Krijimi i qenieve hyjnore në shkrimet ezoterike
Faqja 1 e 1

…Në Vishnu Purana – që është padyshim më e hershmja e gjithë shkrimeve të atij emërtimi – gjejmë, si te të tjerat, Brahmën si zotin mashkull, për arsye të krijimit, “katër bashkësi të përbëra nga tre cilësi”. Thuhet: “Kështu, Maitreya, Jyotsna (lindja), Ratri (nata), Ahan (dita), dhe Sandhya (perëndimi) janë katër trupat e Brahmës”… Siç e shpjegon Parasara, kur Brahma do të krijojë botën nga fillimi dhe të ndërtojë pinjollët përmes vullnetit të vet, në kushtet katërshtresore (ose katër rendet e qenieve) të quajtura zota (Dhyan Chohans), Djajtë (p.sh. Devat më materialë), Paraardhës (Pitris) dhe njeriun, “ai përmblidhet mendërisht si Yoga (Yuyuje).”
Çuditërisht, ai nis krijimin me Djajtë, të cilët marrin kështu përparësi mbi ëngjëjt apo zotat. Kjo nuk është mospërputhje apo mungesë konseguence, por ka, si pjesa tjetër, një kuptim të thellë ezoterik, shumë të qartë për dikë të pandikuar nga teologjia paragjykuese kristiane.
Ai që mban ndër mend se principi i MAHAT, apo Intelekti, “Mendja Universale”, që filozofia ezoterike e shpjegon si “Gjithëdijeninë e manifestuar” – “produkti i parë” i Pradhana (materia fillestare) siç thotë Vishnu Purana, por aspekti i parë Kozmik i Parabrahm apo SAT-it ezoterik, Shpirtit Universal, siç mëson Okultizmi – është në rrënjë të Vetëdijes, do të kuptojë arsyen pse.
Të ashtuquajturit “Demonë” – të cilët janë (ezoterikisht) Principi aktiv i Vetëshpallur (intelektualisht) – janë polet pozitive të krijimit, si me thënë; pra, të parëkrijuarit. Kjo është shkurtimisht tregimi alegorik në Purana. “duke përqendruar mendjen në vetvete dhe cilësinë e errësirës që përshkon trupin e supozuar të Brahmas, Asura-t, emetuar prej kofshëve të tij, u prodhuan të parët; paskëtaj, duke braktisur trupin e tij, shndërrohet në NATË.”
Dy pika të rëndësishme përfshihen këtu: fillimisht në Rig-Veda, “Asurat shfaqen si qenie hyjnore shpirtërore; etimologjia e tyre rrjedh nga asu (frymë), “Fryma e Zotit”, dhe nënkuptojnë të njëjtën gjë si Shpirti Suprem apo Ahura Zoroastriane. Më vonë, për arsye teologjike e dogmatike, tregohen si rrjedhoja të shalëve të Brahmas dhe se emrat e tyre filluan të përftohen në mohuese, dhe sura, zot (hyjnitë diellore), apo jo-zot, e filluan të quheshin armiq të zotave.
Çdo teogoni antike, pa përjashtim, nga ajo Ariane e Egjiptiane deri te Hesiodi, vendos në rend Evolutiv Kozmogonik Natën para Ditës; edhe Gjeneza, ku “terri është mbi çehren e abisit” përpara “ditës së parë.” Arsyeja është se çdo Kozmogoni – përveç Doktrinës Sekrete – fillon me të ahtuquajturin “Krijimi Dytësor”: Universin e manifestuar, Gjeneza e të cilit duhet të hapë me një ndryshim të theksuar mes të përjetshmes Dritë të Krijimit Fillimor, misteri i të cilit ngelet gjithmonë “i Errët” për konceptin e fundmë kurioz e intelektin e profanit, dhe Evolucionit Dytësor të natyrës së dukshme të manifestuar.
Në Veda gjendet gjithë filozofia e asaj ndarjeje pa u shpjeguar kurrë saktësisht nga Orientalistët tanë, pasi kurrë nuk është kuptuar pre tyre.
Duke vazhduar të krijojë, Brahma merr formë tjetër, atë të Ditës, e krijon prej frymës së vet zotat, që pajisen me cilësi mirësie (pasivitet). Në trupin tjetër të tij, cilësia e pasivitetit të madh triumfon, që është po ashtu (negative) mirësi, dhe nga kjo anë rrjedhin Pitris, paraardhësit e njeriut, sepse, siç shpjegon teksti, “Brahma e mendon veten (gjatë procesit) si baba i botës.” Kjo është Kriya-sakti (fuqia misterioze e Yoga). Kur ky trup i Brahmas bie shndërrohet në lindje, rrezet e mëngjezit, lindja e Njerëzimit. Këtu Brahma qëndron ezoterikisht si Pitris, është bashkarisht Pitar “baba”.
Kuptimi i vërtetë ezoterik i kësaj alegorie është si më poshtë. Brahma simbolizon vetë bashkësinë krijuese te Botës dhe Njeriut – universin me gjithë prodhimet e panumërta të gjërave të lëvizshme e (në dukje) të palëvizshme. Është bashkarisht Prajapatis, Zoti i Qenies; ndërsa katër trupat përfaqësojnë katër klasat e fuqive krijuese të Dhyan Chohans. Gjithë filozofia e të ashtuquajturit “Krijim” të së mirës e së keqes në këtë botë e në gjithë ciklin Manvatarik që rezulton prej kësaj, varet në kuptimin korrekt të këtyre Katër Trupave të Brahmas.
Lexuesi mund të kapë kuptimin e vërtetë, atë ezoterik në çka më poshtë, megjithëse edhe një pikë tjetër e rëndësishme duhet shpjeguar. Teologjia e Krishterë, duke marrë të mirëqenë Satanin me Ëngjëjt e Rënë si të krijuarit e parë, si më të zgjuarin e më të bukurin e Arkëngjëjve, e tha fjalën kyçe.
Prandaj gjithë shkrimet pagane u vunë nën dritën e këtij kuptimi, u quajtën të gjitha djallëzore, duke pretenduar se e vërteta e fakti i përkasin e fillojnë vetëm me Krishtërimin. Edhe Orientalistët e Mitologjistët, ca prej tyre jokristianë por “të pafe”, apo njerëz të shkencës, vështruan padashje nga vetja dhe, me forcën e dukshme të asosiacionit të ideve me zakonet, hynë në brazdën teologjike.
Me konsiderata të pastra Brahmanike, bazuar në lakmi për fuqi e ambicie, lejuan turmat të ngeleshin në padije të të vërtetave të mëdha; dhe të njëjtat shkaqe çuan rishtarët mes Kristianëve të hershëm të heshtnin, ndërsa ata që nuk kishin ditur kurrë të vërtetën për rendin e shtrembëruar të gjërave gjykuan hierarkinë e “Ëngjëjve” sipas formës ekzoterike.
Kështu, Asurat u bënë zotat rebelë inferiorë që luftonin ata më të lartët në besime popullore, dhe arkëngjëlli më i lartë, në fakt Agathodaemon, Logosi më i vjetër dashamirës, u bë me teologjinë “Kundërshtari” ose Satanai. Por, a garantohet kjo nga interpretimi korrekt i ndonjë Shkrimi të vjetër? Përgjigja është, sigurisht jo.
Si Shkrimet Mazdeane të Zend-Avesta, Vendidad e të tjera ndreqin e shfaqin të mëvonshmin mashtrues dinak të zotave në Panteonin Hindu, e rivendosin përmes AHURA Asura-t në vendin legjitim në teogoni, dhe zbulimet e fundit të pllakave Kaldeane përligjin emrin e mirë të të Prejardhurve të parë hyjnorë. Kjo provohet shumë lehtë.
Ëngjëllologjia e Krishterë rrjedh direkt e vetëm prej asaj të Farisejve, të cilët sollën dogmat e tyre nga Babilonia. Sadukët, rojtarët e vërtetë të Ligjeve të Moisiut, nuk dinin, apo të refuzonin, ndonjë ëngjëll, madje kundërshtuan edhe pavdekësinë e Shpirtit njerëzor (atij joobjektiv). Në Bibël, të vetmit “Ëngjëj” për të cilët flitet janë “Bij të Zotit”, të përmendur në Gjenezë (konsideruar tani si Nefilim, Ëngjëjt e Rënë), dhe disa ëngjëj në forma njerëzore, “Lajmëtarët” e Zotit Hebre, pozicioni i të cilëve kërkon një analizë tjetër.
Shohim qartë në një fragment të pashkëputur, se “ëngjëjt rebelë” u krijuan në pjesën e poshtme të qiellit, se ata i përkisnin e i përkasin një plani material evolucioni, e, meqënëse nuk është plani i shqisave tona, ngelet përgjithësisht i padukshëm e konsiderohet subjektiv. A mund të ishin gabim Gnostikët, që pohuan se bota jonë e dukshme, sidomos Toka, u krijua nga ëngjëj të poshtëm, Elohimët inferiorë, njëri prej të cilëve ishte edhe Zoti i Izraelit?
Këta Gnostikë ishin më pranë të dhënave të Doktrinës Sekrete Arkaike në kohë, prandaj duhen marrë si më të vërtetë se ca të Krishterë të painiciuar, të cilët morën përsipër, qindra vjet më vonë, të rimodelonin e korrigjonin çka ishte thënë deri atëherë. Le të shohim çfarë thotë vetë pllaka:
Ishin shtatë prej tyre (zotat e këqinj)…(pastaj vjen përshkrimi i tyre, i katërti si “gjarpër,” simboli pallik i Racës së Katërt në Evolucioni njerëzor). I shtati prej tyre, lajmëtari i Zotit Anu, mbreti i tyre.
Anu i përket trinitisë Kaldeane e është identik me Sin, “Hëna”, në një aspekt. Dhe Hëna në Kabalan Hebreje është Argha (Arka) e farës së gjithë jetës materiale, që lidhet edhe më shumë, kabalikisht, me Jehovanë, i cili është dyseksor si Anu. Ata përfaqësohen e shfaqen së bashku në Ezotericizëm nga një aspekt i dyfishtë: mashkull ose shpirtëror, femëror ose material, apo Shpirt e Materie, dy principet e kundërta. Prandaj “Lajmëtarët e Anu” (Sin, Hëna) shfaqen në vargjet 28-41, si përfundimisht të mposhtur nga i njëjti Sin me ndihmën e Bel (Diellit) e Ishtar (Venus). Kjo shihet si kontradiktë nga Asirologët, por është thjesht vetëm metafizikë në mësimet ezoterike.
Ka më shumë se një interpretim, madje shtatë çelësa drejt miserit të Rënies. Për më tepër, ka dy “Rënie” në Teologji: rebelimi i Arkëngjëjve e “Rënia” e tyre, dhe “Rënia” e Adamit e Evës. Prandaj si Hierarkitë e larta e të poshtme ngarkohen me krim të supozuar. Fjala “i supozuar” është e term i gjetur e i vërtetë, pasi në të dyja rastet bazohet në keqkuptim.
Të dyja konsiderohen në Okultizëm si pasoja Karmike e i përkasin ligjit të Evolucionit: intelektual e shpirtëror në njërën anë, fizik e mendor në tjetrën. “Rënia” është alegori universale. Vendos në njërën shkallë të Evolucionit “rebelimin” (ndarjen e intelektit apo ndërgjegjjes në plane të ndryshme, duke kërkuar bashkim me materien), ndërsa në anën tjetër më të ulët vendos rebelimin e materies kundër Shpirtit, apo të veprimit kundër plogështisë shpirtërore.
Dhe këtu qëndron fillesa e një gabimi me efekte kaq katrastofike në mendësinë e shoqërive moderne për më shumë se 1800 vjet. Në alegorinë origjinale është materia (ëngjëjt më materialë) që shihen si pushtues të Shpirtit, apo Arkëngjëj që “ranë” në këtë realitet. “Ata të shpatës flakëritëse (pasioneve kafshërore) hodhën fluturimthi Shpirtin e Errësirës.” Ky i fundit luftoi për supermaci të ndërgjegjes e të spiritualitetit hyjnor në Tokë e dështoi, duk e i’u dorëzuar fuqisë së materies.
Ndërsa në dogmën teologjike shohim të kundërtën: është Mikaili “si vetë Zoti” (përfaqësuesi i Jehovasë), i cili kryeson morinë qiellore – siç është Luçiferi, trillim i Milton, për morinë skëterrore. Është e vërtetë se natyra e Mikalilit varet nga Krijuesi e Mjeshtri i vet. Kush është ky i fundit, mund të gjendet duke studiuar kujdesshëm alegorinë e “Luftës në Qiell” me çelësin astronomik.
Siç tregohet nga Bentley, “Lufta e Titanëve kundër zotave” te Hesiodi, gjithashtu edhe lufta e Asurave (ose Tarakamaya) kundër devave në legjendat Puranike, janë krejt identike përveç emrave. Aspekti yjor shfaq (Bentley merr vitin 945 p.e.s si datën më të afërt të kësaj ndërthurjeje) se “gjithë planetët, përveç Saturnit, ishin në të njëjtën anë të qiellit si Dielli e Hëna,” pra kundërsharë të tij. E megjithatë është Saturni, apo Hëna-zot Hebre, që shfaqet sundues, nga Hesiodi e Moisiu bashkë (asnjërin prej tyre nuk e kuptuan drejt). Prandaj kuptimi i vërtetë u shtrembërua…
Marrë nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky
Përktheu Arben Orhani
mnvr.org

Jon- 1159
Similar topics
» Gnoza Ezoterike dhe Letërsia
» Shkrimet e shenjta - HIEROGLIFET
» Mrekullitë hyjnore
» Universi i Komedisë Hyjnore
» Histori Shqiptare
» Shkrimet e shenjta - HIEROGLIFET
» Mrekullitë hyjnore
» Universi i Komedisë Hyjnore
» Histori Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi