EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interneti e shkatërron kujtesën

Shko poshtë

Interneti e shkatërron kujtesën Empty Interneti e shkatërron kujtesën

Mesazh  Berti69 10.02.12 0:21

Interneti e shkatërron kujtesën

Interneti e shkatërron kujtesën Bd669310

Shumica nga ne kanë qasje të vazhdueshme në informacione. Jemi mësuar për të tërat që na interesojnë të kontrollojmë në internet dhe menjëherë të marrim përgjigje, pa marrë parasysh se për cilën fushë bëhet fjalë. Natyrisht, ruajtja e informacioneve jashtë trurit tonë nuk është asgjë e re.

Por, sot teknologjia kompjuterike dhe e telekomunikimit aq shumë e kanë ndryshuar mënyrën e përfitimit të informacionit sa që shumica pyesin: a do ta shkatërrojë interneti kujtesën tonë?. Ndër të tjera, pyesni, për shembull, cilat shtete e kanë vetëm një ngjyrë në flamur? Shumica e njerëzve nuk do të fillojnë të kujtojnë flamurët, por menjëherë do të fillojnë të mendojnë për atë se ku do të mund të gjenden të dhënat lidhur me këtë “online”.

Interneti e shkatërron “memorien interne”

Ne mund lirisht të themi se jemi në simbiozë me mjetet e kompjuterit tonë pasi që për çka na intereson drejtohemi kah ai. Për të flet edhe studimi më i ri të cilin e kanë zhvilluar profesorët e psikologjisë në universitetin “Columbia”, ata të “Wisconsin-Madison” dhe të universitetit “Harvard”.

Hulumtimi i tyre tregoi që kërkimi në internet e shkatërron “memorien tonë interne”. “Kur njerëzit e dinë që do të mund të kenë qasje në informacione, ata në masë të vogël do ta kujtojnë vetë informacionin, ndërsa më shumë do të mendojnë ku do ta gjejnë atë.

Me fjalë të tjera, në vend që t’i rikujtojnë emrat e presidentëve amerikan, njerëzit do të mundohen t’i gjejnë emrat e tyre në ‘Google’ (memoria e jashtme)”, shkruajnë shkencëtarët. “Interneti është bërë forma primare e memories sonë të jashtme, ndërsa informacionet ruhen kolektivisht, jashtë nesh”, thuhet më tutje në këtë hulumtim.

A na “marros” Google?

Në artikullin nga viti 2008 me titull “A na bën ‘Google’ budalla?” të autorit Nicholas G. Carr ai i kritikoi efektin të cilin interneti e ka në aftësinë tonë të të kuptuarit.

Argumenti i tij kryesor ishte që interneti e zvogëlon “kapacitetin tonë për përqendrim dhe meditimit”. Edhe përkundër këtij titulli, artikulli nuk ishte drejtuar posaçërisht në “Google”, por në efektet që i sjellë interneti, World Wide Web.

“Dikur kam qenë zhytës në detin e fjalëve. Sot rrëshqas nëpër sipërfaqe si ngasës i jet skijave”, kishte shkruar Carr duke komentuar faktin se forma e leximit në internet është kryesisht “më e cekët se sa leximi i librave të shtypur”, për të cilat ai beson që ofrojnë “formë më intensive dhe më të qëndrueshme të leximit”.

Carr si duket vetëm deshi ta tërheq vëmendjen e opinionit në ndryshimet e thella në lexim deri te të cilat solli përdorimi i internetit. Për shembull, e kritikoi faktin që përdoruesit e internetit më së shumti lexojnë forma të shkurta, siç janë titujt dhe përmbajtjet.


Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi