EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interneti mund të na skllavërojë

5 posters

Shko poshtë

Interneti mund të na skllavërojë Empty Interneti mund të na skllavërojë

Mesazh  Zattoo 29.11.12 10:40

Interneti mund të na skllavërojë

Interneti mund të na skllavërojë Assange-julian.n

Themluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, mendon se bota ndodhet para një vendimi shumë të rëndësishëm: Nëse Interneti do të na çlirojë apo do të na skllavërojë. Një mendim të tillë ai shpreh në librin me titull “Cypherpunks: Freedom and the Future of the Internet’.

Në libër cypherpunks përshkruhen si avokatë të qytetarëve në komunikimet elektronike ndaj përpjekjeve për spiunim nga qeveritë dhe korporatat. Diskutimit kryesor është se interneti mund të jetë instrument i lirisë por edhe i tiranisë.

“Cypherpunks: ekzaminohet si çështje që qeveritë dhe korporatat mbikëqyrin njerëzit dhe në libër thuhet se komunikimi elektronik mund të na emancipojë apo na skllavëron.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Interneti mund të na skllavërojë Empty Re: Interneti mund të na skllavërojë

Mesazh  Albaniaa 16.09.13 17:14

Interneti skllaveron rinine

Nuk eshte me habi qe adoleshentet shqiptare preferojne me shume internetin sesa librat, gazetat apo edhe televizionin.
Kjo tendence eshte konfirmuar edhe nga sondazhi i fundit i kryer nga Instituti i Medias dhe i mbeshtetur nga UNICEF, ku jane pyetur 500 femije te moshave 13 deri ne 18 vjeç.

Persa i perket librit, nga 500 te anketuar, 105 prej tyre thane se nuk lexojne fare, nderkohe qe 395 thane se lexojne por theksuan se nuk lexojne aq sa do te donin, kryesisht per mungese kohe. Ne pergjithesi duket qe ka nje preference te qarte per sektorin e kultures dhe te sportit me 210 dhe 206 persona qe kane preferuar kulturen dhe sportin ne shtypin e shkruar. Me pas, si preference renditen faqet sociale dhe kronika roze nderkohe qe analiza dhe kronika e zeze jane ato qe jane me pak te preferuara nga femijet”, thote Ilda Londo nga Instituti i Medias.

Perfaqesuesi i UNICEF-it, Detlef Palm eshte ndalur ne programet televizive te cilat nuk i pergjigjen kerkesave te ketyre femijeve. Ata preferojne shume informacione mbi sportin, kulturen, problemet sociale apo kroniken roze, çka i ndeshin pak ne televizione.

“Femijeve, mbase dhe ne na duket mediat e merziteshme ne Shqiperi. Te njejtat fjalime, te njejtat shfaqje, ai tha, kjo tha, te njejtat fjalime dhe pak fakte dhe kjo nuk eshte ajo qe ne duam te degjojme. Ndaj dua te transmetoj disa mesazhe per drejtuesit e programacioneve: duhet nje qasje me shume transparente, me e besueshme dhe me me shume etike per femijet”, thote perfaqesuesi i UNICEF, Detlef Palm.

Femijet kane nisur te qendrojne gjate ne internet, persa kohe ata kane akses. Te pakten 3/5 e te pyeturve thane se e perdorin internetin disa here ne dite.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Interneti mund të na skllavërojë Empty Re: Interneti mund të na skllavërojë

Mesazh  Hagel 24.09.15 0:53

Internetin dhe Informatiken, njerezimi e ka "dhurate" nga djalli (demonet).

Interneti eshte nje arme e shkaterrimit masiv te njerezimit.Por per te qene nje arme efikase duhet qe ajo te jete edhe pozitive dhe e kendeshme perndryshe nuk funksionon.

Ne cdo lufte ku raportet e forcave jane te pafavorshme, , sidomos ne lufterat e "rezistences", ju duhet te perdorni armet e armikut per te luftuar kunder tij.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Interneti mund të na skllavërojë Empty Re: Interneti mund të na skllavërojë

Mesazh  syri i art 24.09.15 10:48

Qellimi i tij mund te jet skallaverimi,por njeriu ka intelegjenc,mund ta perdore ate me shfrytezu per te perfitu sa me shum ..por nese mungon intelegjenca, po ndodh skllaverimi ...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Interneti mund të na skllavërojë Empty Re: Interneti mund të na skllavërojë

Mesazh  The Punisher 26.09.15 11:02

Nuk jam dakord qe interneti i skllaveron njerezit ,perkundrazi interneti i iluminon njerezit i ndricon ata me dije ,sepse ndryshe nga media televizive ,radio ,gazeta edhe revistat qe manipulohen nga elita dhe mundohen te skllaveorjne njerezit interneti nuk eshte i censuruar dhe atje gjen nje lume informacjonesh .pastaj varet nga natyra e njerezve se cfare bejne ata kur futen ne internet .imagjinojeni kete bote pa internet sot ,eshte e tmershme,pa tv eshte ok por pa internet eshte cmenduri
The Punisher
The Punisher

44


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Interneti mund të na skllavërojë Empty Re: Interneti mund të na skllavërojë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi