EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nevojshmeria e filozofise ne ditet e sotme

Shko poshtë

Nevojshmeria e filozofise ne ditet e sotme  Empty Nevojshmeria e filozofise ne ditet e sotme

Mesazh  laureta 19.03.12 23:30

Nevojshmeria e filozofise ne ditet e sotme dhe me vone

Janë shumë gjëra që na nevojiten në këto momente. Me të vërtetë, jemi të varfër brënda këtij bollëku dhe rehatllëku që na ofron një teknologji që ndodhet nën shërbimin e nevojave të vërteta dhe të supozuara të njeriut.Por, vërtetojmë se sa më shumë kemi, aq më shumë nevojitemi dhe kjo përbën një rreth vicioz që është e vështirë të ndalojë, vetëm nëse arrijmë atë që me të vërtetë na nevojitet. Për këtë arsye themi: Na nevojitet më tepër Filozofi.

Kur shpjegojmë qëllimet e filozofisë, theksojmë sidomos seminaret bashkëkohore të Filozofisë që kryhen me mënyrën klasike. Dhe vëmë theksin aty, domethënë në mënyrën klasike, ku Filozofia me kuptimin e gjërë të saj, përmban të gjithë fazën e jetës dhe mundohet tu përgjigjet pyetjeve të saj, pa u kufizuar në kuadra të kristalizuara që sot perdoren.


SOT EKZISTON FILOZOFIA, POR…….

Dikush mund të pyesë veten: Pse nuk ekziston filozofia në kohët e sotme, që të drejtohemi stilit klasik? Po ekziston, por … Nuk do të hymë në detaje të programeve universitare, dhe as tek ato që në disa vënde përdoren në gjimnaze. Ekzistojnë mësime filozofie, por ajo lëndë mbush jetën e atyre që e japin si mësim, apo jo, ose të atyre që ndjekin mësimet e filozofise? Jo sipas programeve , por sipas mësuesve që e japin si mësim. Vetëm ata që dedikohen me dashuri të vërtetë në punën e tyre arijnë të bëhen të kuptueshëm nga nxënësit e tyre dhe arrijnë të zgjojnë një ndjenjë kërkimi dhe takimi.

Të tjerët krijojnë një kaos të kotë mendor që përfundon në mënyrat e njohura që përdoren sot për të karakterizuar filozofinë: budallëqe fjalësh të çuditshme dhe kuptime të pavlera dhe të padurueshme. Ky është mallkimi i padrejtë që vuan filozofia: të qenit e padobishme.

Nuk nevojitet për asgjë praktike dhe as nuk ofron para. Domethënë, për të nxjerrë dikush para në këtë sektor duhet të merret vetëm me departamentin e arsimit (dhe jo gjithmonë me qejf) ose të ketë fatin e pabesueshëm të nxjerë ndonjë libër që të mund të lexohet dhe të bëhet i pranueshëm. Akoma jehojnë tingujt e polemikave që u bënë në Spanjë kur u vendos të dilte kjo lëndë nga programet e shkollave të mesme. Pa u thënë qartë, lihej të kuptohej ideja e ‘’ padobishmërisë’’. Për këtë arsye u ankuan pedagogë dhe nxënës dhe fakti që disa njerëz guxuan të vërtetojnë se rinia pa filozofi nuk do të mësonte të mendonte, ishte me të vërtetë dicka e gëzueshme.

Por ndoshta nuk është aty tema e bisedës? Ndoshta ajo që në të vërtetë u intereson – nuk mund të them se kujt, por duhet të ekzistojnë mbi një person – është të mos mendojë rinia dhe të lihet të zvarritet nga rrymat e budallepsura të modave. Mos ndoshta nuk do të ishte shumë më e vështirë të demagogohet një rini me aftësinë e të menduarit? Ne çfare gjëndje mbeten me të vërtetë ata që mbarojnë Shkollën universitare të Filozofisë?

Pas disa vitesh pune, në mëndjen e tyre ziejnë qindra ide kontradiktore të reflektuesve të epokave të ndryshme, pa mundur asnjeri të gjejë fillën që i bashkon këto epoka historike dhe mendimet që dalin nga to.

Filozofi i ri i sotëm ( a mund të quhet filozof ai që mbaron këto studime? ) jeton në konfuzion, ose ka prirje të ndjekë ato doktrina që me një mënyrë të shkathët i janë shfaqur si më të ‘’mirat’’. Apo ndjehet i paaftë me kaq shumë argumente që nuk i sjellin zgjidhje për problemet që po përballon në jetën e përditshme. Për këtë, nuk është se i mungon tërësisht Filozofia, por…


POR ÇFARË ËSHTË FILOZOFIA?

Kemi lexuar kaq shumë përcaktime të prejardhjeve të ndryshme, që do të thotë se nuk është e lehtë të mbetemi tek një tjetër akoma. As nuk duam të ngatërrohemi në polemikat që herë pas here skepticistët kanë krijuar midis tyre.

Si nëse konsiderohet një shkencë e vecantë, si një shkencë e të gjitha shkencave, ose një jo – shkencë, kuptimet e sotme janë kaq të përziera sa per fat të keq i japin të drejtë atyre që besojnë se filozofia nuk ka lidhje me vetë jetën, dhe kështu nuk sjell asnjë lloj dobishmërie tjetër përvec se një ushtrim intelektual shqeto. Dhe as nuk na intereson të merremi me totalin e rastësive që ndryshuan qëllimin dhe konceptin e filozofisë.

Le të mjaftohemi të themi se nëse sot mund të duket si dicka e paarritshme dhe e pafrytshme, por në epokat klasike të Lindjes dhe Perëndimit, Filozofia u perpoq tu përgjigjet pyetjeve të mëdha mbi Universin dhe njeriun, dhe sidomos u përpoq të themelojë një mënyrë jetese , një ndihmë të rëndësishme për Njeriun si një pjesë e Universit.

Nëse do të bazohemi në traditat e lashta greke, ai që formoi për herë të parë fjalën Filozofi ishte Pitagora, i cili deklaroi se ai vetë nuk ishte një njeri i ditur, por ishte një njeri që dashuronte Diturinë, pra një ‘’Filozof’’.Ky është shpjegimi më i thjeshtë dhe më i thellë që gjejmë. Është pra Dashuria mbi Diturinë, ajo që mund të mundë njerëzit, ajo që hap sytë botës, ajo që e nxjerr nga një izolim egoist, dhe është ajo që e bën të jetë i shqetësuar në një mënyrë të shëndoshë në kërkimin dhe gjetjen e disa të vërtetave të dobishme mbi ekzistencën e tij.

Dashuria është një motor i rëndësishëm, dhe kur Dashuria udhëheq tek Dituria, shumë dyer të brëndshme, që deri atëherë ishin të mbyllura dhe të panjohura për vet vetveten e tij, hapen. Nuk kërkon askush ‘’të Vërtetën’’ , të Vërtetën e Madhe dhe unike, pasi dihet së njerëzit do të bëjnë gabim. Por çdonjëri, çdo filozof me mënyrën e tij, u mundua të gjente disa çelësa që do tu lejonin të gjithë njerëzve – jo vetëm atyre, individualisht – të arrijnë në një vënd, në një nuancë të së Vërtetës.


KU NA SHËRBEN?

Pas shumë vitesh përpjekjesh për të na mbushur mëndjen se Filozofia nuk shërben për asgjë, dhe që as nuk ka të bëjë fare me jetën reale, kuptohet që kushton shumë rimarrja e idesë së dobishmërisë së saj.

Është e qartë se si ushtrimi i mprehtësisë mendore nuk vlen asgjë më shumë përvec se zhvillimin e ‘’muskujve’’ mendore, për të mprehur gjuhët dhe penat, për të mund të shprehet dikush ose të shkruajë me një mënyrë gjithmonë e më konfuze, pavarësisht se fenomenikisht duket një mënyrë intelektuale. Kjo formë e filozofisë nuk mund të na ndihmojë si njerëz. Por le të kthehemi në praktikën që përpiqemi ti japim jetës.

Kush nuk i ka bërë pyetje vetes në moshën fëminore, në adoleshencë, në moshën rinore dhe madje dhe në pjekurinë e tij, disa herë fshehurazi që të mos tregojmë dobësi apo padituri? Sa herë këto pyetje nuk mbeten në ajër në dimensionin e të pamundurës dhe të paarritshmes? Sa herë nuk jemi torturuar duke menduar mbi lindjen dhe vdekjen, sëmundjen dhe pleqërinë?

Sa herë nuk kemi kërkuar një përgjigjje mbi botën dhe praninë tonë mbi të? Sa herë nuk jemi rrotulluar përreth idesë së Zotit, disa herë duke e refuzuar për arsye të ndërlikueshmërisë së saj, dhe herë të tjera duke e lënë të jetojë si një ndjenjë e pamundur për tu kuptuar? Sa herë nuk na është nevojitur Filozofia për tu ndihmuar kundrejt dyshimeve, ankthit dhe dëshpërimit?

Dimë që Filozofia nuk na shërben për të na bërë të ditur dhe as për të gjetur celësin e mistereve të Universit. Por gjithashtu dimë se na shërben për të qartësuar disa pasiguri, për të përdorur mëndjen tonë, për ti shtruar vetes sonë jo vetëm pyetje, por edhe të guxojmë të gjejmë përgjigje. Dimë që nuk dimë asgjë, ashtu sikur bukur thoshte Sokrati, por për këtë na nevojitet Filozofia, pasi ajo na vë në rrugën e dijes. Dalë ngadalë, pa u nxituar, pa ankth, duke pranuar larminë e pafund të sigurive që fitojmë.

Filozofia na shërben për të jetuar. Është një art shumë i vështirë me të cilin asnjeri nuk merret dhe asnjeri nuk duket se njeh teknikën dhe mënyrat e tij. Thjesht vijmë në jetë dhe lejojmë instiktit të na tregojë rregullat e lojës, ose i shtrembërojmë sipas pranimeve parodike. Por Jeta, me shkronja të mëdha është dicka tjetër krejt ndryshe.

Jeta është të dimë se kush jemi,, të dimë se nuk jemi unikë, se ato që na duken teste të dhimbshme dhe vështirësi, nuk janë asgjë tjetër përvec se shkallë për të mësuar tja arrijmë vetë, tja dalim mbanë me mjetet që ne disponojmë. Është të intuitojmë se po ikim drejt një kohe-vëndi dhe le të mos jetë ai që njohim deri tani. Është të konceptojmë një fije lidhjeje reciproke që mund ta quajmë – nëse duam – përjetshmëri.

Filozofia shërben për të justifikuar Jetën dhe jo për tu lënë të zvarritemi nga ajo. Shërben për të vlerësuar të gjitha gjallesat dhe jo vetëm njerëzit. Shërben për të shikuar qiellin dhe tokën, për të gdhendur në thellësinë e tokës dhe për të shpuar thellësinë e qiellit, për të parë përreth, për të menduar dhe për të ndjerë.

Që të jemi filozofë do të thotë të jemi të ndërgjegjshëm të pyetjeve dhe përgjigjeve të tyre, të papërcaktuara, por që shkojnë drejt një kuptimi gradual të së Vërtetës. Asnjeri nuk do të na paguajë për këtë. Nuk fitojmë mjetet e jetesës me këtë mënyrë, por ajo që fitojmë është të dimë se si të jetojmë dhe të jemi mjaft të kompletuar me sigurinë tonë brëndësore dhe vetëbesimin.

KUJT I NEVOJITET?

Të gjithëve. Filozofia nuk është pronë e atyre që mund të formojnë teori të shprehura më pak apo më shumë bukur , duke përdorur një gjuhë që nuk e ka zakon të jetë e arritshme tek ata që nuk kanë bërë studime të vecanta. Filozofia, si një mënyrë jetese, si një kërkim i dijes, është për të gjithë dhe një mundësi e tillë i nevojitet të gjithëve , një mundësi për të pyetur veten lirshëm mbi anët e qënies dhe të botës. Kurioziteti për të mësuar është një mënyrë jetese.

Dhe pasi të kemi gjetur disa përgjigje të përgjithshme bazë që përshtaten në nevojat tona, mund ti zbatojmë çdo ditë e duke u përmirësuar. Kjo gjë është ajo që na bën filozofë dhe jo titujt universitarë , që të shumtën, sigurojnë që kemi ndjekur mësime në një shkollë, por jo se kemi mësuar të mendojmë dhe të jetojmë.

As nuk mund të deklarojmë se Filozofia është një angazhim që u përshtatet vetëm të rriturve. Si një shprehje jetësore shfaqet që nga fëmijët, në ‘’pse-të’’ e tyre të para, dhe tek të rinjtë , të cilët janë të mbushur me pyetje dhe surpriza përpara zhvillimit të tyre dhe përpara një mjedisi që u është joshës dhe njëkohësisht zhurmues.

Prova e kësaj dobishmërie të larmishme të Filozofisë ndodhet tek suskesi që arriti libri ‘’Bota e Diturisë ‘’ e Jostein Gaarder, duke u mbajtur për 40 javë rrjesht në vëndin e parë midis librave më të shitur. Dhe e çuditshme dhe e gëzueshme është se ata që janë më të apasionuar pas këtij libri , janë të rinj dhe adoleshentë, që ndihen si në një portret në këtë roman të kërkimeve misterioze të disa të vërtetave që u interesojnë të gjithëve.

Mund të jetë se ky roman , ashtu sikur dhe vetë shkrimtari thotë, ka shmangur qëndrimet tepër serioze të doktrinave filozofike ose gjuhën e errët që përdorin disa skepticista apo profesorë. Dhe aty ndodhet katedra e çelësit të suksesit të tij: të arrijë tu përgjigjet temave me një mënyrë të thjeshtë dhe të dobishme, ashtu sikur mund ta bëjë vetëm filozofia. ‘’Kush je?’’, ‘’ Nga ku vjen bota?’’. Kush është ai që nuk ka nevojë për përgjigje që ta inkurajojnë të vazhdojë të kërkojë tek këto anë?

NEVOJITET MË TEPËR FILOZOFI

Me të vërtetë, kemi nevojë për më tepër filozofi, por Filozofi të vërtetë, kaq të thjeshtë dhe kaq të thellë ashtu sikur është edhe vetë jeta. Nuk kemi nevojë për ndërlikueshmëri artificiale dhe as kritika për ato që kanë ose nuk kanë shkruar gjatë rrjedhës së Historisë.

Kush zotëron kaq dituri që të mund të arrijë të kritikojë mendimtarët e mëdhenj në emër të një të vërtete që nuk ka arritur? Një gjë është shkaku i thellë i Universit dhe i njeriut – për të mos futur misterin e Zotit – dhe krejt tjetër gjë është rrjeti i ndërlikuar i teorive që nuk udhëheqin askund dhe as nuk zgjidhin shqetësimin natyral të të gjithë atyre që kanë nevojë për filozofinë.

Filozofia duhet të jetë natyrale, ashtu sikur janë të gjitha gjërat që ekzistojnë. Njeriu duhet të mirësillet kundrejt Natyrës, jo vetëm si mjedis por edhe përsa u përket ligjeve që modifikojnë që nga Zoti e deri tek mibrobet. Sot problemi duket se ekziston në mbylljen e ideve nën çelësa që kuptohen nga pak initaconantë materialiste.

Kështu Filozofia bëhet brëndësore e rreme dhe i jep të drejtë atyre që shpifin mbi esoterizmin , si një formë apokrifike. Brëndësore janë të gjitha gjërat që nuk njohim – që janë të shumta – dhe roli i filozofisë është të lehtësojë gradualisht errësirën e paditurisë për ta shndërruar në shkëlqimin e dijes.

Përtej modave, filozofi i madh Platon thoshte në veprën e tij ‘’Parmenidi’’ : ‘’Është i bukur dhe hyjnor vrulli i zjarrtë që të hedh në arsyet e gjërave. Por ushtrohu dhe edukohu tek këto ushtrime që fenomenikisht nuk nevojiten askund, dhe që turmat e popullit quajnë teprica të brishta, sa je akoma i ri. Në të kundërt, e vërteta do të të ikë nga duart’’.

Nuk ekziston asgjë e re poshtë Diellit… As koha që kalon nuk mund të shtrembërojë këtë shpirt zanafillës që na bën të kemi prirje drejt Filozofisë dhe që, kur shprehet, flet qartë për rininë e këtij shpirti, pavarësisht viteve natyrale që mbart.

Për ndonjë arsye, gjithashtu Grekët klasikë kishin zbuluar se ‘’ Afërdita e Artë’’ – ose rinia e përjetshme – gjendet në zemrat që kurre nuk mbyllen në enigmat e jetës, por dalin të vendosur për ti mundur ato.
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi