Paradoksi Hyjnor
Faqja 1 e 1
Paradoksi Hyjnor
Paradoksi Hyjnor
“Gjysmë të mençurit, duke e njohur mosvërtetësinë relative të Universit, imagjinojnë se mund të mposhtin Ligjet e tij; këta të marrë nuk janë veç mendjemëdhenj e fodullë të cilët thyhen pas shkëmbinjve e copëtohen prej elementëve, pikërisht për shkak të marrëzisë së tyre. I mençuri i vërtetë, përmes njohjes së natyrës së Universit, përdor Ligjin kundër ligjit; të lartin kundër të ulëtit; përmes Artit të Alkimisë ai shndërron atë çka është e padëshirueshme në diçka me vlerë, duke dalë kështu ngadhënjimtar. Mjeshtëria nuk qëndron në ëndërrime anormale, vegime apo ide imagjinare, por në përdorimin e forcave të larta kundër atyre të ulëta, qëndron në largimin prej vuajtjeve të rrafsheve të ulëta duke u lëkundur në ato të lartat. Transmutacioni, e jo mohimi arrogant, është arma e vërtetë e Mjeshtrit.” – Kybalioni
Ky është Paradoksi i Universit që buron nga Parimi i Polaritetit i cili shfaqet kur GJITHËSIA nis të krijojë. Vërini veshin sepse ai bën dallimin midis diturisë gjysmake e diturisë së plotë. Ndërkohë që për GJITHËSINË E PAFUNDME, Universi, Ligjet e tij, Forcat e tij, Jeta dhe Fenomenet e tij janë gjëra të cilat shihen në një gjendje Meditimi apo në Ëndërr, për gjithçka tjetër të Fundme, Universi është Real dhe duhet trajtuar si i tillë; në përputhje me këtë duhet të bazohet mënyra e të jetuarit, mënyra e të menduarit e të vepruarit, pavarësisht nga zotërimi i të Vërtetës së Lartë.
Gjithsekush në përputhje me Rrafshin dhe Ligjet e tij. Nëse me të vërtetë GJITHËSIA do ta imagjinonte Universin si Realitet, atëherë mjerë Universi sepse nuk do të kishte shpëtim dhe largim nga rrafshet e ulëta për në ato të larta; Universi do të ishte i palëvizshëm dhe nuk do të qe më i mundur përparimi.
E nëse Njeriu për shkak të diturisë gjysmake, vepron, jeton dhe mendon duke e konsideruar Universin thjeshtë një ëndërr (të ngjashme me ëndrrat e tij të fundme) atëherë vërtetë ashtu bëhet Universi për të; si një somnambul ai pengohet vazhdimisht duke ardhur përqark në rrathë, pa shkuar askund, e ne fund detyrohet të zgjohet nga rrëzimi i nxirë dhe i gjakosur, pikërisht mbi Ligjet e Natyrës të cilat ka shpërfillur.
Mbajeni mendjen gjithmonë tek Ylli por shikimin mbi hapat që hidhni, përndryshe mund të rrëzoheni në baltë teksa i mbani sytë nga qielli. Mos harroni Paradoksin Hyjnor sipas së cilit megjithëse Universi NUK EKZISTON, prapëseprapë AI EKZISTON. Mbani mend përherë Dy Polet e së Vërtetës, Absolutin dhe Relativin. Ruhuni nga gjysmë të Vërtetat.
Ai që Hermetistët njohin me emrin “Ligji i Paradoksit”, në të vërtetë është thjeshtë një aspekt i Parimit të Polaritetit. Shkrimet Hermetike janë të mbushura me adresime ndaj daljes në pah të këtij Paradoksi gjatë trajtimit të problemeve të Jetës dhe Ekzistencës. Mësuesit i paralajmërojnë në mënyrë të vazhdueshme nxënësit e tyre për gabimin që bëhet duke lënë jashtë “pjesën tjetër” të çdo pyetjeje.
Paralajmërimet e tyre janë të drejtuara veçanërisht në çështjet mbi Absoluten e Relativen të cilat pështjellojnë të gjithë studentët e filozofisë, e që bëjnë shumë njerëz të mendojnë e veprojnë në kundërshtim me çka njihet gjerësisht si “botëkuptimi i përgjithshëm”. Ne i porositim të gjithë nxënësit të sigurohen mirë që të kenë kuptuar në mënyrë të drejtë Paradoksin Hyjnor të Absolutes dhe Relatives, përndryshe do të ngecen në baltakun e Gjysmë të Vërtetës. Veçanërisht me këtë synim është shkruar edhe ky kapitull. Lexojeni me vëmendje!
Mendimi i parë që i vjen ndërmend njeriut kur njëmendëson të vërtetën se Universi nuk është veçse një Krijim Mendor i GJITHËSISË, është që Universi dhe gjithçka ai përmban është thjeshtë një iluzion, diçka jo reale, ide kjo ndaj së cilës instinktet e tij revoltohen. Por kjo, ashtu si të gjitha të vërtetat e tjera të mëdha duhet të merret në konsideratë si nga pikëpamja Absolute, ashtu edhe nga pikëpamja Relative.
Nga pikëpamja Absolute, natyrisht Universi ka natyrën e një iluzioni, ëndrre apo fantazmagorie nëse krahasohet me GJITHËSINË në vetvete. Këtë e pranojmë edhe në pikëpamjet tona të përditshme ndërsa i adresohemi botës si një “shfaqje teatrale kalimtare” që shkon e vjen, lind e vdes; realisht, faktori i paqëndrueshmërisë e ndryshimit, fundësisë e mosvërtetësisë, lidhet gjithmonë me idenë e një Universi të krijuar, ndërkohë që kontraston me idenë mbi GJITHËSINË, pavarësisht nga ajo që ne besojmë për natyrën e secilës.
Filozofë, metafizikë, shkencëtarë e teologë janë të gjithë në ujdi mbi këtë pikë, e kjo ide gjendet në të gjitha format e mendimit filozofik dhe koncepteve fetare, si edhe në teoritë përkatëse të shkollave të metafizikës e teologjisë.
Kështu pra, megjithëse prezantimi i çështjes mund të duket befasues, Doktrina Hermetike nuk predikon mosvërtetësinë e Universit më shumë se zërat me të cilët jeni familjarizuar tashmë. Gjithçka që ka një fillim e një fund, në një farë mënyre duhet të jetë joreale dhe e pavërtetë, e Universi i nënshtrohet këtij rregulli në të gjitha shkollat e mendimit.
Nga pikëpamja Absolute, nuk ka asgjë Reale përveç GJITHËSISË, pavarësisht nga emri që i japim në mendime apo diskutime të ndryshme këtij subjekti. Qoftë i krijuar nga Materia, qoftë Krijim Mendor i GJITHËSISË, Universi mbetet jo substancial, i paqëndrueshëm, diçka e përbërë nga koha, hapësira dhe ndryshimi. Ju kërkojmë ta shqyrtoni këtë fakt në thellësi përpara se të jepni gjykim mbi konceptin Hermetik të natyrës Mendore të Universit. Bluani në mendje të gjitha konceptet e tjera dhe gjykoni nëse nuk është ky i vërteti.
Pikëpamja Absolute nuk tregon veçse njërën anë të medaljes; mbetet ana tjetër, ajo Relative. E Vërteta Absolute është përkufizuar si “Gjërat ashtu siç i njeh mendja e Perëndisë”, ndërkohë që e Vërteta Relative është përkufizuar si “Gjërat ashtu siç i kupton logjika më e lartë Njerëzore”.
Kështu pra, ndërkohë që për GJITHËSINË Universi është joreal, iluzion, thjeshtë një ëndërr apo pasojë meditimi, prapëseprapë për mendjet e fundme që përbëjnë një pjesë të Universit e të cilat e perceptojnë atë nëpërmjet aftësive të vdekshme, Universi është pa dyshim mjaft real dhe si i tillë duhet trajtuar. Me pranimin e pikëpamjes Absolute nuk duhet të bëjmë gabimin e të mos marrit parasysh apo të të mohuarit të fakteve e fenomeneve të Universit, në formën në të cilën u prezantohen shqisave tona të vdekshme; mos harroni, ne nuk jemi GJITHËSIA.
Si ilustrim, mund të sjellim shembullin se të gjithë ne, pranojmë faktin që Materia “ekziston” për shqisat tona; do të ishte gabim i rëndë të mos e pranonim. Megjithatë, edhe mendjet tona të fundme arrijnë të kuptojnë shpjegimin shkencor sipas së cilit, nga pikëpamja shkencore nuk ekziston diçka si Materia; se ajo çka quajmë Materie është thjesht një grupim atomesh, të cilët në vetvete janë thjesht grupime njësish force të quajtura elektrone ose “jone”, që lëkunden në lëvizje rrethore konstante.
Nëse qëllojmë një gur me këmbë ndjejmë goditjen; duket mëse i vërtetë pavarësisht se ne e dimë që është thjesht çka sqaruam pak më lart. Por mos harroni se këmba jonë e cila ndjen goditjen falë trurit, është gjithashtu Materie, e përbërë nga të njëjtat grimca atomike, e po kështu edhe truri ynë. E po të mos ishte për arsyen që zotëron Mendja jonë, as nuk do të dinim ç’është këmba apo guri.
Po kështu, mjaft real duket edhe ideali i artistit apo skulptorit, të cilin ai përpiqet ta riprodhojë në kanavacë apo gur. Po njësoj edhe personazhet në mendjen e shkrimtarit apo dramaturgut, te cilët ai kërkon t’i shprehë. E nëse këto duken kaq të vërteta për mendjet tona të fundme, cila është vallë shkalla e Realitetit e Imazheve Mendore të krijuara në Mendjen e të Pafundmes?
Oh miq, për të vdekshmit ky Univers Mendor është mjaft real pa asnjë pikë dyshimi; është I vetmi që mund të njohim ndonjëherë, sido që ngrihemi nga rrafshi në rrafsh, gjithmonë e më lart brenda tij. Për ta njohur Universin ndryshe nga përvoja jonë, do të na duhej të ishim vetë GJITHËSIA. Është e vërtetë se sa më lart ngjitemi në shkallë, aq më pranë “mendjes Atërore” qasemi, e aq më e qartë bëhet natyra prej iluzioni e gjërave të fundme, por ky vegim nuk do të tretet plotësisht deri në momentin që GJITHËSIA më në fund të na tërheqë përsëri brenda vetvetes.
Kështu pra, nuk duhet t’i dorëzohemi paraqitjes së gënjeshtërt. Përkundrazi, le të njohim natyrën e vërtetë të Universit, të mundohemi të kuptojmë ligjet e tij mendore, të përpiqemi t’i përdorim në të mirën e përparimit tonë gjatë jetës, teksa udhëtojmë nga një rrafsh ekzistencial në një tjetër. Ligjet e Universit janë “Ligje të Hekurta” për shkak të natyrës së tyre mendore. Atyre u nënshtrohet gjithçka përveç GJITHËSISË. Çka gjendet NË MENDJEN E PAFUNDME TË GJITHËSISË është REALE, e tejkalohet vetëm nga Realiteti që gjendet në thelb të natyrës së GJITHËSISË.
Pra mos u ndjeni të pasigurt e të frikësuar; të gjithë ne RUHEMI NË MËNYRË TË PATUNDUR NË MENDJEN E PAFUNDME TË GJITHËSISË; nuk ka asgjë që mund të na dëmtojë apo nga e cila duhet të kemi frikë. Nuk ka asnjë Forcë tjetër jashtë GJITHËSISË që mund të na prekë. Mund të pushojmë të qetë e të sigurt. Në çastin kur ky nocion përqafohet plotësisht, zbulohet një botë e tërë ngushëllimi e sigurie. E atëherë “të qetë e paqësorë do të flemë, të përkundur në Djepin e Thellësisë”, teksa prehemi të sigurt në gjirin e Oqeanit të Mendjes së Pafundme, i cili është vetë GJITHËSIA. Vendi ku “ne jetojmë, veprojmë dhe ekzistojmë” gjendet brenda GJITHËSISË.
Materia mbetet Materie për ne ndërkohë që rrojmë në rrafshin Material, megjithëse e dimë se ajo nuk është veçse një grupim “elek- tronesh” ose grimcash Force, të cilat lëkunden me shpejtësi e rrotullohen përqark njëra-tjetrës duke formuar atome; atomet në radhë të tyre lëkunden e rrotullohen duke formuar molekula, e këto të fundit formojnë Materie në masë më të madhe.
Materia mbetet Materie edhe kur e shtyjmë më tej hulumtimin tonë, duke mësuar nga Doktrina Hermetike se “Forca”, njësi të së cilës janë grimcat atomike, nuk është veçse një manifestim i Mendjes së GJITHËSISË, e si gjithçka tjetër në Univers, është tërësisht Mendore në natyrën e saj.
Për sa kohë që jetojmë në Rrafshin Material, na duhet të pranojmë fenomenin e tij; mund ta kontrollojmë Materien (ashtu siç bëjnë të gjithë Mjeshtrit e gradëve të ndryshme), por këtë e kryejmë duke zbatuar forca mbizotëruese. Kryejmë marrëzi nëse orvatemi të mohojmë ekzistencën e Materies në pikëpamjen relative. Mund të mohojmë dominimin e saj mbi ne, dhe me të drejtë kjo, por nuk duhet të shpërfillim aspektin e saj relativ, të paktën jo për aq kohë sa rrojmë në rrafshin e saj.
Ligjet e Natyrës nuk bëhen as më pak efikase apo konstante kur njëmendësojmë se edhe ato janë thjeshtë krijime mendore. Ato mbeten gjithmonë në fuqi në rrafshet shumëllojshme. Mund të mposhtim ligjet e ulëta duke zbatuar ligje mbizotëruese, po kjo është gjithçka mundemi të bëjmë. Nuk mund t’i shmangemi Ligjit apo të ngrihemi krejtësisht mbi të. Asgjë tjetër përpos GJITHËSISË, nuk mund t’I shpëtojë Ligjit, e kjo për arsye se GJITHËSIA është në vetvete LIGJI në të cilin i kanë rrënjët të gjitha ligjet.
Mjeshtrit më të përparuar mund të fitojnë fuqi të cilat njerëzit kanë imagjinuar se vetëm perënditë mund t’i zotërojnë, por prapëseprapë në hierarkinë e madhe të jetës ka shkallë të pafundme të ekzistencës, qeniet dhe fuqitë e të cilave i tejkalojnë në masë të papërfytyrueshme nga të vdekshmit, edhe Mjeshtrit më të lartë njerëzorë; gjithsesi, si Mjeshtrit e përparuar ashtu edhe Qeniet e larta, janë të detyruara t’i nënshtrohen Ligjit e të jenë Kurrgjë në sytë e GJITHËSISË. Kështu, kur edhe vetë këto Qenie të larta, fuqitë e të cilave kapërcejnë ato fuqi të cilat njerëzit mendojnë se vetëm perënditë i kanë, i nënshtrohen detyrimisht Ligjit, atëherë imagjinoni mendjemadhësinë e shfaqur nga raca e klasa jonë, nga njeriu i vdekshëm, kur guxon të konsiderojë Ligjet e Natyrës si të “pavërteta”, imagjinare dhe iluzione, vetëm e vetëm se arrin të konceptojë që Ligjet në natyrën e tyre janë Mendore dhe Krijim Mendor i GJITHËSISË. Nuk ka shmangie apo vënie në diskutim të Ligjeve sunduese të GJITHËSISË.
Për sa kohë do të jetë Universi, do të qëndrojnë edhe ato, sepse Universi ekziston pikërisht falë këtyre Ligjeve, të cilat përbëjnë edhe skeletin që e mban në këmbë.
Parimi Hermetik i Mentalizmit, ndërsa sqaron natyrën e vërtetë të Universit kohor bazuar mbi parimin sipas të cilit gjithçka është Men-ore, nuk ndryshon konceptet shkencore mbi Universin, Jetën apo Evolucionin. Në fakt shkenca thjeshtë konfirmon Doktrinën Hermetike. Këto të fundit na mësojnë se natyra e Universit është “Mendore”, ndërkohë që shkenca bashkëkohore na ka mësuar se është “Materiale”; apo rishtazi në analizë përfundimtare, “Energji”.
Doktrina Hermetike nuk gabon kur pranon parimin themelor të Herbert Spencerit si postulat mbi ekzistencën e një “Energjie të Pafundme e të Përjetshme, prej të cilës buron gjithçka”. Në të vërtetë, Hermetikët gjejnë në filozofinë e Spencerit përshkrimin e “jashtëm” më të mire që është bërë dhe shpallur mbi funksionimin e Ligjeve Natyrore, si edhe besojnë se Spenceri ka qenë rimishërimi i një filozofi të lashtë që rronte në Egjipt mijëra vjet më parë, i cili më pas u mishërua si Herakliti, filozofi grek i cili jetoi në vitet 500 para erës sonë.
Hermetikët i vlerësojnë deklaratat e tij mbi “Energjinë e Pafundme e të Përjetshme” si plotësisht në përputhje me vijën e Doktrinës Hermetike, gjithmonë duke shtuar nga doktrina e tyre se “Energjia” për të cilën ai bën fjalë, është Energjia e Mendjes së GJITHËSISË. Të pajisur me Çelësin Universal të Filozofisë Hermetike, studentët e Spencerit do të jenë të aftë të çelin shumë dyer të koncepteve të thella filozofike të filozofit të madh anglez, puna e të cilit reflekton rezultatet e përgatitjes së mishërimit të tij paraardhës. Mësimet e tij mbi Evolucionin e Ritmin janë pothuajse në harmoni të përsosur me Mësimet Hermetike mbi Parimin e Ritmit.
Kështu pra nxënësit të Hermetikës nuk i nevojitet të lërë mënjanë asnjë nga pikëpamjet shkencore që ushqen në lidhje me Universin. Gjithçka kërkohet prej tij, është të rrokë parimin themelor që thotë se “GJITHËSIA është Mendje; Universi është Mendor, i përfshirë në Mendjen e GJITHËSISË”. Ai do të zbulojë se gjashtë nga Shtatë Parimet do të “pajtohen” me njohurinë e tij shkencore, do t’i shërbejnë të hedhë dritë në qoshe të errëta dhe të zgjidhë pyetje të turbullta.
Kjo nuk duhet të na habisë nëse njohim ndikimin e mendimit Hermetik mbi filozofët e hershëm grekë, mbi themelet e mendimeve të të cilëve prehen masivisht teoritë e shkencës bashkëkohore. Pranimi i Parimit të Parë Hermetik (Mentalizmit), është pika e vetme e rëndësishme e ndarjes midis Shkencës Bashkëkohore dhe nxënësve Hermetikë, e Shkenca, në përpjekjet e saj për një rrugëdalje nga Labirinti i errët në të cilin është endur në kërkim të Realitetit, tashmë po lëviz gradualisht drejt pikëpamjes Hermetike.
Qëllimi i këtij mësimi është të ngulitë në mendjet e nxënësve faktin që sidoqoftë, në çdo rast e pa asnjë përjashtim, për Njeriun, Universi, ligjet dhe dukuritë e tij janë po aq Reale sa ç’janë edhe në hipotezat mbi Materializmin apo teoritë mbi Energjinë. Në cilëndo teori, Universi në aspektin e tij sipërfaqësor është vazhdimisht i ndryshueshëm e kalimtar, e rrjedhimisht i zhveshur nga substancialiteti e realiteti. Por (mos harroni polin tjetër të të vërtetës) përsëri nën të njëjtat teori, ne jemi të shtrënguar të VEPROJMË DHE JETOJMË sikur këto gjëra kalimtare të ishin reale dhe substanciale.
Ky është edhe dallimi I përhershëm midis teorive të ndryshme; në pikëpamjet e vjetra Fuqia Mendore nuk merret parasysh si Forcë e Natyrës, ndërkohë që në Mentalizëm ajo është Forca Kryesore e Natyrës. Dhe është ky dallim i vetëm i cili ndryshon rrënjësisht Jetën e atyre të cilët e kuptojnë Parimin së bashku me ligjet e praktikat që rrjedhin prej tij.
Kështu pra, të gjithë ju nxënës, përqafoni epërsinë e Mentalizmit dhe mësoni të njihni, përdorni e zbatoni ligjet që rrjedhin prej tij. Por siç citon edhe Kybalioni, mos iu dorëzoni tundimeve që pushtojnë gjysmë të mençurit, e që bëhen shkak që këta të fundit të hipnotizohen nga mosvërtetësia në pamje të parë e gjërave, të rrojnë duke u endur në një botë ëndrrash, të lënë pas dore jetën e punën praktike, e përfundimisht “të thyhen përplasur pas shkëmbinjve e të copëtohen nga elementët për shkak të marrëzisë së tyre”.
Ndiqni shembullin e të mençurit ashtu siç citohet edhe në Kybalion, “përdorni Ligjin kundër Ligjeve; të lartin kundër të ulëtit; e përmes Artit të Alkimisë shndërroni atë çka është e padëshirueshme në diçka me vlerë, duke dalë kështu ngadhënjimtarë”. Le të ndjekim këshillat e Kybalionit për të evituar gjysmë mençurinë (që nuk është veçse marrëzi), e cila lë pas dore të vërtetën që thotë se “Mjeshtëria nuk qëndron në ëndërrime anormale, vegime dhe ide imagjinare, por në përdorimin e forcave të larta kundër atyre të ulëta; qëndron në largimin prej vuajtjeve të rrafsheve të ulëta duke u lëkundur në ato të lartat”. Mos harroni kurrë se “Transmutacioni, e jo mohimi arrogant, është arma e vërtetë e Mjeshtrit”. Citatet e mësipërme janë marrë nga Kybalioni dhe janë mëse të denja për t’iu besuar kujtesës së nxënësit.
Ne nuk rrojmë në një botë ëndrrash, por në një Univers i cili ndërkohë që është relativ, mbetet gjithsesi real në raport me jetën e veprimtarinë tonë.
Qëllimi ynë në Univers nuk është të mohojmë ekzistencën e tij, por të JETOJMË vazhdimisht duke shfrytëzuar Ligjet për t’u lartësuar, të bëjmë më të mirën e mundshme në rrethanat e përditshme, të jetojmë aq gjatë sa është e mundur për të përqafuar idetë e idealet tona më të larta.
Kuptimi i vërtetë i Jetës nuk njihet nga njeriu në këtë rrafsh, por mjeshtrit më të lartë dhe intuita jonë personale, na mësojnë se nuk bëjmë gabim nëse jetojmë duke bërë më të mirën që kemi në vetvete, për aq gjatë sa kjo është e mundur, duke ndjekur prirjen Universale e duke udhëtuar në të njëjtin drejtim me të, pavarësisht nga dëshmi të dukshme për të kundërtën. Jemi të gjithë në Udhë; një udhë me vendpushime të shpeshta, por që të shpie gjithmonë e më lart.
Lexoni Kumtimin e Kybalionit; ndiqni shembullin e “të mençurve” duke shmangur gabimet e “gjysmë të mençurve” të cilët groposen nën marrëzinë e tyre.
Përktheu: Adrian Kosturi

Jon- 1159
Similar topics
» Paradoksi ne te cilin jetojme..!?!
» Enver Hoxha
» Shenja OK e Mbretit Hyjnor
» Njeriu i së ardhmes - Hyjnor apo kafshëror
» Doktrina Sekrete – Hermafroditi hyjnor

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi