe urren dhe ndeshkon dike ose qe do dhe fal dike tjeter. Njeriu eshte i pergjegjshem per te gjitha veprimet e tij dhe ben pjese ne nje plan te pergjithshem, ne nje logjike te jetes.

Sipas esoterizmit te Indise, ekziston nje Force e Pare dhe pas saj ekziston arsyeja e saj (deri ketu ekziston dualizmi) dhe pastaj ekziston Arsyeja pa Arsye, e Verteta, Jo –Numri, Zero qe eshte fillimi i te gjithe numrave qe ne gjuhen sanskrite quhet DARMAN. Nuk duhet ta ngaterrojme me Darmat e ndryshme. Darmani eshte i ligji i kompletuar, nepermes te cilit lindin te gjitha Darmat.

Vetem atehre kur Nxenesi pershkon rrugen e zhvillimit me Veprimin e Drejte, vetem atehere nuk krijon Karma. Kjo ecuri e drejte e njeriut nepermes rimisherimeve te ndryshme quhet ne gjuhen sanskrite SANTANA. Pra vetem Veprimi i Drejte mund ta shpetoje njeriun nga cikli i rimisherimeve, domethene nga rrotulla Samsara. Vetem Veprimi i Drejte mund te udheheqe ne clirimin perfundimtar, nepermes Vullnetit te Nxenesit per te qene i lire.

" … Per veprat te interesohesh, por kurre per frytet e tyre. Motivi yt te mos jete fryti i punes, por as edhe te mos mbetesh ne mosveprim. Te zbatosh detyrat e tua , duke braktisur cdo lloj ngjitjeje dhe duke mbetur i njejti si ne suksese ashtu edhe ne deshtime…" Bagavat Gita
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Fakiri 25.02.12 17:56

Origjina e karmës

Karma është një lloj substance e zezë që është e kundërta e virtytit. Në Budizëm quhet karmë mëkatare, ndërsa këtu ne e quajmë karmë. Kështu të bësh gjëra të këqija do të thotë të krijosh karma.

Karma krijohet kur një person bën keq në këtë jetë apo në jetët e mëparshme. Për shembull, të vrasësh, të shfrytëzosh të tjerët, të shkelësh interesat e të tjerëve,të përflasësh të tjerët pas shpinës,të sillesh keq me të tjerët, etj., të gjitha këto krijojnë karma.

Po ashtu, një pjesë karme trashëgohet nga të parët, familja dhe të afërmit, apo miqtë e ngushtë. Kur dikush godet një tjetër, ai po ashtu i jep atij substancën e bardhë, dhe pjesa bosh e trupit të tij mbushet pastaj me substancën e zezë. Vrasja është vepra më e keqe—është një vepër e keqe që do të krijojë karmë të madhe.

Karma është faktori primar që shkakton sëmundje tek njerëzit. Sigurisht, nuk shfaqet gjithmonë si formë sëmundjeje—mund të manifestohet gjithashtu si ndeshje me vështirësi e të tjera si ato.

Të gjitha këto tregojnë si vepron karma. Kështu praktikuesit nuk duhet të bëjnë gjë të keqe. Çdo sjellje e keqe do të krijojë ndikime negative që seriozisht do të influencojnë në kultivimin tuaj.

Disa njerëz nxisin mbledhjen e qi-së nga bimët. Kur ata mësojnë ushtrimet e tyre, ata gjithashtu mësojnë si të mbledhësh qi nga bimët; ata diskutojnë me interes të madh cilat pemë kanë qi më të mirë dhe ngjyrat e qi-së së pemëve të ndryshme.

Ishin disa persona në një park në një rajon të verilindjes të cilët praktikonin një lloj të ashtuquajturi qigongu ku ata rrotulloheshin mbi tokë dhe pasi çoheshin, ata do të rrethonin pemët e pishave për të mbledhur qi-në e tyre.

Brenda gjysmë viti korija e pemëve të pishës ishte vyshkur dhe kthyer në ngjyrë të verdhë. Ky ishte një akt që krijon karma! Po ashtu ishte dhe vrasje! Të mbledhësh qi nga pemët nuk është e drejtë, e parë kjo nga këndvështrimi i gjelbërimit të vendit, ruajta e ekuilibrit ekologjik, apo nga një perspektivë niveli të lartë.

Universi është i madh dhe i pafund, me qi që gjendet kudo që ju ta mblidhni. Luaj vendit e shko e mblidhe—pse të abuzosh bimët? Nëqoftëse ti je praktikues, ku e ke atë zemër mëshirimi e mirësie?
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Fakiri 25.02.12 17:59

Çdo gjë ka inteligjencë. Shkenca moderne tashmë e ka pohuar që bimët jo vetëm që kanë jetë, por gjithashtu inteligjencë, mendime, ndjenja, dhe madje edhe funksione super ndjeshmërie.

Kur Syri yt i Tretë arrin nivelin e Shikimit të Ligjit, ti do të shohësh se bota është krejtësisht një vend tjetër. Kur ti të dalësh jashtë, shkëmbinjtë, muret dhe madje pemët do të të flasin.

Të gjitha objektet kanë jetë. Sapo një objekt krijohet, një jetë hyn në të. Janë njerëzit që jetojnë në Tokë që i kanë ndarë substancat në organike e joorganike.

Njerëzit që jetojnë në tempuj mërziten kur thyejnë një vazo, sepse në momentin që thuhet, forma jetës në të çlirohet. Ajo nuk e ka mbaruar kohën e jetës së vet, kështu nuk do të ketë ku të shkojë. Prandaj do të ketë urrejtje të jashtëzakonshme ndaj personit i cili i mori jetën.

Sa më shumë të egërsohet, aq më shumë karma do të mbledhë personi.Disa ―mjeshtër qigongu‖ shkojnë madje për gjueti.Ku shkoi mirësia dhe mëshira e tyre? Shkolla Budës dhe Daos nuk bëjnë gjëra që shkelin parimet e qiellit.Kur dikush i bën këto gjëra, është një akt vrasjeje.

Disa njerëz thonë se në të kaluarën ata prodhuan shumë karma, për shembull, duke vrarë peshk apo pula, peshkuar, etj. A do të thotë kjo se ata nuk mund të kultivojnë më? Jo, nuk do të thotë.

Atëherë ti e bëre pa ditur pasojat, kështu nuk do të ketë krijuar karma suplementare. Veç mos e bëj më në të ardhmen dhe kjo mjafton.Po ta bësh përsëri ti do të shkelësh parimet me vetëdije dhe kjo nuk lejohet.

Disa nga praktikuesit tanë kanë këtë lloj karme. Pjesëmarrja juaj në seminarin tonë do të thotë se ju keni lidhje të paracaktuara nga fati dhe se ju mund të kultivoni lart.

A ti shtypim ne mizat apo mushkonjat kur na hyjnë brenda? Përsa i përket asaj si e bëni ju këtë në nivelin e tanishëm, nuk konsiderohet gabim nëqoftëse i shtypni dhe i vrisni ato.

Nëqoftëse nuk i nxirrni dot jashtë, atëherë po i vratë nuk është ndonjë hata e madhe. Kur diçkaje i ka ardhur koha për të vdekur, natyrisht që do të vdesë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Fakiri 25.02.12 18:01

Njëherë, kur Sakiamuni ishte akoma gjallë, ai donte të bënte banjë dhe i kërkoi një dishepulli të tij që të pastronte vaskën. Dishepulli zbuloi se kishte shumë insekte në vaskë, kështu ai u kthye dhe pyeti çfarë të bënte.

Sakiamuni i tha përsëri, ―Dua që të pastrosh vaskën.‖ Dishepulli e kuptoi dhe shkoi dhe e pastroi vaskën. Ju nuk duhet t’i merrni disa gjëra me shumë seriozitet.

Ne nuk duam që të jeni të tepruar në kujdese. Në një ambient të komplikuar nuk është mirë, mendoj, që ju të jeni nervozë në çdo moment dhe të keni frikë se mos bëni ndonjë gabim. Do të ishte një formë vesi—vetë frika është ves.

Ne duhet të kemi zemër dashamirëse dhe mëshiruese.Kur ne i bëjmë gjërat me një zemër dashamirëse dhe mëshiruese, do ketë me pak shanse që ne të krijojmë probleme.

Merre interesin personal me lehtësi dhe ji zemërmirë dhe zemra juaj dashamirëse do t’ju ruaj nga kryerja e të këqijave.Në doni besojeni në doni jo, ju do të zbuloni se nëqoftëse ju gjithmonë mbani një qëndrim keqdashës dhe gjithmonë doni të grindeni apo të haheni,ju do t’i ktheni gjerat e mira në të këqija.

Unë shpesh shoh se kur disa njerëz që kanë të drejtë, nuk i lenë rehat të tjerët; kur ky tip ka të drejtë, ai ka gjetur shkak që t’i keqtrajtojë të tjerët. Po ashtu, ne nuk duhet të shkaktojmë konflikte nëqoftëse ne nuk biem dakord për disa gjëra.

Gjërat që nuk ju pëlqejnë mund të mos jenë ngandonjëherë të këqija. Kur ju të ngrini nivelin vazhdimisht si praktikues,çdo fjali e juaj do të ketë energji. Ju nuk duhet të flisni si t’ju vijë, përderisa ju mund të ndikoni njerëzit e zakonshëm.

Është veçanërisht e lehtë që ju të bëni gabime dhe të krijoni karma kur ju nuk jeni në gjendje të dini të vërtetën e situatës dhe shkaqet karmike të saj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Fakiri 26.02.12 12:37

Eliminimi i karmës

Parimet në këtë botë janë të njëjta me ato në qiell: Në fund të fundit ju duhet të paguani ato që i keni borxh të tjerëve. Madje edhe njerëzit e zakonshëm duhet të paguajnë çfarë i detyrohen të tjerëve.

Të gjitha vështirësitë dhe problemet që ndeshni ju në jetë janë rezultat i karmës. Ju duhet të paguani mbrapsht. Rruga e jetës për kultivuesit e vërtetë do të ndryshohet. Një rrugë e re që i përshtatet kultivimit tënd do të zgjidhet.

Mjeshtri juaj do të reduktojë ca nga karma juaj dhe ajo që mbetet do të përdoret për të përmirësuar karakterin tuaj. Ju shkëmbeni dhe paguani për karmën tuaj duke kryer ushtrimet dhe duke kultivuar karakterin tuaj.

Që sot e tutje, problemet që ndeshni nuk do të ndodhin rastësisht. Pra ju lutem përgatituni mendërisht.Duke duruar pak vështirësi, ju do të arrini të hiqni dorë nga të gjitha gjërat që një person i zakonshëm nuk heq dorë. Ju do të ndesheni me shumë probleme.

Problemet do të lindin në familje, shoqëri dhe nga burime të tjera, apo ju papritmas mund të ndesheni me fatkeqësi; mund të ndodhë që ju do të fajësoheni për çfarë në fakt është faji i një tjetri e të tjera si këto ndodhira.Praktikuesit nuk supozohen të sëmuren, megjithatë ju mund të sëmureshit papritmas me sëmundje serioze.

Sëmundja mund të vijë me forcë intensive, duke ju shkaktuar vuajtje derisa ju mund të mos e duroni dot më. Edhe analizat mjekësore mund të mos japin ndonjë diagnozë. Megjithatë pa ndonjë arsye, sëmundja mund të zhduket më vonë pa ndonjë kurim.

Në fakt, borxhet tuaja paguhen në këtë mënyrë. Mbase një ditë bashkëshortja juaj do nxehet dhe fillojë të grindjet me ju pa shkak fare; edhe gjëra të parëndësishme mund të shkaktojnë grindje të mëdha.Më pas, edhe bashkëshortja juaj nuk do e kuptojë pse e nxeh.

Meqenëse ju jeni praktikues, ju duhet të jeni të qartë pse ndodhin incidente të tilla:Ndodh sepse erdhi ajo ―gjëja‖ dhe të kërkon që të paguash për karmën tënde.

Që të zgjidhni këto lloj incidentesh, ju duhet ta mbani veten nën kontroll gjatë atyre momenteve dhe të ruani karakterin tuaj. Jini mirënjohës dhe falenderues që bashkëshortja juaj ju ka ndihmuar që të paguani karmën.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Fakiri 26.02.12 12:40

Këmbët do të fillojnë të dhembin pasi personi rri ulur në meditim për një kohë të gjatë, dhe ngandonjëherë dhimbja është torturuese. Njerëzit me Sy Qiellor të një niveli të lartë mund të shikojnë këtë: Kur personi ka dhimbje të madhe, ka një copë të madhe karme të zezë,si brenda ashtu dhe jashtë trupit, që del poshtë dhe eliminohet.

Dhimbja që provon personi ndërsa rri ulur në meditim është me ndërprerje dhe torturuese. Disa e kuptojnë këtë dhe janë të vendosur që të mos ulin këmbët. Substanca e zezë do të eliminohet pastaj dhe transformohet në substancën e bardhë, e cila pastaj do të shndërrohet në gong.

Praktikuesit nuk munden të paguajnë për të gjithë karmën e tyre nëpërmjet të ndenjurit ulur në meditim dhe duke bërë ushtrimet.Ata do të duhet të përmirësojnë gjithashtu edhe karakterin e tyre dhe cilësinë e ndriçimit dhe të kalojnë disa probleme. Çfarë është e rëndësishme është që ne të jemi mirëdashës.

Mirësia e personit lind shpejt në Falun Gongun tonë. Shumë njerëz shohin se i dalin lot pa ndonjë arsye ndërsa rrinë ulur në meditim.Për çfarëdo që të mendojnë, ata do të ndjejnë pikëllim.

Këdo që shohin, ata shohin vuajtje. Në fakt kjo është zemra e një mëshirimi të madh që lind. Natyra juaj, vetja juaj e vërtetë, do të fillojë të lidhet me natyrën e universit: Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë). Kur të lind natyra dashamirëse, ju do t’i bëni gjërat me shumë mirësi.

Nga brenda zemrës deri tek pamja juaj e jashtme, të gjithë do mund ta shohin se ju jeni me të vërtetë dashamirës. Në atë pikë asnjë nuk do t’ju keqtrajtojë më.

Nëqoftëse dikush do t’ju keqtrajtonte,atëherë zemra juaj dashamirëse do të vepronte dhe ju nuk do e trajtonit njësoj atë tjetrin. Ky është një lloj pushteti, një pushtet që ju bën të ndryshëm nga njerëzit e zakonshëm.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Fakiri 26.02.12 12:42

Kur ju ndesheni me një fatkeqësi, kjo dashamirësi e madhe do t’ju ndihmojë që ta mposhtni atë. Në të njëjtën kohë, Fashen e mi do të kujdesen për ju dhe mbrojnë jetën,por ju duhet ta kaloni fatkeqësinë.

Për shembull, kur po jepja leksion në Taijuan, ishte një çift i moshuar që erdhi të ndiqte klasën. Ata ishin me nxitim kur kaluan rrugën dhe sapo arritën në mes të rrugës një makinë erdhi me shpejtësi.

Në çast e shtriu në tokë gruan e moshuar dhe e tërhoqi për më shumë se dhjetë metra para se ta linte në mes të rrugës. Makina nuk ndaloi dot pas nja njëzet metrash të tjera. Shoferi doli nga makina dhe tha disa fjalë të pasjellshme dhe pasagjerët brenda në makinë gjithashtu thane disa gjëra negative.

Në atë moment gruaja e moshuar kujtoi çfarë kisha thënë unë dhe nuk tha asnjë fjalë. Pasi u çua, ajo tha, ―Çdo gjë është mirë, asgjë nuk është thyer.‖ Ajo pastaj hyri në sallën e leksionit me të shoqin. Të kishte thënë ajo në atë moment, ―Oh, më dhemb këtu e më dhëmb atje.Më çoni në spital,‖ situata do të kishte përfunduar me të vërtetë keq.

Por ajo nuk tha ashtu. E moshuara më tha: ―Mjeshtër, unë e di pse ndodhi ajo. Më ndihmoi mua të paguaj për karmën time!‖ Një fatkeqësi e madhe u eliminua dhe një copë e madhe karme u hoq.

Siç mund ta imagjinoni, ajo kishte karakter të lartë dhe cilësi ndriçimi shpirtëror të mirë. Ajo ishte kaq e moshuar, makina po shkonte aq shpejt dhe ajo u zvarrit aq shumë para se së fundi të godiste tokën aq fort, megjithatë ajo u ngrit me mendje të mirë.

Shpesh një fatkeqësi duket shumë e tmerrshme kur vjen—kaq e pakalueshme sa duket sikur nuk ka rrugëzgjidhje. Mbase qëndron për disa ditë. Pastaj një dalje shfaqet papritur dhe gjërat fillojnë të ndryshojnë me shpejtësi. Në fakt, kjo ndodh ngaqë ju keni përmirësuar karakterin tuaj dhe problemi zhduket natyrshëm.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Fakiri 26.02.12 12:43

Që të përmirësoni sferën e të menduarit,ju duhet të sprovoheni nga vështirësi të ndryshme në këtë botë. Nëqoftëse karakteri juaj është përmirësuar me të vërtetë dhe është i qëndrueshëm, karma do të eliminohet gjatë atij procesi, problemi do të kalojë dhe gongu juaj do të rritet.

Mos u dekurajo nëqoftëse gjatë sprovës së karakterit ti nuk e kalon provën e ruajtjes së karakterit dhe ju nuk silleni mirë. Merrni iniciativën të gjeni çfarë mësimi nxorët,të zbuloni ku patët mangësinë,dhe bëni përpjekje më shumë të kultivoni Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë).

Problemi tjetër që do vërë në provë karakterin tuaj mund të vijë menjëherë pas këtij. Ndërsa fuqia e gongut tuaj zhvillohet, prova e problemit tjetër mund të vijë edhe më e fortë dhe më papritur. Fuqia e gongut tuaj do të rritet pak me secilin nga problemet që kapërcen.

Zhvillimi i gongut tuaj do të ndalojë nëqoftëse ju nuk jeni të aftë të mposhtni problemin. Testet e vogla çojnë në përmirësime të vogla; testet e mëdha çojnë në përmirësime të mëdha. Shpresoj se çdo praktikues është i pregatitur të durojë vuajtje të mëdha dhe do të ketë vendosmërinë dhe vullnetin të përqafojë vështirësitë.

Ju nuk do të fitoni gong të vërtetë pa bërë përpjekje. Nuk ekziston ndonjë parim që do t’ju lejojë të merrni gong duke qenë rehat pa vuajtje apo përpjekje.

Ju nuk do të kultivoni kurrë për t’u bërë një qenie e lartësuar shpirtërisht nëqoftëse karakteri juaj nuk përmirësohet thelbësisht dhe akoma mbani veset tuaja!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Ekonomisti 26.02.12 23:06

E gjith kjo eshte rruga e joges,joga beson ne ndritie ngraduale por egziston nje rruge vertet shum e vertet ajo esht tantra rruga tantrike esht perndritie e pernjehershme ,edhe faktikisht keshtu duhet te jete ,perndritia nuk mund te jete proces ose je i perndritur ose nuk je,nuk mund te jesh ne mes,ai esht nje kercim  qe ndodhe ai nuk mund te jet proces duke pritur te balancohet karma ne jetrat e tjera.rruga e joges mua me duket e pafundme, ajo esht matematik joga esht koncept shkencor.

Cdo mekat te ber duhet ta pastrosh duke ber nje veper te mir dhe llogjika dn te thet natyrisht keshtu mund te jet.ke ber mekat  kush do ta paguaj ,mund te clirohesh vetem permes vuajties kur bilanci perfundon ather liria eshte e mundeshme,perndryshe gjithmon do te rimesherohemi.tantra esht komplet ndrysh ne tanter nuk shtrohet pjetya e veprave e mir apo e keqe ti i ben sepse je i paditur ato jan prodhim i mosdijes jote ne te vertet tantra thot se ti nuk je pergjegjes ti je i krijuar,ti vet nuk ke lindur ti je i lindur.krijuesi duhet te jete pergjegjes jo ti. E ti gjitha veprat i ke ber ne mos dije .

Tantra thot se ne jeten jote ti ke qen ne kome  ti nuk je pergjegjes per gjith keto  e vetmi gje qe te duhet te besh esht te ndezesh driten dhe te gjitha cka i takojne botes se erret zgjuken  .motoja e tantres esht pranimi praoje tersin mos refuzo asnje cike .te kuptosh tantren esht vertet mesimie i madh kuptueshmeri supremek
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Ekonomisti 27.02.12 17:14

tantra thot nevoitej jo-mendia per tu cliruar nga te gjitha veprat e ky  ka qene qellimi i budes. Buda eshte njeri i cili jeton natyrshem ,per kete arse njerzit ne lindie thon se ai nuk akumulon karme sepse karma nenkupton aktivitet.por ne lindi thon se buda  nuk do te akumuloj karm edhe nese ai vret.pse?

Dhe ne grumbullojme .sepse ai e ben cdo veprim spontanlisht pa pjesmarrien e mendies ne spontanitet.spontaniteti nuk esht aktivitet .spontaniteti ndodh nuk i duhet mendia , njeriu nuk ka ego me per te kundershtuar, kjo do te thot te jesh i cliruar me nuk grumbullon asgje,ather me nuk je pergjegjes sepse nuk ke qen pjesmares! materie  esht mendim kete dhe shkenca po e afron si te vertet dhe mendimi eshte materie  keto jane dy aspekte  te se njejtes dukuri ,kjo do te thot se me mendim mund te ndikojme  me pretendim.

Dike nund ta godasesh me mendim si me send material dike mund ta vrasesh me mendim, por mendimet nuk jan tonat ,ne kemi lindur pa mendime ato i  kem te gjitha te huazuara nga te tjeret ,dhe kete te tjeret e kan ber njejt me par. E vetmi gje qe mund te bejme esht te behemi te vetdijshem dhe ato vetvetiu largohen  sepse  faktikisht nuk na perkasin neve i gjith universi eshte materie dhe mendim.

Osho thot se mendimi  eshte pjesa mendore e materies dhe materia eshte  pjesa fizike e mendimit. Nese dikush mendon panderprer per shendetin e mir ai do te ndodh sepse energjia u orientu nga ti. Per kete arsie urimet dhe bekimet  realizohen.nese  bekohej nga njerez qe jan ne gjendien e jo-mendies bekimi do materializohet ,sepse njeriu qe nuk e ka perdorur mendien ka akumuluar energji. Kjo eshte dhe esenca e magjis.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Ekonomisti 28.02.12 23:46

Tantra thot beju vetem i vetdijshem askush nuk te mashtron per vec se ti veten jote, realiteti nuk perpiqet te krijoje fantazi,ti je ai qe e krijon fantazin ndaj realitetit dhe kur vjen momenti qe fantazia jote te takohet me realitetin humbese gjithmon eshte fantazia jone sepse fantazia eshte vetem fantazi,enderr.  

Tantra thot mundohu te kptosh menyren se si punon mendia dhe prej rrenjet, mos zgjidh.e kur me dicka identifikohesh ti humb nje pjes te shpirtit ,ate pjes te shpirtit ti ja fal pjeses se identifikuar.sa me shum identifikohesh aq me shum coptohesh .e vetmi gje qe esht mir esht te mos zgjedhi te mos krijojme ndarsi thjesht veshtro puno vrapo luaj  thjesht veshtro perseri mendime do te vijne  perseri akoma veshtro mos lufto vetem veshtroi mendimet dhe gjithcka zhduket,jo asgje nuk zhduket thjesht zgjohemi te gjitha egzistojne thjesht shkaku se ne jemi ne gjum ne momentin qe zgjohemi nuk mund te ket ne endrra.

Tantra nuk thot bej kete apo ate bej cfar te behet thjesht vetem veshtro kujdesshem sepse vetem ashtu mund te priten rrenjet,  te behesh si pasqyra do te thot dicka e madhe sepse ajo gjithmon jeton momentin e tanish ajo nuk do tja di per te kaluaren atje mund te jen shikuar njerez te shemtuar kriminel por pasqyra nuk esht ankuar as per te bukurin as per te shemtuarin ajo thjesh ka pasqyruar tani esht e zbrazet e lir si diten e par te jetes.por rrall njerez behen si pasqyra te shumtet jan si kamera  ata vashdojne te grumbullojne te shkuren dhe projektojne te ardhmen.nese arim te behem si pasqyra do te thot se i kemi prer rrenjet e  te gjitha promblemeve.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Karma

Mesazh  Admin 03.12.12 23:38

Karma

Le ta mendojmë së bashku ekzistencën vetjake si një litar që zgjatet nga pafundësia në infinit dhe nuk ka fillim e fund. Litari përbëhet prej fijesh të holla të panumërta, të cilat janë pa ngjyra, perfekte në cilësitë e tyre. Ky litar, duke u përdorur, në vende të ndryshme pëson dëme të shumëllojshme.

Shpesh kapet e përdridhet, ose del edhe dhunshëm nga brazda, e për një kohë të gjatë çrregullohet i gjithi. Ndonjëherë ndotet ose merr ngjyrë, madje ndot edhe litarët e tjerë të bashkësisë. Mendojini gjithmonë si të gjallë këta litarë, si nerva të ndjeshme. Me kalimin e kohës ato dalin nga hijet në dritë, duke shkëlqyer si ar. Bashkohen përsëri e harmonia rikthehet, duke funksionuar të gjitha bashkë si njësi brenda një harmonie edhe më të madhe.

Ky ilustrim përfaqëson vetëm një copëz të vogël të së tërës, njërën anë të medaljes: është më pak se një fragment. E me këtë do të merremi, pasi ju ndihmon të perceptoni më tepër. E rëndësishme së pari është të kuptojmë se e ardhmja nuk përbëhet arbitrarisht prej veprimesh të veçuara në të tashmen, por se gjithë vazhdueshmëria e së ardhmes është e pandshme me të sotmen, siç është e tashmja me të kaluarën. Në një këndvështrim, ilustrimi me litarin është i drejtë.

Thuhet se dhe pak vëmendje për Okultizmin prodhon pasoja të mëdha karmike. Kjo sepse është e pamundur të njohësh Okultizmin pa zgjedhur përfundimisht mes atyre që quhen zakonisht e mirë dhe e keqe. Hapi i parë drejt Okultizmit e çon nxënësin drejt Pemës së Dijes. Ai duhet të guxojë e të hajë frutin: duhet të zgjedhë. Nuk fshihet dot më pas injorancës, e merr ose monopatin e së mirës ose të së keqes. Dhe të hedhësh qoftë edhe një hap nëpër këto dy rrugë prodhon rezultate të mëdha karmike.

Turma e njerëzve që ecin hezitueshëm, të pabindur ku shkojnë e që standartin e jetës e kanë të paqartë, mbajnë supesh karmë që funksionon në mënyrë të turbullt.

Por, kur mbërrihet në breg të dijes turbullira pakësohet e, si pasojë, rrjedhojat karmike rriten jashtëzakonisht, sepse të gjitha veprojnë në të njëjtin drejtim të planeve të ndryshme: okultisti nuk mund të niset me gjysmë zemre apo të kthehet mbrapsh kur kalon pragun.

Kjo gjë është e pamundur, aq sa njeriu të kthehej përsëri fëmijë. Individualiteti arrin gjendjen e përgjegjshmërisë sepse është rritur; nuk mund të zmbrapset. Ai që kërkon të shpëtojë prej skllavërisë së Karmas duhet të nxjerrë individualitetin nga hija në dritë; duhet të lartësojë ekzistencën e vet, që fijet e litarit të mos preken nëpër substanca llumore e të mos ngatërrohen keqazi. Ai thjesht ngrihet mbi nivelin ku Karma funksionon. Por, nuk e lë këtë ekzistencë vetëm për këtë.

Toka mund të jetë e ashpër e pis, ose me lule plot pjalm apo lëndë të shijshme pas të cilave fiksohesh, por sipër është gjithmonë qielli i lirë. Ai që kërkon liri prej Karmas duhet të shohë lart në ajër për të ngritur fole, e më pas në eter. Ai që do të formojë Karma të mirë do të përballojë shumë ngatërresa, e në përpjekjet për të mbjellë farë të pasur për ta korrur vetë, mund të mbjellë mijëra, e mes tyre gjigandin.

Mos dëshironi të mbillni vetëm për të korrur vetë, por mbillni pemë, frutat e të cilave do të ushqejnë botën. Ju jeni pjesë e botës: kur i jepni bukë, ushqeni veten.

Megjithatë, edhe në këtë mendim fle një rrezik i madh që i pret rrugën dishepullit, i cili ka menduar për një kohë të gjatë se punonte për të mirën, ndërsa në thellësinë e qenies së vet ka perceptuar të keqen: që e ka menduar veten në shërbim të botës, ndërsa i pavetëdijshëm ka përfshirë mendimin e Karmas e ka punuar vetëm për veten.

Një njeri mund t’i refuzojë vetes të mendojë për shpërblim, por në vetë atë refuzim shihet fakti se shpërblimi dëshirohet. Dhe është e pavlerë për dishepullin të mësojë duke kontrolluar veten. Shpirti duhet të jetë i çliruar, pa dëshira. Por, derisa të mbërrijë në fazën kur dëshirat zhduken e nuk ka as shpërblim, as ndëshkim, mirë apo keq, ai përpiqet nëpër atë mendjemadhësi.

Duket sikur po bën progres të madh, por një ditë përballet me shpirtin e vet, duke mësuar se në çastin që i’u afrua pemës së dijes, hëngri frutin e hidhtë, jo të ëmblin. Pastaj velloja bie plotësisht e ai zgjedh skllavërinë ndaj dëshirave, duke falur lirinë. Prandaj, kujdes ju që afroheni brigjeve të Okultizmit: dijeni se nuk ka shërim për dëshirën, qejfin e shpërblimit, mjerimin e dëshirimit, përveç ngulitjes së syve e veshëve drejt së padukshmes dhe heshtimës.

Filloni ta praktikoni e mijëra gjarëprinj do t’ju shporren rrugës. Jetoni përjetësinë.

Zhvillimet e ligjeve aktuale të Karmas nuk mund të studiohen nga dishepulli gjersa ai të mbërrijë në pikën kur është i paprekshëm prej tyre. Rishtari ka të drejtën të kërkojë sekretet e Natyrës e të mësojë rregullat e qeverisjes njerëzore; e arrin këtë të drejtë duke u shpëtuar kufijve natyrorë e rregullave të jetës njerëzore. Ai është bërë një pjesëz e padiskutueshme e njësisë hyjnore dhe nuk preket më prej së përkohshmes.

Pastaj fiton dije të ligjeve që sundojnë kushte të përkohshme. Prandaj, ju që kërkoni të kuptoni ligjet e Karmas, përpiquni njëherë të çlironi veten prej tyre, dhe kjo nuk arrihet vetëm duke përqendruar vëmendjen tuaj në atë që nuk preket prej këtyre ligjeve.

Karma Mabel-Collins
____________
Mabel Collins (9 Shtator 1851 – 31 Mars 1927) ishte teozofiste dhe autore e mëse 46 librave. Lindur në St Peter Port, Guernsey, shkroi novela okulte, për modën, e u aktivizua kundër eksperimenteve me kafshët. Thuhet se ajo u gjurmua romantikisht njëherësh nga rivalët Vittoria Cremers dhe D’Onston Stephenson. Cremers pretendoi se gjatë kësaj kohe ajo gjeti pesë kravata të gjakosura në një sënduk poshtë krevatit të Stephenson, që u korrenspondonin pesë vrasjeve të kryera në atë kohë në Whitechapel nga Jack the Ripper.

Mabel Collins – Dritë në shteg
Përktheu Arben Orhani
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Arsenic 14.07.13 22:06

Në botë, çdo problem është i manipuluar, i orkestruar qëllimisht, i nxitur, që zbatohet dhe që menaxhohet: kriza e ushqimit është e manipuluar, kriza financiare është e manipuluar, masmediat janë të manipuluara, argëtimet janë të manipuluara, zgjedhjet demokratike janë të manipuluara, statistikat janë të manipuluara, arsimi është i manipuluar, epidemitë janë të manipuluara, pushtimi i afërt i UFO-ve është i rremë, ngrohja globale është gënjeshtër, Lufta e III Botërore është e manipuluar, terrorizmi është i manipuluar, etj.

Sa truke na duhen për të kuptuar rreth asaj se si karma punon dhe sesi ne e perceptojmë këtë si detyrim të verbër të një vetë-iluzioni?
Arsenic
Arsenic

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 12:31

Çdo shkak ka një pasojë – çdo pasojë ka një shkak. Çdo veprim krijon një energji të caktuar, e cila kthehet me të njëjtin intensitet tek pikënisja / tek prodhuesi. Pasoja kthehet në cilësi dhe sasi të njëjtë. E njëjta prodhon të njëjtën: Aksion-Reaksion. Diku në kozmos gjendet një memorizues personal, ku memorizohen veprat. Një ditë kthehen të gjitha, në mos në këtë jetë, në tjetrën...

Motivi i Shkakut mund të qëndrojë në shumë shtresa. Çdo gjë bëhet në përputhje me ligjin. Çdonjëri është krijuesi, bartës dhe përcaktues i fatit të tij. Çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo veprim është një shkak, që ka edhe një pasojë. Nuk ka mëkat, nuk ka faj dhe nuk ka rastësi, por vetëm shkak dhe pasojë, që qëndrojnë shumë shekuj dhe shumë jetëra larg njëra tjetrës. "Fati" dhe "Rastësia" janë vetëm nocione, që tregojnë për mosnjohjen e ligjit.
„Karma " është fjalë sanskrite dhe do të thotë"rrotë" (rreth). Karma na detyron neve të lindemi e rilindemi. Për një arsye: Të çlirohem nga padrejtësitë që i kemi shkaktuar dhe t’ i përmirësojmë gabimet. Çdo reinkarnim, është një mundësi e re e mësimit, sepse çdo herë do të konfrontohemi me problemet e pa zgjidhura, me veprat e këqija. Kapërcimi i tyre, nuk është anashkalimi, por konfrontimi me to dhe zgjidhja. Shpesh ato zgjidhen me pranimin e tyre. Aq sa më shumë u ikin njerëzit zgjidhjeve të problemeve, aq më shumë rikrijojnë karmë, dmth. rilindje. Karma i nënshtrohet ligjeve të kauzalitetit. Kjo domethënë se veprat e mira, sjellin vepra të mira, të këqijat, sjellin të këqija. Njeriu lindet e rilindet deri sa të përkryhet, pastaj kalon në Nirvanë, gjendje të pagjendje, në mosekzistencë, sepse sipas Budës, çdo ekzistencë është vuajtje. Kjo është e vërteta e parë fisnike tek Budizmi dhe e vërteta e dytë është: shkaku i vuajtjes është dëshira e tepruar, lakmia..."

Kjo është lindja ime e fundit, këtu e tujte, nuk dot ketë mëlindje tjera për mua", thotë Buda.
përgaditi për lexuesit, nga gjermanishtja Lis Bukuroca
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Flavius 03.09.13 16:42

80% e dhimbjeve dhe semundjeve tona jane me origjine karmike.
Keto jane memorja e vuajtjeve (fizike apo psiqike) te jetuara ne jetet tona te kaluara qe mbesin te bllokuara ne nenvetedijen tone, duke krijuar frike, shqetesim, semundje dhe depresion te pashpjegueshem.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Zattoo 06.10.13 23:29

Si mund të arrish në forcën e karmës?

Karma Karma_purple3-320x184

Shpesh keni dëgjuar të flitet për karmën, por ndonjëherë nuk e keni ditur kuptimin e saj të vërtetë. Kështu që ne po jua sjellin nëpërmjet këtij artikulli…

Do të pyesni se çfarë vlere kanë dëshirat tuaja në këtë pafundësi rrjetash force që ju rrethojnë dhe se çfarë impulsesh mund të ndikojnë vullnetin tuaj në burgun e atij pushteti suprem që kontrollon ferret e kozmosit!

Sigurisht një forcë e madhe, misterioze, peshon mbi të gjitha të papriturat, mbi qeniet jetësore e jojetësore dhe njeriu, që duhet të përballojë këto efekte, quhet karma.

Por çfarë është në realitet kjo forcë, një forcë gjithmonë në veprim, prezente kudo me të gjitha ligjet e saj, të cilave askush nuk mund t’ju bëjë bisht? Kush e rregullon këtë lëvizje?

Karma përfaqëson atë që do të ndodhë në kohë, në hapësirën e ngjarjeve, të cikleve që shkojnë drejt infinitit, nga atomi, njeriu e tek universi. Pafundësia e zinxhirit të fateve, duke i bërë bisht të krijuarës me ligjet e saj të hekurta dhe harmonike, gërshetohet në rrjetën e arsyeve dhe efekteve karma të njeriut, të familjes, të kolektivit planetar dhe universal.

Çdo njeri gjatë ekzistencës krijon me veprimet e tij motive karmike, kështu ai kthehet si baza kryesore e fatit të ardhshëm që do të jetë rezultati, efekti dhe kompleksiteti i të gjitha veprimeve dhe i mendimeve të tij, sepse nuk ekzistojnë dënimet ose çmimet, por vetëm pasojat e veprimeve dhe kjo e vërtetë është rregulli që duhet të shpjegojë konceptin e karmës.

Karma 90-karma-1326497114-1-150x150

Në fakt Hyjnori (shpirti) kërkon herë pas here prova për t’i kaluar, eksperienca pastrimi që do e largojnë nga dëshirat, nga pasionet, nga të gjitha ato sulme që e lidhin me mishin (ndikimin njerëzor).

Në qoftë se mendjemadhësia, zilia, krenaria, vetëdashuria, egoizmi, zemërimi, cinizmi, kanë qenë motivet kryesore të qëndrimit të tij akoma në material, është e qartë që ai duhet t’i fitojë me një praktikë të thjeshtë tolerance, modestie, thjeshtësie, pastërtie, dashurie, largpamësie. Por hyjnori nuk mund t’i kalojë kaq thjesht këto, ai do të duhet t’i dëshirojë, kjo do të ishte një fitore e ndërgjegjshme në të gjitha fushat dhe mbi të gjitha do të jetë në kontroll të plotë të ndjenjave.

Ambicia, për shembull, nuk mund të quhet kurrë e kaluar nga një njeri, vetëm sepse ka lindur në kushte shumë të thjeshta, duke provuar një sens rebelimi ndaj kushteve të tij të mjerueshme, duke mos dëshiruar gjatë ekzistencës së tij të arrijë një nivel më të lartë të jetës, por kjo do të fitohej në kushtet e një çmimi ose të një gjykatësi, të një njeriu të zakonshëm ose të një studiuesi, të një artisti ose të një ushtari, të një të pasuri ose të një të varfëri, të një aktori ose të një prifti.

Domethënë, për të gjitha aspektet e personalitetit të njeriut, të cilat e mbajnë të lidhur me kërkesat e tyre materiale. Folëm për ambicien, por cilat janë degët e saj? Të pafundme! Po efektet e saj? Edhe ato të pafundme. Për të fituar kundër ambicies nuk mjafton një jetë, çfarë duhet të bëjë njeriu për të kaluar me një jetë të vetme të gjithë pjesën tjetër të veseve dhe mangësitë që janë në të? Lind domethënë nevojshmëria e rilindjes, e vetmja mënyrë që mund të na japë mundësinë t’i ngjitemi shkallës, që për Tokën, si për të gjithë universin, ka qenë e nevojshme kalimi i provave.

Të nxehtët e frikshëm dhe të ftohtët e tmerrshëm, shpërthimet vullkanike dhe tërmetet, shfaqjet e figurave monstruoze jetësore dhe kataklizmat, kanë ndikuar për t’i bërë më pak xhentile format dhe aspektet. Duhet të kërkohet arsyeja e këtyre transformimeve të vazhdueshme, që fillon nga jojetësorët deri në format e para jetësore. “E vërteta e kësaj dogme do të jetë si një tunel drite në ndërgjegjen tuaj dhe do të ndieni sigurisht në brendësinë tuaj të vërtetën e thellë të pavdekshmërisë së shpirtit.

Do të kuptoni që nuk keni lindur vetëm një herë dhe se vdekja përfaqëson një stad fizik të evolucionit, nga një numër i pafund vitesh drejt qëllimit kryesor, Hyjnor, i cili ju pret në fund të provave.” Karma domethënë është praktika e pastrimit dhe e rilindjes, e ndërlidhur me vendosmërinë e Unit Hyjnor, për aksionet e kryera në vitet e kaluara.

Për shkak të fenomenit të vdekjes, pas një periudhe përtej varrit, Uni Hyjnor kthehet përsëri në ciklin e ekzistencës. Ai, i ndërgjegjshëm si shpirt, ka pasqyrim të qartë të së kaluarës së tij, rishikon gabimet, veset e tij, dhe në bazë të të gjithë këtyre do që e ardhmja e tij të kalojë në të gjitha provat që ka akoma për të kaluar, duke kaluar të njëjtat vuajtje që u ka krijuar të tjerëve.

Ju vetë shënoni të ardhmen tuaj, përshkruani të ardhmen tuaj, përcaktoni sëmundjet tuaja, fatkeqësitë tuaja, vuajtjet tuaja, vdekjen, që më vonë kur të jeni në Tokë të bëjnë që në mënyrë të padrejtë të thoni: “O Zot, pse më dënon kështu? Kjo është karma, edhe pse ajo të imponon një fat human, një dritë shkëlqen në çdo gjë të hidhur, duhet vetëm të dini ta ndiqni.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Siroco 27.10.14 21:54

Karma, për ndjekësit e saj, është një ligj i pandryshueshëm, sipas së cilës fati aktual konsiderohet si rrjedhojë e veprimeve të kaluara të një personi ose të Karmës. Artikulli i mëposhtëm është një shqyrtim racional, logjik dhe sociologjik i teorisë së rimishërimit.

Doktrina e rimishërimit dhe karmës është baza e mësimeve brahmane në lidhje me organizimin dhe sistemimin e botës dhe jetës njerëzore. Për mirë apo për keq, supozohet se shpirti njerëzor do të rilindë në atë gjendje, që ishte në jetën e mëparshme.

Karma mund të përkufizohet si ligji i pasojës në lidhje me aktivitetet e njeriut gjatë jetës, që supozohet se është forca lëvizëse, që gjendet pas ciklit të rimishërimeve dhe rilindjeve. Ligji i Karmës supozon, se çdo individ duhet të kalojë nëpër një numër jetësh, përsëri në tokë ose gjetiu, para se ai ose ajo ta arrijë moksha-n ose çlirimin.

Sipas teorisë së Karmës, shpirti lind disa herë dhe vdes disa herë. Në secilin prej rimishërimeve njeriu ka një karmë të caktuar, që vjen nga e mira dhe e keqja, që njeriu ka kryer në jetën e mëparshme. Veprat e mira krijojnë një karmë të mirë dhe e lejojnë njeriun të rilindë në një kastë më të lartë se sa më parë, që vjen pas karmës së njeriut në rimishërimin e mëparshëm. Ç\'të mbjellësh do të korrësh, por problemi është se korrja, sipas besimit brahman, nuk vjen deri në rilindje. Ligji i Karmës supozohet se ruan pasojat morale të të gjitha veprimeve dhe paracakton jetët tona aktuale dhe të ardhshme. Doktrina e rimishërimit mëson, se çdo person i vazhdon jetët e tij ose të saj njëra pas tjetrës dhe do të vazhdojë kështu vazhdimisht, derisa të çlirohet nga detyrimi.

Doktrina deklaron, se çdo njeriu i jepet një trup i ri, ai jeton një jetë njerëzore për aq kohë sa jeton ai trup dhe kur ai trup vdes, rimishërohet në një trup tjetër. Doktrina e Karmës thotë, se kushtet fizike, sociale, ekonomike dhe politike sipas të cilave mishërohet një njeri dhe jeton jetën e caktuar, janë kushtet që janë bërë të përshtatshme sipas veprimeve të personit në jetën e mëparshme. Të dyja deklarimet së bashku çojnë tek një i tretë: të këqijat që i ndodhin një njeriu gjatë një jete të caktuar janë moralisht të duhura, duke qenë pasojat e duhura për atë që ai ose ajo kanë bërë më parë. Pjesërisht jeta aktuale caktohet nga pasojat e veprimeve të kaluara. Ne sipas kësaj doktrine të Karmës jemi rezultati i të kaluarës tonë të pafund. Çdo fëmijë që lind në këtë botë, lind për të jetuar veprat e tij të kaluara. Kjo do të thotë, që gjithçka që shohim është e ekuilibruar dhe e drejtë dhe problemet që hasim, do të shijohen si "teatër fetar". Ndoshta kjo shpjegon, pse disa njerëz kanë lindur të paprekshëm.

Nocioni i Karmës si një parim moral, që ofron pasojat e pashmangshme të gjendjes njerëzore, jep një mbështetje ideologjike për ekzistencën e varnave të ndryshme (ndarjet fillestare sociale). Ideja e shlyerjes ishte e lidhur me fatin shoqëror të individit dhe në këtë mënyrë me renditjen e kastës. Të gjitha meritat dhe gabimet (rituale ose etike) e individit regjistrohen në një libër llogarish: ekuilibri cakton në mënyrë të pakundërshtueshme fatin e shpirtit në rilindje dhe ky është një përpjesëtimi i saktë i tepricës së njërës apo tjetrës anë të librit.

Konkluzioni i besimit në këtë teori ndoshta paraqitet më së miri nga Shri Aurobindo:

Sidoqoftë të paktën nëntë të dhjetat e lirisë tonë të vullnetit janë një iluzion i dukshëm. Ky vullnet krijohet dhe përcaktohet, jo vetëm nga veprimi i tij i mëvetësishëm në një moment të caktuar, por nga e kaluara jonë, nga trashëgimia, kualifikimi, ajo gjë e ndërlikuar dhe e tmerrshme që quhet karma, që përfshin, të gjitha veprimet e kaluara që ka bërë natyra mbi ne dhe botën, që përqendrohet tek individi, duke përcaktuar çfarë është ai, duke përcaktuar cili do të jetë vullneti i tij në një çast të caktuar dhe duke përcaktuar madje dhe veprimet e tij në atë çast.1

Karma e shndërron botën në një kozmos rreptësisht racional dhe të përcaktuar sipas etikës, duke përfaqësuar drejtësinë më kontradiktore të perëndisë, që është krijuar ndonjëherë në histori. Ajo kërkon gjithashtu përmbushjen e saktë të detyrimit të kastës. Mungesa e universalizmit etik të shpie në përpjekjen e shpëtimit individual, të bazuar në orvatjet për të shpëtuar nga cikli i rilindjeve. Një individ i përkushtuar i klasës së ulët beson, se edhe ai mund ta fitojë botën; se ai pas rilindjeve mund të bëhet Kshatrija (anëtar i kastës hindu mbretërore ose luftëtare) ose një Brahman (kastë e lartë e priftërinjve). Sipas doktrinës, rendi dhe shkalla e kastës janë gjithashtu të përjetshme, ashtu si drejtimi i trupave kozmikë ose ndryshimi mes kafshëve dhe specieve njerëzore. Përmbysja e tyre do të ishte sakrilegj. Rilindja mund ta ulë njeriun poshtë në jetën e një "krimbi në zorrën e një qeni", por sipas sjelljes së tij mund ta ngrejë atë dhe ta vendosë në mitrën e një mbretëreshe ose të një vajze të Brahmanit. Sidoqoftë kushtet paraprake absolute janë përmbushja e saktë e detyrimeve të kastës (pozitës shoqërore) në një jetë të dhënë. Për më tepër, përderisa shkallët e ulëta shoqërore mund të fitonin nga vëzhgimet rituale të rrepta të diktateve të kastës së lartë, ata ishin më pak të joshur dhe kishin më pak guxim për të bërë risi apo revoltë. Është shumë e qartë, se për aq sa doktrina e karmës do të mbetet e palëkundur, idetë revolucionare do të jenë të pakonceptueshme.

Chandogja Upanishad thotë:

Perspektiva është, se ata që kanë sjellje të mirë, do të hyjnë në një mitër të mirë, ose në mitrën e një Brahmani, të një Kshatrije apo të një Vaishje (kasta e njerëzve të thjeshtë). Por ata që kanë sjellje të keqe, do të hyjnë në një mitër të neveritshme, në mitrën e një qeni, derri apo një të dëbuari (chandala) në pritje të zhvillimeve.2

Duke qenë ky referimi i parë i teorisë, në fund të periudhës Vedike (500 para Krishtit) sistemi brahman me ndarjen e tij hierarkike të shoqërisë, u mbështet ideologjikisht duke iu referuar teksteve të lashta dhe doktrinave të karmës dhe rilindjes.

Koncepti i karmës e ka zanafillën gjithashtu dhe në filozofinë e Gitas, që deklaron se njeriu e arrin përsosmërinë shpirtërore, duke adhuruar Zotin nëpërmjet kryerjes së detyrave ashtu si kërkohet nga shkrimet e shenjta (Bhagavat Gita 18:46). Si pasojë ndjekësit besojnë, se ka shpëtim, vetëm duke vepruar në përputhje me rregullat e sistemit të kastës, ashtu si interpretohet nga njerëzit e kastës së privilegjuar, të cilët e kishin autoritetin për t'i caktuar ato.

Komentet e bëra nga M.N.Roy për pasojat sociale të një besimi të tillë janë me vend të citohen këtu:

Sistemi i kastës vendos grupe të ndryshme njerëzish në pozita të ndryshme shoqërore. Nëse ky sistem është i paracaktuar, ata që i përkasin shkallës së ulët, duhet të qëndrojnë gjithmonë në pozicionet e tyre. Si rrjedhim pabarazia shoqërore përjetësohet sipas urdhrit të vullnetit hyjnor. Skllavi duhet të jetë skllav përgjithmonë! Klasa drejtuese gëzon pushtetin dhe privilegjet si dhurata të Zotit, të cilat vetëm mëkatari mund të guxojë t'ua marrë.3

"Doktrina e Karmës - thotë John Gunter, - ka pasoja të konsiderueshme politike. Është e qartë se ajo mishëron një formë ekstreme fatalizmi, që pengon ambicien4". Në të vërtetë teoria e Karmës i mban të shtypurit në varësi të vazhdueshme. Kjo teori nuk e vë re, se varfëria është në fakt faj i shoqërisë – një shoqëri ku lakmitari dhe dinaku shfrytëzojnë dhe ngrihen në majë. I varfri duhet të pranojë zinë e urisë dhe mjerimin, sepse ai nuk ka ushqim të mjaftueshëm dhe nuk ka energji të ngrihet dhe të bëjë revolucion. Ai duhet të pranojë atë që i jep jeta dhe kështu ai thotë: "Është Karma ime që unë të jem kështu". I pasuri vendos: "Është Karma ime. Duhet të kem bërë vepra të mira në një jetë të mëparshme dhe tani po korr shpërblimet e veprimeve të mia të kaluara". Si rrjedhim Karma i pranon gjërat ashtu si janë. Ajo nuk e pranon revoltën kundër tiranisë; ajo e parandalon njeriun nga krijimi i fatit të tij. Duke qenë fatalistë, të varfrit në Indi besojnë, se vuajtjet e tyre janë një dënim për mëkatet, që kanë bërë në jetën e mëparshme. Nënshtrimi pa kundërshtim është e vetmja e mirë. Indoktrinimi ishte aq i plotë, sa shumë rrallë kishte njerëz, të cilët e pranonin idenë e revoltës.

Pothuajse të gjithë Gurus dhe Pujaris brahmanë besonin në shenjtërinë e "paprekshmërisë", një degëzim i sistemit të kastës. Edhe në vitin 1969 Shri Shankaracharja i Jagannathpuri e ka justifikuar paprekshmërinë si një çështje të fesë, në sammelanin Vishëa Hindu që u mbajt në Kashi, Banaras.5

Si fillim ligji i Karmës kishte kuptimin: Ç'të mbjellësh do të korrësh. Faktikisht zinxhiri shkak - pasojë ka shumë pak lidhje me zinxhirin e rimishërimeve, që është krejtësisht imagjinar. Por teoria e zvetënuar e Karmës, madje dhe ndikimi i saj psikologjik, duket se aktualisht po e errëson në mënyrë të volitshme parimin e drejtësisë shoqërore. Disiplina u rrënjos pak nga pak në mendjet e hindusve nëpërmjet mësimeve elementare të ligjit të Karmës. Nëse gjërat nuk shkonin si duhet, njeriu po paguante për gjërat e gabuara që kishte bërë në jetën e kaluar. Nëse njeriu ecte në jetë, ai po korrte frytet e veprave të mira që kishte bërë më parë. Ligji i Karmës i jepte njeriut ndjesinë, se e djeshmja ishte e lidhur me të sotmen, ashtu si e sotmja me të nesërmen, në një cikël që nuk mbaron asnjëherë. Për ata që besojnë në rimishërim, rrugët e jetës janë penale dhe jo rregulluese, ku çdo shpirt njerëzor u jep jetë [tetëdhjetë e katër lakhs (një qindmijë)] 8 400 000 trupave radhazi – trupave të qenieve të tjera njerëzore, të kafshëve, zogjve, peshqve, bimëve e të tjera të ngjashme. Kjo përvojë e lodhshme dhe e pafund e ciklit të lindjeve e mbush mendjen e besimtarit me tmerr.

Doktrina e Karmës ka disa nënkuptime antishoqërore. Ajo nuk merr parasysh ndikimin e forcave shoqërore në lidhje me gjendjen e vështirë të një personi. Si pasojë, kjo pikëpamje shkakton një lloj indiference ndaj vuajtjeve të njerëzve të tjerë, për arsye se vuajtja e secilit interpretohet sipas veprimeve të jetës së kaluar. Kjo pikëpamje e bën individin të shkujdesur dhe të paaftë për gjendjen e tij dhe të padobishëm në lidhje me gjendjen e njerëzve të tjerë. Kur nuk ka ndonjë mënyrë të dukshme për ta përmirësuar jetën e tyre, njerëzit priren të bëhen fatalistë, të zbatojnë normat ekzistuese tradicionale dhe të humbasin vullnetin për të mësuar gjëra të reja, si rrjedhim duke e bërë të padobishëm në mos jashtë përdorimit, virtytin e madh njerëzor të krijimit.

Procesi i lindjes kërkon ndryshimin e gjinisë. Njeriu mund t'ia atribuojë ndryshimin aktual të tij nga një qenie tjetër njerëzore, disa shkaqeve të jetës së mëparshme, por ku ishin veprimet që shkaktuan ndryshimin e gjinisë tek çifti i parë nga ku kanë ardhur këta grumbuj njerëzish? Ndryshimi mes djalërisë dhe atësisë është një sekuencë tjetër, që mund të ketë ekzistuar që në fillimet e jetës. Si do t'i shpjegojmë këta ndryshime, kur nuk kishte jetë të mëparshme dhe si pasojë asnjë veprim të mëparshëm?

Sipas teorisë së Karmës, zakonet tona të këqija janë krijuar si fryt i disa veprimeve tona të kaluara. Kjo nuk mund të zhbëhet dhe të gjitha forcat tona për ta bërë këtë do të jenë të kota. Nëse unë kam kryer disa gjëra të gabuara në një jetë të mëparshme, si pasojë duhet të vuaj pasojat e tyre në jetën e tanishme dhe të gjitha përpjekjet e mia për të qenë i lirë prej tyre janë thjesht për ta demaskuar atë teori. Nëse A-ja plagoset nga B-ja, sipas konceptit të Karmës, kjo ndodh për të shlyer disa plagë të marra nga B-ja prej A-së në ekzistimin e mëparshëm. Si rrjedhim ofendimi bëhet një justifikim në sytë e keqbërësit! Njeriu nuk duhet të jetë falënderues ndaj një mirëbërësi, sepse njeriu merr nga ata, atë që njeriu u kishte dhënë atyre si bamirësi në jetën e mëparshme. Kur çdo veprim i njeriut – i ligësisë dhe korrupsionit, i bujarisë dhe dashurisë e kështu me radhë – detyrohet të konsiderohet në mënyrë të pashmangshme si vijues dhe i patjetërsueshëm, është e sigurt se ligjet e shoqërisë dhe zbatimi i tyre do të bëhen trillet e atyre që e përdorin këtë autoritet. Si rrjedhin teoria është shumë e pafavorshme për rritjen e moralit tonë.

Pozicioni i të paprekshmëve, Dalits dhe Bahujans, u bazua në një filozofi të sajuar dhe një teologji djallëzore. Doktrina e Karmës u formulua me shkathtësi, për të kanonizuar pabarazinë e njeriut nga lindja gjer në vdekje, madje dhe më vonë. Mendësia e të varfërve, të paditurve dhe të dëbuarve u fut në grackë pa asnjë rrugë shpëtimi. Koncepti i të drejtave të njeriut ishte joekzistent dhe në një rend të tillë socio-fetar praktikimi i tij nuk mund të shpresohej. E gjitha kjo u përsos me këto dërdëllisje filozofike, se duke e ngatërruar mendjen e njeriut të thjeshtë, ai nuk mund të dalë asnjëherë prej saj. Psikika njerëzore u bë viktimë e kontradiktave dhe epërsia e kastës u bë e shenjtë përtej fuqisë së shoqërisë civile dhe ligjeve të shtetit.

Shkurtimisht doktrina e Karmës u përdor qëllimisht si një instrument delikat por i fuqishëm, për të justifikuar dhe përjetësuar pabarazinë dhe shfrytëzimin. Ajo ka shkaktuar goditjen e vetme më të madhe të strukturës shoqërore indiane. Me një përpjekje të vetme njerëzve u është thënë, se sado të përpiqen për ta përmirësuar fatin e tyre, ata nuk mund të arrijnë asgjë, për shkak të mëkateve të grumbulluara të së kaluarës. Prandaj është më mirë t'i dorëzohesh fatit dhe të vuash duke bërë shlyerjen, sepse kjo është e vetmja zgjidhje! Nuk është habi, që skllevërit ta shijojnë skllavërinë e tyre, duke pasur këtë besim.

Një shqyrtim i kujdesshëm tregon, se nënkuptimet shoqërore të doktrinës së rilindjes së shpirtit janë një fenomen absurd. Sipas konceptit të Karmës, një qenie njerëzore mund të ketë qenë kafshë në jetën e mëparshme. Natyrisht një kafshë që ka qenë një qenie njerëzore, mund të ketë kryer vepra të këqija. Kjo krijon një rreth të lig. Përkrahësit e këtij besimi nuk mund të caktojnë ndonjë formë për krijesën e parë, sepse çdo brez nënkupton se ka pasur një brez paraardhës, kështu që brezi pasues mund të konsiderohet si pasoja e brezit të mëparshëm. Kjo është absurde.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Hagel 04.03.15 22:48


Per te njohur Karmen Personale ekziston nje metode e thjeshte dhe qe nuk kushton asgje = shikojeni Jeten tuaj te tanishme (prezente) !
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karma Empty Re: Karma

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi