EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arti i Mosplanifikimit

Shko poshtë

Arti i Mosplanifikimit Empty Arti i Mosplanifikimit

Mesazh  Admin 03.12.12 23:42

Osho: Arti i Mosplanifikimit

Arti i Mosplanifikimit F0827



Tani je afër Romës. Keni ndonjë plan të takoni papën?


Unë nuk bëj kurrë plane: kështu është jeta ime. Ekzistenca mbase ka ndonjë plan, derisa më ka sjellë kaq pranë Romës, mbase edhe brenda në Vatikan.

Do të doja ta takoja këtë papë fals, që përfaqëson askënd, sepse nuk ka Zot. Jesusi përfaqësoi Zotin, ishte i krisur fare. Edhe këta papët përfaqësojnë Jezusin, janë edhe më të krisur akoma. Sidomos ky papa që thoni ju, i cili nuk është vetëm i krisur por edhe Polak!

Vdes të debatoj me të publikisht mes njerëzve të tij, sepse e di që nuk ka ndonjë provë për Zotin. Për shekuj me radhë njerëzit janë përpjekur, por nuk kanë nxjerrë gjë në dritë, asnjë provë. Nuk ka prova që Jezusi të jetë bir i Zotit, i cili është i dyshimtë, dhe Jezusi akoma më shumë. Shpallja se ishte i vetmi bir i Zotit është veprim shumë egoist, megaloman. Dhe për më tepër 2000 vjet përpara, kur nuk kishte kontroll lindjesh!

Pse na qenka Jezusi biri i vetëm, apo se kishte kontrollin e lindjeve? Edhe pilula tani vonë u shpik për meshkujt, se ishte vetëm për gratë. Them se pilulën për burrat e kishte Zoti. Pastaj nuk ka nënë. Treshja kristiane është e shëmtuar, poshtëruese për femrën.

Më mirë të ishte kështu: Zot babai, Zot nëna, Zot i biri, duket më natyrshëm. Ky tipi, Shpirti i Shenjtë, nuk gjen vend nëpër familje. Me çfarë merret ky? Burrë a grua është, ç’seks ka?

Dhe Jezusi është kaq fanatik për këtë tipin. Kur i erdhi e ëma ta takonte gjatë predikimit, i’u përgjigj atyre që i thanë se e kërkonte në mënyrë të tillë sa gjithë predikimet për dashurinë e paqen ikën për lesh: “Thuajini asaj gruas – nuk thotë nënës – se unë njoh vetëm babën, që ndodhet në qiell. Nuk kam nënë a babë tjetër veç Zotit”.

Mendoni pak tani, këta papët përfaqësojnë Jezusin, Biblën e shenjtë, që është libri më i pashenjtë në histori. 500 faqe në të janë pornografi e qartë.

Dua të debatoj me papën që nëse nuk është pornografi, ç’është atëherë?

Papa mendohet si i pagabueshëm, por para 5 minutash ishte një copë kardinal, dhe pasi zgjidhet ndodh mrekullia, 5 minuta më vonë bëhet i pagabueshëm.

Askush nuk mund të zgjedhë një të përndritur. Zgjedhja është e bazuar politikisht.

E vërteta nuk varet nga zgjedhjet, sepse nëse do të ishte kështu, ju do të endeshit nëpër epokat primitive edhe tani. Galileo do të fundosej, pasi ishte i vetmi që deklaroi se toka rrotullohej. Papa e tërhoqi zvarrë në oborrin e tij dhe e bëri të fliste ndryshe. Ai duhet të ketë qenë gallatë, i tha papës: “Unë nuk e kam problem: Do të ndryshoj fjalinë në libër se është kundër Biblës, por po të kujtoj se kjo nuk ndryshon faktin se Toka rrotullohet rreth Diellit!”. Pastaj ndryshoi fjalinë në libër dhe shënoi në fund të faqes: “Ndryshova fjalinë sepse është kundër Biblës, por Toka vazhdon të rrotullohet rreth Diellit, sepse Toka nuk ka për detyrë të ndjekë Biblën”.

Nëse e vërteta do të vendosej me zgjedhje shumice, Gautam Buddha nuk do të zgjidhej kurrë, sepse ishte rebel: dënonte Vedat, gjë që as nuk mendohej. Lao Tzu nuk do të njihej si i përndritur i madh, sepse ishte kundër Konfucit, që kishte fuqi mbi gjithë Kinën e politikanët.

E vërteta qëndron mbi të drejtën e vetes. Unë nuk përfaqësoj tjetër veç vetes. E vërteta nuk është kopje karboni, nuk ka të dytë, por gjithmonë e freskët, e re, rini nga e cila vjen autoriteti.

E vërteta nuk është autoritare.

Dua të bëj dallimin mes këtyre dy fjalëve. E vërteta ka një autoritet: vetë prania e saj të ndryshon. Nuk është autoritare: nuk të detyron të ndryshosh, të konvertohesh, të ndryshosh ideologji. Nuk ka fuqi të zakonshme, por shpirtërore.

Kam shumë qejf, nqse kzistenca planifikon ashtu…nuk kam bërë kurrë programe dhe gjithmonë e kam dashur këtë lloj arti, pasi më jep hare të pamatë, asgjë nuk më zhgënjen kështu, dhe ditët kujdesen vetë për veten.

E kam lëshuar veten në duart e ekzistencës. Nëse ka qeverisur miliarda yje, planete, sisteme diellore…unë jam veç njeri i zakonshëm. Kudo të më çojë do të shkoj. Pra, ka shumë mundësi që edhe të më gjeni nëpër Vatikan, kështu që ejani, mos e humbni rastin.

Si do t’u prezantohesh grekëve?

O Zot! Nuk më njihni? Jam i njëjti që keni helmuar 25 shekuj më parë. Më harruat, por unë nuk harroj. Vetëm për dy ditë këtu, po mendoja se në 25 shekuj Greqia mund të kishte ndryshuar ndopak për mirë. Por trishtohem, sepse këto dy ditë mediat e këtushme kanë hapur gjithfarë gënjeshtrash për mua, absurditete.

Përshembull, një gazetë shkruante se po fshihem nga qeveria Amerikane, pasi po më kërkon për masakra, orgji, drogë. Në fakt, Amerika ka frikë se mos hyj atje, prandaj gjykata vendosi që për 5 vjet të mos shkel atë tokë. Pse, po fshihem unë kështu?

Mijëra njerëz do të vinë këtu. Gjithë media është këtu. Fshehje është kjo?

Pastaj, mediat bindën një farë bishopi këtu që të mbledhë njerëz për të protestuar kundër meje. Herën e fundit më lejuan të rrija këtu gjithë jetën, vetëm në fund më helmuan. Nuk besoj se do duroj qoftë edhe një muaj këtu.

Ky prifti nuk di asgjë për mua, e megjithatë do të flasë kundër meje. Madje na kanë gjuajtur edhe me gurë. Kjo më kujton Greqinë vërtet, por gjërat këtu janë keq e më keq.

Grekët mbase nuk kanë mësuar gjë këto 25 shekuj, por unë kam nxënë. Nuk e pi më helmin. Ja, kështu i prezantohem unë popullit tim.

Erdha këtu sepse doja të shihja njerëzit e mi, por mesa shoh ata qenkan budallenj, madje më shumë seç kanë qenë kur isha këtu herën e fundit. Athina ishte kreu i botës, tani është një hiç. Por nuk ka rëndësi sidoqoftë, në asnjëfarë dimensioni.

Nëse njerëzit do të ndiqnin Sokratin, Platonin, Aristotelin, Heraklitin, Pitagorën, Epikurin, do të bëheshin kurora e botës, por ata ndoqën idiotët që e helmuan, dhe janë ende në duart e të njëjtëve idiotë, që janë shkaktarët e degradimit të tyre. Kokat e fesë dhe politikanët komplotojnë vazhdimisht kundër çdo kombi.

Erdha këtu vetëm të hidhja njëherë sytë, jo të rri, kështu që priftërinjtë mos merakosen. Edhe sikur të më luteshin nuk qëndroj, më mjafton mënyra sesi u sollën me mua 25 shekuj më parë. Erdha vetëm t’ju rikujtoj mesazhin që keni harruar plotësisht, por nuk qënkeni gjëkundi.

Gjithçka nuk shkon këtu. Po dëgjoni njerëzit e gabuar, po dominoheni nga njerëzit e gabuar, që po ju çojnë drejt errësirës.

(Kur flet për Jezusin, Osho nënkupton atë që kanë në kokë njerëzit, jo të vërtetin)

Marrë nga Osho: Sokrati do të helmohej edhe pas 25 shekujsh
Përktheu Arben Orhani
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi