Kush fshihet pas Shekspirit
3 posters
Faqja 1 e 1
Kush fshihet pas Shekspirit
Kush fshihet pas Shekspirit
Dyshimi kryesor janë provat e pakta të ekzistencës që ka lënë pas vetes dramaturgu anglez. Ashtu si autopsitë e trupave të alienove dhe pranisë së një qitësi të dytë në vrasjen e Presidentit amerikan Kenedi, besimi se emri i Shekspirit është veç një mbulim dhe se i ka shkruar dikush tjetër veprat e tij nuk arrin të çrrënjoset.
Skeptikët nisën ta vinin në dyshim identitetin e vërtetë të gjeniut në fund të shekullit XIX. Që atëherë, teoria e ekzistencës së një autori tjetër ka fituar legjitimitet falë këmbënguljes së disa studiuesve dhe historianëve. Tani, thuajse 300 personalitete kanë kërkuar publikisht që teoria e tyre të merret seriozisht në konsideratë.
Më 10 shtator, aktori shekspirian Derek Xhekobi dhe ish-drejtori artistik i "Shakespeare‘s Globe Theatre", Mark Rilans, shpallën publikisht "deklaratën e dyshimit të arsyeshëm". I përpiluar nga "Koalicioni i autorësisë së Shekspirit" (një fondacion dedikuar tërheqjes së vëmendjes së publikut mbi identitetin e vërtetë të gjeniut të dramës), dokumenti i kërkon botës akademike të pranojë se "ka mjaft hapësirë për të pasur dyshime mbi identitetin e Shekspirit" dhe që këtij problemi t‘i jepet rëndësia e duhur nga ana e studiuesve.
Bashkë me firmat e Xhakobit dhe Rilensit gjenden ato të Çarls Çamplin, ish-redaktori për artin i së përditshmes amerikane "L.A. Times"; Maikëll Delahoid, profesor në Universitetin e Uashingtonit dhe Robin Foks, profesor i teorisë shoqërore në Universitetin Rutxhers të Nju-Xhersit. Por edhe disa emra më të famshëm, si Mark Tuein, Çarls Dikens dhe Orson Uells, gjenden në listën njerëzve që besonin se nën firmën e Shekspirit fshihej dikush tjetër.
Në zemër të debatit qëndron fakti se, për një njeri aq të aftë me penën, e që e kaloi jetën duke shkruar, Shekspiri ka lënë prapa shumë pak prova të ekzistencës së tij. Pjesa më e madhe e studiuesve bien dakord se ekzistojnë mjaftueshëm prova për të vërtetuar se Uilliam Shekspir lindi në Stratford mbi Avon, u bë aktor dhe u kthye në qytetin e lindjes deri kur vdiq në vitin 1616. Por udhët e mbështetësve të secilës teori ndahen pikërisht këtu.
Stratfordianët, siç njihen, besojnë se Uilliam Shekspir është i njëjti individ që shkroi atë, që më pas do të vlerësohej si vepra më e madhe letrare në historinë Britanike. Antistratfordianët thonë se nuk ekziston asnjë e dhënë bindëse për të lidhur Shekspirin me dramat, poemat dhe punët e tjera që i atribuohen atij. Dhe kështu nis loja e polemikave.
Stratfordianët vërejnë se emri i Shekspirit është shtypur në faqet e shumë dramave të publikuara gjatë kohës që ishte gjallë. Antistratfordianët nënvizojnë se askush nuk e ka idenë as si e shkruante Shekspiri emrin e vet: gjenden vetëm gjashtë firma të hedhura me shpejtësi nga dora e tij, të cilat mund të lexohen në mënyra të ndryshme. Stratfordianët thonë se disa bashkëkohës e zënë në gojë Shekspirin në veprat e tyre; pala tjetër këmbëngul, se i referohen vetëm si aktor, pa e përmendur kurrë si autor.
Pastaj, ekziston një dallim i qartë mes jetës së Uilliam Shekspir dhe jetëve për të cilat shkroi në veprat e tij. Antistratfordianët dalin me tezën se vepra e tij karakterizohet nga njohja e shkëlqyer e literaturës botërore, e gjuhës, e jetës aristokratike dhe udhëtimeve jashtë vendit - gjëra që duhej të ishin krejt të huaja për aktorin e një qyteti të vogël pa shkollim universitar.
Siç shkruhet në Deklaratë, "studiuesit nuk kanë asnjë ide për mënyrën si ai e krijoi atë bagazh të thellë e të detajuar njohurish që tregohet më së miri në vepër". Është kjo arsyeja për të cilën për të gjetur Shekspirin e vërtetë këta studiues i hedhin sytë tek aristokratët dhe njerëzit që kishin luksin për të udhëtuar nëpër botë. Eseisti Frensis Bekon, poeti dhe dramaturgu Kristofer Marlou, aristokrati Eduard de Ver: janë këta kandidatët më të mundshëm.
Por pala tjetër e hedh poshtë me forcë këtë snobizëm, duke thënë se edhe një formim më se normal do të kish mjaftuar që Uilliami të arrinte të shkruante veprat e famshme. Dhe këtë stratfordianët kërkojnë ta argumentojnë, duke ngulmuar te fakti që shumica e dramave të Shekspirit janë adoptuar nga vepra më të hershme. Sipas tyre, Uilliami u mbështet tek autorë të tjerë për të kompensuar atë që nuk kishte marrë në universitet apo përvojat e munguara të udhëtimeve.
"Ata argumentojnë se Shekspiri në vepra është mbështetur shumë edhe te përvojat personale", thotë Xhonatan Beit, një ndër emrat kryesorë të stratfordianëve. "Por një imazh i tillë - ku shkrimtari fut shumë nga vetja në vepër - i autorëve është shumë i vonshëm, një ide shumë romantike në literaturë. Në kohën kur Shekspiri shkroi punët e tij, nuk veprohej kështu".
Por pak rëndësi ka fakti nëse këto kryevepra të letërsisë botërore i shkroi Shekspiri, De Veri apo Frensis Bekon - çfarë do ndryshojë në rëndësinë e tyre në rast se mësohet që autori ka përdorur emër të rremë. Përse gjithë kjo zhurmë? Që të dyja palët i mëshojnë idesë se zbulimi i identitetit të njeriut që qëndron pas "Hamletit" e "Mbretit Lir" është thelbësor për kuptimin e veprave.
"Interpretimi që i bëjmë veprave të Shekspirit do të ishte krejt i ndryshëm në rast se do dinim me saktësi kush i shkroi", thotë Bill Ribinshtein, profesor historie në Universitetin e Uellsit, njëherësh edhe këshilltar akademik në fondacionin "Koalicioni i autorësisë së Shekspirit". "Në rast se ka qenë i përfshirë thellësisht në politikë, për shembull, çdo rresht i secilës vepër do të kishte motivime të tjera", shton profesori.
Me anë të "Deklaratës së dyshimit të arsyeshëm", firmëtarët e koalicionit nuk duan të thonë se dinë kush i ka shkruar punët e Shekspirit, por që kjo pikëpyetje "të vlerësohet me rëndësinë e duhur nga qarqet akademike, si një çështje së cilës i duhen kushtuar studime e thellime".
Me këtë shpresë, Uilliam Lihi, kreu i katedrës së anglishtes në Universitetin Brunel, për herë të parë do të përfshijë në kurset e tij edhe leksione mbi autorësinë e Shekspirit. "Studimet mbi Shekspirin merren me veprën e tij, duke e trajtuar nga shumë këndvështrime - feminist, postkolonialist, historik", thotë ai. "Mendoj që do të ishte rëndësishme që ta përfshinim edhe autorësinë mes tyre".

Big Bang- 210
Re: Kush fshihet pas Shekspirit
"Ekzistojne dyshime te forta"...."ka prova".....
Tani cili ishte dyshimi i forte?? Po provat ku jane qe bazohen keto dyshime te forta???
Fakti qe Shekspir nuk ka lene gjurme mbi ekzistencen e tij, meqe keshtu thuhet ne material, nuk e kuptoj cfare ka ketu per t'u shqetesuar; ai ka lene kryevepra, c'rendesi ka te linte edhe te dhena mbi biografine e tij?!
Gjurme mbi ekzistencen, lihet me ane te veprave qe ben cdo njeri dhe, pikerisht ne kete rast eshte per t'u admiruar edhe me shume Shekspir....
Dyshimi mbi gjenialitetin e tij duke mos pasur edhe prova konkrete, vetem sa i nxjerr edhe me ne pah gjenialitetin ketij personaliteti te madh!!
Fakti qe ne sot nuk kemi gjenialitetin e tij nuk do te thote qe Shekspir vertet nuk paska ekzistuar, por ne nuk jemi ne gjendje ta perceptojme ekzistencen dhe madheshtine e tij...
Me vjen shume cudi, kur sot letersia konspirative po ben kerdine mbi letersine e vertete dhe keto libra konspirativ jo vetem qe pelqehen por, merren si te verteta edhe ngjarjet dhe trillet qe thuhen aty, ndersa kur kemi te bejme me nje personalitet si Shekspir ne e paskemi me te lehte te dyshojme mbi gjenialitetin e tij...!!!!
Kjo me duket si nje deja vu me rastin e Emili Bronte, e cila ka shkruar nje super roman ,i cili madje eshte ekranizuar edhe ne dy versione filmi, hidhen spekullime te tilla qe; ajo nuk paska mundesi ta shkruaje nje roman te tille ngaqe ka jetuar e izoluar ne nje shtepi nga semundja dhe nuk ka qene e dashuruar dhe, prandaj qenka e pamundur ta kete shkruar ajo, por dikush tjeter. Fakti qe shumica e njerezve, nuk jane te zote te shkruajne nje roman madheshtor mbi dashurine si ai i Emili Bronte, edhe sikur te jene cmendurisht te dashuruar, nuk do te thote qe Emili nuk e ka ate madheshtine ta shkruaje ate roman...
Po keshtu ndodh edhe me Shekspirin; mahnitemi nga veprat e tij dhe me pas i perbaltim personalitetin me dyshime absurde dhe dashakeqe...
Qe ne nuk jemi gjeni, nuk do te thote qe gjenite nuk ekzitojne !

yasmin- 159
Re: Kush fshihet pas Shekspirit
William Shakespeare ishte italian..!?
William Shakespeare ka qenë gjithmonë i konsideruar si një nga etërit e letërsisë angleze,por mund të ketë qenë edhe një italian.Ky është zbulimi e mrekullueshme i Martino Iuvara profesor sicilian, qe e përshkruan në librin e tij,se Shekspiri ishte nje italian i vertete..
Autori i 'Romeo dhe Julieta' dhe i 'Hamletit' në fakt ka lindur 23 prill 1564 në Messina, dhe jo ne Stratford,ashtu sic kemi besuar ne gjithmonë. Ka dëshmi të shumta për të mbështetur këtë tezë.
Michelangelo Agnolo Florio.Ky është autori i vërtetë i punimeve që e bëri të famshem me emrin e William Shakespeare. Por si spiegohet atehere?
Së pari, marrim periudhën në të cilën ai jetoi: në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, Epoka e Artë, një periudhë e vështirë, e cila ishte shumë aktive në lëvizjen kundër Kishes, që u ngrit pas reformimit të Lutherit, në dekadat e para të shekullit XVI.
Me1564 është viti që përfundon Këshilli i Trentit, i cili filloi në 1545 me qëllim të vetem për të zgjidhur konfliktin midis katolikëve dhe protestantëve. Megjithatë, këshilli nuk bëri asgjë, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë.
Per kete arsye shumë protestantët,per ti shpetuar perndjekjeve te kishes, janë detyruar të largohen nga Italia për të udhëtuar në vendet e tjera. Ky ishte edhe fati i Agnolo Michelangelo Florio, një shkrimtar sicilian i madh,por atëherë pak i njohur.
Ai ka shkruajtur ne Sicili ''trafficu troppu pi nnenti''. Disa vjet më vonë, per koicidenc, u shfaq në Angli 'Shumë zhurmë për asgjë' ,një komedi qe i vendos ngjarjet në Messina dhe i atribuohet William Shakespeare.
Pra kjo ishte koecidenca e pare nqs duhet quajtur keshtu.. Michelangelo Florio, nje fetar me besim kalvinist, u detyrua të largohej nga Messina e tij për t'i shpëtuar persekutimit fetar në vend nga Kisha.Nga ky fakt ai shkoi dhe jetoi në Athinë, Francë, Spanjë, kaloi nga Ishujt Aeolian,ne Venecia, "ku duket se fqinji i tij zezak, vrau gruan nga xhelozie".
Ne Verona, ai mësoi per tregimin fatkeq per 'dashurinë e pamundur' ndërmjet dy të dashuruarve, vajti në Danimarkë dhe pastaj shkoi në Angli në mënyrë që brenda disa vitesh te kishte përqafuar besimin protestant, Anglicanismin, i frymëzuar nga besimi kalvinist.
Pas pak kohesh, dolen në dritë disa komedi teatrale dhe tragjedi,ku gjithmonë i atribuohen një autori misterioz me emrin Shekspir.Në veçanti, "Othello, historia e një Moori, i cili vret gruan e tij nga xhelozia, Romeo dhe Juliet, në të cilën ai e tregon dashurinë e pamundur te dy te dashuruarve, dhe" Hamleti ", qe ngjarjet shtrihen ne Danimarkë,te habisin..Është ende rastësi?
Nëna e Michelangelo Florios e quajtur Guglielma Crollalanza, në dukje e parëndësishme, por e domosdoshme, siç do ta shohim së shpejti.
Florio, një njeri me kulturë të madhe, iku në Angli.U prit nga një i afërm i nënës së tij, një John , i cili vite më parë kishte ndryshuar mbiemrin tij,duke e anglikizuar.,nga Crollalanza ne Shekspir.
Le te analizojmë mbiemrin tij(Johnit): Crollalanza,qe do te thote, shembur,eshte leshuar shtize,shterngim "apo" shkundje'' qe ne anglisht ben " Shekspiri ". John Shakespeare,ë priti Fiorinon në një han,ku kohët e fundit humbi djalin e tij të tretë Williamin. Michelangelo Fiorino e kujtonte atë aq shumë. Për këtë arsye, Johni(Xhoni) filloi të kishte simpati dhe e quajti atë William.
Kështu lindi legjenda e William Shakespeare. Është rastësi ? Nuk mund të jetë deri në këtë pikë.
Michelangelo Florio kalvinisti nuk ekzistonte me. Në vend të tij ka lindur dramaturgu Shakespeare,qe ne të gjithë e dimë sot.
Kjo shpjegon shumë.Në të vërtetë, historianët e letërsisë angleze, gjithmonë kane pyetur veten, se si eshte e mundur qe Shekspiri e dinte aq mirë gjuhen Italiane dhe shume elemente te tjere kulturore te gjuhes italiane.E pashpjegueshme.
Shekspiri kishte një fjalor te pasur. Sot nje qytetar britanik i arsimuar,në bisedë,rrallë përdor më shumë se 4000 fjalë. John Milton, poet angleze i shekullit të shtatëmbëdhjetë,perdorte rreth 8000 fjale.Kurse Mkelangelo Fiorino,tashme i homozuar si Shekspir ,ka perdorur ne veprat e tij, mbi 21.000 fjale te fjalorit, diçka arsyeshme nëse ky ishte një emigrant italian.
Përveç kësaj, Florio, për realizimin e veprave të tij, u ndihmuan edhe nga shkrimtari dhe filozofi Francis Bacon dhe shkrimtarë të tjerë të asaj periudhe.
Pra, shumë studiues argumentojnë se ende pas emrit te Shekspirit nuk mund të fshihet një person i vetëm, por një grup i shkrimtarëve të asaj periudhe.
Megjithatë, të gjithë historianët e letërsisë angleze janë disi te mjergullt me biografinë e William Shakespeare. Nuk ka dorëshkrime të Shekspirit, ndoshta sepse të gjitha origjinalet ishin në duart e familjes Florio, të cilat justifikonin posedimin e tyre, për të mos rene në duart e inkuizicionit.
Dëshmi e kësaj pikëpamje mund të gjendet në bibliotekën mbretërore angleze.Martini Iuvara, autor i Shekspirit ishte italian.
Ai i shkroi Mbretëreshes Elizabeth II dhe Kryeministrit Toni Bler duke i kërkuar lejen e tyre për të parë nje arkiv ne kete biblioteke, me materiale te Shekspirit,per te zgjidhur këtë mister një herë e pergjithmone,për të gjithë historianet dhe atyre te 'dashuruarve' pas kulturës letrare.....
............................por kurrë nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Estilen- 713
Similar topics
» Wikileaks
» Realiteti- - Gjithçka “fshihet” tek informacioni
» Konspiracion - Shqipëri & Kosovë
» Coca-Cola
» Pas planetit Elenin fshihet nje anije aliene

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi