Coca-Cola
+9
niku magic man
tetari
Niko_
evelynn claire
Ushtari i krishtit
Admin
Zattoo
Gjinkalla
Odin
13 posters
Faqja 1 e 1
Coca-Cola
Rreziku nga Coca-Cola
Në 10 minutat e para pasi kemi pirë një kanaçe apo shishe Coca Cola, 10 lugë sheqer depërtojnë në sistemin tuaj trupor.
Sasia ditore që duhet të ketë trupi është 10 % e kësaj. Arsyeja pse nuk ju vjen për të vjellë menjëherë nga sasia hiperbolike e sheqerit që fusni në trup, është acidi fosforik, i cili pret shijen e sheqerit, duke ju lejuar që të mbani pijen në stomakun tuaj.
Pas 20 minutave, sheqeri që keni marrë nga pirja e Coca Colas ju provokon një shpërthim të insulinës. Mëlçia juaj përgjigjet dhe shndërron në yndyrë sa më shumë sheqer që të mundet. Dhe ende shumë sheqer, mbetet. Pas 40 minutave, Absorbimi i kafeinës është tashmë i plotë.
Arteriet tuaja zgjerohen, rritet tensioni i gjakut dhe mëlçia vazhdon të hedhë sheqer në gjak. Përçuesit e adenozinës në trurin tuaj janë bllokuar dhe janë të përgjumur. Pas 45 minutave, Trupi juaj rrit prodhimin e dopaminës, duke ngacmuar qendrat e kënaqësisë në trurin tuaj.
Është e njëjta mënyrë me të cilën funksionon heroina në trurin tonë. Pas 60 minutave, Acidi fosforik lidh azbestin (kalçiumin), magnezin dhe zinkun në zorrën tonë të hollë, duke siguruar një nxitje të mëtejshme të metabolizmit.
Kjo shkaktohet nga sasia e madhe e sheqerit dhe ëmbëlsuesve artificialë që gjithashtu rrisin nxjerrjen urinare të kalçiumit. Tani, në “lojë” hyjnë edhe fuqitë e kafeinës. Duke qenë diuretik, ju bën të keni nevojë për jashtëqitje të ujit të hollë. Kjo siguron largimin nga trupi juaj të magnezit, kalçiumit dhe zinkut që duhet të shkonte te kockat e trupit tuaj.
Po ashtu largohet edhe natriumi, elektroliti dhe uji. Tani ju do të keni një përplasje të sheqernave. Ju do të bëheni nervoz ose do të ndjeni ngathtësi. Ndërkohë, ju keni nxjerrë ujin që kishte Coca Cola Coke që pitë, por bashkë me të edhe ushqyesit e çmuar që trupi juaj do të mund të përdorte për të përballuar këto dhe për të ndërtuar e ruajtur eshtra dhe dhëmbë të fortë.

Odin- 513
Re: Coca-Cola
Nga coca - cola arrin peshën 220 kilogramë
Britaniku Daren Johns i cili gjatë javës pi 42 litra coca - cola koka-kole, e ka zbuluar me shumë frikë varshmërinë e vet të parëndomtë.
Ky 38 vjeçar, baba i dy fëmijëve, nuk është narkoman, as alkoolist dhe madje as duhanpirës. Dobësia e tij është coca - cola dhe ajo jo dietale.
Daren mesatarisht pi 42 litra të kësaj pijeje të gazuar ose nga 18 kanaqe në ditë dhe kjo për një vit ikushton rreth 3.500 euro.
Gjatë disa viteve të fundit gjendja e tij është përkeqësuar aq shumë dhe ai tash sa ka arritur në shkallën që të mos dalë nga shtëpia pa një bidon me coca -cola. Po qe se nuk e pi dozën e vet të kësaj pije, ai bëhet shumë nervoz dhe i paqëndrueshëm.
Për shkak të këtij vesi, Daren ka peshën mbi 220 kilogramë dhe ai ta po përpiqet të lirohet nga kjo varshmëri.
"Mendoj se tani jam krejtësisht i varur nga kjo pije. Kur nuk kam coca -cola, më rrok paniku. Është sikur drogë ose alkool. Më duhet ë bëj diçka ose do të vazhdoj të ndjehem si një dyzim i një lëngu. Më duhet ë shkoj në detoksikim nga coca cola dietale”, ka vendosur Daren.

Zattoo- 600
Re: Coca-Cola
Coca-Cola ndryshon ngjyrosësin kancerogjen
Coca-Cola dhe Pepsi do të ndryshojnë ngjyrën e produkteve të tyre për të shmangur detyrimin për të bërë publike elementet e vlerësuara si kancerogjene në ngjyrosësit e përdorur.
Kalifornia ka shtuar përbërjen 4- methylimidazole, e cila gjendet në ngjyrosësin e përdorur nga dy kompanitë, në listën e substancave që rrezikojnë të shkaktojnë kancer tek konsumatorët.
Coca-Cola menjëherë ka vendosur të modifikojë formulën e saj sekrete, duke reduktuar përqindjen e përbërjes së inkriminuar, duke ndryshuar kështu edhe ngjyrën e pijes analkoolike.
Polemikat
Ndërhyrja e korporatave është nxitur edhe nga presionet e shumta që kanë ardhur nga organizatat nën mbikëqyrjen e Qendrës Shkencore të Interesit Publik, të cilat i kanë drejtuar një peticion institucionit amerikan të Administimit të Ushqimit dhe Ilaçeve, për të ndaluar me ligj disa ngjyrosës të përdorur në prodhimin e Coca-Cola dhe Pepsit.
Institucioni federal në fakt nuk ka qenë dakord. "Është mjaft e rëndësishme të kuptohet që një person do të duhet të pinte më shumë se një mijë kanaçe në ditë për të arritur nivelin kancerogjen të sinjalizuar nga studimet".
Të njëjtin mendim ka patur edhe Shoqata amerikane e Pijeve, e cila ka deklaruar: "Këto janë akuza skandaloze, shkenca nuk provon aspak që përbërësi 4-methylimidazole është i dëmshëm për shëndetin".
Zgjedhja
Pavarësisht mbrojtjes që kanë marrë nga shumë shoqata dhe institucione shtetërore, dy gjigantët e pijes joalkoolike kanë vendosur të ulin dozën e "ngjyrosësit të mallkuar" në Kaliforni, për të shmangur detyrimin për të shkruar në shishe që ekziston një mundësi shumë e vogël që ngjyrosësi të ketë efekte negative në shëndet.
"Edhe pse jemi të bindur që nuk ekziston asnjë rrezik për konsumatorët që të justifikojë këtë ndryshim, i kemi kërkuar furnitorëve tanë të ngjyrosësve që të reduktojnë nivelin e përbërjes për të shmangur detyrimin e publikimit të diçkaje që nuk ka asnjë bazë shkencore", ka thënë Diana Garza, një zëdhënëse e Coca-Cola për gazetën britanike "The Guardian"

Admin- 1132
Sekreti qe fshihet mbrapa coca coles
Coca Cola është pije më e konsumuar në mbarë botën. Por sa jemi të informuar për Coca Cola'n ? Për përbërjen dhe sekretet e tij. Kjo video do të shpjegojë shkurtimisht disa gjëra të rëndësishme në lidhje me Coca Cola'n.
evelynn claire- 1
Re: Coca-Cola
Mjaft patë ëndrra me fantazma! Unë kam konsumuar për më shumë se 15 vjet cigare marlboro, sepse është vërtet duhan i mirë dhe asnjëherë nuk jam marrë me kutinë.
Niko_- 57
hej
sa vjet e ke pir te lutem thuaj te verteten se un kam 10 vjet por kush eshte cigarja me e demshme un e di se te gjitha jane te demshme por duhet te ket ndonje mark ce te shkakton pak demtime un kam degjuar se eshte marlboro por nuk e di nese eshte e vertete ma thuaj pak niko ???????Niko_ shkruajti: Mjaft patë ëndrra me fantazma! Unë kam konsumuar për më shumë se 15 vjet cigare marlboro, sepse është vërtet duhan i mirë dhe asnjëherë nuk jam marrë me kutinë.
Ushtari i krishtit- 152
Re: Coca-Cola
iforti shkruajti: sa vjet e ke pir te lutem thuaj te verteten se un kam 10 vjet por kush eshte cigarja me e demshme un e di se te gjitha jane te demshme por duhet te ket ndonje mark ce te shkakton pak demtime un kam degjuar se eshte marlboro por nuk e di nese eshte e vertete ma thuaj pak niko ???????
Duhani helm ësht, sido që të jetë! Pak a shumë të gjitha llojet e cigareve njëlloj dëmtojnë. Në shije marka Marlboro është shumë më e mirë se të tjerat, për ata që konsumojnë duhan "të fortë" (përjashtoj Marlboro light, sepse nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga markat e tjera të duhanit të butë.). Më të dëmshme besoj se janë cigaret kontrabandë, sepse janë të pakontrolluara.
Ps: Problemi im ësht me njerëzit që kërkojnë me mikroskop gjithçka dhe bëjnë video të tilla duke besuar se pas gjithçkaje në këtë botë ka një konspiracjon. Ndërmarja Philip Morris është një gjigand ndërkombëtar dhe prodhon, e nxjerr në treg qindra lloje dhe marka cigaresh. Nuk ka vetëm Marlboro'n.
Niko_- 57
faleminderit
faleminderit per shpjegiminNiko_ shkruajti:iforti shkruajti: sa vjet e ke pir te lutem thuaj te verteten se un kam 10 vjet por kush eshte cigarja me e demshme un e di se te gjitha jane te demshme por duhet te ket ndonje mark ce te shkakton pak demtime un kam degjuar se eshte marlboro por nuk e di nese eshte e vertete ma thuaj pak niko ???????
Duhani helm ësht, sido që të jetë! Pak a shumë të gjitha llojet e cigareve njëlloj dëmtojnë. Në shije marka Marlboro është shumë më e mirë se të tjerat, për ata që konsumojnë duhan "të fortë" (përjashtoj Marlboro light, sepse nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga markat e tjera të duhanit të butë.). Më të dëmshme besoj se janë cigaret kontrabandë, sepse janë të pakontrolluara.
Ps: Problemi im ësht me njerëzit që kërkojnë me mikroskop gjithçka dhe bëjnë video të tilla duke besuar se pas gjithçkaje në këtë botë ka një konspiracjon. Ndërmarja Philip Morris është një gjigand ndërkombëtar dhe prodhon, e nxjerr në treg qindra lloje dhe marka cigaresh. Nuk ka vetëm Marlboro'n.
Ushtari i krishtit- 152
Re: Coca-Cola
Ndikimi i Coca Cola-s në shtimin e peshës
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Coca Cola, Muhtar Kent, ka hedhur poshtë akuzat sipas së cilave shikuar në përgjithësi të gjitha pijet e gazuara, e në mesin e tyre edhe Coca Cola, bartin përgjegjësinë për epideminë e shtimit të peshës.
“Konsideroj se është e pasaktë dhe e padrejtë që të akuzohet vetëm një përbërës, një produkt, një kategori e ushqimeve”, ka thënë Kent për gazetën ‘Wall Street Journal’.
Ai ka shtuar se bëhet fjalë për një problem të komplikuar të shoqërisë në të cilin duhet të punojnë të gjithë për ta gjetur një zgjidhje.
“Për këtë jemi duke punuar me qeveri të ndryshme, me sektorin e biznesit dhe shoqërinë civile që deri në vitin 2015 të kemi programe për jetë aktive në të gjitha shtetet ku jemi të pranishëm”, ka theksuar Kent.
Adresimi i Kentit për publikun është nxitur nga diskutimi lidhur me konsumimin e pijeve të gazuara, sepse kryetari i qytetit të Nju-Jorkut Majkëll Blumberg ka kërkuar ndalimin e shitjes së pijeve të gazuara në paketime më të mëdha se gjysmë litri në kinema, restorante të ushqimit të shpejtë dhe në kafenetë e atij qyteti.
Por, përkundër trashësisë apo mos-trashësisë nga kjo lloj pije, Coca Cola mbetet një ndër pijet më të preferuara nga njerëzit, e veçanërisht nga të rinjtë të cilët në masë të madhe vazhdojnë ta konsumojnë atë

Efekti shpirtëror i pijes së famshme Coca-Cola
Pije e famshme Coca-Cola është shkatërruese edhe në nivelin shpirtërorë prej ku manifestohet pastaj në trupin fizik dalëngadalë duke mos e parë me sy fizik.
Bile është edhe më e keqe se sa alkooli, ja një foto se si duket Coca-Cola me shqisën e gjashtë të avancuar, pra në nivelin subtil:
Kjo është bazuar tërësisht në cilësitë e tyre shpirtërore dhe jo të lidhura me një perspektivë fizike apo shëndetësore.
1 - Një unazë rrethore e energjisë shqetësuese është krijuar
1A - Si rezultat ka një rrjet të energjisë shqetësuese të aktivizuar që buron nga jashtë
1B - Përveç kësaj është krijimi dhe aktivizimin i grimcave shkatërruese të energjisë shqetësuese
1C - Aktivizimi i vazhdueshëm i mprehtë i grimcave subtile të energjisë shqetësuese
1E - Emetimi i aktivizuar i grimcave subtile të energjisë së zezë
1F - Emetimi i valëve të energjisë shqetësuese në një drejtim lart
2 - Krijimi dhe aktivizimi i një unazë iluzore (të rreme)
2A - Emetimi i valëve iluzore në mjedis
2B - Emetimi i valëve iluzore në një drejtim lart
3 - Krijimi i një unazë vibruese të energjisë së tërheqjes
3A - Emetimi i rrjedhës së energjisë së tërheqjes në mjedis
3B - Tërheqja e energjisë shqetësuese nga mjedisi
----------------------------------------------------------------------------
Si rezultat i asaj më lart, njëri sulmohet nga energjitë negative në një proporcion më të madh në një periudhë relativisht më të shkurtër kohe.

tetari- 8
Re: Coca-Cola
qe koka kola eshte e demshme une kam vite qe e kam degjuar...
madje kam degjuar qe tani ne Amerike nuk mund te blesh koka kola me gota te medha, por kane caktuar disa gota me te vogla ne menyre qe te bejne te mundur qe njerezit te konsumojne sa me pak...
vecanerisht e demshme shume eshte per femijet, te cilet per fatin tone te keq e kane shume qejf...
por nuk e dija qe nga kokal kola mund te krijohet varesi...
gjithesesi cdo gje me tepri asnjehere nuk eshte e mire...
e mira eshte ta mbajme larg frigorifereve tane...

stessa- 2
Re: Coca-Cola
Coca- cola, ul 30% numrin e spermatozoidëve
E krijuar për herë të parë nga Dr. John Stith Pemberton në vitin 1886, Coca-Cola është shndërruar në markën me shitjet më të mëdha të pijeve freskuese në botë. Duke marrë parasysh gjithë këtë sukses, Coca-Cola është mbuluar në shumë raste për efektet negative të saj mbi shëndetin.
Cilët janë përbërësit e kësaj pijeje?
Coca-Cola ka një formulë që ruhet me tepër besnikëri nga kompania mëmë dhe sot vetëm hamendësohet mbi të. Përveç kësaj, çdo kompani dytësore në vendet përkatëse ka një formulë të vetën që ndryshon pak nga ajo e kompanisë mëmë. Pavarësisht këtyre, ajo që dimë për Coca-Cola është që përmban ujë të gazuar, sheqer, aspartam (ëmbëlsues me pak kalori), ngjyruesin 4-metilimidazol (4-MI), kafeinë, acid fosforik, sasi gjurmë (shumë të vogla) alkooli dhe substanca të tjera aromatizuese, konservuese etj.
Ngjyruesi 4-metilimidazol
Jo më larg se disa javë më parë në Britaninë e Madhe bien këmbanat e alarmit për efektet negative të këtij ngjyruesi. Gjithashtu, në SHBA (Kaliforni) autoritetet kërkojnë që të gjitha pijet që përmbajnë këtë ngjyrues (në sasi mbi 30 mikrogramë) të vendosin një tabelë paralajmëruese në produktet e tyre. Në këtë mënyrë ia lënë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë produktin apo jo. E gjitha kjo sepse ky ngjyrues ka rezultuar se është kancerogjen në testet laboratorike me minj.
Për këtë arsye, Coca-Cola në SHBA ka ndryshuar procesin e prodhimit për të pakësuar nivelet e kësaj substance. Por në vende të tjera ende nuk është marrë një masë e tillë. Sasia e 4-MI e gjetur në kanaçet e Coca-Cola në Britani është 135 mikrogramë, ose rreth 34 herë më e lartë se sa në SHBA. Sa është kjo vlerë në vendin tonë? Këtë nuk e dimë, por dimë që në çdo vend sasia e kësaj substance është më e lartë se në SHBA, duke filluar nga 56 mikrogramë në Kinë e deri në 267 mikrogramë në Brazil.
Aciditeti
Coca-Cola është një prej pijeve më acide në treg. Është parë se kjo pije ka një pH të përafërt me atë të uthullës, midis 2.0 dhe 3.4, sipas Administratës për Ushqimet dhe Medikamentet (FDA) në SHBA. Aciditeti i lartë me kalimin e kohës i dëmton tejmase dhëmbët. Përveç kësaj, aciditeti i lartë në stomak është një prej faktorëve të formimit të ulçerave dhe erozioneve.
Sheqeri
Një kanaçe Coca-Cola 330 ml përmban rreth 39 gramë sheqer, ose 13% të sasisë ditore të rekomanduar të sheqerit që duhet konsumuar. Është një nga shkaktarët, së bashku me aciditetin, e dëmtimit të dhëmbëve. Përveç kësaj ndikon në marrjen e tepërt të kalorive dhe shtimin në peshë, duke shtuar efektet negative në organizëm.
Kafeina
Një kanaçe Coca-Cola 330 ml përmban rreth 64 mg kafeinë. Kafeina e fillon veprimin kur futet në gjak pasi përthithet nga stomaku dhe zorrët e holla, gjë që ndodh 15-60 minuta pas konsumimit. Kafeina ngushton arteriet dhe venat dhe shton rrahjet e zemrës duke e mbingarkuar këtë të fundit. Gjithashtu, kafeina frenon oreksin.
Pas pirjes së një pijeje me kafeinë merret një sasi e caktuar kalorish dhe uria shuhet, por trupi fillon ta lidhë urinë me konsumimin e pijeve të tilla. Prandaj është e rëndësishme që konsumimi i këtyre pijeve të mos bëhet asnjëherë nëse jemi të urituar apo kemi disa orë pa ngrënë gjë. Kafeina është gjithashtu një diuretik, që do të thotë ndihmon largimin e ujit përmes veshkave.
Kjo shkakton krampe intestinale dhe irritim të veshkave. Së fundi, kafeina është një substancë adiktive, prandaj ndërprerja e menjëhershme e konsumimit të kafeinës shkakton simptomat e abstinencës, kryesisht dhimbje koke dhe humor të keq.
Acidi fosforik
Pijet freksuese janë të njohura për sasitë e larta të fosforit dhe sasitë e ulëta të kalciumit. Për këtë arsye, ato renditen ndër faktorët që mund të shkaktojnë osteoporozë, sidomos te njerëzit e predispozuar (psh. gratë në menopauzë) pasi ai nxjerr kalciumin nga kockat. Sa për ilustrim, acidi fosforik, me një pH rreth 2.8, do të tresë një thua për 4 ditë.
Aspartami
Siç e përmendëm më sipër është një prej ëmbëlsuesve artificialë (rreth 200 herë më i ëmbël se sheqeri) që përdoren për shkak se kanë vlerë të ulët kalorike. I miratuar në vitin 1981 nga FDA si aditiv në ushqime, e më pas në vitin 1983 edhe në pije, aspartami është një nga substancat që vazhdon të ngjallë shumë kundërshti.
Shumë e konsiderojnë si substancë të sigurt kur përdoret në nivelet e rekomanduara, por ka të tjerë që thonë se është substanca më e dëmshme që ekziston. 40% e aspartamit është acid aspartik (ose aspartat) dhe pjesa tjetër fenilalaninë. Aspartati është një neurotransmetues eksitues që vepron në tru duke lehtësuar kalimin e informacionit nga një neuron në tjetrin.
Sasitë e mëdha të aspartatit ose glutamatit në tru i vrasin qelizat nervore pasi rrisin futjen e kalciumit në to. Përpara se të vihet re një simptomë apo shenjë janë shkatërruar 75% ose më tepër e qelizave nervore në atë zonë të veçantë të trurit.
Sipas zonave të prekura, problemet që mund të shfaqen janë: dhimbje koke/migrena, nauze, lodhje, çrregullime të gjumit, çrregullime të shikimit, kriza ankthi, depresion, humbje kujtese etj. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që marrja e aspartamit të shmanget te pacientët me fenilketonuri (sëmundje e lindur gjenetike). Produkte të tjera të dëmshme të aspartamit janë fenilalanina dhe metanoli (alkool toksik).
Efekti mbi spermën
Mundësia e një efekti spermicid (vrasës të qelizave të spermës) të Coca-Cola u raportua në fillim në vitin 1985 në New England Journal of Medicine. Dy vite më pas, disa kërkues në Kinë zbuluan se Coca-Cola pakëson lëvizshmërinë e spermës, por nuk ka një efekt të theksuar. Në Mars 2010, u raportuan rezultatet e një studimi danez, sipas të cilave meshkujt që konsumonin 2-3 kanaçe Coca-Cola në ditë kishin pakësim me 30% të numrit të spermatozoideve. Kërkuesit mendojnë se luan rol edhe ushqyerja në përgjithësi, pasi njerëzit që nuk konsumojnë Coca-Cola, përgjithësisht janë më të prirur të konsumojnë fruta dhe perime të freskëta, më pak kafeinë dhe bëjnë një jetë më të shëndetshme.
AlMedicus

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Coca-Cola
A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur ju pini një coca cola?
Kjo pije është një nga pijet më të këqija për konsumim, sepse përmban shumë sheqer. Coca Cola po ashtu është e pasur me kafeinë dhe nuk është aspak e mirë për trupin.
Ja si ndikon cola cola në trupin tuaj:
Kur pini një cola, përmbajtja e sheqerit është ajo që sulmon trupin tuaj.
Një gotë cola është e barabartë me 10 lugë sheqer në realitet. Po t’i merrni 10 lugë sheqer në realitet, ju përfundoni duke vjellur.
Pas 20 minutave, sheqeri në gjak arrin pikën që shkakton jë vrull të insulinës. Kur ky lëngë hyn në mëlçi, mëlçia kthen atë në yndyrë nga sheqeri që tashmë ka hyrë në sistem.
Pas 40 minutave, marrja e kafeinës nga cola përfundon. Niveli i dopaminës, hormoni i lumturisë që prodhohet në tru , rritet pas konsumimit të cola-s. Kjo ngacmon pjesët e trurit që janë përgjegjëse për kënaqësi.
Heroina vepron në të njëjtën mënyrë me këtë hormon shkruan www.worldfactualy.com

Nje thes me idiotesi. Teorite e konspiracionit nuk kane te sosur. Mashtrimi ka aritur kulmin.
Une jam nje perdorues i rregullt dhe jam ne gjendjen me te mire te mundeshme.
Atje me lart u tha qe 39 gram sheqer jane shume te demshem per organizmin dhe shkakton te vjella dhe shendoshje. Po une qe konsumoj 500 gram sheqer ne dite koker po llogaritur te tjerat si tia bej? do kisha vdekur me kohe.
Thane per kafeinen qe ka coca cola, ngushton enet e gjakut dhe ul oreksin, si mund te shendoshemi pa oreks d.m.th. pa ngrene ? PO ata qe pijne nga 5 deri 10 kafe ne ditesa kafeine marin? Por dalin doktoret dhe thone qe kafeja te ben mire e haruan kafeinen qe shane pak me pare.
Nje tjeter thote qe formulen e dine vetem dy persona dhe ata nuk lejohen te rrine bashke qe te mos dale sekreti dhe paguajne 48 milion dollare qe ta ruajne sekretin ne nje banke !!!! Pastaj na tregon formulen me detaje a thua se eshte njeri nga ata qe ka sekretin. Dhe per te na i peshtire na nxjerr ca insekte dhe na perrallis qe behet me lengun e tyre.
Pastaj na kujton se coca cola do te thote "ska Muhamet ska Meke" dhe per kete sduhet ta pime . RRi e kujtohet dhe mendon se jane te gjithe muslimane dhe ben thirje qe mas ta pime se financojme israelin. Ne tjeter hedh teorine e shkrirjes se eshtrave. Une do te te thosha mer lengun natyral te frutave dhe provoje. Mjafton nje minute te rije lengu i molles ne dore dhe menjehere lekura ashpersohet dhe po e mbajtem dy minuta .te nesermen lekura e dores eshte e care. Mere me mend po ta mbajme doren gjithe naten. zor se gjejme me.
Mer ke pije te duash dhe provoje eshtren te gjitha nje formule kane dhe ajo nuk eshte gje qe nuk dihet Uje, sheqer .acid citrik (limontos) ngjyrues dhe esensa e nje fruti qe i jep shijen. Per coca colen ngjyruesi eshte karamel (sheqer i djegur). Duhet ta dine shijen e cajit ata qe kane bere ushtrine ne vitet e socializmit qe ne mungese te cajit digjnin sheqer dhe me te benin caj. Caji ka nje arome te ngjashme me coca colen (por kuptohet mungojne elementet e tjere perberes se coca coles)
Coca cola te shendosh. E cfare pret si ngjishesh mire e mire me 7 hamburger apo me gjysem kile mish e nje thes me patate te skuqura dhe nje kilogram buke, ose nje tenxhere me makarona. ta ka fajin per kete nje kanoce apo dy kanoce coca cola !!??
NJe kanoce coca cola ze vetem 7% te nevojave ditore per ushqim. po 93%. ????? Dhe te mos harojme organizmi yne ka nevoje per sheqer sidomos truri e crendesi ka nga se e marim nga caji , nga amita , nga makarona tj, etj. apo nga coca cola .
Eshte pija freskuese sunduese ne tregun boteror dhe eshte normale qe te sulmohet ne kete menyre kompanite e tjera paguajne edhe mjeke qe te dalin e te flasin keq per demet ne organizem por te gjithe marin vetem nje aspekt (coca colen ) dhe jo te gjithe ushqimin tone ne analize. Normale qe ka edhe viktima si per cdo lloj ushqimi qe meret me teprice . Jo vetem coca cola por edhe cdo lloj lengu natyral frutash te shtrydhur po te konsumohet ne ate sasi ( 7 litra ne dite, 42 ne jave ) do ta shkaktonte me shume deme se pija jone e preferuar.
Eshte e mrekullueshme sidomos ne ditet e nxehta te veres. e ftohte dhe me akull.
GEZUAR Gezuar te gjitheve me COCA COLA sigurisht (edhe muslimaneve mos kini frike se nuk e shan as Muhametin e as Meken por eshte e manipuluar, ndersa Israeli ka ku igjen parate edhe pa coca cola))

elektronika- Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........
58
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi