EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Figurat e Mitologjisë Shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Figurat e Mitologjisë Shqiptare Empty Figurat e Mitologjisë Shqiptare

Mesazh  Jon 14.04.10 23:48

Zana e malit

Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme më tepër me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive në gadishullin ballkanik dhe është mjaft larg e krahasueshme me Artemidën e grekëve,Dianën e romakëve. Vështire se mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve.

Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnakë i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave. Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që ju prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për ti njoftuar ato për afrimin e njeriut. Zana është edhe simbol i plleshmërisë, prej nga rrjedh fjala shqipe shtatzënë.

Ora

Ora e maleve është figurë e bestytnive popullore shqiptare, e cila përfytyrohej si një grua apo si një gjarpër. Ajo besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, dhe i ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqinjtë. Orët mund të kenë qenë një lloj zanash, të cilat thirreshin me emra përkëdhelës si "qofshin të bardha", "ato të lumturat" apo "ato të mirat", pa ju përmendur emri.

Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike më e përhapur tek shqiptarët. Një shtëpi, një fis, apo një njëri mund të ketë patur orën e vet. Madje, besohej se edhe një zanë e maleve kishte orën e saj. Orët janë të mira apo të liga. Bekimi dhe mallkimi shpesh bëhej nëpërmjet orës. Braktisja nga ora do të thoshte fatkeqësi për personin apo grupin.

E bukura e Detit

E bukura e detit, ashtu si në krijimet e tjera popullore, edhe në krijimet me tematikë dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumë vlera ku personazhet shndërrohen në breshka, gjarpërinj, shtazë, mjellma, drunjë, etj. Besimi i shndërrimit metamorfozik të njeriut, padyshim, i takon antikës së lashtë, kur mjetet e prodhimit ishin shumë modeste, kur, përveç tjerash, vetëm hapësira detare kishte disa zotfuqi, të cilat në rastet e shumta ishin fisnike, mëshirëmëdha dhe bëmirëse të detarëve.

Procesi tipik i metamorfizimit në krijimet me motive dhe me tematikë detare pasqyrohet dendur në vlerën shqiptare. E bukura e Detit - Hyrija e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar në breshka. Përmbajtja e saj e rrudhur është kjo: Mbreti i tha djalit që të martohet me atë vajzë ku të bie heshta e shigjetës.

Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, vërejti që aty në breg të detit, nën një fik, ku kishte ra heshta, rrinte një breshkë e madhe.Ky e çoi në shtëpi dhe pas gjuetisë së peshkimit, kthehet në pallat dhe i gjen tërë punët e shtëpisë të kryera.

Të nesërmen u fsheh dhe soditi se nga breshka delte një femër e bukur "si hyri deti", "E bukura e dheut". Në këtë krijim shpirtëror aftësia estetike e popullit shqiptar në pasqyrimin e të madhërishmes është e lartë, me tipare të pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera të saj, ua tejkalojnë tipareve fizike dhe morale të Penelopës së Homerit. Hyrija e Detit, kur bie në kthetrat e mbretit, nuk flet nëntë vjet, për hirë të humbjes së burrit.

Karkangjolli

Karkanxholli, figurë e besimeve popullore shqiptare. Përftyrohet si njeri i vogël që mbante një këmishë prej hekuri, me ndihmën e të cilës bënte çudira. Prej këtëj edhe këmisha e hekurt e luftëtarit quhet këmishë karkanxholli

Shtrigat

Besohet se janë plaka. Kjo cilësi edhe ju vishet plakave të pafajshme të cilave ju vdesin burrat dhe nuk kan djem. Sipas tregimeve ato hanë mishë dhe pijnë gjak. Me rëndësi është se shtrigat jane gjithnjë plaka dhe jo vajza të reja . Gjahun zakonisht e gjuajnë natën.

Kur bien në shtrat për të fjetur shpirti iu del nga trupi përmes gojës. Dalin pa e hapur fare derën përmes vrimave dhe plasave të ndryshme. Mblidhen në logun e shtrigave dhe aty vendosin per gjahun që do të gjuajnë . Besohet se sipas gojedhënave ato hanë edhe femijët e tyre.

Laura

Laura, figurë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një grua e keqe, e cila jetonte në lumenj e pellgje. Ajo zotëronte aftësinë për t'u shndërruar në një kafshë të shëmtuar.Si e tillë ajo dilte natën në breg të lumit, ose pranë një pellgu, duke bërtitur me zë të çjerrë dhe futej në ujë.Nganjëherë Laura dilte dhe në rrugë, duke bërtitur, ndërsa qentë e ndiqnin pas.

Llamaja

Llamja, figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej me trup gruaje e me bisht gjarpri. Jetonte nëpër male e ujëra të papastërta, rrëmbente fëmijë, u thithte atyre gjakun dhe pastaj u hante mishin. Shpeshherë ajo merrte forma të ndryshme për të joshur viktimat e saj.Ka tipare të ngjajshme me Meduzën e mitologjisë greke.

Nëna e vatrës

Nëna e vatrës, hyjni e lashtë në mitologjinë shqiptare, që e ka origjinë nga epoka e matriarkatit.Në fillim përfytyrohej si një figurë pozitive, më shumë si një plakë me flokë të thinjura, në shumë raste duke tjerrë li ose lesh, ose duke krehur flokët.

Nganjëherë Nëna e vatrës thirreshin edhe "të tretat e vatrës" dhe,si e tillë, identifikohet me tri motrat që përcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Në përfytyrimet e më vonshme, Nëna e vatrës na el me tipare negative.

Ajo paraqitej si një plakë e keqe, e cila natën, kur njerëzit e shtëpis flen, vjen dhe qëndronë pran vatrës, duke krehur flokët e saj me një krehër të hekurt dhe, po të gjejë aty ndonjë fëmijë e kap dhe i nxjerr sytë me krehërin e saj. Përfytyrimi i Nënës së vatrës si një figurë e keqe, lindi në kohën e patriarkatit, kur sundimi i gruas u zëvendësua me atë të burrit dhe, kur gruaja konsiderohej si një qenie e ultë dhe e poshtëruar.

Partini

Partini, hyjni supreme e fisit ilir të Partinëve. Identifikohej me Jupiterin romak.

Qipulli

Qipulli, figurë e besimeve popullore shqiptare, e ngjajshme me xhindin që përmendet në mitologjinë e popujve të vendeve të Lindjes. Në kuptimin e figurshëm, i kanë kërcyer qipujt do të thotë i kanë hipur xhindet, është inatosur.

Stihija

Stihija, figurë e përallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si demon femër. Në besimin popullor, ajo përfytyrohet si një kulçedër me krahë, që nxjerr flakë nga goja dhe që ruante thesaret e fshehura nën dhe.

Shtojzovallet

Shtojzovallet, figura të përrallave popullore shqipare. Përfytyroheshin me një bukuri të madhe e me fuqi të mbinatyrshëme. Vendbanimi i tyre i preferuar ishin bjeshkë dhe pyjet e dendura ku ato kalonin kohën, duke kënduar e duke vallëzuar.Ato i shitoni njerëzit pa marrë parasysh nëse është burrë apo grua, nëse ato kuptojnë se dikush është duke i vështruat ato teksa lahen nëpër lumenj apo teksa ato lozin. Shitim është një vepër e cila e le pa mend një njeri-e bënë të pa zoti për veten.

Tadeni

Tadeni, hyu ilir që identifikohej me Apolonin.

Hijet

Hijet janë figura me kuptim të një demoni. Por me fjalën "hije" mund të quhen edhe fantazmat ose shpirtrat e të vdekurve.

Redoni

Redoni hyu ilir i mbrojtjes së udhëtareve dhe i detareve. Në paraqitjen figurative ka pasur interpretime si mbreti Gent, por në fakt ishte ky hyu që i ngjan Hermesit grek. Kepi i Redonit ishte një relike e ketij emërtimi.

Vidausi

Vidasusi, në besimin e ilirëve ishte perëndi që mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Në monumente ai paraqitet i shoqëruar nga gruaja e tij, Thana. Në Topusk-Kroaci, pranë një burimi uji mineral janë gjetur katër altarë kushtuar këtij çifti. Në të njëjten krahinë janë gjetur gjithashtu mbeturinat e një faltoreje kushtuar Silvanit si dhe shumë altarë të tjerë me emrin e kësaj hyjne romake.

Duke u bazuar në këtë fakt, mitografët kanë arritur në një përfundim të drejtë se Vidasusi në besimin ilir kishte atribute të ngjajshme me ato të hyjnisë romake Silvan-mbrojtësin e burimeve, të pyjeve dhe të fushave, kurse Thanën e kanë identifikuar me hyjneshën romake Diana. Vidasusi dhe Diana adhuroheshin shumë nga pjesa më e madhe e popullsisë ilire, sidomos nga ata që merreshin me blegtori, si Dalmatët.

Vidasusi ka qenë hyjni supreme e ilirëve në panteonin ilir prandaj zinte një vend shumë të rëndësishëm. Por kulti i Vidasusit-Silvanit ilir gjeti adhurues edhe në shtresat e ulëta popullore të Romës dhe të Italisë. Ai u pëhap edhe në provinca të largëta të perandorisë. Kjo dëshmon për ndikimin e kultit të pasur ilir në vetë panteonin romak.

Karkalduset

Sipas besimit shtimjan jane kulshedra me trup njeriu dhe me bisht. Bishti i kishte dalur ngase kishte pirë kafe per qdo mëngjes.Kjo krijesë sipas dortasimikuliretibutisit ishte kafshë shtëpiake para 1000 p.e. dhe ushqehej me pasul dhe me eshtëra dhe me flijë . Ato sulmonin duke të sharë derisa do kishe filluar të qashë .

Qerosi

Qerosi ne jeten e perditshme -->njeri pa floke , njihet ndryshe ne mitologji . Ne perrallat shqiptare ai del gjithmone fitimtar e me i zgjuar nga te gjithe , duke u bere keshtu personazhi me i rendesishem i perralles .

Martin Mato
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Figurat e Mitologjisë Shqiptare Empty Re: Figurat e Mitologjisë Shqiptare

Mesazh  Siroco 24.11.12 23:35

Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi