EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut

3 posters

Shko poshtë

Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut Empty Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut

Mesazh  Luli 18.10.12 21:07

Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut Eben-LifeBeyondDeath

Zoti ekziston!

Pohimi vjen në një artikull interesant të publikuar në revistën prestigjioze amerikane ‘Newsweek’ nga neurokirurgu Eben Alexander. Dhe ai nuk e mbështet pohimin e tij në të dhëna shkencore, as si produkt i mitizimeve shpirtërore, por në një eksperiencë tërësisht personale.

I futur në gjendje kome për shkak të një meningjiti, në momentin që është zgjuar neurokirurgu kujton një udhëtim në një dimension më të lartë, “të populluar nga engjëj, në një skenar parajsor”.

Ndërsa truri i tij, në sytë e mjekëve dhe instrumenteve shkencore ishte i pajetë, Eben rrëfen se përjetoi një tjetër eksperiencë, atë të mbërritjes “në një vend plot flutura, ku ushqeheshe me muzikë dhe këngë”, një vend në fund të fundit i ngjashëm me atë që përjetësisht njerëzimi ka imagjinuar parajsën, “një vend plot me re”, ku sipas tij është pritur nga “një grua shumë e bukur me sy bojëqielli” dhe ka perceptuar ndjenjën e “një dashurie të madhe shpirtërore, duke fluturuar në krahë fluturash”.

Siç shprehet Eben, eksperienca e përjetuar i ka ndryshuar katërcipërisht vizionin e tij për botën, që më parë ishte i ftohtë dhe racional, tërësisht shkencor. E thënë kjo nga një njeri i shkencës, vërtetë të vë përballë dyshimeve.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut Empty Eksperienca pertej tokesore e neurokirurgut

Mesazh  elektronika 20.10.12 17:25

Per te mere nje informacion me te detajuar vizito:
https://youtu.be/Rc6RrMfkBsU
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut Empty ...

Mesazh  fairy taile 24.11.12 15:51

po shpjegimi i halucinacioneve a eshte diskutuar??? gje qe pritet nga njerzit e shkences....ndryshe cdo mjek duhet te dorzoi diplomen ...dhe te filloji lutjet...
fairy taile
fairy taile

besimi fitohet permes eksplorimit....

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut Empty Re: Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi