Hipnoza në vend të anestezionit total
Faqja 1 e 1
Hipnoza në vend të anestezionit total
Hipnoza në vend të anestezionit total?
Në Klinikën Universitare në Bruksel, të premten e kaluar është bërë një intervenim kirurgjik i heqjes së gjëndrës tiroide, në të cilën pacientja është vënë në gjumë më anë të hipnozës e jo anestezionit total, siç është vepruar deri më tani.
Christel Place vendosi që gjatë operacionit të gjëndrës tiroide të binte në gjumë përmes hipnozës e jo përmes anestezionit total. Një e treta e të gjitha operacioneve të gjëndrës tiroide dhe një e katërta e të gjitha operacioneve të kancerit të gjirit, në këtë spital bëhen nën hipnozë.
Pacientët të cilët vendosin për këtë lloj të operacionit, janë nën ndikimin e qetësuesve, mirëpo tërësisht të vetëdijshëm, ndërsa mjekët thonë se koha e shërimit për këta pacientë është më e shkurtër, ndërsa kanë nevojë për më pak ilaçe kundër dhimbjeve. Hipnoza është e përshtatshme vetëm për disa lloje të operacioneve, ndërsa përparësia qëndron në atë se nuk ka “efektin e trullosjes” pas këndelljes, i cili është tipik për anestezionin e përgjithshëm.
Në Klinikën Universitare në Bruksel, operacionet e tilla praktikohen që nga viti 2003, ndërsa mijëra pacientë vendosin për të.
Përparësia e kryerjes së operacionit nën hipnozë, përveç shërimit të shpejtë është edhe kursimi i parave. Përdoren shumë më pak anestetikë lokalë të cilët kombinohen me hipnozë. Nga ana tjetër, nevojitet edhe angazhim më i madh i mjekëve para operacionit, por edhe kujdes më i madh gjatë vetë operacionit.
Dr. Fabienne Roelants, anestiolog e përshkruan hipnozën si një gjendje e ndryshuar e vetëdijes: “Mendja e pacientit është në një vend të rehatshëm derisa trupi mbetet në sallën e operacionit”. Ajo shpreson se së shpejti edhe operacioni i hernies, artroskopitë dhe kirurgjia plastike do të bëhen nën hipnozë.
Ky lloj anestezioni është bërë shumë i famshëm gjatë viteve të fundit në Francë dhe Belgjikë. Disa kirurgë plastikë nga Gjermania e përdorin po ashtu, kurse në Britani është standard në praktikën stomatologjike.
Shoqata e anesteziologëve francezë e përshkruan hipnozën si zëvendësues të vlefshëm të anestezionit, për shkak se zvogëlon stresin, ankthin dhe dhimbjet.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi