Hipnoza ne Kirurgji
Faqja 1 e 1
Hipnoza ne Kirurgji
Hipnoza në kirurgji
Hipnoza është një terapi e përdorur prej kohësh. Por tani disa kirurgë po e përdorin atë edhe kundër dhimbjeve dhe ankthit gjatë disa lloj operacionesh, përfshi operacionin në tru. Hipnoza ka qënë prej shekujsh një mjet terapie. Për herë të parë ajo filloi të përdorej në shekullin e 18.
Doktor David Spigel pranë universitetit Stanford, thotë se hipnoza është thjesht një përqëndrim vemendjeje. “Hipnoza është një mënyrë për forcimin e kontrollit të njeriut ndaj trupit dhe vetëdijës se tij”, thotë ai.
Sipas revistës Discovery, doktor Spigel e përdor hiponzën për të ndihmuar njerëzit që të kontrollojnë dhimbjet dhe ankthin gjatë disa lloj operacionesh. Ai ka kryer prova klinike me hipnozë në sallën e operacionit dhe thotë se rezultatet janë dramatike.
Një numër studimesh tregojnë se hipnoza pakëson dhimbjet dhe ankthin, si dhe sasinë e ilaçeve që marrin të sëmurët. Hipnoza gjithashtu pakëson komplikacionet dhe e bën procedurën e operimit 17 deri 20 minuta më të shkurtër. Hipnoza mund të përdoret gjatë operacioneve të tilla ku pacienti duhet të qëndrojë zgjuar pa humbur ndjenjat, si në rastet e stimulimi të thellë të trurit për pacientët që vuajnë nga sëmundja e parkinsonit.
Gjatë një ndërhyrjeje të tillë kirurgën vendosin në trurin e pacientit elektroda për të nxitur zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjet. Kirurgu Michael Kaplit pranë qëndrës mjekësore Kornell në Nju Jork kryen shpesh procedura të tilla.
Ai thotë se ideja e përdorimit të hipnozës i pëlqen, por do të dëshironte që në këtë fushë të kryeshin studime të tjera.
Ndërsa doktor Spigel thotë se hipnoza mund të përdoret për çdo procedurë ku nuk përdoret narkoza apo anestezia, për t’i ndihmuar pacientët të operoheshin me sa më pak vështirësi apo komplikime.

Admin- 1132
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi