EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Mitologjise shqiptare

3 posters

Shko poshtë

Historia e Mitologjise shqiptare Empty Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Nikolaos 24.08.11 0:11

Histori e Mitologjise shqiptare

Historia e Mitologjise shqiptare Ie445v150x150
Historia e Mitologjise shqiptare
Fjala mitologji (nga Gjuha Greke μυϑος mythos, një tregim, dhe λογος logos, fjalim ose argument; shqip edhe mythologji) nënkupton tregimin e miteve – historive që një kulturë specifike beson dhe përdor të mbinatyrshmen për të interpretuar ngjarje natyrore dhe për të shpjeguar natyrën e universit dhe njerëzimit.

1. Ne kuptimin e gjere, mitologji do te thote pasqyrim fizik i realitetit ne ndergjegjen e njeriut primitiv: kjo shfaqet ne krijimtarine popullore, ne gojedhenat, legjendat etj…, te krijuara ne kohen e lashte.
Mitet qe linden ne etapen e hershme te historise njerezore si tregime per perendite, heronjte legjendare, per ngjarjet me te rendesishme te kohes etj…., permbanin figura fantastike, te cilat ishin nje perpjekje per te pergjithsuar dhe shpjeguar fenomenet e ndryshme te natyres e te shoqerise.
Mitologjia ishte nje forme orientale e shfaqjes se botekuptimit ne shoqerine e lashte. Mitologjia permban dhe elemente te besimit fetar, te pasqyrimit te shtrembter te realitetit. Ne te jane pasqyruar gjithashtu pikpamjet morale e qendrimi estetik i njeriut ndaj realitetit.
2. Ne kuptimin e ngushte mitologjia eshte shkenca qe studion mitet, prejardhjen e tyre dhe vecorite e pasqyrimit te realitetit ne to.

2. Mitologjia shqiptare
Mitologjia shqiptare ështe një mitologji popullore dhe pagane e cila është pak e studiuar dhe për këtë arsye nuk ka një kodifikim të qartë se cilat janë me vlerë të plotë e cilat me gjysëm vlerë.
Mitologjia shqipate ka ndikuar edhe në mitologjitë e tjera ballkanike

Historia
Të dhëna dhe analiza më të plota gjenden në veprat e albanologëve të njohur, siç ka qenë, p.sh., Hani, Nopça, Durham, Lamberci, dhe shumë të tjerë. Autorë shqiptarë dhe mbledhës të materialeve të mitologjisë sonë popullore ka shumë, të cilët në revista të ndryshme (p.sh., “Leka”, “Hylli i Dritës”, “Drita” etj…), ose në botime të tjera kanë dhënë kontribut të vlefshëm për njohjen dhe ruajtjen e kësaj pjese të rëndësishme të kulturës shpirtërore të popullit tonë

Histori e Mitologjise shqiptare

1. Gjurmë të hershme
Dëshmitë burimore, shkrimet e kërkimtarëve në një shtrirje më të gjerë në këtë lëmë të dijes u takojnë shek.XIX-XX, por dhe në shekujt e Mesjetës arbërore e më tej kemi të dhëna të copëzuara për mite, rite e besime ndër Shqiptarë, në trojet e tyre etnike e më tej në diasporë.

Këto arritje në kërkime do të duhej të ndaheshin në ato me natyrë thjeshtë dëshmuese, dokumentuese, përshkrime dukurish të këtij lloji dhe, së dyti, në ato me natyrë sintezash, interpretimesh, në vështrim krahasues në kohë e në shtrirje hapsinore të ndryshme.

Në shek. XIX u shënuan arritje të një shkalle të lartë në studimet krahasuese të gjuhësisë indoeuropiane e në këtë vështrim u ngjall shumë interesi për kërkime të mitologjisë krahasuese, në sinteza, në interpretime të këtyre dukurive me rrënjë parahistorike, bërë nga dijetarë të vatrave më të shquara shkencore e universitare të Europës, të Amerikës e më tej. Kjo frymë kërkimesh, ndonëse në një shkallë më të vogël, u ndje dhe në Shqipëri. Këtu, kryesisht nga të huajt e më pak nga Shqiptarët, u mblodhën materiale të natyrës mitologjike, të besimeve pagane, po më tepër u dhanë mendime krahasuese e interpretime. Mendime të këtij lloji u dhanë më tepër në kuadrin e gjuhësisë krahasuese ose si reflektim i kulturës antike greko-romake a të ndikimit sllav e bizantin në Mesjetë.

Duhet sqaruar se burimet materiale, objekte të zbuluara nga arkeologët në shkrime ose mbishkrime të ndryshme, sado të pakta, i kemi që nga koha ilire e parailire, nga periudha greke e romake e nga tërë periudhat e Mesjetës. Për këto shtrirje kohore nuk ka munguar as
paraqitja ikonografike e hyjnive të ndryshme, fytyra në gur a qeramikë, qoftë vendëse po me emra grekë a romakë, qoftë dhe me emra ilirë, ose fare pa emërtime mbishkrimore. Të dhëna me interes janë bërë të niohura nga zbulimet arkeologjike, nga hulumtimet e ilirologëve, arkeologëve, balkanologëve, nga gjuhëtarë të gjuhësisë krahasuese indoeuropiane; emrat e tyre do të dalin në brendinë e krerëve të ndryshëm të punimit.

Po përmendim vetëm pak gjëra më domethënëse nga mitologjia ilire, duke e marrë atë brenda një kompleksi kulturor e në të njëjtën shtrirje gjeografike, po natyrisht në dhënie e marrje tepër të shkrirë bashkë në mes kulturash etnikisht të ndryshme.
Në një rrëfenjë mitike, shënuar nga disa autorë të antikitetit, në variante të ndryshme, thuhet se Kadmi, i biri i një mbreti fenikas, duke kërkuar motrën e vet Europën, arriti së pari në Beoti ku themeloi qytetin Teba, pastaj shkoi e zuri vend ndër llirë, ku, me të shoqen Harmonia lindi i biri: lliriosi. Duke u mbëshjellur nga gjarpri, ai mori pamjen e atributet e tij. Pas vdekjes Kadmi e Harmonia u kthyen në gjarpërinj e ashtu kaluan në jetën e përtejme”. Sipas një varianti tjetër, lliriosi gjarpër pati shumë fëmijë, djem e vajza. Këta fëmijë krijuan fillesën e fiseve ilire, fise që mbajnë emrat e tyre: emërtimet e fiseve në gjininë mashkullore u quajtën “bijtë e llirit”, ndërsa ato femnore: “bijat e llirit”. Pati dhe personalitete historike përtë cilat besohej se kishin lindur nga gjarpëri.

Ndër llirë është dëshmuar gjerësisht kulti i hyjnisë kalorës luftëtar. Ndër ta përmendet hyjnia kalorës i Japodëve, Medaurus, paraqitur hipur mbi kalë e me shtizën në dorën e majtë. Ikonografia ilire me paraqitje të kalit a të hyjnive kalorës është e pasur. Për të siguruar fitore në luftë a fat, në veprime të.ndryshme flijonin kuaj. Po janë të njohura ndër ta dhe sakrifica njerëzore: Në Desareti, në anë të Korçës, afër lumit Eord (Devolli i sotëm) llirët, për të siguruar fitore në ndeshje me ushtrinë pushtuese, si nathonë Kurti Rufi, Flavi Ariani etj, therën aty: tre djem, tri vajza e tre desh të zinj. Këta ua kishin bërë fli perëndive të tyre, sipas besimittë shenjtë, përt’iu dhënë guxim e siguri përfitore luftëtarëve të tyre, (“llirët dhe lliria tek autorëtantikë’,…, f. 156,235).

Traditës ilire e parailire i përket tempulli i Dodonës pranë Janinës me malin Tomaros., me Lisin e Shenjtë e me tri plakat që tregonin permes gjetheve të lisit e zhurmës së enës së bakërt, fatin e ardhmë të njerëzve. Ndoshta në tempullin e Dodonës kemi një përzierje besimesh e ritesh pellazgo-greko-ilire.

Njohim tek llirët disa emra hyjnish e diçka dhe tiparet e tyre: hyjni të natyrës e të burimeve, me emra të interpretimit grek a romak ose të zanafillës ilire: Diana, Ika, Vidasus, Thana, Silvani, Jupiteri i Partinëve, Medaurus, Menzana, Diana e Kandavëve, Bindi, Redoni, Andini, Sentona, Latra e kështu me radhë. Përgjithësisht këto janë hyjni të natyrës, të burimeve, të detit ose perëndi të gjithfuqishme si simotrat e tyre antike greke e romake. Hyjni tepër domethënëse është Redoni -hyjni ilire e detit, prej nga na është ruajturemri i tij deri sot: Kepi i Redonit (Rodonit) në bregdet në Adriatik, në veri të Durrësit.

Në shkrime të ndryshme, po dhe në dëshmi arkeologjike të shekujve të ndryshëm të mesjetës, janë ruajtur copëza besimesh, ritesh, mitesh të paganizmit, diku në një paraqitje më të qartë e diku më të mjegulluar. Këto dukuri të religjionit pagan të Mesjetës arbërore, sado që të thërmuara, si mendojmë ne, janë një urë e fortë ndërlidhëse në mes Lashtësisë llire e Kohës së Re të të njëjtit areal gjeografik e njerëzor, në vështrim të trashëgimive në fushë të mitologjisë. Nuk mund të mohohen këtu as dhëniet e marrjet me popujt e tjerë në kulturë, për të njëjtën kohë.

Në varret e Arbërve të Mesjetës së Hershme vërejmë vendosjen e kufomës nga perëndimi në lindje (në varr), vegla e amuleta, rrethimi i varrit me gurë ashtu si ndodh dhe në praktikë, i shoqëruar me besime të caktuara që kanë arritur deri në Kohë të Re. Në stolitë arbërore (shek. VI-XI) vërejmë shenja simbolike të kultit të diellit, të kultit të hënës. Vathët e veshit te gratë janë në formë të gjysmëhënës, ashtu si ndodh dhe në ditë të sotme në gratë e Mirditës e të Matit etj. Edhe sot kulti i hënës në besimet popullore lidhet shumë me gruan e me fatin e saj në jetë, në shendet, në shërim, në lindje fëmijësh e tjerë. Në objekte të asaj kulture vërejmë kalin në hedhje fluturim dhe mendojmë se kjo ka të bëjë me hyjninë kalorës të llirëve; vërejmë zogjtë fatidikë, kultin e dorës e një seri shenjash të tjera me domethënie besimesh pagane. Kulti i dorës i pasqyruar, ndër të tjera, dhe në bërjen e saj si zbukurim në gdhëndje në gurë: në dyer, në porta, në vatër, në pëmendore. Në një dokument të vitit 1323 përmendet festa e Rushajëve me ritet përkatëse (Thallorzy, Jireçek, Suffllai, “Acta et diplomata… Vindebonnae”, 1913, v.l, f.156, nr.527), çka flitet për atë festë pranvere që ka ardhë me shumë ritederinëditëttona.

Tek Histoha e Skënderbeut (viti 1510) e Barletit dokumentohet shumë mirë gjama e burrave ashtu si bëhet deri në shek. XX; është dëshmuar shumë herë në shkrime të ndryshme si më 1466, pastaj nga P. Budi e F. Bardhi në shek. XVII e me radhë. Mirat e Fatiet, të përmendura shumë herë te Barleti në veprat e tij, si mendojmë ne, s’janë tjetër veçse Orët e Zanat shqiptare.
Sipas studimeve gjeologjike e sipas dëshmive historike, liqeni i Shkodrës është formuar para shumë mijëra vjetësh, ndërsa legjendat mitike të mbledhura në shek.XX tregojnë se ai është formuar tash vonë e formimin e tij e lidhin me plakën e Krozhës. Eshtë interesant se për formimin e vonshëm të këtij liqeni na flet dhe Barleti në “Rrethimi i Shkodrës” 1504 (Tiranë, 1962, f.30-31). Aty ndër të tjera thuhet: “Po kështu, me sa duket, vërtetohet edhe sa më kanë rrëfyer banorët ma të moçëm të këtij vendi, të cilët më kanë thanë se aty ku sot ndodhet liqeni dikur ka qenë tokë plot me burime të pashtershme, nga të cilët lindi ai liqen i mrekullueshëm”. Pra lindjen e këtij liqeni e tregonin si rrëfenjë mitike pleq ‘të Kohës së Barletit, gjë që është tepër domethënëse për të njohur kujtesën popullore për këto rrëfenja fantastike. Kjo legjendë mitike na përmendet pra dhe në shek. XX, si mbijetojë e një kohe tepër të lashtë.

Gj. Buzuku në parathënien e “Mesharit” (v.1555), paragr.ll, i porosit besimtarët që të venë në ritet e krishtera në kisha e “të braktisin atë të shtremnën” që, sipas nesh janë ritet pagane: të Kthimit të Diellit për Verë, të Buzmit, të Vitit të Ri, të Ditës së Zojës’(me 25 mars) të Shën Gjergjit (23 prill), të Shën Gjonit (24 qershor) e festa të ndryshme pagane të prodhimit. Këto rite pagane i praktikonin për të shtuar bereqetin e mirëqenien në familje. Gj. Buzuku i kthen të tëra në qëllime të riteve të krishtera e shton: “Dheju kurta banikëtë, Zotiynë (prajo aiipaganëve: M: Tirta) ka meju shtue ndërju që të korrat tueja të zgjaten deri së vjelash dhe të vjelat deri në të mbjella”. Në popull thuhej deri tash vonë kjo shprehje, si sipër, për qëllimin e riteve pagane.

Pjetër Budi në veprat e relacionet e tij na njofton për gjamën e burrave, për disa rite e besime pagane që praktikoheshin në popull. Të njëjtën gjë bën F. Bardhi, e ndër të tjera na përmend Kuçedrën e Arbënit në një kuptim mjaft domethënës për mitologjinë shqiptare. P. Bogdani në veprën e tij, duke folur për bubulfimën përmend besimin popullor sipas të cilit me rrufe qet Shën llia kundër”kafshës së keqe”, pra kundër Kuçedrës që është gjarpri përbindësh e shkatërrues, besim që në disa variante e gjejmë dhe sot në popull. Autori e kundërshton këtë besim popullorduke e shpjeguaratë si një dukuri thjeshtë natyrore. A. Bogdani në një këngë popullore të veçantë (botuar në veprën e P. Bogdanit) na përmend Zanën e Pashtrikut që këndon, që është ruajtëse e gjallesave, e mirësisë, me ato tipare të natyrës që e ndeshim edhe sot në popull.

Relacionet e të dërguarve apostolikë në trojet shqiptare, në shumë raste flasin për besime e rite pagane. Kështu, M. Bici më 1610 na bën të ditur se banorët e malësisë të Mirditës (Fandi) vazhdonin t’i bënin festat me kalendarin e vjetër se ndryshe, sipas besimit të tyre pagan, do t’u pakësoheshin prodhimet e bujqësisë. Gr. Mazreku shkruan më 1650-1651: “Ai që kishte ethe ose atë të tokës shkonte e gjenin një gur mbi varrin e ndonjërit, e çonin nalt atë rrasë, aq sa të mujte me kalue ipërkulun nën atë rrasë ai i smuti dhe (punë e madhe e zanatit djallëzor) aishërohetnga ethetosepre’jsë tokës, dhe kjogja dukete pabesueshme… Edhe këto i kam mallkue tue mos i pranue në rrëfimin e kungimin e shenjtë, edhe me ndihmën e Zotit e kanë lanë atë rrugë”, (Relac.ll, 1965, f.445).

Të shumta janë praktikat e natyrës pagane në malësitë shqiptare. Relatori Kerubini tregon më 1638: “… në çfarëdo ditë tjetër që u ndodhte ndonjë rrezik, po n’atë ditë mbanin dhe mbajnë festë, dhe thonë: në këtë ditë më ka ndodhë kjo e keqe etj; dhe kështu shumë ditë të tjera tëjavës i mbanin dhe i mbajnë festë, si të martën, t’enjten etj. Festën pastaj e bejnë në këtë mënyrë: burrat, disa bajnë kusht që me bamë atë punë në të cilën kanë pësue rrezikun, sip.sh., mos me pre ose mos me lavrue tokën, por bajnë punë të tjera; disa të tjerë rrijnë krejtpa punë; gratë nuk tjerrin, nuk bajnë pëlhurë, ose nuk bëjnë ulishtë, porbajnëpunë të tjera. Po të ketë shpërthye stuhia në ndonjë vend në një ditë të enjte, të gjithë pastaj bajnë kusht që mos me punue në vneshtë t’enjteve të secilës ‘javë”. Përsa upërket festave “ma shumë i çmonin ato të vetat të kota, se sa ato të kishës” (Relacione 11, f. 1,11) • Në dëshmi të ndryshme të këtyre shekujve (XVI-XVIII) janë shënuar shumë konsiderata për besimet e malësorëve shqiptarë, më shumë rite e besime pagane e tregohet se janë shumë të përciptë në kultin e krishter; thuhet se kanë emrin të krishterë, po aspak besimin (Kerubini).

2. Kërkimet në shek. XIX dhe XX
Në shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek. XX për mitologjinë e Shqiptarëve kanë shkruar shumë autorë, ndonëse asnjëri nuk e rroku këtë temë në mënyrë tërësore dhe gjerësisht në vështrim gjeografik; asnjeri nuk përfshiu në këtë objekt treva të gjera të banuara nga Shqiptarët, as problematikat kryesore të kësaj fushe.
Shkrimet për mitologji e besime ishin krerë, sythe a pasazhe të veçanta në revista e gazeta të kohës. Kjo temë u rrah nëpërmjet përshkrimit të mënyrës së jetesës, dokeve e zakoneve të popullit tonë e sidomos përmes krijimtarisë folklorike; aty u fol dhe për përkatësinë e Shqiptarëve në fetë e organizuara dhe marrëdhëniet mes grupeve nga konfesione të ndryshme, pasqyruar në shkrime të shtypit shqiptar dhe të huaj. Në botimet folklorike të kësaj periudhë gjejmë material me rëndësi për mitologji e besime (veçanërisht në këngët legjendare, në balada, këngë rituale dhe elementë besimesh e mitesh në përralla).

Autorët që u morën pak a shumë me këtë temë mund t’i ndajmë në dy grupe të mëdha: 1. të huaj; 2. Shqiptarë.

Ndër autorët e huaj që botuan materiale e studime për mitologji e besime ndër Shqiptarë mund të përmendim A. Bouë me “La Turquie de l’Europe”, Paris, vol. II, 1840; J. G. Hanin me “Studime shqiptare” (Jenë, 1854), “Përralla greke e shqiptare” (Leipcig, 1866), “Udhëtim në viset e Drinit e të Vardarit”(\ 867) e vepra të tjera të tij; G. Majer, H. Pedersenin me “Teksteshqipeme fjalor“(1895), F. Nopçën me vepra: “Shqipëria, kultura shpirtërore”, “Pikëpamje fetare” (dorëshkrime) e shkrime të tjera të tij të botuara, M. Durham: “Mbiorigjinën e disa fiseve dhe zakoneve në Ballkan”(Londër, 1928); M. Hasluck, “Një kult imalit në Shqipëri të Jugës”e disa elementë mitologjikë në shkrime të tjera të saj; M. Lamberc: “Përralla shqiptare”, (Vjenë 1922), “Mitologjia e shqiptarëve” – botuar në “Fjalori i mitologjisë” (Shtutgart, 1970). F. Degrand “Souvenirs de la Haute Albanie ou Gegarie”, Paris, 1901. Në një masë më të paktë, material me interes për mitologji e besime ndër Shqiptarë botuan dhe shumë autorë të tjerë të huaj të shek. XIX e të fillimit të shek. XX, përfshirë vepra e artikuj të tyre.
Materiali i mbledhur dhe i botuar prej tyre ka në përgjithësi karakter përshkrues; na japin të dhëna me rëndësi për elementë të ndryshëm mitesh dhe besimesh në popullin tonë; ajo çka është më me interes, të tillë elementë në kohë të tyre ishin akoma të gjallë në trevën shqiptare ë, më vonë, ato i gjejmë ose të zbehura shumë, ose të zhdukura fare. Këtu qëndron dhe vlera e punës së tyre si regjistrues e ruajtës të materialit faktik. Këto materiale të tyre të botuara janë mbledhje të rastit e kanë karakter fragmentar; u mblodhën në qendërbanime të kufizuara dhe, në vendet ku u mblodhën në mënyrë të përciptë dhe krejt fragmentare, mitet e besimet në lidhje me kultet bujqësore e blegtorale në popullin tonë; nuk ju ranë në sy, ose i regjistruan vetëm kalimthi disa figura shumë të rëndësishme të mitologjisë popullore shqiptare si Dragoi, Kuçedra, Nëna e Vatrës, Vitorja, Ora, Zana, Nëna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci për të rënë shi, rite e zakone në lidhje me buzmin, në lidhje me Zjarret rituale të vitit e kështu me radhë.
Ka patur raste që popullin tonë ta paraqisnin si një popull fare pagan, duke e ulur përfaqësimin e krishterimit e të islamizmit nga Shqiptarët deri në asgjë, gjë që historikisht nuk i përgjigjet së vërtetës.

Autorët e huaj që shkruan për mitologji e besime të popullit tonë në shek.XIX dhe në fillim të shek.XX, problemin e tipareve unitare të popullit tonë, doemos brenda larmisë së shfaqjeve të ndryshme të këtyre dukurive, në burime të ndryshme të jetës si bujqësi, blegtori, mjeshtëri e zeje, të shfaqura këto në rite e figura të veçanta mitologjike, nuk i shtruan thuajse fare. Ata nuk u nisën nga fakti se përt’u ruajtur këto lloje mitesh e ritesh për shekuj të tërë në formë mbijetesash, duan një bazë të caktuar ekonomiko-shoqërore tradicionale, në kuptimin e tyre prodhimtar, si burim jetese, brenda një kompleksi kulturor etnik me tiparet e tij të mëvetësishme.

Në raste të veçanta disa autorë u përpoqën të shpjegojnë edhe origjinën e besimeve nga popuj të caktuar të lashtësisë: llirë, Trakë, Grekë, Romakë, Gjermanë, Sllavë, e kështu me radhë. Por në shpjegimin e burimit etnik të tyre u nisën nga prirje të njëanëshme, që i vërenin dukuritë e këtij lloji në mënyrë krejttë thjeshtëzuar, ta zemë, nxorën zanafillën e dukurive të caktuara të besimeve pagane nga qytetërimet më të zhvilluara të lashtësisë ose të burimit sllav, duke u nisur vetëm nga origjina e fjalës me të cilën emërtohet ky apo ai element, duke u nisur nga ngjashmëri e ndryshime të rastit. Ata në përgjithësi nuk kishin parasysh ngjashmëritë e rëna në sy të disa dukurive të këtij lloji, evoluimin, dëshmitë arkeologjike; nuk i bënin analizë të gjithanëshme objektit në shqyrtim, duke sjellë argumente të ndryshme historike të mundëshme, pra nuk e shqyrtonin fenomenin në të tërë kompleksitetin e vetive e të shfaqjeve të tij, brenda një etnokulture të caktuar. Nuk analizonin në masën e duhur kushtet historike e social-ekonomike që përcaktuan ruajtjen e këtyre kulteve te Shqiptarët.

Në përcaktimin e origjinës etnike të miteve e riteve të ndryshme shpesh herë u nisën nga kritere thjeshtë të gjuhësisë historike (sipas fjalorëve të etimologjisë) dhe në këtë mënyrë i ndanë elementët si anë sasiore në origjina të ndryshme: ilire, greke, mesdhetare, kelte, slave, etj. Një klasifikim i tillë i bërë nga këta autorë është shumë arbitrar dhe në përcaktimin e treguesit etnokulturor nuk ju përgjigjet aspak kritereve rigoroze. Këtu duheshin marrë në konsideratë tiparet e ndryshme të veçanta që na shfaqen në brendi të miteve e besimeve të ndryshme, faktorin kohë që ndan lashtësinë nga shekulli XIX-XX, pamundësinë për të njohur në imtësi etnologjinë e popujve të vjetër apo dhe të popujve të sotëm, qoftë dhe kur për ta janë shkruar vëllime të tëra, por megjithatë për dukuri të veçanta nuk ka shkruar askush e megjithatë ato ekzistojnë në këtë apo atë popull. Hahni, Nopça, Lamberci e Durhami, Koci në përcaktimin e origjinës entike të fenomeneve të ndryshme janë më argumentues e më të përmbajtur, por edhe tek ata u paraqitën, ku më pak e ku më shumë, zgjidhje të thjeshtëzuara të këtij lloji, ndoshta dhe për arsye të materialit të pakët që ata kishin në dorë në ato kohë. Megjithatë ata bënë në këtë vështrim një punë të madhe prej pionieri, u hapën rrugë kërkimeve në këtë fushë të dijes, dhanë disa mendime me peshë në ndriçimin e dukurive të caktuara.
Intelektualët e mëdhenj shqiptarë të Rilindjes Kombëtare dhanë kontribut të rëndësishëm në të dëshmuarit e etnokulturës shqiptare e tëfunksionevetësaj.
Në shkrimet e tyre dhanë materiale me rëndësi për mitologjinë e Shqiptarëve. Ata u munduan të shpjegojnë bazën unitare të popullittonë, të shfaqur nëpërmjet mitesh e besimesh të lashta. Pashko Vasa na thotë se populli shqiptar betohet për qiell, për dhë, për gurë, për ujë, për mal, për fushë, për diell, për hënë dhe nuk betohet për perëndi e për shenjtorë. Ai tregon se këto forma betimi janë shprehja e atij besimi të lashtë vendës që të parët tanë kanë ruajtur që nga lashtësia. Ai thekson se betimet publike Shqiptarët i bëjën mbi gurë pavarësisht nëse ai që bën betim është katolik, ortodoks a mysliman.

J.Vreto, K.Kristoforidhi, N.Frashëri, A.Z.Çajupi, Shtjefën Gjeçovi, na flasin për kultin e Tomorrit si një vend ku ruhen rite e besime vendëse të Shqiptarëve e që janë dëshmi uniteti në traditat e lashta të këtij populli. Ata duan të tregojnë me këtë se populli ynë, pavarësisht nga dallimet fetare të feve monoteiste të ndryshme që sjellin me vete dhe veçime në tiparete kulturës sëtraditës, në kompleksin kulturortëtij, populli shqiptar shquan për njëjtëshmëri e pra është e domosdoshme që të bashkohet e të luftojë për pavarësi kombëtare, për përparim. Rilindasit venë theksin në lidhjet e marrëdhëniet e forta shoqërore e familjare midis elementëve shqiptarë nga besime të ndryshme. J.Vreto shkruan: “… meqenëse pas ndarjes fetare, Shqiptarët ortodoksë nuk lidhin krushqi me vëllezërit tanë Shqiptarë muhamedanë (ndonëse martesat midis tyre në disa vende vazhduan përnjë kohë të gjatë edhe pas ndarjes fetare) u gjet një mënyrë tjetër afrimi, ajo e vëllamërisë, dmth një i krishterë qeth fëmijën e një muhamedani, duke i prerë atij disa fije flokësh të kokës”. Pra në anët rituale e të besimeve të lashta vendëse ruajtën njëjtësinë kombëtare.

“Të gjithë pothuaj aristokratët muhamedanë shqiptarë, që quhen turqisht bejlerë, kur martohen, dërgojnë, në kundërshtim me fenë e tyre, pikërisht një mik të krishterë, që pajisei me leje të hyjë edhe në harem për të shoqëruar nusen. Ky zakon duket si një i njëjtë me zakonin e kumbarës që përdorej para ndarjes fetare…”
Autorët arbëreshë të Italisë (rilindas) si J.De Rada në botimet e tij letrare e folklorike, A. Argondica në artikujt e tij në “lli i Arbëreshëvet” e të tjerë, na japin materiale me vlerë për mitologji e besime të’ Arbëreshëve. De Rada, duke u nisur nga qëllime atdhetare, bër kahasime në mes mitologjisë shqiptare dhe asaj të lashtësisë. Zgjidhjel përgjithësisht janë romantike e të pabazuara. Në disa raste bëher përpjekje për të treguar bazën unitare të miteve e besimeve të trevës shqiptare (në Shqipëri) me ato të Arbëreshëve të Italisë.
Folkloristët shqiptarë të Rilindjes si Th. Mitko me “Bletën shqiptare” (1878), S. Dine me “Valët e detit” (1908), Z. Jubani (1871) me “Pëmnbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” dhe më pas ata të Pavarësisë si B. Palaj, K. Kamsi, S.Th. Frashëri, K Taipi, S. Kolea, R. Alikaj, N.Suma, Ll. Karafili (Bardhyli), M. Sirdani, I Dalliu, V.Xhaçka, H. Bushati, K.Shtjefni, e të tjerë, në botimet e tyre ne japin material me mjaft interes për mitologji. K. Kamsi, na ka dhënë disa artikuj të veçantë kushtuar riteve e zakoneve kalendarike si Dita e Verës, Shën Gjergji etj, po dhe për mite e besime të lashta vendëse në përgjithësi në popullin tonë (si “Besime të popullit në Labëri”, Diturija, 1927-1928 etj.) Punime të shumta e me shumë vlerë ka botuar I.Dalliu për fshatra e qytet të Tiranës. Gjatë periudhës së Pavarësisë nga autorë të ndryshëm u botua material me interes në disa të përkohëshme si “Albania” e Faik Konicës, “Kalendari Kombiar” i M. Frashërit, “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Diturija”, “Shkolla kombëtare”, “Njeriu” “Drini”, “Përpjekja shqiptare”, “Normalisti”, “Vatra Shqiptare”, “Zani i Naltë”, “Njeriu”, “Cirka”, Normalisti” etj.

Gjeçovi na jep një material me vlerë për mite e besime të popullit tonë dhe, duke u nisur thjesht nga një ndjenjë atdhetarizmi, dukuritë e ndryshme të mitologjisë i shpjegon si të origjinës trako-ilire, pa sjellë argumentat e duhur në këtë drejtim. Gjeçovi mblodhi një material tepër të gjerë për kultin e gurit, për kulte të ndryshme të natyrës, për rite të jetës familjare, për rite të festave të motmotit, për rite e flijime në ndërtim dhe, për më tepër, këto i gjurmoi në një hapësirë shumë të gjerë të trojeve shqiptare. B.Palaj krahas eposit legjendar e të së drejtës dokësore, mblodhi mjaft materiale për rite, për besime, për figura të mitologjisë popullore, ashtu si bëri dhe kolegu i tij eksplorues – Gjeçovi.

Gjatë kohës së rilindjes e sidomos gjatë Pavarësisë e deri më 1945, i vërejmë të botuara në organe të ndryshme të shtypit, në botime të veçantë, shumë mite, rite e besime të ndryshme të popullit tonë, me burim nga terreni, nga jeta e banorëve e këto më kanë shërbyer shumë si burime me vlerë në kërkimet e mia. Por duhet shënuar se në disa raste kanë qënë të përziera dhe me elementë të marrë nga letërsia greke e romake e; duke qënë të tilla jemi shmangur prej tyre, duke i marrë gjithnjë burimet në mënyrë kritike.
Një kontribut me rëndësi në studimin e mitologjisë shqiptare ka dhënë profesor E.Çabej me punimet e tij në këtë fushë që në vitet ’30 e deri në ditët e sotme (1976). Kontribut me shume rëndësi është studimi për figurën mitologjike Zana, për disa f igura të mitologjisë popullore, si Vitorja, Gjigandët, Herri e tjerë elementë e figura të mitologjisë. Ka studiuar dhe eufemizmat ndër shqiptarë. Në fushën e mitologjisë shqiptare kanë dhënë studime e materiale me vlerë dhe studiuesit M. Krasniqi, A. Uçi, K. Halimi, Z. Sako, Q. Haxhihasani, Rr. Zojzi, e A. Gjergji, D. Statovci, S. Fetiu, U. Xhemaj e tëtjerë.

3. Synime dhe probleme

Autori i këtij libri, gjatë ekspeditave të tij të shumta në malësitë shqiptare, ka mbledhur një material të konsiderueshëm në lidhje me temën në shqyrtim. Sadoqë mitet, ritet, zakone e besime të ndryshme ruheshin në formë mbijetojash, informatat e mbledhura për to kanë ndihmuar për një shqyrtim kritik të anës faktike, kanë ndihmuar për të gjykuar më thellë për përmbajtjen historike e shoqërore të këtij apo atij elementi mitologjik; është dokumentuar në anë tjetër dhe shtrirja territoriale e dukurive të këtij lloji, tiparet unitare dhe larmia në mitologji popullore shqiptare. Janë studiuar në terren dukuritë brenda kompleksit të etnokulturës shqiptare. Janë shf rytëzuar gjithashtu të dhënat e arkivit të Sektorit të Etnologjisë (Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë) për mitologji e besime në jetën e popullit tonë e ku material të tillë ka me shumicë e të mbledhur në mënyrë sistematike nga bashkëpunëtorë të ndryshëm të degës së etnologjisë. Eshtë konsultuar me kujdes literature e njohur që flet drejpërdrejt a tërhtorazi për mitologji e besime në popullin tonë, gjë që ka dhënë dorë për një bazë më të gjerë e më të shëndoshë faktike; këto burime të shkruara paraqesin interes ngaqë disa nga këto elementë në vitet pas Luftës së Dytë Botërore i gjejmë në popull të zbehura shumë. Puna në terren dhe konsultimi i literaturës së shkruar në këtë fushë ka dhënë dorë për një shqyrtim në mënyrë të gjerë të krishterizmit e islamizmit në kulturën popullore shqiptare, për tiparet e ndryshme të kësaj dukurie e sinkretizmin e saj me mite e besime të burimit pagan. Sinkretizimi shpeshherë peshon në anë të riteve e të besimeve të burimit pagan. Natyrisht, fetë monoteiste arritën të mënjanojnë disa rite të egra magjike të paganizmit si sakrifica njerëzore, disa magji që rëndonin jetën e njerëzve. Pra ndikuan në zhdukjen e riteve pagane, risimin e lehtësimin e tyre, dukë u dhënë tingullin moral dhe të fisnikëruar.

Ekzistojnë mënyra të shumta të klasifikimit të materialit në tema e krerë të ndryshëm gjatë shqyrtimit të mitologjisë për një popull të veçantë. Por çdonjëra prej këtyre ka të mirat dhe mangësitë e saj. Mund të radhitej shqyrtimi sipas objektit ose përmbajtjes së vetë miteve e besimeve, atëherë do të kishim: kulti i tokës, i ujit, i zjarrit, i diellit, kulti i kësaj e asaj bime, kulti i kësaj a asaj kafshe, kulti i shtëpisë e i vatrës familjare; Kuçedra e Dragoi, Zana, Ora, E Bukura e Dheut e kështu me radhë. Mund të bëhej radhitja sipas dukurive a aspekteve të ndryshme të jetës së njeriut me të cilat janë të lidhura e atëherë do të kishim: kulte të jetës familjare, të bashkësisë fisnore, të bashkësisë fshatare, kulte bujqësore, kulte blegtorale, kulte të mjeshtërive të ndryshme. Mund të bëhej radhitja dhe sipas vazhdimësisë historike të lindjes së këtij apo të atij riti, miti a besimi, pra duke filluar si radhë nga më të lashtat e duke ardhur te më të vonat. Atëherë në fillim do të shqyrtonim elemente të magjisë, të totemizmit, të fetishizmit, rite tejet të lashta varrimi, vazhdim: animizmi etj. Mënyra e parë është më praktike, portë pengon që dukuri të caktuara të jetës shoqërore t’i shqyrtosh në mënyrë të gjithanëshme e me këtë mënyrë nuk përdor dot dëshmi e argumente nga objekte të ndryshme; nga ana tjetër, në lidhje me një objekt të caktuar mund te ketë rite, mite e besime që, në origjinë historike, lidhen me dukuri shoqërore nga më të ndryshmet. Pra lind pyetja: Pse të grupohen bashkë dukuri që në zanafillë s’kanë lidhje me njëra-tjetrën? Mënyra e dytë është më e mira në shqyrtimin e fenomeneve e aspekteve që kanë të bëjnë me jetën e veprimtarinë e njeriut, por jo kudo mund të përdoret në rreshtimin e çështjeve në shqyrtim. Shpesh herë të njëjtat rite e besime u takojnë sferave krejt të ndryshme të jetës së njerëzve. Mënyra e tretë e rreshtimit është e mirë, por është krejt e pamundshme, për vetë natyrën e burimeve, të evolucionit që ka ndodhë në besime e praktika të tyre, sinketizime të ndryshme të tyre.

Në shqyrtimin tonë të parashtruar, janë kombinuar bashkë të tri mënyrat e mbarështrimit të materialit e kjo në përkim me mundësitë e analizës së elementëve të ndryshëm mitologjikë. Këtë mund ta gjesh qoftë në radhitjen e krerëve apo të sythëve të ndryshëm. Janë vënë në fillim kulte të natyrës sepse në to në përgjithësi gjen elementë nga më të lashtët të mitologjisë dhe besimeve sadoqë, në dinamikën e tyre, i gjejmë të pleksura dhe me elementë të natyrave të ndryshme, deri dhe krishterë e islamikë; u vunë dhe sepse ato janë bazë materiale mbi të cilat janë zhvilluar dhe ruajtur mitet dhe besimet nga më të lashtat e deri te më të vonshmet. U radhitën pastaj disa figura të mitologjisë popullore që kanë të bëjnë më shumë me natyrën, po diku lidhen dhe me familjen, vazhdohet pastaj me dukuri që kanë të bëjnë me kulte të familjes, me kulte të të vdekurve dhe këto në origjinë të elementëve të ndryshëm kanë të bëjnë me dukuri të kultit të gjinisë së amësisë, me rendin fisnor e me ruajtje elementësh të veçantë gjatë zhvillimi të historisë s< shoqërisë së organizuar në konfederata fisesh e në shtete. U vunë s< fundi me radhë kultet bujqësore e blegtorale e pastaj dhe rite të caktuar; kalendarike që si fillesa janë zhvilluar më vonë në krahasim me të paral Këtu janë bërë përpjekje për t’i qëndruar më besnik të paraqiturit s; më të plotë të një skenari mitiko-ritual a të një tjetri, në kuptimin e lidhje me aspekte të veçanta të jetës së njerëzve e të mendësisë e besimevi në tërësi të tyre, i mbështetur ky mbi një bazë materiale, jetësore prodhimtare, mbi një mendësi të një organizimi tradicional arkaik, $ një shprehje e tij për ekuilibër, në përforcim, në ligjësim të këtij sisten social arkaik.

Në shqyrtimin e materialit faktik është përdorur metoda etnologjik më e përgjithëshme: në shqyrtimin e çdo problemi jemi nisur nga faktc e dy shekujve të fundit (shek.XIX-XX) ku materiali është shumë i gjer dhe i gjithanshëm, Brenda kërkimeve të etnokulturës në kompleks, pç të kaluar pastaj në kohët më të hershme ku burimet janë shumë të pakt e të copëzuara. Materiali faktik është dhënë nëpërmjet analizave t çështjeve a dukurive të caktuara duke përdorur krahasimin diakronik sinkronik, shtrirje në kohë e në hapësirë, brenda etnokulturës shqiptar e në marrëdhëniet me kulturat e popujve fqinjë e më tej.
Në këtë monografi kemi synuar të paraqesim në një rrafsh sa m të gjerë disa nga problemet më madhore, më themelore e më 1 dukshme të mitologjisë shqiptare, për ta bërë të njohur atë dhe vlerat saj si pjesë e rëndësishme e etnokulturës shqiptare, kaq e kërkuar ng specialistë të ndryshëm të shkencave sociale, të disiplinave albanistiki po dhe nga publiku i gjerë në përgjithësi, i interesuartë njihet me kël trashëgimi shpirtërore që na vijnë si një burim i nëndheshëm nga kor e lashtë. Edhe pa e kuptuar, njeriu ka jetuar nën pushtetin e riteve, mite\ e besimeve, nën peshën e kultit të tyre, si një pjesë e kultit të jetës,’ qenies së tij sociale e etnike.


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 24.08.11 21:01, edituar 2 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Mitologjise shqiptare Empty Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Gon! 24.08.11 20:29

Sigurisht ky shkrim duhet të jet me vlerë, mirëpo tani nuk kam koh të lexoj, shpresoj që neser do e lexoj, sepse është turp nëse bëhen shkrime rreth historis së popullit tonë, pa marrë parasysh se çfarë përmbajtje ka dhe mos ta lexoj askush, pas gjith mundit që ke bërë i nderuar. Këtu kuptohet se sa iu intereson shqipëtarëve historia dhe mitologjia e tyre, pasi që shoh që nuk tu është dhënë asnjë kompliment në fund të këtij shkrimi.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Mitologjise shqiptare Empty Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Nikolaos 24.08.11 20:33

Gon! shkruajti:Sigurisht ky shkrim duhet të jet me vlerë, mirëpo tani nuk kam koh të lexoj, shpresoj që neser do e lexoj, sepse është turp nëse bëhen shkrime rreth historis së popullit tonë, pa marrë parasysh se çfarë përmbajtje ka dhe mos ta lexoj askush, pas gjith mundit që ke bërë i nderuar. Këtu kuptohet se sa iu intereson shqipëtarëve historia dhe mitologjia e tyre, pasi që shoh që nuk tu është dhënë asnjë kompliment në fund të këtij shkrimi.
Shpresoj ta japesh ti i pari komplimentin. Mendoj se disa tradita pagane praktikohen ende ne vendin tone. Mitologjia ka lene gjurme te thella nder popuj.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Mitologjise shqiptare Empty Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Gon! 25.08.11 13:51

Përshëndetje Nikolas, lexova tërë shkrimin dhe më pëlqeu, mirëpo për mendimin tim të gjitha ritet dhe besimet që janë cekur në këtë shkrim nuk e kanë zanafillë nga paganizmi, disa prej tyre po, mirëpo disa jo.

Dragoi, Kuçedra, Nëna e Vatrës, Vitorja, Ora, Zana, Nëna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci për të rënë shi etj, për këto mund të them që kanë përmbajtje pagane, edhe hyjnia kalorës i Japodëve, Medaurus i hipur mbi kalë e me shtizën në dorën e majtë, për këto pajtohem. Edhe emrat e hyjnive: hyjni të natyrës e të burimeve, me emra të interpretimit grek a romak ose të zanafillës ilire: Diana, Ika, Vidasus, Thana, Silvani, Jupiteri i Partinëve, Medaurus, Menzana, Diana e Kandavëve, Bindi, Redoni etj, edhe për këto them që janë besime pagane.

Mirëpo mitet e besimet në lidhje me kultet bujqësore e blegtorale në popullin tonë; nuk ju ranë në sy, ose i regjistruan vetëm kalimthi sepse ato besime e kulte bujqësore e blegtorale nuk e kan zanfaillën e paganizmit, por e kanë zanafillën feja, apo më sakt libri i parë si i Perendis, ai "Tora" sipas mendimit tim, sepse aty gjejmë shum rite të ndryshme të flijimeve, e edhe rite e besime bujqësore e blegtorale dhe po ta krahasosh fenë e Izraelitëve, apo më sakt, merr librin Dhjata e Vjetër dhe shiko ritet e tyre, bëj krahasimin pastaj me ritet Ilire, pastaj bëj edhe krahasimin me historin e hershme Ilire, deri ku janë shtrirë Ilirët.

Historin tonë më mirë e kanë shkruar popujt tjerë se sa vet ne, sepse pikërisht në shpalljen në në lindjen e besimit monoteist (besimit në një Perendi) Ilirët jan shtrirë në pjesë të ndryshme të botë. Historia thot që populli Ilir është shtrir edhe në Palestin e në Izraelin e sotëm dhe ata pastaj kanë bërë martesa ndërmejt Izraelitëve, me një fjal, gjaku ynë është i përzier me gjakun e Izraleitëve nëse bazohemi gjithnjë në histori.

Gjuha jonë njihet si gjuhë ndër më të vjetrat në botë dhe po ta Marrësh Dhjatën e vjetër dhe ta lexosh me kujdes duke i analizuar emrat e profetëve të atëhershëm, emrat e bijëve të profetëve të atëhershëm; ata emra kanë zbërthim që mund të kenë kuptim të qart në gjuhën shqipe, po ashtu edhe dihet që në kohët e lashta shum popuj kanë pasur një gjuhë të përbashkët, shkas ky ka qenë se dendësia e popullsise nuk ka qenë e madhe, pak banor ka numëruar bota dhe na del që gjuha Ilire, e cila ka evoluar me mileniume dhe sot është kjo që është gjuha jonë shqipe, me pak ndryshime, por që vërehen gjurmët e gjuhës Ilire vetëm tek ne, kjo pra po i bie që Izraelitët e atëhershëm kanë pasur të njejtën gjuh me Ilirët, kurse po ta krahasosh gjuhën e kohes së SkënderBeut, ajo gjuhë që është folur në trojet shqipëtare atë koh, sot ka ngjashmëri më tepër me gjuhën e malsorëve Kosovar e jo të atyre Shqipëtar, dhe këtu më vran pak kjo që shqipëtarët e Shqipëris na nënqmojnë neve Kosovarëve kur të vije puna tek mënyra e të folurit shqip, thonë çfarë gjuhe jeni duke folur, kjo nuk është gjuh shqipe!

Të lidhem prap te ritet e Ilirëve dhe krahasimi me ritet e Izraelitëve, ata ritet kanë shumicen e tyre pothuajse të njejta me ne, sepse Ilirët janë ata që kanë pranuar besimin në Perendi të parët në ballkan, nuk janë Të Krishterët e parë e as Muslimanët e parë në ballkan, por janë monoteistët e parë në ballkan të cilët pranuan fenë e Abrahamit dhe Jakobit.

Ku bazohem unë që e them kët? Bazohem në historinë e hershme Ilire dhe shtrirjen e tyre në botë, e bazohem edhe në Bibël, sepse edhe historia e thot që pikërisht në kohët e disa profetëve, ta zëm shembull në kohën e Jakobit Ilirët janë shtrirë në Palestin dhe kanë shkëmbyer martesa këta dy popuj në mes vete, pra Ilirët dhe Izraelitët, kurse në Bibël shkruan për bijën e Jakobit, kur Jakobi takohet me një popull shum fisnik (nuk i ceket emri i popullit), ata e pranojnë te bashkjetojnë në mes vete.

Në Libër thuhet se djali i mbretit të atij populli sheh vajzën e Jakobit dhe po sa sheh atë joshet nga bukuria e saj, ai merr vajzën e qon në shtrat dhe e dhunon, pastaj dashurohet në të, vajza e Jakobit ka edhe dy vëllezër edhe nga ana e nënës edhe nga ana e babait.

Djali pasi që dashurohet në vajzën e Jakobit shkon dhe ia kërkon vajzën për grua Jakobit, pastaj Jakobi kërkon të bëj marrëveshje me të dhe i vë kushte; "Nëse ti, Ati yt, vëllezërit tuaj, të gjith meshkujt e familjes së ngusht dhe familjes së gjer tuaj, dhe të gjith meshkujt e popullit tuaj pranoni të rrethpritni prepucat e juaj, unë atëher do ta jap vajzën time për grua", pra ky me dashurin e madhe që ka ndaj vajzës dhe si djal i mbretit të popullit të tij që është, lidh marrëveshje me Jakobin dhe u bën thirrje të gjith meshkujve të popullit të tij që të rrethpriten dhe ata u rrethprenë.

Djali mori vajzën e Jakobit, mirëpo dy djemt e Jakobit të cilët e kishin vajzën motë nga ana e të dy pridnërve u inatosën për shkak që djaili i mbretit ia kishte dhunuar më par motrën e tyre, pra ata iu hynë në mbremje fshehurazi e ushtrin e tyre dhe bërën masakra të më në atë popull.

Sa po dëgjoi Jakobi se çfarë kishin bërë dy djemt e tij u zhgënjye shumë dhe u tha atyre "unë bëra një marrëveshje me ta dhe ata iu përmbajtën marrëveshjes, ndërsa ju më poshtruat dhe ne nuk do të kemi vend po sa të zbardh dita nga ata", kështu pra tëdy popujt u përqanë, njëri shkoi në një pjesë dhe tjetri shkoi në pjesën e kundërt të atij të parit. Këtu bazohem unë që shqipëtarët janë ata që kanë sjellur besimin e parë në një Perendi të vetme në Ballkan.

Ritualet që janë të cekura në shkrim, disa prej tyre kanë ngjashmëri me ritualet e Izraelitëve dhe që bëhen edhe sot e asaj dite në trojet tona.

Në dhjatën e re tregohet përse është quajtur profeti "Jakob" emër ky që zbërthehet në gjuhën tonë dhe përse më vonë morri emrin "Izrael", përse njëra grua e Jakobit djalit të tij të fundit ia la emrin "Neftali" edhe ky zbërthehet në gjuhën tonë.

Këto që i shkrova janë mendim i imi Nikolas, unë vet kam bërë krahasimet dhe e shkrova këtë shkrim.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Mitologjise shqiptare Empty Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Nikolaos 26.10.11 22:14

Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Mitologjise shqiptare Empty ......

Mesazh  xhemalekovaci 20.11.11 22:51

Historia e Mitologjise shqiptare Shqiponj



Edituar për herë të fundit nga xhemalekovaci në 30.11.11 14:19, edituar 1 herë gjithsej
xhemalekovaci
xhemalekovaci

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Mitologjise shqiptare Empty .....

Mesazh  xhemalekovaci 20.11.11 22:56


Historia e Mitologjise shqiptare Zjarri
xhemalekovaci
xhemalekovaci

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Mitologjise shqiptare Empty Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi