EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush jane Masonet ?

+8
Niko_
Meridiani 0 (zero)
Luli
Gon!
deny
Lapsi
protoni
Admin
12 posters

Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Kush jane Masonet ?

Mesazh  Admin 22.05.08 19:58

Kush janë Masonët ?


Kush jane Masonet ? La-masoneria

“Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i nënshtrojmë për disa qëllime tona më të “LARTA”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë.

Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen dot t’ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike”

Ky është parimi i përgjithshëm i masonerisë botërore që veten e konsideron si shtresë më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin-ELITA.

Andaj, asnjë luftë dhe krizë e madhe botërore, marrë së bashku edhe konfliktin aktual të gjoja dy civilizimeve (Lindjes-islame dhe

Perëndimit-krishterë) nuk është aspak realiteti i rrethanave të caktuara shoqërore, por është ELITA ajo, që përmes këtij koncepti dhe me një mënyrë tejet të sofistikuar manipulon me shumicën.

Nëse provizorisht shëtisim në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë pasur përmasa globale, si arsyetim i ndodhjes së tyre, zakonisht do ta kemi shpjegimin sipas një logjike botërisht të pranuar akademike, e cila përmes propagandës së fuqishme masive, nga njëra anë, dhe procesit të organizuar dhe kontrolluar mirë të arsimit, nga ana tjetër, vazhdimisht na është imponuar si e vërtetë.

Por, a kemi menduar ndonjëherë se karshi këtij realiteti, për të cilën jemi të bindur se është ashtu, mund të ekzistoj edhe ndonjë e vërtetë tjetër alternative?

A ka mundësi që të gjitha këto realitete historike me ndikime dhe përmasa të gjëra shoqërore, të janë të shkaktuara artificialisht dhe nga ndonjë qendër e madhe e fuqisë botërore? Nëse përgjigja është pozitive, atëherë kush mund të jenë ata që na imponojnë realitetin kolektiv të bindjeve tona që ne i kemi?

Janë, ATA, elita shoqërore që kontrollon të gjitha nivelet globale me përmasa botërore.

Janë ATA, sundimi i disa më të zgjedhurve që nuk jemi mësuar t’i shohim në opinion , sepse rolin e tyre medial e kanë gjithmonë aktorët tjerë të kurdisur.

Janë ATA, që për vete mendojnë se në botë ekzistojnë vetëm “NE” dhe “të tjerët”.

Janë mu ATA që ndoshta dikush i ka emërtuar si;”MASONËT”, “MURATORËT E LIRË”...e kush e di se si tjetër. Por, sido që t’i kemi emërtuar, ATA thjesht janë ELITA.

Sikur na del, ATA vërtetë janë të padukshëm, por tejet të fuqishëm. Disponojnë jo vetëm me ushtri të sofistikuar për “lojëra me zjarre” , por gjatë paqes, gjithnjë në veprim, kanë në dorë: propagandën, mediat, paratë, bankat...

ATA janë zotërues të luftës, dhe meritorë të paqes. Kreatorë të krizave, dhe pushuesit e tyre. ATA janë arkitekt të “RENDIT TË RI BOTËROR”

TRI PRINCIPET E ELITËS PËR SUNDIMIN E BOTËS

Dija është pushtet. Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga se kanë ata. Edhe pse njohuritë tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë.

Kjo ndodhë, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dhe se ne jemi gjithnjë në kontrollin e emocioneve të shtypura.

Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë më e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla.

Nëse e shikojmë historinë e perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora e deri tek Njutoni) do të shohim se të gjithë ata ishin të mrekulluar nga OKULTIZMI.

Fjala okultizëm, e shpjeguara fare thjeshtë, do të thotë “e fshehtë” dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihet në tekstin dhe simbolikën e librave më të falshëm fetar të botës , përfshirë edhe Biblën dhe Kur’an-in.

Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Andaj ELITA, e njeh mirë OKULTIZMIN dhe në mënyrë të perfeksionuar shërbehet me principet e tij.

Në vazhdim do t’iu parashtrojmë tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi, përmes së cilave shërbehet ELITA gjatë vënies së kontrollit të vetë mbi njerëzimin. Këto tri principe janë: PRINCIPI I PIRAMIDËS, SPIRALES dhe SATURNIT.

- PIRAMIDA - në masoneri përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupit të vogël të njerzëve të kontrollojnë një grup më të madh.

Nëse e paramendojmë një piramide dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e kontrollit më të madh, nga ata që janë gjithnjë e më poshtë ka fundi piramidal .

Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal, sot funksionojnë shumë organizma shtetërore , ushtarake dhe korporatat e mëdha botërore.

- SPIRALA- përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë sa rrotullohej, paraqet forcën evolutive që lëvizë në mënyrë periodike.

ELITA ka nisur veprimtarinë e vetë me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurin e vetë të madhe në pushtet. Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t’i rris ato dhe kështu në vazhdimësi, derisa ta kontrolloj tërë botën dhe njerëzimin.

- SATURNI - përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa ma pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është edhe ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unazor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.

KUSH JANË ELITA BOTËRORE?

Në një analizë të publicistit të mirënjohur amerikan ADAM PHILIPS, të publikuar më 15.02.1999, me rastin e festës së “Ditës së kryetarit” në “Zëri i Amerikës”, në mes tjerash konstatohej se, që nga viti 1789 dhe presidentit i parë i SHBA-ve, George Washington e deri më sot, nga numri i gjithmbarshëm i kryetarëve që kanë qenë në krye të timonit të këtij shteti të fuqishëm botëror, janë edhe 14 kryetarë tjerë që pa dyshim ishin MASONË.

Që nga Koha e Washingtonit e deri më sot, masonët kanë arritur të futen në të gjitha nivelet e strukturave politike dhe ekonomike të rëndësishme vendimmarrëse, si ato amerikane ashtu edhe botërore.

Sipas të njëjtit autor, vlerësohet se masonët ve organizuar mirë dhe tejet konspirativ, përmes degëve dhe nëndegëve të tyre hierarkike, janë të shpërndara në të gjitha shtetet e botës dhe numërojnë 4,5 milion anëtarë.

Hulumtuesi i pavarur britanik DAVIT ICKE, në librin e vetë “Dhe e vërteta do të na lirojë” paraqet tabelën e hierarkisë sunduese të fuqisë ELITE dominuese të botës. Sipas këtij autori hierarkia e ELITËS botërore duket kështu:

- Në vendin e fundit, ose të parë nga fundi, është i gjithë njerëzimi;
- Në vendin e dytë nga fundi, rangohen MEDIAT E SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE;
- Më PAS organizata e kombeve Të BASHKUARA;
- Unioni Evropian dhe blloqet e tregtisë globale (nafat etj);
- Grupi i Bilderbergut (përbërë nga personalitetet më të shquara të elitës politike botërore. Ndryshe në opinion kjo quhet si “Qeveria në hije”);
- Instituti Mbretëror Anglez për Punë të Jashtme;
- Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme;
- Komisioni Trelaterar (SHBA-të, Shtetet e zhvilluara të Evropës perendimeore, Japonia nga Lindja);
- Tryeza e Rrumbullakët;
- (në vazhdim autori lë disa nivele të zbalta) ;
- Më pas renditen organizata e fshaftë “Kalorësit e Maltës” (në dukje shoqatë humanitare bamirëse që kultivon traditën mijëvjeçare të ndikimit politik dhe ushtarak në botë. Si anëtarë në rrodhët e saj kurorëzohen vetëm pjesëtarët e familjeve tradicionale aristokrate evropiane) ;
- SKULL & BONES (Vëllazëri okuliste e më të përzgjedhurve);
- ILUMINATËT, ose “Të përndriturit” ( po ashtu shoqëri, vëllazëri e një rrethi më të ngushtë e më të përzgjedhurve);
- Komiteti 300 (Asociacion i ndërtuar nga pjesëtarët e 13 familjeve më të pasura të botës);

Të gjitha këto institucione, vazhdon më tutje autori, “de jure” duken se janë publike dhe veprimtaria e tyre nuk është jashtë vëmendjes së opinionit të gjerë, por “de facto”, JO EDHE AQ!??

Në prapavijën e transparencës së tyre, fshihet një veprimtari tejet konspirative e orientuar kah interesat e ngushta të grupeve ELITE.

Sa më shumë që të shkohet kah “maja e piramidës”, numri i rrethit të ndikimit ngushtohet vetëm në disa individ. Thuhet në dy apo tri prej tyre..

Por, sido që të jetë-KUJDES! Sot në Kosovë është bota që sundon përmes UNMIK-ut, dhe në këto momente tejet të rëndësishme për fatin historik të Kosovës, patjetër fjalën kryesore do ta ketë mu kjo ELITË e sipërcekur.

Kornizat e rendit të ri botëror kaherë janë përcaktuar nga ATA, andaj , nuk duhet t’na befasoj asgjë...

Adnan Abrashi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Kush jane masonet?

Mesazh  protoni 24.04.10 7:45

Une pajtohem plotesisht me ju, rreth pershkrimit te nocionit MASON...
Kufizimi i lirise se te menduarit, nenkuptohet si kufizim i i lirise se vepruarit te drejt logjik apo te gjykuarit racional...

Kur dikujt i mohohet e drejta e te gjykuarit atij i mohet ne te vertet e drejta e vetvendosjes apo e marrjes se vendimeve qe i pergjigjen situatave te caktuara dhe nevojave perkatese individuale, me nje fjale prej njerzve me identitet personal, masonet krijojne njerez pa identite dhe njerez te cilet nuk jane me vetja e tyre por ata jane marioneta te gjalla.

Njeriu deri ne vdekje krijohet dhe me krijim une trumbetoj ne ndryshim, sepse ne ndryshojme dhe ndryshimi yne organik, na sjell ne nje cak, ne nje finish i cili eshte edhe prodhim i ndryshimit...

Kesisoji teza se njeriu meson cdo dite, transformohet ne aksiome sepse njeriu ndryshon cdo dite, si ne pikepamje mendore_shpirterore ashtu edhe ne ate fizike. Meqenese njeriu qenka krijese fleksibile dhe trajta apo forma e kerkuar arrihet permes trysnise, qoft ajo fizike apo psikike ose parapsikike, qoft ajo klimatike, ekologjike, ekosistemike, sociale,ekonomike, politike, athere kriojet premisa se njeriu mund te tjetrsohet prej nje personaliteti ne nje personalitet tjeter, dhe masonet jane te afte apo te prirur qe te bejne apo shkaktojen fenomene te tilla si ne individ apo edhe ne grup, RAJHU I MADH-ADOLF HITLER si pershembull!!!
protoni
protoni

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty MASONET

Mesazh  Lapsi 29.05.11 23:55

JA CILET JANE MASONET



MASONET NUK DUHEN MARE SI DICKA E KEQE
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  deny 30.05.11 14:45

si mund te hyme ne masoneri?
avatar
deny

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Gon! 30.05.11 14:51

Duhet të jesh çifut, pikësëpari
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Luli 30.05.11 15:00

Gon! shkruajti:Duhet të jesh çifut, pikësëpari

Ne masoneri nuk bejne pjese vetem çifutet por te gjitha kombet dhe popujt, bile ka shume shoqeri sekrete islame qe jane te lidhura me masonerine.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Luli 30.05.11 15:03

deny shkruajti:si mund te hyme ne masoneri?

Varet se ku jeton, nese jeton jashte Shqiperise mund te drejtohesh te ndonje lozhe qe keni afer, ne te kunderten duhet te njihni dike qe bene pjese ne masoneri qe te propzoje kandidaturen tuaj.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Gon! 30.05.11 15:43

Mason mund të jenë vetëm çifutët, kurse vegël e tyre mund të jetë gjithkush.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Lapsi 26.10.11 14:05

Stergjyshi im ka qen nje agjent i CIAS .Mund te ket pas ai lidhje me masonet ? Hapa nje here nje teme me kete gje por nuk mu pergjigj njeri
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Lapsi 26.10.11 14:20

Kush eshte ndonjeri ne kete forum qe mer vesh mir nga masonet te lutem te me thoje ca ndikimi kan pas masonet ne shqiperi
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Maksim Zotaj eshte Free masoni qe jep informacion

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 26.10.11 20:16

O lapsi akoma me kete ti ? po e ke nje teme per masonet e konspiracionin vetem kliko tek ''kerko''. Megjithate po te them qe Masonet ne shqiperi jan aq te hershem sa shteti vete.
Nese do shqyrtoje "Historine e shtetit te se drejtes ne Shqiperi " do ndjekesh nje veprimtari shteti qe ka ca klecka te papara brenda. Po te them qe Skenderbeu ka qene masoni me i sukseshem, ndoshta mund te duket e pabesueshme po po te shohesh me vemendje ca pika suksesi e ca stema flamuri qe "na i dhane" do e kuptosh lehte lidhjen.
Ne lidhje me ate qe kerkon po te ndihmoj pak me kete video dhe komentim , ndiqe dhe kujdesu te mos i marresh te gjitha te verteta, sepse rregulli baze i masoneve eshte" Nese fliten 100 vetem 1 prej tyre eshte e vertete"

https://www.youtube.com/watch?v=bW0R2BCXhog



Ja ku ke edhe komentin per te:
Flet Maksim Zotaj, frimasoni shqiptar i “Lloxhës Blu” së Nju Jorkut: Ja sekretet që mbahen të fshehta.

Dy vjet e gjysmë më parë, kur zbriti nga shkallët e “Boeing 737 8F2” në “Airoport Rinas” ai e kishte të qartë se cili ishte synimi i tij i afërt. Donte ta bënte të njohur “kodin e fshehtë” që mbante brenda vetes dhe një pjesë të sekreteve e mistereve që i ishin dhënë në besim. Askush nuk e ndiqte si të dyshimtë dhe rreziku që të vihej nën pranga si anëtar i një shoqërie të fshehtë, nuk ekzistonte më. Kohët kishin ndryshuar ekstremisht. Por realiteti i ri, fillimisht, nuk dukej fort premtues në vendin e lindjes. S’ishte e lehtë të paraqiteshe nën “maskën” e një emri që kishte shkaktuar mjaft “turbulencë”, në auditorin shqiptar, sidomos pas publikimit të romanit të njohur të një shkrimtari amerikan. I mbrojtur pas emërtimit të një shoqërie sekrete, anëtarët e të cilës kishin qenë burra të pushtetshëm në botë, ai dukej jo më si i ardhur nëpërmjet një linje ajrore, me një çantë krahqafë, por i rënë nga qielli, me një mision krejt të padeshifrueshëm e mistik. Mosbesuesit nuk e morën seriozisht deklarimin e tij, se ai ishte “oficer” pa grada dhe yje mbi supe, por me një unazë e medaljon, ku vizatoheshin kodet e fshehta. Por pak më vonë do të ndryshonin qëndrim...



...Tirana ende nuk Lloxhën e saj dhe përpjekjet për të pasur një të tillë duket se do të kushtojnë vite të tjera pune. Por Maksim Zotaj, një frimason shqiptar i sallonit të Nju Jorkut, me emërtimin “Mjeshër në Lloxhën Blu”, mendon se Shqipëria ka një potencial të vërtetë njerëzish, të cilët “hap pas hapi” do të plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e shoqatës aq shumë të përfolur sot në botë, asaj të masonëve. Gjatë një interviste për “Telegraf”, Maksim Zotaj, rrëfen se si u bë pjesë e organizatës së fshehtë, e cila tanimë nuk konsiderohet më si e tillë, por dhe sa ka ndikuar masoneria në çështjen shqiptare:

Cili qe kontakti i parë me ata që mbajnë emrin “mason”?

Kam jetuar në Amerikë që nga viti 1995. Dy vite më pas, pothuajse krejt papritur, rashë në kontakt për herë të parë në jetën time, me një mason të Llozhës së Madhe të Nju Jorkut. Ky njeri, në mënyrë krejt të çuditshme filloi të më fliste për masonët dhe masonizmin, por unë nuk isha në dijeni se ç’ishin masonët dhe çfarë përfaqëson ata si filozofi dhe si urdhër. E thënë pak më ndryshe, unë isha thjesht një injorant në këtë fushë dhe ato pak gjëra që kisha dëgjuar ose i kisha lexuar aty këtu më informonin që masonizmi nuk është gjë e mirë. Mirëpo vëllai im i ardhshëm Davit Stenbar ishte shumë këmbëngulës në idenë e tij që unë vërtet ndonjë ditë mund të bëhesha një mason i mirë. Kjo më mori vite të tëra duke biseduar me Stenbarin që unë më në fund të dorëzohesha apo të bindesha që masonizmi ishte vërtet diçka shumë e mirë dhe unë patjetër do të isha pjesë e këtij urdhri që është i famshëm dhe ka mbijetuar për mijëra e mijëra vite me radhë. Për çudi, pasi unë mora titullin dhe u ngrita në nivelin e “mjeshtrit” në 30 mars të vitit 2003, e pyeta vëllain Stenbar: “Përse t’i për dy vjet me radhë këmbëngule që unë të bëhesha frimason?” Ai m’u përgjigj thjeshtë: “Jemi ne Maks që tërheqim nga jashtë brenda kandidatët e mundshëm për t’i bërë frimason dhe arsyeja tjetër që unë isha i palëkundur që ti do të bëheshe i tillë. Është prirja juaj për të blerë dhe lexuar libra që çuditërisht, kishin një përmbajtje humanizmi dhe diturie universale”. Vëllai Stenbar, është një afrikano-amerikan që i përket Llozhës së madhe të Nju Jorkut dhe pikërisht Franklit Lloxh 0447 e Distriktit 4 të Manhatenit. Kështu unë pra fillova karrierën e mjeshtrit të masonëve dhe jam i klasifikuar në grupin e oficerëve me gradën “Mjeshtër me eksperiencë” brenda Lloxhës Blu Masonike.

Cilat kanë qenë marrëdhëniet historike të Shqipërisë me Masonët?

Kur unë arrita nivelin e mjeshtrit mua më lejohej tashmë që të merrja pjesë në ritualet e Lloxhës në të treja nivelet e saj. Nga ky shkak fitova titullin “Mjeshtër Mason”. Ishte fakt që në këtë kohë edhe anglishtja ime kishte arritur një standard të mirë komunikimi. Çuditërisht gjatë ritualit, i cili është ende më i vjetër dhe shpesh herë thuhet se vjen nga thellësia e shekujve, shumë fjalë dhe fjalëkyçe që përdoreshin gjatë ritualit ishin thjesht fjalë shqip. Ajo ishte vërtet surprizë sepse shpesh kur diskutohej për to, masonë të ndryshëm nuk e dinin se nga vinte origjina e këtyre fjalëve dhe jepnin një përgjigje steriotipe, duke thënë se këto fjalë mund të vijnë nga latinishtja, ose greqishtja e vjetër. Mirëpo unë siç duket e kisha fatin e vetëm t’u thosha atyre se këto fjalë vijnë nga shqipja, për faktin e vetëm se në gjuhën shqipe këto fjalë përdoren me të njëjtin kuptim sot e gjithë ditën. Këto nuk i gjen as në latinisht dhe as në greqishten e vjetër. Kjo ishte çudi. Këto zgjuan tek unë kureshtjen dhe dëshirën për të kërkuar më thellë në fenomenin gjuhësor të këtyre fjalëve. Disa vite më vonë, me ndihmën dhe të disa masonëve të tjerë, po aq entuziastë sa unë, arrita të gjej dhe fakte të tjera që kanë të bëjnë me traditën masonike edhe në truallin shqiptar. Por më e rëndësishmja që unë mund ta theksoj në këtë intervistë është fakti se në enciklopedinë e përgjithshme masonike, përmendet emri i Albanit të Shenjtë. Sipas kësaj enciklopedie Albani i Shenjtë, ishte një inxhinier ndërtimi, apo arkitekt, i cili merrej me ndërtime banesash dhe harqe urash, por njëkohësisht ishte dhe praktikues i masonizmit si filozofi. Kështu ishte i pari masoni, asaj kohe, që shkon në Angli në vitin 298 në periudhën e sundimit të perandorit romak Konstantus Klorus, i cili ishte babai i Konstandinit të Madh, një ilir nga Nishi. Është ky, Albani i Shenjtë, i cili çoi për herë të parë në teori dhe praktikë masonizmin edhe si paradoks ose shpërblim i asaj që bënë të parët tanë mbas 1700 vjetësh duhet të vijë një frimason, si puna ime, që të vendosi në vend pas një shkëputje kaq të gjatë masonizmin në Shqipëri që sot ka në historinë botërore atë emër dhe reputacion që çdokush do ta ëndërronte. Në rrjedhën e shekujve qysh gjatë perandorisë maqedonase, romake, bizantit e osmane, masonizmi nuk ka qenë shuar kurrë. Ai ka vazhduar të mbijetojë edhe në tokat e ilirëve apo shqiptarëve të sotëm.

A ka pasur emra të shquar shqiptarësh në rrjetin e masonerisë?

Ne mund të përmendim pa frikë, Aleksandrin e Madh, një numër perandorësh ilirë, po ashtu perandorë të Bizantit që ishin me origjinë shqiptare. Por veçanërisht, periudha e rilindjes evropiane dhe asaj shqiptare, është shquar për një numër emrash si: Jeronim De Rada, Sami e Abdyl Frashëri, Hoxha Tasim, Mit’hat Frashëri, Vaso Pasha, Simon Bolivari (që kishte lindur në Shkodër), Mehmet Aliu i Egjiptit, Ataturku, Ismail Qemali, Nuredin Bej Vlora, Lasgush Poradeci, Nikolla Naço, Petro Nini Luarasi, Faik Konica etj.. Këta jo vetëm që ishin masonë, por ishin dhe patriotë të mëdhenj, iluminist dhe njerëz që luftuan për progres. Nuk është rastësi, që Sami Frashëri thoshte: “Se drita e diturisë përpara do të na shpjerë”. Kjo tregon që masonizmi është jo vetëm filozofi universale, por ka dhe nota të theksuara patriotizmi.

Thuhet se disa drejtues shteti shqiptar kanë qenë mason. Sa e vërtetë është kjo?

Bindja ime është se nuk ka masonë të mirëfilltë në Shqipëri, brenda të gjitha rregullave dhe normave masonike. Megjithëse edhe unë si shumë të tjerë kam dëgjuar që ka masonë të tjerë në Shqipëri, të ardhur nga Turqia, Franca, Italia apo Greqia, por seriozisht dua të them se këta njerëz nuk plotësojnë kushtet elementare për t’i thirrur masonë. Kjo është një mjegull që është përhapur në popull nga disa ish-punonjës të Shërbimit Sekret, të cilët janë mjeshtëra në përpunimin e propagandës në Shqipëri, duke shpërdoruar emrin e mirë dhe famën e masonëve të thelb. Ka pasur disa artikuj në shtypin shqiptar pas vitit 1998, që janë marrë me këtë temë, por vetëm se kanë krijuar një konfuzion më të madh me konceptin e të qenurit mason dhe filozofisë së masonizmit në përgjithësi. Midis tyre dua të përmend disa politikanë që mashtrojnë njëri- tjetrin përballë opinionit shqiptar me pretendimin se janë mason. Për shembull pa sens është deklarata e Fatos Nanos në një intervistë televizive duke atakuar një tjetër politikan, Edi Ramën, si “mason i pasur”. Po kështu është folur poshtë e lart për Enver Hoxhën sikur na paska qenë një mason francez. Por e vërteta që njohim ne është se, këta jo vetëm që janë politikanë që kanë probleme të mëdha, por këta janë dhe njerëz me kushte jo të mjaftueshme për t’u bërë mason. Ndërsa Fatos Nano vetë indirekt nëpërmjet njerëzve të tjerë ka shprehur dëshirën për t’u bërë mason, por dhe ky si dy të parët nuk i plotëson kushtet për t’u bërë i tillë. Kjo është tablloja masonike në Shqipëri deri në lindjen e shoqatës së miqve të masonëve.


Read more: http://WwW.ForumiVirtual.Com/analiza/18818-flet-maksim-zotaj-frimasoni-shqiptar-i-lloxhes-blu-se-nju-jorkut-ja-sekretet.html#ixzz1bw7sVGhu
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 26.10.11 20:19

lapsi shkruajti:Stergjyshi im ka qen nje agjent i CIAS .Mund te ket pas ai lidhje me masonet ? Hapa nje here nje teme me kete gje por nuk mu pergjigj njeri

Sa per kete po te them qe agjentet e CIA-s , kane nje ndryshim . Nese e ke parasysh ne nje ngjarje ka OBJEKT dhe SUBJEKT. Ne rastin qe ti po pyet keto agjente jane objekte qe nuk mund ti quash masone , ata zbatojne urdherat por nuk formesohen per te qene Mason. E kupton ndryshimin?
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Lapsi 26.10.11 20:24

E kuptova
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 26.10.11 20:28

po ky gjyshi jot kur ka qene agjent? thjesht kuriozitet
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Niko_ 13.12.11 19:12

Adresa e faqes zyrtare të internetit të llozhës së madhe masone të Shqipërisë është www.llozhaemadheeshqiperise.com
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Elson Precaj 13.12.11 23:31

a thua te jene te verteta keto fjale qe thuhen per shqiptaret ??! uroj qe te jene te tilla !!!sepse po te ishin te verteta do ishim populli me i privilegjuar ne bote
https://www.youtube.com/watch?v=bW0R2BCXhog


Edituar për herë të fundit nga Elson Precaj në 13.12.11 23:39, edituar 1 herë gjithsej
Elson Precaj
Elson Precaj

31


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Elson Precaj 13.12.11 23:35

lapsi shkruajti:Kush eshte ndonjeri ne kete forum qe mer vesh mir nga masonet te lutem te me thoje ca ndikimi kan pas masonet ne shqiperi

https://www.youtube.com/watch?v=bW0R2BCXhog
Elson Precaj
Elson Precaj

31


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Niko_ 14.12.11 3:40

Elson Precaj shkruajti: a thua te jene te verteta keto fjale qe thuhen per shqiptaret ??! uroj qe te jene te tilla !!!sepse po te ishin te verteta do ishim populli me i privilegjuar ne bote
https://www.youtube.com/watch?v=bW0R2BCXhog

Këtë video e kam parë para shumë kohësh në youtube, e kishte vënë dikush me pseudonimin "PLAKU" dhe i kishte vënë një titull shumë të goditur. E titullonte "Përralla me mbret! Ndoshta dikush i ka bërë presjon dhe ai e ka mbyllur llogarinë e tij në youtube. Tani shfaqet nga një pseudonim tjetër që i paska vënë titull dashamirës ndaj përrallave që thuhen aty. Ka shumë gënjeshtra aty!

Po të jap një fakt historik! Ai thotë aty se rusët hyrën në ishullin e Korfuzit gjatë luftës ruso-turke në vitin 1821, dhe gjoja paskan marrë prej andej libra në shqipen arkaike dhe paskan zhvilluar kaq shumë teknologjinë e tyre ushtarake.

Kjo është një gënjeshtër e madhe! Korfuzin e kanë marrë në vitin 1799 dhe atëhere rusët dhe turqit ishin aleatë. Flota ruso-turke e mori ishullin nga duart e francezëve. Ishulli kaloi plotësisht në duart e rusëve në 1801, pas një marveshjeje që bëri Rusisa me Turqinë, turqit u tërhoqën nga Korfuzi.

Përse duhet të pritnin rusët deri pas luftës së dytë botërore për të përkthyer ato libra, kur mund të kishin armë super të fuqishme 100 vjet para të tjerëve dhe të ishin superfuqi e vetme që në atë kohë?
Thjesht politika fillestare që ndjekin masonët për të manipuluar popujt, kur bien në kontakt të parë me ta, është nxitja e patriotizmit. Fatkeqsia jonë e madhe është se ne jemi 100 vjet mbrapa të tjerëve dhe prandaj i dëgjojmë tani këto gjëra. Politika që masonët u bëjnë të përparuarve sot është globalizmi dhe rendi i ri botëror.
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Elson Precaj 14.12.11 16:11

Une nuk e di se sa e sakte mund te jete ajo qe thuhet ne kete video , po ashtu nuk e di nese edhe ajo qe thoni ju eshte e vertete . thjeshte mua me pelqeu shtjellimi qe ky person ne kete video u beri shum ngjarjeve !jo un por cdo shqipetar do kishte pas qef qe keto qe ky zoteria ne vido thote , te jene te verteta ! un kam lexuar disa artikuj te po ketij personi qe flet per ORAKULLIN E DODONES ! sesa te verteta jane se di por qe jan interesante jane ama ! se kush tregon perralla ,ne kete vend spo merret vesh mjafton ti tregojne se ne si popull i hame ! RESPEKTE
Elson Precaj
Elson Precaj

31


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Aldo1ification 14.12.11 17:16

Maksim Zotaj ka te drejte per lashtesine e popullit tone...Kujtoni pellazget ishin populli me i fuqishem i botes qe i dhane qyteterimin Europes...Shkenca e ka mohuar rolin e pellazgeve dhe nxori teorine indoeuropiane pa pike baze,nderkohe qe per pellazget flasin dhjetra autore antike...Vete alfabeti egjiptian i krijuar nga THOT-i u krijua mbi bazen e gjuhes shqipe. Giussepe Catapano me librin e tij THOTi fliste SHQIP...Te duken fantazira por kur fillon te germosh autoret antike ''greke'' duke filluar nga Homeri etj ku ne veprat e tija ka qindra fjale qe bota i njeh si paragreke,ato perkthehen vetem me SHQIPEN...
Sa per masonet si cdo klase shoqerore edhe ato mund te manipulohen por jo te gjithe...Masonet merren me studimin e origjines se njerezimit,qyteterimet e lashta etj Nder keto kane marre shume nga ato qyteterime si egjiptian,pellazg,sumer...Shikoni shqiponjen 2 krenare tek grada 33...
Tha njeri aty siper qe masonet manipulohen nga cifutet eshte e vertete por personalisht njoh mason qe e dine shume mire qe cifutet manipuluan historine boterore,krijuan fe duke vjedhe mite sumere,egjiptiane dhe pellazge dhe duke i shitur si origjinale te tyren...
Por shume shpejt e verteta do dale...
Dhe dicka per lozhen qe u hap ne Shqiperi
Ajo asht lozhe jo e rregullt ne kuptimin qe jane te Grand Orientit Italian,nje lozhe qe ka zhyte duart ne psilliqe mafioze...Masoneria me e njohur ne bote asht ajo Angleze...Te tjerat si Grand Orient pranojne dhe femra,homoseksual etj
Masoneria Angleze asht ajo qe asht me e afert me Shqiptaret
Aldo1ification
Aldo1ification

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Aldo1ification 14.12.11 17:20

Dhe dicka nqs doni te mesoni historine e mohuar te Shqiptareve
Kekroni ne facebook DODONA PELLAZGJIKE,Dodona Pellazge,Thenie per shqiptaret jane grupe qe merren me kete pune. FLM

Aldo1ification
Aldo1ification

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Niko_ 14.12.11 18:50

Elson Precaj shkruajti:Une nuk e di se sa e sakte mund te jete ajo qe thuhet ne kete video , po ashtu nuk e di nese edhe ajo qe thoni ju eshte e vertete . thjeshte mua me pelqeu shtjellimi qe ky person ne kete video u beri shum ngjarjeve !jo un por cdo shqipetar do kishte pas qef qe keto qe ky zoteria ne vido thote , te jene te verteta ! un kam lexuar disa artikuj te po ketij personi qe flet per ORAKULLIN E DODONES ! sesa te verteta jane se di por qe jan interesante jane ama ! se kush tregon perralla ,ne kete vend spo merret vesh mjafton ti tregojne se ne si popull i hame ! RESPEKTE

Është shumë e lehtë për të vërtetuar ato që shkruajta për marrjen e Korfuzit nga rusët, sepse ka shumë burime që e vërtetojnë. Nëse të pëlqejnë përrallat, vazhdo ti dëgjosh, por mos harro se përrallat ua tregojnë fëmijëve për ti vënë në gjumë. Përrallat janë shumë të bukura, për të qenë të vërteta!.. Respekt edhe për ty.
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Elson Precaj 14.12.11 20:05

Niko_ shkruajti:

Është shumë e lehtë për të vërtetuar ato që shkruajta për marrjen e Korfuzit nga rusët, sepse ka shumë burime që e vërtetojnë. Nëse të pëlqejnë përrallat, vazhdo ti dëgjosh, por mos harro se përrallat ua tregojnë fëmijëve për ti vënë në gjumë. Përrallat janë shumë të bukura, për të qenë të vërteta!.. Respekt edhe për ty.

mire po e nxeme sikur ato qe thua ti per marrjen e korfuzit jane te verteta ! se mesa shof nuk qenke ne dijeni me teper sesa daten e marrjes se korfuzit nga ruset ti qe na qenke kaq i informuar rreth kesaj ngjarje duhet te dish me shum se cu be ne Korfuz jo vetem daten e pushtimit .

po rreth orakullit te Dodones cfar ke per te na thene zoteri ?!po per ato qe nostradamusi ka thene per shqipetaret?? un mendoj se neve si komb na kane shtypur dhe perndjekur mjaft dhe aq shum sa nuk eshte cudi qe greket dhe serbet kan vjedhur nga kultura jone dhe trashigimia kulturore e ILIRVE.

kemi qene gjithmone kaq te shtypur nga te tjeret sa per vete nuk posedojme nje histori te mirfillte dhe te sakte ! perrallat dhe eposet kane qene gjithmone te bukura zoteri pasi kane sherbyer nder vite per te ringjallur ndjenjen e patriotizmit qe sot shqiptaret kane nevoje shum per te ! ketu ky zoteria qe flet ne kete video nuk ka bere asgje te keqe perkundrazi po ngre lart imazhin e shqiptarve ndersa ti thua se ne jemi nje kom cfardo qe e gjithe historia jone na qenka nje perralle ! ok vazhdo tu tregosh femijeve te tu historine e SHqiperise te shkruajtur nga greket dhe Serbet !!!
Elson Precaj
Elson Precaj

31


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  The Punisher 14.12.11 23:23

se kam kuptuar asnjehere kete gje ,Illuminatet a e quajne veten mason apo jo ? ata si i konsiderojne masonet ,nje organizate jo e fuqishme apo kane lidhje ndermjet tyre ,pra Illuminatet jane lidera dhe urdherojne masonet e lire te bejne cfare ju kerkohet nga illuminatet ? a jane inferjore masonet e lire para Illuminateve ? termi mason kap edhe illuminatet,komisjonin trepalesh etj organizata apo mason eshte fjale vetem per njerezit e thjeshte nga e gjithe bota qe behen pjese e nje organizate te hapur dhe te lire por me kushte dhe sekrete .
The Punisher
The Punisher

44


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Arb 14.12.11 23:45

Masonet jane shpetimtari i vetem i njerezimit!
E bukur per ta besuar si realitet!

Ajo qe me ben pershtypje eshte, se pse cdo gje qe ka permasa kolosale ne mendimet e njerezve, vepra dhe momente qe kane ndikim dhe qe njihen nga njerezimi, DOEMOS DUHET TE JENE TE PROJEKTUARA DHE TE EGZEKUTUARA NGA ELITA?

Sulmi terorrist qe bere Brejvik dhe beri buje, nga shume media boterore, u mor si nje veper qe kishte dore ELITA, ( e s'i mund te qe ta pervetesosh nje marrezi te nje njeriut qe vret femije te pa-fajshem)

Gjithashtu , jane shume te bukura per tu besuar edhe ata folklorizma, qe fliten dhe perfliten per shqiptaret, kur thuhet se 9 familje nga elita paskan origjine shqiptare.!!!
Si ore ?

Kur ne krijuam shtetin e DYTE shqiptare ne 2008 , ne kohen kur shtete tjera festojne ditelindjen treshifrore, edhe duhet te presim qe edhe copat tjera qe gjenden rreth e perqark te banuara me shqiptare, te heqin te zinjte e ullirit duke u perballur me gjerat elementare, qe ua ndalojne zgjedha sllave?

A thua elita e perbere nga shumica me prejardhje shqiptare, te n'a lere ne kete gjendje te vuajme?

Thjeshte kjo eshte nje genjeshter qe e perdorin ne cilin popull te futen, qe t'i pranojne si njerez te shpise!

Sikur qe shihet kjo shoqeri sekrete eshte e dizajnuar dhe e drejtuar nga Djalli. Perberesit me te veçante te njeriut jane , qe te ndaje te miren nga e keqja, deri sa djalli simbolizon te keqen, eshte e kote te mendohet se do t'a pushtoje njerezimin, kur dihet se gjithmon njeriu per vete e zgjedh me te miren.

Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Gon! 15.12.11 9:55

Ja disa frangmente masone qe jane ruajtur deri me sot, te cilat ende perdoren ne vellazerin masone moderne:

"Drita duhet t'i afrohet gjithe njerezise… Nga dezorganizimi e shkaterrimi t'i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtesia, nga dhuna kah liria. Te gjithe jetojme ne nje vater. Ne Toke, te gjitheve na ngroh nje fryme jetesore. Te gjithe jemi krijuar nga e njejta materie. Kush mund t'na pengoje qe te bashkohemi ne nje bashkesi, me te njejtat ligje... Per te arritur kete duhet t'i kthehemi rruges se mbreterise, gjegjesisht drites hyjnore, paqes dhe sigurimit, rruges se bashkimit dhe lirise... Rruga e lirise kerkon qe njerezimi te hulumtoje, te vleresoje dhe te beje vepra te mira, jo nga shperblimi apo nga frika, por nga deshira, vullneti i lire... Liria eshte hyjnore te cilen vete Zoti, sipas shembelltyres se tij, ia ka dedikura njeriut...Te gjithe ju qe keni ne zemer shpetimin e juaj dhe te familjes suaj, dhe i frikesoheni Zotit, pavaresisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, te gjithe juve qe u jane neveritur mashtrimet njerezore, te krijojme nje bashkesi e cila di se cka do, cka duhet te gjakoje dhe cka duhet te beje…. Ejani ta lidhim nje marreveshje te shenjte: qe te gjithe ne ta kemi parasyshe nje qellim te perbashket – shpetimin e njerezimit. Gjuha, kombesia, sekti, te jenë te parendesishme..."

E si mund te thoni ju se kjo shoqeri eshte e drejtuar nga djalli? Kur ajo mbeshtetet ne Zot? Fjale djallezore ju duken keto te cekura me larte?!
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Arb 15.12.11 12:54

Gon! shkruajti:Ja disa frangmente masone qe jane ruajtur deri me sot, te cilat ende perdoren ne vellazerin masone moderne:

"Drita duhet t'i afrohet gjithe njerezise… Nga dezorganizimi e shkaterrimi t'i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtesia, nga dhuna kah liria. Te gjithe jetojme ne nje vater. Ne Toke, te gjitheve na ngroh nje fryme jetesore. Te gjithe jemi krijuar nga e njejta materie. Kush mund t'na pengoje qe te bashkohemi ne nje bashkesi, me te njejtat ligje... Per te arritur kete duhet t'i kthehemi rruges se mbreterise, gjegjesisht drites hyjnore, paqes dhe sigurimit, rruges se bashkimit dhe lirise... Rruga e lirise kerkon qe njerezimi te hulumtoje, te vleresoje dhe te beje vepra te mira, jo nga shperblimi apo nga frika, por nga deshira, vullneti i lire... Liria eshte hyjnore te cilen vete Zoti, sipas shembelltyres se tij, ia ka dedikura njeriut...Te gjithe ju qe keni ne zemer shpetimin e juaj dhe te familjes suaj, dhe i frikesoheni Zotit, pavaresisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, te gjithe juve qe u jane neveritur mashtrimet njerezore, te krijojme nje bashkesi e cila di se cka do, cka duhet te gjakoje dhe cka duhet te beje…. Ejani ta lidhim nje marreveshje te shenjte: qe te gjithe ne ta kemi parasyshe nje qellim te perbashket – shpetimin e njerezimit. Gjuha, kombesia, sekti, te jenë te parendesishme..."

E si mund te thoni ju se kjo shoqeri eshte e drejtuar nga djalli? Kur ajo mbeshtetet ne Zot? Fjale djallezore ju duken keto te cekura me larte?!

Pasazhe te tilla me disa rreshta, eshte e thjeshte te shkruhen dhe te besohen, por ne realitet ata permbajne mesazhe tejet te pa kuptimta.
Nese vertet mendon se kjo organizate sekrete s'punon sipas urdherave te djallit, ndiqe me kujdes kete video xhirim qe eshte bere nga kamera te fshehta brenda ne mbledhite masonerike ne Turqi, sidomos pjesene fundit te videos ku pihet gjaku i dhis, ne emer te djallit...!
https://www.youtube.com/watch?v=WCoPJbZnq9M
Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Gon! 15.12.11 13:56


Pershendetje

Nuk mund te shoh ne kete link per disa shkaqe teknike ne PC timin i nderuar Arb. Megjithate kam pare mjaft video te montuara te cilat i dedikohen masoneve dhe u japin atyre nje pamje te hidhur, e edhe kjo ndoshta mund te jete nje e tille sikur te gjitha te tjerat, por edhe nese pijne gjakun e dhis, ajo nuk do te thote se ata jane duke e pire ate ne emer te djallit, sepse te gjitha ritet i kane marre nga fete dhe shumica e tyre i perkasin riteve cifute. Ndoshta mund te hasesh tek Eksodi i Dhjates se Vjeter diku, ku ceken llojet e misherave, llojet e yndyrerave dhe gjaku i tyre se cili mish ben te hahet e cili jo, cfare duhet bere me gjakun e asaj prehe, duhet pire apo duhet lyer koken, po me yndyrera cfare duhet bere, duhet djegur apo duhet derdhur?!... etj. Ndoshta diku ne Dhjaten e Vjeter thuhet qe te pihet gjaku i dhis, mirepo mos e merr si te vertete kete te thene nga ana ime, sepse nuk jam i sigurt, edhe pse e kam lexuar ate liber dhe e di qe jane nje mori ndalesash e urdherasash ne lidhje me kafshet yndyrerat dhe gjakun e tyre!


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 16.12.11 8:47, edituar 2 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Aldo1ification 15.12.11 18:49

E kuptoni qe kush i akuzon masonet se jane satanike??? vetem Kisha dhe Xhamia sepse kane frike humbjen e pushtetit te tyre mbi njerezit,ku te marrin vesh njerezit qe fete jane kopjim i keq i miteve pellazge,sumere,egjiptiane...Masonet jane kunder fese por pro Zotit...Fete e kane shtrenberuar konceptin e Zotit duke e reduktuar ne nje zot pagan...
Leni keto marrina satanike,i drejton djalli etj Vetem psuhtetet fetare i thone njerezve qe nuk i binden atyre si satanike,ku ne fakt ma satanike se Kisha dhe Xhamia nuk ka ne bote kund...Sepse jane ato qe kane zhvilluar lufterat me te medhaja ne bote,kane marre pjese ne diskriminime fetare,rracore etj
Une e thashe me lart qe edhe masonet perdoren nga elita por jo te gjithe...E rendesishme asht qe ato kerkojne te ruajne,shperndajne njohuri mbi qyteterimet e lashta sepse aty asht pergjigja e cdo gjeje...Por kete pune mund ta beje dhe nje qe nuk asht mason...
Ndersa sa per Maksim Zotaj une kam respekt sepse ka punuar per zbardhjen e historise sone dhe per ceshtjen shqiptare ne Amerike
Aldo1ification
Aldo1ification

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Aldo1ification 15.12.11 18:53

Arb sa per videon deri ne min 5:47 une e kam pa ne nje emision se si behen ritualet dhe ska naj gja ''satanike''...mbas atij casti video ndryshon komplet sfond,xhirimet behen ne nje vend tjeter...Tashi edhe nje beb e dallon se kemi me nje montim video-je....
Aldo1ification
Aldo1ification

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Arb 15.12.11 19:13

S'eshte e imja qe te deklaroj vertetesine e videos, apo dhe ta mbeshtes teresisht, sepse vet prezente s'kam qene qe te verifikoj faktet si nje deshmitar okular. Videoja eshte bere (mesiguri) nga antere te llozhes qe me pas te shperndahet, qofte me deshire apo pa te. Aty shihet qarte se pjesa pare s'ka lidhje me te dyten, sepse kryhet ne nje ambijent tjeter dhe flet per dicka tjeter: per anetaret e grades 33 qe e pijne gjakun e dhijes, ne emer te djallit ( po sikur te mos ishte ne emer te djallit ky rrit, feja dhe shkenca e ndalojne pirjne e gjakut)

Deri sa kemi te bejme me nje shoqeri sekrete, eshte paradoksale qe te gjejme fakte kunder tyre, sepse as ata vet nuk mundet ta de-konspirojne vetene e tyre, shkaku se nuk kane nje protokol dhe nje kod legjislativ qe te mund te gjykohen nga cdo kush, qofte dhe nga njeriu i thjeshte. Deri sa ata vet (epo te tjeret qe kane te bejne me ata ) i marrin persiper krijimin e krizave globale, ne vend te nje qetesie dhe stabiliteti ekonomik, marrjes se mendimit te lire ne vend te lirise se te shprehurit, nxitjes se akteve terroriste , ne vend te sigrise per jetese, nxitjes se luftrave ne vend te paqes. Nuk mund t'i them se kjo shoqeri eshte orjentuar te shpetoje njerezimin. Por mund te them se sa do qe te mundohen, nuk do te arrijne qe t'a dirigjojne as trupin dhe as mendjen e njerezve , deri sa ata s'do te jene te gatshem qe me vullnetin e tyre t'i jepen atyre....
Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Aldo1ification 15.12.11 20:35

Prap po ju them se po ngaterroni konceptet...Masonet jane te tjere,elita e superpasuruar eshte tjeter...Mund te kete pjesetar te elites masone,por jo te gjithe masonet jane ne elite apo te pasur...Kontrollin e botes e kane ato qe zoterojne bankat,energjitiken,firmat farmaceutike,teknologjine keto ndrysh quhen Elita Ekonomike,per keta mund te flasim ne dhe jo per masonet...Masonet besojne ne nje Zot te vetem,por jo ne fe...Tashi une qe i akuzoj fete por besoj ne nje Zot,ne nje inteligjence universale qe ka krijuar universin dhe jeten,quhem SATANIST???

Mos flitni perrallat qe gjinden ne internet vetem per arsye fitimi,sepse neper literatura masonike nuk ke asnje figure, apo simbol ''satanik'' edhe pse Kisha i thoshte satanik gjo gjeje qe kercenonte pushtetin e saj,satanik i ka thene dhe Galileo-s,Giordano Brunos,Kopernikut po a jane keto satanik,pra njerez te keqinj???

Prandaj them kujdes me ato qe shihni e degjoni sidomos nga pushtetet fetare....
Na kane rrejt per 2000 vjet dhe ka ardh koha qe nuk pine me uje kjo pune...


Aldo1ification
Aldo1ification

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Niko_ 15.12.11 23:59

Aldo1ification shkruajti:Prap po ju them se po ngaterroni konceptet...Masonet jane te tjere,elita e superpasuruar eshte tjeter...Mund te kete pjesetar te elites masone,por jo te gjithe masonet jane ne elite apo te pasur...Kontrollin e botes e kane ato qe zoterojne bankat,energjitiken,firmat farmaceutike,teknologjine keto ndrysh quhen Elita Ekonomike,per keta mund te flasim ne dhe jo per masonet...Masonet besojne ne nje Zot te vetem,por jo ne fe...Tashi une qe i akuzoj fete por besoj ne nje Zot,ne nje inteligjence universale qe ka krijuar universin dhe jeten,quhem SATANIST???

1..Natyrisht që të gjithë masonët nuk janë brenda në elitë, sepse nuk ka vend për të gjithë ata! Si ka mundësi që të gjithë këta tipat që qeverisin botën janë masonë, ose antarë të vllazërive të tjera të ngjashme me masonët?

2..Masonët thonë se ateistët nuk mund të pranohen në vllazërinë e tyre. Pra ai që pretendon të hyjë mes tyre duhet të besojë në zot, madje edhe betimi për të hyrë në vllazërinë e tyre bëhet me dorën mbi librin e shenjtë të fesë që beson personi që betohet për të hyrë në masoneri.


Thonë se kur personi që kërkon të antarësohet në vllazëri i bie derës së llozhës me sytë të lidhur dhe i shoqëruar nga një mason.

Nga brenda dëgjohet pyetja, kush është aty?

Shoqëruesi mason përgjigjet: është ...."filan fisteku" që deri tani ka qenë në errësirë dhe tani kërkon të hyjë në llozhë që të ndriçohet me dritën e vërtetë.


Këtu ka një problem sepse të gjithë ata që besojnë në zot dhe në fe kanë mësuar nga fetë e tyre që feja dhe zoti i tyre janë drita e vërtetë. Pra në momentin kur ata kërkojnë të antarësohen në masoneri janë duke pranuar që ndriçimi që kanë marrë deri në ato momente nga fetë e tyre nuk ka qenë kushedi se çfarë dhe po hyjnë në masoneri për të marrë më shumë dritë se sa u jep zoti i tyre. Do me thënë se po mohojnë zotin e tyre dhe më pas betohen duke mbajtur dorën mbi librat e shenjtë.
Kjo është një kontraditë e madhe!
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Arb 16.12.11 1:15

Aldo1ification shkruajti:.Masonet besojne ne nje Zot te vetem,por jo ne fe...


Te besosh ne Zot dhe mos te ndejekish rrugen te cilen Ai te ka percaktuar per t'a adhuruar eshte njelloj sikur te keshe nje aparat te komplikuar prane vetes dhe mos t'a kesh manualin se si t'a perdorish ate.
Edhe magjistaret me te fuqishem kane qene besimtare te Zotit dhe pastaj kane filluar te bejen vepra qe s'i ka lejuar Zoti. Po ashtu detyra e djallit eshte qe t'i largoj njerezit nga besimi ne Zot, s'ka se cfar i duhet nje ateist!!!
Fundja, me qe na qenka kjo "feja" masone idhetare e Zotit, pse nuk shfaqet si fete e tjera haptazi, dhe te na "ndrichoje" te gjithve qe kemi deshire te jemi pjese e saj!
P.S.
Kur flasim per masonet, flasim per gjithe ate qe ata e thone per vete, se jane "pronaret" e gjitha katrahurave qe po perjeton njerezimi, ketu perfshihen edhe ata 13 familjet me te pasura dhe gradat hijerarkike te piramides, nuk flasim per individ te vecante.
Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Gon! 16.12.11 9:20

Edhe me larte ceket se masoneria nuk eshte fe! Por te gjitha Lozhat e kane si detyrim te pare qe cdo njeri i cili deshiron te anetaresohet ne masoneri, ai duhet te besoj ne nje Zot monoteist (Ne perjashtim te Lozhes se Fracnes "Grand Orient", e cila pranon edhe ateist (por jo ateist te marre) dhe pranon edhe femra). Sa i perket fese, ti mund te jesh musliman, katolik, ortodoks edhe jehud dhe nuk te imponohet qe ti te ndrrosh fene.

Ata jane lodhur nga udheheqes-mashtrues te te gjitha feve, sepse te gjitha fete jane ndryshuar, kane dalur doktrina te reja jashte librave te Perendise dhe biejne ne kundershtim me njera tjetren. Sot mund ta marresh Biblen dhe leht mund te sfidosh cdo katolik, ortodoks dhe protestant, sepse te gjitha keto sekte nuk i permbahen atij Libri, por i permbahen doktrinave te dala disa shekuj pas vdekjes se Jezusit, madje edhe Bibla eshte e ndryshuar, por jo e tera. Ende ka fjale te medha Hyjnore ne ate liber te cilat kane mbetur te pa prekura nga dora e njeriut...!

Edhe Kuranin ne ditet e sotme shume leht mund te perdoresh kunder muslimaneve, sepse shumica e gjere muslimane nuk i permbahen me Kuranit, por i permbahen doktrinave te "dijetareve" arab, te dala disa vite pas vdekjes se profetit....!

Keto qe une i them ju duken absurditete ndoshta, por ju siguroj se keto jane mese te verteta. Prandaj masonet mbeshteten ne Zot dhe vetem ne Libra te Shenjte, hulumtojne brenda feve qe te gjejne ligjet me te sakta dhe me te sigurta te derguara nga ana e Perendise nepermes profeteve dhe ato ligje t'i vejne si te pandryshueshme per te gjith njerezimin. Te bejne te gjith boten ne nje familje te vetme sic ka qene ne fillim, ti nenshtrohet e gjith bota vetem nje ligji te pandryshueshem Hyjnor. Gjuha, kombesia dhe kufijte per ta nuk kane rendesi, sepse fundja te gjith ishim nje familje para miliona viteve dhe te gjith flisnim nje gjuhe apo jo?!

Pra masonet kane synime te mira per gjithe njerezin, e jo synime te keqija sic mendojne sot shumica e njerezve.
Edhe vete Zoti ka derguar profet dhe Librat me radhe me ligjet dhe dekretet e Tij dhe ka urdheruar qe e gjithe njerezia t'i nenshtrohen vetem nje ligji, ligjit te Tij. Ngjasem eshte edhe Kurani, Libri i fundit i derguar nga ana e Perendise, edhe profeti Muhamed ka pasur po te njejtin qellim qe me Kuran te qeveris dhe te gjykoj e gjithe bota, qe Kurani te jete ligji i gjith botes.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Masonet ? Empty Re: Kush jane Masonet ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi