Ndriçimi i gruas së Gurdjieff
Faqja 1 e 1
Ndriçimi i gruas së Gurdjieff
Ndriçimi i gruas së Gurdjieff
Osho i dashur, Gurdjieff u akuzua se mbajti gruan e vet gjallë ndërsa ajo ishte duke vdekur. Dishepujt e tij nuk dinin ç’të mendonin, nuk e kuptonin. Në ç’mënyrë po e ndihmonte ai gruan, që më parë nuk mundi ta bënte?
Osho: Revolucioni i 1917 në Rusi prishi gjithë planet e punës së Gurdjieff. Dishepujt e tij u shpërndanë si zogjtë e korbit. Edhe ai vetë duhej të ikte nga vendi sepse komunistët, që po vinin në pushtet, ishin materialistë: nuk besonin në rritje shpirtërore dhe e shikonin njeriun vetëm si perime. Gurdjieff mori me vete grupin më të ngushtë e më të zhvilluar shpirtërisht, ku bënte pjesë edhe gruaja. Qëndruan në Kostandinopojë duke pritur mundësi të tjera për të lëvizur. Aty i gjeti Bennett e i solli në Evropë.
Në fillim Gurdjieff donte të shkonte në Angli, por nuk ia doli: politikanët atje ishin mediokër, nuk pranon mendje të tilla pranë tyre, njerëz që dinë më shumë se ata vetë, sepse Gurdjieff ishte karizmatik e kishte shumë fuqi. Të gjithë ndryshonin pasi takonin atë njeri. Anglia nuk deshi, edhe vendet e tjera perëndimore e refuzuan. Rastisi që kryeministri francez i asaj kohe kishte lexuar disa nga librat e tij dhe i kishin bërë shumë përshtypje. E ftoi dhe i dha një vend pranë Parisit, ku u vendos komuniteti, i ndarë në dy pjesë. Njëra ishte pjesa e hershme e nxënësve nga Rusia, ndërsa seksioni tjetër ishte me ndjekës të rinj, sidomos nga Amerika. Bela e dyfishtë: të parët dinin vetëm rusisht dhe komunikimi ishte i pamundur, megjithëse të zhvilluar shpirtërisht, të paedukuar.
Dishepulli më i vjetër ishte vetë gruaja e Gurdjieff, gjë që shqetësonte sidomos grupin e perëndimorëve për interesin që kishte ai ndaj saj. Por nuk ishte ky problemi i vërtetë, ata nuk mund ta kuptonin. Ai kishte punuar me atë, që ishte edhe bashkëshortja, më shumë se me të gjithë të tjerët, por ajo po vdiste vetëm pak ditë para se të ndriçohej. Nëse do t’ia dilte mbanë ta mbante edhe vetëm disa ditë gjallë ajo do të bëhej kristal, ndryshe askush nuk e dinte pas sa ciklesh të tjera jetavdekjeje do të kishte mundësinë të përparonte si në atë jetë.
Por Gurdjieff ishte shumë i zoti: në sistemin e tij, transferimi i energjisë ishte një nga metodat thelbësore, madje mund të shkonte deri në skajshmëri: njeriu mund të mbahej gjallë sa kohë gjallonte ai që e ushqente me energji, madje, po t’i kalonte gjithë energjinë, i sëmuri mund të rronte shumë gjatë, por personi i shëndoshë vdiste. Gurdjieff nuk donte të sakifikonte asnjërin, prandaj përdori energji nga i gjithë grupi, pak nga të gjithë. Dhe kjo nuk ishte aspak problem për të gjithë.
Gruaja ishte në prag, mund t’ia dilte mbanë. Por grupi perëndimor nuk ia kishte idenë pse i shoqi e favorizonte. Ai nuk e bënte sepse ishte e shoqja, pasi të gjithë ishin njësoj për të, por, për një qenie pranë ndriçimit ia vlente të sakrifikoje edhe më shumë se aq, madje jetën.
Por, megjithëse dishepujt ishin të trashë e nuk e kuptuan, Gurdjieff ia doli – e shoqja vdiq e ndriçuar.
Kjo mund të ndodhë nëpër shkolla e komunitete. Nëse shohim ndonjërin që është rritur aq shumë sa nuk ka problem për të tjerët të kontribuojnë vetëm pak energji, duhet ndihmuar për t’u çliruar plotësisht nga vargonjtë e botës. Ndonjëherë, i vetëm nuk mundesh: nuk është metodë murgjish, por shkollash misteri. Dhe Gurdjieff i dinte të gjitha teknikat, eksperiencat, i mori nga shkollat Sufi. Nuk ishte murg, prandaj nuk njihej si besimtar.
Shkollat Sufi i mbanin tepër sekrete teknika të tilla, kurse ai ishte i pari në perëndim që i nxorri në dritë. Sufive nuk u erdhi mirë, ndërsa bota perëndimore u trondit, pasi mendimi i tyre për besimin ishte dhe është komplet ndryshe; “Ky nuk flet për besim, por për shkencë”. Dhe kishte të drejtë, ishte shkencë. Por për shkaqe persekutimi, shumë shkolla të misterit kanë punuar nën rrogoz e fshehurazi. Edhe kur i shoqi bën pjesë në ndonjë prej tyre bashkëshortja nuk e di, pasi feja zyrtare do ta përndiqte deri në vdekje. Prandaj më mirë të bëhen gjërat në fshehtësi. Gurdjieff kishte ndërmend t’ua bënte të ditura këto metoda shumë njerëzve, por dështoi, jo për faj të vet, por të vetë turmave. Ata janë shurdhë e qorra, nuk lëvizin dot në monopate kaq të reja, përkundër rrugës së rrahur nga të tjerët.
Për këtë punën e mbajtjes të së shoqes gjallë, mediokri i zakonshëm e mendon thjesht si vesin e varësisë ndaj gruas, sepse ai vetë është i ngjitur pas gruas, dhe një i tillë nuk mund të shpresojë kurrë të ndriçohet. Këto janë pikëvështrimet e mendjeve mediokre, dhe të gjithë mediokrit në botë kështu mendojnë.
Përktheu Arben Orhani

Jon- 1159
Similar topics
» Ndriçimi i Mendjes
» Enneagrami i Gurdjieff-it
» Thënie nga Georges Gurdjieff
» Miti i gruas Papë
» Legjenda e gruas së kthyer në gur
» Enneagrami i Gurdjieff-it
» Thënie nga Georges Gurdjieff
» Miti i gruas Papë
» Legjenda e gruas së kthyer në gur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi