Sintezë e shkencës, religjionit e filozofisë
Faqja 1 e 1

Doktrina Sekrete, kryevepra e H.P. Blavatsky, shpalos mahnitshëm, madje frikshëm për mendjen e sotme njerëzore, evolucionin kozmik, planetar e njerëzor, si dhe të shkencës, fesë e mitologjisë, bazuar në Stanzat e Dzyanit dhe vërtetuar nga mëse 1200 burime. Për herë të parë u botua më 1888, ndarë në 2 volume kryesore, titulluar Kozmogjeneza e Antropogjeneza.
Ajo ua kushton këtë punë gjigande
“Të gjithë teozofistëve të vërtetë
në çdo vend
të çdo race
sepse ata e kanë nistuar
dhe për ta është shkruar”
Autorja, më saktë shkruesja, ndjen të nevojshme të shfajësohet për vonesën e gjatë deri në bërjen publike të kësaj vepre. Edhe e stërmadhe siç është, libri me dy volumet nuk përmbledh përfundimisht të gjithë skemën panoramike të çështjeve të trajtuara. Materiale të tjera të pafundme okulte po përgatiten nga mjeshtrat e mëdhenj të Racës Ariane, duke nxjerrë në dritë rëndësinë e okultizmit në administrimin e jetës, siç është dhe siç duhet të jetë.
Puna e këtyre vëllimeve nisi si shtesë për librin e mëparshëm të Blavatsky “Isis Vellozbuluar”, por duke parë mënyrat e ndryshme, natyrën e zgjeruar të shkencave ezoterike dhe metodën e zhvillmit të çështjeve, ko vepër përfundoi si një nga thesaret e paçmueshme për të gjithë brezat pasardhës.
Të vërtetat e artikuluara në Doktrinën Sekrete nuk pretendohet të jenë zbulime, autorja as nuk merr rolin e një zbulueseje mistike dijesh, shumë prej tyre të publikuara për herë të parë në historinë e kësaj bote. Të gjitha Të Vërtetat gjenden të shpërndara nëpër mijëra volumet e dijes së shkrimeve antike të religjioneve të mëdha aziatike e atyre të hershme evropiane, fshehur në simbole e shenja, mbuluar me këtë vello.
Gjithë zotësia qëndron në mbledhjen e mundimshme të këtyre dijeve të vjetra, duke nxjerrë në dritë një vepër harmonike e të kuptueshme. Epërsia që ka Blavatsky mbi paraardhësit e tjerë të këtyre fushave është se ajo nuk ka nevojë për referim ndaj pikëpamjeve personale e spekullimeve të ndryshme, pasi kjo punë është vetëm një pjesë e vogël e atyre që vetë ka mësuar nga mjeshtra më të mëdhenj.
Shumica e përfundimeve këtu janë rezultat i studimeve e vëzhgimeve vetjake të saj, dhe se thelbi i mësimeve nuk i përket ndonjë feje të veçantë, Hindu, Zoroastrian, Kaldean, Egjiptian apo Budizmit, Islamit apo krishtërimit. Doktria Sekrete është esenca e të gjithave, përfshirë në origjinë, nga ku lindi, u zhvillua e u materializua çdo mister e dogmë.
Përpara syve të lexuesve shfaqet dorëshkrimi prehistorik më i vjetër i njohur i njerëzimit, tufë gjethesh të pashkatërrueshme nga uji, zjarri e koha.
Në faqen e parë shfaqet një disk i pastër i bardhë mes një sfondi të zi sterrë. Rishtari sheh simbolin si Kozmosin në Përjetësi, para rizgjimit të Energjisë së Fjetur, burimi i Botës në nivele fillimore.
Në faqen e dytë i njëjti disk me një pikë në mes, që përfaqëson Vezën Mondane, fillimi i asaj që do të bëhet Universi, Gjithësia, E Pakufishmja, Kozmosi Periodik, ndërsa rrethi është Njësia Hyjnore, nga ku gjithçka rrjedh e ku gjithçka kthehet. Kështu me radhë shfletohen simbolet kozmike para syve të njeriut e Blavatsky merr përsipër të bëjë të qartë e të kuptueshme të gjitha rreshtat e vështirë për njeriun e zakonshëm, shkruar në gjuhë të panjohur mes gjuhëve që filologjia njeh.
Arben Orhani
mnvr.org

Admin- 1132
Similar topics
» Doktrina Sekrete – Sintezë e shkencës, religjionit e filozofisë
» Thënje rreth Religjionit
» Nevojshmeria e filozofise ne ditet e sotme
» Dashuria për jetën: Dështimi i religjionit
» Rreth disa ceshtjeve te filozofise praktike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi