Emocionet dhe gjuha e trupit
Faqja 1 e 1
Emocionet dhe gjuha e trupit
Emocionet dhe gjuha e trupit
Na pëlqen të mendojmë se mund t'i lexojmë njerëzit sikur të ishin libra, duke ju mbështetur kryesisht shprehjeve të fytyrës, të cilat paraqesin shpeshherë në mënyrë të pavullnetshme, ndjenjat e brendshme. Vetullat ngrihen lart kur personi vendoset në gjendje alarmi apo sytë rrudhosen anash gjatë një buzëqeshjeje të madhe.
Të gjithë i kuptojmë këto shenja të vogla kuptimplota, por kur bëhet fjalë për emocione shumë më të fuqishme arrijmë të lexojmë shumë më pak nga ç'mendojmë nëpërmjet fytyrës së një personi.
Në fakt, edhe pse besojmë se është fytyra ajo që e tregon historinë e brendshme të të tjerëve, në të vërtetë këtë histori e lexojmë nga diku tjetër: gjuha e trupit dhe shenjat sociale.
Ky është një këndvështrim tërësisht i ri, një zbulim i cili shkon kundër intuitës dhe që ka dalë si rezultat i studimit të publikuar këtë vitin në revistën "Science".
Shkencëtarët dhe studiuesit e Universitetit Princeton, Universitetit të New York-ut dhe atij Hebre në Jeruzalem i paraqitën pjesëmarrësve vullnetarë në këtë studim, disa fotografi ku shfaqeshin njerëz të ndryshëm, të cilët ishin duke përjetuar emocione ekstreme, si pozitive ashtu edhe negative.
Tek fotografitë e paraqitura si pjesë e studimit, shfaqeshin edhe lojtarë profesionalë tenisi, të cilët sapo kishin fituar apo humbur pikë në një lojë madhore, si dhe njerëz që shponin trupin apo përjetonin kënaqësi ekstreme.
Në disa prej imazheve, shkencëtarët i tregonin pjesëmarrësve vetëm fytyra, në të tjera vetëm trupa dhe në disa raste imazhin e plotë të fytyrës dhe trupit. Mund të mendoni se duket qartë nga fytyra e një personi nëse është duke vuajtur sepse po shpon një pjesë të trupit apo është tejmase i kënaqur sepse sapo ka fituar kupën e Wimbledonit. Mesa duket nuk ndodh kështu.
"Zbulimi më mbresëlënës është që pjesëmarrësit nuk kishin asnjë ide nëse emocioni që paraqitej në foto ishte pozitiv apo negativ në momentin kur gjykonin mbi fytyra të ndryshme", thotë shkencëtari kryesor i studimit Hillel Aviezer i Universitetit Hebre, pasi ishte publikuar në revistë. "Në të kundërt, kur ata shihnin trupa pa fytyrë, apo trupa bashkë me fytyrat, arrinin me lehtësi të diferenconin emocionet pozitive nga ato negative".
Zbulimi është veçanërisht mbresëlënës për shkak se gjatë intervistave paraprake, edhe vetë pjesëmarrësit në studim ishin të bindur se arrinin t'i identifikonin emocionet e njerëzve nëpërmjet fytyrës së tyre...

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Gjuha e trupit njerezor
» Gjuha shqipe mendohet te jete gjuha e trete me e vjeter
» Gjuha e Zemres
» Gjuhë & letra shqipe
» Gjuha sekrete e Mitit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi