EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hipnoza

4 posters

Shko poshtë

Hipnoza Empty Hipnoza

Mesazh  Admin 27.04.08 18:03

HIPNOZA

Çka është hipnoza?

Sa dhe për çfarë sëmundje zbatohet kjo metodë në psikoterapinë e medicinës bashkëkohore?
A mundet të merret çdo kush me hipnozë?

Hipnoza është njëra ndër fenomenet më kontradiktore psikike, e cila, edhe pse e pranuar shumë vonë nga shkenca oficiale, ende, sot e kësaj dite, shkakton mëdyshje në opinionin e gjerë.

Duke mos qen e ç’veshur tërësisht nga elementet e sharlatanizmit dhe besëtytnive të prejardhjes së saj mistike dhe religjioze, sot e kësaj dite, ende manipulohet me te si diçka mbinatyrore.

Pas studimeve dhe eksperimenteve të shumta të bëra në këtë drejtim, po arrihet në dëshmi gjithnjë e më bindëse për efikasitetin e saj të pamohueshëm në shërimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, e veçanërisht të atyre me prejardhje psikike.

Andaj, psikoterapia mjekësore bashkëkohore, zyrtarisht e ka pranuar këtë metodë, tek diku në vitet e gjashtëdhjeta, duke e radhitur atë, në mesin e terapive, jo vetëm shëruese, por edhe ekzaminuese, përmes së cilës, mund të arrihen rezultatet e vlefshme për gjenezën e thellë dhe të ndëvetëdijshëm të sëmundjes.

Shikuar historikisht, fenomeni i hipnozës zanafillën e vetë e ka nga civilizimet shumë të lashta të historisë njerëzore. Shënimet e para materiale të zbuluara për hipnozën datojnë që nga populli i vjetër Sumer, 4000 vite p.e.s.

Në shumë religjione, sekte fetare, si dhe shkolla të ndryshme të edukimit psikik, hipnoza është ruajtur si njëra prej metodave sekrete e ndikimit tek personat tjerë.

Rruga e gjatë e evoluimit të kësaj metode gjer në kohën e sotme, ka qen e mundimshme, e dhembshme dhe përplot peripeci, me shumë rreziqe për shkencëtarët dhe individët e caktuar që kanë tentuar, që në çfarëdo mënyre, publikisht ta dëshmojnë efikasitetin e saj terapeutik.

Edhe përpos këtij realiteti, shumica e studiuesve më eminent botërorë, përveç se e kanë rrezikuar epitetin e vet të shkencëtarit serioz, janë ballafaquar: që nga dëbimi nga anëtarësia në akademinë e shkencave të shtetit vetjak, e deri tek burgosja dhe syrgjynosja nga vetë shteti amë.

Kur e bëjmë këtë vlerësim, nuk e patëm fare në konsideratë periodën e errët shekullore të INKVIZICIONIT, ku marrja me fenomene shpirtërore, e veçanërisht me hipnozë, paguhej edhe me kokë.

Sido që të jetë, këtë pjesë të evoluimit të hipnozës do t’ia lëmë historikut të saj zhvillimore, si një segment i degës së caktuar të psikoterapisë bashkëkohore, sepse, tanimë hipnoza konsiderohet, jo si dikur misticizëm dhe mrekulli e privilegjuar e disa individëve, por si një tërësi komplekse metodike e trajtimit.

Çka është hipnoza?

Definicion të saktë dhe përgjithësisht të pranuar për hipnozën nuk ka. Medicina shkencore, nga njëra anë, dhe alternativa shëruese tradicionale, nga ana tjetër, për këtë metodë, kanë konkretizime të ndryshme.

Por, sa i përket çështjes së definicionit të saj, ne në këtë shtjellim, as që to t’i hymë në imtësitë e detajeve .

Vetëm mjafton ta kemi të qartë se, HIPNOZA është një metodë e ndikimit dhe komunikimit të një personi - si terapeut, me një person tjetër - si medium, i cili, përmes sugjestioneve verbale, e sjell atë në një gjendje shpirtërore të transit të lehtë.

Kjo gjendje e krijuar psikike quhet transi hipnotik, dhe, përmes saj, drejtpërdrejtë komunikohet me pjesën irracionale dhe të ndërvetëdishme të mediumit.

Pra, hipnoza është komunikimi i drejtpërdrejtë me ndërvetëdijen e personit të caktuar, duke anashkaluar pjesën e vetëdijshme të vlerësimit racional të sugjestioneve të pranuara, gjegjësisht mënjanimin e EGO-s nga roli i saj i censorit.

Kjo nënkupton se, përmes sugjestioneve që i jepen mediumit në hipnozë, depërtimi i tyre është i drejtpërdrejtë. Nëse, mediumit të caktuar, gjatë transit hipnotik, do t’i sugjerojmë se është fëmijë në moshën 9 vjeçare, ndërvetëdija e tij do të identifikohet me këtë sugjestion dhe do të veproj në kuadrin e përmbajtjes së saj.

Përveç, sugjestioneve të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë transit hipnotik, mediumit mund t’i jepen edhe sugjestione pos-hipnotike.

Pra disa kërkesa që ai duhet t’i kryej pas një kohe dhe në momentin e mëvonshëm të vetëdijesimit të plotë. Kuptohet, këto sugjestione rrënjëzohen në ndërvetëdije dhe varësisht nga përmbajtja e tyre, nxisin momentin e kërkuar të vetërealizimit.

Në hipnozë, këto sugjestione quhen si ndikime post-hipnotike. Po ashtu, shumë ngjarjet dhe ndodhitë, që për momentin mendohen se janë të harruara, gjatë transit hipnotik, me një përpikëri të pabesueshme përkujtohen në detale.

Andaj, psikoterapia medicinale, mu për këtë mundësi që ka hipnoza, e zbaton atë në gjetjen e shkaktarit të vërtetë të traumës, që supozohen si shkaktare kryesore i sëmundjes së caktuar psikike, e cila duhet të kurohet.

Metoda e hipnozës qartë tregon se sa rëndësi ka ndërvetëdija e jonë dhe mundësia e komunikimit të drejtpërdrejt me te.

Në krahasim me hipnozën, tek autosugjestioni, veprimi dhe qëllimi është gati i njëjtë, por, shumë më i ngadalshëm. Aty vetëdija e jonë, gjegjësisht EGO-ja, sugjestionin e caktuar i mishëron tërësisht duke i lejuar depërtimin në ndërvetëdije. Nga ana tjetër, tek hipnoza është e kundërta: ndikohet aty për aty dhe drejtpërdrejt në ndërvetëdije.

Sikurse mund të konkludojmë, si me sugjestion, gjegjësisht autosugjestion, ashtu edhe me hipnozë, gjithnjë komunikimi i drejtpërdrejtë bëhet me potencialin e pastër, inteligjencën e paskajshme e cila nuk njeh kufi, dhe në të nuk ka pengesa për realizimin e dëshirave dhe kërkesave tona, me kusht që, ato, të jenë të dhëna sipas metodikës së caktuar të vetëndikimit.

Në psikoterapinë bashkëkohore, terapia me hipnozë përdoret më së shumti tek shërimi i disa sëmundjeve psikike në formë të paranojave, fobive, apo frikave, si dhe tek shumë sëmundjet me natyrë organike, por që kanë prejardhje psikosomatike.

Pra, atyre sëmundjeve fizike të shkaktuar nga pengesat psikike. Përmes hipnozës, me sukses janë shëruar: varshmëritë e ndryshme nga toksiket, duhani, drogat, e veçanërisht nga alkooli, janë larguar burimet latente të frikës, depresioneve, komplekseve të ndryshme të sjelljes, etj.

Nga sëmundjet organike, shërimi i suksesshëm përmes hipnozës bëhet: tek të thatit në lukth (ulcera) , kokëdhembjet, të lagurit në shtrat, impotenca, rritja e gjinjve tek femrat, përmirësimi i tenit të fytyrës...etj.

Nga disa literatura kurioze të tretmanëve terapeutike, kamë hasur në dëshmitë se me hipnozë janë shëruar: sida, kanceri si dhe shumë sëmundje që për momentin e kohës, nga medicina cilësohen si të pashërueshme.

Arritja përmes hipnozës të efektit anaztezik, praktikohet edhe tek shumë shërim alternative tradicionale. Përmes hipnozës janë bërë edhe shumë operacione të suksesshme pa përdorur anestezinë.

Sa për kuriozitet, hipnoza me të madhe është përdorur edhe nga shumë shërbime informative sekrete të sigurimeve shtetërore, e posaçërisht nga CIA-a amerikane dhe NKVD-ja e ish BRSS.

Përmes hipnozës, shumë të dhëna dhe informata sekrete, janë bartur nga një vend i spiunimit në vendin tjetër të qendrës informative.

Posaçërisht, këto shërbime, metodën e hipnozës e kanë përdorur edhe për shpëlarjen e trurit gjatë imponimit të dhunshëm të ideve dhe mësimeve të caktuara tek individët dhe grupet shoqërore.

Kur jena tek veprimi i hipnozës masive tek grupet shoqërore, në kohën tonë bashkëkohore, sistemi i përsosur i marketingut, gjegjësisht i imponimit të shitjes së madhit të caktuar në konkurrencën e tregut të lirë, me të madhe zbaton këto metoda të sugjestionit masiv përmes mas-medieve të ndryshme.

Reklama e suksesshme është hipnoza e lehtë e ndikimit në masë për imponimin e blerjes së artikullit të caktuar tregtar.

A mundet të merret çdo kush me hipnozë?

Edhe pse për ndikimin tek personat tjerë,mundësitë e kësaj metode janë shumë të mëdha, ajo gjithnjë tek lexuesit laik lënë përshtypjen e një aftësie dhe mrekullie të jashtëzakonshme individuale.

Realisht, përdorimi i hipnozës është i lehtë, i thjeshtë dhe mund të zbatohet nga çdo individ, i cili, thjesht, di të flas dhe të mendoj shëndosh. Si element më kyç në hipnozë, duhet ditur se rëndësi të veçantë dhe të pakontestueshëm ka autoriteti i terapeutit dhe aftësia e krijimit të besimit të ndërsjellët me mediumin, pacientin, gjegjësisht personin të cilin duhet hipnotizuar.

Natyrisht se, duhet ditur edhe disa teknika parapërgatitore operative, por, ato mund të mësohen dhe ushtrohen lehtë edhe nga një kureshtar entuziast.

Nëse, personi që dëshironi ta hipnotizoni, nuk ka besim tek ju, dhe nuk dëshiron ta vej kontaktin e nevojshëm të komunikimit intim, atëherë, nuk ka sukses për hipnozë.

Elementi tjetër dhe tejet i rëndësishëm tek kjo metodë është edhe vetëbesimi i madh i terapeutik. Nëse një terapeut nuk ka vetëbesim të fortë dhe dyshon në suksesin e vetë gjatë hipnotizimit, atëherë hipnoza nuk ka efekte dhe është e pasuksesshme.

Parimisht, vetëm 70 % të njerëzve, trajtohen si individ tejet sugjestibil dhe që hipnotizohen lehtë, por, edhe me ata 30% tjerë, nëse punohet seriozisht dhe në mënyrë profesionale, arritja e suksesit nuk duhet të jetë aq i vështirë..

Adnan Abrashi


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 19.05.08 18:29, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza Empty Re: Hipnoza

Mesazh  Admin 30.04.08 12:29

Hipnoza

Hipnoza eshte nje proçes ku ne te cilin marrin pjese hipnotizuesi dhe i hipnotizuari.

Hipnoza karakterizohet ne menyre te veçant nga:

1- perqendrimi i madh (i shumte)
2- nga relaksi ekstrem dhe
3- nga sygjerimi intensive.

Komunikimi hipnotik ka nje histori mbi 100 vjeçare. Persa i perket menyres se si njeriu perjeton keto momente hipnotizuese,mund te themi se nuk ka ndryshuar asgje.

Ne te kunderten menyra e te venit ne hipnos me sygjerime (keshilla) qe arrijne ta kalojne lehtesisht nivelin e perqendrimit, dhe hyjne ne komunikim te drejtperdrejt me Uni-n(L'Io) instiktiv dhe emotiv te personit ne hipnotizim ka pesuar ndryshime graduale.

Argumentet qe trajton hipnoza klinike permbledhin nje game te gjere problemesh te cilat i perkasin te kaluares.

Ndersa shume klinika te tjera e kane perdorur hipnosen si nje teknik per rekuperimin e kujteses se atyre momenteve si p.sh. keqperdorimeve seksuale apo te jeteve te kaluara.

Te tjere klinik si.p.sh. psikolog,apo hipnoterapist apo edhe psikoterapist, e kane perdorur kete teknik per te zbuluar te verteten e koshiences se vepruar, duke iu imponuar ne menyre kostante inkoshences e cila magazinon keto te verteta.

Teknikat qe perdoren ne induktimin e hipnosit jane te ndryshme.

Me poshte ju citojm disa prej tyre

-HIPNOZA KLASIKE -- teknikë e shpejt dhe me efiçence, disa e quajne dhe si tekniken me te shkelqyer
-HPNOZA ERICKSONIANE
-HIPNOZA SIMBOLIKE

Sot neurologjia (dege e mjeksisë qe studion sistemin nervor) mbeshtet tezen se shkalla (gjendja) e koshiences qe indukton hipnozi, mund te na jap mundesin te vendosim nje lloj konfigurimi neuronesh ne tru. ç'do mendimi yne korospondon me nje konfigurim specifik neural.

P.sh nese do te vendos te levizë kemben, neuronet marrin menjehere nje lloj vendodhjeje.

Pra mund tè rikonfigurojm qelizat nervore dhe si rrjedhoj te heqim limitet e brendeshme, dhe te marrim obiektivat e duhura.


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 09.05.08 22:49, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza Empty Re: Hipnoza

Mesazh  Big Bang 30.06.08 0:30

Hipnoza

Hipnoza është një gjendje e ndryshuar e ndërgjegjes që karakterizohet nga një sugjestionshmëri e lartë.

Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendje ëndërrore te njerrëzit nëpërmjet përdorimit të sugjestionit gojor.

Hipnoza dikur mendohej se qe një formë e fjetjes(fjala hipnoz vjen nga fjala greke për "gjumë"),por prova të kohëve të fundit nga eksperimente me EEG tregojnë se modeli i valës trunore të personit të hipnotizuar është i ngjashëm me tipe të ndryshme të gjendjes së zgjimit dhe jo të gjumit.

Duhet përmendur se jo të gjithë e konsiderojnë hipnozën si një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes,disa sugjerojnë se ajo është thjesht një gjendje normale në të cilën personi është jashtë mase i motivuar për të vepruar në përputhje me kërkesat e të tjerëve.

Nga fundi i shekullit XVIII,një mjek nga Vjena,Franz Anton Mesmer,demostroi një teknikë të quajtur magnetizmi trupor,në të cilën në një vaskë uji,shufra të magnetizuara prodhonin rrymë elektrike që jepte goditje krize te pacientët.

Mesmerismi më vonë u bë i njohur si hipnotizëm meqë theksi u kalua te krijimi i një gjendjeje të ndryshuar të ndërgjegjes nëpërmjet sugjestionit gojor.

Nga fundi i shekullit XIX,mjeku francez Jean Charcot mendonte se, hipnoza ishte një mënyrë për t'i ndihmuar njerëzit që të shtendoseshin.

Zigmund Froidi e shfrytëzoi hipnozën si një mënyrë për të analizuar mëndjen e pandërgjegjshme(rruga tjetër ishte nëpërmjet ëndërrave).

Sidoqoftë,ai arriti në përfundimin se hipnoza nuk ishte aq e efektshme sa metoda të tjera dhe kështu e braktisi përdorimin e saj....

Përdorimet e Hipnozës. Hipnoza është përdorur për një shumëllojshmëri qëllimesh,siç janë kontrolli i dhimbjeve,ndryshimi i sjelljes,përmirësimi i kujtesës dhe modifikimi i perceptimit.

Në shekullin XIX hipnoza përdorej si anastezi për pacientët që operoheshin,por me daljen e drogave anastesike hipnoza nuk u përdor më për këtë qëllim.

Ajo është përdorur me sukses për të pakësuar dhimbjet gjatë lindjes,hipnoza e lejon individin ta ndajë ndërgjegjen në dy nivele dhe se në hipnozë,dhimbja nuk përjetohet në një nivel të ndërgjegjshëm të vetëdijes.

Hipnoza është përdorur gjithashtu për të ndihmuar individët që të kujtojnë ngjarjet e shkuara.

Psikologët kanë hipnotizuar dëshmitarë për ti ndihmuar ata që të kujtojnë detajet e një krimi.Në disa raste dëshmitari trillon informacion (ose ndikohet nga sugjestionimet e hipnotizuesit),ndërsa në raste tjera kkjo procdurë ka siguruar informacion me vlerë.

Një studim i kohëve të fundit zbulonte se ,personat e hipnotizuar ishin në gjendje të kujtonin një numër shumë më të madh fotografish,që u ishin treguar një javë më parë,sesa personat që nuk u hipnotizuan.

Në një teknikë të diskutueshme të quajtur prapavajtje moshore hipnotike,një individi të hipnotizuar i kërkohet të kujtojë informacion rreth ngjarjesh të ndodhura në një datë shumë më të hershme(p.sh., gjatë fëmijërisë).

Ndonëse ky përdorim i hipnozës nuk jep gjithmonë efekte pozitive,kjo gjendje e ndryshuar e ndërgjegjes vazhdon të zgjoje interesin e psikologëve.

Është vështir të jepet definicion i saktë për hipnozën. Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definimit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk kemi.

Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, që do të thotë "gjumë". Mund të thuhet se hipnoza është gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme nga vetja ose të provokuara nga rrethi i jashtëm.

Gjendja hipnotike është përafërsisht e njëjtë me gjumin, sepse korja e trurit të madhë, gjatë ëndërrimit, gjendet në gjendje inhibicioni. Por kërkuesit, megjithatë, e kanë konstatuar se shkalla e përhapjes së inhibiconit si dhe shkalla e intensitetit të tij është shumë më e vogël te gjumi hipnotik.

Inhibicioni që krijohet gjatë hipnozës nuk përhapet në mënyrë difuze nëpër koren e trurit të madhë, por vetëm nëpër zona të caktuara të kores, ashtu që në mes zonave që janë të përfshira nga inhibicioni ekzistojnë edhe zona me ngacmime normale.

Kërkuesit gjithashtu kanë konstatuar se në mes gjendjes së fjetur dhe asaj të zgjuar ekziston një lloj "gjysmë vetëdije". Në atë gjendje funksionet trupore janë të zvogëluara, ndërsa ato shpirtërore janë më aktive.

Në gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk humb kontaktin me botën e jashtme, gjë që ndodh gjatë gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nëpërmjet hipnotizuesit.

Gjatë kohës së gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale në koren e trurit të madh, ndryshohet shpejt; alfa-valët humbin plotësisht; ndërsa te gjumi hipnotik ritmi ndryshohet ngadalë dhe alfa-valët nuk humbin plotësisht.

Në gjumin normal pacienti nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumit hipnotik dëgjon edhe pëshpërimat më të vogla.

Në gjumin normal aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara.

Hipnoza ndikon thellë në gjithë organizmin. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohet apo ngadalsohet pulsi, frymëmarrja; gjithashtu mund të ndikohet në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperstezi, hipertenzi, kriptomenzi, amnezi etj.

Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve psikike dhe të sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me Probleme psikike (sëmundjet psikosomatike), siç janë: të thatit në zorrë, lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Në obstetrikë, hipnoza ndihmon në lindje pa dhembje: në stomatologji dhe kirurgji për largimin e frikës nag intervenimet. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj.

Gjatë gjendjës hipnotike, mediumit mund t'i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në palnin pozitiv apo në atë negativ.

Mediumi mund të ndiejë, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit); si dhe të mos ndiejë, dëgjojë ose sheh atë që objektivisht ekziston.

Pastaj mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore, si gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj.; pokështu mund t'i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë rendom hipnotizues profesional nëpër senca (shfaqje) të ndryshme.

Përveç kësaj, në gjendje të thellë hipnotike mund të krijohet i ashtuquajturi "regresim i kohës" ose "kthim në të kaluarën", në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen detajisht të gjitha ndodhitë.

Me rëndësi është gjithashtu fakti që personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit.

Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaftë i rritur, ndërsa censura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum, personit të hipnotizuar mund t'i sugjerohen, jo vetëm ndjeshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikura dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo. ( Kjo quhet sugjetion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme, si: vjedhje, mashtrime e deri në vrasje; gjithashtu mundëson kepqërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike).

Hipnoza i është e njohur njerëzimit që në kohët më të lashta dhe është shfrytëzuar zakonisht për qëllime fetare e mjekësore. Me të është marrë vetëm një grup mjaft i vogël njerëzish, që zakonisht ishin udhëheqës fetarë.

Shkrimet e ruajtura na popujt e lashtë, që jetonin rreth lumejve Efurat dhe Tigër, tregojnë se populli më i vjetër, i njohur për kulturë në botë, sumerët, qysh 4000 vjetë para e.r. e kanë njohur hipnozën dhe janë shërbyer me të.

Në Indi, në Asiri dhe në vende tjera të Lindjës së Largët, hipnoza përdorej kryesisht për të rritur rolin e fesë në masat e gjëra të popullit. Si klerik pranohej vetëm ai që zotëronte në mënyrë të mjaftueshme hipnozën.

Gjatë ceremonive fetare, predikuesi e fesë, duke folë, kryenin veprime të çuditshme me anë të duarve, bërtisnin kur lexonin "librat e shenjtë", dhe në këtë mënyrë arrinin të sugjestiononin dëgjuesit, apo edhe të hipnotizonin ndonjërin nga ata, i cili pastaj kthehej në një kukull që u nënshtrohej verbërisht urdhërave të klerikut.

Të tjerët mund të humbisnin zërin, t'u paralizoheshin këmbët etj.

Ngjarje të tilla, natyrisht, i çudisnin të gjithë, sidomos ata që hipnotizoheshin. Në këtë mënyrë përhapej dhe forcohej bindja në masat e gjëra të popullit se klerikët ishin të pajisur me forca të mbinatyrshme.

Në Egjiptin e vjetër gjithashtu është përdorur hipnoza si metodë terapeutike. Në papirusin e vjetër 3000 vjetë p.e.r., i ashtuquajturi "papirusi i Ebersonit", janë përshkruar metoda, me të cilat janë shëruar njerëzit, e që s'janë gjë tjetër, pos metoda të hipnozës.

Edhe grekët e vjetër e kanë njohur hipnozën si "gjumë të faltorës". Ata, të cilët shkonin për t'u shëruar (fjetur) në faltore, duhej të përgatiteshin nëpërmjet dietave dhe ritualeve të ndryshme, për t'u arritur gjumi hipnotik. Atëherë klerikët u afroheshin dhe u pëshpërisnin atyre sugjetionet e caktuara.

Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë për qëllime mjekuese, njihej edhe nga popujt antikë. Shkrimtarët romakë, Marceli, Apuleu dhe Plauti njihnin metoda për të vënë në gjumë njerëzit, veçanërisht metodën me anë të prekjes së trupit me duar, e shoqëruar kjo edhe me lutje e fjalë magjike.

Në fund të shekulit XVIII u bënë përpjekjet e para për të shpjeguar natyrën e hipnozës. F. Mesmeri (1734-1815) sjell deri te njohuritë e reja, se për paraqitjen e kësaj dukurie nuk nevojitet kurrfarë magnetizëm qiellor ose mineral, por është e mjaftueshme vetëm një pjesë e veprimit "fluid" për "magnetizimin" e të sëmurit, që e quajti "magentizmus animalus" (magnetizëm shtazor).

Në fillim "fluidin" e vet, Mesmeri, e përcillte tek i sëmuri nëpërmjet duarve, por më vonë ai e ndryshoi këtë metodë. Në një bazen me "lëng të magnetizuar" shfaqeshin disa shufra të metalta, të cilat pacientët duhej t'i kapnin me duar, e nëpërmjet atyre shufrave të kalonte "rryma magnetike" deri tek ata.

Sigurisht që ky ishte autosugjestion, si rrjedhim nga pritjet e ndera, e që formonte te pacienti krizën e pritur të shërimit.

Edhe pse Mesmeri filloi nga parashikimet e gabuara, megjithatë dha nismën që në fushën ndërkombëtare të dijes të shqyrtohet hipnoza. Me atë edhe u bë avangardist i psikologjisë moderne.

Zhvillim të mëtejmë hipnozës i dha mjeku i syve, J. Braid (1795-1860) nga Anglia. Ai për seancat e veta i shfyrtëzonte: gruan, një shok dhe shërbëtoren.

U befasua kur arriti që të gjithë t'i qesë në gjumë hipnotikë duke ua mbajtur para sysh një kopsë që shkëlqente.

Nga puna e vet, si kirurg i syve, e dinte se fiksimi i gjatë i ndonjë objekti që shkëlqen, provokon lodhjen e syve dhe pacientin e bie deri te gjumi. Atë gjumë ai e quajti HIPNOZË.

Zhvillim të posaçëm hipnoza mori pas botimi të librit "Hipnoza dhe sugjetioni" nga autori K. Hol më 1933. Atëherë filluan, posaçërisht në Angli dhe Amerikë, kërkime të shumta eksperimentale dhe klinike, të cilat u munduan që, më në fund, të sqarojnë fenomenin e hipnozës dhe të tregojnë rëndësinë e saj.

Në vitin 1955, Shoqata britanike "British Medikal Association" paraqet fakte për dobinë e hipnozës në shërimin e psikoneurozave si dhe mundësinë a aplikimit të saj në fushën e anastezisë, për lirimin nga dhembjet gjatë intervenimeve kirurgjike etj.

Tre vjet më pas, Shoqata për sëmundje mentale e Shoqërisë amerikane vendosi që instruksionet nga hipnoza të përfshihen në të gjitha shkollat mjekësore si dhe në qendrat tjera postdiplomatike mjekësore.
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza Empty Re: Hipnoza

Mesazh  Neo 12.08.08 20:55

Hipnoza

Hipnoza eshte nje gjendje e ndryshuar e ndergjegjes qe karakterizohet nga nje sugjestionueshmeri te larte. Hipnoza ka te beje me krijimin e nje gjendje enderrore te njerezit nepermjet perdorimit te sugjestionit gojor. Hipnoza dikur mendohej se qe nje forme e fjetjes.

Hipnoza ka nje histori shume te gjate, per here te pare si fjale ajo eshte perdorur qe ne periudhen antike, ne Greqine dhe ne Egjyptin e lashte madje eshte perdorur edhe me pare ne Bibel por ne periudhen moderne per here te pare ajo eshte perdorur ne 1700 nga nje doktorr Vienez Frans Anton Mesmer, i cili demostroi nje teknike te quajtur magnetizmi trupor.

Mesmer perdori kete teknike i pari, ai ne nje vaske uji me shufra te magnetizuara prodhonin nje rryme elektrike qe jepte goditje krize te pacientet. Mesmerizmi me vone u be i njohur si hipnotizem meqe theksi u kalua te krijimi i nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes nepermjet sugjestionimit gojor.

Me vone ne mjeku francez Charchot i cili mendonte se hipnoza ishte nje menyre per te ndihmuar njerezit te shtendoseshin. Zigmund Frojdi ishte pasardhsi tjeter i hipnozes si nje menyre per te analizuar mendjen e pandergjegjeshme.

A shkaktohet hipnoza gjithmone?

JO. Se pari mjedisi duhet te jete i tille qe te qe te c'tendose njeriun dhe te elimnoje cdo lloj frike. Zakonisht ka dicka ne te cilen njeriu perqendron vemendjen.

Ajo mund te jete nje objekt nje tingull i cili perseritet ne menyre konstante.

Hipnotisti siguron qe personi te ndjehet rehat i shtendosur dhe mbi te gjitha te hyje i qete ne gjendjen e hipnozes. Ekzistojne ndryshime te medha ne ndjeshmerine e individeve ndaj hipnotizimit dhe psikologet nuk kane identifikuar ende nje personalitet te qarte te hipnotizueshem. Por mendohet se personat me te pershtatshem per hipnoze jane ata qe kane imagjinate te mire dhe aftesine per te fantazuar.

Ekzistojne disa teori per hipnozen ku perfshihen: teoria e gjendjes enderrore, teoria e rolit sociologjik dhe teoria e motivimit.

Sipas teorise se gjendjes enderrore, hipnoza lidhet me nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes ne te cilen personi eshte ne gjendje te lartesuar sugjestionshmerie. Hilgard pohonte ne teorine e tij se ndergjegja mund te ndahet ne disa rrjedha te mendimit qe jane pjeserisht te pavaruara nga njera–tjetra.

Personi i hipnotizuar nuk eshte i vetedijshem per te gjitha ngjarjet qe ndodhin ne secilin nga nivelet e ndergjegjes. Ndersa Coe pohon se personat e hipnotizuar jane ne gjendje normale te ndergjegjes dhe perpiqen te arrijne objektivin qe u eshte vendosur nga hipnotizuesi.

Autosugjestionimi ose hipnoza e vetes eshte hipnoza qe nje person arrin ti beje vetes pa ndihmen dhe sherbimin e nje hipnotizuesi. Autosugjestionimi perdoret si hipnoterapi ne progamet vetndihmuese. Zakonisht perdoret per te mbajtur nje djet te qendrueshme si ne harrimin e disa zakoneve si psh pirja e cigares, droges, etje ose ne rritjen e vetestimes.

Hipnoza eshte perdorur per nje shumellojshmeri qellimesh si: kontrolli i dhimbjeve, ndryshimi i sjelljes , permirsimi i kujteses dhe modfikimi i perceptimit.

Mendohet se hipnoza e lejon individin ta ndaje ndergjegjen ne 2 nivele dhe se ne hipnoze dhimbja nuk perjetohet ne nje nivel te ndergjegjshem te vetedijes. Hipnoza eshte perdorur gjithashtu per et ndihmuar individet qe te kujtojne ngjarjet e shkuara.

Pra hipnoza ka ne histori shume te gjate ka pasur nje ndikim te madh dhe ka qene nje faktor determinues per shume kohe , por ne ditet tona roli i saj eshte minimizuar dhe reduktuar shume pasi nuk vazhdon te kete te njejtin efektivitet. Pra sic duket kane dale metoda me efikase dhe hipnoza ka qene hyjnizuar mr teper se duhej.

Ne sherbimet psikologjike gjithashu nuk perdoret me pasi nuk lejon krijmin e mardhenies psikolog –klient. Ndonese ky perdorim i hopnozes nuk jep gjithmone efekte pozitive, kjo gjendje e ndryshuar e ndergjegjes vazhdon te zgjoje interesin e psikologeve.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza Empty Çfare eshte konkretisht Hipnoza?

Mesazh  Admin 27.12.08 22:39

Çfare eshte konkretisht Hipnoza?

1 - Hipnoza eshte nje gjendje psikologjike e karakterizuar nga nje hiperfokusim ( perqendrim shume i larte ) ne nje ide apo realitet te brendshem dhe nga nje shkeputje dhe indiference ndaj ambientit te jashtem ( ketyre gjerave do t'u kthehemi vazhdimisht keshtu mos u shqeteso ne se nuk i ke shume te qarta qe tani ).

Si te gjitha gjendjet psikologjike eshte dinamike ( e ndryshueshme ne kohe ) psh. nje njeri mund te hyje ne nje gjendje te thelle hipnoze dhe pak nga pak ( ne se lihet i qete, pa sugjestione ) te kaloje ne gjendje me pak te thella derisa te dale nga hipnoza ( apo ta zere gjumi ).

Ketu duhet te sqarojme qe gjumi i zakonshem nuk ka te beje fare me hipnozen megjithese kur hipnotizojme ne pazientit mund t'i themi fli...fli...fli... ( e bejme kete thjesht per te arritur nje gjendje sa me te qetesuar dhe sa me te shkeputur nga ambienti i jashtem apo nga tensionet ).

Psikika jone eshte e perbere ( sic mud ta dine shume veta ) nga vetedija dhe pavetedija. Ne momentet e jetes se perditshme vetedija kontrollon pjesen e aktiviteteve tona te vullnetshme ( psh. leviz krahun e djathte ( ne se ne duam ta levizim )) dhe gjithashtu filtron shume nga impulset qe vijne nga pavetedija.

Kur ky kontroll bie ( konsiderueshem ) dhe ne jemi akoma zgjuar ( dmth jo ne gjumin tradicional qe njohim ne ) fillojne te verifikohen disa dukuri karaktreristike te kontrolluara tashme ( konsiderueshem ) nga pavetedija. Kjo gjendje quhet TRANS ( apo gjendje TRANSI ).

Dhe i gjithe procesi qe ka cuar ne arritjen dhe mbajtjen e kasaj gjendje quhet hipnoze, e cila mund te ndahet ne auto-hipnoze ne se e ka bere vete individi i hipnotizuar dhe ne hetero-hipnoze ne se e ka bere nje individ i ndryshem nga ai i hipnotizuar.

Normalisht kjo ishte per ti thjeshtesuar nja cike gjerat se sic e thashe me lart transi nuk eshte vetem i karakterizuar nga nje renie e kontrollit te vetedijes se ndryshe do te ishte nje gjume i zakonshem por gjithashtu nga nje perqendrim i larte ne nje ide apo realitet te brendshem, psh. individi eshte i perqendruar shume ne ngritjen e krahut te tij te djathte dhe krahu ngrihet ne menyre te pavullnetshme, individi eshte i perqendruar se krahu i tij eshte i ngrohte/i ftohte dhe krahu i tij behet i ngrohte/i ftohte.

Ketu shohim qe dukurite qe realizohen nuk jane vetem proceset e vetedijshme qe tani kryhen me ane te pavetedijes por edhe vete proceset e pavetedijshem ( autonom ) te cilet tani mund te kryhen duke komanduar pavetedijen.

Pra hipnoza eshte edhe nje rruge hyrje per ne pavetedije ( per ta ndikuar ate ).

Normalisht qe tema eshte shume shume e gjere, por une po ndalem ketu per kete pyetje per te mos ngaterruar me shume se sa te shtjelloj gjerat. Gjithnje e me shume gjerat do te behen me te qarta vete ( me kalimin e kohes ).

2 - (Eshte nje veti e fituar apo e lindur? ). Eshte nje veti, por me shume eshte nje veti e te hipnotizuarit se sa e hipnotizuesit. normalisht kushdo mund te mesoje te hipnotizoje, por jo te hipnotizoje kedo.

Meqe njerezit jane te ndryshem nga ana psikike ( si biologjikisht edhe nga ana e eksperiencave te jetes ) atehere edhe kundrejt hipnozes ata do te paraqiten te ndryshem. Do te kete njerez me te prirur ( me responsive ) dhe njerez me pak te tille.

Normalisht qe meqe sic thashe me lart ketu hyn edhe ana biologjike ( gjenetike ) kjo "veti" ( prirje ) do te jete pjeserisht e lindur por eshte dicka qe mund edhe te fitohet ( mesohet ).

3. ( Perse sherben? ) Sherben per cdo lloj gjeje qe mund te te vije ne mend ( gati cdo lloj gjeje ) dhe te cilat une ( dhe jo vetem une ) nuk mund t'i parashikoj te gjitha, te gjitha perdorimet qe mund te kete ( si tani edhe ne te ardhmen ).

Por une mund te them perse duhet te sherbeje per mendimin tim. Duhet te sherbeje per te ndihmuar njerezit si nga ana shendetsore ashtu edhe nga ana psikike.

Duhet te sherbeje per ata qe kerkojne me shume nga vetja ( ndertimin e vetvetes ) si dhe per ata qe kerkojne ta njohin me shume veten.

Ketu sa per te pasur nje ide mund te them qe vetem aplikimet ne shendetesi jane te pafundme...qe nga kurimi i kancerit dhe deri tek nje anestezi lokale banale.

4. ( si mund te hipnotizohet nje njeri dhe te jete ne gjendje te kujtoje gjert qe jane te fshehura ne subkoshiencen e tij dhe eshte e rrezikshme apo jo? ) .

Sic thashe me pare hipnoza eshte edhe nje rruge hyrje ne pavetedije dhe keshtu ne mund te ndikojme ( dhe te nxjerrim nga ajo informacione ) shume me teper se me ane te vetedijes ( se ne nje gjendje normale ).

Per te ditur se si mund te hipnotizohet nje njeri mjafton te hapesh ato adresat qe kam vene me siper. I kam zgjedhur enkas sepse jane nga adresat e pakta ku permbahen manuale hipnoze dhe auto-hipnoze ( falas ) dhe shume artikuj te tjere ( po falas ).

Hipnoza eshte e rrezikshme ne se nuk behet nga nje ekspert apo duke mos qene ekspert kerkohet shume me ane te saj ( psh. te trajtohen semundje mendore ).

Ne pergjithesi eshte e sigurte por ka raste qe ne duart e ndonje jo-eksperti i cili futet ne gjera qe nuk i takojne ( sepse ne se nje jo-ekspert kufizohet vetem te te fute ne gjendjen e TRANSIT ( pa asnje lloj trajtimi te vecante ) apo mund te te jape disa lloj sugjestionesh banale ( psh. ti ndihesh e gezuar, mire dhe e lumtur ) mund te them se kjo eshte e parrezikshme, por ne se hyn ne metoda qe nuk i njeh apo sugjestionet jane te komplikuara dhe vete ai nuk e di se ku po futet kjo do te thote qe ai rrezikon shume te humbase dhe humbja do te thote shume probleme te tjera per pazientin te cilat ai nuk i merr vesh) atehere eshte e rrezikshme.

Po ashtu eshte e rrezikshme ne duar me qellime jo te mira.

4. ( ne nje film kam pare qe nje psikiater permes hipnozes kishte zhdukur komplet personalitetin dikujt, kujtimet, kush ishte, etj etj. ) Teorikisht kjo mund te ndodhe por di qe eshte shume e veshtire.

Personaliteti do pune te ndryshohet por edhe qe te zhukesh te gjitha kujtimet nuk eshte shaka.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza Empty HIPNOZA

Mesazh  Lapsi 09.06.11 22:58

Ç’ËSHTË HIPNOZA?


Edhe pse teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka, vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfarëdo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës.


Zoti i gjumit “Hypnos”

Në një anketë që kam bërë në lidhje me hipnozën, në pyetjen: „Çfarë ju bie ndër mend kur përmendet hipnoza?“ mora këto përgjigje: „misteri“, „gjumë“, „çmenduri“, „punë dreqi“, „mashtrim“, „nuk ekziston“, „nuk e di“ etj., dhe, në të vërtetë, në lidhje me hipnozën gjithçka mbetet paqartësi (fshehtësi), prandaj, një definicion i plotë për hipnozën është vështirë të jipet.

Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do të thotë „gjumë“. Ky nocion është marr nga mitologjia e lashtë greke, me të cilin personifikohej zoti i gjumit “Hypnos”. Hypnos-i është edhe babai i Phantasos si dhe zotit të ëndrrave, Morpheus, i cili me ndihmën e një harpe vallëzonte në një lloj gjendje transi.

Vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfarëdo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës.

Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, hipnoza pranohet si degë e shkencore dhe definohet si: „...gjendje e afërt me gjumin, në të cilën mund të vihen njerëzit ose kafshët e larta me anë të sugjestionit për t’i mjekuar nga ndonjë sëmundje ose për t‘i bërë që të sillen sipas vullnetit të dikujt“.

Prof. Çarls Mater, nga Universiteti i Majamit, thotë: „Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon rritja e koncentrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestibilitetit“.

Ndërsa, Shoqata e Mjekëve Britanikë e definon hipnozën kështu: „Hipnoza është gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme nga vetvetja ose të provokuara nga rrethi i jashtëm“.

Edhe pse gjendja hipnotike është përafërsisht e njëjtë me gjumin, sepse korja e trurit të madh gjatë ëndërrimeve gjendet në gjendje inhibicioni, ajo prapëseprapë ndryshon shumë nga gjumi.

Kështu kërkuesit kanë konstatuar se shkalla e përhapjes së inhibicionit, si dhe shkalla e intensitetit të tij, është shumë më e vogël te gjumi hipnotik. Inhibicioni që krijohet gjatë hipnozës nuk përhapet në mënyrë difuze nëpër koren e trurit të madh, por vetëm nëpër zonat e caktuara të kores, ashtu që, në mes zonave që janë të përfshira nga inhibicioni ekzistojnë edhe zona me ngacmime normale. Me inhibicion në hipnozë më së shumti janë të qëlluara zonat motorike të kores së trurit të madh.

Kërkuesit gjithashtu kanë konstatuar se, në mes të gjendjes së fjetur dhe asaj të zgjuar ekziston një lloj „gjysmë vetëdijeje“. Në atë gjendje, funksionet trupore janë të zvogëluara, ndërsa ato shpirtërore janë më aktive. Në gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk e humb kontaktin me botën e jashtme, gjë që ndodh gjatë gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nëpërmjet hipnotizuesit dhe atë me një sugjestibilitet shumë të rritur.

Gjatë kohës së gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale në koren e trurit të madh ndryshohet shpejt, alfa-valët humbin plotësisht, ndërsa te gjumi hipnotik ndryshohet ngadalë dhe alfa-valët nuk humbin plotësisht.

Në gjumin normal mediumi nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumit hipnotik, dëgjon edhe pëshpërimat më të vogëla. Në gjumin normal, aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara etj.

Në qarqet mjekësore sot janë të pranishme dy rryma. Njëra rrymë e konsideron hipnozën si kontinuitet të gjendjes normale të vetëdijes, derisa rryma tjetër si gjendje e ndryshueshme e vetëdijes. Rryma e parë quhet shkalla e imitimit të rolit, ndërsa e dyta shkalla e disocimit.

NDIKIMI I HIPNOZËS

Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo, ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë në rritje.

Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe të ngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhe në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj.

Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: të thatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhembje; në stomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (në shumë raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjo nuk do të thotë se hipnoza është „ilaç“ që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë në shërimin e të sëmurit.

Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ. Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe të mos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë.

Pastaj, mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t’i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër seanca (shfaqje) të ndryshme publike.

Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe i ashtuquajturi „regresim i kohës“ ose „kthim në të kaluarën“, në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht.

Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit. Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaft i rritur, ndërsa censura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetëm ndjeshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje.

Gjithashtu, mundëson keqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike, për ç‘gjë do të bëjmë fjalë në pjesën keqpërdorimi i hipnozës).

Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë në tjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë e më thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dhe aftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit.

Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë ose shkalla më e thellë - katalepsia.

Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime të caktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të identifikohen.

Është i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik në tru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t‘i mënjanohej një tumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza.

Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë.

Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.

Kërkimet e pareshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmë se do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZË.
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipnoza Empty Re: Hipnoza

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi