Udhetimet e shpirtit tone
2 posters
Faqja 1 e 1
Udhetimet e shpirtit tone
Udhetimet e shpirtit tone - Projeksioni Astral
Çfarë është Projeksioni Astral?
Pavarësisht se janë shkruar shumë gjëra mbi këtë temë, akoma kjo çështje është e panjohur mirë, dhe sidomos në vëndin tonë. Projeksion Astral konsiderohet çdo lloj eksperience jashtëtrupore që kryhet me anë të trupit astral, i cili është i aftë të braktisë trupin fizik të njeriut dhe të udhëtojë jashtë tij në botën ose dimensionin astral.
Projeksioni astral përbën një nga mundësitë e ekzistencës njerëzore. Dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një projekson astral me ose pa dashje janë të panumërta, akoma edhe në ditët tona. Por pasi gjykimi racional i botës tonë mban fort frerët e jetës tonë, dhe rrallë herë i japim të panjohurës vënd për tu shfaqur, të paktë janë ata që e dinë me të vërtet se çfarë u ndodhi kur papritur braktisën trupin e tyre dhe e panë veten duke bërë një udhëtim magjepsës astral. Por megjithatë… po ti hedhim një sy traditave të lashta do të na zbulojnë, se ky udhëtim jo vetëm që është i arritshëm, por dhe natyral për njeriun.
Trupi astral
Duke kërkuar në Traditat Esoterike të gjithë qytetërimeve shohim se njeriu përmban një trup që në Tratidën Perëndimore u quajt “astral”, i cili është mbartësi i ndjenjave, pasioneve dhe emocioneve të tij. Gjithashtu ky mbartës quhet “shëmbëlltyrë e dyfishtë”, pasi përbën një kopje ekzakte të trupit tonë fizik, por me ndjesi më të holla. Falë këtij trupi, ekzistojnë dhe shfaqen ndjenjat njerëzore, duke na lejuar një jetë emocionuese, si dhe një komunikim me botën rrethuese nëpërmjet ndjenjave që përbejnë shtrirjen e kësaj shëmbëlltyreje.
Duke bërë një udhëtim të shkurtër në qytetërimet e lashta vërejmë se secili nga ata kishte një emër për trupin astral. Kështu, Egjiptianët flisnin për Ka, Indianët e quanin Liga Sarira, dhe hindutë e përmbanin në Pranamajia Kosa. Budistët flisnin për aftësitë e Rupas, ashtu sikurse Kinezët e quanin Thanghi. Në vëndet skandinave përmëndej si Xhidel, ndërsa keltët e quanin Fets, Guaft ose Favi. Gjithashtu, në Greqi ishte i njohur me emrin Idholo, “??????”, ose shëmbëlltyra, dhe në Romë me emrin Larva.
Projeksioni astral
Pra një nga aftësitë e trupit astral është dhe aftësia e projeksionit të tij në botën astrale ose në zona të tjera të kohës dhe vëndit. Ky fenomen quhet projeksion astral. Sipas studimeve që janë bërë, ekzistojnë katër lloje të projeksionit astral.
1. Projeksioni që bëhet pa dashje dhe pa vetëdije, e cila përjetohet si një ëndërr intensive. Kur zgjohemi ndihemi shumë të lodhur, dhe me ndjesinë se gjatë gjumit kemi qënë intensivisht aktivë.
2. Projeksioni që bëhet pa dashje dhe me vetëdije, gjatë së cilit trupi ynë astral shtyhet jashtë si rezultat gjëndjeve dëshire të madhe, tensioni, frike, ankthi ose dhimbjeje te fortë. Te ky tip renditen shembujt e njerëzve që u ngritën astrikisht mbi trupin e tyre fizik gjatë një operacioni, ose që u gjendën afër njerëzve të tyre të dashur.
3. Projeksion që bëhet me dashje por pa vetëdije, e cili arrihet nëpërmjet teknikës, por nuk e kemi vetëdijen e plotë të këtij udhëtimi. Megjithatë, më vonë jemi në gjëndje të kujtojmë disa pjesë të kësaj experience.
4.Projeksion që bëhet me dashje dhe vetëdije, gjatë së cilës e përjetojmë daljen nga fillimi deri në fund, dhe jemi në gjëndje që të kthehemi mbrapa tek trupi ynë fizik me dëshirën tonë. Të njohura janë rastet e njerëzve që udhëtojnë nëpërmjet astralit me qëllim që të paralajmërojnë njerëzit e tyre të dashur mbi ngjarje të rëndësishme.
Në këtë pikë duhet të theksojmë se, projeksioni astral që bëhet me dëshirë është një praktikë që përmban shumë rreziqe. Rrezikshmëria qëndron te fakti që personi që ka bërë këtë projeksion mund të mos jetë në gjëndje që ta kthejë trupin e tij astral në trupin fizik, dhe në këtë rastë shkaktohet vdekja, ose ta lërë trupin e tij fizik të pambrojtur gjatë mungesës së trupit astral, me rezultat që trupi fizik të jetë i hapur ndaj ndikimive të jashtme.
Për këtë arsye nevojitet një përgatitje e mirë, të stërvitesh, por edhe kultivimi brendësor i njeriut, në mënyrë që të jetë i mbrojtur ashtu siç duhet.
Gjate projeksionit astral, trupi astral qëndron i lidhur me trupin fizik nëpërmjet nje fije gri ose të argjendë, e cila lejon kthimin e trupit astral. Vetëm gjatë vdekjes kemi një shkëputje të plotë. Kjo fije lidhëse shpesh herë përmendet si litar ose fill. Në disa fise të Amerikës ngjasohet me gjarpërin ose pemën, Aziatikët e shohin si shigjetë qiellore dhe aborigjenët e Vorneut si shkalla.
Tek Bibla e takojmë me si “fija e argjendë”, por edhe si shkalla e Jakobit. Të gjitha këto shfaqje reflektojnë mitin e lashtë të ngritjes të njeriut drejt qiellit dhe Perëndive, siç shprehet nëpërmjet traditave dhe ceremonive të atyre popujve.
Një fleshbek i shkurtër historik dhe kulturor
Projeksioni është pjesë e traditave dhe initacioneve e të gjitha shoqërive tradicionale të planetit tonë. Sipas studimeve antropologjike, shamanët e ketyre shoqërive realizonin udhëtime astrale me dëshirën e tyre, pasi e kishin përgatitur trupin dhe shpirtin ashtu siç duhej.
Në Siberinë Lindore përgatitja përfshinte një periudhë që mbahej kreshmë, purifikimi trupor, dhe meditimi. Në vazhdim, mernin pjesë në një ceremoni te veçantë gjatë së cilës i binin një daulleje ritmikisht duke improvizuar psalme të cilat ndihmonin në shkëputjen e astralit nga trupi fizik.
Shamanët e Amerikës Jugore përdornin gjithashtu një pije haliçunogjene të përgatitur nga bimë natyrale e cila e lejonte që të lartësonte perceptimin e tij para se të nisnin udhëtimin e tyre. Pije haliçunogjene përdornin dhe fiset e Perusë, ku grupe të mëdhaja njerëzish udhëtonin sëbashku në vënde të largëta.
Akoma është e njohur aftësia e Afrikanëve, Indianëve Amerikanë dhe e Australianëve autoktonë që quheshin shërues – magjistarë, aftësia që të bëjnë projeksion astral me qëllim që të shërojnë pacientët, por edhe që të marin informacione të dobishme për mbrojtjen e fisit të tyre nga pushtuesit. Duke vazhduar me botën perëndimore gjejmë dëshmi të kësaj eksperience në veprat e Herodotit, Platonit, Plutarkut, Pliniut dhe Suetoniut.
Kisha gjithashtu ka regjistruar eksperienca të ngjashme jashtë trupore, ku Apostulli Pavlo i përshkruan dhe analizon në Letrat e tij dhe Shën Agustini vendos histori interesante në veprat e tij. Të njohura janë akoma pikëpamjet e idhujve të shenjtorëve të ndryshëm të traditës së krishterë, siç janë ato të Antonios, të Padovait dhe të Alfonso Liguori. Një tregues tjetër është dhe vdekja e Napoleonit, i cili do që të udhëtojë para vdekjes së tij nga Helena e Shenjtë në Romë, që ti thotë mamasë së tij se ka vdekur.
Projeksioni astral dhe kërkime
Kërkimi shkencor i projeksionit astral filloi me themelimin e Kompanisë Britanike të Kërkimeve Psikike në vitin 1882, kur kërkues të degëve të ndryshme mblodhën dëshmi nga njerëzit e tyre, i krahasuan midis tyre dhe pastaj arritën ti vëzhgojnë nëpërmjet intervaleve psikike të kontrolluara. Më pas vijuan eksperimente të ngjashme nga kërkues Francez dhe Amerikanë të shekullit të XX, të cilët regjistruan ndryshimin e valëve që rrezaton truri gjatë eksperiencave jashtë trupore.
Sot në botë, ekzistojnë institucione dhe organizata që meren me studimin e fenomeneve parapsikologjike. Edhe pse dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një eksperiencë jashtë trupore shtohen, “shkenca” moderne nuk e pranon këtë fenomen. E njëjta gjë ndodh edhe me shkencën e psikologjisë ku, sipas parimit frojdian, bota e ëndrrave konsiderohet si një skenë fantastike tek e cila përplasen pasionet e atij që ëndërron me frenimet e atij që është i vetëdijshëm. Një përjashtim përbën psikiatri i njohur Karl Gustav Jung, i cili jo vetëm e studjoi këtë fenomen, por edhe ai vetë kishte eksperienca të tilla astrale.
Shkenca konsideron si “reale” vetëm atë që është e dukshme në sytë e trupit tonë fizik dhe që është e mundur të vërtetohet në kushte të rrepta laboratorike. Ndoshta janë ritmet e shpejtë të jetës tonë, ndoshta tendencat tona mikroborgjeze, ndoshta disa shtysa të kontrolluara, ndoshta akoma edhe disa frikëra të brëndëshme, që na kanë bërë të besojmë se njeriu është vetëm ajo që duket dhe jo ajo që është. Paraardhësit tanë më siguri që do të qeshnin me “eksperimentet” tona, sepse e dinin shumë mirë se nuk ekzistonte “specialist” që të mundë të vinte kabëlla tek Shpirti, ose të peshojë jetën. Pikërisht prandaj ishin në gjëndje të udhëtonin ashtu sikurse shumë pak njerëz modernë munden.
Sot shfaqet në mënyrë të theksuar nevoja e kthimit të një konsiderate tërësore të qënies njerëzore. Kështjellat e shkencës konservtore avash-avash po ndalojnë së qëni të pamposhtura, pasi kërkues të rinj kërkojnë të vërtetën në dijen e lashtë dhe guxojnë të ecin mbi udhë të harruara. Po fillojmë përsëri të vetëdijësohemi, se njeriu përbën një pjesë të natyrës dhe ndjek ritmin e universit. Jeton në tokë, por mund të lartësohet drejt qiejve që të marrë pjesë në misterin e Shenjtë që na rrethon. Pra le të përpiqemi të zbulojmë natyrën tonë brendësore, duke qënë të hapur në udhëtimet e mrekullueshme të Shpirtit tonë.

Odin- 513
Re: Udhetimet e shpirtit tone
Udhëtimi i mendjes dhe shpirtit
Udhëtim në hapësirat e gjithësisë, me mendje e shpirt, e bën pesë herë brenda natës dhe ditës një mendje e udhëzuar drejt dhe një shpirt i devotshëm, i dorëzuar dhe i nënshtruar ndaj Zotit të vet.
Meditimi është art, metodë e veçantë për t’u zhytur në thellësinë e botëve, në zbulimin e të fshehtës, të panjohurës. Është përpjekje për të kuptuar thelbin, dritën, energjinë e diçkaje që bën diçka tjetër të lëvizë, të jetojë. Këtu fillon përsiatja në njohjen e asaj që më së shumti na nevojitet. Njeriu nuk ka nevojë për ushqimin e tokës sa ka nevojë për ushqimin e qiellit. Njeriu u krijua nga toka, por toka është qiellore në përbërjen e saj. Kjo për sa i përket anës fizike të tij, por shpirti i njeriut nuk është as tokësor e as qiellor.
Është diçka më shumë, më i veçantë, më i ngritur: është dhurim i veçantë prej Zotit të botëve.
Ne e ndiejmë shpirtin, vetëm atëherë kur meditojmë me tërë qenien tonë për fillin dhe burimin e jetës, atëherë kur udhëtojmë mendërisht dhe shpirtërisht nga kemi ardhur. Es-Salat – lutje, adhurim, lidhje mes njeriut dhe Zotit, që tek ne njihet me termin namaz. Kështu quhet riti që e kryejnë të bindurit ndaj Zotit pesë herë brenda natës dhe ditës. Fillon në errësirën e lehtë, pak para lindjes së diellit dhe përfundon me errësirën e plotë të natës.
Errësira, ku njerëzit e devotshëm gjejnë prehje mendore e shpirtërore, është fillimi dhe mbarimi i këtij riti madhor islam. Kryerja e këtij riti, i obligueshëm për çdo të bindur ndaj Zotit, lidhet me lëvizjet e diellit, rreth të të cilit rrotullohet toka, e bashkë me ne, rreth diçka më të madhe se dielli… Dielli si burim energjie e drite, e cila tërheq tokën rreth vetes, siç tërheq uji të eturin, tërheq edhe qenien e vetëdijshme njerëzore ndaj Zotit të vet.
Në kohët më të vështira të thirrjes së ndërgjegjes njerëzore në besim të drejtë, Zoti tërhoqi njeriun e zgjedhur të Tij, Muhammedin (salAllahu alejhi ve selem) për të parë argumentet që për shumë njerëz mbetën të mistershme, ndërsa për pasuesit e Islamit, të vërteta. Me këtë, mendja e të bindurit ndaj Zotit, megjithëse e kufizuar për të kuptuar atë që kuptoi dhe pa i Dërguari i Allahut, u ndërgjegjësua dhe nëpërmjet asaj që u urdhërua të veprojë, qoftë shpirtërisht, mendërisht a fizikisht, ndjeu të vërtetat thellë në qenien e vet. Mëshira e Zotit zgjodhi namazin udhëtues të mendjes dhe shpirtit njerëzor pas Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem), i cili udhëtoi me tërë qenien e tij. Rruga horizontale dhe vertikale prej Mekës në Jerusalem, e prej aty në Gjithësi, ndodhi pikërisht atëherë kur vetmia dhe meditimi i Muhammedit (alejhi pershendetje) kishte arritur majat e saj.
Gjatë këtij udhëtimi të mrekullueshëm, pasuesve të Muhammedit (alejhi pershendetje) iu obligua namazi pesë herë brenda natës dhe ditës. Namazi nuk është thjesht një udhëtim astronautësh – të cilët kanë zgjedhur rrugën e gabuar për zbulimin e fillesave dhe burimit të jetës, - por udhëtim me udhëzimin e Krijuesit të çdo gjëje. Këtë udhëtim në hapësirat e gjithësisë, me mendje e shpirt, e bën pesë herë brenda natës dhe ditës një mendje e udhëzuar drejt dhe një shpirt i devotshëm, i dorëzuar dhe i nënshtruar ndaj Zotit të vet, dhe Zoti bën që këta njerëz muslimanë, thellë në qenien e tyre të njohin fillin dhe burimin e jetës, të njohin qëllimin dhe misionin e jetës.
Udhëtimi horizontal e vertikal, trekëndëshi Meke – Jerusalem – Gjithësi, "El-Israë dhe el-Miëraxh”, është ndër sfidat më madhore të intelektit dhe zhvillimit mendor në kujtesën e njerëzimit. Këtë udhëtim i zgjedhuri i Zotit, Muhammedi (alejhi pershendetje) e bëri në kohën kur njerëzit e ndërgjegjësuar, rreth tij, me fjalët e Zotit, duhej të sprovoheshin; ndërsa për Muhammedin (salAllahu alejhi ve selem) ky udhëtim ishte si shpërblim ndaj bindjes dhe përkushtimit të tij dhe si mëshirë për tërë njerëzimin. Njeriu i paudhëzuar në mendje e shpirt, vetëm atëherë kur ndodhet në vështirësi të pakapërcyeshme dhe kur t’i humbë shpresat nga gjithçka, bën një udhëtim vertikal - drejtohet nga qielli, por ana shpirtërore e tij, në të cilën është ngulitur filli dhe burimi i jetës, sapo t’i arrijë ndihma devijon prapë. Prandaj udhëtimi i një mosbesimtari nuk është si udhëtimi i besimtarit.
Besimtari musliman e bën një udhëtim të tillë vazhdimisht dhe në çdo gjendje qoftë. Ai jeton për qëllimin e ekzistencës së tij. Ndien kënaqësinë e të qenit besimtar dhe ndihet i sigurt në kthimin e tij në Jetën e Pastajme, duke qenë i bindur plotësisht ndaj Zotit të vet, Allahut të Madhërishëm. Zoti është i mëshirshëm, i drejtë, bujar e i urtë. Urdhëresat dhe ndalesat e Tij ndaj nesh, nuk janë veçse në saje të mëshirës, drejtësisë, bujarisë dhe urtësisë së Tij. Ai dëshiron që, nëpërmjet urdhëresave të Tij, ne të mos devijojmë drejtimin, por të jemi me Atë që e krijoi jetën, pjesë e së cilës jemi edhe ne. Sa i mëshirshëm që je o Zoti ynë! Ty të takon adhurimi dhe lavdërimi. Ty e askujt tjetër përveç Teje! Ti, o Allah, nëpërmjet namazit dëshiron që ne të të afrohemi, që ta qetësojmë shpirtin tonë, sepse këtë shpirt Ti na e dhurove dhe vetëm te Ti ai gjen qetësinë e vërtetë.
Ti na krijove dhe na dhurove gjithçka! Këtë e bëre sepse Ti je i Drejtë, Bujar, i Urtë dhe i ke të gjitha atributet me të cilat e ke cilësuar Veten Tënde në Kur’an dhe në udhëzimin e Muhammedit, lavdia dhe paqja Jote qofshin mbi të. O njeri i udhëzuar me mendje e shpirt! Falënderoje Zotin tënd, Zotin, pandërprerë dhe ji mirënjohës ndaj dhuntive të Tij ndaj teje. O njeri ipaudhëzuar! Kërkoje fillin dhe burimin e jetës, sa nuk është bërë vonë, ji i ndërgjegjshëm dhe i sinqertë, udhëto me ndërgjegjen tënde lart në qiell, pendohu, e në dashtë Zoti yt dhe i çdo gjëje, Ai të fal dhe të udhëzon. "Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim (sepse është prej Allahut). Është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” – [Kur’an, 2]
"zoti veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij.” - [Kur’an, 6]

Albaniaa- 409
Similar topics
» Udhetimet sipas shenjave
» Sëmundjet e shpirtit
» Lutje Shpirtit të Madh
» Doktrina mbi pavdekësinë e Shpirtit
» Fazat e Udhëtimit Të Shpirtit
» Sëmundjet e shpirtit
» Lutje Shpirtit të Madh
» Doktrina mbi pavdekësinë e Shpirtit
» Fazat e Udhëtimit Të Shpirtit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi