EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush janë Sufîtë?

2 posters

Shko poshtë

Kush janë Sufîtë? Empty Kush janë Sufîtë?

Mesazh  Jon 26.08.12 23:17

Kush janë Sufîtë?

Kush janë Sufîtë? 314169_444899335566175_1015267954_n

Fjala “Sufi” ka një prejardhje të trifishtë:

1) “Ahl us-Suffa-të” ishin “ata të verandës”, shokët e Profetit (S.a.s.) Muhamed që kishin lënë gjithçka vetëm për të jetuar më afër Profetit (S.a.s.). Mblidheshin në një verandë jashtë shtëpisë së Profetit.

Kur Profeti (S.a.s.) dilte nga shtëpia, ata ishin të parët që ai takonte, kur ai merrte ndonjë dhuratë prej ndokujt, e ndante me ata. Profeti (S.a.s.) shfaqi për ta disa fuqi mrekullibërëse, duke shumëfishuar përmbajtjen e një shisheje me qumësht që u bë e mjaftueshme për të gjithë. Rronin pa patur kurrfarë pasurie dhe me agjërime e devocione të pandërprera.

2) “Suf” do të thotë lesh. Sufitë e shekujve të parë ishin asketë që jetonin nëpër shkretëtirë të veshur me një tunikë të gjatë prej leshi, që përbënte pasuria e tyre të vetme, bashkë me rrëshiqin e ujit. Kjo tunikë ishte natyrisht e vjetër dhe e arnuar. Këto arna, njëqind si emrat e Allahut të përmendur në Kuran, në epokat e mëvonshme u bënë me ngjyra, derisa u shndërrua në veshjen tipike të Dervishit të mesjetës. Po të keni rastin të shikoni nëpër rrugë Muridët Baifal senegalezë, do mund të kuptoni se kjo traditë është ende e gjallë.

3) “Safa” do të thotë pastërti: Sufitë janë të pastër. Për këtë arsye, po të pyesni ndokë nëse është Sufi, nuk do dëgjoni kurrë t‘ju thotë po, sepse ai që është, nuk e pranon për modesti.

Sufitë pra, janë pjesë e pashkëputur e Historisë së religjioneve, lindur në kohën e Profetit (S.a.s.) që ishte një vazhdues i mesazhit të Jezusit, Solomonit, Davidit, Moisiut, Abrahamit, Noes, Idrisit, Adamit, etj. (Paqja dhe bekimi i ZOTIT qoftë mbi ta). Deri në shekullin e kaluar, përpara se të shfaqej mendimi modern reformator, pararendës i fatkeqësive dhe i dhunës së sotme, nëpër vendet muslimane “‘Ilm ut-Tasaëëuf” (Shkenca e Sufizmit) ishte një lëndë mësimore në universitetet islamike (sepse për çfarë shërbejnë Imamët, Doktorët e Ligjit plot me krenari, mëndjemadhësi, me zemër të zbrazët, ziliqarë, etj.?!!) Imamët, në fund të fundit si të gjithë, në kuptimin shoqëror ishin të ftuar t‘u nënshtroheshin jo vetëm leximit të librave, por edhe praktikës së Shkencave të Pastrimit të Zemrave, për të arritur virtytin e lartë duke kaluar nëpër duart e një Shehu Sufi.

Por siç e dimë, E vërteta nuk është për të gjithë…

Le t‘u hedhim një sy vargjeve të të madhit Ibn l-’Arabi, shkëputur nga: “Tarjumân Al-Ashëâq”:

„…Zemra ime është bërë e aftë për të gjitha format:

është kullosë për gazelat, manastir për murgjit kristianë

është tempull për idhujt, është Qabé për pelegrinin

është pllakat e Torahut, është libri i Kuranit të Shenjtë.

Unë ndjek Fenë e dashunisë, cilado qoftë rruga

Që merr karvani i saj: kjo është motoja ime e besimi im…“



Si një nga mënyrat më të përshtatshme për t‘ua përcjellë apo kujtuar njerëzve dashurinë dhe mëshirën e Perëndisë, dijen, thjeshtësinë, moralin, virtytet e së drejtës, vetëdijen e të qenit krijesa të zgjedhura të Zotit, sufijtë kanë përdorur ca rrëfime të shkurtëra simbolike dhe esenciale, që ne i quajmë Parabola Sufi. Këtu poshtë po botojmë dy prej tyre. E para mendohet të jetë rrëfyer nga Mensur Hallaxhi, ndërsa e dyta nga Xhelaludin Rumi.



Shërbëtorët dhe shtëpia

Na ishte dikur një njeri i ditur e zemërmirë që kishte një shtëpi të madhe. Përgjatë tërë jetës së tij, i ishte dashur të mungonte për periudha të gjata kohe, dhe çdo herë ia kishte besuar kujdesin e shtëpisë shërbëtorëve të tij. Një nga karakteristikat e shërbëtorëve ishte shkujdesja, e meqë ndonjëherë harronin deri dhe arsyen e pranisë së tyre në atë shtëpi, i kryenin detyrat në mënyrë mekanike. Nganjëherë vepronin edhe krejt ndryshe nga ç’u ishte thënë në çastin kur kishin marrë detyrat, e kësisoj vetëdija për detyrat që kishin u ishte zbehur.

Por një herë ndodhi që i zoti i shtëpisë të mungonte për shumë kohë, dhe në atë shtëpi lindi një brez i ri shërbëtorësh, të cilët besonin se ishin të zotët e shtëpisë. Gjithsesi, meqë ishin të kufizuar në mjedisin e shtëpisë, mendonin se gjëndeshin në një situatë paradoksale. Për shembull, ndonjëherë dëshironin edhe ta shisnin fare shtëpinë, por nuk gjenin blerës, sepse nuk dinin se si veprohej në të tilla raste. E herë të tjera, kur ndokush vinte për t’u sqaruar mbi kushtet e shitjes, dhe kërkonte të shihte dokumentet e pronësisë, shërbëtorët e quanin të çmendur dhe nuk e konsideronin blerës serioz, sepse ata as që e dinin se ç’ do të thoshte dokument pronësie.

Paradoksi dilte në pah edhe në faktin se zahiretë shfaqeshin në mënyrë ‘misterioze’; e ai furnizim nuk përputhej me supozimet e tyre se ata ishin përgjegjës për qeverisjen e shtëpisë. Nëpër apartamentet e zotërisë ishin lënë udhëzime përsa i përket administrimit të shtëpisë, me qëllim që shërbëtorëve t’u freskohej kujtesa. Prapëseprapë, mbas brezit të parë të shërbëtorëve, ato apartamente ishin shndërruar në një lloj mjedisi aq të shenjtë, sa ishte e ndaluar të hynte kushdo.

Shpejt filluan të shihen si një mister i padepërtueshëm. Disa besonin deri edhe se apartamentet nuk egzistonin fare, meqë ata mund t’ ua shihnin portën kryesore. Për ta, ato porta ishin thjesht elemente dekorative. Kjo ishte situata në të cilën ndodheshin shërbëtorët. Kurrë nuk mundën ta merrnin shtëpinë krejtësisht në ngarkim, dhe kurrë nuk mundën t’u qëndrojnë besnikë detyrave të tyre origjinore.

Kjo parabolë është rrëfyer nga Mansur El-Hallaj, sufiu martir që është egzekutuar në vitin 922, ngaqë mendohet të ketë thënë: “Unë jam e Vërteta” Hallaj ka lënë një përmbledhje të gjerë poezishë mistike. Për njëmijë vite rresht, një numur i madh sufish, edhe pse duke rrezikuar jetën e tyre, e kanë konsideruar Hallaj-n një të ndriçuar të madh.



Qeni, bastuni dhe Sufiu.

Një njeri i veshur si sufi po ecte një ditë në rrugë. Kur u gjend përballë një qeni, e qëlloi tërë forcën me bastunin e tij. Duke kuisur nga dhimbja, qeni rendi turravrap për të takuar të urtin e madh Abu-Said. U lëshua në këmbët e tij, e duke i treguar putrën e plagosur, kërkoi drejtësi për trajtimin mizor që i kishte bërë Sufiu. I urti e thirri Sufiun për ta ballafaquar me qenin. “Sa i pakujdesshëm!”, i tha Sufiut. “Si ke mundur ta trajtosh kështu një kafshë të gjorë? Shiko se ç’i ke bërë!”.

“Nuk është faji im”, u mbrojt Sufiu, “tërë fajin e ka qeni. Nuk e kam goditur se m’u tek, por sepse ma bëri pis tunikën”.

Por qeni, prapseprapë këmbëngulte në padinë e tij. Atëherë, i urti i madh, i tha qenit: “Teksa presim të vijë shpërblimi i fundëm, më lejo mua ta shlyej dhimbjen tënde”.

Qeni u përgjigj: “Oh, dijetar i madh! Duke parë një njeri të veshur me një rrobë sufijsh, isha i sigurtë se nuk do të më bënte kurrfarë të keqeje. Nëse do të kishte veshur rroba të zakonshme, unë do ta kisha shmangur takimin me të. Gabimi im i vërtetë është se i besova pamjes së jashtme të njerut të së vërtetës. Nëse doni që ky njeri të ndëshkohet, hiqjani rrobën prej njeriu të zgjedhur që mban mbi supe, privojeni nga tunika e njerëzve të drejtë…”.

Ai qen kishte një lloj rangu në Udhën e drejtë. Është gabim të besojmë se çdo njeri është domosdoshmërisht më i mirë se një qen.

Ky rrëfim është më i njohur në versionin e Rumiut. Por mendohet të jetë rrëfyer edhe më parë nga mësuesi i Rumiut, Hakim Sanai.

Përktheu dhe përgatiti: Shpëtim Kelmendi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë Sufîtë? Empty Re: Kush janë Sufîtë?

Mesazh  Siroco 03.12.13 13:10

Guénon René ka qene spiritualist dhe erudit mistik, okultist fran-mason dhe nje nder njohesit me te mire te religjioneve dhe sekteve duke i studiuar gjate gjithe jetes simbolizmin, mitet dhe ritet e tyre.
Ai ka qene edhe themelues i nje lozhe masonike por qe ne fund te jetes ka vdekur si Sufi.

Per te Sufizmi ka qene piedestali i njohjes (GNOZES) dhe rryma me autentike.

Personalisht kam lexuar disa libra nga ky dhe jam impresionuar nga prizmi i thelle i njohjes qe kishte rreth anes se fshehte te besimeve.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi