Deti Baltik - UFO
4 posters
Faqja 1 e 1
Deti Baltik Ufo
Zbulohet UFO në fund të detit?
Objekti ka forme te rrumbullaket, ai u zbulua veren e 2011-es, por misteri i origjines se tij dhe pamundesia e specialisteve, oqeanologeve dhe shkencetareve per te percaktuar origjinen tokesore te tij, i ka dhene objektit nje vlere dhe rendesi shume te madhe.
Por, i njejti ekip ka deklaruar se para pak ditesh ka zbuluar dhe nje tjeter objekt, 200 metra prane objektit te pare, te cilet kane forme te rrumbullaket, qe i ngjajne nje disku fluturues.
Peter Lincberg, i cili kryeson ekipin e studiuesve, deklaroi: “Objekti ti pare, i cili u zbulua 300 metra nen siperfaqen e detit, eshte i panjohur per qenien njerezore, sigurisht qe kjo na jep idene dhe na forcon mendimin se ai eshte nje objekt Jashtetokesore, UFO”.
Kur ky objekt, i cili ka nje dimension prej 60 metrash, u zbulua per here te pare qershorin e shkuar, shume skeptike, te cilet pasi nuk pati nje deklarim zyrtare nga shkencetare e mirefillte rreth origjines tokesore te tij, me te drejte ata e pagezojne ate si jashtetokesor, pra UFO!
Objekti ka lene nje gjurme prej 270 metrash ne fund te detit Baltik, e krijuar si pasoj e zvarritjes se tij.
Agjencia me prestigjioze ne bote, CNN i kushtoje nje rendesi te veçante zbulimit te ketij objekti, duke krijuar nje dokumentar te plote rreth tij dhe duke pyetur shume shkencetar te cilet specifikohen ne objekte te veçanta.
Androo- 250
Ne Baltike
Në Baltik zbulohet objekt jashtëtokësor?
Ekspedita suedeze hulumtuese ‘Ocean X’ ka hasur në fund të detit Baltik një objekt, për të cilin mendohet se ka të bëjë me jashtëtokësorët!
Para një viti shkencëtarët suedezë, duke hulumtuar mbeturina nga Lufta e Dytë botërore, në fund të detit Baltik, kanë gjetur një objekt të një perimetri rreth 18 metra. Menjëherë kanë filluar spekulimet e ndryshme, duke konsideruar se objekti ka ngjashmëri me anijen e Milenium Falkon të serialit “Lufta e yjeve”, por hulumtuesit ende nuk e kanë sigurinë ta thonë se për çfarë është fjala.
Siç transmeton Kosovapress, edhe pse ky objekt është zbuluar para një viti, për mungesë të mjeteve materiale, ekipi i zhytësve tash vonë ka pasur mundësinë t’i ofrohet objektit, kurse fillimisht ka vlerësuar se fjala është për ndonjë copëz të shkëputur shkëmbi. Një nga zhytësit ka thënë se objekti ishte i mbështjellë me një cipë bloze, që tani në vend të përgjigjes sjellë vargun e dilemave dhe pyetjeve të ndryshme.
Ndërkohë, hulumtuesit me radarë dhe me kamera kanë zbuluar edhe gjurmët e objektit që i kishte lënë pas për gati 300 metra, për të pasur dilemën se mund të jetë fjala për ndonjë pistë aterrimi apo diçka të ngjashme.
“Kemi dëgjuar rrëfime të ndryshme. Që nga ajo, që objekti është fluturake e gjithësisë e deri tek ajo, që në të vërtetë po hyjmë në një botë tjetër! Por, tash për tash nuk e kemi të sigurt se për farë objekti bëhet fjalë. Është ndonjë fenomen natyror apo është ndonjë objekt jo natyral”, ka thënë njëri nga shkencëtarët suedezë.

Fikrro- 484
Deti Baltik - UFO
Zbulim i çuditshëm në fund të detit Baltik
Eksploruesit e detit kanë zbuluar një objekt në formë "UFO" në fund të Detit Baltik dhe shprehen se pajisjet e tyre elektrike nuk punoni kur ata qëndronin mbi objekt.
Zhytësi profesional Stefan Hogerborn pjesëtar i grupit "Ocean X" ka bërë këtë deklaratë duke thënë se disa nga kamerat dhe telefonat satelitorë nuk punoni kur ato ishin direkt mbi këtë formë të çuditshme që nuk e dinë se ç’mund të jetë.
Pajisjet filluan të punojnë vetëm kur stafi u largua rreth 200 metra dhe përsëri kur u kthyen ato u ndalën së punuari. Pra ky ishte një test i sigurt shprehet zhytësi Hogerborn.
Grupi mendoi se teori të tilla nuk mund të ekzistojnë por tani që e provuam disa herë ata nuk mund ta imagjinojnë një situatë të tillë duke i çuar ata të mendojnë që mund të jetë një meteorit apo një asteroid, apo një vullkan, apo një bazë anije e Luftës së Ftohtë, ose është një UFO ...
Objekti është zbuluar majin e kaluar por tani u bë e njohur pasi nuk ka patur fonde për verifikimin e tij. Ekipi ka bërë disa fotografi dhe tani kompania po përpiqet të tërheqë turistë për të shkuar atje dhe të vertetojnë këtë teori që ekipi zbuloi.
Por dihet se Deti Baltik është një "minierë" apo një thellësi për anijet e mbytura nga gjuetarët e anijeve. Mendohet se mund të jenë 100 000 objekte në fund të detit.
Zbulimi ne detin Baltik

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
“UFO” E Baltikut: Armë Sekrete E Hitlerit!
Ish-oficeri i marinës suedeze, njëkohësisht ekspert i historisë së Luftës së Dytë Botërore, Anders Autellus, ka thënë se imazhet hidrolokatore tregojnë se objekti misterioz në fund të Detit Baltik mund të jetë pjesë e sistemit nazist për të luftuar nëndetëset.
Sipas tij, ushtria gjermane në ujërat e Baltikut ka vendosur rrjeta teli të cilat kanë hutuar sistemet e radarit të forcave aleate, duke shkaktuar përplasjet e nëndetëseve të tyre. “UFO” e filmuar, në këtë kontekst, mund të jetë një spirancë ose baza e një pajisjeje të tillë që është menduar për të bllokuar nëndetëset britanike dhe ruse.
Në ditoren “Expressen”, Autellus ka thënë se struktura të ngjashme betoni e çeliku kanë ndërtuar edhe britanikët.Kjo zonë ka qenë vendimtare për makinerinë gjermane të luftës, sepse nga aty gjermanët kanë bartur shumë të mira, sidomos pajisjet për tanke e kamionë, pa të cilat ushtria gjermane nuk do të mund të përparonte. Kjo pajisje tejkalon gjithçka që është gjetur deri tash e që ka paraqitur zbulim të rëndësishëm ushtarak. Kjo teori do të shpjegonte po ashtu se pse pajisjet e zhytësve nuk veprojnë në afërsi të këtij konstrukti prej betoni e çeliku të trashë.
Këtë ide e mbështetë edhe zhytësi Stefan Hogeborn, anëtar i ekipit “Ocean X”.“Kjo teori është kandidat i mirë për zgjidhjen e mundshme të këtij misteri. Objekti është vendosur drejtpërdrejt nën rrugën lundruese të anijeve. Mbase peshon shumë”, tha ai.
Problemi i vetëm në teorinë e Autellusit është madhësia e “UFO-s” së xhiruar. Madhësia e objektit misterioz është rreth 70 metra, derisa ankorat dhe rrjetat gjermane ishin shumë më të vogla.
“UFO” e Baltikut është zbuluar në maj të vitit të kaluar, përmes teknologjisë sonare. Forma e tij e pazakontë ka provokuar shumë spekulime. Madje disa duke e krahasuar edhe me anijen kozmike “Millennium Falcon“ nga filmi “Star Wars”. Ndërsa, skeptikët kanë thënë se imazhet e pazakonta mund të jenë rezultat i kufizimeve të teknologjisë së përdorur e madje edhe rregullimit e pozicionimit jo të duhur të tyre
xxxadixxx- 106
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi